PROCES
Pas leximit të aktakuzës hetimi gjyqësor nis si rrallëherë. Do jetë akuza fillimisht që do provojë fajësinë e të pandehurve
"Arsidi", befasia e para
Do mbërrijnë dëshmitarët e bujshëm?
Avokatët kishin kërkuar edhe persona të tjerë
EDMOND LAÇI
TIRANË - Befasia e parë në procesin për “skandalin Arsidi”. Dhe sinjali i parë se lista e dëshmitarëve do të jetë më e madhe se numri dhjetë, aq sa ç’ishte parashikuar më parë nga akuza. Në fillim të seancës së djeshme para prokurori Qeleshi lexonte aktakuzën - Kryetari i Trupit të Gjykuesit pohoi publikisht se do të shqyrtojë edhe kërkesën e disa avokatëve, të cilët kishin kërkuar me ngulm thirrjen e atyre personave që - për ta - janë tepër të domosdoshëm për të hedhur dritë të plotë mbi çështjen në fjalë. Kështu - pasi avokatët prej ditësh i kanë bërë të njohura pretendimet e tyre - s’është çudi që, në këtë proces të dëshmojnë mjaft person- alitete të administratës së sotme shtetërore, sikurse edhe të tjerë nga qeveritë e kaluara.
Befasinë e dytë e krijoi sërish Kryetari i Trupit Gjykues, Andi Çeliku. Si rallëherë në këtë procesin e bujshëm - pas leximit të aktakuzës - Çeliku kërkoi hetim gjyqësor të niste nga dëshmitarët e ngjarjes së djeshme të saj. Në këto kushte, mbetet që fillimisht - përmes dëshmitarëve - akuza të provojë fajësinë e Salit, Tartari, Hotit, Xhyherit e Ahmetit. Ndërkohë që në proces e të tilla - pas aktakuzës - kishin qenë të akuzuarit ato që kishin kërkuar pafajësinë e tyre. Sot do japin dëshmitë e tyre Perikli Samsuri,
Liljana Nanaj, Qamil Tushe, Zhaneta Tole, Adnan Shtylla, Ferdinand Haxhia, Ardian Kamberi, Brunilda Naqe, Ilda Barbullushi e Ardian Fullani, kryesisht bankierë aktualë, me përjashtim të Samsurit që ka dalë në pension. Edhe pse pothuajse pjesa më e madhe e tyre kanë dëshmuar edhe herë të tjera para gjykatësve, interesimi mbetet te dëshmitarët e tjerë, të cilët mund të aprovohen nga Gjykata. Sinjali i parë pozitiv për zgjerimin e kësaj liste u dha. Tashmë mbetet vetëm që emrat e bujshëm - të përmendur nga avokatët - të zbresin në sallën e gjyqit. Procesi sapo ka filluar.
Akuza
TIRANË - Ja të gjitha “fajet” e pesë të pandehurve, sipas aktakuzës së lexuar dje nga Prokurori i Tiranës, Arben Qeleshi:
Agron Saliu, Agim Tartari - 8 qershor ’91 në Paris - sëbashku me Tartarin - Saliu pajis me një mandat Arsidi, duke e caktuar si organizator këshilltar në tregtinë ndërkombëtare. 21 dhjetor ’91, Banka Tregtare urdhëron - ende pa u kontabilizuar kambiali i parë për honoraret - Bankën Xhirocentrale, Vienë, që të paguante në favor të llogarisë së Arsidit 640.000 dollarë. 30 dhjetor ’91, Saliu e Tartari u hapet nga Arsidi në “General Bank Luksemburg” një llogari personale, duke kredituar fillimisht atë të Tartarit me 160.000 dollarë. Po këtë ditë Tartari kalon në llogarinë e Saliut gjysmën e kësaj shume, ndërkohë që në ditën tjetër, Saliu tërheq 1.800 dollarë për vëllanë. 22, Banka Tregtare kalon në llogarinë e Arsidit edhe 945.500 dollarë. 5 maj ’92, Saliu e Tartari udhëtojnë sërish dhe tërheqin nga llogaritë e tyre në “General Bank Luksemburg” nga 20.000 dollarë.
Ardian Xhyheri - 3 nëntor ’91, Xhyheri nënshkruan aktmarrëveshjen, sipas së cilës u konkludua që Arsidit t’i jepeshin honoraret prej 1.600.000 dollarë. 20 mars ’92, Xhyheri Hoti nënshkruan sërish kambialin prej 1.6 milion dollarësh në favor të Arsidit. 12 mars ’92, Xhyheri i hapet nga Arsidi një llogari personale në “General Bank Luksemburg”, e cila ushtqehet në 4 maj ’92 me 16 mijë dollarë. Tetor ’92, Xhyheri pasi mbyll llogarinë e tij personale, transferon 16 mijë dollarët në emër të tij te Banka Tregtare.
Ilir Hoti - Dhjetor ’91, Hoti pajis me një mandat Arsidin, duke i dhënë atij të drejtën ekskluzive të negocimit. 12 mars ’92, duke shoqëruar Hotin në Luksemburg, Arsidi hap për të një llogari personale në “General Bank Luksemburg”. Arsidi pasi ka marrënga avokati i tij shumën 650 mijë dollarë pretendon se ato ia ka dhënë Hotit në Hotel “Intercontinental” për t’i depozituar në llogarinë e tij. 13 mars ’92, Hoti urdhëron nga Tirana mbylljen e llogarisë së tij të depozituar asgjë 14 korik ’92. Arsidi pohon se i ka dhënë në zyrën e tij Hotit 650 mijë dollarë të tjera.
Vilson Ahmeti - 15 dhjetor ’91, Ahmeti pajis Arsidin me një mandat duke e emëruar negociator të borxhit të jashtëm. 16 dhjetor ’91, Ahmeti nënshkruan një tjetër mandat për Arsidin, për këtë herë për honoraret që do t’i jepeshin atij, pavarësisht nga sukses- si. (e.l)
Të pandehurit Saliu e Ahmeti gjatë seancës së djeshme. Në foton kart Kryetari i Trupit Gjykues, Andi Çeliku. Foto: H. Pustina
Prokurori Qeleshi gjatë leximit të aktakuzës. Pranë tij, Gjok, Gjokutaj.
deshmojë majt? [?] ... nalitetë e administratës së sotme shtetërore, sikurse ... Samsuri, ... zbresin në sallën e gjyqit. Procesi sapo ka filluar. ... një mandat Arsidin, duke i dhënë atij drejtën ekskluzive të negocimit. 12 mars ... jepeshin atij, pavarësisht nga sukses- si. (e.l)
Puka dhe më saktësisht zona e Gegjanit. Ndonëse jo i fortë, të natës se mbremshme nuk ishte njoftuar. (ar.me.)
Zemërimi i dimrit: nga Veriu në Jug përmbytje e ngrica
Dara e të ftohtit mbërthen vendin
TIRANË - Të ftohtët dhe reshjet kanë vazhduar të enden mbi Shqipërinë. Dara e të ftohtit - duket se ajo është shtrënguar më shumë në veri ku prej disa ditësh termometrat nuk po ngjiten mbi zero - parashikohet se nuk do të hezitojë ta mbajë vendin të mbërthyer edhe për ca kohë.
Re të ngarkuara do të zvërviten edhe sot mbi të gjithë Shqipërinë, ndërkohë që dje flokët e parë të dëborës nisën të bien edhe mbi qytetin e Shkodrës. Ndërsa në njëra kohë të shkurtra pasojat e këtij sulmi të papritur kanë shkaktuar dëme të vështirësisë në shumë zona të vendit: bllokime të rrugëve kryesore nga dëbora e madhe, përmbytje fshatrash e shkëputëme shtëpish nga furia e lumenjve të tërbuar.
Pas fshatrave buzë Shkumbinit në ditët e para të këtij muaji, lumenjtë janë derdhur edhe mbi zona të tjera të banuara. Këtë herë fati i keq ka goditur shtëpitë e fshatit Caj në rrethin e Kukësit. Reshjet e shumta të këtyre ditëve kanë nxjerrë nga shtrati përrroin e Çajës i cili ka përmbysur 8 godina duke i bërë ato krejtësisht të pabanueshme. Nën kërcënimin e ujërave - rrjedha e këtij përrroi bëhet - shpesh herë e pakontrollueshme - ndodhen edhe shtëpitë e tjera të fshatit buzë tij.
Ndërkohë dëbora vazhdon të mbajë të bllokuara rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë. Reshjet e pambërmshme kanë krijuar një sërë vështirësish në trafikun e kësaj zone duke sjellë një radhë të gjatë makinash që presin të kalojnë. Pengesa edhe për studentët e Universitetit të Gjirokastrës: janë të shumtë ata që s’kanë mundur të rikthehen pas festave duke rrezikuar kështu provimet, datat e të cilave ndoshta do të duhet të shtyhen. Në alarm edhe emigrantët shqiptarë që duhet të kthehen në Greqi. Bllokimi i rrugëve të vendit u pengojë largimin brenda afateve të lëshuara për t’u anga autoritetet greke. a.m
Mbrëmë vonë në Shkodër lëkundje tërmeti: 5 ballë
Lajmi i fundit/ Vetëm panik?
SHKODËR - Tërmet në Shkodër. Për disa sekonda, rreth orës 20.45 të natës së mbrëmshme, i gjithë qyteti është tronditur nga një lëkundje e ndjeshme.
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës, tërmeti ka qenë i gradës 5 të shkallës Mercali. Epiqendra e tij ka qenë Puka dhe më saktësisht zona e Gjegjanit. Ndonëse jo i fortë, frika e panikut është përhapur menjëherë në Shkodër. Banorët e shumtë të qytetit kanë dalë përjashta për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.
Në alarm edhe organet e Policisë, ato kanë vënë në lëvizje ndërlidhjet me fshatrat për të verifikuar gjendjen. Në orën 22.00 të natës së mbrëmshme nuk ishte njoftuar. (ar.me.)
Tatimet: 73 milion të papaguar
Kruje ‘94
KRUJE — Mosplotësimi i dokumentacionit për tokat bujqësore në zyrat e kadastrës që qenë një nga shkaqet kryesore që ka penguar vjeljen e taksave në rrethin e Krujës. Në 73 milionë lekë të pa derdhura në arkën e shtetit për vitin 1994, 52 milion i takojnë mosrealizimit të tatimit për tokat bujqësore. Pjesa tjetër, 8 milion lekë, janë rrjedhojë e mosrealizimit të tatimit mbi qarkullimin. Pengesë është mungesa e dokumentatave kadastrale. Nga 37 fshatra të rrethit, 15 nuk kanë paraqitur ende dokumentacionet e tokave që që vlerësohet nga specialistët, si tendencë për t’ju shmangur detyrimeve fiskale. Dhe janë po specialistët e kadastrës që bëjnë përgjegjës organet e pushtetit lokal dhe ato të policisë financiare për qëndrimin pasiv në mbrojtje të ligjit.
I burgosur në psikiatri
Elbasan, kish vrarë bashkëfshatarin
Gjykata: «Është i sëmurë»
Elbasan, kish vrarë bashkëfshatarin
I burgosur në psikiatri
Gjykata: «Është i sëmurë»
ELBASAN — Kishte vrarë pa asnjë motiv, por në vend të burgut ka përfunduar në spitalin psikiatrik. Për gjyqtarët e Gjykatës së Elbasanit, 33-vjeçari A. Shaqau është konsideruar i papërgjegjshëm për veprimet e tij dhe duke e konsideruar megjithatë si një person të rrezikshëm, kanë vendosur izolimin e tij dhe dënomat e spitalit psikiatrik. Spitali në të cilin 33-vjeçari nga Gjinari kishte qenë deri disa ditë para kryerjes së krimit.
Shaqau ishte arrestuar nga policia tre muaj më parë. Ai kishte vrarë e pastaj masakruar barbarisht një bashkëfshatarin e tij, për shkak të cilat sipas hetuesve dhe trupit gjykues, ishin krejtësisht të pamotivuara. Për ta, Shaqau kishte kryer krimin, vetëm sepse ishte i sëmurë psiqik. Ndërkohë mjekët e spitalit, prej nga kishte dalë i shëruar, kanë shpjeguar se gjendja e tij do të jetë keqësuar nga mos trajtimi në familje me kurën e dhënë prej tyre.
Aktualisht në psikiatrinë e Elbasanit gjenden afro 20 të sëmurë të cilët janë nëkënaqësisht dhe të inkriminuar nga Drejtësia. Që të gjithë ndodhen në gjendje izolimi dhe nën ruajtjen e kontrollin e rreptë të policisë. Mbikëqyrje e cila është vendosur vetëm para pak kohësh. Një vit më parë, këta të sëmurë, ndonëse të dënuar, kishin lirë të papakufizuar, ashtu si dhe pacientët e tjerë të zakonshëm.
Me. Ki.
Një 5-vjeçar bie nga treni: ende në rrezik
— Udhëtim i tmerrshëm me tren për një vogëlush nga Fieri ditën e mërkurë. I dalë në dritare, Iden Toska, 5-vjeç, ka rënë ndërsa vagoni vazhdonte të lëvizte me shpejtësi — në linjën Fier-Vlorë — në afërsi të stacionit të Ferrasit. Alarmi i lëshuar nga gjyshja dhe motra, me të cilat ai ishte i shoqëruar, ka bërë që treni të frenojë menjëherë vetëm 100 metra larg vendit ku Toska kishte rënë. Për fat të mirë vogëlushi ishte ende në gjendje të rëndë në reanimacion.
En. My.
«Avokatë vini arka regjistrimi»
Nga financa
TIRANE — Edhe avokatët me arka regjistruese. E kanë kërkuar këtë inspektorët e tatimeve, të cilët thonë se këtë gjë e parashikon vetë vendimi i qeverisë. “Sipas tij duhet të pajisen me arka edhe ata që “kryejnë shërbime të ndryshme” — i deklaron njëri prej tyre Gazetës — Avokatët e plotësojnë këtë dhe ne nuk duam që eprorët tanë të na quajnë shkelje përjashtimin e tyre”. Ndërkaq janë vetë avokatët që e kanë kundërshtuar këtë duke sqaruar se ata nuk paguhen çdo ditë nga klientët e tyre, madje as një herë në javë. Specialistë të Ministrisë së Financave pohojnë se kriter për vendosjen e arkave regjistruese duhet të jetë frekuencave e pagesave që bëhen në ditë, por kjo gjë nuk është pasqyruar drejt në vendimin e qeverisë. Dhe nëse do ta zbatohet ky rregullisht, të rreth 700 avokatët në Shqipëri, do të paguajnë nga 400 dollarë për t’u pajisur me arkë, për ta përdoruar atë ndoshta vetëm një herë në muaj. (gj.p.)
Varr nën rrënjët e ullirit
REALITET KURSIV
LEZHË — Ka qenë thuajse rastësi rrëfimi i varrit të një kleriku katolik ardhur me mision kishëtar në Shqipëri nga viset e Kroacisë. Një shprehje mbi fatin e tij tragjik, ka rrozuar kujtesën e 72 vjeçares Marie Jaku që ka mundur të tregojë të vërtetën e mbyllur në kohë. Kë [sic] ka s[a]j në një kasafortë për t’u shfaqur ndoshta një dru ulliri.
Në vitin 1925 padre Sera (në Kodaj) filloi aktivitetin e famullitar në kishën e kat[olikëve] që ndodhet në atë dhe. Ishte një katolik? [?] ...
Marie Jaku
s[?] filloi të kthye në spital ku filloi të punojë si infermiere Marie Jaku. Dhe po këtu vdiq ndodhi edhe tragjedia. Organet e sigurimit të shtetit arrestojnë padre Serafin. Pas dy muajsh torturash çnjerëzore, e dërgojnë në spitalin e vendosur në katin e dytë të kishës ku kish shërbyer për 22 vjet. Dhe atë, infermierja Mari[a] mundur t’i shërbejë për herë të fundit njeriut të zotit. Fshehurazi gardianit, e ka ushqyer dhe ndërruar, derisa martir ka dhënë shpirt. Po Maria — si bën shku[n] me guzhinën e spi[talit] Lazrin — e kanë marrë trupin e pajetë dhe e kanë varrosur. Për shën[t]ëm këta mbr[?] me fill[?] ulliri.
Dhe ja, pas thuasje gjysm[ë] shekulli, ka qenë një thënie e papakët mbi ngjarjen, që ka trokitur Marien — tashmë 72 vjeç — duke zbuluar në trungun e saj të vërtetën mbi fatin e shumë përfolur të klerikut. Është ngritur dhe — tashmë e shoqëruar nga shumë njerëz — ka çvarrosur po me duart e saj eshtrat e martirit, për t’i rivarrosur në kishën ku ai pati shërbyer me devocion.
Zef Përgega
Akademia e marinës do lerë detin?
Vlorë, pedagogët të shqetësuar për vendimin
Shkolla detare do vijë në Tiranë
Vlorë, pedagogët të shqetësuar për vendimin
Akademia e marinës do lerë detin?
Shkolla detare do vijë në Tiranë
VLORË — Akademia Detare duket se do të lerë Vlorën. Pas 32 vjetësh jetë në këtë qytet ka shumë mundësi që shkolla e marinës luftare të transferohet në Tiranë, në kuadrin e reformës dhe grumbullimit të akademive me kryeqytet. Lajmi, akoma i pakonfirmuar zyrtarisht, ka tronditur me gjithë pedagogët e blertë të këtij institucioni. Madje ata kanë përgatitur dhe një protestë — janë firmat e të gjitha kuadrove që i drejtohet autoriteteve me të larta të vendit.
Shqetësimi i oficerëve — këtu përgatiten vetëm specialistë të flotës ushtarake e jo asaj civile — lidhet ndërkohë dhe me pasojat teknike që mund të sjellë një transferim i mundshëm në Tiranë. Sipas tyre vetëm zhvendosja e mjeteve e laboratorëve didaktikë nga më të sofistikuarit — do të bënte të pa mundur rigjenerimin e saj.
Të preokupuar dhe qytetarët vlonjatë. Heqja e Akademisë do të vinte në rrezik dhe degën e inxhinierisë navale të hapur për herë të parë në Universitetin e këtij qyteti.
Stavri Marko
Vlora
Një spital special për fëmijë
— Një spital krejt i veçantë po lind në Sarandë. Për herë të parë në Shqipëri do të ketë një institucion shëndetësor i cili do të marrë nën kujdesje fëmijët handikapatë, me çrregullime neuromuskulare, ata që vuajnë nga sëmundjet e gjakut e deri me SIDA. Ndërtimi i këtij spitali — do të ketë fillimisht 60 shtretër dhe do pajiset me aparatura moderne — është bërë i mundur në saj të investimit të shoqatës humanitare “Albanian Children AIDS”. Po kjo shoqatë do të financojë spitalin edhe për 5 vjet të tjera e do të angazhojë një personel të zgjedhur me mjekë dhe infermiere nga Amerika.
DJE NË SHQIPËRI
Ujë për shëngjinasit
Ka filluar faza e dytë e ndërtimit të ujësjellësit në Shëngjin. Nisja e punimeve për ta ngritur në këmbë, është bërë e mundur pas disa përpjekjeve burokratike. Firma ndërtuese ka planifikuar të përfundojë këtë verë punimet e saj. Shpresohet se pas shumë e shumë kohësh, depoja e ardhshme e ujit dhe shfrytëzimi i 160 tonë tubave do t’u sigurojnë banorëve të Shëngjinit ujë të bollshëm për shumë vjet.
Rikonstrukturohen shkollat
Kanë mundësuar UNICEF dhe Ministria e Arsimit rikonstrukturimin e dy shkollave dhe të një kopshti në qytetin e Elbasanit. Kjo në sajë të një fondi që të dyja institucionet kanë ofruar për përmirësimin e kushteve higjeno — sanitare në shkolla, që me të vërtetë të lënë mjaft për të dëshiruar. Gjithashtu pas një kohe të gjatë mosfunksionimi, do të nisin punimet për rikonstruktimin e kopshtit të fëmijëve nr. 7.
Dyshime mbi një firmë maqedonase
Pala shqiptare në një shoqëri të përbashkët shqiptaro-maqedonase është kapur për papërgjegjshmëri të partnerëve të saj të huaj. Sipas një njoftimi të agjencisë zyrtare të lajmeve në Lushnje partnerët shqiptarë në ndërmarrjen “Albalura” janë tani të privuar nga drejtimi i ndërmarrjes dhe nga fitimi që i takon. Sipas të njëjtit njoftim nga shqiptarët janë denoncuar disa marrëveshje fiktive shumash në mënyrë të përsëritur.
NE BRENDSI
Peshkarexha puljeze arratiset nga Kroacia
Ishte sekuestruar prej 14 ditësh
NE FAQEN 2
Sot nis futbolli i ’95: përurohet Kupa Shqipërisë
«Tomori» luan në Lushnje
NE FAQEN 3