Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

E mërkurë 7 shtator 1994

Procesi «Omonia»: sot vendimi mbi pesë minoritarët

Pas 24 ditë hetimi gjyqësor Gjatë procesit «Omonia» TIRANE — Janë vetëm 24 ditë, por sa një epokë për marrëdhëniet ndërmjet fqinjëve në të vërtetë të Ballkanit. Sot — në orët e para të Gjykata e Tiranës do të japë vendimin përfundimtar për pesë minoritarë të "Omonia" duke paralajmëruar gjithashtu edhe fundin e kësaj "epoke" 24-ditore për marrëdhëniet shqiptaro-greke. Rreth 45 mijë refugjatët e kthyer nga ana e autoriteteve greke, deklaratat deri në nivel presidencial, traktet greke që mbërritën deri në kryeqytetin shqiptar nga toka dhe ajri, vënia e pikës kufitare të Kakavijës nën regjimin 24-orësh, bllokim nga Greqia e kredisë 35 milion ECU parashikuar pra Komuniteti Europian në Shqipëri, vendi më i varfërë shqiptarë për të marrë përsipër një moritori për të përmirësuar fushat ushtarake në kufirin shqiptar grek, apo edhe refuzimi i Athinës pas thirrjes për dialog nga Tirana — të gjitha në harkun e 24 ditëve — ndoshta për herë të parë obliguan të pëlqenin kokën nga kjo pjesë e Ballkanit edhe zyrtarët më të lartë të Uashingtonit e Moskës. Kështu mbetet dhe vetëm pak orë për të mbyllur ciklin 24-ditor të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Sot pasdite, Martin Deda — Nënkryetar i Gjykatës së Tiranës — do të shpallë vendimin për pesë minoritarët e "Omonia", mbi të cilët tashmë rëndojnë jo vetëm akuzat "tradhtisë ndaj atdheut në formën e vënies në shërbim të porosive të agjenturës së huaj", por edhe 41 vjet burg, kërkuar nga Prokurori i Tiranës, Arben Çelaku. Fjala e gjykatësit Deda mbetet kështu misteri i fundit, për të kaluar drejt epokës së re shqiptaro-greke. Një epokë që me të fund jo konareva [?] — tashmë të fokusuara mbi gjykatësit — të fiksojë vetëm fytyrat o politikanëve. ENGLISH: After 24 days of judicial investigation Trial of “Omonia”: today the decision on five minority members ITALIANO: Dopo 24 giorni di istruttoria giudiziaria Processo «Omonia»: oggi la decisione su cinque membri della minoranza
Martin Deda Arben Çelaku Tiranë Ballkani Greqi Athinë Kakavijë

Pije «luksi» kontrabandë

Vlorë, sekuestrohen 10 ton Policia Financiare zbulon ngarkesën e padeklaruar VLORE — Duket se edhe një produkt tjetër është bërë objekt i kontrabandës. Çështja është ende e pazbuluar plotësisht por tashmë dihet se duke në Vlorë ka tentuar të kalojë pa deklaruar një sasi të madhe — pjesë të shtrenjta. Shishet luksoze me etiketat "Ballantines", "Wodka melone", "Martini" — të gjitha shiten me normë të lartë fitimi në lokalet shqiptare — janë sekuestruar nga policia financiare e qytetit bregdetar. Organet financiare kanë kërkuar madje edhe pushimin nga puna të doganierit që sipas tyre është fajtor për moszbatimin e ligjit mbi doganat. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh por vetëm tani është dhënë njoftim për të. Një automjet i tipit Mercedes-Benz me targa të Vlorës, ka zarkuar rregullisht si qindra të tjerë nga tregati i linjës së "Lindje Lautro". Automjeti ka kaluar pa u shqetësuar të gjitha veprimet në kufi e doganë por është ndaluar në momentin e fundit prej inspektorëve të policisë financiare. Sipas këtyre të fundit vetëm 10 përqind e mallit që ndodhej në karrocerinë e mjetit i ishte deklaruar autoriteteve doganore. Kishin tentuar të kalonin pa ilegalisht pjesa me markë e njohur. Kësisoj, 10 ton pije të ndryshme nga më të shtrenjtat vlera e të cilave llogaritet 12 deri në 15 dollarë. Në makinën u dhetën shofer, një shpërtar nga Vlora dhe një italian. Dokumentacioni i mallit me origjinë nga Italia ishte i rregullt, por dy udhëtarët kishin menduar se do ta kishin patur të lehtë të kalonin kontrollin në Shqipëri, shpresë e cila në këtë rast për fat të mirë nuk është vërtetuar. Durrës, 400 televizorë ilegale DURRËS — Rasti i pijeve kontrabandë në Vlorë nuk është rasti i izoluar. Në të njëjtin port organet e policisë financiare kanë bllokuar në këto ditë një maune me targa të huaja e cila duhej të shkarkohej në Durrës, ku qëllimi ishte munduar të kalonte pa u zhdoganuar. Dhe kësaj here në të vërtetë, në portin më të madh në Adriatik, në Durrës, kanë qenë organet doganore ato që kanë zbuluar në televizione me ngjyra. 400 aparate televizorë me markat "Samsung" janë sekuestruar nga dogana për dyshimin. Kishin mbërritur në Durrës nga Ancona me tragetin "Espresso Venezia". Në dokumentacionin e tyre shoqërues nuk ishte shënuar fare fjala televizor. Ambalazhet prej kartoni ishin deklaruar në doganë si "350 copë eskalabazra". Për doganën e Durrësit rasti ka qenë një rast tipik i kontrabandës dhe prandaj është vendosur masa e sekuestrimit të mallit. Ngarkesa i ishte adresuar një firme private në Durrës. ENGLISH: Luxury drinks smuggled. Vlora, 10 tons seized. Durrës, 400 illegal televisions. ITALIANO: Bevande «di lusso» di contrabbando. A Valona sequestrate 10 tonnellate. Durazzo, 400 televisori illegali.
Vlorë Durrës Shqipëri Itali Ancona

Arrestohet në sallë greku i kapur me drogë

Katër vjet burg për 260 gram bimë marihuane gjetur në valixhen personale Ishte gjykuar në gjendje të lirë TIRANE — Kish ardhur nga shtëpia në procesin e tij, por përfundoi në qelitë e Burgut të Tiranës. Dhe po ndodhi kështu, shtetasi grek Kostandinos Kalafatas, nuk e kishte më keqardhje "në arrest shtëpie", por i burgosur pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila e shpalli fajtor atë për mbajtjen pa leje të drogës. Kështu dy ditë më parë i pandehuri, i kapur me 260 gram "Cannabis Sativa", është dënuar me katër vjet burg. Historia e Kostandinos Kalafatas me Drejtësinë Shqiptare ka filluar në mes të qershorit të këtij viti, kur organet e Rendit te Komisariatit 1 të Tiranës, kishin zbuluar në valixhen e tij personale — brenda një banese në rrugën "Bregu i Lumit" — në një qese llastiku, 260 gram "Cannabis Sativa", bimë narkotike lloj e destinuar për përgatitjen e marihuanës. Në këtë moment organet e Prokurorisë së rrethit intensifikuar hetimet, e kishin detyruar shtetasin grek të qëndronte në Shqipëri së paku deri më 19 — që të mos largohej nga Tirana deri në procesin e tij. Pothuajse një muaj pas përfundimit të procesit gjyqësor — më 5 shtator — i mbrojtësi i akuzës, Ardian Leka, duke e quajtur fajtor 26-vjeçarin Kalafatas, kërkoi edhe arrestimin e tij në sallën e gjyqit. Një kërkesë kjo e aprovuar menjëherë pas mbrojtjes edhe nga gjykatësi Igli Toska, i cili vendosi ta dënojë Kostandinos Kalafatas me katër vjet burg. Në vendim kjo qe masa me shtrënguese në regjimin e të burgosurve, e cila — ndonëse pranoi faktin se lënda narkotike ish gjetur pikërisht në valixhen e tij — asnjëherë nuk e mori përsipër autorësinë e veprimit. Sikudoqoftë, tashmë mbetet vetëm ankimi pranë Gjykatës së Apelit. (e.1) ENGLISH: Greek caught with drugs arrested in court. Four years in prison for 260 grams of marijuana plant found in his personal suitcase. ITALIANO: Arrestato in aula il greco sorpreso con droga. Quattro anni di carcere per 260 grammi di marijuana trovati nella sua valigia personale.
Kostandinos Kalafatas Ardian Leka Igli Toska Tiranë Bregu i Lumit

Konkurset për në Universitete: nis gara e madhe e studentëve

TIRANE — Në të gjitha Universitetet e vendit filluan konkurset e pranimit. Kandidatë e regjistruar nëpër fakulteteve, mes e orëve përfundimtare e shumta iu nënshtuan për rreth 34 orë kushteve të konkursit. Që me përfundim të Universitetit ka dalë përballë pyetjeve të konkursit, mbase me po as ka bërë në konkurset që pasuan. Kandidatët në auditore me 107 rreshtan 70 pikë të kalojnë provimit të pranimit dhe me 91 reshtuantëve të shkollëve të mesme. Për mes notës mesatare e shkollës së mesme është 7 e poshtë, atëherë kandidati i takojnë zero pikë. Ritet respektivisht mesatarja e shkollës së mesme për çdo pikë mbi mesataren 7. Kështu notës mesatare 7,91 i takojnë 9 pikë, asaj 9,5 i takojnë 25 pikë, e kështu me radhë. Maturantët që kanë përfunduar shkollën e mesme "Medalja ari" kanë të drejtë ta anashkalojnë testin dhe të vazhdojnë me 5 pikë, më shumë të gjithë ata të rinj që kanë botuar libra artistikë dhe kanë korrur suksese në letërsinë e gazetarët apo kanë fituar çmim të I, II dhe të III në olimpiadat ndërkombëtare, për fizikë, kimi apo matematikë dhe kanë konkuruar në degë homologe. (br.ca.) ENGLISH: University entrance exams: the big competition among students begins. ITALIANO: Concorsi per l'Università: inizia la grande gara degli studenti.
Tiranë

Emigracioni shkakton edhe divorce

SARANDE — Emigracioni shkaktar i divorceve. Në konfliktëve për pronat, janë çështjet për zgjidhje e martesave apo çe proekupojnë gjykatën e Sarandës. Martesat zgjidhen kryesisht për shkak të tradhtisë bashkëshortore — pohon për Gazetën Shqiptare gjyqtari Arben Ndroqi — dhe një nga simuluesit së është fakti që burrat ose gratë e kanë emigruar në Greqi". Dhe gjithjet e martesës bëhen kryesisht në mungesë të njërës nga palët. Rasti më i fundit i trajtuar në këtë gjykatë i përket një martese 12-vjeçare me 2 fëmijë. Ishte qytetarja F.M. që kërkoi zgjidhjen e martesës sepse i shoqi — emigrant në Greqi — ishe martuar me një tjetër. (Ra.Ko) ENGLISH: Emigration also causes divorces. ITALIANO: L'emigrazione provoca anche divorzi.
Arben Ndroqi F.m. Sarandë Greqi

Më pak miser rreth furrit: vijnë skanerat

Hera e parë në Shqipëri TIRANE — Në Shqipëri aparate skaner për diagnostikimin me imazhe të sëmundjeve të trurit. Një investim nga Banka Botërore dhe Komuniteti Evropian ka bërë të mundur blerjen — 500 mijë dollarë — në SHBA të dy aparaturave të tilla me teknologji mjaft moderne. Njëri nga skanerat qe diagnostikon tumore, hemoragji dhe trauma të tjera — sapo është instaluar në Qendrën Spitalore të Universitetit të Tiranës pranë departamentit të shërbimit neurologjik dhe neurologjik aparaturë tjetër do të instalohet pas ardhjes në vend edhe në Spitalin Ushtarak. Kapaciteti i tyre është rreth 10-15 pacientë në ditë dhe besohet se do të plotësojë më shumë të ndjeshme nevojat e pacientëve vendas. Deri më sot, paguesa e këtyre aparaturave i ka detyruar mjaft shqiptarë të ekzaminohen në Greqi kundrejt një pagese prej rreth 300 dollarë. ENGLISH: Fewer “guesswork around the oven”: scanners arrive. First time in Albania. ITALIANO: Meno approssimazione intorno al focolare: arrivano gli scanner. Per la prima volta in Albania.
Tiranë Shqipëri SHBA Greqi

Strategji e re kundër SIDA-s nga Komisioni Kombëtar

S. O. S. për dhuruesit TIRANE — Situata lidhur me sëmundjen e SIDA-s në Shqipëri është emergjente. Ky është vlerësimi i bërë nga Komisioni Kombëtar për parandalimin e sëmundjes së shekullit. Aktualisht komisioni në fjalë ka kërkuar organizimin e një fushate sistematike për kalimin nga dhurimi me pagesë i gjakut në dhurim vullnetar që do të funksiononte shumë më nga rrugët kryesore të përhapjes së SIDA-s. Drejtimi tjetër i punës së komisionit është fusha informuese për të gjithë popullatën lidhur me shmangien e përhapjes së virusit nëpërmjet marrëdhënieve seksuale, ndërkohë një grup specialistësh po vazhdon të shqyrtojë çështjen lidhur po hedhjen me mbrojtjen dhe përkrahjen sociale të personave të seropozitivë dhe atyre të sëmurë nga SIDA. ENGLISH: New strategy against AIDS by the National Commission. SOS for donors. ITALIANO: Nuova strategia contro l'AIDS della Commissione Nazionale. SOS per i donatori.
Shqipëri Tiranë

Kini kujdes: «rrezik fiku!»

REALITET KURSIV LEZHE — Nuk është mirë t'i ngjitesh në fik sepse është mjaft i madh probabiliteti për të rënë prej tij. Por duket se njerëzit nuk i bëjë dot ballë tundimit që ngjallë ëmbëlsia e fruteve që tashmë janë pjekur. Dhe për të shijuar pak kënaqësi të ku, ngjiten nëpër degët e tij mashtruese duke rrezikuar seriozisht jetën. Brenda një harku kohor prej 20 ditësh në spitalin e rrethit të Lezhës janë shtruar tre pacientë me diagnozë të përbashkët: kanë rënë nga fiku duke pësuar fraktura të rënda. Dy prej tyre — një grua dhe një djalosh 23 vjeçar — mbeten ende pa realizuar. Dhe pas ekzaminimeve në spitalin e Lezhës janë dërguar të shoqëruar nga një ekip mjekësor në Tiranë dhe njëri në Janinë. Ndërkaq pacienti i tretë ka kaluar rrezikun "thaçkarja" e drurit të pabesë ka qenë më e modha të rrëzuar dhe ende e ka vështirë të ecë i sëmuri i shtëpisë. Gjithsesi këto episode të hidhura vazhdojnë t'i japin vlerë porosisë së vjetër të R.Ruhun nga fiku. (Dr.Ra.) ENGLISH: Be careful: “fig danger!” ITALIANO: Fate attenzione: «pericolo fico!»
Lezhë Tiranë Janinë

Panik në mes të Tiranës: «Të hiqet tregu fshatar»

Banorët u drejtohen autoriteteve TIRANE — Kryeqytetasit kundër tregut të fshatarëve. Është fjala për mjedisin në Rrugën e "Durrësit" prapa godinës të njohur për shumë vite me emrin e "Flora" — që është shndërruar në vend tepër të papërshtatshëm dhe të zhurmshëm si rrjedhojë e tregut fshatar të ngritur në të. Dhe janë banorët e këtyre blloqeve që i janë drejtuar me një protestë autoriteteve për gjendjen skandaloze të mjedisit në këtë zonë thuajse në qendër të Tiranës. Jemi të detyruar të kërkojmë ndihmën tuaj — thonë ndërmjet të tjerash banorët në shkresën e tyre — për të evituar ndonjë të keqe të madhe siç janë epidemi, shenjat e së cilës — diarre, të vjella dhe temperaturë e lartë — janë dukur sidomos tek fëmijët. Një kutërbim i rëndë i detyruar fillimisht përreth pazarit të mbajë vazhdimisht dritaret të mbyllura. Ditë e natë digjen thaqe pa ndërprerë togje me letra ambalazhi dhe mbeturina të tjera tregu i të cilave, mbulojnë pallatet. Hyrjet e një vendstrehim janë mbushur me kalbësira frutash e perimesh ndërsa trotuaret mes pallateve janë shkatërruar. (s.rr) ENGLISH: Panic in central Tirana: “Remove the farmers’ market”. Residents appeal to the authorities. ITALIANO: Panico nel centro di Tirana: «Si tolga il mercato contadino». I residenti si rivolgono alle autorità.
Tiranë Rruga E Durrësit Flora

NE BRENDESI

Kinematografi: Venecia njihet me «Lamerica» Paraqitet filmi mbi Shqipërinë NE FAQEN 3 Turqia kërcënon Greqinë me luftë Ashpërsohen mosmarrëveshjet mbi Egjeun NE FAQEN 2 ENGLISH: INSIDE. Cinema: Venice gets to know “Lamerica”. The film about Albania is presented. On page 3. Turkey threatens Greece with war. Disputes over the Aegean intensify. On page 2. ITALIANO: ALL'INTERNO. Cinema: Venezia conosce «Lamerica». Presentato il film sull'Albania. A pagina 3. La Turchia minaccia la Grecia con la guerra. Si inaspriscono le controversie sull'Egeo. A pagina 2.
Venecia Shqipëri Turqi Greqi Egje

DJE NE SHQIPERI

MIRATOHET PROJEKTLIGJI PER SHKENCEN DHE ZHVILLIMET TEKNOLOGJIKE — Projektligji për Shkencën dhe zhvillimet teknologjike ishte në një nga projektligjet e miratuara në mbledhjen e javës së Këshillit të Ministrave. Ky projektligj synon e rregullojë parimet e themelor e përgjithshëm të fushës së shkencës, zhvillimit e teknologjik, mënyrën e financimit, e të tjera. Në këtë mbledhje u miratua edhe marrëveshja për Kërkim, zhvillim dhe prodhim të hidrokarbureve në Shalqërdri dhe projektvendimi mbi bashkëpunimin statistikor midis institutit shqiptar të Statistikës dhe atij italian. NDIHMA PER SPITALIN E SELENICES NE VLORË — Ishte iniciativë e italianit Pietro Roglatti — i cili ka jetuar për një kohë të gjatë në Selenci e Vlorës — çka që në muajin dhjetor të vitit të shkuar i konsiderueshëm mjaft fonde i realiz shëndetësore për spitalin e Selenicës. Për instalimin e kësaj ndihme vazhdon edhe me tej projekti e tij për të siguruar e transferuara italiane ndërsa për fatin në vendin në Selencë, minierat që ka zënë një vend e rëndësishëm për sa i përket eksportit shqiptar. Pietro Roglatti u dha një mjekje e euro e duhuri të shërbejë për emigrantët e pasuror në fushën e ndihmave humanitare. NJE RRUGE E RE DO TE LIDHE ELBASANIN ME PJEKEN TURISTIKE TE KRASTES — Ndërtimi i rrugës së re që do të lidhë qytetin e Elbasanit me pikën turistike të Krastës mes pyllit me pisha dhe pjesë e programit të Këshillit të Rregullimit të Territorit të këtij qyteti. Për këtë janë akorduar 25 milion lekë për 1.7 kilometër rrugë. Në studimin e miratuar nga ky këshill parashikohet edhe organizimi i një tenderi për përcaktimin e firmave që do të merren me vendosjen e tabelave bashkëkohore e qarkullimit rrugor. QINDRA — MIJERA MAKINA DREJT PLAZHIT TE DURRESIT GJATE MUAJIT GUSHT — Vetëm gjatë e muajit gusht numri i automjeteve që kanë frekuentuar plazhin e Durrësit ishte dy herë më i madh se ai i muajve të kaluar. Kjo për arsye se bregdeti i Durrësit frekuentohet jo vetëm nga banorët e saj por edhe nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj. Në ditët e shtuna dhe të diela mbingarkesa ka qenë akoma më e madhe, dita të të cilat në rrugën Tiranë-Durrës janë shoqëruar dhe me aksidente, por të dukur nuk ka patur. ENGLISH: Yesterday in Albania: draft law approved on science and technological development; aid for the hospital of Selenica in Vlora; a new road will connect Elbasan with the tourist point of Krasta; hundreds-thousands of cars headed to Durrës beach during August. ITALIANO: Ieri in Albania: approvato il disegno di legge su scienza e sviluppo tecnologico; aiuti per l'ospedale di Selenica a Valona; una nuova strada collegherà Elbasan alla località turistica di Krasta; centinaia-migliaia di auto verso la spiaggia di Durazzo durante agosto.
Pietro Roglatti Shqipëri Vlorë Selenicë Elbasan Krastë

VLORA-OTRANTO

TREGETE TE SHPEJTA - TRAGHETTI VELOCI PASAGJERE, VETURA, KAMIONE SHQIPERI-ITALI-GREQI ALBANIA-ITALIA-GRECIA VLORA-OTRANTO + VLORA-IGUMENITSA V.V VETEM PER 3 ORE NE ITALI IN SOLE 3 ORE CDODITE NISE NGA OTRANTO ORA 09.00 OGNI GIORNO NISJE NGA VLORA NE OREN 18.00 REZERVIME, BILETA: IN ITALIA: 0836 801578, 0836 801005 IN ALBANIA: 042 32983, 042 33981 ENGLISH: Fast ferries - Tragetti veloci. Passengers, cars, trucks. Albania-Italy-Greece. Vlora-Otranto + Vlora-Igoumenitsa return. Only 3 hours to Italy. Every day departures from Otranto at 09:00; departures from Vlora at 18:00. Reservations, tickets. ITALIANO: Traghetti veloci. Passeggeri, vetture, camion. Albania-Italia-Grecia. Valona-Otranto + Valona-Igoumenitsa A/R. Solo 3 ore per l'Italia. Ogni giorno partenza da Otranto alle 09.00; da Valona alle 18.00. Prenotazioni, biglietti.
Vlorë Otranto Igumenitsa Shqipëri Itali