Nuk është pranuar ende heqja e imunitetit për dy ish-ministrat
Dje parlamentarët e partisë në fuqi diskutuan çështjen e trungjeve të arrës. Uka: “Jam i kënaqur me qëndrimin e grupit ndaj korrupsionit. Ne kemi vepruar sipas ligjeve”. Edhe Ruli mbrohet gjatë
TIRANË - Diskutime të shumta, tonë të forta dhe asnjë hap konkret pas një mbledhjeje që ka vazhduar për disa orë rresht.
Kështu është përshfaqur në vështrim, një nga çështjet më të diskutueshme të ditëve të fundit të ’94: çështja e trungjeve të arrës që tani është në akuza nga Prokuroria. Këtë herë ka qenë mbledhja e shumëmpritur e grupit parlamentar të Partisë Demokratike ajo që ka kyçur në qendër të kronikave emrat e dy prej deputetëve më të njohur të tij, ish-Ministrit të Ekonomisë e Financave Genç Ruli dhe ish-Zëvendësministrit Rexhep Uka. Deputetët e PD - në mbledhja që qenë të pranishëm edhe Kryeministri Meksi dhe Presidenti Berisha - nuk kanë qenë tërësisht të bindur mbi domosdoshmërinë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm Dragoshi për heqjen e imunitetit parlamentar të të dyve. Për Rulin e Ukën, mbledhja e djeshme ka qenë rasti i parë për t’u mbrojtur publikisht ndaj akuzës për shpërdorim detyre.
Mbledhjen e gjatë - ka filluar në orën dhjetë të paradites së djeshme dhe ka përfunduar afër orës pesë pasdites - e ka hapur Blenim Çela. Kryetari i Komisionit të Kontrollit, mbi denoncimin e të cilit është ngritur më pas akuza e Prokurorisë që rëndon tani edhe mbi shpallat e të ish-ministrave, i ka treguar deputetëve të PD, historikun e atij transporti të dyshimtë të trungjeve të kushtueshëm të arrës. Menjëherë pas tij është mbrojtur për shumë kohë Ruli dhe pas tij Uka. Të tjerët kanë diskutuar më pas.
Qëndrimi i grupit parlamentar të PD duket se i ka qetësuar përkohësisht dy të akuzuarit. Vetëm pak pas përfundimit të mbledhjes foli për Gazetën Shqiptare ish-Kryeministri Rexhep Uka. “Në këtë mbledhje u shprehën mendimet tona dhe ato të deputetëve - tha Uka - unë jam i kënaqur nga qëndrimi i grupit sa i takon luftës kundër korrupsionit. Mendimi i grupit ishte diskutuar më pas.
Ndërsa sot grupi parlamentar i dhe ato të deputetëve - tha Uka - takon luftës kundër korrupsionit. Mendimi i grupit ishte diskutuar më pas.
Për çështjen e Telekomit
Meksi në mbrojtje të njerëzve të tij
TIRANË - Meksi ka ndërhyrë për të mbrojtur njerëzit e tij të akuzuar për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentash lidhur me atë që ka nisur të quhet “skandali i Telekomit”. Një letër drejtuar Prokurorisë, një telefonatë qetësuese për ish-Ministrin Bitincka dhe përshëndetja e fundit, që ka zhvilluar me ekipin e bashkëpunëtorëve të tij, duket se janë deri tani dëshmitë që Kryeministri nuk është i bindur mbi akuzat që rëndojnë mbi dy prej bashkëpunëtorëve të tij më të afërt.
Kanë ndodhur të gjitha në prag të Vitit të Ri. Sekreti mbi hetimet, të cilat kanë filluar këto ditë, nuk lejon që të penetrohet në vetin qendër e mbuluar kohë histor, por letra e Meksit tashmë është në dosjen e grupit hetimor, që po heton prej kohësh. Thuajse në të njëjtën kohë Meksi i ka telefonuar Bitinckës duke e qetësuar se mendimi i tij për bashkëpunimin e tyre nuk ndryshon edhe pas akuzave që rëndojnë mbi ish-ministrin dhe se gjërat do të sqarohen shumë shpejt. Meksi ka folur për akuza ndaj Gajos e Biti-nekës edhe gjatë takimit tradicional të fundvitit të vit me bashkëpunëtorët e aparatit të tij. Kryeministri është munduar të qetësojë nëpunësit e tij. “Duhet të vazhdoni normalisht punën - ka qenë përmbajtja e fjalës së Meksit - të ashtu-quajturat skandale që kanë mbushur faqet e shtypit në këto kohët e fundit janë më tepër in-sinuata politike”. Edhe këtë herë Meksi e ka marrë në mbrojtje kështu të ekonomikut Albert Gajo, i cili ka qenë prezent në atë mbledhje. Ndërkohë, sipas punonjësve të Kryeministrisë, grupi hetues është shfaqur edhe në Kryeministri. (fa.bax)
Rexhep Uka
Genc Ruli
(foto A.Babani)
Fatos Baxhaku
Benzina dhe nafta: rritje e re çmimesh
Ka nisur të veprojë vendimi Qeverisë
Shtrenjtohet edhe gazi i lëngshëm për ngrohje
TIRANË - Do të kushtojnë më shtrenjtë për qytetarët karburantet dhe lëndët djegëse.
Është vendosur kjo me një vendim të publikuar të Qeverisë, i marrë më 9 dhjetor të vitit të kaluar. Duke filluar që prej një janarit të këtij viti, çmimet e shitjes me pakicë të lëndëve djegëse dhe karburanteve do të rriten në kufijtë e konsiderueshëm dhe detyrimisht të zbatueshëm për të gjitha subjektet private që i tregtojnë ato.
Çmimi i benzolit, karburantit më të kërkuar nga shoferët, rritet 15 përqind, nga 65 lekë në 75. Benzina super do të kushtojë 8 lekë më shumë për litër. Edhe shofërëti e automjeteve me naftë do të paguajnë më shumë: një çmim që shkon nga 38 lekë më parë, tani në 45 lekë ose 18 përqind më shumë. Benzina pa plumb do të ketë një rritje më të lehtë: vetëm 5 lekë për litër. Ndërkaq mbetet i pandryshuar çmimi i benzinës së zakonshme.
Nuk ndryshojnë edhe çmimet e naftës me pakicë e vajgurit, si për përdoruesit familjarë, ashtu edhe për ata jofamiljarë. Rritje të konsiderueshme prej 25 përqind, ka çmimi maksimal i gazit të lëngshëm që ka patur së fundi një përdorim të gjerë si lëndë ngrohëse nëpër shtëpitë e qytetarëve. Janë përcaktuar edhe diferencat e çmimeve që duhen të derdhin në buxhetataqë importojnë benzinë dhe naftë për automjete. 35 lekë për litër (ose 47 lekë për kilogram) për benzinën dhe 9 lekë për litër (ose 11 lekë për kilogram) për naftën.
Gjatë vendimit: “JA SI NDRYSHOJNË ÇMIMET ME PAKICË TË KARBURANTEVE DHE LËNDËVE DJEGËSE”
Emërtimi Njësia e matjes Si ishte (në lekë) Si bëhet (në lekë)
Benzinë
- RON 70-80 litër 46 46
- RON 85.1-95 litër 65 75
- RON 95.1 e lart litër 82 92
- Benzinë pa plumb litër 80 85
Nafta litër 38 45
Vajguri
- për familjarë litër 23 23
- për jo familjarë litër 38 38
Gaz i lëngshëm (çmimi maksimal) litër 40 50
gje.pi.
Vau Dejës, dy tragetet vunë në rrezik digën
SHKODËR - Ka shpëtuar vetëm për pak nga rreziku i dëmtimit hidrocentral i Vaut të Dejës.
Dy mjetet lundruese, me një kapacitet 20 tonë, që veprojnë në liqenin e tij janë shkëputur, për shkak të motit të keq, nga moli ku ishin të ankoruara - vetëm pak metra larg digës - dhe u janë afruar portave të shkarkimit të ujërave, duke kërcënuar shkatërrimin e tyre dhe agregatëve të hidrocentralit. Ka qenë vetë ndërhyrja e menjëhershme dhe impenjimi i shumë forcave që ka bërë të mundur mënjanimin dhe largimin e dy trageteve nga portat e digës. Gjendja tashmë është e normalizuar dhe hidrocentrali - i padëmtuar - ka vazhduar funksionimin rregullisht.
Baltë në rubinetat
Higjiena: «Duhet pasur kujdes»
DJE NË SHQIPËRI
Vlorë, sërish kontrabandë vajguri — Kësh... munguar vajguri në...
Përfundon ...
Mbushen liqenet. Mbaron emergjenca
TIRANË — Hiqen kufizimet për furnizimin me energji elektrike.
Përmirësimi gjen...
Stabilizimi i furnizimit të energjisë nga hidrocentralet ka bërë që termocentralet e ...
Zef Brozi në sulm:
«Dosja e grekut në rrezik»
DJE NË SHQIPËRI
Vlorë, sërish kontrabandë vajguri — Kish munduar vajguri nëpër pikat e shitjes së qytetit të Vlorës. Dhe shkaku — sikurse pohojnë nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit — është se nga Ndërmarrja e Bazës Tregtare nr.2, janë shitur qindra tonë lëndë djegëse kontrabandë me qëllim përfitimi. Sipas organit që tashmë ka zbuluar anomalitë, drejtuesit kryesorë të ndërmarrjes dy herë të pushohen nga puna e të ndiqen penalisht. Pasi nga 720 ton vajguri të shitur gjatë ’94, rreth 560 ton i kanë kaluar rrugëve kontrabandë.
Viti ’95: miliona për komunat e Tiranës — Shpallet parashikimi i investimeve në komunat rreth kryeqytetit. Tashmë seksioni i Financës në Këshillin e Rrethit ka përfunduar planin financiar të ndërtimeve, duke treguar se përparësia së risht do t’i jepet ndërtimit të ujësjellësve nëpër fshatra dhe të rrjetit të kanalizimeve që deri tani kanë munguar.
Baltë në rubinetat e ujit të pijshëm
Higjiena: «Duhet pasur kujdes»
TIRANË — Uji i ndotur është rishfaqur në rubinetet e shtëpive të banorëve të Tiranës.
Për disa ditë me radhë papastërtitë dhe një ngjyrë e verdhë dheu ka shqetësuar furnizimin e racioneve me ujë të pijshëm të kryeqytetit. Sipas specialistëve kjo gjendje është shkaktuar si pasojë e rrjedhjeve të shumta të të rëna kohët e fundit të cilat kanë sjellë ndërhyrjen e elementëve të jashtëm në tubacionet e rrjetit të shpërndarjes.
Shirat prishin shtëpitë e fshatarëve
Afër Tiranës
TIRANË — Ka qenë Viti i Ri më i trisueshëm për shtatë familje fshatare nga rrethi i Tiranës.
Shtatë shtëpi janë shkatërruar plotësisht në zonën malore të kryeqytetit. Në Zall-Bastar pesë shtëpi janë shembur nga një shembje dheu, ndërsa në Selitë-Mal të njëjtin fat kanë pësuar dy familje banesa e të cilave është shkrumbosur pas zjarrit të shkaktuar nga shkëndijat e oxhakut. Lajmin e ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve e cila i referohet burimeve të Këshillit të Rrethit. Tani, familjeve të pafat të Zall-Bastarit i është propozuar shpërngulja në një zonë tjetër të të njëjtit rreth.
Përfundon racionimi i korrentit
Mbushen liqenet. Mbaron emergjenca
TIRANË — Hiqen kufizimet për furnizimin me energji elektrike.
Përmirësimi gjendjes së liqeneve të hidrocentraleve për shkak të reshjeve të shumta që shtuan prurjet e lumenjve ka stabilizuar situatën emergjente që kishte shkaktuar thatësira në fund të dhjetorit. “Gjendja është normalizuar — shpjegon për Gazetën Shqiptare Bashkim Qatipi, shefi i zyrës së energjisë në Ministrinë e Burimeve Energjetike e Minerare — tashmë furnizimi i popullatës do të bëhet si më parë”. Ndërkohë energjia elektrike tani do t’i rikthehet rregullisht dhe industrisë e cila ishte privuar për shkak të gjendjes së emergjencës të shpallur nga Qeveria. termo centralet e vena në punë për të përballuar krizën elektrike të heqin përsëri. TEC-i i Fierit tashmë funksionon me një rendiment të ulët, në kuota thuajse minimale. Njëkohësisht që prej disa ditësh është ndërprerë dhe importimi i rrymës energjetike që Shqipëria ishte detyruar të merrte me urgjencë nga Greqia.
a.m.
Zef Brozi në sulm: akuza Prokurorisë
«Dosja e grekut në rrezik»
TIRANË — Akuza të rënda Zef Brozit kundër Prokurorisë.
Refuzimi i këtij organi të Drejtësisë për t’i rikthyer Kasacionit dosjen e shtetasit grek Kostadinos Kalafatos — vendimi për lirimin e tij kishte qenë dhe shkaku për të cilin ishte kërkuar heqja e imunitetit të kryetarit të kësaj Gjykate — është komentuar nga Zef Brozi si një tentativë për ta manipuluar këtë çështje: “Loja me dosjen vazhdon — ka deklaruar ai për Gazetën Shqiptare në pasditen e së mërkurës — mundet që dosja të zhduket ose të hiqen materialet komprometuese për Policinë, Hetuesinë e Prokurorinë”.
Kërkesa e Kasacionit për të rimarrë dosjen — do të shihej nëse kishte vend, sipas procedurave normale juridike, për KML (kërkesë mbrojtjeje ligjshmërie) kundër vendimit të marrë nga kjo gjykatë — ishte bërë gjatë ditës së mërkurë. Dhe po atë ditë — rreth orës 15.00 — ka mbërritur dhe përgjigja refuzuese: “Dosja nuk mund t’ju kthehet pasi i ka kaluar për hetime Prokurorisë Ushtarake”. Një përgjigje që Brozi e ka kundërshtuar me ashpërsi: “Kërkesa ime ishte plotësisht e ligjshme — ka sqaruar ai — sepse ajo ishte një çështje që ishte gjykuar në Kasacion”.
Por protestat e Brozit lidhur me rastin shtetasin grek nuk janë mbyllur këtu. Po të mërkurën ai i ka bërë një denoncim në Prokurorinë e Tiranës. “Nga dosja rezultojnë shkelje të rënda të ligjit kushtetues ‘Për të drejtat e lirive të njeriut’ lidhur me procedurën e kontrollit, të dalimit dhe të hetimit të çështjes — shkruhet në shkresën dërguar Prokurorisë — prandaj kërkojmë të fillohet çështja penale për personat përgjegjës”. Ndërkohë me mbështetjen e denoncimit, Kryetaria e Trupit që ka gjykuar çështjen e shtetasit grek është përgjegjtar në material i plotë — i destinuar për deputetët e shtypin — ku vërehen të gjitha shkeljet procedurale.
Po të mërkurën Brozi ka protestuar dhe ndaj kryetarit të Kuvendit Popullor. “Më vjen keq që Arbnori më dërgon shkresën për kërkesën e Prokurorisë ndaj imunitetit tim një ditë pasi ajo është diskutuar. Perse bëhen gjëra të tilla të fshehta ndaj kryetarit të Kasacionit”, është shprehur me indinjatë Brozi.
Armand Mero
Një gërvishtje që të bën pasaník
Do shpërndahen 1 milion bileta. Fitimet edhe për Teatrin
Një gërvishtje që të bën pasaník
Nis llotaria: faturat deri 200 mijë lekë
TIRANË — Mundësi e re për ata që kërkojnë të fitojnë para me lojërat e fatit. Këto ditë do të fillojë një llotari e tipit “gërvisht për të fituar” — e quajtur “Art” — biletat e së cilës do të shiten pranë sporteleve të Bankës së Kursimeve, por edhe nga privatë të ndryshëm. Janë shoqëria “Kursimi” dhe Banka e Kursimeve që kanë marrë të drejtën për të organizuar një llotari të tillë me të caktuar.
Do të hidhen në treg një milion bileta që do të kushtojnë sëcila 50 lekë. Bileta është e formuar prej një minimumi dhe ka në pjesën e poshtme të saj gjashtë kuadrate të cilat duhet t’i gërvishtësh për të gjetur çfarë fshihet në to. Ata që do të arrijnë të gjejnë bileta të në të cilat do të ketë tre numra të njëjtë, do të jenë edhe fitues të shumave që do të tregojnë vetë këta tre numra. Të mira biletat fituese do të qarkullojnë në sasi të mëdha numrash të shënuar 15 mijë copë bileta 200 lekëshe, 6 mijë copë 500 lekëshe, 800 copë 2 mijë lekëshe, 200 copë 10 mijë lekëshe, 40 copë 50 mijë lekëshe, 20 copë 100 mijë lekëshe dhe 10 copë me vlerë 200 mijë lekëshe. Do të ketë 130 mijë copë të tjera, në të cilat do të ketë tre kuadrate të cilat do të shkruan “e lire”. Në rast se gjen kjo biletë, do të jetë e drejta për të marrë një tjetër biletë, kësaj rradhe falas.
Përveç blerësve me fat dhe organizatorëve — Bankës së Kursimeve dhe shoqërisë Egnatia — do të ketë edhe një fitues tjetër që do të fitojë nga kjo sipërmarrje. 16 përqind e vlerës së fituar nga kjo llotari do të shkojë për të sponsorizuar veprimtaritë artistike të Teatrit Kombëtar.(gje.pl.)
Edhe një aeroplan për kufomën e Shpresës
Vënë në dispozicion nga Alitalia
BARI — Ishte larguar nga Shqipëria një natë të errët me një motoskaf të vogël të kontrabandistëve.
Tani, trupi pa jetë i Shpresës do të kthehet në Shqipëri me aeroplan. Historia e Shpresa Kananit, treguar nga Gazeta Shqiptare ka mallëngjyer Italinë. Pas dy arkivoleve të ofruar nga dy ndërmarrje funerale, ajo e Brindizit dhe e Milanos, edhe shoqëria ajrore italiane tha se ishte gati të transportojë falas në Shqipëri, trupin e vajzës së vrarë në Milano, para Krishtlindjeve. I cili ndodhet akoma në morgun Lambrate, në pritje të autopsisë së vendosur nga gjykatësit italian. Francesco Prete, utular i hetimeve gjyqësore. Por transformimi do të kryhet pasi anëtarët e familjes të identifikojnë zyrtarisht kufomën. Për këtë qëllim, këto ditë dy anëtarë të familjes së Shpresës do të shkojnë në Milano. Vetë Prokuroria e Republikës së këtij qyteti po organizon udhëtimin me aeroplan nga Tirana në Milano dhe anasjelltas. Vetëm pasi të bëhet njohja zyrtare, Shpresa mund të udhëtojë drejt Përmetit. Për herë të fundit.
(f. gjul.)
NE BRENDESI
Jelcin urdhëron armëpushimin
Çeçeni, konflikti në udhëkryq
Shkohet drejt paqes apo drejt një sulmi të ri?
NE FAQEN 2
Ministria e Brendshme shpall shifrat e kriminalitetit për ’94
Tre herë më shumë kultivues e trafikantë
NE FAQEN 3