28/11/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 nëntor 1995

Nano në burg një vit më shumë

Kasacioni rrëzon vendimin e Apelit Për liderin socialist tani mbeten për të kaluar në Bënçë edhe 3 vjet e 6 muaj TIRANE.- Nano sakrifikon vetveten. Ankimi i tij në Kasacion nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka shuar edhe një vit tjetër jetë në burgun e Bënçës. Dje Gjykata më e lartë shqiptare ka rrëzuar vendimin e Apelit duke lënë në fuqi atë të shkallës së parë të Tepelenës e cila nuk kishte pranuar kërkesën e liderit socialist për lirim sipas Kodit të ri Penal, por kishte llogaritur për të 4 vjet burg, të cilat saktësisht janë reduktuar në 3 vjet e 6 muaj. Reagimi i ashpër i menjëherë i avokatit Sanxhaku: “Nano e burgosi politika dhe ajo do e lirojë” Në faqen 5 Dje trupi gjykues i Kasacionit duke lexuar vendimin (Foto. F. Bilani)

"Ligji i Dosjeve": nis polemika mes deputetëve

Dje diskutimi në Komisione Parlamentare “Ligji i Dosjeve”: nis polemika mes deputetëve Opozita: “Në komisionin e verifikimit të ketë të pavarur edhe nga Partitë dhe jo nga Qeveria” TIRANE- Ligji “i Dosjeve” në duar të deputetëve shqiptarë. Dje ka nisur diskutimi i tij në Komisione Parlamentare - ai i Ligjeve dhe Rendit, Mbrojtjes dhe SHIK-ut - ku nuk kanë munguar polemikat, përplasjet e opinioneve dhe mendimeve të kundërta. Pikë më e nxehtë duket të ketë qenë neni i cili përcakton Komisionin shtetëror që do të merret me verifikimin e fakteve dhe të dhënave mbi personat e prekur nga ligji. Në faqen 3 Kuvendi Popullor

Ligji dhe gazetarët

Zogaj: “Asnjë projekt nuk prek dot lirinë e shprehjes” Rakipi: “Jam i bindur s’mund të bëhet për gazetarët” Në faqen 3

Majko i PS: "Vizita e Fassino ishte një biznes politik"

Sërish polemika rreth deklaratave të politikanit Majko i PS: “Vizita e Fassino ishte një biznes politik” TIRANE-Shpërthejnë sërish polemikat me deklaratat e politikanit të Fassino në Shqipëri. Vizita e Fassinos ishte një biznes politik”. Njeriu që flet është deputeti socialist Pandeli Majko i cili kundërshton deklaratat që i atribuohen ndërhyrjeve të majta në PDS italiane. Majko shprehet se “Politikanë italianë nuk erdhën për të bashkëpunuar me parti por me pushtetin”. Rezerva ndaj pohimeve të përfaqësuesit të PDS erdhën dhe nga vetë udhëheqja e lartë e socialistëve shqiptarë. Në faqen 3 Fassino dhe Pellumbi në Tiranë

Athinë: 9 shqiptarë çajnë burgun

Kishin hapur tunel të nëndheshëm Kakavijë GIROKASTER - Shqiptarë “çajnë” burgun grek të sigurisë së lartë. Një arratisje spektakolare e nëntë të burgosurve shqiptarë ka vënë në veprim policinë greke. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të së dielës kur nga burgu i Kasandrës së kryeqytetit grek, nëntë shqiptarë kanë hedhur në tokë murin rrethues dhe kanë arritur të largohen në drejtim akoma të paditur. Organet e policisë greke janë hedhur në kërkim të 9 të dënuarve, ndërkohë që vetë dy roje kanë rënë në rrjetë “e imët” të operacionit. Në faqen 5

Futbolli italian: ndeshjet në shifra

Sport - Sport - Sport Futbolli italian: ndeshjet në shifra Faqe 6 Sot superkupa: Ajax-Gremio Në Tokio sfida Europë-Amerikë Faqe 8

PR: "Socialistët na penguan takimin e Kuçovës" / PD: "PS nuk do të pranohet në Internacionale"

PR: “Socialistët na penguan takimin e Kuçovës” Në faqen 3 PD: “PS nuk do të pranohet në Internacionale” Në faqen 3

"Netët Mesdhetare": Ardit Gjebrea i vetmi përfaqësues shqiptar

Në Palermo mes 21 këngëtarëve të Europës “Netët Mesdhetare”: Ardit Gjebrea i vetmi përfaqësues shqiptar TIRANE - Kënga shqiptare në “Natën Mesdhetare”. Furia e javëve të alarmos edhe me zërin e Ardit Gjebresë e një grupi polifonik, përballë nga njëzet e një vendeve dhe do të përballet me 6 anëtarë përmes WORLDVISION. Nisi sot aventurën mesdhetare e Gjebresë dhe grupit të tij vetësh, që regjistroi, pjesëmarrjen e parë shqiptare në të tretin edicion të “Natës mesdhetare”. Avioni që do të ulet në mesditë në Palermo, shënon edhe rastin e parë të një udhëtimi kaq komod për një grup artistësh nga vendi i shqiponjave. “Falenderoj” firmën “Kamberi”, për krijimin mundësisë së pëmbërritje dinjitoze - ka “grupuar” Gazetën Shqiptare kantautori njohur. “Këtë herë do të shkojmë si të barabartë në gjithçka”. Ndërkaq për pjesëmarrjen e dy përfaqësueve të RTV-së, ka ndihmuar financiarisht fondacioni “Soros”. Një aktivitet që ka devizë “paqe, qytet, gjëra” (përveç se sintë e shijuar), me protestën kundërvënjës së luftarit të saj të lakuar Rabin. Njëzet e një këngëtarë nga mbare rreth nëntorit të nisurën e hënë në Palermo. Duhet se ka qenë potente dhe fuqishmja e Rai-1, nga garanci e pakundërshtueshme, për “Vizioni” / “Nates mesdhetare” në ekranet europiane. Nuk do të jetë vetëm paraqitja e Gjebresë. Do të jetë me përkth “Përqafësimi i grupit “Projekt Jon”, me producenti këngëtarin njohur italian Giambo [?]. Grupi quhet kështu për tri arsye - ka treguar Ardit Gjebrea - së pari sepse “Jon” është titullar bashkëpunimi im i parë me Galxibo. Së dyta dhe, që shkronjtë e para të emrit që e përfaqësojnë si vetë “I shqiptarët”, me kostume origjinale popullore të grupit, por edhe me motiv popullor dhe “iso”, kënga e Gjebresë, tenton të shfaqë “natës”. Në Palermo, imazhi i Shqipërisë, traditën në veshje dhe nivelin në këngë e lartë. Të shtunën në mbrëmje. Genc Ymeraj Ardit Gjebrea

Sot festa e madhe e Shqiptarëve

Festime në gjithë vendin Sot kujtohet 28 Nëntori

Indi, shembet stadiumi 9 tifozë të vdekur

Tragjedia ka ndodhur në Bombei Indi, shembet stadiumi 9 tifozë të vdekur Në faqen 2

Në Krujë

Pas shembjes masat e para për Kalanë KRUJE - Vazhdon të jetë e bllokuar rruga e Kalasë së Krujës. Alarmi që kishte shpërthyer të premten pas shembjes, është shpërndarë pjesërisht vetëm njëherë zyrtarisht nga Qeverisë. Djehën e shtunë specialistë të Institutit të Gjeofizikës së bashku me inxhinierë kinezë kanë studiuar mundësinë e shmangies së shembjeve të mëtejshme, por edhe sistemimin e territorit. Ndërkohë është duke u llogaritur edhe fondi i nevojshëm që do të investohet për kalanë. Shembja kishte ndodhur të premten rreth orës 23.00, kur një termet i fuqishëm ka tronditur kalanë e Krujës. Brenda pak sekondave një masë shkëmbore prej 30 metra kub, ka bllokuar tërësisht rrugën automobilistike në hyrje të kalasë. Shembja kishte ndodhur shembjet e Muzeut Historik Kombëtar. Gjithsesi specialistët kanë siguruar se tani për tani ndërtesa e qytetit nuk rrezikohet, megjithatë masat për të evituar shembje të tjera duhen marrë urgjentisht. Murat Aruci

Berat / Kavajë / Elbasan

BERAT Lirohet grabitësi i Poliçanit KAVAJË Morinakun e babait: 21 vjet burg ELBASAN Prefektura: “Konvikte me drita”

Ja çmimet "Onufri '95"

Ja çmimet “Onufri ‘95” Në Pikturë: Çmimet e treta Fatmir Mura, Shaqir Veseli, Ilir Butka. Çmimet e dyta Arjan Shima, Gazmir Tafa, Gazmend Leka. Çmimi i parë Arben Theodhori Në Skulpturë: Çmimet e treta Artan Pejdo, Andand Bushati. Çmimi i dytë Ilmi Kasemi Çmimi i parë Perikli Çuli Instalacion e grafikë: Çmimi i tretë Redina Tili Çmimet e dyta Rudi Koka, Fatmira Mizini Çmimi i parë Mustafa Arapi