Urdhër arresti për Arben Alia
SKANDALI I NDIHMAVE / Flet Prokurori i Tiranës Arben Qeleshi
«Por përfundimi i çështjes Nano nuk i mbyll hetimet». Tashmë kërkohet edhe i pandehuri tjetër Edi Vesho, ish punonjës i Albkop që ka lidhje me çështjen dhe që duhet të merret në pyetje.
EDMOND LACI
TIRANE — Kanë përfunduar hetimet për çështjen Nano, por jo për skandalin e ndihmave. Kështu lideri socialist, sebashku me Sokrat Plakën, Robert Gjinin e Hasan Hallkon, janë veçse të pandehurit e parë që afron proçesit, ndërkohë që personat e tjerë të pandehur, tashmë kërkohen nga drejtësia shqiptare. "Duhet të sqarohet se në këtë çështje janë edhe disa të pandehur të tjerë, që i janë shmangur hetimit dhe që në organi i Prokurorisë ende nuk kemi mundur t'i vëmë nën akuzë". Eshtë Arben Qeleshi, Prokuror i Rrethit të Tiranës që pohon për herë të parë për "Gazetën Shqiptare" konfirmimin e bujshëm. Kështu skandali i ndihmave italiane — që shumëkush e mendoi të mbyllur pas dërgimit të dosjes Nano në Gjykatë — papritur rihapet "përsëri". Madje edhe me dy urdhëra arresti të tjerë: njëra për Arben Alinë, të birin e ish-Presidentit Alia dhe tjetra për Edi Veshon, ish-punonjës në Alkop. Për të dy këta të pandehur — aktualisht jashtë Shqipërisë — tashmë është shpallur kërkimi nga organet shqiptare.
"Kjo çështje që njihet si skandali i ndihmave, përsa i përket të pandehurve Arben Alia, Edi Vesho dhe të tjerë — thotë Arben Qeleshi për "Gazetën Shqiptare" — do të vazhdojë ende". Në aktualitet janë përgatitur nga policia dëshmitë përkatëse. "Deri tani roli i një ndërmjetësi ndërtimet Perniola, Drejtor Ekzekutiv i shoqërisë "Levante Co." SPA, Bari dhe Fatos Nanos, në atë kohë ish-Kryeministër i Shqipërisë". "Arben Alia akuzohet si bashkëpunëtor në përvetësimin e pasurisë shtetërore — përgjigjet Prokurori Qeleshi — për veprimet me anë të një firme do ta sqarojë plotësisht edhe pozicioni i tij". Sipas Prokurorit Qeleshi, biri i ish-Presidentit Ramiz Alia — tashmë në burg i akuzuar edhe për akuza të tjera — është marrë i pandehur që para dy tre muajve, por "ky vendim ende nuk i është komunikuar". Kështu çështja e tij është Shqipërisë, ka sjellë që edhe vendimi i arrestit — marrë nga Prokuroria e Tiranës — të mos zbatohet, duke detyruar kështu shpalljen e tij në kërkim nga ana e organeve shqiptare.
"Por në këtë çështje është i pandehur edhe Edi Vesho" sqaron Prokurori Qeleshi. Në fakt emri i Veshos nuk përmendet si akuzuesi Arben Alisë — në aktakuzën e çështjes Nano. Por siç e sqaron Prokuroria e Përgjithshme, Vesho ka qenë punonjës i shoqërisë Alkop dhe ka lidhje me ngjarjen. Në këto rrethana tashmë Prokuroria e Tiranës i ka dërguar urdhër-arrestin Interpolit. "Edi Vesho, i kërkuar prej dy muajsh, është larguar nga ish-drejtori Pajtim Ajazi, plotësoren e urdhrit arrest të "Levante Co." me emrin, shpenzime transporti, kontrolli sasior e cilësor, vulosje në doganë dhe i çon në Ambasadën Italiane, e cila i niste për në Itali".
Kush është Arben Alia
TIRANE — Arben Alia, biri i Ramiz Alisë, ish-President i Shqipërisë, tashmë në burg, ka lindur në vitin 1966. Ka kryer arsimin e mesëm në Tiranë, në gjimnazin "Ismail Qemali", me rezultate të shkëlqyera. Më pas ai ka vazhduar studimet e larta për 6 vjet — në Francë — në "Grande Ecole" të Parisit. Pas përfundimit të studimeve është kthyer në Shqipëri ku ka punuar në Bankën Tregëtare Shqiptare. Gjatë kësaj periudhe mendohet se ka bashkëpunuar me babain e tij për krijimin e Bankës së "Iliria Holding". Largohet nga Shqipëria në fillim të 1992. Janë momentet kur sulmet ndaj Ramiz Alisë janë shtuar dhe duket qartë se pushtetit të tij po i vinte fundi. Shteti i zgjedhur prej tij është Franca dhe kryeqyteti i saj Parisi, ku mendohet se jeton dhe punon aktualisht.
Gazetën Shqiptare — do të kryente veprimet e arkëtimit për të katër çështjet. Roli i Edi Veshos që përfshihet të jetë në këtë skandal, përmendet vetëm në raportin e Komisionit të Kontrollit të Shtetit, mbajtur nga Blerim Çela para Parlamentit vitin e kaluar. "Edi Vesho, u sekretar pr. vat i firmës "Levante Co.", i urdhëruar nga ish-drejtori Pajtim Ajazi, plotësonte faturat në emër të "Levante Co." me emrin, shpenzime transporti, kontrolli sasior e cilësor, i vuloste në degën e doganës dhe i çonte në Ambasadën Italiane, e cila i niste për në Itali".
Në katër kryente veprimet e arkëtimit për të gjitha denoncon të qartë Blerim Çela. Sidoqoftë — edhe pse hetimet vazhdojnë — ende nuk është e qartë akuza e Veshos, apo edhe motivi që e ka detyruar organin e Prokurorisë ta marrë atë si të pandehur.
Përveç Arben Alisë e Edi Veshos, janë edhe të pandehur të tjerë, përfshihen Prokurori Qeleshi. Këndu vazhdon sërisht hetimi për skandalin e ndihmave, madje edhe ndaj personave që deri tashmë, janë ende të mistershëm për opinionin.
(1 - Vazhdon)
Shpejt tatimi mbi pasurinë për toka, kafshë e ndërtesa
Ja çfarë parashikon projekti i aprovuar nga Qeveria
Taksohet kush nuk kultivon
Ja çfarë parashikon projekti i aprovuar nga Qeveria
Shpejt tatimi mbi pasurinë për toka, kafshë e ndërtesa
Taksohet kush nuk kultivon
TIRANE — Do të jenë afro 2.8 miliardë lekë që do të arkëtohen në buxhetin e shtetit — gjatë 1994 — vetëm nga taksat mbi tokën bujqësore. Ky është parashikimi i bërë nëse do të hyjë në fuqi ligji "Për tatimin mbi pasurinë në Republikën e Shqipërisë". Akoma në fazë projekti, por tashmë e aprovuar nga qeveria, ai pritet t'i kalojë së shpejti në shqyrtim Parlamentit.
Do të fillojnë pra këtë vit tatimet edhe mbi pasurinë. Taksat — pjesa më e madhe e të cilave përfshin fshatin — do të shtrihen edhe mbi pasuritë e patundshme të qytetarëve. Janë katër, pikat kryesore ku parashikohet të aplikohet ky ligj: mbi tokën bujqësore, mbi kafshët e gjalla, mbi ndërtesat si dhe mbi trojet e pazëna.
Tashmë edhe fshati — deri tani i përjashtuar nga detyrimet tatimore — do t'i nënshtrohet sistemit të taksave. Vetë fakti që fshatari përbën gati 85 për qind të popullsisë e bën më se të nevojshëm shtrirjen e kontributit fiskal edhe në bujqësi. Pikërisht tatimi mbi tokën bujqësore përbën edhe pjesën më të rëndësishme të këtij projektiligji. Si koncept bazë për vendosjen e tij është marrë pjelloria, pra fakti që toka kanë pjellori të ndryshme dhe për pasojë edhe të ardhurat që realizohen nga ato janë të ndryshme. Në këtë kuptim tokat janë ndarë në 10 klasat ku tatimi varion nga 0.8 lekë për metër katrorë për tokat e kategorisë së parë dhe 10-të, ullet deri në 0.1 lekë për metër katrorë për tokat e kategorisë së 9-të dhe 10-të. Mbështetja vetëm në këtë koncept është kundërshtuar nga specialistë të Ministrisë së Bujqësisë. "Për këtë duhet të ishte mbajtur parasysh — shpjegon përgjegjësi i Sektorit të Drenimeve — se në adminstrim të komunave, Masa e ujit do të jetë vendore. Masa e ujit do të jetë vendore. Mbase e që do të krejt do të paguhet në momentin e lidhjes së kontratës. Në rast se bagëtia do të kullotet në tokën e vetë fshatarit ajo natyrisht nuk do të tatohet. Nga vendosja e kësaj takse shteti do të realizojë në buxhetin e tij një të ardhur prej 900 milion lekësh".
Projektiligji i "Tatimit mbi pasurinë" parashikon aplikimin e taksave edhe për ndërtesat. Masa e tij do të jetë e ndryshme sipas llojit të ndërtesës, vendit ku ndodhet — qytet apo fshat — dhe qëllimit të përdorimit të saj: qëllime tregtare apo për aktivitete prodhuese. Përjashtohen nga ky tatim ndërtesat të cilat përdoren nga institucionet buxhetore, organizatat e bamirësisë dhe kultet fetare.
Edhe trojet e pazëna — sipërfaqet brenda të cilave nuk janë vendosur ndërtesa të natyrave të ndryshme — do t'i nënshtrohen tatimeve të parashikuara në këtë projektiligj. Masa e tyre do të përcaktohet nga një varg kriteresh dhe do të jetë për metër katror.
TATIMET E REJA SIPAS PROJEKTLIGJIT
A-TATIMI MBI TOKËN BUJQËSORE
- Toka bujqësore klasa 1 - 6.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 2 - 6.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 3 - 6.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 4 - 6.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 5 - 4.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 6 - 4.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 7 - 3.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 8 - 2.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 9 - 2.000 lekë për hektar
- Toka bujqësore klasa 10 - 1.500 lekë për hektar
B-TATIMI MBI KAFSHËT E GJALLA
- Dhi, cjap, dele, ftujak 60 lekë për kokë
- Viça, dash, rruza e milor 60 lekë për kokë
- Lopë, qe, dem e mëshqerra 300 lekë për kokë
- Mushkë, kalë, gomar 800 lekë për kokë
- Pula fushe e deti, pata 10 lekë për kokë
C-TATIMI MBI NDËRTESAT
- Ndërtesa banimi Lekë metra katrorë në vit
në qytet:
. banesa të veçanta 6
. banesa në bashkëpronësi 4
2. në fshat:
- Ndërtesa tregtie e shërbimesh 100
- Ndërtesa ku kryhet veprimtari prodhimi 50
Armand Mero
Parajsë pas ferrit por shumë e vogël
Berat, vazhdon puna në spital
BERAT — Projekte të veçanta për armatën e handikapatëve shqiptarë.
Por deri tani vetëm ndërtimi i ish-ferrit të Beratit, po kthehet në realitet. Sidoqoftë edhe ky ka shtruar një tjetër problem nga rreth 53 handikapatë — 12 prej të cilëve jetimë — Instituti i rindërtuar do të ketë kapacitetin vetëm 30-35 persona. Pra një pjesë e handikapatëve do të mbeten jashtë kësaj qendre, pa përmendur ata që aktualisht ndodhen nëpër familje.
Kështu për të zbutur sadopak këtë plagë, është menduar që për shembull në Fier — të ngrihen disa qendra ditore, apo dhe në vend të tjera ku numri i handikapatëve është i konsiderueshëm. Gjithsesi një projekt tjetër bëhet fjalë edhe për një qendër për personat me aftësi të kufizuara në psikiatri nga familje të ndryshme nga Zvicra. Specialistët e kësaj fushe mendojnë se 30 mijë handikapatë, me tepër se sa mbështetja ekonomike, do t'i shërbente më shumë mbrojtja e mirëfilltë ligjore, se ende nuk ekziston. Ishte shoqata zvicerane ASED ajo që ofroi një ndihmë ekonomike të vogël për familjet e Beratit, koha që do t'i shërbente institutit të tyre për t'u rikonstruktuar.
"Kemi arritur diçka, pasi i trajtojmë si njerëz", thotë Lida Çangonji, drejtoreshë e Qendrës Mjeko-Edukative të Fëmijëve Handikapatë në Tiranë, ku strehohen dhe rriten fëmijë e "banorëve" të Beratit.
Ende hapur kioskat e Vitit të Ri
TIRANE — Vazhdojnë ende të mbajnë të pështuar qendrën e Tiranës kioskat e hapura me rastin e Vitit të Ri.
Megjithëse sipas kontratës së lidhur me Bashkinë e Tiranës kioskat e ngritura pas Muzeut Historik Kombëtar duhej të largoheshin brenda datës 21 janar, 3 prej tyre që i përkasin një firme private nuk kanë bërë asnjë lëvizje për t'u çmontuar. Sipas firmës, nuk është marrë asnjë masë konkrete.
Dy gazetarë të RAI 1 sot do të jenë miq të spektaklit në TV
Në Tiranë Piero Badaloni e Tiziana Ferrari
TIRANE — Dy gazetarë të famshëm italianë, të njohur nga të gjithë telespektatorët e RAI, do të jenë të ftuar sonte në spektaklin "Vreth fatit per 12 nete" me regjizore Vera Grabockën.
Piero Badaloni, drejtues i disa programeve të suksesshme në RAI UNO dhe Tiziana Ferrari, gazetare e TG1, do të intervistohen nga Ardian Kastrati. Eshtë hera e parë që Badaloni dhe Ferrari vijnë në Shqipëri.
Intervista e tyre është vetëm një nga surprizat e shumta që ky program do të bëjë për t'u rezervojë të gjithë telespektatorëve shqiptarë. Spektakli, që vazhdon të korrë një sukses të madh në publik, do të përfundojë pas tre javësh me çmimin e fundit të parë; një "Mercedes Benz" i ri.
Gazetari dhe prezantuesi Piero Badaloni
Edhe sporti përfaqësohet në Qeveri
Zv/ministri i ri
TIRANE — Edhe sporti shqiptar do të ketë një përfaqësues në kabinetin e Meksit.
Do të jetë Veli Rizvanolli i cili sapo është emëruar zëvendësministër i Sporteve.
Ai do të zhvillojë aktivitetin e tij pranë Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. V. Rizvanolli, një ish-kulak në të njëjtën kohë lojtarë e figurë si volleyball shqiptar, do të duhet të përballet në këtë ministri dhe funksionin e tij të ri — problemet dhe vështirësitë e shumta që po kalon aktualisht sporti shqiptar.
Si mund të kurohesh... me libra
Vendim original për zvogëlimin e dyqanit të teksteve universitare
Libraria e famshme bëhet edhe Farmaci
Vendim original për zvogëlimin e dyqanit të teksteve universitare
Si mund të kurohesh... me libra
Libraria e famshme bëhet edhe Farmaci
TIRANE — (E.L.A.) Tashmë Libraria e famshme e Librit të Universitetit do të shesë edhe... ilaçe. Një vendim i Ndërmarrjes së Librit Shkollor, ka urdhëruar shitjen e lokalit të kësaj librarie, që brenda datës 14 shkurt, duhet të lironte galerinë e mësuesve të saj.
Edhe pse ky urdhër-batim i lëshuar shpejtësie i Ministrisë së Arsimit po të mjaftuari shkurt — ende deri në ditët e parafajmë të skadimit e "llojin farmaci", libraria lishtë. Urdhër.
Sidoqoftë tashmë fakti i "Librarisë e famshme e Librit të Universitetit", është shkrirë.
Përkrah librave, mund të jenë edhe medikamentet ose ilaçet në farmacinë e ardhshme — sikurse pohon shitësja e dyqanit — duke qenë kështu më pranë me origjinal në të "shkrirjes" së teorisë me praktikën, u pakten në fushën mjekësore. Kështu me mijë studentë, një ditë në katër fakultete të Universitetit të Tiranës apo edhe ato të Akademisë së Arteve e Bujkurës — e cila ka shërbime për të blerë tekstin në Librarinë — mund të bëhen kur ne vend në një këshill mësimor, mbi bankën e fakultetit dikush mund t'u vendosë, ndoshta ndonjë aspirinë.
DJE NE SHQIPERI
SHERBIMI POSTAR DHL MJAF I PREFERUESHEM EDHE PER SHQIPTARET — Mjaft i preferueshëm dhe për shqiptarët shërbimi postar DHL i ardhur në Shqipëri një vit më parë ky shërbim ka realizuar mbi 900 dërgesa postare të madhësive të ndryshme. Nga vetë shifrat e paraqitura nga përfaqësuesit e DHL në Shqipëri, rezulton se të huajt zënë vetëm 35 për qind e dërgesave të bëra, ndërsa pjesa tjetër — me gjithë tarifat e larta për nivelin aktual të jetesës — i përket shqiptarëve. DHL, e njohur në të gjithë botën për shërbimet e saj, ka degë në 220 vende të ndryshme.
DITA E DURRES FESTOHET 920-VJETORI I LINDJES SE JAN KUKUZELIT — Përkujtohet në Durrës, me anë të një koncerti-homazh, 920-vjetori i lindjes së Jan Kukuzelit, personalitetit të shquar shqiptar të muzikës bizantine. Koncerti — i organizuar nga orkestra me të njëjtin emër — u hap me arien numër të Kukuzelit dhe sulltar orkesruale të Jakoves. Për herë të parë para kjo orkestër shfaqi repertorin e saj sullen bizantin shqiptar. "Vajet dhe ngjallja zotit tonë Krisht".
MIRATIMI I SINDIKATAVE — NUK DO TE JETE KOMPETENCE E GJYKATAVE — Nuk do të jetë në Ministria e Drejtësisë që do të miratojë sindikatat. Tani e tutje, me vendim të Parlamentit e ndryshimet në ligjin mbi sindikatat, që parashikonte regjistrimin e tyre pranë gjykatave të rrethit. Në rastet kur sindikata shtrihet në disa rrethe regjistrimi i saj do të bëhet në Gjykatën e rrethit ku ndodhet selia.
MOTI I KEQ SHKAKTON VESHTIRESI PER BANORET E PUKES — Ka shkaktuar vështirësi të shumta moti i keq i këtyre ditëve në rrethin e Pukës. Si pasojë e reshjeve të shumta të dëborës — niveli i tyre ka arritur gati 1 metër — janë bllokuar rrugët e kalimit për automjetet. Megjithë masat e marra gjendja vazhdon e mbetet e vështirë sidomos në komunikimin me rrethet e tjera.
NE BRENDESI
Sarajevë, Serbët rifillojnë dorëzimin e armëve
Do të anullohet sulmi i NATOS ndaj Bosnjes?
— NE FAQEN 2
Sot ndeshen midis tyre të parat dhe të fundit
Në Vlorë Flamurtari kundër Vllaznisë
— NE FAQEN 3