Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E enjte 24 shkurt 1994

Incidentet në kufi rindizet polemika

Memorandumi i Beogradit për OKB dhe KSBE Përgjigje e ashpër e Tiranës për akuzat TIRANË — Rindizen përsëri polemikat diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë, që tashmë përmbledh republikat e Serbisë dhe Malit të Zi. Në memorandumin telegrafik, hartuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Jugosllavisë — vice — drejtuesit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe KSBE — dhe që bën fjalë për incidentet kufitare në kufirin jugosllavo-shqiptar, mendohet se ka provokuar edhe përgjigjen e ashpër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Sipas zëdhënësit të këtij institucioni, ky memorandum është konsideruar si "një hap tjetër antishqiptar me karakter të theksuar provokativ dhe shpifës". Memorandumi jugosllav, duke protestuar për rritjen e incidenteve dhe provokacioneve në kufi nga ana e shqiptarëve, "ka përmendur dhe një seri shifrash" — sipas tyre — i përgjigjen vitit 1993. "Kanë qenë 51 incidente kufitare gjatë këti viti — shkruhet në këtë dokument, ku 46 të provokuara nga shqiptarët dhe vetëm 5 nga jugosllavët". Për "faktet" e përmendura në memorandum, shkojnë dhe më tej, kur pohohet se në 16 raste ushtarët shqiptarë kishin hapur zjarr kundër rojeve kufitare jugosllave. "Sipas organeve kompetente shqiptare dhe konkluzioneve të misioneve vëzhguese të KE, shkaku kryesor i viktimave në kufi ka qenë hapja e zjarrit nga rojet kufitare jugosllave ndaj shtetasve shqiptarë, të cilët kanë përbërë asnjë rrezik për jetën e kufitarëve jugosllavë, pasi kanë qenë të paarmatosur — kundërshton faktet e rreme MPJ e Shqipërisë — e plagosurit dhe të vrarët në incidentet në kufirin e Shqipërisë me Serbinë e Malin e Zi, që ka arritur në 21 vetë që nga fillimi i vitit 1993, kanë qenë të gjithë shqiptarë dhe asnjë serb". Memorandumi jugosllav dhe pse ka paraur së gjatë vitit 93 për datë kufirit shqiptaro-jugosllav forcat e tyre kanë vrarë 12 shqiptarë e plagosur 9 të tjerë, i justifikon këto incidente kufitare si tentativat e shqiptarëve për të kaluar kufirin e tyre. Janë 524 tentativa — sipas memorandumit — ku shqiptarët kanë thyer paprekshmërinë e tyre territoriale. Edhe këtë herë — përmes telegramdumit — autoritetet jugosllave, edhe pse nën petkun e incidenteve kufitare, nuk kanë harruar të përmendin Kosovën dhe "përzierjen e disa shqiptarëve së Madhe" si synim të autoriteteve shqiptare. "Institucionet e Shqipërisë ka legalizojnë, të skambisuar në kartat ndërkombëtare" — është përgjigja e Ministrisë së Jashtme Shqiptare për këtë akuzë, madje duke e hedhur poshtë këtë memorandum si të pabazë dhe demagogjik. (Ed.La.) Ministria e Jashtme e Tiranës
Tiranë Shqipëri Jugosllavi Serbia Mal i Zi

Në pritje të ekzekutimit

Në Kasacion dy raste të tjera Shpejt vendimi përfundimtar për të dënuarit TIRANË — Edhe dy raste të tjera të dënimit me vdekje kanë përfunduar në Kasacion. Tashmë i takon kësaj gjykate të japë vendimin e saj mbi dy jetë të tjera njerëzish. Drejtësia shqiptare vazhdon kështu të dënojë gjithnjë e më ashpër krimin. Mbetet pra akoma e largët dita kur në Shqipëri dhe vetë ligji nuk do të vrasë më. Do të shqyrtohen së shpejti nga Gjykata e Kasacionit dy rastet më të fundit të dënimit me vdekje. Këtë herë vendimet kanë ardhur nga Gjykata e Dibrës për Gëzim Lekën dhe ajo e Tiranës për Luan Isufin. Të dy të dënuarit janë akuzuar për krimin e vrasjes. Për Isufin gjyqtarët e Tiranës kishin dhënë në janar të po këtij viti, dënimin kapital pasi akuzohej për vrasjen — para në vitit në Roskovec të Fierit në të të riut Editor Gyro 24-vjeç. Gjatë procesit gjyqësor ishte rezultuar se shkak për këtë vrasje ishte bërë një grindje e nisur kohë më parë për kredi. Tashmë për të dy të dënuarit Kasacioni mbetet po thuajse fija e fundit nga e cila varët jeta e tyre. Para disa ditësh ishte po kjo gjykatë që kishte lënë në fuqi dënimin me vdekje — pushkatim — të Rushdi Çelës nga Vlora. Shkak për këtë vendim kishte qenë vrasja e tmerrshme që Çela kishte kryer në Greqi ndaj një shqiptari të tjetër për t'i marrë paratë. Në këtë mënyrë C[?]a nga i pari — për vitin 1994 — i kapur e i të vdekjeve duke e cuar në 45 numrin e këtyre dënimeve në këto 5 vitet e fundit. Janë 13 raste të dënuar vetëm gjatë vitit 1989, ndërkohë që ky numër kishte rënë po thuaj gjysmës për 1990. Pothuajse në të njëjtën kuotë që u ruajt gjatë vitit 1991 por një rritje më shumë se dyfishuese vjen në nëntor për 1992, të ketë herë janë 14 raste. I madh është përsëri numri edhe në 1993, por tashmë dëshmia ka lëshuar që ka ndryshuar vendimin e gjykatave të rretheve. Kështu, vetëm në 25 vjet burgim dënimet për Tomorr Jangullin nga Dibra, Gëzim Hajllin nga Kavaja dhe në 20 vjet për Adil Malka[j] nga Tepelena. "Në shpesh herë i kemi prishur vendimet ose i kemi kthyer çështjet për rigjykim — thotë për Gazetën Shqiptare Zef Brozi, Kryetar i Kasacionit — shto po për faktin se për të është e krimit shpesh nuk është kryer analiza psikiatrike e të ligërore në mënyrë të rregullt". Ndërkohë po për 1993 kjo gjykatë ka rrëzuar vendimin për 7 të tjerë që kishin shkuar drejt pushkatimit. Njëri prej tyre, Ibrahim Rexha nga Tropoja, ishte pushkatuar muajin e kaluar në kodrat e Shishtufinës në Tiranë. Vazhdojnë pra të jetë dënimi me vdekje mjeti më i fuqishëm për të luftuar kriminalitetin në Shqipëri. "Te ne po kryen krime aq të rënda — tregon Brozi — sa dhe vetë opinioni publik, pa pritur vendimin gjyqësor i dënon ata me vdekje". Kështu pra heqja e këtij lloj dënimi do të akoma shumë e largët e të vazhdojë të bashkëjetojë për shumë kohë me drejtësinë shqiptare. "Mendoj se ai është i parakohshëm marrja e një vendimi të tillë — deklaron Brozi — kjo për shumë arsye, qofshin këto psikologjike ashtu dhe për probleme të mprehta sociale. Duhet mbajtur parasysh fakti se dhe gjakmarrja në Shqipëri ka patur gurmë dhe kohët e fundit dhe shenja të saj janë shfaqur edhe këto vite". Megjithëse nisi me dënim me vdekje, viti 1994 shpresohet të falë më shumë jetë. Veçanërisht në ndryshimet e bëra në Kodin Penal — të aprovuar në fund të 1993 nga Parlamenti — ku për herë të parë u fut dhe burgimi i përjetshëm, flasin për një gjë të tillë. Ndërkohë nën këtë parashikim dënimit kapital janë reduktuar. Ato tashmë, nga 13 janë vetëm 6. Për më tepër, deri tani nuk është aplikuar asnjë rast i burgimit të përjetshëm. "Kasacioni do të mbajë parasysh se kur të shqyrtojë dënimet me vdekje — shpjegon Brozi — sidomos për moshat e reja, të gjithë që zgjidhja alternative, që t'kthejë ato në burgim të përjetshëm". Armand Mero Burgu i Tiranës
Zef Brozi Gëzim Leka Luan Isufi Editor Gyro Rushdi Çela Tiranë Dibër Roskovec Fier Vlorë

Në telekom Kuqim Rama zëvendëson Adrian Shehun

Drejtori i ri TIRANË — Drejtuesi i ri i krye të Telekom-it të Shqipërisë, Sapo është emëruar Drejtor i Telekom-it Shqiptar Kuqim Rama, i cili ka zëvendësuar në këtë post të rëndësishëm Adrian Shehun, tashmë në pritje të vendit tjetër më të rëndësishëm. "Po, është e vërtetë që unë jam zëvendësuar — pohon për Gazetën Shqiptare Shehu — sidoqoftë ende tani për tani nuk mund t'ju njoftoj se emrin tim do ta — i sapoemëruari Rama — Inxhinier elektronik për nga profesioni — me sa duket po mban për vete lajmim se kush drejtuesi po zëvendësohet." Zëvendësimi i Shehut nga Rama, bëhet në një kohë kur në Shqipëri sapo ishin përgatitur marrëveshjet e para të një revolucioni të vërtetë telefoni. Më e rëndësishmja për tyre — është në fillim të këtij viti — ishte një projekt pilot që parashikon infrastrukturimin e përgjithshëm në qytet kryesorë të vendit për mjete dixhitale. Brenda këti projekti ekziston dhe një tjetër një fazë më vonë mund të vijë qoftë super-parashikuar për muajt mars-prill në kryeqytet — e që bënte fjalë për futjen për herë të parë në Shqipëri të kartave magnetike në bisedimet telefonike, duke përfshirë këtu dhe lidhjet me jashtë. Ndërkohë në mjaft rrethe projekte të veçanta kishin favorizuar shtimin e numrave apo dhe përmirësimin e lidhjeve me kryeqytetin. (Ed.La.)
Kuqim Rama Adrian Shehu Tiranë Shqipëri

DJE NE SHQIPERI

FERMERË DURRAKË EKSPERIMENTOJNË METODA BASHKËKOHORE NË BUJQËSI E BLEGTORI — Janë 20 fermerë durrsakë që po eksperimentojnë futjen e metodave bashkëkohore në bujqësi dhe në blegtori. Për këtë ata janë ndihmuar nga zyra e Komunitetit Europian PIC në Durrës dhe Ministrisë së Bujqësisë, me bazë e ndryshme materiale. Eksperimentimet po bëhen nga 7 fermerë në bujqësi për metodat e kultivimit të grurit dhe 13 të tjerë të blegtorisë për prodhimin e qumështit. VESHJETSI E PUNËN E ORGANEVE TË DREJTËSISË EDHE NË LAÇ — Kushtet e vështira punë dhe për organet e drejtësisë në Laç. Mungesë të lënda derijne në shoqëruesa edhe me mungesat në mjedise. Hetuesit e Laçit detyrohen të shkojnë në Krujë, Lezhë apo Tiranë për të marrë në pyetje të pandehurit, pasi nuk ekziston dhoma e izolimit për të paraburgosurit. SHTOHEN MJETET MEKANIKE BUJQËSORE NË KRETIN E MIRDITËS — Eshtë frytëzuar akoma më shumë baza mekanike bujqësore në rrethin e Mirditës. Të 52 traktorë e ardhur në formë kredie nga Kina dhe 81 të tjerë e marrë nga privatizimi i Ndërmarrjes së Mekanizimit Bujqësor, kanë qenë në faktor bazë për fshatarët mirditorë dhe kanë ulur kërkesat e mëdha në mjetët e prindorës së keq të tij. NDËRTIMET E REJA NUK ARRINË TË PLOTËSOJNË KËRKESAT AKTUALE PËR BANIM — Ndërtimet e reja të apartamenteve nuk arrijnë të plotësojnë kërkesat e shumta për banim në rrethin e Elbasanit. Ndërsa numri i këtyre u fundit është afro 5 mijë, deri tani janë duke përfunduar vetëm 180 apartamente. Ndërkohë është në përfundim e cila e tërë me fondet e Bankës Botërore si dhe e Entit Kombëtar të Banesave.
Shqipëri Durrës Laç Krujë Lezhë

Fshihen fitimet nga buka

— Është pronari i një furre buke i cili akuzohet këte herë për fshehjen të të ardhurave të tij. Janë afro 700 mijë lekë që — sipas konkluzioneve të nxjerra nga Policia Financiare — pronari nga Poshçan ja e Beratit i ka përfituar si pasojë e ndryshimit të çmimit të miellit në 30 qershor 1993. Për këtë arsye organet e financës vendore me sekuestrojnë të kesaj shume, e cila është më e larta për fshehjet e konstatuara në Berat gjatë këtyre viteve të fundit. Kështu tashmë do të shkojë në gjykatë dhe vetën pasi vendimi të saj sasia e parave do të derdhet në buxhetin e shtetit.
Berat Poshçan

«Roma heton edhe Torquato Cardillin»

Por në Itali ende nuk konfirmojnë Kthesë në skandalin e ndihmëve? TIRANË — Prokuroria e Republikës në Romë ka filluar ndjekjen penale kundër Torquato Cardilli, ish-ambasadorit italian në Tiranë. Në lajmin e dhënë nga "Il Mondo" që përmend "burime të mirëinformuara", por pa specifikuar se cilet. Lajmi që Cardilli (aktualisht ambasador në Tanzani) është thirrur nga prokuroria Ewelina Kanale, e cila po heton mbi skandalin e ndihmave në Shqipëri, është marrë të martën edhe nga Radio dhe Televizioni Shqiptar. Në mbrëmjen e ditës së martë, i pyetur në telefon nga Gazeta Shqiptare, prokurori i Romës Tomta (që kordinon hetimet mbi skandalin e Bashkëpunimit italian), nuk ishte në gjendje të konfirmonte lajmin: "Unë nuk di asgjë mbi një marrëje në pyetje apo të jetë thirrur për ambasadori Cardilli" tha gjykatësi, pa konfirmuar por edhe pa përgënjeshtruar lajmin. Por nuk ka qenë e mundur të kontaktohet prokurorja Canale. Cardilli është akuzuar në Tiranë nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit, se ka luajtur rol pikërisht në skandalin e ndihmave për cilin u vendos javën e kaluar edhe procesi për të kryeministrin Fatos Nano. Në kuadrin e një kërkimi ndërmjet hapur në Romë, është letuar — midis të tjerëve — edhe mbi ministrin e Jashtëm të Italisë, Xhani de Mikels.
Torquato Cardilli Ewelina Canale Fatos Nano Xhani de Mikels Tomta Romë Tiranë Itali Tanzani Shqipëri

Tregëtarët kundër plehrave

Shkodër — Iniciativë e veçantë e tregtarëve dhe afaristëve shkodranë. Këtë herë janë ata që do të ndihmojnë në pastrimin e qytetit nga ndotjet dhe mbeturinat. Aplikimi i bërë nga Kryetari i Bashkisë sipas projektit që paraqiti shteti i privatëve të bashkëve të qytetit të cilët kishin shprehur mendime të gatshme për t'u. Për këtë do të hapet pranë bankës një numër llogarie — "Fond për pastrimin e qytetit" — ku të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë financiarisht këtë iniciativë do të mund të derdhin shumat që ofrojnë. Para dy vjetësh kishte qenë po një tregtar shkodran që kishte derdhur 600 mijë lekë për pastrimin e qytetit.
Shkodër

«Letrat e mia me zonjën Clinton»

Do të jetë Presidente Nderi e këtij institucioni? Mjeku Argjile Boti projekton Qendrën kurative ballkanike EDMOND LAÇI TIRANË — Është propozuar Hillary Clinton — bashkëshortja e Presidentit të SHBA — Presidente Nderi e Institutit të uro-Mjekësor për Ballkanin që pritet të ngrihet në Shqipëri. Iniciativa vlonë dhe krejt e rallë i përket mjekut të famshëm Argjile Boti, i cili shërben prej kohësh për banorët e kasës së Petrikës. Mjeku pas një ftesë të tregut, vetëm droge i drejtuar nga viza, ajo mund të inspirojë dhe humanitetin, thotë Boti për Gazetën Shqiptare, duke shpejguar nëkohë dhe motivin që e ka shtyrë atë drejt një projekti të jashtëzakonshëm. "Ky institut Ballkanik që do të përqëndrohet në zonën e Petrikës do të jetë i lidhur në një mënyrë sakramente" — pari do të jetë një seksionit e fizioterapisë, homeopatisë dhe mjekësisë popullore, seks oral i lëje nga edukimi fletar, psikanaliza dhe terapia muzikore, ndërsa sektori i tretë ka laborator i terapisë eksperimentale dhe ai i biokimisë eksperimentale". Sipas mjekut të famshëm shqiptar gjithçka është gati për të filluar, ndërsa pritet vetëm privatizimi i mjediseve në qendrën shëndetësore ku shërben tashmë Boti. "Në i bë thirrje të gjithë ambasadave dhe qeverive të vendeve të Ballkanit — por sidomos institucioni Ballkanik do të fillojë nga puna mjaft shpejt". Në përfundim ai drejtuar mjeku Argjile Boti, Hillary Clinton — e cila synon të paraqitet me lidhësoren e hënë në fonderin dhe mbi shtesën e angazhuar ndonjëherë dhe e fton mjekun shqiptar për t'u bërë ku endin e saj. Hillary Clinton
Argjile Boti Hillary Clinton Edmond Laçi Tiranë Shqipëri Ballkani Petrikë SHBA

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE?

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? DO NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370. Ose në Bari: Viale Scipione l'Africano, 264. Trego në mesazh çfarë kërkon dhe ofron, emrin tënd dhe adresën. KERKOJ ME QERA[NË] shtëpi me dy ose tre dhoma, mundësisht në jetim e ndodhur ku të ketë vend për një makinë. Jem një çift i ri italian, shtëpia na nevojitet për një vit. Dërgoni me numër telefoni 3046. Tiranë. JAP ME QERA[NË] shtëpi private në qendër të Tiranës, kati i parë, me pesë dhoma, kuzhinë, banjo, oborr me sipërfaqe 240 metra katror, dhe depo garazhe me dyer metalike. Shtëpia ka edhe telefon. Të interesuarit mund të telefonojnë në numër 426 21, nga ora 9.00 — 14.00. SHES NJE TRUALL me sipërfaqe 650 metra katror. Adresa: rruga Thanas Ziko, pallat 65/3, shkalla I, apartamenti 21, Tiranë. JAP ME QERA[NË] apartament pranë restorant Durrësit, kati i dytë, me ujë dhomë e një kuzhinë me aneks e ballkon. Adresa: Lagja 49, rruga "Fort Knoxu", pallati 59, shkalla I, apartamenti 4, Tiranë. SHES një shtëpi, dy dhoma e një kuzhinë, në kat të parë, në rrugë kryesore (nacionale), për shtëpi ka 50 metra katror vend për dyqan, i cili komunikohet dhe mund të bëhet, me gjithë shtëpinë, dyqan, gjithsej 100 metra katror. Adresa: Altin Djepaxhia, lagja Salo Halli, rruga "Vasil Shanto, pallati 585, Shkodër. SHES OSE JAP ME QERA një lokal 200 metra katror, pranë Ministrisë së Jashtme, (te unaza). Të interesuarit të drejtohen në adresën: Rruga Luigj Gurakuqi, hyrja nr. 6. Tel: 425 15, Tiranë. JAP ME QERA[NË] shtëpi në qendër të Tiranës, e sapo ndërtuar nga italianë. Të interesuarit mund të telefonojnë në numrin, 2209.
Altin Djepaxhia Tiranë Bari Shkodër Rruga Bajram Curri Viale Scipione L'africano