Të ndalohen makinat e vjedhura
Qeveria: “Të zbulohen falsifikimet”
Kontrolle të rrepta për automjetet që qarkullojnë nëpër Shqipëri
TIRANE - Do të shumfishohen kontrollet për të gjithë automjetet që qarkullojnë në rrugët e Shqipërisë. Ky projektim i qeverisë, i cili është miratuar në mbledhjen e djeshme të saj, ka për qëllim që t’i japë udhëzime njëherë e mirë veprimit të organeve të rendit e policisë rrugore për të ndaluar hyrjen dhe qarkullimin në vend të automjeteve të vjedhura apo me dokumente të falsifikuara. Pika kryesore e vendimit është krijimi i një regjistri kombëtar të automjeteve dhe kontrolli i dokumentacionit të tyre. Sipas të dhënave paraprake, shumë makina që qarkullojnë sot në Shqipëri kanë hyrë me dokumente të parregullta ose të manipuluara. Projekti kërkon që të gjenden dhe të bllokohen automjetet e tilla dhe të njoftohen autoritetet e vendeve përkatëse. Në faqen 5
Mbërrijnë RTV private: sot diskutimi i projektit
Vetëm 4 kanale kombëtare
MASS MEDIA / Një milion USD per licensën
Nuk mund ta hapë stacion TV kush është dënuar mbi 10 vjet burg
Një person s’mund të ketë më shumë se 1 kanal televiziv apo radiofonik
Një Komitet i posaçëm do të kontrollojë dhe do të japë të drejtat e transmetimit
Në faqen 3
Memorandumi i intelektualëve: “Kosova me Shqipërinë”
TIRANE - “Kosova është e Shqipërisë”. Një memorandum i 148 intelektualëve shqiptarë i është dërguar OKB, Këshillit të Sigurimit në Nju Jork, KSBE dhe Parlamentit Europian në Strasburg si dhe SHBA, Rusisë, Francës, Gjermanisë, Anglisë, Italisë, Kinës e Japonisë. Një apel për ndihmë për dhe një protestë ndaj padrejtësive që i janë bërë kombit shqiptar nga Fuqitë e mëdha në Kongresin e Berlinit 1878, datë kjo, siç shkruhet në dokument, shqiptarët nuk ishin komb. Kosova mbeti jashtë Shqipërisë dhe padrejtësia vazhdon edhe në shekullin tonë tragjik”. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913, një konferencë që sanksionoi pushtimin e trojeve etnike shqiptare nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. “Nuk u mendua se ky ishte vendim gjimykues, një padrejtësi e madhe ndaj një populli në mes të Europës por dhe një rrezik i përhershëm për paqen në Ballkan. Në kuadrin e një zgjidhjeje të përgjithshme të konfliktit në ish-Jugosllavi, 148 intelektualë shqiptarë - artistë, studjues, poetë, sociologë, mësues e pedagogë- janë të vendosur të bërtasin “faktin” kombëtar nuk e ka parë në mënyrë realiste e ka nënvleftësuar, e disa herë e ka injoruar të vërtetën e pamohueshme se Ballkan ka ekzistuar dhe një çështje themelore që është ende “Çështja Shqiptare”. “Memorandumi konsideron kufijtë e sotëm me Greqinë të 1913-s, i vuri si kufij të tipit kolonial.” Shqipëria e sotme, edhe pse duket e papërfillshme, është në të vërtetë shteti vetem i një pjesë së kombit shqiptar në Ballkan”, citon dokumenti 148 intelektualëve shqiptarë.
Alia dhe Isai: akuza e dytë
Denoncojnë 16 familje: “Vranë bijtë tanë”
Vrasjet në kufi / Nga Shkodra dhe Malësia e Madhe kërkojnë drejtësi
Sot në Komisionin e Rendit, SHIK-ut e Mbrojtjes mbërrijnë listat me emrat e të vrarëve në kufi
Ramiz Alia
TIRANE - Valë e denoncimeve për vrasjet në kufi godet për të dytën herë Ramiz Alinë dhe Hekuran Isain. Këtë herë janë 16 familje nga Shkodra e Malësia e Madhe të cilat kanë depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme akuza ndaj ish-Presidentit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Ata konsiderohen fajtorë për vrasjet e bijve të këtyre familjeve në vitet 1990-1991 në kufijtë e Shqipërisë, kur ndërkohë ishte shfuqizuar ligji i cili arratisjen a konsideronte “tradhëti të lartë ndaj atdheut”. Në faqen 5
Holyfield në K.O. nga Bowe
SPORT SPORT SPORT SPORT
Riddick Bowe pak sekonda pas fitores
Shqipëri-Uells: ditët e fundit të Bajkos
Në faqen 6
Bashkë me ngricën dhe black-out
Kthesë e papritur e motit në vend
TIRANE - Mbarojnë ditët me diell dhe fillojnë mungesat e para të energjisë elektrike. Moti i ftohtë ka disa ditë që po “zbrazet” mbi njerëzit dhe energjinë elektrike, duke sjellë shqetësime të konsiderueshme. Vetëm gjashtë ditë kanë kaluar nga fillimi i muajit në të cilin klima shqiptare ka ndryshuar me shpejtësi gjeologjike. Njerëzit ende nuk po kuptojnë se ç’fshihet pas temperaturave të ftohta të regjistruara nga Shërbimi Sinoptik Shqiptar.
Në faqen 5
Abort, por me lejen e prindit
Në faqen 3
Fevziu i Aleancës në gjyq për shpifje
Në faqen 3
Lamtumira e fundit për Itzhak Rabin
Përfaqësuesit e 80 shteteve në funeralin e Kryeministrit izraelit, mes tyre dhe Berisha
SPECIALE
Dje nga funerali Rabin. (foto: REUTERS)
Në faqen 7
Pranë Rinasit për 27 vjet: por të dielën si pasagjere
File Shefizi, më e “vjetra” e aeroportit, udhëtoi për SHBA
TIRANE - Kish qenë 27 vjet më afër botës së “huaj” se gjithçka shqiptare e tjetër. Kish mbajtur valixhet e të mëdhenjve e të “vegjëlve” që kishin lënë e kishte lënë Rinasit. Por të dielën File Shefizi ka mbajtur për herë të parë bagazhet e saj, në një udhëtim turistik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithkush që ka kaluar deri nga rrugët e aeroportit të Rinasit kujton kokët e thinjur të Files. Duart e saj kanë mbajtur valixhe e gjithçka tjetër, që vinin e iknin përmes Rinasit. Që prej 1968 dhe bagazhet e gjithpersonaleve që shkelnin token shqiptare.
Nje avion, që lëviz, Filem e pyetin deri udhëtarët: “Kur vjen Alitalia?”, “Kur ikën Swissair?” Dhe ka qenë pikërisht kompania zvicerane e fluturimeve, që i ka siguruar asaj udhëtim falas për në tokën e ëndrrës, Amerikën. Për Filen nuk ka qenë e vështirë as marrja e vizës amerikane. Kontaktet e shpeshta me diplomatët kanë lehtësuar asaj këtë turizëm pothuajse falas. Kështu Flija të dielën, pasi ka mbajtur valixhet e fundit të të tjerëve, ka hequr përparësen, ka veshur pardesynë, ka marrë bagazhet e veta dhe është nisur drejt avionit...si pasagjere...
(Su.Bal.)
Rinas
Shënime të shkurtra
GJIROKASTËR
Maune me hashash ndalohet shoferi
Në faqen 3
VLORË
Vdesin dy fëmijë nën rrotat e makinës
Në faqen 5
ELBASAN
Ital-Druri në dilemë: paqe mes dy palëve?
Në faqen 5
E rrallë, por e vërtetë
SIDNEI - Një fshatar që po shkon në gjah për lepuj ka rënë dje në alarm të madh shëndetësor e sigurimi, ndonëse Mbreteresha Elizabeth II, në ditën e gjashtë të vizitës së saj në Zelandën e Re, pritet me entuziazëm nga banorët e Dunedin, në ishullin jugor.
Policia ka dalë në terr me 7 në motocikletë, me pushkë krahuqep, përgjuar rrugës e mbretëreshës do të përshkonte hyrjen e në mbarë aeroport. Megjithë shpjegimet, fshatari i shkretë konsideruar njeri për disa orë.
Elisabeta II, e cila është dhe mbretëresha e Zelandës së Re, shoqëruar nga princi Filip, sot do të vazhdojë vizitat në qytetin verior të Auckland ku do të takohet me lidera të vendeve të Commonwealth.
NJË FABRIKË PËR PRODHIME MELAMINE NË SHITJE
Disponojmë për shitje një fabrikë për prodhimin e pjatave dhe tasave prej melamine të formave dhe përmasave të ndryshme, të instaluar në ambiente të përshtatshme në periferi të Tiranës, në gjendje pune, me këto pajisje:
- 3 presa hidraulike, 1 makinë finicioni, një autovinç dhe një kompresor, sidhe më shumë se 80 stampa të ndryshme.
Të interesuarit të komunikojnë nëpërmjet telefonit 042 346 37 për të marrë informacione të mëtejshëm.
Restaurant-Pizzeri Ujvara
Air conditioned
gastronomi speciale-orientale
pasta të freskëta italiane
cilësi dhe shërbim
Përmes ambientit
shlodhës dhe komod
Rruga Gjin Bue Shpata Tiranë (pranë stadiumit Dinamo)