10/02/1994
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 shkurt 1994

Në burg babai i Hotit

ÇËSHTJA ARSIDI Arrestohet nga Prokuroria me akuzën «përkrahje pas kryerjes së krimit». I ati i ish Guvernatorit të Bankës izolohet në qelitë e Beratit Në burg babai i Hotit Ruante dokumente të të birit EDMOND LAÇI TIRANË — Vazhdojnë arrestimet për “Skandalin Arsidi”. Veçse mbiermi i të pandehurit më të ri në hetimet e këtij skandali nuk ka ndryshuar nga ai që ishte arrestuar i fundit po për këtë çështje dhe i përket përsëri familjes Hoti. Këtë herë — pas arrestimit të të birit — është Burhan Hoti, babai i ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, që dërgohet në qelitë e burgut. Akuza: “përkrahje pas kryerjes së krimit” lidhet me disa dokumenta që — sipas avokatit dhe familjarëve të tij — tregonin pafajësinë e të birit në historinë e ngatërruar të 1.6 milionë dollarëve. Menjëherë pas marrjes në përgjegjësi penale Burhan Hoti është dërguar në dhomat e izolimit të Komisariatit të Policisë së Beratit. Burhan Hoti ishte arrestuar rreth orës 15, të ditës së hënë. “Babai im ishte thirrur nga Prokuroria e Tiranës për plotësim hetimesh, në orën 9 të datës 7 shkurt — tregon për Gazetën Shqiptare Vegim Hoti, i biri i Burhanit dhe vëllai i Ilir Hotit — vetë unë të nesërmen familja jonë mori vesh se atë e kishin arrestuar në bazë të Nenit 111 dhe dërguar në qelitë e Beratit”. Sipas avokatit — që të martën është takuar me të pandehurin Burhan Hoti — gjithçka lidhet me disa dokumenta që klienti i tij i ruante prej kohësh për të treguar pafajësinë e të birit, ish-Guvernator i Bankës tashmë edhe ky i arrestuar. “Burhani më shpjegoi pas arrestimit — thotë Artan Gjylbegaj, tashmë avokat i Burhan hoti — se ai nuk kishte pse t’i fshihte ato dokumente, por në momentet që pyeti për to në Prokurori, ai nuk i kishte pasur ato me vete”. Për dokumentet misterioze — ndoshta për shkak të sekretit të hetimeve — askush nuk jep hollësi. “Unë nuk di se çfarë dokumentash dispononte babai — shpjegon për Gazetën Shqiptare i biri — por mendoj se ato janë disa dokumente normale, madje disa dita të publikuara edhe në shtyp”. Por edhe pse këto dokumente konsideroheshin si normale nga i biri i Burhan Hotit, avokati shpjegon se Burhani ato i ruante tek shtëpia e motrës së tij. “Sidoqoftë këto dokumente atij nuk i kanë rënë në dorë në mënyrë të kundraligjshme — thotë avokati Gjylbegaj — madje askush me parë nuk i kishte kërkuar këto dokumenta dhe ende sot, nuk e dimë nëse organet e Prokurorisë i kishin pasur në dispozicion apo i mungonin këto dokumenta”. Pas takimit në dhomat e izolimit të Beratit me të pandehurin Burhan Hoti — vetëm një ditë pas arrestimit — vetë avokati Gjylbegaj ka nxjerrë prej andej edhe një deklaratë të shkruar nga vetë i pandehuri. Edhe në këtë deklaratë, Burhan Hoti nuk jep hollësi të mëtejshme për përmbajtjen e dokumentave që i kishin kërkuar nga organet e hetimit. Po sipas kësaj deklarate, vetëm pak ditë më parë, babai i Ilir Hotit, kishte dërguar një letër, ku tregonte mbi bazën e këtyre dokumentave, se kishte krijuar bindjen e tij personale mbi pafajësinë e Ilir Hotit në historinë e “Skandalit Arsidi”. Tashmë organet e Prokurorisë së vazhdojnë hetimet edhe për Ilir Hotin, kanë marrë si të pandehur edhe të atin e tij, 65-vjeçar. Kështu Burhan Hoti bëhet njeriu i shtatë i arrestuar — pas Salihut, Tartari, Ahmetit, Samsurit, Xhynherit dhe të të birit — që hetohet në atë që është quajtur skandali më i madh financiar në Shqipëri këto kohë e fundit. martën është takuar me të pandehurin Burhan Hoti — shpjegoi pas arrestimit — por mendoj se ato janë disa dokumente normale, madje, avokati Gjylebaj ka nxjerrë prej andej një përmbajtjen e dokumentave që i dëshiron Burhan Hoti — veç të një ditë pas arrestimit — arrestuar — pas Salihut, Tararit, Ahmetit, Samsurit, Xhyherit dhe të tjerë — që het* në atë që është quajtur skandali me i madh financiar në Shqipëri këto kohë e fundit. “Lajto për të kontrollojnë gjetj e Bosnjës: “Ajo për të cilën flasin shumë gazetat — tha ai — dhe mbështetjen të misioneve të njohura të Nato-s në Bosnje”. — është thjesht një mision për ndihmë dhe mbështetjen ... “ — — për Çështjet e Ndërkombëtare — punuar me shtypin”. Ndërsa të shtunën — dita e fundit e punimeve — të ardhur nga vende të ndryshme. ... menduar se ligji — kanë deklaruar disa prej tyre në takimet me Brozin — kërkonte këtë procedurë vetëm për adoptimet e fëmijëve gjyqtarëve në këtë skandal — kohë më parë kishte qenë Vasil Plaku, prindin që ka bërë birësimin ekziston vetëm emri dhe rreth kësaj çështje që do i drejtohet edhe vetë Kryeministrit Meksi. — të ushtroara direkt nga Komiteti i Kombëtar i Birësimeve — kanë rezultuar edhe parregullsi të tjera. Kështu, përkundër çështje që do i drejtohet edhe vetë Kryeministrit Meksi. ... gjykatat. Pikërisht për këtë, Hilmie Mara, Kryetare e komitetit i është drejtuar edhe Kasacionit. Njëkohësisht ajo përgatit edhe material të detajuar rreth gjithë kësaj çështjeje që do i drejgohet edhe vetë Kryeministrit Meksi. Armand Mero Ish guvernatori i Bankës Shqiptare dhe, nga e djathta, selia Prokurorisë

«Kriminelët e Sarajevës duhet të dënohen»

Berisha «Kriminelët e Sarajevës duhet të dënohen» TIRANË — “Pas aktit të fundit barbar të serbëve në Sarajevë, është i domosdoshëm dënimi i autorëve të këtij krimi të tmerrshëm”: duke folur para gazetarëve e duke përshëndetur presidentin e Republikës së Maltës, Censo Tabone, që largohet nga Shqipëria pas një vizite shumë intensive, që zgjati pesë ditë, presidenti Berisha, përfitoi nga rasti zyrtar për të hapur problemin e Bosnjës dhe të Kosovës. “Në qoftë se nuk zgjidhet problemi i Kosovës — shtoi ai — nuk do të mund të zgjidhet kurrë kriza në Ballkan”. Duke nënvizuar rezultatet e rëndësishme të arritura gjatë vizitës së Tabone-s, Berisha ritheksoi hipotezën e një akordi midis Shqipërisë dhe Maltës për ristrukturimin e platformës së naftës. “Bashkëpunimi midis dy vendeve — vazhdoi — mund t’i përkasë shumë fushave të tjera, përfshirë këtu atë të turizmit, dhe të bujqësisë”. Dhe gjithmonë përsa i përket sigurimit në rajon, presidenti Berisha, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, diskutoi (për të parën herë zyrtarisht) temën e aeroplanëve spiunë të CIA-s që, duke bërë një rë bazë në Shqipëri, do të kontrollojnë qiejt e Bosnjës: “Ajo për të cilën flasin shumë gazeta — tha ai — është thjesht një mision që hyn në bashkëpunimin për ndihmë dhe mbështetje të misioneve të njohura të Nato-s në Bosnjë”. p.re

«Anulloi birësimet»

Bronzi: «Po, ka shkelje» Shumë vendime janë marrë edhe pse ligji i ndalon Kryetari i Kasacionit konfirmon parregullsitë TIRANË — “Do të anullohen të gjitha vendimet gjyqësore të marra për birësimet e fëmijëve pas viteve 1992”. Zef Brozi, Kryetari i Kasacionit, deklaron kështu pozicionimin e Gjykatës që ai drejton ndaj njërës prej ngjarjeve më tragjike të këtyre viteve të fundit në Shqipëri. Rishikimi i këtyre proceseve do të hedhë ndoshta një dritë të re rreth këtij misteri. “Vendimet e marra nga gjykatat janë të kundraligjshme pasi nuk është ndjekur procedura e rregullore — thotë për Gazetën Shqiptare Brozi — prandaj në këmi kërkuar tërheqjen e dosjeve”. Deri tani rastet e verifikuara për paligjshmëri janë të shumta. Tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për ato të zbuluara nga Komiteti Kombëtar i Birësimeve, por edhe për të tjera të kapura nga vetë inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë. Ata flasin për prosece gjyqësore të zhvilluara në disa rrethe — pas marsit të 1992 kur doli ligji që ndalonte adoptimet — në bazë të cilit çështje janë kryer birësime të ndryshme. Megjithatë rastet e verifikuara deri tani flasin për birësime të bëra vetëm brenda Shqipërisë. Kjo është edhe pika ma të cilën ju është fokusuar edhe gjyqtarët e këtij procesi. “Ne kemi menduar se ligji — kanë deklaruar disa prej tyre në takimet me Brozin — kërkonte këtë procedurë vetëm për adoptimet e femijëve nga të huajt dhe jo për shqiptarët”. Implikimi edhe i gjyqtarëve në këtë skandal — kohë më parë kishte qenë Vasil Plaku, ish-Kryetari i Gjykatës së Tiranës i cili ishte akuzuar për abuzime të rënda dhe ishte denuar — tani për tani shfaqet vetëm në formën e një njohje ligjore. “Kjo ndodh edhe sepse ligjet që botohen shkojnë me shumë vonesë në duart e gjyqtarëve — shpjegon Brozi — por unë nuk mund të them nëse ka implikim të tyre për interesa pasurore”. Megjithatë në kontrollet e ushtruara direkt nga Komiteti i Kombëtar i Birësimeve kanë rezultuar edhe parregullsi të tjera. Kështu, për prindin që ka bërë birësim ekziston vetëm emri dhe mbiemri — thotë ku banon, pa patur hollësi të mëtejshme. Zgjerimin e çështjes së Bi- Armand Mero abuzime të rënda dhe ishte dënuar — shumë vonesë në duart e gjyqtarëve — shpjegon Brozi — nga Komiteti — çështjes së Bi-

Në Gjykatë gazetarët dhe oficerët

«Koha jonë» TIRANE — Përfundojnë hetimet për çështjen “Koha Jonë”. Shumë shpejt do të jenë përballë Tru­pit Gjykues — kur kanë kaluar vetëm dhjetë ditë nga arrestimi i tyre — gazetarët Frangaj dhe Leka si dhe ushtarakët Liçaj e Feta. TIRANE — Përfundojnë hetimet për çështjen “Koha Jonë”. Shumë shpejt do të jenë përballë Trupit Gjykues — kur kanë kaluar vetëm dhjetë ditë nga arrestimi i tyre — gazetarët Frangaj dhe Leka si dhe ushtarakët Liçaj e Feta. Njoftimi u dha në TV, sipas një njoftimi të Prokurorisë së Tiranës, e cila gjithashtu bëri fjalë edhe për akuzat përfundimtare. Kështu të katër të pandehurit akuzohen për “përhapje të sekretit shtetëror”, ndërkohë që gazetari Leka duhet të mbrohet edhe ndaj akuzës tjetër, asaj për “shpifje”. Ende pas këtij njoftimi, nuk është bërë e njohur data e procesit gjyqësor.

Qeveria përcakton dhe vlerën e tokës

Shqyrtohet buxheti i Shtetit për vitin 1994 TIRANE — Do të jenë dy Projektligje të rëndësishme që do t’i paraqiten për aprovim së shpejti Parlamentit shqiptar. Një vend të veçantë do të zërë këtë herë buxheti i Shtetit për vitin 1994. Ky Projektligj — i përgatitur nga Ministria e Financave — kishte kaluar për t’u diskutuar më parë në të gjitha ministritë. Së fundi ishte Qeveria që e mori në shqyrtim — me disa ndryshime — në mbledhjen e saj të fundit. “Vlerësimi i tokës bujqësore për efekt kompensimi” është një tjetër Projektligj me shumë rëndësi që do të aprovohet nga Parlamenti. Miratimi i tij do të zgjidhte problemin e kompensimeve të tokës bujqësore për ish-pronarët, pasi përcaktohet vlera e qartë e kësaj toke. Përveç këtyre dy Projektligjeve, Qeveria në mbledhjen e saj të fundit, miratoi në parim edhe një marrëveshje — midis Shqipërisë dhe vendeve të tjera — në fusha të ndryshme. Për t’u përmendur është ajo e “Inkurajimit dhe mbrojtjes së ndërsjellë të investimeve” me Mbretërinë e Suedisë. Në bazë të një projektvendimi të paraqitur nga ministria e Mbrojtjes, tani e tutje, Akademia Ushtarake do të quhet Akademia e Mbrojtjes Popullore.

«Raportet e Parlamentit me shtypin»

Konferencë TIRANE — “Komunikimi parlamentar” do të jetë tema e një konference që do të nisë sot punimet e saj në Tiranë. Konferenca — e cila është organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik të SHBA për Çështjet e Ndërkombëtare — do të zgjasë tre ditë. Gjatë punimeve të saj do të zhvillohen disa seanca plenare me tema të ndryshme si “Roli i Parlamentit në formimin e opinionit publik” e “Duke punuar me shtypin”. Ndërsa të shtunën — dita e fundit e punimeve — do të ketë dy seanca pune ku do të trajtohet “Komunikimi me elektoratin”. Konferenca do të drejtohet nga 4 ekspertë të ardhur nga vende të ndryshme.

Sarandë, port për miliarderë

Mund të presë 334 barka luksoze SARANDE — Së shpejti Saranda drejt një turizmi gjithnjë e më modern. Me dhjetëra jahte do të mund të ankorojnë në të ardhmen në ujërat e portit të saj. Projekti për zhvillimin e tij — miratuar pak ditë më parë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit — parashikon krijimin e strukturave të reja bashkëkohore. Do të jenë mbi 800 vende — të destinuara vetëm për jahte, barka luksoze — parashikohet në projektin e ri për portin. Këto vende do të sipërfaqe prej 6.2 hektarë të tokës — ... Karakteri turistik i tij do të jetë i përshtatshëm për të gjitha ... Vlerat e peizazhit të Gjirit të Sarandës. Vendimi të veçantë do t’i kushtohet edhe zhvillimit që do të planifikohet me kujdes në raport me strukturat e tjera, ku do të bien në sy ndërtime të dukshme. Ndërsa kompleksi ekzistues i Portit — për tragetet dhe anijet tregtare — në fillim nuk do të ndryshohet. Sipas specialistëve ai do të integrohet në hyrjen e tij. Dhehnia e një drejtimi turistik modern për portin e Sarandës do t’i krijojë mundësi rritjes së fluksit të turistëve të huaj në këtë zonë. Vetë pozicioni gjeografik i tij në afërsi me brigjet greke e sidomos me Korfuzin — është një bazë e fuqishme për këtë zhvillim. Ar. Me. Porti i Sarandës

DJE NE SHQIPERI

PER SHQIPERINE 75 MILION ECU NGA KOMUNITETI EUROPIAN — Do të jenë 75 milion Ecu që Komiteti Europian do t’i japë Shqipërisë për vitin 1994. Kështu Elio Germano, ambasador i KE-së në 1994. Kështu Elio Germano, ambasador i KE-së konfirmon edhe në herë mbështetjen që do t’i jepet bashkëpunësisë së reformës. Shuma e akorduar për këtë vit është 10 milion Ecu më e madhe se vitin që shkoi. Nga kjo, 35 milionë do të përdoren për Bilancin e Pagesave, 20 milionë për Programin Phare dhe pjesa tjetër në kuadrin e një programi rajonal. Deri tani, ndihma e akorduar për Shqipërinë nga Komuniteti Europian kap shifrën e 380 milionë dollarëve. HAPET NE BERAT EKSPOZITA E PERIODIKUT FRANCEZ — Eshte përuruar në Berat një ekspozitë e re. Këtë herë aty janë paraqitur gazeta, revista dhe botime të ndryshme periodike të shtypit francez. Ekspozita — e cila është hapur në mjediset e Bibliotekës së qytetit — ka tërhequr mjaft interesin e shumë banorëve të Beratit. NE FIER FINLANDEZET NDIHMOJNE PER RIKONSTRUKSIONIN E SHKOLLA...”

NE BRENDeSI

NE BRENDE SI Ja çfarë blejmë nga bota Importojmë lëndë të para Vendet kufitare tregje më tërheqës NE FAQEN 3 Bosnja, «tani ose kurrë» Shtëpia e Bardhë e gatshme Clinton është dakord me ultimatumin NE FAQEN 2