17/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 prill 1994

Diktatura, akti i fundit

DREJTËSI Mbyllen hetimet për ish-Presidentin dhe 9 funksionarët e lartë të regjimit. Edhe Çarçani, Myftiu, Isai, Stefani e Marko. Histori abuzimesh e vrasjesh Diktatura, akti i fundit Përfundon në gjyq perandoria e Alisë EDMOND LAÇI TIRANË — Mbyllet përfundimisht cikli i hetimeve mbi bllokmenët dhe funksionarët më të lartë shtetërorë e partiakë që kishin drejtuar në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Këtë herë përballë akuzave të Drejtësisë Shqiptare janë vënë 10 persona, midis të cilëve edhe ish-Presidenti Ramiz Alia. Por tashmë pas përfundimit të hetimeve, bashkë me Alinë — brenda muajit maj — priten të gjykohen edhe bllokmenët e tjerë: Adil Çarçani, Manush Myftiu, Rita Marko, Simon Stefani, Hekuran Isai si dhe funksionarët e lartë: Aranit Çela, Rrapi Mino, Zylfytar Ramizi e Veiz Haderi. Janë shtatë të akuzat kryesore, të cilat organi i Prokurorisë i ka zgjedhur për të akuzuar përfundimisht dhjetë të pandehurit e fundit nga e gjithë kasta e vjetër e ish-pushtetarëve. Tashmë akuzat dhe dosjet përkatëse të gjithë të pandehurve i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, që brenda afateve të saj ligjore, do të zgjedhë edhe ditën e nisjes së procesit gjyqësor. Kështu pas hipotezave, akuzave në shtyp dhe mjaft pohimeve kontradiktore, Ramiz Alia, ish-Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe Sekretari i Parë i KQ të PPSH, përfundimisht përballët edhe me akuzat juridike. Në një kategori me të — përsa i përket akuzues — Prokuroria e Tiranës kishte vendosur edhe Adil Çarçanin, ish-Kryetari i Këshillit të Ministrave, Manush Myftiu, ish-Zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave dhe Rita Markon, ish-Nënkryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Të katër këta të pandehur duhet të mbrohen përballë gjykatësve ndaj akuzave të përbashkëta: “Përvetësimit të pasurisë shtetërore në bashkëpunim, në vlerën e përgjithshme 2.883.502 lekë” si dhe “Shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, me pasojë shkeljen e paligjshme të lirive dhe të drejtave themelore të shtetasve, me një dëm ekonomik në vlerën 484.778 lekë”. Por në gjyq nuk kanë përfunduar vetëm katër liderët kryesorë komunistë — më të rëndësishmit pas Enver Hoxhës — por edhe dy ish-ministrat e Punëve të Brendshme, Simon Stefani e Hekuran Isai. Këtë herë akuzat për dy ish-deputetët, zëvendëskryetarët e Këshillit të Ministrave si dhe anëtarët e Byrosë Politike — Stefani e Isai — akuzohen për vepra penale edhe më të rënda. “Shkelja e barazisë së shtetasve, nëpërmjet krijimit të privilegjeve” i është bashkangjitur edhe akuzës tjetër së shpërdorimit të detyrës, veçse themelore të shtetasve, me një dëm të shtetaseve vetëm katër liderët kryesorë komunistë — më të rëndësishmit pas Enver Hoxhës — — Stefani e Isai — edhe akuzës tjetër së shpërdorimit të detyrës, veçse themelore të shtetasve, me një dëm të shtetaseve në vlerën 484.778 lekë”. Rrethit të Sarandës. Edhe pse janë akuzuar për të njëjtin krim — “shpërdorimin e detyrës, në bashkëpunim” — për pasojat që kishin sjellë, organi i Prokurorisë i ka veçuar: Zylfytar Ramizin për “shkeljen e paligjshme të lirive e të drejtave themelore të shtetasve në dëm të jetës së personave”, ndërsa për Veiz Haderin “veprime poshtëruese ndaj shtetasve të kapur apo të vrarë në kufi”. Sipas organit të Prokurorisë që kishte përgatitur edhe aktakuzën — tashmë të përfunduar në Gjykatë — edhe aktakuzën — tashmë të përfunduar në Gjykatë — Alia dhe nëntë të pandehurit e tjerë, kishin vepruar “me dashje, në kundërshtim me plotë me normat juridike kushtetuese, me ligjet dhe aktet e tjera nenligjore, që kishin qenë në fuqi në kohën e tyre”. Në dokumentin përfundimtar të Prokurorisë përmenden rastet e pushkatimit të 22 personave të pafajshëm në vitin 1952, internimet dhe dëbimet e njerëzve në kundërshtim me Kushtetutën e atëhershme, vrasjet në kufi gjatë vitit 1990, shtetutën e atëhershme, vrasjet në kufi gjatë vitit 1990, ndalimin me dhunë të besimit fetar si dhe arrestimet e shumta të bëra nga ish-Sigurimi i Shtetit. Ish-presidenti Alia ndërsa hyn në Gjykatë

Tirana: «Nga Greqia dhunim i ri kufijsh»

Denoncohen dhe dy incidente të tjera Një anije ushtarake futet në ujërat e Sarandës. Pranë Kakavijës grekët vrojtojnë lëvizjet në territorin shqiptar Denoncohen dhe dy incidente të tjera Tirana: «Nga Greqia dhunim i ri kufijsh» Një anije ushtarake futet në ujërat e Sarandës. Pranë Kakavijës grekët vrojtojnë lëvizjet në territorin shqiptar TIRANË — Vazhdon të jetë e tensionuar gjendja në kufijtë shqiptaro-grekë. Burime të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes kanë bërë të ditur dje se në tre incidentet kufitare të shkaktuara — sipas këtyre burimeve — nga forcat e armatosura greke. Midis të enjtes dhe të premtes janë verifikuar përgatitë kufitare — këtë herë protagonistë kanë qenë edhe forcat detare — një sërë incidentesh. Ministria shqiptare e Mbrojtjes ka reaguar shumë ashpër duke i konsideruar ato si ngjarje që mund të çojnë në pasoja të rrezikshme. Një Komunikatë e Zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes shpjegon ecurinë e këtyre përplasjeve kufitare. Rast më i rëndë duket se ka ndodhur në ujrat e Detit Jon. Në Gji të Borshit, disa kilometra në Veri të Sarandës, rojet e kufirit detar shqiptar kanë kapur një peshkarexhë greke që peshkonte pa lejen e organeve kompetente shqiptare. Peshkarexha greke ”Aios Vasilios” është shoqëruar nga motovedeta shqiptare për në portin me të afërt, në Sarandë. Pikërisht në ujrat në afërsi të Sarandës, një orë më vonë, një anije patrullimi e marinës ushtarake greke ka tentuar t’i afrohet vendit të ngjarjes. Me të kaluar në ujrat shqiptare është urdhëruar të largohet menjëherë. Pas kësaj ka filluar një diskutim midis dy anijeve — greket refuzonin të pranonin se kishin hyrë në ujrat shqiptare — derisa luftanija greke është larguar rreth një orë më pas. Në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare është reaguar ashpër ndaj këtij incidenti. “Hyrja dhe qëndrimi i anijes greke është veprim tjetër provokues që mund të sjellë pasoja tepër të rënda”, thuhet në të. Vetëm disa kilometra larg vendit ku ndodhi atentati terrorist i së dielës së shkuar, pala shqiptare sinjalizon për një incident tjetër. Sipas të njëjtit burim rreth 150 ushtarë grekë të vendosur në taracën e postës kufitare greke në zonën e Kakavijës kanë kryer vrojtime me kamera në drejtim të territorit shqiptar. “Në këtë kushte Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë kërkon që organet përkatëse të ushtrisë greke të parandalojnë dhe të menjanojnë veprime të tilla ushtarake që nxisin e rritin tensionin në kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë dhe acarojnë më tej marrëdhëniet shtetërore që mund të çojnë në pasoja të rrezikshme”, përfundon komunikata. Të premten ka ardhur edhe përgjigja shqiptare ndaj provokimit grek për ngritjen e një komisioni të përbashkët ekspertësh për hetimin e ngjarjes së 11 prillit. Në një deklaratë të qeverisë shqiptare nuk pranohet propozimi grek. “Vlerësimi i incidentit duhet të bëhet nga një komision i paanshëm i ngritur nga Bashkimi Europian dhe Konferenca për Sigurimin dhe Bashkëpunimin Europian”, thuhej në deklaratën e Qeverisë Shqiptare.p.re. Trageti për Greqi në portin e Sarandës

Nga ITJ: «Ikim, por për ...

Tregti

Kthehet misteri i 2 prillit

Shkodër, ende hetime për masakrën e 1991 Arrestohet ish-polici i kërkuar SHKODËR — Rishfaqet përsëri në skenë çështja e tragjedisë së 2 prillit 1991 në Shkodër ku mbetën të vrarë 4 martirët e demokracisë. Komisariati i Policisë së Rendit ka mundur të ndalojë Nikë Pal Gjokën, njërin nga policët e pranishëm në operacionin e kryer atë ditë nga forcat e Rendit ndaj masës së popullit që demonstrote para ndërtesës së ish-Komitetit të Partisë së Punës. Akuza që rëndon mbi Gjokën është implikim në ngjarjen e 2 prillit. Shfaqet pra kështu një tjetër dëshmitar i masakrës së Shkodrës që do të sjellë ndoshta edhe fakte të reja për të zbuluar plotësisht të vërtetën e asaj ngjarjeje. Gjoka — 26 vjec, nga Laçi i Vaut të Dejës, kishte qenë pjesëmarrës i forcave të Policisë që ishin aktivizuar për shtypjen e revoltës së popullit gjatë 2 prillit. Më pas, Gjokës i kishte humbur edhe arma e tij — një pistoletë tip TT — të cilën ai e kishte në ngarkim. Menjëherë pas këtij fakti ai ishte larguar — pa bërë asnjë njoftim paraprak — në një drejtim të panjohur. Për këtë veprim të tij, forcat e Rendit të qytetit të Shkodrës dhe organet e Prokurorisë, kishin shpallur menjëherë kërkimin. Ishte procesi i fundit gjyqësor për ngjarjen e 2 prillit — zhvilluar në dhjetor të 1992 — ai që kishte nxjerrë në pah se 4 policë që kishin marrë pjesë në ndërhyrjen e Forcave të Rendit ishin larguar jashtë Shqipërisë duke marrë me vete edhe armatimin e tyre vetjak. Ndërsa arrestimi i tanishëm i Gjokës do të hedhë dritë edhe mbi këtë mister. Tani për tani megjithatë nuk është bërë e ditur asnjë lidhje që Gjoka mund të ketë patur me policët e tjerë të larguar. Nuk njihen gjithashtu as vendi ku ai ka qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe që nga zhdukja e tij misterioze. p.re.

Lezhë, përmbyten

Bilancet e para të motit të keq

Lezhë, përmbyten 800 hektarë tokë

Bilancet e para të motit të keq LEZHË — Janë ndjerë dukshëm pasojat e shirave të rrëmbyeshëm që ranë — thuajse pa pushim — në ditët e fundit në rrethin e Lezhës. Dëmi kryesor është shkaktuar nga përmbytja e një sipërfaqeje të konsiderueshme toke të mbjellë me grurë. Sipas bilancit provizor të verifikuar me ardhjen e motit të kthjellët janë bërë 800 hektarë të përmbytur në këtë rreth. Është përmbytja e tretë që ndodh në këtë rreth që prej fillimit të vitit. Përmbytja ka shkaktuar vështirësi edhe në furnizimin e banorëve të fshatrave me energji elektrike. Për të vënë në eficiencë të plotë dy hidrovorët që shërbejnë për kullimin e ujrave banorët kanë qenë të detyruar të qëndrojnë herë pas here pa energji elektrike. Në rast të kundërt, ngarkesa e madhe për furnizimin e popullsisë dhe funksionimin e hidrovorëve nuk do të mund të përballohej nga rrjeti elektrik ekzistues. Me gjithë përpjekjet e para, një pjesë e madhe e tokës bujqësore e përmbytur vazhdon të qëndrojë nën ujë. Vështirësitë kryesore vazhdojnë të jenë bllokimi kanaleve vaditës dhe vështirësitë në rrjetin elektrik të cilat ndikojnë në funksionimin normal të hidrovorëve. Shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme edhe në vendet të tjera kryesisht në zonën përëndimore e veriore.

Serbët godasin një aeroplan francez

NË BRENDËSI Serbët godasin një aeroplan francez Bosnjë, acar ohet tensioni me OKB-në Serbët godasin një aeroplan francez. Bosnjë, acar ohet tensioni me OKB-në

DJE NË SHQIPËRI

NË SARANDË 6 VJET HEQJE LIRIE PËR AUTORIN E DJEGJES SË ULLINJVE — Heqje lirie për 6 vjet ishte masa më të cilën Gjykata e rrethit të Sarandës dënoi Kristofor Mungllin. Akuza për të cilën Munglli — 34 vjec — u gjykua ishte djegja e një pjese të plantacioneve të ullinjve në Vlloçdo të këtij rrethi. Nga sa rezultoi gjatë procesit gjyqësor dëmi i shkaktuar nga zjarri kapte vlerën prej 3 milion lekësh. PËRFUNDON NË TIRANË SEMINARI MBI “LIGJIN E NOTERISË” — Ka përfunduar në Tiranë seminari mbi ligjin e Noterisë. Ky seminar, i organizuar nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me disa institucione të huaja të specializuara, zhvilloi punimet e tij për 4 ditë me radhë. Ai u ndal kryesisht në projektligjin e ri për dhe. Ai u ndal kryesisht në kushtet e ekonomisë dhe aplikimin e tij në kushtet e ekonomisë së tregut. KONCERT I SUKSESSHËM NË KORÇË I PIANISTIT KOSTAQ VRAME — Korçë, sukses koncerti recital i pianistit korçar Kostaq Vrame. Gjatë kësaj shfaqjeje, u organizuar në një sallë të shtëpisë së Kulturës së qytetit, Vrame interpretoi në pianon e tij pjesë të zgjedhura nga autorë klasikë si Chopin, Liszt, Debys e të tjerë. Ky koncert do të ndiqet edhe nga shfaqje të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë. PËRCAKTOHEN BONDET E KOMUNITETIT EUROPIAN BIZNESMENËT E VEGJËL TË MBESIN SHQIPTARËT — Do të jenë 4,5 mijë lekë të Komunitetit Europian ka akorduar një kuadër të programit Phare — për biznesmenët e vegjël e të mesëm. Kjo shumë që jepet nëpërmjet fondacionit SME do të shërbejë për nxitjen e iniciativës së lirë të biznesmenëve shqiptarë. Për realizimin e këtij projekti janë përcaktuar dhe kriteret e garat ekonomike për dhënien e kredive u ndryshme.

NË BRENDSI

Nga ITJ: «Ikim, por për pak»

Tregti Nga ITJ: «Ikim, por për pak» TIRANË — “Mbyllja e Zyrës së tregtisë italiane te ITJ (Instituti i Tregtisë Jashtme) nuk do të jetë definitive dhe do të bëjmë të pamundurën që të zgjasë sa më pak të jetë e mundur”. Giorgio Ruta, përgjegjës i Institutit të Tregtisë së jashtme që brenda pak ditësh do të ndërpresë aktivitetin në Tiranë, i shpjegon Gazetës Shqiptare që vendimi i nje “mbyllje të përkohshme” të aktivitetit të konsultimeve për sipërmarrësit italianë, lind edhe nga nevoja që të vlerësohet “transformimi i zyrës aktuale të ITJ — e organ lazar si strukturë provizore — në një siek permanente”. Por që të bëhet kjo — shpjegon — “duhet kohe studimi dhe zbatimi”.

Masa mujore e financimit luhatet nga 700-150 lekë

NE FAQEN 2 Masa mujore e financimit luhatet nga 700-150 lekë Ja sa kompensohet ngrohja NE FAQEN 3