Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 9 shkurt 1994

Pesë arrestime pas vjedhjes

HETIME Prokuroria ka filluar çështjen penale ndaj Myslym Islamit për “shpërdorim detyre”. Nën këtë akuzë edhe rojet që duhet të ruanin veprat e artit dhe dy dëshmitarë Pesë arrestime pas vjedhjes Në burg dhe drejtori i Muzeut Kombëtar EDMOND LAÇI TIRANË — Ka dërguar për 5 persona në burg çështja “Muzeu Historik Kombëtar”. Kështu vazhdojnë të jenë në qendër të hetimeve vjedhja e jashtëzakonshme — ndodhur të mërkurën e kaluar — në qendrën më të madhe muzeale në Shqipëri. Ndërkohë që çështja penale ka filluar dhe vazhdojnë kërkimet intensive për zbulimin e autorëve të vjedhjes. E pifattit të famshëm, ikonave dhe pistoletave historike, autorët e Prokurorisë kanë vendosur marrjen e arrestit mbi pesë persona që akuzohen për mosmarrjen e masave për ruajtjen e Muzeut. Dy ditë më parë organet e hetimit kishin ndaluar dhjetë persona, midis të cilëve dhe pesë punonjës të Muzeut Historik Kombëtar, të cilat kishin pasur në ngarkim veprat e zhdukura e të artit. Edhe pse vazhdojnë kontrollet rigoroze, sidomos pas plagëve të kalimit të kufurit, ende nuk është njoftuar kapja e autorëve, ose të paktën emrave të tyre që nënshkruan shtatë ditë më parë. Të dielën ka urdhëruar je Burgun e Tiranës Myslym Islami, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar. Akuza paraprake ndaj tij është ajo e “shpërdorimit të detyrës”, ndërkohë që edhe katër të arrestuarit e tjerë fillimisht gjenden në këtë akuzë. Ndërmjet pesë të arrestuarve është dhe Beqtar Mane, President i Rojes Civile “Roga”, firmë që vetëm disa kohë më parë kishte marrë përsipër ruajtjen e Muzeut Historik Kombëtar që ndodhet në qendër të kryeqytetit. Po nga kjo firmë është arrestuar dhe një roje civile, i cili ndodhej me shërbim në momentin kur është verifikuar edhe grabitja e jashtëzakonshme. Ndërsa dy të arrestuarit e tjerë i përkasin personelit të Muzeut: janë dëshmitarë i turnit të dytë — që ishin larguar para mbarimit të orarit të punës — dhe ai i turnit të tretë, që në natën e grabitjes, nuk ishte paraqitur fare në punë. Përveç të emrave e arrestateve, të cilët i përkasin një mase — në bazë të funksioneve respektive — për ruajtjen e Muzeut. Vepra e çmuar e artit që ekzistonte në Shqipëri Epitafi i Gllavenicës — ishte grabitur së bashku edhe me katër ikona të Shekullit XVI dhe XVII. Specialistët e kanë të vështirë të japin në shifër të saktë për vlerën e vërtetë të Epitafit, pasi për më tepër punimi është dhe një dëshmi mjaft e vlefshme historike, e që dokumenton ekzistencën e principatave të Shqipërisë në kohën e Despotatit të Epirit. Ndërkohë tashmë në “koleksionin” e grabitësve bëjnë pjesë dhe afro 50 pistoleta të kohës së Luftës së Dytë Botërore, midis të cilave dhe ajo e diktatorit Hoxha. Muzeu Historik Kombëtar Së shpejti një ligj mbrojtës Kultura e grabitur: Shqipërisë i mungojnë mbi 500 vepra arti TIRANË — Nuk është hera e parë që veprat kulturore shqiptare bëhen pre e grabitjeve. Vjedhja skandaloze e Epitafit të Gllavenicës — ekziston vetëm tre ekzemplarë të tillë në të gjithë botën — është vese fundi në këtë varg të gjatë. Vetëm gjatë këtyre tre viteve, vlerat e mëdha historike e kombëtare të zhdukura, janë me qindra. Megjithatë në Shqipëri nuk ekziston — në të vërtetë nuk është trashëguar — akoma një ligj për to, një ligj që të përcaktojë qartë se cilat janë vlerat kulturore e çfarë statusi gëzojnë. Janë gati 500 — kryesisht ikona — vepra kulturore të cilat janë larguar pa lënë gjurmë nga Shqipëria. Rreth 180 prej tyre janë grabitur vetëm në Kisha — si ato të Beratit e Myzeqesë — apo muzetë e ndryshëm. Janë vepra të cilat i përkasin kryesisht Shekullit XVII, ku midis tyre mund të përmenden edhe punime të Onufrit. Për të evituar çdo shkërrmje kulturore një vendim i marrë në 1992 mbulon dhe ruajtje në Kalanë e Gjirokastrës afro 2 mijë ikona. Megjithatë edhe këtu, pas çarë të murit — gjysmë metri të trashë — grabitësit arritën të depërtonin. Për fat të mirë ata nuk kishin qenë profesionistë dhe ishin kënaqur vetëm me disa vepra arti që s'doqoftë nuk kishin ndonjë vlerë të veçantë. “Mungesa e një kuadri të plotë ligjor për vlerat kulturore — thotë për Gazetën Shqiptare Dashnor Kokonozi, Drejtor në Drejtorinë e Kulturës — ka vështirësuar problemin në lidhje me koleksionet private”. Kështu janë gati 300 vepra të ruajtura nga njerëzit në koleksionet e tyre, të cilat janë nxjerrë jashtë Shqipërisë e janë shitur për shifra të papërfillshme në krahasim me vlerat e tyre reale. Pikërisht për të parandaluar këtë “eksod” së shpejti do të paraqitet në Parlament një ligj që do të përcaktojë qartë marrëdhëniet e Shtetit me privatët në lidhje me veprat kulturore. Pas kësaj Shteti do të mbrojë të gjitha ato vepra që kanë vlera kombëtare. Ar. Me.
Myslym Islami Beqtar Mane Dashnor Kokonozi Hoxha Onufrit Tiranë Shqipëri Berat Myzeqesë Gjirokastër

Çeliqet shqiptare i rikthehen tregut

Tre minikombinate, zgjidhja e re kundër braktisjes Projekte të reja për Metalurgjikun ELBASAN — Sinjale shprese për Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit. Për të mos braktisur plotësisht tërësinë dhe inxhinierët kanë gjetur një zgjidhje të veçantë: tashmë Kombinati Metalurgjik është shpërbërë në tre minikombinate, në atë të Hidro-Metalurgjik, Energjitik dhe Siderurgjik. Eshtë kjo zgjidhje e tashme e ka futur veprën më të madhe shqiptare të industrisë së rëndë në radhët e prodhuesve shqiptarë. “Në përgjithësi teknologjia është e papambetur dhe nuk shpresojmë t'i rezistojmë kohës — pohon për Gazetën Shqiptare drejtori i Kombinatit Siderurgjik — por sidoqoftë aktualisht linja të veçanta punojnë”. Veçse, sipas tij, këto prodhime tashmë janë të afta për të plotësuar nevojat e konsumatorëve të caktuar. Linja e prodhimit të çeliqeve Kombinati Siderurgjik kishte filluar prodhimin e në tetor '92 dhe tashmë numëron mbi 2500 të punësuar. Faktikisht që Kombinati kryesorë të çeliqeve shqiptare janë furrat e ndryshme të ndërtimit. Duke pasur parasysh se investimet do të krijojnë mundësi të mëtejshme për zgjerim e aktivitetit të ndërtimit, drejtuesit e këtij Kombinati janë në pararojë të vendimit qeveritar në rritje kërkesat për çeliqet e Shqipëror drejtori i Siderurgjikut — na shpresojmë për një rritje të ndjeshme të prodhimit”. Aktualisht çeliku shqiptar po hyn në furrat e elektrike, ku si lëndë e parë përdoren mbeturinat e hekurave, që njihen nën emrin skrap. Edhe nuk punohet me mineral pasi sipas specialistëve — kjo është e pamundshme me e lartë. “Fakti është se Shqipëria gjendet me shumë dhe çmimi i energjisë elektrike është më i ulët në krahasim me vendet e rajonit — shpjegon në Kombinat — ka nxitur ideë investimet e huaj”. Kështu 13 milionë dollarë nga një firmë italiane, ndërkohë që po vazhdojnë studimet e mundësitë e tjera të këtij lloji. Ndërkohë specialistët besojnë edhe në masat e tjera që mund të sigurojnë mbijetesën e Kombinatit Siderurgjik. Vendimi i Qeverisë — shpjegojnë ata — për vendosjen e çmimit dysheme për çeliqet e importit, kryesisht nga Maqedonia, ka bërë të mundur që të hyjë në shumë të drejtë konkurenca shqiptare. Sidoqoftë edhe përmes kësaj klime optimiste, sërish shfaqen edhe pakënaqësitë: “Sivjela e tatimit në masën 15 për qind — thonë drejtuesit e Kombinatit — na dëmton mjaft. Ne duhet të rezistojmë patjetër, pasi vepra është unikale dhe është mbi të gjitha punësuesja kryesore e qytetit të Elbasanit”. Kombinati metalurgjik në Elbasan Mentor Kikia
Elbasan Shqipëri Maqedoni

DJE NE SHQIPERI

PRESIDENTI BERISHA TAKON PRESIDENTIN MALTEZ TABONE — Vullnet i përbashkët për të zgjeruar marrëdhëniet miqësore dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik. Ky ishte mesazhi kryesor i takimit mes dy presidentëve, ati shqiptar Berisha dhe atij Maltez Tabone. “Tashmë qeveria ka kapërcyer fazën e asistenës afatshkurtër, do të dëshironim që biznesi maltez të angazhohej edhe në Shqipëri” — ka ndërmjet të tjerash Berisha kërkuar edhe një herë vlerë e projekteve malteze në zonën turistike të Ksamilit apo në shërbimet e industrisë ndërtimore. NE GIROKASTER VEPRIMTARI E SHQATES SE MJEKSISE SHQIPERI-HUNGARI — Në prag të lidhjeve shumëvjeçare tradicionale mes Shqipërisë dhe Hungarisë është çelur një veprimtari e organizuar në sallën e Bashkisë së Gjirokastrës nga dega e shoqatës së miqësisë Shqiptare-Hungareze. Krahas anëtarëve të kësaj shoqate, gazetarëve dhe të ftuarve të tjerë, mori pjesë dhe Ferenc Poka, Ambasador i Republikës së Hungarisë në Shqipëri. Të pranishmit ndoqën një film hungarez dhe u zhvilluan biseda rreth planeve të mëtejshme hungareze. NE TIRANE NDALOHET NJE GRABITES I MASKUAR SI POLIC — Ishte i maskuar si polic kur tentoi të grabiste 55-vjeçarin T. Ruçi. Autori i kësaj piraterie me uniformë është qytetari Q. Çela 24 vjeç. Pas mësimit ndaj tij është marrë masa e ndalimit dhe materiali hetimor i është dërguar organit të Prokurorisë. Gjatë ushtrimit të “piraterisë” këmbësori u ka vjedhur edhe punonjës të policisë kriminale.
Berisha Tabone Ferenc Poka T. Ruçi Q. Çela Shqipëri Ksamilit Gjirokastër Hungari Tiranë

Vaksinat, projekt i ri për riprodhimin në vend

Tashmë drejt Institutit të Shëndetit Publik TIRANË — Një studim i një grupi ekspertësh të Bankës Botërore — i kryer në bashkëpunim me specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë — synon transformimin e Institutit Kërkimor të Higjienës dhe Epidemiologjisë në Institut të Shëndetit Publik. Nuk është thjesht një ndërrim emri — shpjegon për Gazetën Shqiptare Tatjana Harito, drejtoreshë e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë — por një projekt me shumë faza që duhet të kryejë një strukturë bazë e shëndetësor. Të Institutit i Shëndetit Publik — i pari i këtij lloji në Shqipëri — krahas aktivitetit të kërkimeve në fushat e epidemiologjisë dhe higjienës, do të shërbejë edhe për specializimin e studentëve dhe mjekëve pasuniversitarë në fushat e ndryshme të shëndetit publik. Nëpërmjet tij do të mundësohet krijimi i aspekteve të reja të studimit si biostatistika, manaxhimi dhe promocioni i shëndetit publik. Një herazi do të ruhet tradita e mirë e prodhimit të vaksinave dhe do të forcohet kontrolli i cilësisë së tyre, si në rast prodhimi në vend ashtu dhe kur importohen. “Përgjithësisht synohet që me mekanizëm dhe mjetet laboratorike ekzistuese — thotë Harito — të arrihen rezultate maksimale”. Tashmë ky projekt ka tërhequr vëmendjen edhe të organizmave ndërkombëtare të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OMS). Disa specialistë të saj kanë kryer një studim mbi mundësinë e rifillimit të prodhimit të vaksinave në Shqipëri pas ndërprerjes së tij. Ka vetëm në problem që studimi kërkon zgjidhje: a do të jetë ky prodhim i leverdishëm në pikëpamje ekonomike? Projekti ka tërhequr mendjen dhe të vendeve të tjera si Zvicra, Hollanda apo Italia. Nga Qeveria Italiane janë dhënë 1.5 miliardë lire për realizimin e një bashkëpunimi në fushën epidemiologjike. Ndërkohë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë filluar përgatitjet për realizimin e një takimi konsultativ me të huaj, të ftuar e mundshëm. (An.St.)
Tatjana Harito Tiranë Shqipëri Zvicër Holandë Itali

«Pjesëmarrja e gruas në politikë»

TIRANË — “Pjesëmarrja e gruas në politikë” do të jetë tema e Konferencës që fillon sot në Rumani. Pikërisht për këtë aktivitet janë ftuar nga Shqipëria edhe aktivistë nga Shoqata për Kulturë Demokratike si dhe përfaqësuese nga PD dhe PS. Konferenca që do të zhvillohet nga 9-12 shkurt, do të mbledhë gra nga të gjitha vendet e botës, të cilat kanë imponuar me debate e politika. Organizatoret janë Instituti Nacional Demokratik Amerikan dhe Shoqata rumune “Pro Demokracia”. Mes tyre dhe shoqata për Kulturë Demokratike në Shqipëri ekziston një bashkëpunim i qëndrueshëm. (M. Ga.)
Tiranë Rumani Shqipëri

Një grua vërtet eksplozive

Mbante në shtëpi çifte dhe dinamit Ndalohet nga Policia pas kontrollit në banesën e saj TIRANË — Gjithçka ka ndodhur si në filma. Policia bën një kontroll të befasishëm në një apartament dhe pronarët kapet me armë në dorë. U pas pyetjeve i para rreziku von se e ka pa lënë menjëherë të ndalohet. E gjitha kjo skenë — tashmë jo në sekuenca filmi — është zhvilluar para disa ditësh në një nga banesat e Tiranës. Vëmendja e protagonistit nuk herë ka qënë, një grua. Policia i ka gjetur në shtëpi jo vetëm një armë ishte një çifte turke — por dhe 6 fishekë të saj, si dhe 2 të tjerë Belik-amerikan. Nuk dihen akoma arsyet e vërteta që kanë shtyrë D.J. 43-vjeçare të jetë e armatosur në shtëpi. Por ajo që habit më tepër është se, sipas njoftimit të ATSH — asaj i është gjetur dhe një kallëp me dinamit. Të gjitha këto ndoshta do u qartësohen nga policia, e cila ka marrë menjëherë masën e ndalimit ndaj saj. Tashmë dosja i është kaluar Prokurorisë për të vazhduar hetimet.
D.j. Tiranë

Korçë, qyteti drejt vitit 2.000

Parashikohet një zgjerim i sipërfaqes prej gati pesëqind hektarësh. Zona të reja për zhvillimin e industrisë dhe ndërtimin e një rrjeti për lëvizjen Aprovohet plani rregullues nga Këshilli i Territorit TIRANË — Korça drejt vitit 2.000. Një vendim i Këshillit Kombëtar të Rregullimit të Territorit — i marrë javën e kaluar — ka parashikuar një zgjerim të mëtejshëm të vijës kufizuese të saj. Ky vendim u arrit në bazë të një studimi, i cili ka patur parasysh zhvillimin urbanistik për një periudhë 15-20 vjeçare e rrjetës demografike në qytet. Do të zënë rreth 500 hektarë si pjesë nga e re do t'i shtohen qytetit të Korçës. Kjo sipërfaqe do të përdoret për t'i dhënë hapësira më të mëdha zhvillimit industrial, ekonomik dhe turistik të qytetit. Në vend mjaft të rëndësishëm në këtë plan rregullues zë edhe problemi i banimit. Pikërisht duke patur parasysh të rritjes demografike të qytetit si dhe kërkesat për strehim për 20 vjetët e ardhshme si dhe në këtë sy, rreth 400 sipërfaqes e katërta e sipërfaqes së shtuar — i është caktuar ndërtimit të banesave të ndryshme banesash. Megjithatë sipas specialistëve, që edhe kjo në Korça është qytet që paraqet stabilitet në lëvizjet e popullsisë, ky plan mund të ketë një jetë-zgjatje edhe më të madhe. Zhvillimit ekonomik aktual në këtë qytet i dhe ritme vete të tij në të ardhmen do t'i përgjigjet një sipërfaqe që do të zgjerohet për 50 deri 100 hektarë. Ndërsa zona e pushimit e destinuar për turizmin do të shtrihet në periferitë të qytetit, në drejtim të fshatrave turistike të Moravë, Bobovë e Cangonj si dhe pranë rezervuarit të Gjançit. Parashikohet gjithashtu që të përmirësohet edhe struktura e rrjetit rrugor ekzistues dhe inxhinierit ja e tij në zonat e reja të banimit, të industrisë dhe të turizmit. Së shpejti Korça do të ketë në dispozicion dhe rrugë të tjera, sidomos rrugën nacionale deri në Libovik. Ar. Me.
Tiranë Korçë Moravë Bobovë Cangonj

NE BRENDESI

Evropa në favor të ndërhyrjes ushtarake në Bosnjë Përgatitje për sulme eventuale ajrore NE FAQEN 2 Ankthi manifestohet me pagjumësi e nervozizëm Një sëmundje që ndan mjekët NE FAQEN 3
Bosnjë