SIDA, zbulohet rasti i tretë
SHENDETESI
I riu shqiptar, i kthyer pak kohë më parë nga jashtë shtetit, u paraqit vullnetarisht në Qendrën e Gjakut të Tiranës. Rezultoi i prekur
SIDA, zbulohet rasti i tretë
Këtë herë virusi ka ardhur nga Greqia?
ARMAND MERO
TIRANE — Një djalë i ri sapo ka dalë nga Laboratori i Qendrës së Konservimit të Gjakut në Tiranë. Ishte paraqitur aty për të bërë analizat. Specialisti i kanë marrë disa kampione gjaku dhe më pas djaloshi është cuar dhe ka ikur. Ai është larguar por pa ditur se çka lënë pas vetes. Në prevaritat me gjakun e tij fshehet ajo që askush nuk do ta dëshironte: sëmundja e më tmerrshme e këtij shekulli, SIDA. “Po, është e vërtetë” — pohon për Gazetën Shqiptare Besim Nuri, Zëvendësministri i Shëndetësisë — analizat kanë vërtetuar se bëhet fjalë për virusin e SIDAs”.
Zbulohet kështu rasti i tretë në Shqipëri. Nuk është i sëmurë — dhe kjo është shumë e rëndësishme — bëhet fjalë për një seropozitiv.
“Zbulimi i këtyre seropozitivëve — tregon Nuri — flet natyrisht për karakteristikat dhe të disa të tjerëve”.
Djaloshi — emrin e të cilit për arsye të ruajtjes së anonimatit nuk po e përmendim — ishte paraqitur vullnetarisht për të bërë analizat. Disa kohë më parë ai kishte jetuar për një periudhë të gjatë në Greqi. Ka qenë ndoshta ky shkaku që ka shtyrë dhe vetë djaloshin që t’i nënshtrohet kontrollit mjekësor. Dhe fatkeqësisht ka ndodhur ajo që ai sigurisht nuk do të kishte dashur.
Që në rezultatet e para ekspertët e Laboratorit kanë dalluar virusin e SIDAs. Është një e vërtetë e hidhur të cilën vetë mjekët akoma ende sot — pas më shumë se një viti — nuk ka më mundur t’ia komunikojnë. Është më të vërtetë e vështirë, por duhet bërë patjetër. “Është e detyrueshme që t’u thuhet — vazhdon Nuri — sepse kështu ata mbrojnë edhe jetën e tyre”.
Fantazme e SIDAs kështu zbarkuar për herë të parë në Shqipëri e kërshëron e ka lakuar. Viktimë e saj — edhe ky vetëm seropozitiv — ishte një 32-vjeçar, punëtor nga Tirana. Ajo ngjalli më shumë shqetësim ishte fakti se ai vetë kishte qenë dhurues gjaku. Kjo coi — në atë kohë — edhe në dyshime, i cili për fat nuk u vërtetua, a ishin plagosur 32-vjeçari nga Tirana, mund të kishin qenë infektuar edhe dy fëmijë të vegjël. Nuk kishte kaluar veçse një muaj kur u zbulua edhe rasti dyti i SIDAs. Por këtë herë situata ishte më e ndërlikuar, bëhej fjalë për një seropozitiv, por për një të sëmurë.
Në një manifestim për të bërë më të ndjeshëm publikun ndaj problemit të SIDAs
Flet Zëvendësministri Nuri
«Arma e vetme: parandalimi»
TIRANE — Sida është bërë tashmë një realitet i dhimbshëm edhe në Shqipëri. Pikërisht për këtë shoqëria shqiptare dhe të gjitha institucionet shtetërore dhe organizma të ndryshëm, kanë filluar të marrin masat për të luftuar dhe parandaluar këtë fenomen. “Për këtë duhet të angazhohet — thotë për Gazetën Shqiptare Besim Nuri, Zëvendësministri i Shëndetësisë — si shteti ashtu edhe individët veçanërisht”.
Çfarë është bërë deri tani për këtë drejtim?
“Kur flas për masat e shtetit kam parasysh gjithmonë masat parandaluese të transmetimit të virusit nëpërmjet gjakut dhe kjo për fat të mirë është arritur në masën 100 për qind. Që nga shtatori është futur testimi i detyrueshëm jo vetëm për SIDA-n por edhe për Hepatitin Viral B (verdhëzën). Kjo na ka dhënë mundësinë të zbulojmë edhe raste të SIDAs por edhe të përjashtojmë nga dhuruesit 12-15 për qind të tyre që ishin me verdhëz.
Mbetet për të bërë mjaft për problemin e sterilizimit dhe të higjenës në institucionet shëndetësore. Kjo është dhe një nga pikat e dobta. Megjithatë kohët e fundit ka filluar një operacion financiar nga KE për shpërndarjen e aparateve bazë — pajisje sterilizuese — në të gjithë vendin”.
Si paraqitet opinioni shqiptar ndaj këtyre masave.
“Mund të them se viti ’93 ka qenë një vit i suksesshëm në parandalimin dhe luftën kundër SIDAs. Kështu, ka patur afro 100 persona që janë paraqitur vullnetarisht për të bërë ekzaminimet e SIDA-s. Kjo tregon se njerëzit po sensibilizohen për dhe që kanë qenë në rrezik ose të paktën që ata e gjykojnë se të tillë”.
Ar. Me.
Mish për njerëz apo për kafshë?
TIRANE — Ishte dyshimi se mos mishi i shitur për njerëz mund të përfundonte edhe në qofte e qebaptore të Kryeqytetit, ai që coi në bllokimin e plotë të një sasie të madhe në frigoriferin numër 3 të Tiranës. Kohët e fundit — për të bërë të mundur evakuimin sa më të shpejtë të këtij mishi — ishin menduar që ai të shitej kushtet zoologjik për kafshët e gradhe të rritjes së qene. Çmimi prej 1.8 lekësh ndryshoi që shitja mjaftë joshës dhe bëri që të shiteshin gati 700 kilogramë. Por pikërisht këtu u filluan edhe dyshimet e para. “Mendimi se ky mish mund të përdorej në mënyrë abuzive edhe për njerëzit — thotë për Gazetën Shqiptare Sole Selvani i Bashkisë së Qarkut 1 Veterinarisë në Bashkinë e Tiranës — na detyruan që ta bllokojmë shitjen edhe për rritje si e qenve”.
Ky mish i përkiste një sasie prej afro 40 tonësh të blerë nga Qeveria Shqiptare para rreth 3 vjet e gjysëm. Mishi — i blerë në Irlandë — vetëm pas pak muajsh ishte bllokuar nga Organet e Shëndetësisë që e kishin cilësuar si të papërdorshëm nga njerëzit. Që atëherë, ky mall ka bllokuar në një ambjent të Frigoriferit të Tiranës (siç shihet edhe në foton e Armando Bobanit). “Nuk po dimë se çfarë të bëjmë — tregon për Gazetën Shqiptare Isuf Duka, Drejtor i Frigoriferit të Tiranës — ky mish na është bërë një pengesë serioze”.
Janë të shumta propozimet e bëra për të eleminuar këtë sasi të madhe mishi. Vetëm duke u përdorur për kafshët e kopshtit zoologjik ai nuk mund të ezaurrohet. Një nga mendimet është që t’i kalohet si lëndë e parë duke trajtuar dhjamin — ndonja ndërmarrje shtetërore të prodhimit të sapunave. Megjithatë këto kanë mbetur vetëm propozime. Fakti është mishi ka bllokuar ambientet e frigoriferit dhe akoma është për abuzime.
DJE NE SHQIPERI
NE SARANDE NJE ANIJE E HUAJ SHKEL UJERAT TERRITORIALE SHQIPTARE — Një tjetër anije e huaj shkeli ujërat territoriale shqiptare. “Sil” of Pireos”, me ekuipazh rus e cila është kapur nga rojet bregdetare shqiptare. Pas kësaj anija ka dalë sërish në nga forcat e distriktit detar numër 4 në portin e Sarandës. Aty autoritetet shqiptare e kanë gjobitur atë me 1 mijë dollarë. Sipas kapitenit, destinacioni i saj ishte porti i Rovenës në Itali.
NE KRUQE KAPEN SHKELE FINANCIARE NGA DREJTUESIT E NDËRMARRJEVE — Janë 4 kuadro drejtuese të ndërmarrjes së Riparim-Shërbimeve të Koqës, të cilët kanë bërë shkelje të disiplinës financiare. Sipas një kontrolli të ushtruar nga Policia Financiare, rezulton se 4 drejtuesit kanë marrë për vete e rryshfet dhe kanë bërë 268 mijë lekë. Ky veprim përbën shkelje të rëndë pasi sipas ligjit aktual, çdo punonjës mund të marrë vetëm deri në dy paga mujore shpërblim të matë.
NE KORÇE, PESË MIJË NUMRA TE RINJ TELEFONI — Do të jenë 5 mijë numra të rinj antene radio që do t’i shtohen rrjetit qytetin e Korçës. Deri tani kanë përfunduar projektet dhe kontratat e do të niset zbatimi i tyre. Vlenë në punë e këti centrali të ri do të bëjë të mundur që ndër lidhja telefonike kombëtare dhe ndërkombëtare — në Korçë. Kolonjë, Devoll e Pogradec — në linjë e niveli bashkëkohor. Ky projekt është pjesë e planit të rikthimit strukturës së telekom-it shqiptarë për përmirësimin e strukturës së ndërlidhjes telefonike në të gjithë Shqipërinë.
Përgatitje për Kushtetutën por Kuvendi ndërron listën
Mbeten jashtë Imami, Kalakula, Beqiri e Hoti
TIRANE — Ndryshon përbërja e komisionit për hartimin e Kushtetutës. Ishte një propozim i Kryeministrit Meksi — që është dhe njëherazi dhe kryetar i këtij komisioni — për heqjen nga ai të Idajet Beqirit (Kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar) dhe Namik Hotit (Kryetar i Partisë Ekologjike). Propozimi i Meksit u pasua dhe nga një tjetër — i bërë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike — për largimin nga përbërja e komisionit të Projektkushtetutës të deputetëve Abdi Baleta nga Partia Kalakula — meqenëse janë larguar nga ky grup parlamentar — dhe zëvendësimin e tyre me deputetët Ali Spahia dhe Liri Delia.
Kjo kuadri në këti propozimi që dhe kërkesa për pranimin në komision të deputetit të PD Halit Shamata dhe largimin prej tij të deputetit të PAJ, Abraham Ilia.
Këto propozime ngjallën diskutime të shumta. Deputeti Laco i PSD shprehu mendimin se në listën e propozimit, mbeten ende përfaqësues të forcave politike thuajse inekzistente, ndërkohë që nuk përfaqësohen forca politike aktive. Deputet Spahia — kryetari i grupit parlamentar të PD — u shpreh kundër heqjes në komision të Beqirit dhe Hotit. Deputeti Doko — kryetar i grupit parlamentar i PTS — u shpreh kundër largimit të Beqirit. Vendin e deputetit Baleta dhe Kalakula e cilësuan ndryshimet e propozuara të karakterit politik, por njëherazi, shprehën dhe mungesën e dëshirës për të marrë pjesë në komision.
Ishte mekanizmi i votës ai që vulosi çështjen. Me shumicë votash ndryshimet e propozuara në Komisionin e Hartimit të Projektkushtetutës u aprovuan. Përjashtim bëri rasti i deputetit Baleta. Propozimi për largimin e tij nga komisioni nuk u aprovua. Për ndërkohë janë votë Baleta, me dorëheqjen e tij, që e bëri atë një realitet. Të gjitha këto ndryshime bëhen në një kohë kur komisioni është në përfundim të punës për hartimin e Projektit të ligjit themeltar të shtetit. Ishte vetë Kryetari i Kuvendit Arbnori që pohon para pak kohësh për Gazetën Shqiptare se punimet e hartimit të projektkushtetutës janë në përfundim dhe ajo së shpejti do t’i paraqitet për shqyrtim Kuvendit të deputetëve.
Dekreti i ri në mbrojtje të oficerëve
Firmos Berisha
TIRANE — Do të ndëshkohen rrëptë elementët keqbërës që kryejnë vepra penale ndaj ushtarakëve. Një dekret i lëshuar nga Presidenti i Republikës “Në për mbrojtje të nëpunësve me uniformë të blertë ushtrarakut. Kështu do të quhet rrethanë rënduese kryerja e veprës penale ndaj ushtarakëve si dhe vrasje e cilësuar ajo e kryer ndaj tij. Dekreti parasikon gjithashtu edhe ndihmën e shtetit kur këta bëhen të pafatë ose humbin jetën në krye të detyrës. Kjo ndihmë do të konsistojë në dhënien në masën 100 për qind të pagesës dhe në akordimin e bursave të studimit për fëmijët e ushtarakëve.
«Shqipëria po i afrohet luftës»
Kërcënimi serb
TIRANE — Lajmi i telegrameve serbe sipas telegrameve amerikane për të cilin nga Shqipëria çdo 60 kontenierë në lëvizje nga Maqedonia në territorin e ish-Jugosllavisë, serbët i përgjigjen në mënyrë sa me e rreptë.
Sipas BBC, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, gjeneral Pereshiç, ka deklaruar se në të ardhmen “Shqipëria, duke bllokuar aparaturat territoriale, po i afrohet luftës”.
Sipas burimeve të agjencive amerikane, 6 kamionë të transportimit të armëve amerikane që shkonin për në Maqedoni, u bllokuan në kufirin shqiptar, pa pilotë, duke mos mërrijtur në një bazë ushtarake e Shqipërisë për të dëmtuar operacionin e kontrollit ajror në ish-Jugosllavi.
Raki në kazanët e plehrave sektori komunal në dilemë
Dyshohet se janë grabitur për të zier pije
TIRANE — Tashmë problemet nuk janë vetëm me mbeturinat e qytetit por edhe kazanët e tyre grumbullimin e tyre. Madje me problemin i këtyre të fundit ka filluar të bëhet diçka serioze. Deri para pak kohësh ajo që shqetësonte listën mungesa e kazanëve. Një duzinë e tillë, i devijoi të nevojshme e përfshinte shpërndarjen e Tiranë, që të importonin mbi 2,000 kazanë prej xingu 40 me 1.5 metra më tepër 40 dollarë copë. Ata filluan të shpërndaheshin për kryeqytetin duke ngjallur shpresën tek qytetarët se nuk do të ndeshnin më togje plehrash pranë hyrjeve të banesave apo buzë rrugës. Por befasi shpesh përmbysën. Një dorë e sigurt mjaft e madhe dhe e padukshme — ajo i “rrëmbeu” me shpejtësi kazanë me dhjetëra. Hipotezat janë nga më të ndryshme. Kaq kush pretendon se kazanët përdoren për zjerjen e rrakisë. Të tjerë këmbëngulin se për qëllime të përshtatshme. Gjithsesi drejtori i ndërmarrjeve të pastrimit, u detyruan të marrin masa mbrojtëse kundër kësaj grabitjeje. Megjithë revoltën e qytetarëve, shpërndarja e kazanëve u ndërpre. Ata tashmë qëndrojnë në depo me pritje të një zgjidhjeje të re. Dhe duket se zgjidhja nuk do të vonojë. Drejtoritë e ndërmarrjeve — në konsultim me Bashkinë kanë vendosur t’u hapin disa vrima kazanëve duke u bërë të pamundur përdorimin e tyre për zjerjen e rakisë apo për qëllime të tjera. Kështu shpresohet se grabitja do pushojë.
A.B.
Miniera rrëmben ujin e fshatit
Fshatarët e Qafë-Malit mbeten pa burim: braktisin zonën?
Është e pamundur të vaditet bimësia
Fshatarët e Qafë-Malit mbeten pa burim: braktisin zonën?
Miniera rrëmben ujin e fshatit
Është e pamundur të vaditet bimësia
PUKE — Perralla e kuçedrës që i kish bllokuar ujin e fshatit duket se është bërë realitet. Në fshatin Qafë-Mal të rrethit të Pukës kanë shterur të gjithë burimet e ujit. Veçse jo gjithçka ishte sipas perrallës. Shkak i shterimit të burimeve nuk është ardhja e ndonjë kuçedre por zgjerimi i veprimtarisë në minierën e bakrit të Fushë-Arrëzit. Galeritë e nëndheshme e kanë prerë rrugën ujërave që ushqenin përrenjtë e fshatit duke u ndryshuar drejtimin. Dhe lëviza e fshatarëve dhe të imtë e bletëve u bë e shëmtuar. Nuk ka më ujë të nevojshëm për të ujitur bimët, nuk ka gjithashtu edhe për bagëtitë. Për është dhe një veçori tjetër që na bën ta dallojmë këtë realitet të hidhur nga një përrallë. Dhe se kjo e fundit — në të gjitha variantet ekzistuese — mbyllet me një përfundim. Përkundrazi kërcënon dhe vijon të zgjerojë presionin. Në këto raste — mjerisht — kjo nuk ka të ngjarë të ndodhë. Specialistët përjashtojnë mundësinë e rikthimit të ujërave në këtë fshat. Dukët se roli i princit shpëtimtar i ka mbetur Qeverisë. Fshatarët janë druar se me kërkesën për t’u mundësuar shpërnguljen nga Qafë-Mali.
An.St
NE BRENDESI
Birçe: «Do të doja të luaja në fillim me ekipet e dobëta»
Në Frankfurt caktohen datat e Grupi 7
NE FAQEN 3
Shpërthen në Francë «lufta» për peshk
Përleshje të ashpra, 17 të plagosur
NE FAQEN 2