Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E premte 18 shkurt 1994

Ja të gjitha akuzat kundër Nanos

SKANDALI I NDIHMAVE Mbyllen pas dhjetë muajsh hetimet për liderin socialist dhe për Sokrat Plakën, Robert Gjinin e Hasan Halkon. Në 15 faqe provat e treguara nga Prokuroria e Tiranës Ja të gjitha akuzat kundër Nanos Tashmë i pandehur edhe i biri i Ramiz Alisë EDMOND LALAÇI TIRANE — Përfundon në Gjykatë — pas dhjetë muaj hetimesh — skandali i ndihmave. Hetuesit përfundimisht kanë vendosur kështu edhe për çështjen Nano e shndërruar prej kohësh në një polemikë të ashpër politike në Shqipëri, për të provokuar më pas edhe ndërkombëtarizimin e saj. E ndërsa akuzat tashmë është bërë publike — nëpërmjet saj — hidhet dritë edhe mbi një tjetër mister të deri tashëm kur kurrë nuk ishte konfirmuar zyrtarisht: janë përfshirë në skandalin e ndihmave edhe Ramiz Alia, ish-President i Shqipërisë si dhe i biri i tij, Arben Alia. E ndërsa ish-Presidenti gjendet në burg — duke u hetuar edhe për akuza të tjera — djali i tij, tashmë i pandehur i lirë, edhe është i përjashtuar nga masat e sigurimit që mund të merret edhe ndaj tij nga Prokuroria, pasi aktualisht nuk ndodhet në Shqipëri. Por bashkë me Nanoon në këtë proces do të jenë të pandehur vetëm Sokrat Plaka, Robert Gjini dhe Hasan Halko, të tre të akuzuar për “shpërdorim detyre”. Më në fund vull i misterit për estimate — tepër të rezervuara — të çështjes Nano dhe në tërë skandalit të ndihmave, përfundoi. Lideri socialist, Fatos Nano dërgohet për gjykim me akuzën e “përvetësimit të pasurisë shtetërore në dëm të interesit publik” në rolin e ndihmësit si dhe të “falsifikimit të dokumentave zyrtare”. Përveç kësaj janë 73.780.000 lekë të vjetër të akuzuar Nanos e gja, akuzuar për “shpërdorim detyre” të pasurisë shtetërore, por përfshihet ndihma si të. Argumentet që hetuesit kanë zgjedhur për të mbështetur akuzën ndaj Nanos janë të shumta. VEPRIMI ANTIKUSHTETUES Nano akuzohet se edhe pse ka pasur detyrimin ligjor — në funksionin e Kryeministrit — që të zbatonte rregullat e ndryshuara të Presidiumit të Kuvendit Popullor, duke pasur inisiativën për të lidhur marrëveshje dypalëshe me shtetin italian, nuk e ka realizuar këtë me dashje. Sipas akuzës, i pandehuri i ka shkelur me dashje ligjin themelet e shtetit, kushtetutën. ZGJEDHJA E “LEVANTE CO” SPA Fatos Nano ka ndikuar në mënyrë të hapur që për livrimin e ndihmave të caktohej firma “Levante Co” Kësh. — sipas kësaj akuze i pandehuri Nano ka emëruar si këshilltar Ekonomik e Financiar me të drejta ekskluzive në të gjitha fushat e qeverisë së kryesuar prej tij, Hajdin Sejdin, i cili ishte edhe drejtor ekzekutiv i firmës “Iliria Holding”, firmë cila do të shndërrohej më vonë si distributore në Shqipëri e mallrave të sjella nga “Levante Co.” Akuza komenton edhe dëshminë e Gromo Pashkos, se për “Levante Co.” ka patur rolin jo a ishtë zgjedhur nga qeveria e porsaformuar dhe më pas bashkëpunimin me “LEVANTE CO.” VANTE CO.” Këtë herë si argumente, duke qenë përfundimtar i organit të Prokurorisë, përmend lidhjen ndërmjet Nanos, Sejdisë së “Iliria Holding”, Pernicoles së “Levante Co.”, ish-Presidentit Alia dhe të pandehurit tjetër, Arben Alia. Po për këtë lidhje akuza referohet edhe dëshmisë së Xhani de Mikelis, i cili — midis të tjerave — është shprehur se “Levante Co.” është e mbështetur në Shqipëri jo vetëm nga qeveria komuniste e mëparshme, por edhe nga qeveria paskomuniste më pas”. FITIMI I PALIGJSHËM I “LEVANTE CO.” Akuza ka arsyetuar se lidhja e ngushtë ndërmjet Nanos, Pernicoles, Sejdisë, Ramiz Alisë dhe Arben Alisë, ka siguruar terene të përshtatshme të larta në mënyrë të barabartë në shumën e barabartë me 9.4 miliardë lireta, ose 73.780.000 lekë. Fakte ndihmuese në këtë përfitim të paligjshëm — shkruhet në akuzë — kanë të gjitha veprimet e të pandehurit Nano. FALSIFIKIMI I DOKUMENTAVE ZYRTARE Për këtë rast dokumenti i referohet muajit mars 1991, kur Nano në funksionin e Kryeministrit, ka nënshkruar vendime e emër të Këshillit të Ministrave, pa u bërë mbledhja, apo edhe vendimet e diktuara me Kryesinë e Këshillit të Ministrave që ai i ka nënshkruar si vendime të Këshillit të Ministrave. Konkretisht bëhet fjalë për dy vendime, të 28 marsit 1991, njëra për kthimin e ndërrmarrjes së përbashkët “Iliria Turistik” — për të cilën nuk gjendet procesverbali i zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave — dhe tjetra, një vendim i Kryesisë, por jo i Këshillit të Ministrave, që kishte caktuar masën e grerësa e tatimeve për veprimtarinë tregtare që të zhvillonin lotë në Shqipëri “Iliria Holding”. Ish kryeministri Fatos Nano gjatë një seance procesi
Fatos Nano Sokrat Plaka Robert Gjini Hasan Halko Ramiz Alia Tiranë Shqipëri

Kadastrat e tokës tashmë fillon regjistrimi i ri

Do përdoren dhe kompjuterat TIRANE — Një tjetër hap i rëndësishëm për bujqësinë. Një projekt i ri — që ka filluar pa pak kohësh — parashikon regjistrimin e të gjithë pasurive së patundshme. Realizimi i tij do të jetë një tjetër hap drejt krijimit të tregut të tokës dhe në Shqipëri. Reforma e tokës — kalimi nga një sistem i centralizuar në një sistem privat — bëri të detyrueshëm regjistrimin e saj në zyrat e kadastrave. Fikërisht për të përmirësuar këtë proces ta zbutur bashkë me reformën, tashmë është ngritur një grup pune — të ndihmuar nga asistentë amerikanë dhe Komisioni Europian — që do të kryejë të gjitha strukturat e këtyre bashkëpunëtorëve duke futur dhe përdorimin e sistemit të kompjuterizuar. Aktualisht puna ka filluar — në një fazë pilot — në tre rrethe të Shqipërisë, Tiranë, Lushnje e Kavajë. Së shpejti do të aplikohet dhe të përmbajë vetëm sipërfaqen e tokës, emrin e pronarit dhe vendin e parcelës. Me këtë mënyrë përajt? shënohen disa të dhëna të tjera që të lehësohen më përshpejtësi si në sistemin aktual si për shembull numri e pemëve që ka një parcelë apo lloji i tyre. Projekti i ri i regjistrimit të pasurive së patundshme do të mendohet të përfundojë brenda një 5-vjeçari — përveç do të ndihmojë në përshpejtimin e krijimit të tregut të tokës do të shërbejë dhe për një administrim më të mirë të informacionëve të saj. Ar. Me.
Tiranë Lushnjë Kavajë Shqipëri

DJE NE SHQIPERI

NE TIRANE NJE PERSON VDES NE NJE KABINE ELEKTRIKE — Dhe ndërprerjet e energjisë kane krijuar viktima të reja në Tiranë, si pasojë e ndërhyrjes për rregulluar defektin e linjës, një person ka mbetur i vdekur pranë kabinës së tensionit të lartë. Duke marrë shkas nga kjo ngjarje e dhimbshme, Korporata e Energjisë Shqiptare ka bërë thirrje popullsisë që për çdo defekt të energjisë e thirrje vetëm elektriçistët. FILLONI NE DURRES SEMINARI “EKOTURIZMI NE SHQIPERI” — Filloi në Durrës një seminar 4 ditor me temë “Ekoturizmi në Shqipëri”. Ky seminar ka për qëllim që të diskutojë problemet të ndryshme që lidhen me zhvillimin e Ekoturizmit si një nga format e turizmit që siguron ruajtjen e natyrës dhe shfrytëzimin racional të vlerave të saj. Idéja e këtij do organizohet gjithashtu edhe në konferencë shtypi. SHPALLET FITUESI I TENDERIT PER PERMIT-REZIMIN E FUNIZIMIT ME UJE TE KRYEQYTETIT — Është një shoqëri shqiptare fitueseja e tenderit për përmirësimin e furnizimit me ujë të Kryeqytetit. Projekti që do të zbatohet parashikon shtimin e sasive së ujit në 400 litra në sekondë. Për realizimin e tij do të bëhet një investim prej 312 milion lekësh. NDALOHEN NE TIRANE PËSE PERSONAVE TE NDERTIME PA LEJE — Janë ndaluar nga punonjësit e Rendit të Komisariatit numër 3 në Tiranë, pese persona të cilët kishin hapur themelet për ndërtimin e një banese pa leje. Për të ngritur banesën ata — Lek Marku, Frok Barçi dhe Ramazan Haxhi, Shpend Demalia dhe Hysni Batrakari — kishin pushtuar një pjesë sipërfaqese së jashtme në Laprakë.
Lek Marku Frok Barçi Ramazan Haxhi Shpend Demalia Hysni Batrakari Tiranë Durrës Laprakë

Ndalohen për granatë e automatik

SHKODER — Ka kanosur një shtetas me një granatë luftarake difensive dhe për këtë është ndaluar nga organet e Rendit. Por pas kësaj në shtëpinë e tij e i është gjetur edhe një automatik i tipit jugosllav me mbi 60 fishekë të llojeve të ndryshme. Kjo histori ndodhur ditën e hënë ka dërguar në burg — familjarin si të ndaluar — dy persona nga e njëjta familje në Shkodër: janë Nikolin dhe Dedë Ndol, njëri 25 vjeç dhe tjetri 64, të dy banues në lagjen “10 korriku” të Shkodrës, dhe me profesionin e tregtarit e pensionistit, të akuzohen tashmë.
Nikolin Ndol Dedë Ndol Shkodër 10 Korriku

Gjoba e kontrolle përgjatë bregdetit

Sekuestrohen 28 varka VLORE — Mbi 800 mijë lekë në formë gjobash, 28 mjete detare të sekuestruara dhe 56 të bllokuara janë rezultati i një operacioni të befasishëm për kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë në lundrim në ujërat shqiptare. Operacioni — i quajtur “Adriatik 90” — u krye me urdhër të Sali Berishës, Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. “Adriatik ‘90” pati një shtrirje në të gjitha qytetet bregdetare të Shqipërisë dhe portet e tyre. Pothuajse në të njëjtën kohë operacioni filloi në të gjitha pikat e kontrollit. Gjatë tij u verifikuan shkelje të shumta të ligjit dhe në regjimit të lundrimit në ujërat tona detare të cilat u përfshinë në forma të ndryshme. Si rezultat u kontrolluan mbi 200 mjete detare dhe u sekuestruan 28 prej tyre, shumica nga Shëngjini dhe Saranda; u gjobitën 50 persona — 13 në Vlorë, 11 në Shëngjin, 2 në Durrës dhe 24 në Sarandë — për dokumentacione jo të rregullta si dhe u bllokuan 56 mjete të tjera lundrimi. Ky operacion — i kryer javën e kaluar — ishte një bashkëpunim i grupi special me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Rendit, Shiku.t, Policia Financiare dhe Doganës. Veprimet e tij u drejtuan nga Safet Zhuali, Ministër i Mbrojtjes.
Sali Berisha Safet Zhuali Vlorë Shqipëri Shëngjin Sarandë Durrës

Brozi flet për bilancet e Kasacionit

Sot konferencë TIRANE — Veprimtaria dhe aktiviteti i Gjykatës së Kasacionit do të jetë sot në qendër të Konferencës që do të japë sot për Shtypin Kryetari i saj Zef Brozi. Është hera e parë që një përfaqësues i lartë i pushtetit gjyqësor shqiptar del në një konferencë të posaçme përpara gazetarëve. Pas një përmbledhjeje të rezultateve dhe punës që kjo Gjykatë ka zhvilluar gjatë këtyre vitet e fundit, Brozi do t'i përgjigjet pyetjeve të mundshme që do të shtrohen. Konferenca do të fillojë në orën 12.00 në sallën e gjyqit të Kasacionit.
Zef Brozi Tiranë

Çështje penale për tre prokurorë

DURRES Prokuroria merr të pandehur kolegët e saj nga Tirana Çështje penale për tre prokurorë Punonjësit e Drejtësisë ishin larguar pak ditë më parë nga detyra. Akuzohen pas dyshimeve për shpërdorim detyre, shkaki i të cilave ndoshta është dhënia e një lejeje takimi për në burg DURRES — Hetime edhe mbi prokurorët të shkuarkuar më 4 shkurt nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, tashmë për Fatmir Fagun, ish-Zëvendësprokuror i Prokurorisë së Tiranës si dhe prokurorin e kësaj Prokurorie, Stavri Kocollarin dhe Gëzim Velçanin, fillon çështja penale. Kjo çështje e filluar nga Prokuroria e Durrësit, që prej të hënës, tashmë i ka marrë të tre të pandehur. Fagun, Kocollarin dhe Velçanin, madje janë nën masën e sigurimit të detyrimit për moslargim. Akuza, sipas Prokurorisë së rrethit Durrës — i referohet Nenit 109, që në fakt bën fjalë për “shpërdorim detyre”. Mënyra e marrjes në pyetje të pandehurve si i pandehur, hetuesit i ngarkuar për këtë çështje, filloi vetëm e e pandehur. Për shkak të sekretit të hetimeve, ende nuk janë bërë të njohura hollësitë dhe motivet e mundshme rreth akuzës. Është bërë e ditur vetëm se kjo çështje lidhet me një leje takimi në burg u dhënë të të lutur. Në rast se do të vërtetohet se ata duan të jetëm që organet e Prokurorisë së Durrësit. Ish-zëvendësprokurori i Tiranës, Fagu, është mjaft i njohur — në fushën e Drejtësisë — sidomos kohët e fundit. Ishte ai që mbrojti arrestimin e Nanos nga Prokuroria e Tiranës, pas kërkesës për revokim e kësaj mase, Abie Gëzim Veliçanja mutës në Prokurorinë e Tiranës — njihët sidomos për hetimet e çështjeve të vrasjes së milionerit Marsel Skendo apo dhe të skandalit që plasi publikisht te faksimilje të ministrit të Mbrojtjes në gazetën “Koha Jonë”. (p.re.) Sheshi kryesor i Durrësit
Fatmir Fagu Stavri Kocollari Gëzim Velçani Nanos Marsel Skendo Durrës Tiranë

Berisha takon Presidentin e IFAD

Së shpejti në Has një rezervuar vaditje Ndihma nga Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë TIRANE — Ndihma e po-saqme për fermerët veriolindorë. Këtë herë është Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD) i cili ka përshpejtuar procedurat për në Shqipërinë dhe ka parashikuar realizimin e projektit për ndërtimin e një rezervuari për vaditje në Has. Këto u deklaruan në takimin që Presidenti Berisha pati me Presidentin e këtij Fondi. Gjiha-shtu u theksua se projektet e IFAD do të shtrihen edhe në rrethet e tjera verillindore të Shqipërisë e do të përfshijnë ngritjen e industrisë përpunuese të perimetrisë e infrastrukturës. Në tjetër takim i rëndësishëm Presidenti Berisha pati edhe me Andriesen, ish-zëvendëskryetar i Komunitetit Evropian. Në e mbështetjen kërkesën Parlamentit Evropian për të filluar negociatat për marrëveshjen e asociimit” deklaroi Presidenti Berisha, duke e quajtur atë si të mbështetur në ecurinë e proceseve të demokratike të Shqipërisë dhe me arritjet e saj ekonomike. “Gjithashtu Berisha u shpreh se: “Unë dua t'u falenderoj për ndihmën që ju personalisht, Komuniteti Europian dhe vendet anëtare të tij i kanë dhënë dhe vazhdojnë t'i japin Shqipërisë”. Presidenti Berisha
Berisha Andriesen Tiranë Has Shqipëri