Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E dielë 26 qershor 1994

Nis pagesa për shëndetin

Së shpejti do të aplikohet një lloj i ri sigurimesh Do të paguhet 3 për qind nga paga Së shpejti do të aplikohet një lloj i ri sigurimesh Nis pagesa për shëndetin Do të paguhet 3 për qind nga paga TIRANË — Revolucion në shëndetësi. Për herë të parë dhe në Shqipëri — projekti i ligjit i aprovuar tashmë nga Qeveria do të kalojë së shpejti në Parlament — do të hyjë në përdorim sigurimi shëndetësor. Aplikimi i kësaj forme të re — është një nga hapat më të rëndësishëm të reformës në këtë fushë — do të ketë për qëllim të rregullojë financimin e shëndetësisë dhe gjetjen e formave të reja për të realizuar të ardhura dhe për këtë sektor. Ligji i Sigurimit Shëndetësor konsiderohet nga specialistët si esencial për financimin e shëndetësisë. Ai do të realizohet nëpërmjet krijimit të një fondi të veçantë i cili do të mbushet nga shteti dhe nga vetë qytetarët. "Ky fond parashikohet të jetë afro 2,6 miliard lekë" shpjegon për Gazetën Shqiptare Zamir Kadiu, drejtor i Drejtorisë Ekonomike pranë Ministrisë së Shëndetësisë — nga të cilat buxheti i Shtetit do të derdhë 1-1,3 miliard, ndërsa pjesa tjetër do të mbushet nga kontributi i popullsisë aktive në punë. Kështu, secili do të paguajë tashmë një shumë e cila do të përbëjë 3,4 për qind të të ardhurave të tij mujore. Nga kjo 1,2 për qind do të paguhet nga punëdhënësi, ndërsa pjesa tjetër nga vetë i punësuari. I ndryshëm do të jetë kontributi i të vetëpunësuarve (kryesisht fshatarët): për ta do të caktohet një tarifë fikse e cila do të llogaritet nga të ardhurat mesatare vjetore për fshatin dhe paga minimale për qytetin. Tarifat e këtij sigurimi të ri nuk kanë të bëjnë aspak me ato që paguhen sot — kryesisht për pensionet — qytetarët shqiptarë. "Aplikimi i sigurimeve shëndetësore në Shqipëri — thotë Kadiu — do të mbulojë kryesisht çmimet e barnave esenciale — do të përfshijë një listë e posaçme e cila do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave — si dhe shpenzimet e vizitës nga mjeku i përgjithshëm". Përsa i përket barnave mendohet se kjo formë do të zgjidhë një herë e mirë çështjen e mungesës së medikamenteve. Ndërsa nëpër spitalet e falas dhe i sëmuri do të paguajë vetëm kanatën me çmim të subvencionuar. "Ndërkohë shteti do të vazhdojë dhe në të ardhmen të financojë nga buxheti i tij — siguron Kadiu — dhe kujdesin shëndetësor parandalues, vizitën dhe ekzaminimin për fillimin e diagnozës si dhe nga specialistë si dhe investimet e ndryshme". Deri tani në Shqipëri të gjitha shpenzimet për shëndetësinë janë mbuluar nga buxheti i shtetit për 1994 ato zinin vetëm 2.8 për qind të Prodhimit të Brendshëm të Përgjithshëm (GDP) ndërkohë që në vendet e tjera shkon nga 5 deri 14 për qind. Ndërsa shpenzimet për frymë nuk i kalojnë 15 dollarët në vit. "Për zbatimin e suksesshëm i sigurimeve shëndetësore do të rrisë nivelin e kujdesit shëndetësor" — do të menjanojë abuzimet me shpeshta që janë shfaqur sot në tregun e farmacive vendase përfundon Kadiu. Ndërkohë ky ligj i ri do të konsiderohet gjithnjë si një kapital i hapur, në mënyrë që të pasqyrojë çdo ndryshim që do të bëhet në të ardhmen në fushën e shëndetësisë. Qendra Shëndetësore Universitare në Tiranë Armand Mero
Zamir Kadiu Armand Mero Tiranë Shqipëri

Skandali i doganave: kthehet në shtëpi edhe ish-drejtori

Në arrest që vitin e kaluar Skandali i doganave: kthehet në shtëpi edhe ish-drejtori TIRANË — Ka dalë nga qelitë e Burgut të Tiranës ish-drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare. I akuzuar në fund të vitit të kaluar për "shpërdorim detyre". Thoma Bicoi u ish arrestuar pas dyshimeve për implikim në atë që atëherë u quajt "skandali i doganave", duke u ndjekur më pas edhe nga akuzë të tija nga kryeqyteti dhe rrethe të tjera kultare. Vendimi i fundit i organeve të Prokurorisë, ende mbetet i pakonfirmuar përsa i përket faktit që rikthimi i tij në familje i kishte thjesht një ndryshim i masës së sigurimit apo pushim i çështjes penale. Sidoqoftë prej mesditës së të enjtes Blloku nuk ishte më kontigjent i Burgut të Tiranës. Një vendim i njëjti është marrë këtë ditë edhe për dy antarë të tjerë, të cilët gjendeshin në të njëjtin burg, pas akuzave për "kontrabandë". Kjo akuzë së bashku me "shpërdorimin e detyrës" apo "falsifikimin e dokumentave" kish marrë në përgjegjësi penale rreth 20 doganierë dhe tregtarë të ndryshëm. Vendimet e fundit janë ndoshta sinjali i parë drejt përfundimit të hetimeve. (e)
Thoma Bicoi Tiranë

Ditë kombëtare për çamët e vrarë e të shpërngulur

Propozim në Parlament Ditë kombëtare për çamët e vrarë e të shpërngulur TIRANË — Propozohet që në kalendarin kombëtar të Shqipërisë dita e nesërme — pikërisht 27 qershori — të shpallet “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të çamërisë nga shovinistët grekë”. Janë rreth 30 deputetë të Parlamentit Shqiptar, të cilët sapo kanë paraqitur relacionin e një Projektligji që, parashikon gjithashtu edhe ngritjen në Konispol të një Memoriali në kujtim të viktimave të genocidit të qershorit '44. “Këtë kërkesë e bëjnë të udhëhequr nga dashuria dhe jo nga urrejtja, nga mirëkuptimi e jo nga revanshi, nga jeta dhe jo nga vdekja”, shkruajnë midis të tjerave deputetët shqiptarë, të cilët bëhen gjithashtu të parët politikane shqiptarë që ngrejnë çështjen çame deri në nivelin e një Ligji për Parlamentin Shqiptar. Ajo çka sot kërkohet si ditë kombëtare, kish filluar pikërisht 50 vjet më parë dhe në historinë e kombit shqiptar ka mbetur e shkruar si një nga tragjeditë më të dhimshme. “E hëna e përgjakëshme”, e njohur nga Fuqitë e Mëdha më 1913 — shkruajnë në relacionin e Projektligjit deputetët shqiptarë — Çamëria do popullsi e saj shqiptare, pjesë e pandashme e besimit islam, u bënë viktima të sprapsjes sistematike në përfundim të Luftës së Dytë Botërore në qershor 1944.” Hyrja e Parlamentit Europë”. Po sipas këtij materiali, myslimanët shqiptarë që për shekuj me radhë kishin mundur t'i shpëtonin helenizimit — si rezultat i dhunës e terrorit të bandave gjenerali grek Zerva, u detyruan të lënë trojet e tyre të lashta, për t'u strehuar në fundimisht në territoret shqiptare. Deri mars të vitit 1945 u vranë 2.300 myslimanë shqiptarë, ndërsa 2.400 të tjerë vdiqën rrugës për në Shqipëri, duke lënë pas të braktisura pasurinë e mbi 60 fshatrave dhe 5.800 shtëpive të djegura. (e.)
Zerva Shqipëri Konispol Çamëri Europë

DJE NE SHQIPERI

FESTOHET 66-VJETORI I GARDES SE REPUBLIKES — Është festuar në prezencën e autoriteteve më të larta shtetërore të vendit 66-Vjetori i krijimit të njësisë prve ndërtuese të ujërat të forcave të armatosura shqiptare. Ordësi të Republikës në kuadër të kësaj ngjarjeje e së organizuar në Tiranë në ceremoni përkujtimore, ku kanë marrë pjesë Presidenti Sali Berisha, Zëvendëskryeministri Bashkim Kopliku, Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, Ministri i Rendit Agron Musaraj. Në këtë rast Presidenti Berisha ka dekoruar me urdhëra të ndryshëm një numër ushtarakësh të kësaj njësie speciale. TIRANË, STUDIM URBANISTIK PER ZONEN E SAUKUT — Është miratuar tashmë një studim i plotë urbanistik për zonën e Saukut në juglindje të Tiranës. Si pas këtij studimi parashikohen të sistemohen në këtë zonë mbi 5.000 banorë të cilët do të strehohen në godinaj dy katëshe sipas planit rregullues të Tiranës. 1.200-1.400 banorë do të sistemohen në qendrën e pjesa tjetër në bazë individuale. PERKUJTOHET ALBANOLOGU BAXHTIHASAN — Instituti i Kulturës Popullore i Akademisë së Shkencave ka organizuar në takim për të nderuar kujtimin e folkloristit të njohur Qemal Haxhihasani. Kolegi e tij të Institutit mbajtën disa kumtesa për figurën e veprën e përkushtuar të Haxhihasanit si mbledhës dhe studiues i thesarit të folklorit shqiptar. Me këtë rast u dorëzua urdhëri “Punonjës i Shquar i Arsimit dhe Shkencës” akorduar Haxhihasanit nga Presidenti i Republikës.
Sali Berisha Bashkim Kopliku Safet Zhulali Agron Musaraj Qemal Haxhihasani Shqipëri Tiranë Sauk

Një gazetar ish vrarë para 1 viti

Përkujtim Një gazetar ish vrarë para 1 viti TIRANË — Kalon një vit nga vdekja tragjike e gazetarit të ATSH, Fatmir Elezi. I goditur me grusht nga persona pa emër të identifikuar që pas një incidenti të rastësishëm në rrugën pranë Presidencës së Republikës — Elezi deri atëherë drejtor i lajmeve të jashtme në ATSH, pas dhjetë ditë në gjendje kome, vdes në Spitalin Civil të Tiranës. “Shpëtoi Shqipëria se sa duket ende s'i majtojmë dy vitet e lirisë së tij për t'u bërë barrë e fortë e kriminalevë ordinere” — thoshte në varrimin e Elezit një koleg i tij dhe e gjithë kjo për shkak të harrimit të një çakë pak të ruajtur lëkurën. Sot, pas një viti, Elezi por dhe rrëfimi prapë, varri i tij, bëjnë thirrje për kujtesë. (e.)
Fatmir Elezi Tiranë

Aventurat e ekranit

Sheshi i Universitetit: këtu instalohet ekrani gjigand TIRANË — Nuk po gjen rehat ekrani i madh televiziv i vendosur në verandën e Universitetit të Tiranës. Bashkë me të edhe tifozëria e shumtë që duan të ndjekin ndeshjet e Botërorit "USA '94". I programuar që në fillim për ta transmetuar çdo cast nga ky Kampionat, ekrani herë vetëm dhe herë hiç. Ndoshta si pas faktit se tej — dhe organizatorëve — një të vërtetë nuk po organizohen brenda pak ditëve aktivitete të tjera që e bëjnë të pamundur "qëllimin final" të ekzistencës së këtij ekrani. A. M.
A. M. Tiranë Sheshi i Universitetit

Tiranë, do të kapen stacionet e Rai-t edhe nga sateliti

Mbërrijnë pajisjet Tiranë, do të kapen stacionet e Rai-t edhe nga sateliti TIRANË — Mbërrijnë në kryeqytet edhe pajisjet e përfshirë të televizive për stacionet satelitore italiane. Duke filluar që nga kjo javë — sipas specialistëve të RTVSH — sinjalet e Rai Uno e Rai Due nuk do të merren si deri tani — direkt nga etri — por nga sateliti. Aktualisht gjithcka është përqëndruar te instalimi, ndërkohë që ky operacion ende po mendohet në për nga vendi i përhershëm e ekzistues, që prej kohësh transmetivin i kërkuar cilësitë për të gjitha. Edhe për stacionet shtetërore televizive të Italisë financimi ishte bërë i mundur nga Bashkia e Tiranës. Fillimisht të tendit për dy satelitë stacione satelitore — tashmë i funksionin — 1 është besuar përfundimisht edhe për përserishta e Rat. Kështu në këtë muaj tërra të “USA '94”, shikuesit kryeqytetas do ta kenë më të “vështirë” për të zgjedhur stacionet e tyre më të preferuara. Numri është trintur... (e.l)
Tiranë Itali

Plagoset pas krismave në qendër

Zhduken autorët TIRANË — Kanë shpëtuar për mrekulli edhe mjaft kalimtarë e klientë të tjerë. Plagoset pas krismave në qendër TIRANË — Kanë shpëtuar për mrekulli edhe mjaft kalimtarë e klientë të tjerë — në një nga baret përballë hotel “Dajti” në kryeqytet — pikërisht atëhere kur me la krisma pistolete ish plagosur një i ri, ndoshta i kërkuar nga i rivali. Sidoqoftë ka zgjetur vetëm pak tensiojë e i kërkuar — në mbrëmjen e së enjtes — ndoshta edhe për shkak të pranisë së menjehershme të forcave të Rendit. Vetë i plagosuri ka shpëtuar vetëm me një goditje në pulpen e këmbës, ndërkohë që personat që qëlluan janë ende nën ndjekje të policisë. (p.re.)
Tiranë Hotel “dajti”

NE BRENDESI

Sa kushtojnë pushimet në Shqipëri Në faqen 2 Mbledhja e KS-së në Korfuz Në faqen 2 Verë me ritmin e rock-ut Faqja e fundit
Shqipëri Korfuz

Syri tek Botërori

Në stadiumet e Botërorit një grup “pastruesish elektronikë” pastron shkallët me anë të forcës së ujit Nga Londra parashikime dhe rezultate Në faqen 3 Sfida e ditës Bullgari-Greqi derbi ballkanik Në faqen 3 Rezultate shifra dhe komente Në faqen 3
Londër

Njoftime

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? KE NDONJE GJE PER TE BLERE? Njoftimet e vogla publikohen për herë të parë falas Shitje, blerje, dhënie me qira të pasurive të tundshme dhe të patundshme, si dhe të vendeve të punës. Telefoni për lajmërimet në Gazeta Shqiptare Tel. 042/32646. Tregoni me fjalë të shkurtë e të qarta dëshirën dhe tregun tuaj. JAP ME QERA — një shtëpi me 2 dhoma e 1 kuzhinë e cila ndodhet në Rrugën “Vllazen Huta” Nr. 91 (ish-zyrat Europianes SH.P.K.). Kontaktot, me familjen Resora, Rruga “Idj Vorobov” 14 në Tiranë. SHITJE JEPET ME QERA — Hotel Restorant “Horoskopi”. Ka 5 kate, restorant 200 vende, kati i dytë, 10 dhoma të mëdha fjetjeje, bodrum me sipërfaqe 250 metër katror dhe parking. Objekti shitet ose jepet me qira edhe pjesërisht dhe ndodhet në stacionin e fundit të “Tiranës së Re”. Adresa Rruga “Lufta e Stalingradit”, Nr.6, telefon 42515. SHITET — shtëpy e re: 2 dhoma, sallon ndenjeje, kuzhinë, 2 banjo, lavanteri, ballkon, garazh, magazinë, tarracë, villorë. Objekti 290 metër katror. Shtëpia ndodhet në pjesën perëndimore të Liqenit Artificial të Tiranës. Adresa: Rruga “Ludgj Gurakuqi”, Nr.6, telefon 42615. JEPET ME QERA — me lokal 65 metër katror, 1 restorant, 1 bar, mbyllur, bodrum, me magazinë, barakë, banjë. Dyqani ndodhet në Rrugën e Kavajës. Adresa: Rruga “Lufta Çlirimtare”, Nr.6 telefon 42517. JAP ME QERA — një apartament 4 dhoma, 1 kuzhinë, banjo, me qasje në oborr. Lartësorur me numrin e telefonit 27115 (nga ora 13.00/20.00) me drejtpërdrejt në Rrugën “Mite Frashëri”, Pallati 32, Shkalla 1, Apartamenti 13 në Tiranë. JAP ME QERA — një shtëpi njëkatëshe me oborr, ka vend edhe për magazina. Shtëpia përbëhet nga 2 dhoma, 1 kuzhinë dhe 2 banjo. Telefoni 2210 (nga 19.30 — 10.00) në adresë “Besa”. SHES — një shtëpi 2 dhoma e 1 kuzhinë me aneks, me oborr, verandë. Adresa Rruga “Ibrahim Dalliu” Nr.9 në Tiranë.
Tiranë Rruga “vllazen Huta” Rruga “lufta E Stalingradit” Liqenit Artificial Të Tiranës Rruga E Kavajës

ADRIATIKA NAVIGAZIONE S.p.A. - VENEZIA

Zattere 1411 - Tel. 0039/41/781611 - Fax 781805 - Tlx 410045 Tragete për Pasagjerë, Vetura, Kamiona DURRES - BARI - ANKONA TRIESTE - DURRES Nga DURRESI për BARI: çdo të Enjte niset ora 12.00 çdo të Dielë niset ora 12.00 Nga DURRESI për ANKONA: çdo të Martë niset ora 19.00 çdo të Premte niset ora 22.00 Nga DURRESI për TRIESTE: çdo të Mërkurë niset ora 19.00 çdo të Shtunë niset ora 19.00 Agjensia në SHQIPERI DURRES: DETARE SHTETERORE Tel. 052/2233 - Fax 22911 - Tlx 4148 Agjensia në ITALI BARI: AGESTEA Srl - via Liside,4 Tel. 0039/80/331555 - Fax 330628 - Tlx 810043 ANKONA: MARITIME AGENCY Srl - Via XXXIX Settembre, 20 Tel. 0039/71/204915 - Fax 202296 - Tlx 560022 TRIESTE: AGEMAR Srl - Piazza Duca degli Abruzzi, 2/a Tel. 0039/40/363222 - Fax 77723 - Tlx 460059
Venezia Durrës Bari Ankona Trieste