Pas vendimit në procesin «Omonia»
Zemërimi i Athinës përplaset në kufi
Greqia shton ushtarët përgjatë brezit me Shqipërinë
TIRANË — Greqia përforcon rrëzikshëm kufirin e saj me Shqipërinë. Disa orë pas vendimit në Gjykatën e Tiranës të jepet vendimi mbi pesë minoritarët e 'Omonia', ministri grek i Mbrojtjes, Geras Arsenis njoftoi 'për fuqizimin e trupave përgjatë brezit tokësor me Shqipërinë'. Ishte ky ndoshta hapi i fundit i autoriteteve të larta greke para se Gjykata e Tiranës të shpallte fajtorë pesë eksponentët e 'Omonia' për 'tradhti ndaj atdheut në formën e kryerjes së porosive të agjenturës së huaj' dhe 'armëmbajtje pa leje', duke i dënuar edhe me 35 vjet burg, e më pak nga qitëshim kërkoi prokurori. Këta disa orë pas vendimit të gjykatësve nga Tirana, Greqia ka marrë hapin e parë diplomatik, ambasadori i saj në Tiranë është tërhequr me urgjencë në vendin e tij. Edhe këtë herë — zakonisht në këto kohët e fundit — është deklaruar shprehimisht se bëhet 'për diskutime'.
Kësisoj fqinjët me jugut të parë 'nxehën' ai i datës 7 gusht. Në kohë që Athina nuk priti as përfundimin e procesit për të shpalur që 'nga viti i ardhshëm të gjithë rekrutët grekë do të jenë të detyruar të kalojnë e jashtëmuaj shërbim ushtarak në zonat e kufirit me Shqipërinë'. Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, i bëri përgjigje një grupi deputetësh nga të gjitha partitë kryesore greke — ardhur enkas në Tiranë — se 'qeveria e Shqipërisë do të bënte një lëshim të paprinciptë, cdo vend demokratik do ta denonconte demokracinë shqiptare'. Sidokjoftë tensioni u rrit me të vërtetë në orët e pasdites. TVSH lëshoi me informacione për përfundimin e procesit dhe rritjen e menjëhershme të numrit të refugjatëve — afro 50 mijë — bëri të ditur për 'kërcënime të disa personave ndaj gazetarëve kryesorë të saj', ndërkohë që media greke njoftuan se Ambasada e tyre në Tiranë, me gjithë të sa rëndësë së fundit i procesit 'ishte prirur nga lidhjet telefonike, energjia elektrike dhe uji'. Dhe, në mbrëmje, pohuasi në të gjitha edicionet ekspres të lajmeve, autoritetet më të larta të Greqisë prononcohen për situatën e re, të krijuar pas dënimit të pesë eksponentëve të 'Omonia'. Kërkesa e disa partive greke për aprovimin e Parlamentit të 'një dënimi të rëndë kundër regjimit të Tiranës', u përçoll fillimisht nga Qeveria Greke vetëm me një protestë formale ndaj Ambasadës Shqiptare në Athinë, kombinuar të Bashkuara si dhe ministërve të Jashtëm, e cila në të dy vendet bën fund të javës në Gjermani. Po të mërkurën në mbrëmje edhe Ambasada Shqiptare në Athinë u shpreh pa ashpërsi diplomatike në akreditimin e Greqi vendimin e drejtësisë shqiptare. (P, r e)
Të pandehurit e procesit «Omonia»
Plan i ri në Romë
Klandestinë në Itali
Tani duhet diskutuar
CARLO BOLLINO
Italia kërcënon me bllok klandestinësh shqiptarë. Dhe e bën me dy propozime të dyshme. E para vjen nga kryetari i zonës di Puglia, me në krye prefektin e Barit, Domenico Cardareccia, me urdhër dhe nga Ministri i brendshëm Maroni dhe aty në Mbrotje, Previti, ku kanë kërkuar ndërhyrjen e Marinës ushtarake për të ruajtur në ujërat e brendshme dhe për të bllokuar zbarkimet e paautorizuara të klandestinëve shqiptare. Propozimi i dytë, i lëshuar nga zv.ministri i Policisë italiane, me Michele Serra, para i përket normave penale mbi klandestinitet. 'Sot nëse ka klandestinë të bllokuar në Itali nuk respektojnë urdhrin e ratdhesimit, nuk ndodh asgjë — thotë Serra — ndërsa do të ishte e drejtë të bënim më aktuale normat, duke parashikuar për ata edhe arrestin.'. Serra pastaj shton: 'Edhe problemi i prostitucionit të vajzave shqiptare mund të zgjidhet më mirë duke i jetuar një shembull ai kultivimit të ligjeve. Për të vendosur kufizimet...'
Vendimet natyrisht i takojnë vetëm qeverisë, dhe pas kërkesës e prefektëve do mblidhet qysh e para në Marinë e Ushtarake — duke se ka shumë mundësi që të pranohet. Që sot Marina ruan në Adriatik, por ndryshimi i rëndësishëm është që kontrolli kryhet jo vetëm në ujërat ndërkombëtare por edhe në ato të brendshme, dhe kjo gjë ndodh për herë të parë.
Ky arsyetim meriton edhe thellim. Nuk ka dyshim që problemi i imigracionit klandestin po bëhet për Italinë në një emergjencë sociale. Gjatë të muajve të para të këtij viti, vetëm nga qyteti i Brindizit, janë riatdhesuar në Shqipëri 8.000 klandestinë. Fenomeni sigurisht nuk i takon vetëm shqiptarëve, dhe nëse shumohet kjo shifër për të gjithë territorin kombëtar kuptohet pse Italia është e detyruar të përballet këtë problem. Por bëhet fjalë që i kushtohet se në ç'mënyrë mund të zgjidhet. Vigjilenca e intensifikuar mund të jetë një mënyrë efikase por edhe për një periudhë të shkurtër kohe. Hipoteza e arrestimit duket e tepërt dhe sepse do të shkaktonte ashpërsim të normave të parashikuara nga ligji aktual mbi imigracionin. (1 nënshkr i ligjit Martelli) edhe ky është i konsideruar shumë i ashpër. Dhe pastaj nuk është vetëm burgu që mund të parandalojë një veprim banal social.
Qeveria aktuale e Berlusconit, në epokën e fundit të detyrës së saj, saktë sot edhe e ka më lëmë e imigracionit të kufizohet sa më shumë të jetë e mundur mbi bazën e predispozicionit aktual i vendeve të punës në Itali, dhe të stimulohen investimet në vendet më të varfra për të krijuar kështu edhe mundësi pune, duke marrë si këmbim një bashkëpunim maksimal — nga ana e të cilëve — për të bllokuar fenomenin e klandestinëve. Javën e ardhshme Ministri, i Jashtëm italian, Antonio Martino, do të jetë në Shqipëri: do të jetë një rast ideal për të diskutuar konkretisht edhe këto tema.
FUTBOLL/Humbje e lavdërueshme e formacionit të Bajkos
Shqiptarët i ngjallin frikën Uellsit për ndeshjen e kthimit
Smith: «Është fat që shënuam»
UELLSI: Southall ('Everton'), Williams ('Reading'), Bodin ('Sunderland'), Melville ('Sunderland'), Coleman ('Crystal Palace'), Goss ('Norwich'), Phillips ('Nottingham Forest'), Speed ('Leeds United'), Rush ('Liverpool'), Blake ('Sheffield United'), R. Giggs (Manchester United'). Trajner: Terry Yorath.
SHQIPERIA: Strakosha ('Olimpiakos'), Vata ('Celtik'), Kaçaj ('Olimpija'), Xhumbi ('Janina'), Shuli ('Partizani'), Kola A. ('Tirana'), Bellaj ('Janina'), Demollari ('Dinamo'), Pano ('Skoda'), Kola B. ('Athinaikos'), Shehu ('Shibenik'). Trajner: Neptun Bajko.
Shënues: 9' Coleman, 67' Giggs
Arbitër: Beschin (Itali)
Dënime: Fortuzi, Shukaj, Bodin (karton i verdhë)
Stadiumi: 'Cardiff Arms Park', terren pak i rënduar.
Shikues: 6.500
Shqipëria i ngjalli frikë Uellsit për ndeshjen e kthimit në Tiranë. Sepse 'goleada' — siç ishte favor e tanishëm — se sulmuesve të pranishëm Smith ka përfunduar pikërisht në numrin që ata e kishin parashikuar. Dhe për fatin e tyre të mirë, sulmuesit shqiptarë kanë gabuar fatalisht para portës së tyre. 'Ishte një ekip i ndërtuar shkëlqyeshëm, me një mbrojtje të pakrahasueshme, e cila nuk na lejoi për 90 minuta asnjë të çarë. Është fat i madh që golat u bënë nga pozicione standarte' është ky përkufizimi i trajnerit Mark Smith për ndeshjen e tij të parë me vendin e Shqiponjave, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes. Kështu Shqipëria e nis humbjen dhe shpresën e saj të parë për 'Euro '96', por duke merituar të paktën një gol, afro të cilit në mbrëmjen e së mërkurës ishin ndodhur Kaçaj, Fortuzi, Shehu apo edhe Demollari. Ndërkohë që Bajko i impresionuar nga përgjigjet sportive, pohon për Gozetën Shqiptare: 'I falenderoj të gjithë lojtarët e mi, në të gjitha drejtimet. Luajtën shkëlqyeshëm taktikisht, mjaft të disiplinuar dhe treguan karakterin e vërtetë'.
'E shoh me mosbesim faktin që shqiptarët u kanë përmendur se stimuli të tillë — 2.000 mijë dollarë amerikanë për kokë — bën shumë përshypje dhe do të doja të dija se ku do t'i marrin ata 32 mijë dollarët'. Nën një mosbesim cinik të Alun Evans, Shefut Ekzekutiv të Federatës së Futbollit Uellsian dhe përmes një shkëlqimi dielli të rremë, në pasditen e së mërkurës Bajko dhe protagonistët e tij largohen nga hoteli 'Fortes Posthouse'. Mbi dy muaj e gëzuar — 500 prej të cilëve shqiptarë nga Kosova — prisnin në këngë e flamuj formacionet. Në orën 20.30 fillojnë minutat e ankthit për formacionin e Bajkos, ndërkohë që kapiteni i mbet për 6 minuta pa kapitenin e saj — Demollari — të cilit vetëm atëherë i lepet nga stoli shirit përkatës. Tre minuta më vonë Strakosha ka hezituar, duke i dhënë mundësi Coleman që të vetëkëthejë në gol një kornër të Goss. Dhe u duk sikur do të përsëritej 'historia' e vjetër. Por vetëm 10 minuta sepse çitçka në fushë e lojës ishte e barabartë, madje deri në fund të pjesës së parë. Tashmë fusha i rrëmbehet gjithnjë e më shumë 'shanseve' vendase ndërkohë që Kola A. — njohja më e re në fushë — është ndërruar me Fortuzin. Takikisht shqiptarët bëjnë përshypje dhe mbrojtja me Vatën e mesfusha me Demollarin, janë shumë larg nga niveli me sulmin, mbetet anemik. Por rastet vijnë edhe pse dy herë portieri vendas Southall, ato humbet fatalisht nga Kaçaj e Shehu. Por një tjetër goditje standarte dhe fylli Uellsit, Giggs, 'shpëton' vendin e tij nga një rezultat minimal.
'Arritje minuta shtesë që, kalojmë edhe me dy raste të tjera për zotët e shtëpisë, të cilët e mbyllin takimin në një karton të verdhë për ndërhyrje të rëndë. Ndoshta sepse fundi ishte vërtet i paparashikuar, ndërkohë që të afërt pretendonin se kanë paguar 15 sterlina — dycka më tepër nga ç'duhuan lodhuj të tyre. Uellsit do i duhen një vendim e fjalive të tjera — përgjigjet Bajko: 'Ju lutem. Ekipi juaj shkëlqyeshëm humbi vetëm nga mungesa e eksperiencës'. Shqipëria tashmë ka kaluar provën e parë, madje duke i ngjallur frikë Uellsit për ndeshjen e kthimit në Tiranë.
Edmond Laci
Ylli Hasa
Indeksi bie 2,1 për qind
Gusht, perimet ulin inflacionin
TIRANË — Inflacioni është në nivelet më të ulëta nga sht. Në fund të këtij indeksi i çmimeve të Konsumit — i kalkuluar monitor me Instituti i Statistikave — ka shënuar një rënie 2,1 për qind kundrejt muajit të parë të këtij viti. Ndërkaq, në shkallë absolute — kundrejt muajit të kaluar 1993 — ky indeks ka arritur kuotën 111.41 për qind.
Shenja negative e indeksit në muajin gusht — që pason rënien 3,3 për qind në korrik — i dedikohet në radhë të parë uljes prej 3,2 për qind të çmimeve të përfshira në grupin 'ushqim, pije dhe duhan'. Rënia të ndjeshme në përbërje të këtij grupi kanë patur veçanërisht — për shkak të karakterit sezonal të tyre — frutat dhe perimet. Më rritje të çmimeve në këtë grup kanë rezultuar vetëm kafja (6,6 për qind) dhe duhani (1,1 për qind). Me rënie të çmimeve kanë rezultuar edhe grupet 'transporti dhe shërbimet e grupit transport komunikacioni' me 0,3 për qind dhe grupi 'argëtim, arsim, kulturë' me 0,5 për qind. Në të kundërtën, grupi 'Qira, ujë, lëndë djegëse, energji' ka regjistruar një rritje prej 1 për qind si rrjedhojë e rritjes 10,9 për qind të çmimit të druve të zjarrit. (An.St.)
Ndodhi mbi ishull
Ushtar grinded me eprorin, ndalohet
VLORË — Një ngjarje e pazakontë ka prishur qetësinë e ishullit të Sazanit. Një ushtar i lidhur me prangat, H.M. 19-vjeçar nga Durrësi, ishte shoqëruar për në Vlorë nga një motoskaff i policisë. Si pas konfirmimeve paraprake H.M. ka tentuar të qëllojë me armë të nëntogerin A.B. gjatë orëve që ky u fundit ka qenë në shërbim e riparim të tij. Me sa duket, mes të dyve ekziston një histori e gjatë grindjesh e keqkuptimesh. Ende nuk janë bërë të njohura hollësitë mbi mënyrën se si u bë e mundur të eleminohej gjakderdhja. Pamja e ushtarit të lidhur në pranga që zbriste në port nga motoskaffi ka bërë shumë përshtypje kalimtarëve. Sazani, 18 kilometra larg bregut të Vlorës, është një ishull ku prania e civilëve është tejet e kufizuar. (St. Ma.)
Në spital dy të thumbuar
Gjirokastër, tani sulmon edhe akrepi
Shtohet lista e «viktimave» të merimangës
GJIROKASTËR — Është rritur edhe njëherë kërcënimi i insekteve helmëse në Gjirokastër. Në spitalin e qytetit janë shtruar pas 48 'agresioni' të insekteve të rrezikshëm dy pacientë të rinj. Një vajzë dhe një burrë, M.B. dhe I.F., janë dërguar nga familjarët e tyre me urgjencë në spital pasi kanë qënë thumbuar më parë nga akreptë. Vajza ka qënë duke fjetur ndërsa i ka ndodhur kjo aventurë e pakëndshme, ndërsa pacienti tjetër ka qënë duke pushuar në një hije pas punës së lodhshme në bujqësi. Ndërkaq është zgjeruar rradhë e të thumbuarve nga merimanga. 13 të parëve i janë shtuar tani 4 të tjerë. (Ra.Ko.)
REALITET KURSIV
Tregu lakmon medaljet e regjimit
ANDREA STEFANI
TIRANË — Ekonomia e tregut tenton të relativizojë e të zhdukë kufijve morale e sociale. Në njërin shtyp shfaqen ftesa provozative të kryeqytetit dhe u rri rrushit përkrahas shitjeve të shumta ambulatore. Vendi ndryshon nga ata, nuk ka kërkuar të blejë. Dhe është e qartë që i intereson një njeriut. Pjetër Groshi drejtuar qytetarëve të Tiranës. Nëpërmjet një 'reklame' për karton ai ka shprehur gatishmërinë të blejë prej tyre 'medaljet, urdhërat dhe distiktivat e vjetër të regjimit të shkuar'. Dhe në pankartë janë shënuar çmimet e blerjes së këtyre simboleve të përbuzjes së para nga objektivi i vjetër: 'Medalje Lufte' 160 lekë, 'Medalje Civile' 100 lekë, 'Urdhër Lufte ose i lartë' 600 lekë. Unë 200 lekë.
'Do të dëshiroja të blija edhe medaljet e regjimit të Mbretit Zog!' — tregon për Gazetën Shqiptare koleksionisti Groshi i cili për këtë thënie e pamundur besoj njerëzit i kanë zhdukur nga frika datës sundimit të Enver Hoxhës. Megjithatë ai është i kënaqur dhe me koleksionimin e simboleve të shpërndara gjatë viteve të socializmit si shpërblime morale për punë të mirë. Dhe 'klientët' nuk kanë munguar. Por megjithatë ky 'pazar' ka edhe vështirësi: me vete. Disa qytetarë pasi dëgjojnë shpjegimet e germanit largohen duke tundur kokën: 'Jo gjithseli medalja është një kujtim i madh për shtëpi...' Po ka të tjerë. 'Njëherë më parë por nuk bien dakord'. 'Në person me ofroi një urdhër 'Hero i Punës Socialiste' për 100 dollarë' — thotë Groshi, prandaj nuk munda që ta blej'. Por ka edhe që të detyruar nga nevoja shesin. Kështu alkimi e ekonomisë e tregut dhe kalkulimet e saj të ftohta, shndërron shpërblime në para të thata. Dhe me siguri stumuli moral e social që, do të udhëheqë për në të tërë tregte të lartë edhe 'blerë' vazhdimisht para, nga para botëri e tyre — tashmë të dikurshëm — nuk ka me patur për tërë jetën.
Aksident mbi urë
Një fluturim vdekjeprurës me motoçikletë
LEZHË — Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën pasdite në afërsi të fshatit Manati në rrethin e Lezhës. Një 25-vjeçar, Toni Ndoci i Ivanaj nga fshati Ishull Shengjin ka mbetur viktimë e një aksidenti tragjik me motoçikletën e tij. Teksa po lëvizte në afërsi të urës mbi Gryk Manati, shpejtësia e madhe ka bërë që të humbë kontrollin dhe të përplaset fort me bordurën e urës. Trupi i Ivanajt ka përfunduar 20 metra më tej. Çdo përpjekje për të dërguar në kohë në jetën nuk ka mjaftuar. Vdekja e motoçiklistit është dyta që ndodh brenda dy orëve në rrethin e një ditë. (M. Ra.)
NË BRENDËSI
Bosnjë, rëndë gjendja e refugjatëve
Në faqen 2
Clinton përsërit kërcënimet ndaj Haitit
Në faqen 2
Në Festivalin Kinematografik Ndërkombëtar të Venecias
Në faqen 3
DJE NË SHQIPËRI
MBRON DIPLOMËN NË GJUHË — LETËRSI NË MOSHËN 60 VJEÇARE — Enveri për të diplomuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe u përkushtua me mjaftim siç u çuar Alfred Stafa nga Berati. I detyruar të lërë studimet e larta përkohësisht në 1955 për shkak të jetës, e realizoi dëshirën e tij pas një vdek, megjithatë ai ka ndjekur me kujdes rrugën e punës së mësuesit.
NË DURRËS, TELEKOMI 'PASPËRBLYER' NGA 300 NDËRMARRJE — Bie alarmi borxhlive të Telekomit. Ndërmarrja shqiptare e telefonisë dhe telekomit për Durrësin po kaq vështirësi ka vendosur dy sqarues me një urdhër dhe me paralajmërim të ndërprerjes së shërbimit te 300 klientë, shumica në vend si pagesat e detyrimeve për përdorimin e tij. Të gjithë bëhet se ka siguruar faturat telefonike për muajt me radhë duke filluar nga janari.
NJOFTIM
NDËRMARRJA SELEKSIONON
ekspertë në videot-kasetë
Në kompjuter «Macintosh» dhe për punë të qëndrueshme
• disenjatorë në kontabilim e në degë të caktuar shqipëtar
Kërkohet njohja e gjuhës italiane dhe banimi në Tiranë.
Për informacione të mëtejshme telefononi në numrin: 042/326-46