22/04/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 prill 1994

Një kartolinë me urime për lexuesit

Gazeta jonë mbush një vit CARLO BOLLINO TIRANË — Gazeta Shqiptare sot mbush një vit jetë, edhe pse në të vërtetë është e dëshirë të shënohet me saktësi dita e lindja e saj. Kjo gazetë ka lindur edhe një herë, me 10 korrik 1927, kur vendi jetonte një tjetër histori. Ditë në bibliotekë e Tiranës dhe të qyteteve më të rëndësishme shqiptare çdo ditë, të pakë- kuar vapori i vogël që transportonte nga Bari deri në Durrës arrinte të notonte. Themeluesi i saj Raffaele Gorjux, tashmë babai i Gazzeta della Puglia (më vonë Gazzetta del Mezzogiorno), e kishte dashur këtë gazetë për të krijuar një fluks informacioni të vazhdueshëm midis dy brigjeve të dy vendeve, të lidhura nga një shkëmbim i thella tregtare. Pastaj Shqipëria u pushtua nga fashistët dhe Gazeta Shqiptare u mbyll për arsye censure. Kur fashistët u dëbuan dhe vendi kaloi në duart e regjimit komunist, Gazeta Shqiptare — edhe një herë e goditur nga censura — nuk mundi të hapej. Dhe kështu rilindja e saj u shty deri në 22 prill 1993. Tamam para një viti. Është përkisht për të kujtuar këto ditë që ne sot jemi këtu dhe është kjo arsyeja që na pëlqen ta quajmë gazetën tonë si një bijë të demokracisë. Demokraci do të thotë shumë gjëra, por për një gazetë, për një fletë [teksti vazhdon jashtë kuadrit]. Në fund të fundit, është e vështirë kjo: të jesh dëshmitar i një realiteti dhe ta tregosh, që të mos mundesh ndonjëherë. Kështu, kështu, e gjithë — kur do ta duan — do të kenë mundësinë për ta njohur. Ja sepse imperativi ynë social ka qenë që ditën e parë dhe do të vazhdojë të jetë, ai që të tregojë vetëm të vërtetën: sepse akush nga ne (asnjë gazetë!) s’ka të drejtë të mashtrojë historinë. Një tjetër detyrim të ligjshëm e ndjejmë përballë lexuesve tanë. Shpesh herë, duke shkruar një artikull, ndiejmë të tërhequr nga tentativat për të treguar diçka që dikujt do t’i pëlqente të lexonte. Dhe në të vërtetë nuk duhet të vendosim sepse të censurosh vetveten është më keq se të censurojnë të tjerët. Nuk ka zgjidhje. Për fat ju, lexues të dashur e keni kuptuar dhe në besimin që na jepni çdo ditë, na inkurajoni për të vazhduar përpara në këtë rrugë. Dhe para të gjithash juve duam që t’ju dëgjojmë urimet tona më të përzemërta. Për të firmosur këtë urim ideal për ditëlindjen që na përcakton të ardhshëm, jemi shumë: drejtori, redaksia shqiptare me gazetarët, përkthyesit, përgjegjësit e shpërndarjes, shoferat; dhe pastaj redaksia italiane e Gazetës Shqiptare sëbashku me administratorët dhe përgjegjësat e shoqërisë EDISUD të Barit. Nga të gjithë në një [teksti vazhdon jashtë kuadrit]. [Tekst i prerë në krye] ... su si shty tër në 22 pr... 1993. Tamam para një viti. Eshtë pikërisht për këtë borxh lirie demokracisë. Demokracio do të thotë shumë gjëra, por për një gazetat duhet të thotë mbi të gjitha liri dhe autonomia. Liri publikimi (sepse jo të gjitha vendet ndodhen kio dhe autonomia nga çdo lloj pushteti. Të diskutohosh mbi liri, në e shtypit (ka apo s’ka) bën mirë sepse rrit ndërgjegjen civile, por qëllimi i parë — për çdo gazetar — është që shoqë gazeta të botuar gazetën e vet pa kërkuar lëmoshë. Kjo kjo tashmë nuk është pak. Në një vit punë në faqet e Gazetës Shqiptare kanë kaluar, njëra pas tjetrës, ngjarje të përditshme, të vogla e të mëdha, që pas shumë vjetësh do të kontribuojnë për të rindërtuar historinë e këtij vendi. E veçanta e një gazete, shumë herë, nuk është ajo që publikohet, por mënyra si publikohet dhe shpërndarjes, shoferat: për pasojat rëndësia shoqërisë EDISUD të Bari. Nga të gjithë ne një falenderim i sinqertë. Faleminderit për besimin tuaj, faleminderit për mikpritjen që na rezervoni, faleminderit për këshillat që na dërgoni, faleminderit për zemërgjerësinë që dëshmoni. Të gjithë në gazetë nuk është një punë e lehtë dhe dhe ndonjëherë kemi gabuar: në faleminderit për dhe atyre që na kanë kuptuar dhe atyre që na kanë falur. Një faleminderit dhe një premtim solemn: Gazeta Shqiptare do të vazhdojë që të jetë gjithmonë dhe vetëm e juaja. Me një urim të fundit — na lejoni — të rezervuar për të gjithë ne: atë që të jemi përsëri bashkë, pas një viti, për të festuar një vit tjetër lirie.

«Omonia», hijë dyshimi

PROPAGANDE «Omonia», hijë dyshimi Ndalime për akte antikushtetuese Në burg disa drejtues lokalë të organizatës. Sekuestrohen dokumenta, harta e libra mbi «Greqinë e Madhe» TIRANË — Dyshime për implikime në veprimtari antikushtetuese të njohët prej aktivistëve të ”Omonia” në rrethin e Jugut të Shqipërisë. Lajmi u konfirmua të mërkurën pasdite — nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Rendit Publik — e cila bënte të ditur se pas disa kontrolleve të befasisme në disa rrethe të Shqipërisë, “është gjetur e sekuestruar një dokumentacion i shumtë antikushtetues, i cili provon synimet ekspansioniste greke ndaj Shqipërisë dhe territoreve shqiptare si dhe përpjekjet flagrante greke për helenizimin e trojeve të Jugut të Shqipërisë.” Ndërmjet këtyre dokumenteve të sekuestruara janë botime si “Vorio Epiri i Greqisë”, një libër i Mitropolitit të Dropol- lit, Sebastianos; mjaft harta ku mbi 4/5 e territorit aktual shqiptar paraqitet si “Epiri i Veriut”, si dhe mjaft lista të tjera të fshatrave. Ndërkohë drejtuesit kryesorë të ”Omonia” — ndërsa nuk prononcohen absolutisht për shkaqet dhe motivet e ndalimit të mjaft prej aktivistëve të tyre kryesorë — po të mërkurën i kërkuan nëpërmjet një letre Presidentit Berisha “lirimin e menjëhershëm të të gjithë të ndaluarve” që i përkasin — sipas tyre — minoritetit etnik grek në Shqipëri. Kontrollet e befasisme të organizuara nga Ministria e Rendit Publik — sipas njoftimit të saj, ishin bërë pas informacioneve për armëmbajtje pa leje si dhe për veprimtari kriminale antikushtetuese. Ndërmjet 11 të ndaluarve — që konfirmohen nga Ministria e Rendit Publik — janë mjaft persona që i përkasin edhe rretheve të tjera të Shqipërisë, si Vlora, Bulqiza, Pogradeci, Shkodra, Tirana dhe Hasi. Siçdohet ndërmjet tyre dallohen edhe emra si Theodhor Bezahani — kryetar i degës së ”Omonia” për Gjirokastrën, apo edhe aktivistë të tjerë të kësaj shoqate. Ndërkohë vetëm të martën në Delvinë, ishin ndaluar edhe pesë persona të tjerë, të gjithë sipas hetimeve të para — akuzuar për kryerjen e veprimeve antikushtetuese. Ato janë Kostaq Miculi, Pirro Kondi, Panajot Mato, Pandeli Gazeli dhe Kostaq Cavo, njëri prej të cilëve i është gjetur edhe një armë pa leje. ”Nga sa dimë ne — përgjigjet për Gazetën Shqiptare Thoma Sharra, Nënkryetari i Përgjithshëm i ”Omonia” — vetëm në Sarandë janë ndaluar katër persona, midis të cilëve edhe një aktiviste. Po ndërmjet të ndaluarve gjendet edhe Vangelj Papakristo, kryetar i degës së ”Omonia” për Sarandën”. Po sipas këtij burimi, edhe në Gjirokastër ishin ndaluar tre persona të tjerë — aktivistë të ”Omonia” — ndërkohë që në Korçë vazhdojnë deri të mërkurën, të qëndronin të ndaluar dy persona të tjerë, njëra Ermioni Andrea, kryetare e kësaj Organizate për Korçën dhe tjetri, kryetari i Lidhjes së Mësisë Shqiptar-Greq. Sipas Sharrës, në kryeqytet ishte ndaluar për 18 orë dhe nënkryetari i degës së ”Omonia” për Tiranën. ”Ditët e fundit filloi të ushtrohej ndaj nesh një valë represioni psikologjik ndalimesh, dhunime shtypi e bastisje zyrash të ”Omonia” nga ana e organeve të SHIK-ut dhe të Rendit”, shkruhej në letrën e firmosur nga Sotir Giriazdi — Kryetar I ”Omonia” — drejturar Presidentit Berisha. Një ditë para dorëzimit të kësaj letre — e cila përpiqet të lidhte incidentin kriminal të kazermës së Peshkëpisë me ndalimet e fundit — dëshmia e Ministrisë së Rendit Publik kishte sqaruar se: ”Të gjithë shtetasit shqiptarë paravaresisht nga kombësia që kanë, duhet dhe janë të detyruar t’i nënshtrohen ligjit të Shtetit Shqiptar”. Edmond Laci Kopertina e njërit prej librave të sekuestruar

Atentat në kufi: takohen ekspertët

Mbledhja e parë në Janinë Atentat në kufi: takohen ekspertët Shqiptarë dhe grekë ballafaqojnë pretendimet e tyre kontradiktore TIRANË — Një komision mikst mes ekspertëve të policisë shqiptare e asaj greke ka filluar bisedimet paraprake për caktimin e përgjegjësisë së incidenteve të fundit të verifikuara në kufirin midis dy vendeve. Pas atentatit terrorist të së djelës kundër kazermës ushtarake shqiptare në afërsi të fshatit Peshkëpi, buzë kufirit, tensioni midis dy vendeve fqinje ishte acaruar së tepërmi. Komisioni mikst i ekspertëve ka filluar punën e tij të mërkurën paradite në qytetin e Janinës. Nga pala shqiptare kanë marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Agim Shehu, dhe Drejtori i Policisë Hetimore, Vexhmati Maçullari, sipas burimeve diplomatike shqiptare të mërkurën është zhvilluar vetëm një takim preliminar. “U ra dakord për një takim tjetër ku të dëshmohen provat materiale të mbledhura në vendin e ngjarjes”, tha për Gazetën Shqiptare Sekretari i Dytë i Ambasadës Shqiptare në Athinë, që drejton tani faktikisht selinë diplomatike. Takimi me sa duket nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të madhe në qëndrimin e të dy palëve. Sipas diplomatit shqiptar pala greke ka këmbëngulur në shmangjen e përgjegjësisë së saj duke deklaruar se ”uniformat ushtarake me të cilat ishte veshur komandoja terroriste nuk është provë e mjaftueshme për të vërtetuar autorësinë e atentatit. Veshje të tilla mund të bihen lirshëm në shumë dyqane të Greqisë”. Propozimi për ngritjen e një komisioni të tillë kishte ardhur nga Athina pas lajmit për viktimat e pafajshme të Peshkëpisë. Një propozim të cilin Shqipëria fillimisht e hodhi poshtë duke hedhur idenë e krijimit të një komisioni europian të hetimit. Tirana kishte reaguar ashpër ndaj qeverisë greke duke e cilësuar si përgjegjësin kryesore të atentatit. “Grekët shumë të ashpra kanë qenë në pakësimin e dyanshëm të diplomatëvë në Tiranë e Athinë në nivelë më të ulët që prej lidhjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1971. Të mërkurën Ministria e Jashtme greke ju përgjigj një propozimi të bërë më parë nga Tirana për reduktimin reciprok të personelit diplomatik në 6 vetë. ”Jo jashtë për katër persona duhet të punojnë në ambasadat tona”, ishte përgjigja nga Athina. (fa. bax. ar. me.)

Pasaporta të reja për jashtë shtetit

Qeveria miraton financimin Të vjetrat falsifikoheshin me lehtësi Qeveria miraton financiarisht Pasaporta të reja për jashtë shtetit Të vjetrat falsifikoheshin me lehtësi TIRANË — Së shpejti shqiptarët do të kenë pasaporta të reja për të udhëtuar jashtë shtetit. Një vendim i Qeverisë — në mbledhjen e saj të fundit të datës 17 prill — ka caktuar tashmë shumën që do të vihet në përdorim për prodhimin ose blerjen e tyre. Janë 100 milionë lekë që do të hiqen nga fondi rezervë i shtetit për vitin 1994, e që do të vihen në dispozicion për 700 mijë pasaportat e reja. Kjo shumë do t’i jepet firmës që do të fitojë tenderin që do të organizohet posaçërisht. Në vitet që do të pasojnë Qeveria do të caktojë fonde të tjera që do të shërbejnë për realizimin e 2 milion pasaportave të reja për shtetasit shqiptarë. Marrja e një mase të tillë — kërkesat ishin paraqitur që në vitin 1992 por ishin shtyrë për efekte financiare — ishte bërë e nevojshme për arsye të shumta. Niveli i ulët teknik i prodhimit të pasaportave aktuale ka lënë shpesh herë shteg për falsifikime të shumta. Madje janë disa, rastet e denoncuara dhe nga organet e Rendit në rreth e ndryshme të vendit. Gjithashtu sipas specialistëve dhe vetë paraqitja e këtyre pasaportave nuk është e cilësisë. Madje ajo — theksojnë specialistët — dëmton imazhin e shtetësisë shqiptare në vendet e huaja. (p. re)

Pistoletë mbi kokën e një fëmije

Në një bar TIRANË — Vetëm ndërhyrja e mrekullueshme e një punonjësi të Policisë të Komisariatit 2 të kryeqytetit, kishte mundur të shpëtonte jetën e një fëmije si dhe grabitjen e bujshme të një lokali në Tiranë. Ngjarja — sipas pronarëve të këtij lokali — kishte ndodhur të hënën në mbrëmje, kur një person i armatosur i kishte vënë në kokë pistoletën — tip TT — të fëmijës të vogël, në këmbim të parave të lokalit dhe klientëve. Menjëherë pas kësaj janë njoftuar nga organet e Rendit dy persona, njëri prej të cilëve ve e dispononte me leje armën në kish kërçenuar. Sidogoftë — edhe pse hetimet sapo kanë filluar — ende nuk janë konfirmuar hollësi rreth atyre që tashmë akuzohen. (e. l.)

NE BRENDESI

Aksident: në spital 7 persona

KRUJË — Ka dërguar shtatë persona në spital incidenti automobilistik i ndodhur të martën në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. — Ka dërguar shtatë persona në spital incidenti automobilistik i ndodhur të martën në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Një autobus nga Durrësi që — sipas verifikimeve të para të ekspertëve rrugorë — kishte dalë në krah të kundërt, ishte përplasur me një mikrobus, brenda të cilit ndodheshin shtatë persona, të cilët menjëherë pastaj janë transportuar në gjendje të rëndë për në Spitalin Ushtarak të Tiranës. Menjëherë pas kësaj, organet e Rendit kishin marrë masën e ndalimit për drejtuesin e autobusit, në pritje të hetimeve të plota mbi incidentin. (e. p.)

Nën çadra për 300 ditë

Pas shembjeve të tokës u larguan nga Kukësi Nën çadra për 300 ditë Të shpërngulurit duan ndihmë TIRANË — “Na ndihmoni t’i shpëtojmë këtyre të tragjedisë.” Është kjo lutja që 17 familje u pastrehë kuksiane me 50 fëmijë e drejtojnë Këshillit të Ministrave. Ishte një kërcë e tmerrshme e natyrës — toka u shemb në mënyrë masive duke rrënuar dhe shtëpi — e ndodhur në maj të vitit të kaluar, që i detyroi këta njerëz të braktisnin Domajnë, fshatin e parë të tyre në rrethin e Kukësit. U larguan për t’i shpëtuar tragjedisë, por nevoja e tyre e përditshme për strehë si dhe të jetës, ka mbetur ende në çadra e pare altuar. Më një vardhë verbal u qe vendosën në Çekëzë dhe në zonën së Zall-Herrit në rrethin e Tiranës. Falë ndihmës së Kryqit të Kuq, mundën të gjenin disa çadra sa për të futur kokat e tyre dhe për të fjetur. Në ato momente, pas vështirësive e, ndjenjë e vetmi disi më të lehtësuar, por kohën ka ndërruar gjëra. Kështu. Porat e ndihmës ... [pjesë e palexueshme/prerë] ... then këto familje të struktura në çadra në obligojë të përjetojnë “të tërmetit: humbja e identitetit. Tashmë kanë 80-99 familje, “nuk figurojnë as banorë të Kukësit dhe as të Tiranës”. Dhe ankohen: “Askush nuk interesohet për ne, sikur kemi ardhhur nga një planet tjetër”. Duke njohur vështirësitë e buxhetit, kanë kërkuar tu lepet nga ndonjë bankë kredi për të bërë të mundur ndërtimin e një shtëpie. Por asnjë bankë nuk jep një kredi pa garancitë e duhura financiare dhe hipotekore. Por këta fatkeqë, nuk kanë ç’të hipotekojnë si baranci për bankat veçse çadrat e falura Kryqi i Kuq. Të mbetur përseri në mjerim e forcave të natyrës — pasi kanë kaluar dimrin nëpër çadra kërkojnë të lepet kredi nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave që të ri? ... [pjesë e palexueshme] Qeveria — u shpenzuan për zhvendosjen e tyre në Çekëzë dhe në zonë e në Ujër pas deti ... [pjesë e palexueshme]. An. St. Qeveria — u shpenzuan për zhvendosjen e tyre në Çekëzë ...

DJE NË SHQIPËRI

KONFERENCË SHTYPI E SELAMIT KRYETAR I PD — “Ne do të kemi të njëjtat rezultate si atë 22 marsit edhe po të bëhen sërish zgjedhjet”, u shpreh me optimizëm Selami, Kryetar i Partisë Demokratike në konferencën e organizuar me gazetarët. Gjatë kësaj konference ai foli për arritjet e Qeverisë të dy vjetët e veprimtarisë së saj. Në lidhje me marrëdhëniet me Italinë, Selami u shpreh se tani, pas fitores së krahut të djathtë raportet midis dy vendeve e qeverive do të forcohen akoma më tej. NË GJIROKASTËR VIDHEN QINDRA METRA TELINJES TELEFONIKE — Janë me qindra metra tel të vjedhur e të këputur në linjën telefonike që lidh Gjirokastrën me shumë fshatra të zonës pranë saj. Këto dëmtime janë kryer nga persona dhe individë të ndryshëm të cilët e kanë përdorur atë për nevoja vetjake. Ndërkohë në disa komuna janë marrë masat e para për ruajtjen dhe kontrollin e këtyre linjave. BERAT, ZAPTIMI I NDËRMARRJEVE DHE TOKËS BUJQËSORE SHTETI I PALIGJSHËM — Janë denoncuar me forcë dhe janë konsideruar të paligjshme fenomenet e zaptimeve të tokës bujqësore dhe nga persona private në Berat. Këto qëndrime, të shprehura nga Sindikatat e Bujqësisë në rrethin, e kanë mbështetur gjatë një takimi edhe deputeti Musaraj e ministri i Bujqësisë Hallili. Aktualisht në këtë rreth dy ndërmarrje janë bllokuar nga një familje beratase e cila pretendon pronësinë mbi to. Ndërkohë për të njëjtat motive — pronësi — disa bahçevanë kanë zaptuar disa nga ngastrat ko-bujqësore në Zunovë. PARLAMENTI MIRATON PROJEKTLIGJIN “PËR BARNAT” — Edhe Shqiptarët do të kenë një ligj të posaçëm për barnat mjekësore. Tashmë parlamenti ka aprovuar të gjitha nenet e këtij ligji i cili shtyp barnat keqilesh të shitetit ti popullit. Me anën e tij, rregullohen blerjet e dhe disa anomali të kanë të bëjnë me shëndetin e njerëzve, ruajtjen e mbrojtjen e kafshëve dhe të mjedisit që në rrethin.

NE BRENDEŞI

Sa dhe çfarë lexojnë të rinjtë shqiptarë? Preferohen tekstet historike NE FAQEN 3 Shpresa e Italisë mund skuadrën e Portugalisë Fiton Kampionatin Evropian NE FAQEN 2