Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E Mërkurë 2 Shkurt 1994

Masakër industriale

Tetë muaj që pret privatizimin Uzina e Mekanikës Bujqësore viktimë e grabitjeve TIRANË — Pas dy vjet ndalimi të prodhimit Uzina e Mekanikës Bujqësore në Tiranë (UMB), është shndërruar në varrezë hekuresh. Një dorë e padukshme ka grabitur sistematikisht dhe në mënyrë të paskrupullt, pjesët e lëvizshme prej bronzi e bakri të dhjetra makinave metal-prerëse — presa apo çekë — veç pneumatike — ka shkulur nga dyshemetë e reparteve kabllot për ballë të rrjetit elektrik. Me qindra stampa çeliku, që dikur shërbenin për formimin e detaleve, janë zhdukur si me magji e bashkë me to dhe elektromotorët e makinave. Madje edhe tullat e mureve apo eternitet e çatve në disa ndërtime nuk gjenden më. Gjithçka ç'është paçim, pamës duket e zhveshur të një skelet metalik e të ndryshkur. Eshtë si magji e keqe. Thuajse e ka bërë të pamundur rilindjen e punës në këtë uzinë — edhe nëse ajo privatizohet nesër — me furnizonte tërë fshatrat shqiptare me vegla bujqësore. Eshtë kjo masakra e një "malli" të mbetur pa zot e që dëshohet se është bërë pre e tregtarëve të bakrit apo hekuriurëve të tjerë. Specialisht e Vunës mendojnë se një pjesë e detaleve të grabitura — disa prej të cilave peshojnë edhe 1 ton — mund të kenë përfunduar në pikat e grumbullimit të hekurishteve në Metalurgjikë e Kombinatit Elbasanit. Eshtë e vështirë të besosh se grabitësit e vepruan gjatë një kohe të tillë pa u vënë re, ndërsa tek dera e objektit janë ndërruar roje. Kjo e bën problemin edhe më të rëndë. Atëherë ku ka veçuar ky mjedisjet e Uzines? Eshtë fjalë për një pasuri të lëna kombëtare me një vlerë mbi 40 mijë dollarë që prej privatizimit si një shpërdorim. Por me sa duket "shpëtimtarët" do t'i arrijnë shumë vonë dhe sa për të marrë pjesë në varrimin e pa viktime. Vetëm para pesë ditësh nga mberritur dosja e privatizimit të kësaj Uzine — i thanë Gazetës Shqiptare në nënkomisionin e privatizimit të Bashkisë Tiranës — dhe me to konstaton boshllëqe të tilla, ku, me këtë hyrë menjëherë drejtuesit e ndërmarrjes nga grabitjet teknike dhe mjediset e Uzines". "Këto i kemi mbrojtur po vetë se në dorim do të kërkojmë pronarët. Kemi ngritur me një Prokurori Ekonomike në Bashki. E ndërsa Uzina po pret në pritje të privatizimit dhe burokracisë që e ngërron pas saj, brenda territorit të saj, brenda territorit të saj janë hedhur qentë. Një nga godinat e Uzines, e çelur nga një pronar për një vit për një firmë italiane. E ruajtur me policë private nga një pronar për pije me akull. Pak metra më tej vazhdon rrënimi..." Andrea Stefani
Mentor Kikia Tiranë Elbasan

Çështja «Koha Jonë»

Gazetarët në burg një zgjidhje që s'i shërben askujt CARLO BOLLINO TIRANË — Janë arrestuar dy gazetarë, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, kryeredaktori dhe redaktori i gazetës "Koha Jonë". Kanë përfunduar në burg pas botimit të një artikulli që bënte fjalë për ndërrimin të Ministrisë së Mbrojtjes "për të çarmatosur oficerët e Ushtrisë". Frangaj është akuzuar se ka lëshuar botimin e artikullit që shkelte sekretin shtetëror, ndërsa Leka — autori i artikullit — është akuzuar për shpifje. Pra, që të dy përgjigjen për një krim të kryer gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre si gazetarë. Pikërisht një vit më parë Frangaj qe arrestuar për të njëjtin shkak: për botimin e një lajmi (të konsideruar "allarm") mbi lëvizjen e tankeve drejt kufirit Verior të Shqipërisë. Të dy ngjarjet kanë shumë aspekte të përbashkëta, por një ndryshim themelor: një vit më parë, nuk ekzistonte ende një Ligj për Shtypin, që sot është në fuqi. Domethënë një Ligj që nuk parashikon as një rast arrestimi e quasi-rese për krime të shtypit. Madje në projektligjin e paraqitur në Parlament parashikohej arresti deri në një vit, por deputetët (të gjithë deputetët) e fshinë këtë pjesë të Vendit, duke parashikuar vetëm një gjobë prej të lartë (deri në 8.000 dollarë). Pra edhe Parlamenti — domethënë shprehja më e madhe e vullnetit të popullit — morri përfundimin se një gazetar nuk meriton arrestohet. Përse? Porsi qëllimi është i thjeshtë: sepse gazetari, duke informuar, përmbush një detyrë publike. Vë në dritë shtetin, duke parë tradhtinë që i bëhet gazetarisë, mjet shkalla e tolerancës së një shoqërie. Pikërisht për këtë arsye masa e lirisë së shtypit që ekziston në një vend, është një nga elementët e parë që e dallon një demokraci nga një regjim tjetër. Ne kemi lexuar urdhrin e arrestit për Frangajn dhe Lekën, megjithatë nuk jemi në gjendje të vlerësojmë shkaqet penale që i kanë çuar deri në burg. Por problemi nuk është ky: çdo gjë që e bën kryer një gazetari — fal profesionit, kuptohet — nuk mund të meritojë burgun. Sepse arrestimi i një gazetari krijon gjithmonë një klimë dyshimi dhe përhapje nëpër mjegull, pas së cilës rrezikojnë të shkojnë dëm të gjitha përpjekjet, që bëjnë në qeveri dhe në grupe të tëra njerëzish, duke kërkuar të ndërtojnë një demokraci. E gjitha kjo, përveçse e padrejtë është edhe e papërshtatshme. Në qoftë se një gazetar shpif duke shkruar, në mënyrë të ndershme, informacion të rremë, është e drejtë të paguajë: duhet të paguajë në kuptimin ekonomik, kështu siç parashikon Ligji për Shtypin e siç e do edhe logjika. Por kur një gazetar shkel një sekret, çfarë ndodh me të? Edhe në këtë rast Ligji përgjigjet: duhet të paguajë një gjobë (e përcakton Ligji për gjobë, jo për burgim). Në këtë rast, logjika flet për diçka tjetër: është vërtet gazetari autor i shkeljes sekretit, apo a është ai vetëm lajm i? Eshtë detyrë e gazetarit publikimi i sekretit. Bob Houard e Karl Bernstein nuk do të kishin sjellë dorëheqjen e një presidenti të Shteteve të Bashkuara në qoftë se do të ishin kufizuar vetëm në botimin e buletinit të policisë, në vend që të zbulonin skandalin Watergate. Ata — pikërisht për atë gjë bëjnë — morën çmimin Pulitzer, që është çmimi më i lartë për gazetarët e gjithë botës. Nuk duam të bëjmë krahasime, por është kuptimi që ka me shumë rëndësi: gazetari ka për detyrë morale dhe profesionale, të gërmojë, të hetojë dhe të zbulojë. Por bashkë me këtë, me mënyrë të paevitueshme, të respektojë njerëzit e të shkruajë gjithmonë dhe vetëm të vërtetën.
Zhulali Foto Llçaj[?] Bob Houard Karl Bernstein Tiranë Shqipëri SHBA

Pas Frangajt dhe Lekës

Arrestime edhe për dy oficerë Janë akuzuar për «përhapje të sekretit shtetëror». Ata e kishin dhënë dokumentin? TIRANË — Edhe dy oficerë të arrestuar për skandalin "Koha Jonë". Kështu vetë ditën pas publikimit, faksimili e dokumentit sekret të Ministrisë së Mbrojtjes — firmosur nga Ministri Zhulali — ka figuruar në Bordin e Tiranës katër persona. Brenda harkut të 16 orëve në mëngjesin e djeshëm janë arrestuar — për të njëjtën çështje penale, por me akuza të ndryshme — Aleksandër Frangaj, kryeredaktor i gazetës "Koha Jonë" si dhe gazetari i saj, Martin Leka. Gjatë hetimeve vendor masë arresti për oficer Foto me LVAJ dhe Bashkim Feta, efektivë të repartit ushtarak të Tiranës. Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes për këtë çështje, Llçaj dhe Feta akuzohen për përhapje të sekretit shtetëror. Edhe pse hetimet për këtë çështje ende vazhdojnë, është e sigurtë se kuadrot ushtarake — tashmë të arrestuar — dyshohen së personat që me veprimin ose mosveprimin e tyre i kanë dhënë mundësi gazetës të sigurojë urdhrin sekret të Ministrit Zhulali, dërguar efektivë të FA. E ndersa oficerët që pësuan akuzohen për "hapje të sekretit shtetëror", gazetari që ka komentuar faksimilin e botuar në numrin e 21 janarit 1994, arrestohet më tjetër akuzë: "I panjohuri ka shpifur në këtë artikull, duke pasqyruar në të, të dhëna që janë të rreme", shkruhej midis të tjerave në urdhrin e arrestit që iu dorëzua gazetarit Martin Leka. Thyetja e sekretit shtetëror, këtë herë është vënë mbi Aleksandër Frangaj, Kryeredaktori i gazetës "Koha Jonë" sepse — sipas vendimit të arrestimit — "e kundërshtim të përmbushjen e rregullit e drejta ka lejuar botimin e pjesëve të urdhërit të Ministrit të Mbrojtjes, urdhër i cili përbën sekret shtetëror". Ndërkohë pak orë pas arrestimit të dy gazetarëve dhe dy oficerëve, Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një apel parlamentarëve: "Për të ruajtur interesat kombëtare Ministria e Mbrojtjes, krahas respektimit rigoroz të dispozitave ligjore e që lidhen me sekretin ushtarak, do të kërkojë vënien para përgjegjësisë ligjore të gjithë personave — ushtarake apo civile — që përhapin të dhëna me karakter sekret". (E.L.)
Zhulali Foto Llçaj[?] Bashkim Feta Andrea Stefani R. Qatipi Tiranë

Elbasan, klasa të zbrazura

30 për qind braktis shkollën Fëmijët në vend të mësimit shkojnë në punë ELBASAN — Shqetësim serioz për shkollimin e fëmijëve në rrethin e Elbasanit. Rreth 30 për qind e tyre kanë braktisur bankat e shkollës. Fëmijët — që i përkasin moshës së arsimit të detyrueshëm — kanë lënë mësimin për të bërë punë që janë të rënda për moshën e tyre. Fenomeni i dëmshëm është përhapur kryesisht në zonat e fshatit. Janë shkaqe ekonomike ato që kanë shtyrë mjaft prindër që t'i detyrojnë fëmijët e tyre të lënë mësimet. Pamundësitë financiare — veçanërisht në familjet e mëdha dhe fëmijët të angazhohen në punë nga më të ndryshme e kryesisht në bujqësi. Por ky është një problem që ka qenë prezent prej kohësh, e që "Pjesmarrja aktuale mund të quhet e kënaqshme" thotë për Gazetën Shqiptare R. Qatipi, përgjegjës i Zyrës së Arsimit — pasi në fshat me e njëjta shkollën me 40 për qind pjesëmarrje dhe po sporadike". Megjithëse ekziston një dekret Presidencial që parashikon marrjen e masave administrative dhe vënien e gjobave, aktualisht ai po thuajse nuk zbatohet. "Ky dekret nuk është i plotë — deklaroi drejtuesi i Drejtorisë Arsimore në rreth — ai përcakton masën por nuk përcakton se kush do ta zbatojë këtë masë, pra kush do të vjelë gjobat, pasi tani për tani fshatari nuk ka asnjë lidhje me shtetin". Megjithatë aplikimi i masës së gjobës për raste të ndryshme ka treguar se është mjaft efikase. Kështu në zonën e Labinotit apo të R. Qatipi, përqindja e përgjithshme e nxënësve është përmirësuar së tepërmi. E keqësuar përkundrazi ka mbetur situata në ato zona ku nuk është marrë asnjë masë. I njëjti shqetësim ishte lënë punë pak kohë më parë në rrethin e Matit. Në këtë zonë — gjatë këtij viti — janë tërhequr 700 numri i nxënësve që nuk ishin paraqitur në bankat e shkollës. Në Mat ky fenomen ishte përsëritur edhe një vit më parë, ku një numër akoma më i madh nuk kishte ndjekur arsimin e detyrueshëm. Mentor Kikia
R. Qatipi Mentor Kikia Elbasan Labinot Mat

Hajdutë në gjurmim të kinezëve

TIRANË Është episodi i dytë brenda muajit janar Hajdutë në gjurmim të kinezëve Të huajve u kanë grabitur videokamerën TIRANË — Tjetër vjedhje në mjediset e hotel "Arbëria". Këtë herë grabitësit kanë hyrë në njërin nga dyert e dhomave të këtij hoteli, duke marrë aty sende me vlerë. Viktimat kanë qenë dy shtetas kinezë — pasi kishin prenotuar dhomën, kanë lënë brenda një videokamerë, por edhe mjaft gjëra të tjera personale. Kështu brenda Janarit Hotel "Arbëria" dy herë bëhet objekt i sulmeve të grabitësve, të cilët kanë mundur të mënjanojnë bankën e bllokut të hotelit. Vjedhja e dhomës 104, e prenotuar nga dy shtetasit kinezë, ishte konstatuar në mbrëmjen e datës 28 janar. Dyshohet sipas hetimeve të para — se autorët e kësaj vjedhje kanë hyrë në dhomë duke përdorur një çelës rezervë të punësuarit. Gjithsesi nuk është qartësuar nëse hajdutët hynë vetëm për të marrë videokamerën apo kërkonin shuma më të madhe sendesh. Në mbrëmje njëra nga viktimat ka bërë denoncimin në polici. Në njëjtin hotel, pak ditë më parë, një tjetër vjedhje kishte ndodhur, ku ishte marrë një çantë me dokumente e valutë. Policia ka nisur hetimet. [?]
Tiranë

NE BRENDESI

Qeveria Ndalohen mbetjet toksike TIRANË — Një vendim i Këshillit të Ministrave i marrë në mbledhjen e fundit, synon të parandalojë dëmet që mund t'i vijë mjedisit dhe njerëzve nga mbetjet industriale. Vendimi i marrë që synon të fuqizojë Ligjin ekzistues "Për mbrojtjen e mjedisit" — parashikon vendosjen e kontrollit dhe administrimin e mbeturinave dhe mbetjeve të rrezikshme. Ai stimulon përdorimin e teknologjive me sa më pak mbetje si dhe ndalon — ndoshta një mësim nga eksperienca e hidhur e pesticideve të sjella nga Gjermania — importimin e mbetjeve të rrezikshme. Azma, vuajnë shumë vetë mjafon pak për t'u shëruar Ai lëmsh i bezdisshëm në grykë NE FAQEN 3 Serbët paralajmërojnë sulmin përfundimtar Kundër perëndimit që mbron myslimanët NE FAQEN 2
Tiranë Gjermani

DJE NE SHQIPERI

KONTROLLE TE RREPTA TE POLICISE PER QARKULLIMIN RRUGOR NE SHKODER — Mbi 50 gjoba ishin rezultati i kontrollit rrugor të shtunën nga Policia e Qarkullimit Rrugor në Shkodër. Gjobat u vunë kryesisht për shkak të thyerjes së normave të shpejtësisë si dhe kryerjes së manovrave të palejuara. Për të verifikuar zbatimin e rregullave të qarkullimit Policia kishte ushtruar kontrolle në rrugët kryesore të qytetit. NE KREHIN E MAJTË TË PËRQINDET ENERG. GJISE ELEKTRIKE HUMBET — Eshtë rritur 50 për qind e energjisë elektrike që ka mbetur e pafaturuar akoma në rrethin e Matit. Primat janë edhe shifrat në e madhe të energjisë së pafaturuar — afro 30 për qind — ndërsa pjesa tjetër i përket aktiviteteve shtetërore. Nga kontrollet e kryera nga organet përkatëse janë vënë re shkelje: vjedhja me anë të një pajisje modifikuar [ ? ] VESHITRESI DHE PENGESA PER PROCESIN E KTHIMIT TE PRONAVE NE RRETHIN E FIERIT — Janë vështirësi e ndryshme ato që kanë penguar zbatimin e shpëjtë të procesit të kthimit të pronave në rrethin e Fierit. Kështu aktualisht nga 2200 kërkesa janë dhënë me të drejtë të dhënë. Pengesë janë bërë rastet kur për të njit[in?] truall janë paraqitur dy ose 3 kërkesa, apo raste e konflikteve midis vjehr. Urbanistikës dhe ish-pronarëve që kërkojnë marrjen e truallit, pavarësisht nga plan rregullues i qytetit.
Shkodër Mat Fier

UNIPROJEKT - DURRES, Assn.

• Architecture / Town Planning • Consulting, Construction Works & Supervision 1. Merr përsipër projektimin e çdo lloj objekti si banesa, objekte sociale, industriale, hoteliere, etj. 2. Merr përsipër të shtrojë aktivitetin e ndërtimit me metodën "çelës në dorë" (duke filluar nga projektimi e deri tek dorëzimi i objektit). Garantojmë cilësi, shpejtësi dhe korrektësi nëpërmjet nivelit të lartë të stafit inxhinierik e teknik e të përdorjes së një projekti modern dhe në zbatim. Firma jonë ka fituar konkursin për projektin në Portin e Durrësit me fondet e Bankës Kuvajtiane. Po punon për rikonstruksionin e Bankës Tregtare Agrare, Durrës me "çelës në dorë" Adresa: Rruga "Aleksandër Goga" 441/A; Durrës-Albania Tel. (355) 1 52123966/Fax
Durrës Shqipëri