Sot një diskutim i madh. Të ftuar edhe ekspertë e politikanë të huaj
Të gjitha partitë kryesore parimisht dakord
«Dosjet» mbi... tryezë
TIRANE — ”Lustrimi dhe dosjet sekrete”, ky është titulli i një diskutimi të madh që do të fillojë sot në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës. Tryeza e rrumbullakët është organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Fondacioni ”Soros”. ”Qëllimi i këtij diskutimi është që të sjellë në vëmendjen e opinionit publik çështjen e dosjeve, aq të diskutuar në ditët e sotme — i tha Gazetës Shqiptare Kujtim Çashku, Kryetar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit — ardhja e diskutantëve të huaj do të bëjë që përvoja e tyre të ballafaqohet me tonën duke i shërbyer kështu hartimit të një ligji sa më të saktë”. Aktiviteti i sotëm është i rëndësishëm edhe në një kuptim tjetër. Asnjëherë më parë nuk janë bashkuar në Tiranë figura kaq të njohura të disidencës antikomuniste të Europës Lindore. Mes diskutantëve — krahas shumë studiuesve të njohur dhe aktivistëve të Federatës së Helsinkit nga vende të Europës Lindore — ndodhen edhe figura të shquara të ”Solidarnost” dhe të revolucionit rumun të dhjetorit 1989.
TIRANE — Kthehet edhe njëherë në qendër të vëmendjes së opinionit publik shqiptar problemi i famshëm i dosjeve të informatorëve të Sigurimit. Këto herë iniciativa është marrë nga një forcë e paanëshme, nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që mundohet kështu t'u vijë në ndihmë demokracisë së re shqiptare për të hequr një problem që prej kohësh po i ngatërrohet asaj nëpër këmbë. Tani për herë të parë palët mblidhen rreth së njëjtës tryezë, përfaqësues të forcave të ndryshme politike për të diskutuar rreth këtij problemi, njëri nga më delikatët e shoqërisë së sotme shqiptare.
Në parim të gjitha forcat politike janë shprehur në favor të hapjes së tyre për politikanët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë, por një ligj për mënyrën e procedimit me to ende nuk është aprovuar nga Parlamenti Shqiptar. Ndoshta diskutimi i sotëm dhe ballafaqimi i përvojave të shteteve të tjera të Lindjes do të ndihmojë në shqyrtimin e aprovimit të tij. Udhëheqës të partisë në pushtet, Partisë Demokratike, e kanë kundërshtuar disa herë, në shtypin e tyre dhe në diskutime domosdoshmërinë e zgjidhjes ligjore të këtij problemi. Nga ana tjetër, të intervistuar nga Gazeta Shqiptare edhe shumica e politikanëve drejtues të partive të tjera më të mëdha të vendit nuk hezitojnë të shprehin mendimin e tyre në favor të hapjes së dosjeve. Namik Dokle i Partisë Socialiste — që do jetë një nga diskutantët e sotëm — dhe sheh mendimin e partisë së tij: ”Mendimi i parë i partisë sonë është që të hapen dosjet. Ne vetë, si grup parlamentar kemi paraqitur prej kohësh dy projektligje mbi këtë problem”. Ndërsa, për Arben Imamin e Aleancës Demokratike problemi nuk qëndron thjesht në faktin nëse duhen hapur apo jo ato, por në përcaktimin e një qëndrimi të prerë në lidhje me të ardhmen e tyre. ”Dosjet në fakt funksionojnë edhe sot. Personalisht jam dakord që ato të bëhen publike për politikanët e lartë dhe zyrtarët duke filluar nga Presidenti i Republikës deri në nivel ambasadorësh e zëvendësministrash”, shtoi Imami. Edhe një përfaqësues i një partie tjetër, Gaqo Apostoli i Partisë Socialdemokrate, mbron idenë e hapjes së tyre deri në një nivel të caktuar të politikanëve e zyrtarëve. ”Nëse mendojmë t'i shërbejmë bashkimit kombëtar, procesi i hapjes së dosjeve duhet të ketë një limit të poshtëm”, tha Apostoli duke kujtuar se partia e tij kishte qenë nga të parat që e kishte ngritur domosdoshmërinë e zgjidhjes së këtij problemi.
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë
«Sigurimi», alarm në RTV Shqiptar
Dyshime për 63 ish-informatorë
TIRANE — Alarm në Sindikatën e Pavarur të RTV Shqiptar.
Ka shpërthyer një fushatë misteri dhe dyshimesh, menjëherë pas dorëheqjes së papritur të S.V., Kryetar i Këshillit Drejtues të kësaj sindikate, i cili — të pretenten — kish vetëdenoncuar veten si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit qysh prej vitit 1976. ”Kjo dorëheqje ishte një grusht i rëndë për Sindikatën”, komenton dorëheqjen misterioze Paulin Shkjezi, tashmë drejtuesi kryesor i kësaj sindikate. Menjëherë pas kësaj — në një mbledhje të zgjeruar ku morën pjesë rreth 500 punonjës të sistemit radioteleviziv të Shqipërisë — u anëtarë të Këshillit Drejtues të Sindikatës së Pavarur të RTV Shqiptar, apeluan para kolegëve të tyre, duke kërkuar dorëheqjen vullnetare të të gjithë personave që kishin bashkëpunuar me ish-Sigurimin e Shtetit.
”Ekzistojnë ende në institucionin tonë lidhje të vjetra e të fshehta të ish-sigurimsave — thotë për Gazetën Shqiptare Paulin Shkjezi — dhe patjetër S.V. mund të jetë shtrënguar prej tyre për ta kryer këtë vetëdenoncim publik”. Shkjezi — që personalisht është për hapjen e të gjitha dosjeve — nuk pranon të komentojë faktin e konfirmuar nga një koleg i tij i sindikatës, i cili në mbledhjen publike të ditës së hënë, kish thënë se në institucionin e tyre kish 63 ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Sidoqoftë Shkjezi është i shqetësuar për atë atmosferën e krijuar, plot mistere e dyshime. Ende nuk është përcaktuar ndonjë strategji e veçantë për të përballuar këtë gjendje, ndërkohë që i vetmi hap i shpejtë mund të jetë takimi me Drejtorin e Përgjithshëm të RTV, menjëherë pas kthimit të tij nga një udhëtim jashtë Shqipërisë. Në RTV sapo është ”hapur” dosja e parë, madje për drejtorin kryesor të Sindikatës, njëkohësisht dhe gazetar në Radio pranë sektorit të Jashtëm. Është një episod tronditës dhe jo vetëm për RTV... (e. L.)
Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë njeri është aprovuar nga Parlamenti Shqiptar. Ndoshta
— që do jetë njëri nga diskutantët e sotëm — shprehen mendimin e partisë së tij: ”Mendimi i prerë nuk
— do të jetë njëri nga diskutantët e sotëm — shprehen mendimin e partisë së tij: ”Mendimi i prerë nuk
është — që do jetë njëri nga diskutantët e sotëm — shprehen mendimin e partisë së tij: ”Mendimi i prerë nuk
zgjidhjes së këtij problemi.
Fatos Bakhaku madje për drejtuesin RTV... (e. L.)
Incidenti i Laçit: filloi procesi ndaj 5 policëve
Aku zë për rrahje vrasëse
TIRANE — Rikthehet në qendër të vëmendjes gjyqi e Tiranës — episod i dhunës në Degën e Rendit Publik të Laçit, ku një vit më parë kishte vdekur nga rrahjet shtetasi David Leka.
Janë Taf Sopoti, Alfred Hima, Ardian Halili dhe Musa Hajdari, katër policët e akuzuar ”se në bashkëpunim kanë kryer vrasjen me dashje për hakmarrje të David Lekës që nuk mund të mbrohej”, ndërkohë që Preng Laska — ish-oficeri i shërbimit në Degën e Rendit, Laç — duhet të mbrohet ndaj akuzës tjetër ”të kryerjes së veprimit që bien në kundërshtim me përmbushjen e rregullit të detyrës, që kanë sjellë pasoja të rënda në veprimtarinë e rregullit të institucionit dhe interesave të ligjshme të shtetasve”.
Episodi — që kish tronditur për disa ditë me radhë qytetin e Laçit — fillon në mesditën e 12 gushtit ’93. Kur pas një zënke në tregun e fshatarëve, viktima David Leka — sipas akuzës — kish goditur me thikë oficerin e Policisë, Ilir Dosti, i cili me pistoletë në dorë kish dashur të ndalojë makinën ku ndodheshin edhe vëllezërit e tjerë Leka. Pas kapjes së viktimës nga organet e Rendit, ai është shoqëruar për në Degën e Rendit, ku është marrë edhe masa e ndalimit. ”Ushtrimi i dhunës nga të pandehurit Sopoti, Hima, Halili e Hajdari — shkruhet në aktakuzë — ka qenë i tmerrshëm dhe çnjerëzor”. Pas vdekjes së David Lekës dy ditë më vonë — në Spitalin Klinik numër 2 të Tiranës — ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalluar në trupin e tij mjaft plagë, të përfshira në rreth 12-13 diagnoza. Po këtë ditë organi i Prokurorisë kish marrë në përgjegjësi penale personat përgjegjës dhe — duhet pranuar — mbi bazën e denoncimeve nga vetë Dega e Rendit Publik, Laç. (e. L)
«Është numri...»
TIRANE — Një tjetër reformë e rëndësishme për Policinë Shqiptare. Për herë të parë në historinë e kësaj arme, punonjësit e Policisë janë të detyruar që të bashkëngjisin uniformës së tyre edhe numrat e identifikimit. E filluar në kryeqytet, iniciativa e re po plotëson kështu një nga synimet kryesore të programuara nga drejtuesit e lartë të Ministrisë së Rendit Publik. Pas kësaj, çdo shtetas shqiptar, do ta ketë mjaft të lehtë për të identifikuar punonjësin e Policisë — me të cilit mund të ketë kontakt — vetëm nëpërmjet numrit.
DJE NË SHQIPËRI
MINISTRI I MBROJTJES ZHULALI FLET PARA GAZETARËVE PAS KTHIMIT NGA SHBA — Është cilësuar si një vizitë e suksesshme vizita e ministrit shqiptar të Mbrojtjes në SHBA. Kështu — ka deklaruar Zhulali në një konferencë me gazetarët — përfundoi me hartimin e një programi të përbashkët që parashikon asistencë për ushtrinë shqiptare, mbështetje në legjislacion, mbështetje tekniko-shkencore dhe në aktivitet inxhinierike. Përveç kësaj marrëveshjeje vizita në SHBA a konsiderua dhe si një tjetër mundësi për zgjerimin e kontakteve të mëtejshme në fushën ushtarake.
MALËSI E MADHE, POLICIA PYJORE NËN KËRCËNIMIN E KEQBËRËSVE — Vazhdon të përsëritet rasti i kërcënimit ndaj punonjësve të Policisë Pyjore. Këtë herë, vetëm brenda pak ditëve, inspektorët e Malësisë së Madhe, janë rrezikuar nga elementë keqbërës të cilësisë së tyre në flagrancë duke dëmtuar në sasi të konsiderueshme drurët e pyjeve në sektorin e Vermoshit dhe më pas në atë të Koplikut.
DURRËS, GJENDJE E DESHPERUESHME E SHTËPISE SË FOSHNJËS — Vazhdon të jetë një gjendje e mjerueshme 45 fëmijët e vegjël të Shtëpisë së Foshnjës në Durrës. Ndërtesa është caktuar prej kohësh një fond i veçantë për rikonstruksionin e kësaj Shtëpie, një fond i veçantë për rikonstruksionin e kësaj Shtëpie, ende nuk kanë filluar punimet e nevojshme. Ndërkohë fëmijët jetojnë në mjediset, aspak të përshtatshme, të ish-maternitetit të vjetër të cilit i ka dalë tashmë edhe pronari i dikurshëm. Ndërkohë po sfidohet mundësia për të dalë nga kjo gjendje. Drejtori i këtij institucioni i deklaroi gazetës se kyçur të shtypit se fondi i caktuar nga dikasteri në fjalë është i vogël, dhe për më tepër ende nuk ka mbërritur në duart e tij. ”Zoti e di, Shtëpia e Foshnjës në Durrës. Një shoqatë bamirëse, me palsa që përfundon pra dhe të ndihmojë më shtëpinë se foshnjës, do të rikonstruksioni i ndërtesës së Shtëpisë së Foshnjës.
Nikel-kobalti paralajmëron grevë urie pas falimentimit
Elbasan, protestë e 600 punëtorëve të papunë
ELBASAN — MBI 600 punonjës të Kombinatit të Nikel-Kobaltit të Elbasanit paralajmërojnë grevë urie.
Shkak i këtij vendimi të prerë është bërë mbyllja — pas deklarimit të falimentimit nga Agjencia e Ristrukturimit të Ndërmarrjeve — e këtij kombinatit. ”Pasi sakrifikuam rininë tonë në gazrat dhe pluhurat e kësaj vepre dukë marrë si shpërblim varfërinë dhe sëmundjet profesionale, me vendimin e fundit u hodhëm që të gjithë pa mëshirë rrugëve e pa asnjë burim jetese”, thuhet në peticionin që punëtorët i kanë dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit dhe grupeve Parlamentare.
Falimentimi i Kombinatit konsiderohet nga punëtorët si i paligjshëm pasi sipas tyre ”në llogarinë tonë janë mbi 420 mijë dollarë” dhe për situatën e krijuar ata akuzojnë stafin drejtues si të paaftë për të vënë në eficencë objektet e ndryshme dhe se ka abuzuar me pasurinë e ndërmarrjes. Madje ata kërkojnë dhe ushtrimin e një kontrolli mbi aktivitetin ekonomik të ndërmarrjes në këto 3 vitet e fundit.
Gjendja e krijuar është më të vërtetë kritike. Ndërkohë që kanë mbetur vetëm pesë ditë — data 28 është caktuar si afati i fundit — nga fillimi i grevës së urisë, plotësimi i kërkesave të tyre — midis të tjerave edhe ndarja mes punonjësve e pasurisë së ndërmarrjes apo zgjidhjen e problemit të ripunësimit të tyre në objektet e tjera të rajonit të metalurgjikut që ende janë në punë — mbetet e vetmja rrugë dhe shpresë për ndalimin e këtij vendimi të dhimbshëm të punëtorëve.
p. re
Kombinati metalurgjik në Elbasan
Ndalohet vrasësi i policit
PUKË — Ka mbetur viktimë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri 25-vjeçari Ndue Mark Pjetri, punonjës i Komisariatit të Policisë së Pukës.
— Ka mbetur viktimë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri 25-vjeçari Ndue Mark Pjetri, punonjës i Komisariatit të Policisë së Pukës.
Vrasësi — tashmë i arrestuar — është Ndue Preng Lasha nga fshati Blinisht. Episodi i rëndë është verifikuar në errësirën e natës në fshatin Kushnen. Pas kësaj ka filluar ndjekja e etshme e policisë për të kapur vrasësin e Pjetrit. Vetëm pas disa orë kërkimesh Ndue Preng Lasha u ndalua nga ndjekësit e tij në afërsi të një pylli pranë Kushnenit. Ende nuk janë bërë të ditura hollësi mbi shkaqet e këtij akti, por burime të Policisë bënë të ditur se ajo ka ndodhur për ”motive të dobta”.
Kush do t’i bjerë kësaj harpe?
REALITET KURSIV
TIRANË — Ndihmat që vij-në nga shumë shtete dhe sho-qata kanë mbërritur edhe në Institucionet tona artistike.
Por — sikurse ka ndodhur edhe në fusha të tjera — nganjëherë ato kanë mbetur pa u përdorur. Kështu ka ndodhur edhe me një instrument të veçantë muzikor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Këtu një harpë e ardhur prej kohësh nga Austria vazhdon të flejë. Shkaku: deri tani askush prej instrumentistëve tanë nuk ka ditur t’i bjerë asaj.
Dihet se instrumentat muzikorë janë nga mallrat më të kushtueshëm, por mes tyre harpa ...
... kushtuar australakëve jo pak, por 15.000 dollarë. Me dhurimin e saj ata kanë synuar të ndihmojnë orkestrën shqiptare në mbushjen e një boshllëku me disa instrumenta speciale, të cilat nuk përdoren në të gjitha koncertet. Tani, harpes gjigande me sa duket do t’i duhet të presë edhe për disa kohë. Një instrumentiste e re e apasionuar po mundohet të ushtrohet me të. Vetëm atëherë, kur duart e muzikantes së re ta zotërojnë plotësisht harpen gjigande, tingujt e saj do të përzihen me ata të instrumentave të tjerë të orkestrës së suksesshme të Teatrit të Operas e Baletit. (p. re.)
Ministri i Jashtëm italian s’pranon masat ndaj imigrantëve
NE BRENDSI
Ministri i Jashtëm italian s’pranon masat ndaj imigrantëve
«Zgjidhje e gabuar dhe egoiste»
NE FAQEN 2
Sot Italia duhet të fitojë patjetër ndeshjen me Norvegjinë
Futen në lojë Benarrivo e Massaro
NE FAQEN 3