Alia përballë dënimit: sot përfundon procesi
Në orën 9.00 jepet vendimi i gjykatësve
Pas 40 ditë hetimi në Gjykatën e Tiranës
TIRANE — Përfundimisht mbeti jashtë çdo dyshimi se 100 të ftesuar, të vetmit që do të mund të asistojnë drejtpër drejt në vendimin e Gjykatës së Tiranës për ish-Presidentin Alia dhe tre ish-funksionarët më të lartë partiakë e shtetërorë të regjimit. Sot në ora 9.00 vijë ashtu siç njofton afishi i emëruar me autorizimin e Kryetarit të Trupit Gjykues — do të vendoset përfundimisht mbi fajësinë ose pafajësinë e perandorisë së Alisë. Edhe pak orë dhe akuzat janë të detyruara të konvertohen në vite burgu, ose masa të tjera që mund të çmojnë vetëm gjykatësit.
Kështu pikërisht pas 40 ditësh të këtij procesi gjyqësor, mbyllet thuajse përfundimisht edhe cikli i hetimeve e proceseve për bllokmenët e funksionarët më të lartë të regjimit. E filluar me velushen Hoxha, pastaj me dhjetë bllokmenët e parë — tashmë të gjithë të gjykuar e dënuar — procesi për Alinë e një ish-funksionarët e mbetur, mund të jetë mundësia e fundit e shqiptare për të shikuar ish-udhëheqësit e vetë të dikurshëm kokëulur në bankën e të pandehurve. Ndërkohë që edhe mungesa e gjykimit të mungesës tashmë duket e pamundur, pasi afro një muaj më parë organi i Prokurorisë pushoi hetimet ndaj Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Kadri Hazbiut, Beqir Ballukut e mjaft ish-udhëheqësve të tjerë me argumentin e "mungesës së subjektit ose plotësimit të mungesës së subjektit të ndjekjes penale".
Sikurse edhe në proceset e tjera ndaj "perandorisë" së Hoxhës e Alisë, edhe këtë herë askush prej të pandehurve nuk pranoi të marrë përsipër "krimet e regjimit".
Shpresherë "show" mbrojtës kish shërbyer dhe si një "takim" i ish-udhëheqësve komunistë me adhuruesit e tyre personalë, ndërkohë që akuzat ishin "takuar" me dënimin gjithmonë pa "bindjen" e atyre që do ta pësonin. Edhe këtë herë — të paktën pas pretencës — kërkesa e Alisë dhe nën të pandehurve të tjerë, ishte veçse "pafajësi". Sot gjykatësit duhet të zgjidhë midis kësaj kërkese dhe viteve të burgut që kish kërkuar mbrojtësi i akuzës: Alia 10, Marko 10, Stefani 8, Çela 7, Ramiz 6. Isa G[?]arca [?] 5 vjet me 5 vjet kusht, Myftiu 5 vjet me 5 vjet kusht, Mino 4 dhe Haderi 3 vjet heqje lirie. Enigma do të zgjidhet vetëm pak. Në orën 9.00 vendimi...[e.l]
Shkatërrohen ushqimet e rrezikshme
Vendim i Bashkisë së Elbasanit
ELBASAN — Në Elbasan janë bllokuar me pas asgjësuar si të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve një sërë produktesh ushqimore. Vendimi është marrë nga dega e institutit të higjenës së qytetit e cila pas analizave që kreu urdhëroi asgjësimin e 5.530 copë konservave të mishit të pulës të cilave u kishte kaluar prej kohësh afati i përdorimit. Ndërkaq janë gjetur qindra kg peshqimë[?] të cilat — sipas specialistëve të higjenës — përbënin rrezik infeksioni për shkak të kushteve jonormale të ruajtjes dhe shitjes së këtij malli. Raste të tilla ishin verifikuar edhe më parë në Elbasan. Brenda një harku kohor tremujor janë bllokuar nga Bashkia 68.000 kokrra vezë dhe një sasi e madhe sallami e ushqimesh të tjera të ekspozuara ndaj rrezikut të prishjes. Specialistët e higjenës thanë për Gazetën Shqiptare se kontrolle të tilla tashmë kryhen në mënyrë të rregullt.
Me. Ki.
Vlora: kryeqyteti i motoskafëve
VLORE — Është shtuar në mënyrë galopante numri i motoskafëve që do të ankorohen në Portin e Vlorës. Një pjesë e mirë e motoskafëve janë të paregjistruar në Kapitanerinë e Portit. Vetëm numri i atyre që tashmë janë regjistruar e kalon trefishin e atyre që figurojnë zyrtarisht në portet e tjera shqiptare. Për më tepër paraqitja e këtyre vjen muhuri i tyre të dyshimtë.
Përballë luksit gjithnjë në rritje të motoskafëve — shumë nga të cilët përdoren për trafikim ilegal të klandestinëve drejt brigjeve italiane — qëndrojnë organet e rendit ende të paafta për t'u dhënë me ligje e kontroll të tregtë. Policia financiare e quhet ende nuk disponon asnjë mjet lundrimi të vetin, ndërsa Policia ka vetëm dy mjete të tilla. S.M.
Sot në 18,30: Italia «e dënuar» të fitojë
Takim vendimtar edhe për Irlandën e Norvegjinë
BOTERORI
Trajneri i Italisë, Sacchi (në këmbë me kapelë) i shqetësuar në vigjilje të ndeshjes me Meksikën
Në faqen 3
Gjithçka nga futbolli shqiptar
Në faqen 4
Tregu futbollistëve në Itali
Në faqen 5
Mbi USA '94 parashikime dhe rezultate
Ndihmësi i Clinton në Shqipëri
Tiranë
TIRANE — Një nga këshilltarët më aktivë të Presidentit amerikan Bill Clinton gjatë fushatës së fundit elektorale për zgjidhjet presidenciale e sot punon në administratën e Shtëpisë së Bardhë ndodhet në Shqipëri. Politikani i njohur amerikan, Claude A. Taylor — i ftuar nga "Shoqata për Zgjedhje të Lira dhe të Drejta Demokratike" — qe prej disa ditësh po zhvillon takime e kontakte me politikanë e udhëheqës të pushtetit lokal për edhe me njerëzit të thjeshtë duke iu përgjigjur atyre pyetjeve e vjetër të demokracisë amerikane. Kontributi i vetarëve në jetën politike të vendit, marrëdhëniet mes strukturave të pushtetit dhe zgjedhjeve, politika për ruajtjen e mjedisit, këto kanë qenë disa nga pikat kryesore të leksioneve të Taylor ka mbajtur me një grup të vendi. Politikani amerikan ka përgatitur dhe një studim të veçantë ku trajton të gjitha këto probleme që sipas tij janë më të rëndësishmet për demokracinë e shqiptare.
«Gati të dhurojmë gjak»
Pohime pozitive të të rinjve
Rezultatet e një ankete të Kryqit të Kuq
TIRANE — Duken shpresëdhënëse pohimet e të rinjve shqiptarë mbi dhurimin të gjakut. Ndërkohë që aktualisht ky proces — ndonëse kryhet në pagesë — ka pësuar një rënie shumë të dukshme vite të fundit. Nga një anketë të organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar me 200 persona kryesisht të rinj rezulton se mbi 52 për qind të të rriturve ka një gatishmëri të madhe për të dhënë gjak vullnetarisht.
Qëllimi i kësaj anketime — tregon për Gazetën Shqiptare Didika Shehu, specialiste në Kryqin e Kuq — ishte që të testojmë opinionin dhe të sensibilizojmë ata rreth këtij problemi kaq të rëndësishëm, i cili nuk mund të realizohet ashtu siç duhet deri tani nëpërmjet pagesës". Shtresat kryesore ku është shtrirë anketimi kanë qenë të rinjtë. "Kjo për dy arsye — shpjegon Shehu — në radhë të parë sepse moshat e reja janë më të predispozuara për të përkrahur një ide të re dhe së dyti, sepse këta duhet të jenë vulnetarët e ardhshëm pas të treguesit që përbëjnë cilësinë janë më të larta në këto mosha".
Në të vërtetë ky anketim në vazhdim të synon të verë përballë faqe më programi të madh që ka ndërmarrë Kryqi i Kuq në lidhje me çështjen e dhurimit të gjakut. Ky program ka si qëllim krijimin e skuadrave të posaçme të vullnetarëve që do të jenë arteriet kryesore të furnizimit të spitalit.
Pronari plagoset në lokal
TIRANE — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mbresht të Fierit. Pas një zënke në lokal, dy vëllezër nga ky fshat — Arjan e Sami Hoxha — kanë qëlluar me automatik ndaj pronarit të lokalit — Faslli Zere — duke i këputur atij krahun e majtë dhe duke i shkaktuar një plagë të huajse vdekjeprurëse në mushkëri.
Sikurse bëhet të ditur burime zyrtare ky akt ka qenë vetëm prologu i një historie të vazhduar gjatë. Të dy vëllezërit kanë denoncuar pronarin Zere edhe herë të tjera duke u ankuar shumë herë nga puna pas lokalit ku kishin pirë. Pas breshërisë së lëshuar në drejtim të Zeres nga lokali të dy vëllezërit Hoxha kishin fshehur armën dhe kishin mundur të strukeshin diku. Por shpejt e veprimi i policisë i kishte ndëshkuar për aktin e kryer nuk kanë vazhduar gjatë. Pas Fierit të dy janë arrestuar dhe tani do të presin vendimin e Drejtësisë.
Ushtarë serbë «shkelin» kufirin me Maqedoninë
OKB: «Kanë pushtuar një kodër»
SHKUPI — Serbia ka marrë një qëndrim agresiv gjatë ditëve të fundit ndaj Maqedonisë dhe trupat e saj kanë refuzuar të lënë një pozicion mbi një kodër, në territorin maqedon. E kanë thënë funksionarë të OKB dhe diplomatë.
Sipas OKB, rreth 12 ushtarë serbë kanë hyrë 100 metra përtej vijës së kufirit maqedon në një kodër, që për Maqedoninë është një tokë në lartësi 150-260 metra brenda territorit të tyre. "Për ata që mund të themi — tha zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Shkup, Ibrah[?] Broun[?] — është territori maqedon".
Kohët e fundit ushtarët serbë janë përqendruar në pozicionin mbi kodrën e Strazës, rreth njëzet kilometra në veri të qytetit maqedon të Kumanovës.
Kufiri ndërmjet Serbisë e Maqedonisë
Inkursioni, tha zëdhënësi, është i fundit, në një seri incidentesh në të cilët ushtarët serbë kanë kërcënuar forcat maqedonase dhe të OKB që patrullojnë kufirin.
"Nuk mendojmë që filloi për një kërcënim ushtarak, por në qoftë se mbledhim të gjithë incidentet do të krijohet një tendencë" — tha ai. "Nëse lëshonim alarmin, për shqetësim, jo, jo. Jugosllavia (Serbia e Mali i Zi) ka përgënjeshtruar kohët e fundit do lloj shkeljeje kufijsh.
DJE NE SHQIPERI
DURRES, SHPALLET FITUESIT E TENDERIT PER PASTRIMIN E QYTETIT
Drejt zgjidhjes dhe problemit të pastrimit nga mbeturinat në qytetin e Durrësit. Nga 5 firma konkurruese janë shpallur fitueset për të marrë përsipër këtë punë. Për këtë tender Bashkia e qytetit ka vënë në dispozicion 93 mijë dollarë, si shpëti do të blihen 2 kamionë për pastrimin dhe 300 koshë për vendosjen e plehrave.
LUSHNJE, PARREGULLSI FINANCIARE NE ISH-BAZEN E BUJQESISE — Parregullsi të shumta financiare në ish-Bazën e Bujqësisë në rrethin e Lushnjës. Bashkëpronare të saj Tomori Idallari, Idallari Tosun Lanatopi, akuzohen se kanë shitur pasuritë dhe makineritë bujqësore — të marra disa herë me çmime disa herë me të ulëta se ato të zyrtarizuara. Gjithashtu edhe autori e përfituara, në dëm të shtetit, i kanë përdorur për blerje objektesh e kanë blerë nga shteti ose kanë futur në qarkullim kuponë.
KUKES, MIJRA METRA KUB DRU DREJTZOHEN TE KALBEN — Një tjetër krizë i shtohet pyjeve shqiptare. Tani predeve ilegale i shtohen dhe rreziku i kalbjes së druve. Mbi 6 mijë metra kub lëndë drusore — trupa, shtylla minerare e dru zjarri — në pyje, nuk janë dërguar ende dhe po shkojnë drejt shkatërrimit të plotë.
DIVJAKE, KAPEN PESHKATARE PA LEJE — Janë kapur tashmë nga policia financiare tre peshkatare të cilët po gjuanin peshk pa leje. Të tre personat e proceduar janë bllokuar nga policia pasi nuk ishin të pajisur me lejen e nevojshme. Ndërkohë alarmi për gjuetinë ilegale mbi peshqit shfaqes, për krime e sëmura ka dhe për një pesh[?] i ngrin[?] i përdorom[?] me laboratoruse i llojit me helmë të dëmshme
NE BRENDESI
Polemikë në Teatrin Kombëtar:
Akuza të një grupi për Drejtorinë
Pas kthimit nga një festival në Francë
NE FAQEN 2
Grindjendërmjet të Dymbëdhjetëve në mbledhjen e Korfuzit
Cili do të zëvendësojë Delors?
NE FAQEN E FUNDIT
DJE NE BOTE
I PARI KRYETAR BASHKIE KOMUNIST NE ISH GJERMANINE LINDORE — I pari kryetar bashkie komunist në një qytet të madh të ish Republikës Demokratike Gjermane u zgjodh në Hoyerswerda, lokalitet i Saksonisë. Komunisti 52-vjeçar, Berhardt, ka mundur rivalin e Partisë Kristiandemokrate, Martin Hennes, me 50,9 % të votave kundrejt 49,1 % të këtij të fundit.
BOSNJA: OFENSIVE MUSLIMANE NE VERI — Armata bosnjake vazhdoi sulmet e tyre në rajonin e Doboit, në veri të Bosnjës, ku po flijojnë forcat e armatosura të serbëve. Sipas autoriteteve myslimane janë vrarë 30 ushtarë serbë dhe janë zënë robër 43.
SHQIPERI, ARRESTUAR I KERKUARI I KLANIT TE BANKAPOLOA — Karabinierët e Katanias kanë arrestuar në Korkuarin Françesko Di Gracia, 28 vjeç, i dyshuari i klanit mafioz Santapaola, në qendër të akuzës për dhjetëra vrasje. Di Gracia, i konsideruar eksponent i lartë i klanit Santapaola dhe kyç i zonës së Mories[?], u arrestua për mëkat nga karabinierët e repartit të Katanias në bashkëpunim me skuadrën e Palermos.
JEMEN, ASNJE ARMËPUSHIM, ADEN NEN QITJE — Jetë të luftimeve në lagjen Arrauil[?] dhe shumë ndërtesa u dëmtuan rëndë. Gjatë ditës, forcat islamike kanë bombarduar me mortaja pozicionet e ushtrisë jugore që mbron qytetin.
LINJE E RE TRAGETESH
Për makina, pasagjerë, kamionë
ITALI - SHQIPERI
BARI / DURRES
C/F ILLYRIA
Për informacion në Shqipëri
DURRES: GEA MARE srl
Rruga Skanderbeg 147, Durres
Tel. e Fax. 00355 52/21732
Tlx 0604 4237
BARI: MORKIMARE srl
C.so De Tullo 36/40
Tel 0039/80 5210023
Fax 0039/80 5211204
Tlx 810191 MORFBA1