Studim i një hollandezi
Shqipëria hyn në mijëvjeçarin e tretë vetëm me 130 mijë banorë më shumë
Studim i një hollandezi
Sa shqiptarë në vitin 2000
Shqipëria hyn në mijëvjeçarin e tretë vetëm me 130 mijë banorë më shumë
TIRANE — Do të jetë mjaft i vogël ritmi i rritjes së popullsisë shqiptare në vitin 2.000. Sipas një studimi demografik të kryer nga Hendrik Van der Pol, specialist hollandez, pas 6 vjetësh numri i popullsisë do të pësojë një ndryshim me vetëm 130 mijë vetë në krahasim me gjendjen në vitin 1990. Shkaqtarë të këtij fenomeni do të jenë kryesisht lindjet që do të vazhdojnë të jenë në rënie si dhe numri i shqiptarëve që emigrojnë jashtë shtetit. Një hov më i theksuar do të vihet re megjithatë në 2010 ku shqiptarët do të jenë 3.825.000 vetë.
Viti 2.000 do ta gjejë Shqipërinë me 3.420.000 banorë. Në shifër që nuk përbën një rritje të dukshme në krahasim me 1990 — ishin 3.290.000 — por që është shtesë pak më e madhe në krahasim me 1995 ku specialistët parashikojnë një numër prej 3.250.000 banorësh. Faktorët e këtyre luhatjeve në shifrat e popullsisë shpjegohen kryesisht — sipas studimit të Van der Pol — me rënien e lindjeve. Kështu ndërsa në vitet ’85-’90 niveli i fertilitetit total ishte prej 3,1 fëmijësh, në periudhën 2.005-2010 ai mendohet të jetë 2,1. Këti fenomeni i shtohen dhe vdekjet e fëmijëve që i afrohen shifrës prej 43 fëmijë të vdekur në 1.000 lindje të gjalla. Ndërkohë që gjatja mesatare e jetës deri në 1995 do të qëndrojë stabil, madje në vitin 2.000 ajo do të shënojë një rritje nga 71,4 vjeç në 71,9. Një tjetër faktor me ndikim në numrin e popullsisë konsiderohet — në bazë të këtij studimi demografik — dhe emigracioni. Deri në 1995 do të jenë afro 300 mijë shqiptarë që do të jenë jashtë atdheut, ndërsa kjo shifër do të ulet në 5-vjeçarin që do të pasojë duke arritur në 50 mijë vetë. Pas 2.000 supozohet që emigrimi të jetë 0.
Ndryshime të rëndësishme do të pësojë në vitet e ardhshme dhe vetë struktura e popullsisë shqiptare. “Janë këto ndryshime të një tranzicioni të përshpejtuar — thotë për Gazetën Shqiptare Ylli Vjesiu, nënkryetar i Akademisë së Shkencave — që popullsia e Shqipërisë do të përballojë për t’u bashkangjitur Evropës pas izolimit të gjatë”. Kështu ndërsa numri i vdekjeve do të ruajë një nivel të qëndrueshëm, struktura e tyre do të pësojë ndryshime të mëdha: do të vdesin më shumë persona në moshë të thyer dhe më pak fëmijë. Gjithashtu do të rritet grupi i popullsisë në moshën mbi 60 vjeç. Ndryshime të shpejta do të verifikohen dhe në raportin e popullsisë së fshatit me atë të qytetit në favor të dukshëm ndaj kësaj të fundit.
An.Stë/Ar.Me.
Misteri i tregtarit
Policia shqiptare dhe greke në kërkim të vrasësve
Një grek masakruar në shtëpi
Policia shqiptare dhe greke në kërkim të vrasësve
Misteri i tregtarit
Një grek masakruar në shtëpi
TIRANE — Një hetim i jashtëzakonshëm për krimin e javës në Tiranë. Për më tepër se 150 orë, një shtetas grek — i vrarë në kryeqytetin shqiptar nga një bashkëkombës i tij — mbeti vetëm një person i paidentifikuar. Derisa përmes një hetimi model — nga organet e Rendit të Komisariatit 2 të kryeqytetit — u zbulua pothuajse e gjithë fabula e krimit, si kurse edhe autorët e tyre. Kështu konfirmimi i fundit i Ministrisë së Rendit Publik bën të njohur se vrasësit e 30-vjeçarit Qirjakos Dhudhis janë Sotiris Apostolis së bashku me Jorgjica e Enrik Morina, ndërkohë që aktualisht gjendet i ndaluar vetëm Nikos Morina, i dyshuar se ka dijeni të plotë për krimin dhe motivet e tij.
Do të duket vetëm një hetim pa shpresë, ai që kishte nisur në mengjesin e datës 2 qershor, pas gjetjes me dy plumba në kokë të shtetasit grek Qirjakos Dhudhis. Për të ardhur deri te identifikimi i viktimës do të duheshin dhjetra dëshmi, të cilët përfundimisht treguan se bëhej fjalë për një grek të pasur — ardhur nga Kanadaja për aktivitet tregtar në Shqipëri — dhe ndoshta me 700 mijë dollarë me vete. Por këtë herë fati i tij huaj — sikurse mjaft të huajve të pasur që shpesh herë bëhen objekt i sulmeve të banditëve — ndryshon. Një hetim fantastik në shtëpinë e shtetasit të huaj grek — edhe ky tregtar — Sotiris Apostolis — përfundimisht ka zgjidhur nyjen e misterit. Ka qenë vetëm një pjesë muri e ripatinuar që s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të hetuesit profesionist. Aty ku për pak minuta është gjetur një prej plumbave të grekut Dhudhis — dhe që zbulon përfundimisht edhe emrat e të inkriminuarve.
Menjëherë është ndaluar nga organet e Rendit — i vetmi që kish mbetur në Tiranë — babai i Jorgjica Morinës, gruas së shtetasit grek Sotiris Apostolis. Sipas burimeve nga Ministria e Rendit dyshohet se Apostolis së bashku me Jorgjica e Enrik Morina — i biri — janë larguar në drejtim të panjohur, ndoshta drejt atdheut të tyre, Greqisë. Ndërkohë një tjetër njoftim — edhe pse jo zyrtar — konfirmon faktin se një tjetër shtetas grek — i implikuar me “çështjen Dhudhis” është gjendur i varur në një fshat grek, shumë pranë kufirit shqiptar. Ky fakt i ri, së bashku me mundësinë e kryerjes së krimit për marrjen e 700 mijë dollarëve, sidoqoftë mund të sjellë në ndriçimin e plotë të misterit edhe pse tashmë janë organizuar policitë shqiptare e greke dhe Interpol-i. Kjo vlen vetëm për pjesën e fundit të misterit, sepse pjesa më e madhe tashmë është zbuluar dhe kjo falë hetuesve shqiptarë. (e.D)
Kisha e Shna Ndout: mrekullia e Shenjtit që shëron fatkeqët
Laç, sot pelegrinazhi i madh
TIRANE — Është historia e një vendi të shenjtë, i mveshur prej shekujsh me admirimin e besimtarëve të të tre besimeve që shkojnë atje të shohin mrekullinë, në lloj “Lourdes shqiptare”.
Sipas një tradite që shkon deri në thellësinë e shekujve të mesjetës së largët, dy vendet e shenjta në afërsi të Laçit shpella e Shna Vlashit dhe Shëjtnorja e Shna Ndout janë të afta të shërojnë sëmundjet e njerëzve. Sakatë, të varfër, të sëmurë nga sëmundje që konsiderohen të pashërueshme betohen se kanë mundur të flasin me zotin duke i shpjeguar hallet që kanë. Dhe shumë prej tyre — sipas traditës — zot i ka dëgjuar duke i shpëtuar nga sëmundjet e rënda. Pelegrinazhi i përvitshëm do të kryhet edhe sot — 12 qershor është dita e Shna Ndout — nga besimtarët e shumtë, por kësaj here në Shëjtnoren e rinovuar prej kohësh, nga një iniciativë e promovuar nga Kisha Katolike Shqiptare.
Tradita katolike e lidh historinë e vendit të shenjtë me atë të Kuvendit Françeskan të themeluar në Sebaste aty nga viti 1349. Kisha në Sebaste përveçse një
më parë se të fillonte iniciativa ateliste. Turmat e mëdha të njerëzve që megjithë propagandën e Partisë vazhdonin të kryenin ritualin në vendin e shenjtë, sa vinë e rriten. Kështu që u gjet një zgjidhje e shpejtë. I gjithë territori rreth e rrotull u rrethua me tela me gjemba dhe u shpall “zonë ushtarake”. Një vit më vonë kisha dhe shpella u hodhën në erë me dinamit. Megjithatë mrekullia e vendit të bekuar vazhdoi gjatë. Ndodënë tani kisha ishte katandisur në një
… të Michala historinë e vendit të shenjtë me atë të Kuvendit Franceskan Sebaste përveçse një vend i njohur pelegrinazhi ka qenë dëshmitare e historisë së gjatë e të trazuar të shqiptarëve. Për disa kohë këtu ka shërbyer Gjeçovi i famshëm, i cili më vonë u vra nga serbët. Flakët e Luftës së Dytë Botërore nuk e kanë kursyer as “kishën mirëbërëse”. Në 1944 ajo u dogj prej trupave gjermane.
Në 30 vjetët e fundit shenjtërorja nuk pati fat të ndryshëm nga qindra institucione kishtare të mbyllura me dhunë gjatë aksioni komunist kundër fesë. Madje Shenjtërorja e Shna Ndout ka qenë në histori si i pari vend i shenjtë i mbyllur nga qeveria e atëhershme. Pak kush e di se ajo është mbyllur në 1966, një vit…
… dhe uit më me vonë kisha dhe shpejtella të bekuar vazhdoi gjatë. Ndonëse tani kisha ishte kandidat në një grumbull rrënojash, përsëri besimi i njerëzve në vetvete e mrekullueshme të këtij vendi vazhdoi gjatë. Përseri Shna Ndou vazhdoi t’i lutej zotit për kurimin e plagëve njerëzore. Tregojnë se atje dikush përfitoi nga këmbëngulja e besimtarëve për të folur me Shenjtorin. Ushtarët e lodhur nga monotonia e shërbimit dhe disiplinës ushtarake zgjatnin dorën dhe merrnin dhuratat simbolike që besimtarët kishin lënë në shenjë devocioni. Një dhënie jo fort e vogël, për ushtarët e atëhershëm që gjithë nevojtare, ishte në fund të fundit edhe kjo një lloj mirëse. Për sa i përket i duhej larguar përseri Shna Ndout mirëbërës. (p.re.)
DJE NË SHQIPËRI
SHKODËR, ALARM PËR NDOTJEN E MJEDISIT
— Alarm i ambientalistëve shkodranë për ndotjet e shumta dhe dëmet ndaj mjedisit që janë verifikuar në qytetin e tyre. Shqetësimi i madh është treguar në veçanti për gjendjen e Liqenit të Shkodrës i cili — sipas ambientalistëve — kërcënohet nga gluetia e shfrenuar dhe pa leje. Dëme të shumta janë vënë re dhe në pyjet e zonës, si pasojë e prerjeve abuzive.
TIRANË, PËRKUJTOHET 90 VJETORI I VDEKJES SË SAMI FRASHËRIT — Një mbledhje e posaçme përkujtimore me rastin e 90-vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit është organizuar në Tiranë nga shoqata e miqësisë Shqipëri-Turqi dhe Biblioteka Kombëtare. Në këtë mbledhje, historianë të shumtë kanë folur për figurën e këtij atdhetari e mendimtari të shquar si dhe për një sërë veprash të njohura të tij.
BERAT, GRABITJE E ARMATOSUR NDAJ NJË QYTETARI — Është kërcënuar me thikë dhe pastaj është grabitur nga një person i panjohur Edmond Bega nga Cerma e Lushnjës. Bega — i sapokthyer nga Italia — po dilte nga shtëpia e vjehrrit të tij kur një person, duke i drejtuar thikën i ka rrëmbyer makinën, orën, 300 mijë lireta dhe e ka lënë më pas peng në një shtëpi. Për fat të mirë, grabitësi — i cili është larguar me makinën e Begës — është përplasur me një tjetër automjet. Aksidenti i ka dhënë mundësi policisë të identifikojë grabitësin i cili është larguar në drejtim të panjohur.
Kambistit i grabiten dollarët
TIRANË — Grabitët me dhunë një tjetër kambist në Tiranë.
Këtë herë viktimë e bandës të armatosur ka rënë një person rreth 40 vjeç i Lagjes 42, të cilit pikërisht në shkallët e pallatit të tij orës 15 të së martës — i frembyën një çantë me një shumë të barabartë me 25 mijë dollarë. Pas banisë plagosur viktimën me sende të forta në kokë, grabitësit janë larguar menjëherë me makinën e tyre. Konfirmohet se organet e Rendit i kanë identifikuar autorët dhe tashmë janë në ndjekje të tyre. Vetëm para disa ditësh një tjetër kambist në Tiranë i ishte grabitur rreth 9 mijë dollarë. (p.re.)
OKB tregon mbi tmerrët e luftës në Bosnjë
Gjithsej 250 mijë njerëz të vrarë
NE FAQEN 2
Ekspozitë: Anagnosti në Austri
TIRANË — Është nisur për në Austri Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve Dhimitër Anagnosti.
Ministri shqiptar do të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të përurimit të Ekspozitës “Shqipëria vendi i shqiptarëve”. Aktiviteti, i konsideruar si një nga më të rëndësishmit e kulturës shqiptare jashtë vendit këtë vit e fundi do të organizohet në një kështjellë historike mesjetare në Landin Niederosterreich. Gjatë vizitës së tij Anagnosti do të ketë takime pune dhe me autoritetet të larta austriake nga Ministria e Jashtme dhe nga Ministria e Kulturës.
«Nuk të japim leje se nuk je dumsak»
Një aventurë... burokratike
TIRANË — “Me kanë thënë se nuk ta renovoijnë lejen e ushtrimit e profesionit. Pretëkstil i vetëm që më paraqit.”
TIRANË — “Me kanë thënë se nuk ta renovoijnë lejen e ushtrimit e profesionit. Pretëkstil i vetëm që më paraqit. Tiranë dhe jo nga Durrësi,” Arlën është se unë jam nga Tirana dhe nga Durrësi. Arlën Minarolli, pronari i një bari në afërsi të Shkëmbit të Kavajës i tregon Gazetës Shqiptare aventurën e tij burokratike dhe çeke nga Tirana në Durrës.
Ardiani është nga ana biznesmenë që kanë përfunduar nga kredia tregtare e SMEAs. Në prag të verës së vitit shume ai filloi veprimtarinë e tij private i pasur me gjëra të tjera dokumentet që duhen në këtë rast. Gjithçka i ha letë e dokumentet se ka qenë një kohë për renovim ka ecur në rregull dhe sa ka filluar sezonin e tij dera ka e vjetër. Dhe pikërisht këtu ka filluar odisea e tij derisa ka dalë një përgjigje që teqisën absurde: “Nuk të japim leje se nuk je nga Durrësi”. Ardiani, që jetonte në një tjetër qytet e vërtetë, tani ishte drejtuar instan- neglenca është krejt e vërteta, tani i është drejtuar Republika me të larta shtetërore deri te Presidenca e Republikës.
Ngjarja e Adriatikut është ta rradhë e parë në konflikt i lindur mes tij dhe pushtetit lokal të Durrësit, i cili ka vendosur të mos i japë leje për hapjen e biznesit. Kjo është pjesë e vështirësisë së një në kohën e sotme, kur shumë nga presin të rregullohen. Çdo ditë nëpunësve në zyrat e tij është vendi u duhen të zgjidhin problemet e tyre me një thirrje kuara nga e kaluara dhe të indura rishaz. Gjatë kësaj pune të madhe, sigurisht, jo të gjitha do të mbarojnë mirë. Në raste, sipas kësaj lajme, që e marrë nga Adriani do të tingëllojë, ndonëse për një biznesmen në kohën e sotme e mund të bëhet një paralele me atë të një rasti të tillë e bashkë me të edhe ajo e drejta e lejes së papërcaktuar dhe burleske e sotme me të mëdha. (tekst pjesërisht i palexueshëm)