Zhduket vepra më e rëndësishme e Shqipërisë
MUZEU KOMBËTAR
Vjedhësit nxjerrin jashtë Epitafin e famshëm të Gllavenicës dhe katër ikona me vlera të paçmueshme. Rrëmbehen edhe 50 pistoleta luftë, midis të cilave edhe ajo e Enver Hoxhës
CARLO BOLLINO
TIRANE — Ishte vepra më e madhe e artit që ekzistonte në Shqipëri. Vjedhësit, të etur, e morën nga Muzeu Kombëtar i Tiranës. Sistemi i alarmit nuk funksiononte dhe roja e dha alarmin tre orë me vonesë, “sepse telefoni — ka sqaruar ai — ishte i prishur”. Epitafi i Gllavenicës, një qëndisje mbi pëlhurë, e realizuar në 1373 me porosi të princit Gjergj Araniti — e vetmja dëshmi e qartë e ekzistencës së principatave të Shqipërisë, në kohën e Despotatit të Epirit — ishte e ruajtur në një kuti prej qelqi, që vjedhësit e çmontuan me duar eksperti. Një vepër arti me vlerë të paçmueshme, e vjedhur në një natë të mallkuar shkurti, kur bashkë me pëlhurën e vyer u zhduk edhe një pjesë nga historia e Shqipërisë.
Me “Epitafin” janë rrëmbyer edhe katër ikona të shekullit XVI dhe XVII: “Me siguri që pëlhura e Araniti ishte vepra e artit më e çmuar e vendit — thekson Dashnor Kokonozi, drejtor i Kulturës në Ministrinë e Kulturës — ndërsa ikona e Onufrit vlente të paktën një milion dollarë dhe tre të tjera të Selenicës nga 4 dhe 500 mijë dollarë secila. Një humbje e tmerrshme”.
Veprat ruheshin në katin e dytë të Muzeut pranë Shtëpisë “Skënderbej”, në seksionin e Mesjetës. Në të njëjtin kat ndodhet edhe pavioni që i dedikohet Luftës së Dytë Botërore, ku aktualisht po kryhen punime rindërtimi. Vjedhësit kishin bastisur edhe këtë pjesë të Muzeut, duke seleksionuar me kujdes sendet më të rëndësishme dhe që mund të shiten më lehtë në tregun ndërkombëtar: kështu u vodhën të paktën pesëdhjetë pistoleta të përdorura gjatë Luftës, duke përfshirë edhe atë të diktatorit Enver Hoxha, të Vasil Shantos e të shumë udhëheqësve të tjerë të Partisë Komuniste të asaj kohe. Policia dhe hetuesit po përpiqen të ndërtojnë zhvillimin e ngjarjes, që kishte ndodhur para orës 4 të mëngjesit të ditës së mërkurë që kaloi. Në atë orë, roja me shërbim jashtë Muzeut, gjeti të hapur derën e jashtme. Brenda ishte një roje e dytë, por që nuk kishte vënë re asgjë. Fatkeqësisht, alarmi u dha vetëm në orën shtatë të mëngjesit, kur mbërriti drejtori: “telefoni nuk funksiononte”, ka sqaruar roja për të justifikuar tre orët e vonesës. Një vonesë e madhe, që mund t’i ketë mjaftuar vjedhësve për të lënë kryeqytetin, ndoshta edhe vendin. Menjëherë forcat e Policisë informuan autoritetet e kufirit që dyshuan kontrollet për personat që dilnin nga Shqipëria. Për vjedhjen u informua edhe Interpol-i.
Epitafi dhe ikonat janë vepra të njohura në të gjithë botën dhe të publikuara në shumë katalogë: shpresohet që kjo të mund të mjaftojë për të evituar shitjen në tregun e huaj. Epitafi kishte dalë nga Shqipëria, për herë të fundit, në 1972, kur u paraqit në një ekspozitë në Paris. Thuhet se në atë kohë i ishte ofruar diktatorit një shumë e madhe për ta blerë, “një shifër me të cilën mund të ndërtohej një qytet i tërë”, kishte thënë propagandat zyrtare. Ndërsa të katër ikonat, ishin ekspozuar në fund të shtatorit të kaluar, në një ekspozitë të madhe në kryeqytetin Nisè, në Francë.
Po si kanë mundur vjedhësit të hyjnë në Muze? Deri në orën 19 të ditës së mërkurë në mbrëmje, në një sallë ishte zhvilluar mbledhja e një grupi fetar. Hetuesit dyshojnë se banditët të kenë përfituar nga rasti për t’u fshehur në brendësi, që më vonë, të mund të lëviznin qetësisht gjatë natës. Gjatë kontrolleve ishin gjetur gjurmë, që bëjnë të mendosh se banditët ishin ndjerë në praninë e dy personave. Sistemi i alarmit që duhet të mbronte veprat e artit, ishte prishur shumë muaj më parë e kjo sigurisht që e ka lehtësuar shumë punën e vjedhësve. Kjo është hera e dytë që në Muzeun Kombëtar ndodh një vjedhje. Herën e kaluar, tre muaj më parë, kur nga një sallë e katit të parë u vodh një koleksion monedhash të vjetra. Tani Policia ka marrë në pyetje të gjithë nëpunësit e Muzeut: janë të paktën 40 ata të shërbimit dhe një tridhjetë të tjerë që dolën në asistencë muajt e fundit. Së fundi një thirrje për vjedhësat: “Epitafi i Gllavenicës” është një vepër shumë delikate, e pëlhura e saj duhet trajtuar me kujdesin më të madh, përndryshe rrezikon të prishet përgjithmonë. Nëse tregun e jashtëm nuk do të mund të shihet kurrë: Të kthehet (ose të ndihmohet për t’u gjetur) do të ishte një gjest gjigant historik për të gjithë njerëzit që gjurmojnë ndaj historisë dhe kulturës së Shqipërisë.
Epitafi i Gllavenicës i vjedhur nga Muzeu Kombëtar
Mielli i helmuar: një rast tjetër pranë Shkodrës
Ja Këshillat e Ministrisë
SHKODER — Kthehet frika e miellit helmues. Pas rasteve të regjistruara vitin që shkoi, në dy javët e fundit, dy ngjarje të tjera u verifikuan në një fshat afër Tepelenës dhe në Koplik, afër Shkodrës.
“Po, është e vërtetë — pohon për Gazetën Shqiptare, Besim Nuri, Zëvendësministri i Shëndetësisë — disa persona janë shtruar në spital për helmim, të provokuar nga mielli dhe kemi frikë se incidente të tilla, do të mund të verifikohen përsëri edhe në zona të tjera të vendit. Për këtë, i bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes shumë të madh”.
Mielli do të jetë helmuar nga plumbi, që disa mullinj në gjurmë plumbi — vazhdon Zëvendësministri — por për fat të mirë deri tani nuk ka patur raste helmimesh të rënda. Personat që kanë ngrënë miellin e helmuar, shtròhen në spital dhe trajtohen me një ilaç, EDTA, që anulon të gjitha efektet e plumbit”.
E rëndësishme, shtojnë mjekët, është ta vëmë re me kohë helmimin: Simptomat e para janë dhimbjet e barkut, plumbi godet në mënyrë të veçantë mëlçinë dhe veshkat dhe në qoftë se nuk ndërryet në kohë, mund të verifikohen edhe pasoja të rënda. Po si ta kuptojmë që mielli është i helmuar? “Paketuesisht i vetmi sistem është analiza laboratorike — sqaron Nuri — prandaj për dyshimin më të vogël duhet drejtuar në Institutin e Higjienës në Tiranë, që kryen të gjitha kontrollet e nevojshme”. Çfarë duhet bërë nëse ndokush disponon sasi të mëdha mielli të helmuar? “Qeveria e ka marrë përsipër këtë problem — përfundon Zëvendësministri — prandaj qytetarët mund ta dorëzojnë miellin e helmuar dhe do t’u kthehet, falas, e njëjta sasi”.
Tiranë, propozohet një konferencë për krizën
Berisha me Owen dhe [cut off]
Një burrë i sëmurë vret bashkëshorten
Elbasan, dy histori tragjike
Polici financiar qëllon mbi katër civilë
ELBASAN — Ka përfunduar në tragjedi historia e një çifti në qytetin e Elbasanit. Majlinda Murati, 29 vjeç është vrarë nga bashkëshorti i saj, madje edhe në praninë e tre fëmijëve të mitur. Por autori i krimit — i cili vetëm para dy javësh kishte mbaruar kurimin në Spitalin Psikiatrik të Elbasanit — nuk është mjaftuar vetëm me kaq: pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka masakruar atë, duke i prerë me gërshërë pjesë të ndryshme të fytyrës e të trupit. Në mëngjesin e 4 shkurtit, bashkëshorti i viktimës Murati, ndalohet nga organet e Rendit në qytetin e Lushnjës. Sipas dëshmive të para të autorit, motivi që e ka detyruar atë të vrasë bashkëshorten është ajo — sipas tij — nuk guatunte mirë. Ndërkohë një tjetër incident tragjik ndodhi po në qytetin e Elbasanit. Një punonjës i Policisë Financiare ka qëlluar me armë mbi katër persona civilë — nw një lokal — duke shkaktuar vdekjen e njërit prej tyre dhe plagosjen e rëndë të të tjerëve. Autori i vrasjes së qytetarit Petrit Pellumbi, tashmë është nën ndjekjen e organeve të Rendit, pas largimit të menjëhershëm në drejtim të paditur. “Unë nuk e njihja atë që qëlloi mbi ne — pohon për Gazetën Shqiptare njëri prej të plagosurve — por ka mundësi që autori të jetë grindur më parë me ndonjërin prej shokëve të mi, që sot nuk janë në gjendje të flasin”. (Me. Ki.)
Për fëmijët një tjetër abetare
Arsim
Për fëmijët një tjetër abetare
TIRANË — Lind abetarja e re për të vegjlit shqiptarë. Sapo është miratuar nga Ministria e Arsimit libri fillestar i gjuhës amtare — me autor Kolë Xhumarin — i cili do të jetë gati për sezonin e ardhshëm shkollor. Abetarja e re u miratua edhe pas një eksperimentimi dyvjeçar në disa shkolla të qytetit dhe fshatit, nën kujdesin e Institutit të Studimeve Pedagogjike. Sipas hartuesve, në këtë libër të ri shkollor përfshihen njohuri fillestare gjuhësore, ku janë gërshetuar elementët e gjuhës me ato të lexim[it?]. Është patur parasysh gjithashtu edhe përvoja e mijëvje[çarëve?] në vendet perëndimore, përsa i përket këtij momenti të mësimdhënies.
Berisha me Owen dhe Stoltenberg
Tiranë, propozohet një konferencë për krizën
TIRANË — Shqipëria është në favor të një Konference Rajonale me pjesëmarrjen e gjithë vendeve që prekën nga kriza në ish-Jugosllavi.
Stoltenberg
TIRANË — Shqipëria është në favor të një Konference Rajonale me pjesëmarrjen e gjithë vendeve që preken nga kriza në ish-Jugosllavi. Kjo ishte përgjigjja e Presidentit Berisha ndaj propozimit të Lord Owen-it dhe Stoltenbergut. Gjatë takimit që u zhvillua pardje në Tiranë, u fol gjithashtu edhe për problemin e Kosovës. Presidenti Berisha theksoi se do të ishte i mirëpritur një takim i Beogradit për përfaqësuesit legjitim të Kosovës. Përsa i përket çështjes së armëve kontrabandë me Maqedoninë, Berisha vuri në dukje se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje dhe disponon të gjitha dokumente që e vërtetojnë këtë gjë.
Takim midis presidentit Berisha dhe ndërmjetësit të KE-së, Lord Owen
DJE NE SHQIPERI
NDIHMA ZVICERANE PER JETIMOREN E KORÇËS — Vazhdon ndihmat zvicerane për Shtëpinë e Fëmijës në Korçë. Kjo ndihmë — që jepet nga organizata “Toka e njerëzve” — po realizohet nëpërmjet një projekti të quajtur “Rozafa”. Ai konsiston në përkujdesjen e fëmijëve jetimë dhe përmirësimin e kushteve në institucionet ku ata jetojnë. Aktualisht në Shtëpinë e Fëmijës në Korçë — ku gjenden fëmijë me moshë nga 0-8 vjeç — ka filluar rikonstruktimi i godinës, instalimi i ujit të ngrohtë si dhe lyerja e ambienteve të saj.
NE HAS RRETH 1 MIJE HEKTARE TOKE KONSIDEROHEN SI IMPRODUKTIVE — Kanë rezultuar joproduktive në rrethin e Hasit afro 1 mijë hektarë tokë. Kjo sipërfaqe — e cila kishte mbetur ende e pashfrytëzuar — do të kalojë tashmë në administrim Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave. Më parë këto toka i takonin ish-kooperativave bujqësore të zonës.
PERKUJTOHET NE TIRANE 60-VJETORI I MASAKRES SE 4 SHKURTIT — U përkujtua në Tiranë 60-vjetori i masakrës së 4 shkurtit 1944. Në veprimtari të organizuar me këtë rast morën pjesë Komiteti i Veteranëve dhe shoqata atdhetare “Për të rënët e kombit”, u kujtuan me nderim 8 të vrarët dhe 300 të arrestuarit e kësaj masakre. Pjesëmarrësit theksuan edhe një herë se populli shqiptar nuk do ta harrojë kurrë këtë ngjarje të dhimbshme të Luftës për çlirimin e Shqipërisë.
PREZANTOHET NE KORÇE NJE ROMAN I XHEVAT MUSTAFES — U prezentua në Korçë — në një nga mjediset e Pallatit të Kulturës — romani “Zëri i pyllit” i shkrimtarit Xhevat Mustafa. Ky roman — i cili ka dalë në qarkullim kohët e fundit — është vepra e parë e Mustafës. Artisti i “Klubit të Shkrimtarëve” të tre fshatit dhe intelektualët e morën pjesë në këtë aktivitet vlerësuan nivelin dhe cilësinë e këtij romani. Në mbyllje u recituan edhe disa fragmente nga kjo vepër.
Thesaret
Janë pesë veprat e vjedhura nga Muzeu. Të shikojmë cilat:
EPITAFI I GLLAVENICËS Qëndisje në pëlhurë, e vitit 1373, e porositur nga Gjergj Araniti.
HYRJA E SHEN MËRISE NË TEMPULL Ikonë, vaj në dru (54x34 cm). Autor: Onufri, Shekulli XVII.
HYRJA E SHEN MËRISE NE TEMPULL Ikonë, vaj në dru (45,5x41,5). Autori: David Selenica. Shekulli XVIII.
VAJTIMI MBI VARRIN E KRISHTIT Ikonë, vaj në dru (68x37 cm). Autor: David Selenica. Shekulli XVIII.
SHPËRFYTYRIM Ikonë, vaj në dru (56x37 cm). Autori: David Selenica. Shekulli XVII. së Shqipërisë.
Epitafi i Gllavenicës i vjedhur nga Muzeu Kombëtar
Për fëmijët një jetë tjetër
Arsim
NE BRENDAESI
Mbi 70 për qind e mallrave i përket vendeve fqinjë
NE BREN DËSI
Mbi 70 për qind e mallrave i përket vendeve fqinjë
Gjeografia e eksporteve
NE FAQEN 3
Qëllojnë mbi turmën masakër e re në Sarajevë
Nëntë të vrarë dhe shumë të plagosur
NE FAQEN 2