Tani masakra e kazermës nën gjykimin e OKB-së
Pas protestës së Tiranës vendet anëtare vendosin në rendin e ditës incidentin në kufirin shqiptaro-grek
Çështja arrin në Këshillin e Sigurimit
TIRANE — Kanë hyrë urgjentisht në rendin e ditës të punimeve të Këshillit të Sigurimit, kontradiktat midis Shqipërisë dhe Greqisë, të acaruara pas atentatit të rëndë terrorist të së dielës, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën rëndë tre të tjerë. Pas marrëveshjes së protestave të të dy palëve Këshilli i Sigurimit ka diskutuar fillimisht për situatën e acaruar mes Athinës e Tiranës.
Vendimi zyrtare të Këshillit të Sigurimit erdhi 5 vendet anëtare të përhershme dhe 15 vende të cilat shndërrohen në bazë të rotacionit — i kanë kërkuar kryetarit aktual të Këshillit të Sigurimit që të mbledhë materialet e domosdoshme që duhen për të përcaktuar më pas agjendimin qy do të mbajë organizmi i fuqishëm i Kombeve të Bashkuara. Sipas burimeve nga Nju-Jorku më aktiv në diskutimin paraprak të çështjes është treguar përfaqësuesi i Pragës. Shteti i vogël çek, i vendosur në afërsi të Ballkanit, është treguar vazhdimisht i interesuar për frenimin e vatrave të reja të tensionit në këtë rajon.
Vendimi definitiv i Këshillit të Sigurimit pritet të diskutohet së shpejti, porse të përfundojë koha e nevojshme për mbledhjen e materialeve të kërkuara nga vendet anëtare.
Të martën qeveria shqiptare kishte kërkuar nga Këshilli i Sigurimit, me anë të një letre të Ministrit të Jashtëm Serreqi, që të “ripohojë” Greqinë në listën e vendeve që u shtrojnë terrorizëm shtetëror. Në letrën e Serreqit dërguar të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit incidenti përcaktohej si “akt terrorist” dhe “dhunim i rëndë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë”. Një ditë më vonë kishte mbërritur në Nju-Jork e para notë e Ministrisë së Punëve të Përgjithshme të Milicisë së Jashtme greke Christos Zacharkis — përgjigja greke që i kundërvihet akuzat e Tiranës. Ditët e fundit janë vënë në ndryshim të qëndrimit grek ndaj sulmit terrorist kundër kazermës ushtarake shqiptare. Pas deklaratave të përafrueshme e polemike erdhën deklaratat relativisht të qeta të zëdhënësit të qeverisë dhe me pas përgjegjësive të ultranacionalistëve grekë dhe i propagandës qeverisë së Tiranës ngritën një komisioni të përbashkët ekspertësh për sqarimin e çështjes.
Fotos Baxhaku
Greqia në krizë identiteti
CARLO BOLLINO
TIRANË — Kohë të errëta për Greqinë e Andreas Papandreut. Që sot po ja[?]në të pritej te re te padëgjuar: atë të identitetit sa natyrorobietar, të etërve, duke folur përpara Kongresit e PASOK-ut, që “rruga socialiste greke ne qeveri — Papandreu kërkoi kthimin e një pozicioni më prestixh me te madh. “Greqia duhet të kryejë ne Ballkan një rol frymëzues të paqes dhe i mbrojtjes. Bashkimit Europian në këtë zonë”. Por është pikërisht ky funksion kryesor që komuniteti ndërkombëtar, perkundrazi, ta mohon. Dhe arsyet janë të shumta.
E para, më e qarta nga të gjitha, është angazhimi zyrtar qe Athina mban në raport me Beogradin. Mbi pësia me serbët, dhe opozita e vendosur nga Papandreu kundër sulmeve të NATO-s në Bosnje, rrezikon të komprometojë në mënyrë shumë të rëndë imazhin Greqisë në botë. Por është një rrezik që Athina pranon ta paguajë. Përseri te entjen Papandreu akuzoi Bashkimin Europian për “përgjegjësi të madhe” mbi krizën në ish-Jugosllavi, dhe ka akuzuar fqinjët mëdha për destabilizim në gjallë qe te sigurojë zonë influence. Një pohim i rremë, shumë i rëndë për kishin paq bendi qe ka krahasuar drejtimisht presidentin e Komuniteti.
Hija e dytë që errëson imazhin e Greqisë është ambasada e emrit Maqedonisë. Për këtë arsye Gjyakata Europiane akuzon Greqinë, dhe pas disa javësh do të nxjerrë një vendim. Dhe në fund — e fundit, netëm një kohë — kriza e re e shpërthyer me Shqipërinë pas atentatit terrorist përballë kazermën e Peshkëpisë. Një çështje tepër e rëndë me të cilën po merret Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara. “Ne nuk duam zjarr e tjera lufte në rajon” tha u entja Papandreu duke aluduar në mënyrë të hapur për incidentin e fundi në kufirin shqiptar. U është mjaft e rëndësishme multiliet ndërkombëtar qe zë një pikërisht si garant për paqen.
Në Tiranë aerodrom për linjat e brendshme
TIRANE — Së shpejti dhe Tirana do të ketë ndoshta një aeroport të vogël civil. I njohur Fushë e Aviacionit në afërsi të zonës së Laprakës, mendohet të jetë pista që do të shërbejë në të ardhmen për këto lloj të transportit që do të çojë hapjen e shërbimit me dhe në Shqipëri.
I marrë para disa kohësh në urdhëronte riaktivizimin e disa aerodromeve të vegjël në qytet e ndryshme të vendit. Për Tiranën, Fusha e Aviacionit mendohet të jetë me e përshtatshmja për përdorim pasi ajo e ka pothuajse të gatshme pistën e saj. Ky aerodrom mendohet të funksionojë për avionët e vegjël do që të mund të përdoren për linjat e brendshme ndërytetëse apo për të mundësuar uljen e ndonjë private. Projekti u përvëshnë me paragjykat për të mundësuar uljen e avionëve privat. Projekti u përvëshnë me paragjykat për të mundësuar uljen e avionëve privat. Projekti u përvëshnë me paragjykat për të mundësuar uljen e avionëve privat.[?]
Fusha e Aviacionit është ndërtuar qy në vitet ’20 ku shërbente për kryerjen e shërbimit postar e të transportit ajror. Më pas, ajo u përdor — pas një zgjerimi të pjesshëm — në Luftën e Dytë Botërore. Më vonë, ajo u shfrytëzua nga repartet ushtarake për helikopterë, ndërsa tani ka mbetur jashtë përdorimit.
Ar. Me.
Varreza vetëm myslimane
Shpjegon Hafiz Sabri Koçi. «Ne nuk duam përçarje midis feve»
Komiteti islamik kërkon aprovimin e autoriteteve
TIRANË — Kërkohet varreza të veçanta për myslimanët në Shqipëri. Në letrën e Hafiz Sabri Koçit, Kryetar i Komunitetit Islamik dërguar më parë qeverisë dhe së fundi edhe Bashkisë së kryeqytetit, sa po ka konfirmuar këtë dëshirë. “Tashmë qe jemi të lirë” — pohon për Gazetën Shqiptare Hafiz Sabri Koçi — dëshirojmë që të gjithë myslimanët të mblidhen në një vend të veçantë”. Ndërkohë ende nga Bashkia e Tiranës nuk është dhënë ndonjë përgjigje konkrete, pavarësisht asaj pozitive në parim. Por po në këtë institucion nuk dihet tani nuk i është mbërritur asnjë kërkesë analoge me atë të Komunitetit Mysliman, nga përfaqësues të besimeve të tjera fetare — shpjegojnë se realzimi i kësaj kërkese kërkon një procedurë të tërë e të vështirë, që natyrisht shoqërohet edhe me humbjen e kohës. Aq më tepër qe myslimanët kërkojnë edhe një terren të ri për varreza të ardhshme të tyre.
“Kërkojmë që çdo fe të varrosë besimtarët e saj aty ku kanë dëshirë” — shpjegon për Gazetën Shqiptare Hafiz Sabri Koçi — prandaj edhe ne dëshirojmë që të kthehemi në vend tonin, të veçantë”. Në fakt në muajt e fundit janë parë varrezat myslimane në Shqipëri — të shkatërruara dhe varreza të veçanta për myslimanët katolikët dhe ortodhoksët shqiptarë. Por pas imponimit të dhunshëm të ateizmit, fenomeni i varrezave të veçanta do të zhdukej sikur edhe shkrimi objekt i kultit. “Nuk është edhe aq e lehtë të bëhet një ndarje e menjëhershme e varrezave sipas përkatësisë fetare — shpjegon për Gazetën Shqiptare zyrtari i Sektorit Komunal e të Bashkisë së Tiranës — megjithatë edhe ne përjashtojmë të zbatojmë për të varrosen bashkë dhe jo në varreza të ndrysheme... Aktualisht Bashkia e ka pranuar kërkesën e Komunitetit Islamik të Shqipërisë, por jemi duke studiuar një zgjidhje, në mënyrë që të ndihmojmë jo me pas ta studiojë këtë kërkesë.”
“Për realizimin e saj duhet një procedurë mjaft e gjatë” — vazhdon zyrtari — “që natyrisht kërkon edhe një kohë të tillë të gjatë”.
Por ndërsa Kryetari i Komunitetit Islamik të Shqipërisë pohon se Bashkia e ka sjellë aprovimin, njëkohësisht Ai kërkon të shmangë edhe keqkuptimet apo dyshimet rreth kësaj kërkese: “Ne nuk kemi ndërmend dhe nuk kërkojmë që të qarkojmë ato çfarësidqenë në varreza — pranon Hafiz Sabri Koçi — kohët e fundit shumë varreza u transferuan nga qyteti në fshat për shkak të mungesës së vendit, por kurrë nuk kemi kërkuar që të shkatërrohen varrezat sipas ndryshimit të fesë. Kërkesa e re nuk ka të bëjë fare me këtë. Ajo thjesht synon të mundësojë plotësimin e nevojave për myslimanët”.
“Ky kurrsesi nuk mund të quhet një përçarje midis feve” — pohon për Gazetën Shqiptare Hafiz Sabri Koçi — “sepse debatet janë me të vërtetë për lloje të varrimit. Sikurse janë ndarë faltoret me fjalë të tjera, është krejt e drejtë të kërkojmë dhe ndarjen e varrezave”. Por po sipas Kryetarit të Komunitetit Islamik të Shqipërisë, motivet që kishin shtyrë në kërkesë për varreza sipas besimeve fetare, konsistojnë të tjera: “kur e kemi parë të vërtetë që shohim se edhe të vdekurit po i vendosin në përzierje, pa kriter e pa rregull, kjo bie ndesh me traditën tonë”.
Kështu pritet vetem një vendim i fundit. Që natyrisht kërkon edhe rishqyrtim me të procedurave që mund të ndjekin nga organet lokale. Javën e ardhshme mund të kontaktojnë me një takim të përbashkët me Komunitetin Islamik Shqiptar — për studimin dhe gjetjen e rrugëve për miratimin dhe vendim të jetës kësaj kërkese. Deri në atë kohë ndoshta edhe përfaqësuesit e besimeve të tjera fetare do të kenë reaguar me kërkesa të tyre, për t'iu kthyer përfundimisht në traditë të vjetër.
Lideri i myslimanëve Hafiz Sabri Koçi
Edmond Laçi
Soros hap një qendër për shtypin
Përurim
TIRANE — Sapo është përuruar nga Fondacioni Soros, Qendra e Trajnimit të Gazetarëve. Ajo do t’u ofrojë gazetarëve shqiptarë dhe syre të huaj, një seri lehtësish dhe mundësish për punën e tyre të përditshme. Përveç një muri gazetasla dhe revistash të vendit dhe të huaja si dhe shërbim lajmesh të AP dhe AFP, Qendra e re disponon ASNX, kjo qendër do me digjitalizohen nga gazeta shqiptare dhe të huaja. Në programin e saj janë parashikuar edhe seminare me specialistë të njohur nga bota, që do të trajtojnë tematika me qendër nga problematika e shtypit. A. S
Shëmben me forcë kioskat pa leje
Berat, vendim i Bashkisë
BERAT — Fillon në Berat “lufta” kundër kioskave. Me dhjetra të tilla të mbira aty-këtu në të gjithë qytetin tashmë do të pushojnë së ekzistuari. Kështu Berati do të lirohet më së fundi nga këto ndërtesa prej llamarine që pothuajse e kanë pushtuar atë.
Ashtu si dhe në shumë qytete të tjera të vendit, problemi i përhapjes pa kriter të kioskave kishte shqetësuar edhe Beratin. Ishte Bashkia e qytetit ajo që me një vendim të posaçëm ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të qendrës nga të gjitha kioskat e ndërtuara pa leje. Efekti i këtij vendimi u ndie që ditën e djeshme. Vetëm brenda një dite, janë prishur plot 14 kioska të ndryshme. Por ky operacion — sipas specialistëve të urbanistikës — nuk do të ndalet këtu. Ai do të vazhdojë edhe të shtunën me tej duke bërë të mundur heqjen e të gjitha kioskeve pa leje të ndërtuara në këtë qytet.
Një i ri vritet me automatik
Shkodër
SHKODER — Një 17 vjeçar është vrarë gjatë i vrarë me armë zjarri në afërsi të fshatit Barbullush të Rrethit të Shkodrës. Viktima R.G., banor i të njëjtit fshat, është qëlluar me automatik nga persona ende të paidentifikuar dhe ka marrë disa plagë të rënda të cilat i kanë shkaktuar vdekjen. Vrasësi nga larguar me shpejtësi nga vendi ku u zhvillua ngjarja. Pas verifikimit të vendit të ngjarjes nga ekspertët kriminalistë, policia është në kërkim të autorëve të vrasjes.
Shteti dhe informacioni
«Por jo gjithçka është sekret»
Seminar në Tiranë, flet eksperti amerikan
Shteti dhe informacioni
«Por jo gjithçka është sekret»
TIRANE — Kus ka nevojë të mbrojë, liria e informacionit nga kujtimet e një shteti sekret shtetëror, apo vetë sekreti shtetëror i kërkuar nga liria e informacionit? Kjo ishte bota që u diskutua në tryezën e rrumbullakët të organizuar në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës nga Shërbimi i Informacionit të SHBA (USIS) dhe Qendra e Trajnimit të Gazetarëve e Fondacionit Soros, lidhur me çështjen e mbrojtjes së fshehtësive zyrtare dhe informimit të publikut për qeverinë. Në dëshminë e parë William H. Luers ka thënë se një shtet që mban shumë sekrete nuk mund të jetë një demokraci e vërtetë. “Në një shtet demokratik, qytetarët duhet të dinë se çfarë bën qeveria e tyre” — ka thënë Luers. “Sigurisht që ka gjëra që duhen të mbeten sekret, por jo gjithçka është sekret”.
Në diskutim merrnin pjesë përfaqësues të medias shqiptare, politikanët shqiptarë dhe juristë. Luers argumentoi se fshehja nga qeveritë duhet të jetë përjashtim dhe jo rregull. Ai tha se liria e informacionit është kusht i domosdoshëm për kontrollin demokratik dhe se opinioni publik ka të drejtë të dijë se si veprojnë institucionet. Në debatin e organizuar në Tiranë u theksua edhe nevoja për hartimin e rregullave të qarta lidhur me sekretin shtetëror dhe qasjen e publikut në dokumentet zyrtare.
Andrea Stefani
NE BRENDESI
Ushtarët e OKB-së si mburoja njerëzore
Bosnje, akoma luftime në Gorazhde
NE FAQEN 2
Skuadrat e Kavajës dhe Lezhës premtojnë «Nuk ekziston asnjë lloj kompromisi»
NE FAQEN 3
DJE NE SHQIPERI
NE FIER E TEPELENË SHUME NDERTIME PA LEJE KANE SHKELUR RREGULLAT E SIGURIMIT — Ndërtime pa leje përgjatë linjave urbane të përçuesve dhe në rrëzik për jetën. Shumë prej tyre në Patos, Tepelenë e Kuçovë janë ndërtuar pa leje[?] dhe rregullat e sigurimit. Ato janë ngritur për të ardhur keq e gati, madje pranë një karburanti.
NE DURRES, KUZHINIERET E RINJ FILLOJNE NE STAZH PRANE RESTORANTEVE — Kanë filluar tashmë kontaktet e para konkrete me profesionin, kuzhinierët e rinj të shkollës teknologjike në Durrës. Janë 60 nxënës të cilët u dërguan për të kryer në restorante.
8 MIJE DOLLARE NDIHMA NE ELBASAN NGA NJE SHOQATE ISLAMIKE — Janë mbi 8 mijë dollarë ndihma që ka sjellë për banorët e Elbasanit shoqata islamike “Relief”. Këto ndihma u përkasin familjeve të varfra në Elbasan dhe po ndahen sipas përkatësisë fetare[?].
albanian airlines
Njofton për operimin në dy destinacione të reja
TIRANE - BOLONJE - TIRANE
TIRANE - SHKUP - TIRANE
TIRANE - BOLONJE - TIRANE
Operimi në këtë linjë të re direkte fillon në datën 19 prill 1994
Çdo të Martë dhe të Enjte
Niset nga Tirana në orën 16.35 dhe mbërrin në Bolonjë në 18.50
Niset nga Bolonja në orën 19.20 dhe mbërrin në Tiranë në 21.35
TIRANE - SHKUP - TIRANE
Operimi në këtë linjë të re direkte fillon në datën 27 prill 1994
Çdo të Mërkurë
Niset nga Tirana në orën 22.15 dhe mbërrin në Shkup në 22.45
Çdo të Enjte:
Niset nga Shkupi në orën 07.10 dhe mbërrin në Tiranë në 07.50
Çdo të Premte:
Niset nga Tirana në orën 21.50 dhe mbërrin në Shkup në 22.20
Niset nga Shkupi në orën 05.50 dhe mbërrin në Tiranë në 06.30
Shënim: Albanian Airlines ofron shërbim informativ për udhëtarët që dëshirojnë të përdorin linjën ajrore Tiranë-Bolonjë për çmimet dhe oraret e trenave nga Bolonja për në destinacione të ndryshme brenda territorit italian. Për informacione të mëtejshme mund të kontaktoni Zyrën e rezervimit të Albanian Airlines me numër telefoni 42857.