Ende të pasaktësuara shkaqet. Dyshime edhe mbi qumështin pluhur
Tre vdekje në tre ditë
Ende të pasaktësuara shkaqet. Dyshime edhe mbi qumështin pluhur
Një infeksion enigmatik godet foshnjet e Fierit
Tre vdekje në tre ditë
FIER — Tre fëmijë të porsalindur kanë humbur jetën në Maternitetin e Fierit. Në harkun e tre ditëve — të hënë, të martë e të mërkurë — kanë mjaftuar diarrët e shpeshta dhe të vjellat që disa orësh e foshnjave të shuhen në mënyrë enigmatike. Në gjendje të vështirë kanë qenë edhe të vegjël të tjerë, disa prej të cilëve duket se kanë dalë nga rreziku akut. Ndërkohë që foshnje — të premten — ka vazhduar të përpëlitet mes jetës dhe vdekjes. Mjekëherë kanë filluar hetimet mjekësore dhe së shpejti pritet përgjigja përfundimtare e analizave që do të zbulojë “vrasësin” misterioz të fëmijëve. (at. me. / em. my.)
ARMAND MERO
FIER — Një infeksion enigmatik ka depërtuar në maternitetin e Fierit. Ende të paqarta lloji dhe shkaqet e përhapjes të këtij fenomeni që ka mbjellë hijen e vdekjes mbi shtrëteritën e foshnjave fierake. E vetmja gjë një deklarohet deri tani është se sëmundja që ka prekur këtë spital klasifikohet si një infeksion zorrësh që ka sulmuar të vegjlit por pa mundur të përcaktohet se çfarë. Kampionet e analizave janë dërguar urgjentisht në spitalin e Higjienës dhe Epidemiologjisë. Deri të premten edhe këtu nuk kishte një përgjigje përfundimtare. Mikrobiologët ende po vazhdonin përpunimin e kampioneve të marra. Situata ka vënë në alarm edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Të enjten këtu është thërrë një mbledhje me specialistët për të verifikuar situatën në Fier. Ndërsa pak ditë më parë, në spitalin e këtij qyteti, kishte qenë një grup ekspertësh nga Tirana. Madje njëri prej tyre — mjek i Maternitetit të kryeqytetit — vazhdon të qëndrojë pranë kolegëve fierakë për të përcaktuar bashkë me ta çdo përkeqësim të mundshëm të situatës.
Dyshime të shumta janë hedhur edhe mbi qumështin e përdorur te foshnjat. Në këtë spital — menjëherë pas lindjes fëmija shkëputet nga nëna dhe nuk ushqehet me gji — ka më së dy muaji që përdoren produkte zvëndësuese të qumështit të nënës të ardhura nga Franca. Kampionet e këtyre produkteve kanë mbërritur në Tiranë dhe priten me mëngjes i analizave në nënshtërues analizave bakteriologjike dhe toksikologjike. Por edhe për to enë nuk janë dhënë rezultatet përfundimtare. Megjithatë, kundër kësaj praktike dhe përdorimit të këtij lloji qumështi, specialistët e Ministrisë kishin kohë që kishin lëshuar apelimin e tyre, madje edhe kundër reklamave të bëra kundër reklamave të bëra nëpër gazetat e televizion. “Një praktikë e tillë ka efekte tmerrësisht negative në shëndetin e fëmijëve — thotë Teodor Todhe, specialist në Ministrinë e Shëndetësisë — madje në shumë vende të botës ndalohet me ligj reklama dhe fushata promocionale për zëvendësuesit e qumështit të gjirit”. Pikërisht për këtë edhe në Fier — me situatën kritike të krijuar — është ndaluar menjëherë ndarja e të sapolindurve nga nëna.
Masa të rrepta higjienike janë marrë tashmë në të gjithë Maternitetin dhe veçanërisht në repartin e foshnjave të sapolindura. Në të gjitha dhomat e tij — në katin e parë të spitalit — është bërë dezinfektimi e ndërkohë është mbyllur kategoria e saj? tektorisht njëra nga sallat e këtij reparti. Ndërsa gjendja duket disi e përmirësuar dhe janë shfaqur rrezet e para të shpresës, mjekët e Maternitetit vazhdojnë ta konsiderojnë situatën e krijuar si emergjente.
Pallatet do të qeverisen nga bashkëpronarët
Filloi zbatimi i programit
TIRANE — Kush do të vendosë për lyerjen e shkallës së parë plis prej kohësh, kush ka të drejtë të vendosë për riparimin e defekteve në tubacionet e ujërave të zeza, në telat elektrikë gjysëm të zhveshur të kthyer në rrezik publik e që i interesojnë disa familjeve në një godinë?
Ndoshita tani ka ardhhur koha që probleme të tilla, shpesh herë shumë të ngatërruara për shumicën e familjeve shqiptare që jetojnë në apartamente, i ka ardhur koha të zgjidhen në rrugë normale. Një njoftim i Ministrisë së Ndërtimit ka bërë të ditur se ka filluar të zbatohet ajo që quhet “Bashkëpronesia në banesa”. Një studim i kryer para disa kohësh nga specialistët të Drejtorisë së Strehim-Banesave — Antoneta Fona dhe Engjell Gjoka — sqaron se si do të zgjidhen këto probleme mes fqinjëve të cilët tashmë njihen pronarë jo vetëm të apartamenteve të privatizuar por edhe të pjesës së përbashkët të godinës në të cilën jetojnë, shkallëve, tubacioneve etj.
Detyrimet dhe të drejtat e secilit pronar mbi sipërfaqen e godinës në bashkëpronesi janë të përcaktuara në drejta me sipërfaqen e apartamentit që ai zotëron. Në studimin e hartuar nga dy specialistët thuhet se mes detyrimeve të përbashkëta bëjnë pjesë edhe shpenzimet që një pronar duhet të paguajë për përmirësimin ose për mirëmbajtjen e pjesës në bashkëpronësi. Sipas tyre madje këto shpenzime shpesh mund ta kalojnë edhe shumën që më parë paguhej si qira. Por asnjë frikë, sqarojnë specialistët. A nuk është më e dobishme për pronarët të kenë një pronë që edhe në anën e jashtme e funksionale është më e mirëmbajtur? Ndonjëri madje duke shituar banesën tashmë më të përmirësuar mund të blejë një tjetër në mënyrë e më të bollshme. Dobja e këtij arsytimi, sidoqoftë, i duhet lënë kohës ta vërtetojë.
Studimi përcakton edhe mënyrën e organizimit të banorëve për të zgjidhur probleme të tilla. Me sa duket do të kthehen edhe një herë “mbledhjet e banorëve”, por këtë herë më një kuptim të ri. Ato do të quhen Asamble të bashkëpronarëve dhe do të jenë tëpërkisht ato që do të marrin vendimet e rëndësishme. Asambletë do të fillojnë të funksionojnë 60 ditë nga data e përfundimit të privatizimit dhe të regjistrimit të akteve të bashkëpronësisë për banesat që kanë qenë në fondin e ndërmarrjes komunale-banesa. (p.re.)
Është ndaluar
Në autobus me granatë: «Desha të mbrohesha»
Është ndaluar Në autobus me granatë: «Desha të mbrohesha» LAÇ — Udhëtonte krejt i qetë në një autobus të mbushur plot me pasagjerë. Në trup mbante shtrënguar një granatë mbrojtëse. Askush prej pasagjerëve të shumtë nuk ka dyshuar për pasak? se bashkëudhëtari i tyre mund t’i “dhuronte” në çdo çast vdekjen. Do të kish mjaftuar vetëm një aksident i thjeshtë automobilistik, nga ato që verifikohen përdithë rrugëve të Shqipërisë të mësyra nga trafiku i dendur, për të shkaktuar një nga ato gjakderdhje që do të mbahaj mend për shumë kohë. Për fat të mirë tragjedia është evituar falë ndërhyrjes së shpejtë të punonjësve të policisë kriminale, të cilët kanë arritur të neutralizojnë udhëtarin që mbante në brez “ngarkesën e frikës”. Ka ndodhur mënjherë në dalje të Milotit, pranë vendit që vendasit janë mësuar ta quajnë “Lapidari”. T.N. — kështu quhet personi i ndaluar — udhëtonte në një nga autobuzët që mbulojnë linjën Shkodër-Tiranë. Është banor i fshatit Torovicë të rrethit të Lezhës. Arma e frikshme e kishte rrezen e veprimit 200 metra. Përdoren nga ushtria dhe jo rrallësisht quhen granata mbrojtëse. Veç rrezikshmërisë së armës që mbante pa leje, historia ka bërë përshtypje edhe për shkaqet e armatosjes së udhëtarit të pazakontë. “E kam për t’u mbrojtur nga njerëzit e gruas — ka pohuar më pas T.N. në hetuesi — kohë më parë kam rrembyer gruan dhe njerëzit e saj duan të marrin hak”. Ende nuk dihet se si policia kriminale ka rënë në gjurmë të udhëtarit të pazakontë. Disa ditë më parë kolegë të grupit që kreu ndalimin ishin shpërblyer për kapjen e një shtetasi nga rrethi i Tiranës i cili shtetiste me një pistoletë pa leje. (N.A.)
Burgim i përjetshëm për të riun
Burrel
Burgim i përjetshëm për të riun
BURREL — Është dënuar nga një gjykatë shqiptare një tjetër burgim i përjetshëm. Sipas njoftimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve, Gjykata e Burrelit ka dënuar me burgim të përjetshëm 21-vjeçarin Ylli Lepur nga fshati Rreth-Baz. Lista e fajeve për të cilat Lepur është ekzekutuar faktor është e gjatë: vrasje për motive të dobta, plagosje të rëndë me dashje të dy personave, armëmbajtje pa leje, shtrëngim për marrje shume të detyruar ushqimi. Kjo është bera e parë që një gjykatë e Matit jep një dënim të këtij lloji.
William Rayerson: «Mirupafshim miq shqiptarë»
Mbrëmje për ambasadorin
TIRANË — “Mirupafshim Shqipëri”.
William Rayerson, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë — në kokëtejën e organizuar të premten në mbrëmje me rastin e largimit të tij nga kjo detyrë — ka përshëndetur kështu vendin ku ka jetuar për gati tre vjet. Ka qenë vetëm një përshëndetje dhe jo një ndarje lamtumire. “Unë do të rikthehem — ka thënë ai — por do të vij thjesht si turist, si mik”.
Ambasadori i ri i SH.B.A. pritet të jetë gjatë kësaj jave. Ndërsa për Rayerson-in Shqipëria është vendi i fundit ku do të ushtrojë aktivitetin e tij si diplomat. Pas shumë vitesh pune, tani tërhiqet në pension dhe duket i kënaqur që “Vendi i Shqiponjave” ka shënuar mbylljen e karrierës së tij, sepse “ëmbëlsira është gjithmonë në fund”, kish deklaruar ai kohë më parë për Gazetën Shqiptare. (ar. me.)
Gjirokastër rufeja prish studion e re
Dëmtohet radio lokale
GJIROKASTER — Nuk ka shkaktuar vetëm përmbytje shiu i furishëm i ditëve të fundit.
Në Gjirokastër viktimë e forcës së verbër të natyrës ka qenë radioja lokale. Një rrufe e rënë mbi godinën e saj ka nxjerrë jashtë përdorimit një studio. Ajo prorsa ishte transferuar nga Radio-Tirana dhe teknikët e Radio-Gjirokastrës kishin mbështetur shpresën se me ardhjen e saj do të përmirësohej cilësia e transmetimit të sinjalit të radios së tyre. Kaq shpejt për fat të mirë aparaturat gati 30-vjeçare ekzistuese, por tani teknikëve do t’u duhet përsëri të punojnë edhe për disa kohë në kushte të vështira në të vetmen studio funksionale, atje ku emisionet përgatiten e transmetohen. (R.K.)
Kush e ka parë këtë vajzë?
BARI — Elisa Claps, studentja italiane 17 vjeçare e zhdukur në Potenca në 12 shtator mund të gjendet në Shqipëri. Betohen për këtë Nicola Sozio, një polic trafiku i Policoro-së, në provincën e Materës, i cili, në një intervistë televizive ka deklaruar se në dy udhëtime të bëra në Shqipëri — plot 19 persona të tjerë në Durrës e Tiranë kanë njohur Elisa Claps në fotot që ai vetë ka paraqitur. Vajza mendohet se është parë, sipas disa dëshmitarëve që i janë referuar nga 1 njëjti polic trafiku në një rrugë të Tiranës.
Mbi këto rrethana janë vënë në alarm forcat e policisë italiane e shqiptare.
SHBA-Irak: shenja të reja lufte në Gjirin Persik
NE BRENDESE!
SHBA-Irak: shenja të reja lufte në Gjirin Persik
Trupat e Sadamit vetëm 30 kilometra nga kufiri me Kuvajtin
NE FAQEN 2
Burrel
Burgim i përjetshëm
Mbrëmje për ambasadorin
William Rayerson: «Mirupafshim
Dëmtohet radio lokale
Gjirokastër
Kush e ka parë këtë vajzë?
NE BRENDSI
DJE NË SHQIPËRI
Lega Nord viziton Shqipërinë
Një delegacion i “Lega Nord” ka kryer një vizitë zyrtare në Shqipëri. Delegacioni — i përbërë nga senatorët Pierlu… (pjesa e emrit është e paqartë) Copercini, Massimo Ugolini dhe Pedrani — është pritur në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Sali Berisha dhe nga zyra e lartë e Partisë Demokratike, mesha e cilës Tiranë. Temat e takimit ishin investimet italiane në Shqipëri — ku tha se një fushë e rëndësishme është ndihma Shqiptare nga tregu i saj e reformave të cilën ajo e sheh angazhuar.
Kuvendi i 16 të verbërve shqiptarë
Ka zhvilluar punimet Konferenca Kombëtare e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Mbledhja e madhe ka marrë në analizë gjendjen e tyre në të gjithë vendin. Në një komunikatë drejtuar për shtyp nga Kryetari i Shoqatës, Sitan Tafaj thuhet se “ende ka probleme të rënda, masat u dhimshme për t’u zgjidhur, sidomos sa i takon mbulimit me ilaçe të këtij grupi të verbër që nuk përfitojnë nga ligjet e vendit të tyre”. Konferenca zgjedhore është në zgjedhje kombëtare të reja, duke e dhënë nga ana e saj për mirëmbajtjen e premti… (e paqartë).
Qendra Kombëtare e të verbërve të Shqipërisë në një Shqipëri e Rinisi së Tiranës
Kavajë, sot repartori satelitor
Sot do të nisë edhe në Kavajë transmetimi i kanalit të satelitit për të gjithë familjet e qytetit. Suksionet e reja do të shpërndahen nëpër kanalet e televizionit dhe do të shfaqen në ekran. Të … (teksti pjesërisht i palexueshëm)