Përmbyten fushat e Veriut, mijëra të shpërngulur
Zemërimi i motit shkakton dëme kolosale, ndërhyn ushtria
Në Shkodër, Lezhë e Malësi të Madhe mijëra hektarë tokë bujqësore të përmbytura. Në rrezik dhe hidrocentralet
Tremijë ushtarë i vijnë në ndihmë popullsisë së goditur nga fatkeqësia e rëndë. Në Shkodër uji i tërbuar ka shkatërruar 5 mijë hektarë tokë me të mbjella. Të njëjtin fat kanë pësuar 1.500 hektarë në Malësinë e Madhe
Gjendje alarmante në fushat e Lezhës. Torovica, Balldreni dhe Dajçi rrezikohen seriozisht. Rrugë të ndërprera, linja telefonike të shkëputura dhe familje të tëra që rrezikohen nga izolimi, ja cila është gjendja pas reshjeve të forta që nuk pushojnë së rëni
Në faqen 5
Përmbytjet e djeshme marrë nga helikopteri
Viti '96, pa taksa të reja
INTERVISTE
Flet zëvendësministri i Ekonomisë
Viti '96, pa taksa të reja
"Ky sistem realizon atë që duam"
Me këtë projektbuxhet që do miratohet nuk kemi ndryshim të politikave fiskale. Nga shtypi është kritikuar Qeveria se ndryshon shpesh ligjet tatimore, por me kaq vite eksperience në kemi arritur një sistem modern tatimor, hyrja e tatimit të vlerës shtuar e kompleton këtë sistem. Pra duhet theksuar se nuk janë parashikuar taksa dhe tatime të tjera, ky është mesazhi që duhet transmetuar për tregtarët dhe biznesmenët, nuk mendoj se duhet futur tatime tjera, jo se nuk dimë. Për shembull në tërë botën njihen tatimi mbi beqarinë dhe të pamartuarit, ndërsa tek ne nuk do të hyjë.
Në faqen 3
Parlamenti
"Vefa" sulmon tokat e rivierës
VLORË
Në faqen 3
Zënkë të rinjsh vdes 23 vjeçari
SHKODËR
Në faqen 3
Sopatë mbi pisha: dëmtohen 1.500 pemë
KORÇË
Sopatë mbi pisha:
dëmtohen
1.500 pemë
Në faqen 3
KE në Tiranë: U mbajtën premtimet?
Arbnori: "I kemi plotësuar të gjitha kushtet"
Partitë komentojnë. Gjinushi: "S'kanë pse të jenë të kënaqur"
Dje takimi i PAD e PBDNJ
Në faqen 3
Tani Ceka e Melo drejt koalicionit
- PAD do bëjë marrëveshje koalicioni parazgjedhor me PBDNJ? Ideja e re është hedhur dje nga liderat e dy partive Neritan Ceka dhe Vasil Melo. Një projekt politik për q[?] gjithçka do firmoset vetëm nëse nga ana e partisë në pushtet nuk do respektohet ligji elektoral ekzistues me disa ndryshime teknike. Ja objektivi që duhet arritur. Mbetet për ta realizuar?
Arbnori duke firmosur amendamentet e KE
Në faqen 3
Ja surprizat e Demit për vitin
HOROSKOPI '96
Në faqen 6
Higjienistët: "Fshatarë mbani pastërti"
Higjienistët
"Fshatarë
mbani
pastërti"
KORÇË - "Fshatarë, mbani pastërti". Eshtë ky apeli i lëshuar nga stafi i higjienistëve shqiptarë, k[o?] ditë më fshatrat e rrethit të Korçës. Semuret të ndryshme me pasoja të rënda shfaqen më tëpër në fshat. Për të treguar shembull me të mirë, ka qenë e nevojshme në këtë ditë para ndërrimit të viteve të kryeshin edhe disa pastrime nga higjienistët e fshatit. Gjinënisht rishëtin vullnetar pastrimin në Mbroje të Korçës - ka marrë në shumë zona të tjera - duke konsideruar rastësisht një sërë më të ndotura në mbajtjen e pastërtisë, por dhe ka shpërndarë konkretë e njësi kryesore[?] të pleqëses në fshat. Si domosdoshmëri të keshkuara[?], ja e realizimeve dhe fushat që u hapën e që në qdo shtëpi, pas një kohe duhet të bënte kontrollet e kërkuara sanitare.
el.KA
"Të ndalen dënimet me vdekje"
Helsinki
Komiteti i të Drejtave të Njeriut bën sërisht thirrje për rishikimin e ligjit
Në faqen 3
Europa në morsën e borës dhe acarit
Nga bota
Moti i egër parashikohet të zgjasë deri në fund të vitit. Në Spanjë pesë viktimat e para: tre prej tyre mbytur në ujërat e rrëmbyer shkaktuar nga shiu
Në faqen 2
Festa kinemase: TV, maratonë filmi
Sot 100 vjetori i ekranit të madh
Festa kinemase:
TV, maratonë filmi
Radiotelevizioni shqiptar
Në faqen 5
"Arsidi" 10 vjet burg Ilir Hotit
Dje Kasacioni
"Arsidi"
10 vjet burg
Ilir Hotit
Ulje dënimesh për tre të tjerë: Ardian Xhyherin, Agron Saliun dhe Agim Tartarin
Procesi "Arsidi" mbylli ciklin e tij me Drejtësinë shqiptare. U dënuesh për të nga personazhet e tij - Xhyheri, Saliu e Tartari - dhe gjykata nuk e ndryshoi vendimin për bankën Ilir Hoti; asnjë e për ish-kryeministrin Aleksandër Meksi.
Në faqen 5
"Nëse doni korent, atëherë pigeni gjelin 3 ditë para kohe"
Viti i Ri në Elbasan, thirrje e elektrikut për popullatën
ELBASAN - "Nëse doni të keni dritë për festat e Vitit të Ri, atëherë pigeni gjelin e detit. Pjekja e gjelit me korent jo!" Kjo ka qenë kërkesa e drejtorisë elektrike të Elbasanit, e cila u është afishuar qytetarëve. Duke i uruar në rradhë të parë vetes së saj, "qytetarëve të Elbasanit" uron Vitin e Ri 1996, elektriku i bën njëkohësisht thirrje qytetarëve që energjinë elektrike e cila duhet për pjekjen e gjelave tradicionale të festës me të madhe të vitit t'i ruajnë për tri ditë më parë. Sipas të njëjtës thirrje kështu shpresohet që të menjanohen rrezik që mbetet gjithnjë evident, ai i defekteve të rënda në rrjetin kryesor, gjë e cila mund të bëjë që shumë vetë ta festojnë ardhjen e 1996 nën dritën e zbehtë të qirinjve.
Shpallja, e cila me thënë të drejtën i ka mobilizuar seriozisht qytetarët elbasanas, është parë në të gjitha vendet e njitura në muret e godinave qendrore të qytetit, në kryqëzimet e rrugëve dhe në vendet e tjera të dukshme.
Mentor Kikia
UNITED COLORS OF BENETTON
Gëzuar Vitin e Ri 1996!
Koleksioni Vjeshtë - Dimër '95
Tiranë - Durrës - Shkodër