EMBARGO / Ndëhyrje për zbatimin e sanksioneve të OKB
«Jo shkëmbimeve me Malin e Zi»
TIRANË — Kanë ngjallur shqetësim e përfaqësuesve të huaj që e kontrollojnë zbatimin e embargos ndaj ish-Jugosllavisë, në sëre aktivistësh të përbashkëta të planifikuara mes qytetit të Shkodrës dhe autoriteteve malazeze.
Sikurse konfirmuan burime diplomatike, ekspertët e huaj që janë të vendosur në Tiranë ja kanë bërë të ditur preokupimin e tyre Ministrisë së Jashtme në Tiranë, e cila, nga ana e saj, tani ka propozuar anulimin e këtyre aktiviteteve.
Ka rrezikuar kështu të çënohet imazhi i mirë ndërkombëtar që ka Shqipëria për respektimin e Rezolutës 728 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Është kjo rezolutë e cila përcakton pikërisht normat që duhen zbatuar në marrëdhëniet me shtetin tashmë të zvogëluar jugosllav. Nga ana e tij pushteti lokal i Shkodrës e ka konsideruar deri tani si normale zhvillimin e kontakteve kulturore, sportive e mjekësore me fqinjët e saj të përtej kufirit verior. “A nuk shërben pikërisht kultura për zhvillimin e miqësisë mes popujve, aq më shumë në këto situata të acaruara?”, kanë menduar në Shkodër, qytet tradicionalisht i etur për kontakte kulturore me botën. Disa nga aktivitetet madje edhe janë realizuar — shumë vetë i mbajnë mend aktivitetet sportive të organizuar edhe në këto kohë të fundit — disa të tjera janë në lazën e organizimit. I është kujtuar me shumë kujdes ruajtjes së embargos ekonomike, ku megjithë kontrabandën që ende vazhdon të transportojë karburante, rezultatet kanë qenë të dukshme. Këtu pa dyshim duhen kujtuar në radhë të parë aksionet e Policisë së Rendit dhe asaj Financiare të këtij qyteti. Por është harruar se një nga nenet e Rezolutës së OKB përcakton si shkelje të saj edhe zhvillimin e marrëdhënieve kulturore. Pikërisht këtë pikë e kanë rikujtuar kolegëve shqiptarë anëtarët e misionit ndërkombëtar kundër embargos.
Ndërkaq malazezët vetë janë të interesuar të kalojnë bojkotimin që i bëhet nga të gjitha anët. Dhe në këtë politikë, sigurisht, Shqipëria përbën një nga objektivat kryesore. Një grup specialistësh të Federatës Malazeze të Futbollit që prej disa ditësh është në Shqipëri. Synimi i udhëheqësve të futbollit malazez është studimi i mundësisë për organizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta me futbollistët shqiptarë. Tani, ka shumë të ngjarë që për ta ekskursion shkiptar të tregohet jo fort frytdhënës. Tashmë autoritetet shqiptare janë të vendosura të respektojnë embargon edhe në fushën e kontakteve sportive e kulturore. p.re.
Ana tjetër...
KOPLIK — Është ana tjetër e historisë së embargos që tashmë vazhdon prej kohësh.
Për të gjithë vendin, por sidomos për rrethin më verior, zbatimi i saj është kthyer tashmë në një pengesë për zhvillimin e ekonomisë. Të rrethuar në pjesën më të madhe të territorit të tyre nga kufijtë shtetërorë të ish-Jugosllavisë këto rrethe po vuajnë tashmë më së shumti peshën e izolimit që i ze frymën ekonomisë.
Rast më i freskët është një lajm i përhapur nga burimet zyrtare të shtypit. Në Rrethin e Malësisë së Madhe firmat private kanë filluar të falimentojnë. Aktualisht numri i tyre në këtë rreth është 92, shumë më i ulët se sa ishte vitin që shkoi. Vetëm 552 persona janë punësuar zyrtarisht në sektorin privat, në një kohë që popullsia e këtij rrethi malor ka nevoja urgjente për punësim. I njëjti burim bën të ditur se një nga firmat e njohura, “Vatnikaj”, e cila më parë mbante të punësuar afër 100 vetë, tani është në prag të falimentimit. Janë vetëm disa nga të dhënat shqetësuese që vijnë nga rrethet kufitare me ish-Jugosllavinë.
Rojet grabisin «arkën islame» me çelsa fallso
Zbulohen nga policia
TIRANË — Grabitët kasafo[r]ta e Asamblesë Botërore të Rinisë Islame për Shqipërinë.
TIRANË — Grabitët kasaforta e Asamblesë Botërore të Rinisë Islame për Shqipërinë. Veçse këtë herë hetuesit janë të bindur se gjithçka ka ndodhur nga brenda. Pikërisht për këtë — të dielën pasdite — organet e Rendit të Komisariatit 2 të Policisë së Tiranës, kanë ndaluar Arjan Hoxhën e Roland Saliun, të dy rojet e këtij institucioni islamik. Versioni fillestar i specialistëve e akuzon Hoxhën e Saliun se “në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e çelsave fallso kanë arritur të hapin zyrën e financës, nga kasaforta e së cilës kanë marrë 300 dollarë si dhe një sasi lekësh të barabartë me rreth 700 dollarë”.
Menjëherë pas këtij denoncimi organi i Prokurorisë ka filluar çështjen penale, ndërkohë që pas episodit të fundit është rihapur përsëri çështja e dy grabitjeve të vjetra në Asamblenë Botërore të Rinisë Islame për Shqipërinë. Edhe pse e konfirmuar plotësisht, tashmë mbi 20 vjeçarin Hoxha dhe 18-vjeçarin Saliu rëndojnë edhe dyshimet për përvetësimin — po me të njëjtën metodë — të 1.400 dollarëve si dhe të tullonave të furnizimit për 750 litra naftë, vjedhje këto të verifikuara para pak kohësh, por që nuk ishin denoncuar nga zyrtarët e institucionit islamik. Pas ndalimit të dy rojeve — tashmë në Burgun e Tiranës — janë arritur të gjëhen edhe një pjesë e parave të grabitura prej tyre. (e.d)
Greva: 10 minatorë në spital
MAT — Ka arritur në dhjetë numri i minatorëve-grevistë të urisë që janë dërguar urgjent në Spitalin e Kranstës.
Që prej tre prentes së kaluar, 63 punëtorë të minierës së Kranstës tashmë gjenden në dhënjën prethellësive horët — afro dy mijë metra — dhe nuk pranojnë të dalin prej andej “pa plotësimin e të gjitha kërkesave të paraqitura nga Qeveris”. Ndërkohë burime zyrtare bëjnë të ditura se pas takimit të ministrit të Burimeve Minerare dhe Energjitike, Abdyl Xhaja me përfaqësuesit e grevës, u plotësuan të gjitha kërkesat dhe “nuk u ra dakord vetëm për rritjen e pagës deri në masën 50 për qind”. Ndërkohë, vetëm një ditë pas fillimit të grevës së urisë, janë pezulluar menjëherë të gjithë anëtarët e Këshillit Drejtues të ndërmarrjes. Kjo masë, por edhe propozimi — për Kryeministrin Meksi — që do lejonte ngritjen e një komisioni ndërdekasterial për të ndjekur nga afër problemet ekonomike e sociale të qytetit të Krrastës, ende nuk i ka nxjerrë grevistët e urisë nga thellësitë e minierës. Vonesa për gjetjen e një konsensusi të pranueshëm, parashikohet me pasoja, pasi siç pohojnë edhe mjekët, në mjedisin ku zhvillohet greva ka shumë lagështirë, temperatura të ulëta dhe mbi të gjitha, mungesë ajri. (p.re)
Sfida emigrimit: «para dhe vdekje»
NEFINK, shifra të dhimbshme
Vetëm gjatë vitit 1994 në Shqipëri janë sjellë mbi 60 viktima
TIRANË — Emigracioni ende vazhdon të vrasë. Tashmë ai nuk po sjell më vetëm para, por fatkeqësisht edhe vdekje.
Çdo javë, në kufijtë e Shqipërisë kthehen nga jashtë shtetit trupat pa jetë të emigrantëve. Shumë prej tyre janë të rinj, të tjerë, madje edhe prindër, që ëndërra për një jetë më të mirë i ka detyruar të braktisin familjet e të punojnë larg atdheut. Është një ëndërr që për fat të keq, shpesh herë po mbyllet brenda kutive prej druri të arkivoleve. Vetëm gjatë muajve të para të këtij viti shifrat e zyrës së Nefink-ut, shërbimi funeral për shqiptarët që vdesin jashtë atdheut flasin për gati 60 raste. Pjesa më e madhe janë emigrantë që kanë jetuar në Greqi — mbi 20 vetë — dhe në Itali ku bëhet fjalë për më shumë se 10 raste. Shifra më të vogla janë për shtetet e tjera si Çekia, Rumania, Bullgaria apo Franca e Gjermania. “Për të gjitha këto raste është vetë shteti shqiptar ai që paguan shpenzimet sipas një vendimi të posaçëm të Qeverisë — shpjegon për Gazetën Shqiptare Edmond Plaku, përgjegjësi Nefink — neve bëjmë transportin e kufomave ose paguajmë shpenzimet kur ky transport bëhet nga vetë familja e viktimës”. Shifrat e dhëna nga Nefink mendohet megjithatë të jenë më të vogla, pasi shpesh herë shpenzimet për sjelljen e trupave të emigrantëve janë mbuluar nga një numër që i kalon 120 rastet. Realizimi i shërbimit funeral ndaj shqiptarëve kërkon një sasi të madhe fondesh për të përballuar shpenzimet, që në këto raste janë shumë të larta. Kështu vetëm për këto muaj të 1994 janë harxhuar mbi 35 mijë dollarë, ndërkohë që mendohet se kjo shumë mund të dyfishohet në muajt e ardhshëm. Por ndërsa kjo anë — që konsiderohet si më e ndërlikuara — pothuajse është zgjidhur, nga ana tjetër, çështja e vizave që nevojiten për shoferët e këtij shërbimi mbetet ende një problem. Kështu, tensionet e fundit politike dhe diplomatike midis Shqipërisë dhe Greqisë kanë gjetur — në mënyrë të pashpjegueshme — pasqyrimin e tyre edhe për këto raste. (teksti pritet në fund të fotos/fletës) dhe Greqisë kanë çuar — në mënyrë të pashpjegueshme — pasqyron e tyre edhe për këto raste. Ndërkohë nga Greqia vijnë faksë për tërheqjen e trupave të shqiptarëve të vdekur. Ambasada greke në Tiranë ka kohë që nuk lëshon viza. Ar. Me.
DJE NË SHQIPËRI
MALLAKASTER, NJE I RI VRITET PER SHKAK TE PRONES — Çështja e pronës mendohet të jetë shkaku që ka çuar në vrasjen me armë zjarri të Selami Çaushit, 26-vjeçar nga Aranitasit i Mallakastrës. Prej kohësh një ish-pronë e tij, një tokë e ribrerë, kishte shkaktuar grindje midis Çaushit dhe personave të ndryshëm. Kjo është hipoteza e dhënë deri tani nga organet e Policisë të cilat po vazhdojnë hetimet për të identifikuar autorin e vrasjes.
LEZHE, QYTETI AN-TIK PA ASNJE MUZE — Ka mbetur tashmë pa asnjë muze qyteti i Lezhës. E vetmja ndërtesë — ajo e Muzeut Etnografik — ku ekspozoheshin materiale të shumta e me vlerë shkencore ka mbetur vetëm si ngrehinë. Pjesa më e madhe e vlerave muzeale janë vjedhur, ndërsa të tjerat janë dëmtuar në atë masë që nuk mund të ekspozohen më për publikun.
DURRES, 18 MILION LEKE PER TUBACIONET E UJESJELLESIT — Janë caktuar 16 milion lekë që do të përdoren për zëvendësimin në pjesa e tubacioneve të ujësjellësit në rrethin e Durrësit. Tubacionet e vjetra do të zëvendësohen në pjesë të ujësjellësit që kalonte nëpër ish-kanalet e qytetit e cila ishte amortizuar thuajse plotësisht. Humbjet e shkaktuara arrinin në 50 litra ujë në sekondë. Se shpejti do të organizohet tenderi për firmën që do të marrë përsipër realizimin e këtij projekti.
PARLAMENTI I CAK-TON PLANIN E PUNES SE TIJ DERI NE KOR-RIK — Është përcaktuar plani i punës së Parlamentit deri në muajin korrik. Pas shqyrtimit në komisionet e veçanta për ligjet e amnistisë dhe të diskutuara mbi shumë drejtime midis të cilave dhe “Kodi penal i RSH”, “Rregullimi i lokës bujqësore për efekt kompensimi” si dhe ratifikimet e disa marrëveshjeve.
Bllokohen fluturimet me Bolonjen
Transport ajror
TIRANE — Është mbyllur vetëm pak kohë pas përurimit të saj, linja e re ajrore midis Tiranës dhe Bolonjës.
Avioni i shoqërisë shqiptare “Albanian Airlines” — i ngritur në fluturim vetëm 5 herë — nuk e ka parë më aeroportin e qytetit italian. Shkak për këtë ndërprerje të menjëhershme është bërë mosrespektimi i një pike të kontratës nga ana e ortakut italian, shoqërisë “Agrie Co. S.r.l.”. Kjo shoqëri nuk kishte garancinë e duhur bankare përkundrejt dhënies së biletave.
Ndërkohë që kjo linjë vazhdon të mbetet e bllokuar pala shqiptare po përpiqet që të gjejë mundësitë për rivënien në funksionim të saj. “Ne kemi bërë tolerime dhe po rishikojmë disa pika të kontratës — shpjegon për Gazetën Shqiptare Valter Bedini, administrator i ‘Albanian Airlines’ — nëse partneri italian do të bëjë doktor, mund të rifillojmë ndoshta fluturimet që javën e ardhshme. Në vetë jemi shumë të interesuar për këtë linjë”.
Tirana me një tjetër zonë moderne banimi
Investitorët kërkojnë siguri për trojet
TIRANE — Së shpejti në Kryeqytet do të fillojnë punimet për ndërtimin e një qendre banimi krejtësisht të re ku do të ndërthuren standardet europiane me traditat shqiptare të projektimit.
Investitori është kompania me përgjegjësi të kufizuar “Mac Rae International” që ka marrë dhe aprovimin nga Këshilli i Rregullimit të Territorit për të kryer ndërtime në vendin e quajtur “Kodra e priftit”.
Projekti parashikon që të ndërtohen një shumllojshmëri vilash dhe apartamentesh, një qendër tregtare fqinjë, zyra e hotel si dhe shërbime publike përreth në parkun dhe një liqeni zbukurimi. Nuk është harruar as ambienti rrethues. Parashikohet që të mbillen 10 mijë pemë dhe që ndërtesat të shoqërohen me rrugë të një cilësie të lartë. Investitorët do të bëjnë instalimin e rrjetit të ujit të pijshëm si dhe atij të trajtimit të ujrave të zeza. Ata parashikojnë që punimet të përfundojnë në muajin nëntor të këtij viti.
Por edhe në këtë rast duket se mbeten ende vështirësi për t’u kapërcyer. Një nga ato janë ndërtimet e paligjshme të kryera në zonën e caktuar për investim. Është kjo arsyeja që drejtuesit e “Mac Rae International” kanë kërkuar nga autoritetet që të autorizojnë policinë e ndërtimit të veprojë për të evituar ndërtimet e tjera të paligjshme si dhe zbatimin e ligjit për prishjen e tyre ekzistuese. Gjithashtu ata kanë kërkuar caktimin edhe të një zyrtari të lartë për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje që mund të lindë me ish-pronarët e trojeve mbi të cilat do të kryhen ndërtimet në fjalë.
«PS dhe PD në koalicion të he ishtur»
Akuzë e PDD
TIRANE — Ekziston një koalicion i heshtur mes Partisë Demokratike në pushtet dhe opozitares kryesore të saj Partisë Socialiste.
Ishte ky njëri prej opinioneve të shprehura nga liderët e Partisë Demokratike të Djathtë Abdi Baleta dhe Petrit Kalakula në një konferencë shtypi që ata dhanë për gazetarët. Sipas tyre ka mjaft qëndrime thuajse identike të këtyre dy forcave politike për probleme kardinale të tranzicionit që argumentojnë koalicionin mes tyre. Ndër to ata përmendën ligjet për privatizimin, për kthimin e pronave si dhe “moskuarjen deri në fund” të reformës administrative.
Fisnikët: «Po titu jte blerë?»
REALITET KURSIV
TIRANE — Vazhdon të ngatërrojë punë shtëll të vështira e të tijët shqiptarë me fisnikëri e NIE nga shoqatat më të rëndësishme ndërkombëtare.
TIRANE — Vazhdon të ngatërrojë punë shtëllë e vështira e të tijët shqiptarë me fisnikëri e NIE nga shoqatat më të rëndësishme ndërkombëtare. “Kolegji Amerikan i Heraldikës” është vënë në hall nga një donorë e saj që tani pretendon do të mbahet titulli fisnikërie shqiptar nga më të kulluarit. Toni sekretar i saj i është drejtuar Ministrisë së Kulturës. “E dimë që Shoqata Shqiptare e Emblemave dhe Generalitetave është mbyllur nga Qeveria (juaj) që viti që shko, por sidoqoftë është fisnikëria ajo që bën e kohën që aktiviteti i saj ishte i ligjshëm, dhe ndoshta mund të jetë nën ende të pleshëm”, shkruan për prokupuar fisniku nga Alabama.
Verën që shkoi, më shumë se ekzistenca e kësaj shoqate në Shqipëri, kishte shqetësuar ha-bi aktiviteti i saj disi i veçantë. Një Lord anglez kishte përfituar nga legalizimi i saj për t’i shitur personave të huaj, të apasionuar pas titujve të së-rës, emërtimin kont apo dukë për një shumë të majme 2.000 dollarë. Për fat të mirë ky aktivitet u dikua në kohë, për ndryshe sot do të kishim patur nëpër botë me shumë fisnikë shqiptarë se sa ishin në vend gjatë Mesjetës.
Fatos Baxhaku
Gazetarët shqiptarë flasin për çështjen «shtypi i lirë»
Me delegacionin e Bashkimit Demokratik Europian
TIRANE — Informimi mbi zhvillimin dhe gjendjen e shtypit të lirë në Shqipëri nga përvoja e vetë gazetarëve shqiptarë.
Ishte ky qëllimi i bashkëbisedimit që një delegacion i Bashkimit Demokratik Europian (EDU) — në përbërje të të cilit ishte dhe Prof. Dr. Andreas Khöl sekretar ekzekutiv i këtij unioni — zhvilloi në Pallatin e Kongreseve me një grup gazetarësh shqiptarë të organizuar të ndryshme.
Duke pohuar linjën dhe të shtypit të lirë në Shqipëri këto vite e fundit, gazetarët në diskutimet e tyre evidentuan dhe ekzistencën e tendencës së dyfishtë: abuzim me lirinë e shtypit nga njëra anë, por dhe për kufizuar atë nga ana tjetër. Disa diskutantë pohuan se një përpjekje e konsiderueshme e shtypit dhe medieve të masmedias vazhdon ende të jetë e politizuar dhe se shtypi i pavarur mbetet ende i pakët, thuajse një minoritet. Është pikërisht ky i fundit — që dukë mos pasur financian as nga forcat politike as nga shteti — është mjaft i rrezikuar nga ligjet e pamëshirshme të falimentimit në ekonominë e tregut.
DJE NË SHQIPËRI
Transport ajror
Investitorët kërkojnë siguri për trojet
Akuzë e PPD
NE BRENDESI
Sfida e Rumanisë në kërkim të një triumfi të ri
Mbi Botërorin USA ’94
FAQJA 3
Europa i mbyll dyert ekstrakomunitarëve
Ka shumë papunësi
NE FAQEN 2