08/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 janar 1995

PS ka krijuar “qeverinë hije”

Ekzekutivi partisë drejton “dikasteret” më të rëndësishme Komisione që punojnë edhe si ministri Ekzekutivi partisë drejton “dikasteret” më të rëndësishme PS ka krijuar “qeverinë hije” Komisione që punojnë edhe si ministri FATOS BAXHAKU TIRANË - Socialistët kanë filluar të mendojnë më seriozisht për zgjedhjet parlamentare dhe kanë vendosur të hedhin hapin e parë të madh: “qeverinë hije”, një praktikë që nis për herë të parë në vend. Komisione specialistësh do të fillojnë të ndjekin konkretisht problemet më të rëndësishme të vendit njësoj sikur të ishin dikasteret e ardhshme nëse ata do të vinin në pushtet. E ka vendosur një mbledhje e kryesisë së PS - e mbajtur në mesin e dhjetorit por vendimi është bërë i njohur vetëm tani - e cila ka gjykuar mbi bazën e disa versioneve të paraqitura nga ekspertët e partisë. Do jenë 25 komisione në qendër të cilat do të ndjekin hap pas hapi problemet më të rëndësishme të vendit. Thuajse e njëjta strukturë do të krijohet edhe nëpër rrethe, ku do të veprojnë të paktën tetë komisione. Duke filluar nga ekonomia, politika e jashtme e deri te problemet e krijuar nga mungesa e ujit dhe drithave, kjo do të jetë fusha e veprimit e komisioneve të socialisteve. Një lloj rizervimi mbulon emrat e drejtuesve të komisioneve, për të eliminuar keqkuptimet eventuale. Është mësuar vetëm, nga burime të mirëinformuara të partisë, se në krye të komisioneve më të rëndësishme - ku futen për shembull rendi publik e politika e jashtme - janë pesë anëtarët e ekzekutivit, katër anëtarët e kryesisë dhe sekretari i përgjithshëm. Në PS krijimin e këtyre organizmave - formalin e të cilave e parashikon edhe statuti i tyre - e lidhin edhe me arsye të tjera: shtimin e prezencës së tyre në qeverisjen e vendit, mitjen e rolit të përfaqësuesve të tyre në pushtetin lokal. Zgjedhjet e parakohshme mbeten ndër objektivat kryesore të politikës së PS dhe gjatë vitit që posa ka nisur. “Rezultati i referendumit për Kushtetutën, problemet e trashëguara nga viti i kaluar, mungesa e Kushtetutës, arnimet qeveritare, që për ne janë formale - tha Nënkryetari i PS, Servet Pëllumbi - janë arsye do të vazhdojmë të kërkojmë zgjedhjet e parakohshme. Se kush do të fitojë në to, atë do ta përcaktojë vota e popullit dhe raportet mes partive, por ne po përgatitemi që të jemi të tani në gjendje edhe në pikpamje organizative për qeverisjen e vendit”. Kështu, ka lindur për herë të parë në Shqipëri një “qeverisje hije”. E lindur për arsye pasi çdo disa vjet ato ripërtërindimore ajo është cuar në largimin e partive të opozitës nga betejat das abstrakte politike. Servet Pëllumbi nënkryetar i PS

Opozita në studim të deputetëve të rinj

Kurse kryesia e PD dje në mbledhje TIRANË - Zgjedhjet janë shfaqur në horizont dhe për partitë e tjera. Partizanë të zgjedhjeve të parakohshme apo të afatëve të caktuara që më parë, të gjitha janë vënë në lëvizje, dikush duke studiuar që tani kandidatët e mundshëm për deputetë, si Aleanca Demokratike e Partia Socialdemokrate, ndonjë tjetër - si Partia Demokratike - duke synuar riorganizmin për të përballuar betejën e ashpër politike. Në PSD do të fillojë së funksionojë një departament i posaçëm që studion që tani problemet praktike për zgjedhjet e ardhshme. Për masat që kanë marrë socialdemokratët dhe për synimet e tyre elektorale e politike i foli Gazetës Shqiptare Gaqo Apostoli, Sekretari Përgjithshëm i partisë dhe njëri nga drejtuesit kryesorë të kësaj veprimtari. “Tani jemi të shtrirë në 90 përqind të teritorit - tha Apostoli - synimi kryesor është që të mbulojmë krejt vendin në mënyrë që të kemi njerëz në të gjitha kutitë e votimit. Kemi hartuar një hartë elektorale dhe po diskutojmë mbi kandidaturat për deputetët dhe këshilltarët tanë të ardhshëm”. Objektivi politik tashmë është i qartë: “Ne do të synojmë që elektorati shqiptar të afrohet gjithnjë e më tepër me qendrën e majtë - vazhdon Apostoli - sipas nesh kjo i shërben qëndrueshmërisë politike në vend, pastaj ne synojmë që edhe orientimi politik i sindikatave të jetë ideali socialdemokrat”. Dje paradite një tjetër mbledhje e rëndësishme është zhvilluar në PD. Në prezencën e Presidentit Berisha kryesia e partisë ka diskutuar mbi çështjen e privatizimit - e vënë në rendin e ditës prej kohësh - por edhe çështjet që kanë lidhje me përgatitjen dhe vijuarshëm e zgjedhjeve të ardhshme. Në kryesi është propozuar mbledhja e Këshillit Kombëtar më 27 janar, por nuk është marrë ndonjë vendim konkret. Kryesia e PD do vazhdojë të diskutojë nesër. ja.ba

Në procesin Arsidi shfaqet emri Nanos

Lideri socialist dëshmitar i mbrojtjes Pranohet kërkesa avokatëve. Në sallë Ruli, Pashko, Shehu ... Lideri socialist dëshmitar i mbrojtjes Në procesin Arsidi shfaqet emri Nanos Pranohet kërkesa avokatëve. Në sallë Ruli, Pashko, Shehu ... TIRANË - Emri i Fatos Nanos shfaqet në procesin “Arsidi”. Lideri socialist do të dalë edhe një herë tjetër para gjykatësve por në rolin e një dëshmitari të kërkuar nga mbrojtja e të akuzuarve. Vendimi është marrë në përfundim të seancës së djeshme pas kërkesës së avokatëve për të shtuarreth tre dëshmive me persona të propozuar prej tyre: kërkesa që Kryetari Çeliku e ka pranuar pas një konsultimi me anëtarët e tjerë të trupit gjykues. Konfirmohen kështu sinjalet e dhëna që pardje se lista e dëshmitarëve nuk do të mbetej vetëm në 10 persona të sjellë nga akuza. Kishte qenë vetë kryetari Çeliku që kishte deklaruar se do të shqyrtonte propozimin e avokatëve. Dhe dje pasditë ai ka shpallur listën e të rinjve, ku krahas Nanos, figurojnë dhe emra të tjerë të bujshëm të politikës dhe financës shqiptare: Gramoz Pashko, Genc Rruli, Osman Shehu e Gavosh Pogace. Ardhja e tyre parashtoket të sjellë në pyetje të reja në këtë proces. Vetë avokatët i kishin konsideruar këto dëshmi si tepër të rëndësishme për të hedhur dritë të plotë mbi misterin e zhdukjes së 1.6 milion dollarëve të dërguar në Shyllerjen e borxhit të jashtëm të Shqipërisë. Përveç thëksës së bujshme në fund të një deklarate 8 dëshmitarëve sollën vetëm ditët e seancën e dëshmje e cila zgjati deri rreth orës 18.00. Duket se faktet e dëshmitarëve të tjerë ishin sjellë nga mbështetësit e akuzës - vetëm kanë shtuar pikëpyetjet që mbështetësit e skandalin e 1.6 milionëve e qekanë në bankën e të akuzuarve 5 përfaqësues të lartë të politikës dhe financës shqiptare. Të gjithë nëpunës të institucioneve financiare e bankare - të lidhura direkt me çështjen Arsidi - nuk kanë sjellë fakte apo prova që të mund të ndriçonin me mënyrë të plotë misterin e dollarëve që ende nuk dihet se ku kanë përfunduar. ndoshta dëshmitë e emrave të njohur - të gjithë atëherë kanë qenë persona të veshur me pushtet - do të mund të lehtësojë peshën e enigmës Arsidi. (p.re.)

Zhduket vajza 17-vjeçare hije dyshimi mbi mësuesin

GRAMSH - Një 17 vjeçare është zhdukur pa lënë gjurmë që nga data 22 dhjetor i vitit të kaluar. Ka mbetur vetëm dëshmia e motrave të saj që hedhin dyshime mbi një mësues si dhe mbi një grua të beshtjellëse në mësim. Ngjarja e pazakontë është marrë vesh vetëm këto ditë janari, kur policia ka filluar kërkimet. Gjimnazistja Valbona Gëzhilli e mbetur pa prindër pas një aksidenti tragjik, jetonte së bashku me 3 motrat e saj në një konvikt. Befas përsëri një goditje për këtë familje. Valbona zhduket. “Në dhomën tonë erdhën gjurpepanjonhur, me flokë të shkurtra, dhe mori motrën me vete” - pohon njëra motrat, Elisaveta. Dhe janë po dëshmitë e të afërmve që hedhin dyshime mbi një mësues të adoleshentes së zhdukur. Parameth mbi mua - sipas një mësuesi B.H. i ka propozuar Valbonës ta dërgontenë Maqedoni ku do ta martonte me një maqedonas. Ka qenë ky një propozim që është pritur me entuziazëm jo vetëm nga jetimja por dhe të afërmit. Të gjithë shpresonin të që një zgjidhje që do ta shpëtonte nga jeta e varfër dhe monotone e konviktit. Në momentin kur kjo histori dukej e harruar, në dhomën e jetimeve është parë një vajzë e panjohur. Kanë dalë me Valbonën dhe nuk ja kthyer më. Të shqetësuar të afërmit janë drejtuar tek komisariati B.H. Por ai ka mohuar ta ketë nisur vajzën për në Maqedoni. Dhe i janë drejtuar me në fund organeve të policisë. por dhe të afërmit. Të gjithë shpreson organeve të policisë. Me.Ki.

Atentat në mes të qytetit: nga makina breshëri vr r ase

VLORË / nga makina breshëri vr r ase Humbin jetën dy të rinj dhe plagoset një kalimtar VLORË — Tjetër atentat në Vlorë. Këtë herë në qendër të qytetit dhe ku viktima kalimë mbetur dy të rinj, ndërkohë që një kalimtar i zakonshëm është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital. Atentati — të mërkurën rreth orës 17.30 në Sheshin e Flamurit — ish kryer nga drejtuesit e një autoveture, “pasagjerët” e së cilës kanë qëlluar me breshëri automatik mbi Arjan Aliraj, 32 vjeç e Sokol Ball a, 22 vjeç. Me plagë të rënda në kokë e në trup, të dy viktimat janë dërguar nga jeta me jetëherë, ndërkohë që një kalimtar — i ndodhur rastësisht aty — është dërguar në gjendje të rëndë në spital. Funeral tragjik i dy viktimave të fundit, i shtohet kështu atyre të kohëve të fundit, kur vetëm nga dhjetori e këtij në Vlorë janë kryer gati pesë atentate të tilla të bujshme. (S.L. Ma.)

Banda e armatosur grabit TIR-in nga Bullgaria

LEZHË — Një bandë grabitësish ka sulmuar të enjten një kamion TIR me targë bullgare dhe udhëtonte për në Shkodër në afërsi të Gjadrit. LEZHË — Një bandë grabitësish ka sulmuar të enjten një kamion TIR me targë bullgare e udhëtonte për në Shkodër në afërsi të Gjadrit. Tre persona të armatosur i kanë rrëmbyer shoferit 12.500 dollarë. Doren e fundit i kanë dhënë pas fshatarët që kanë rrëmbyer thasë të gjitha ngarkesën me kaseta, miell e llampa. Policia ka ndaluar për verifikim 12 persona. (ur. ra)

Shteti lë farmacitë: tani vetëm private

Do të fillojnë që nga 1 shkurti tani vetëm private TIRANË — Shteti heq dorë nga administrimi i farmacive. Që nga 1 shkurti të gjitha njësitë e shitjes së barnave që kishin ngelur ende shtetërore — aktualisht numërohen rreth 300 të tilla në të gjithë vendin — do të privatizohen. Vendimi — i marrë përfundimisht të premten paradite gjatë një mbledhjeje me specialistët e kësaj fushe në Ministrinë e Shëndetësisë — nuk do të ndikojë megjithatë në çmimet e ilaçeve. Në këto njësi, 117 llojet e barnave që tregtohen me çmime më të ulta, do të mbeten të tilla pasi diferenca nga vlera e blerjes do të subvencionohet nga shteti. Që nesër — sipas vendimit — të gjitha farmacitë do të fillojnë të bëjnë inventarin e tyre i cili duhet të përfundojë brenda datës 28 janar në mënyrë që në fillim të shkurtit të kalohet menjëherë në privatizim. Për barnat që ato kanë në gjendje aktualisht, do të bëhet shlyerja ndaj shtetit pas shitjes së tyre.

VLORË / Panik tek Sheshi i Flamurit Atentat në mes të qytetit:

Sot Gazeta TV

GAZETA TV SHQIPTARE TIRANA MË ARLA... [tekst në kutinë e vogël i palexueshëm] CANAL 5 ME POLIT... [tekst i palexueshëm] E BIGOS H. FERN. 20.40

Do të fillojnë që nga 1 shkurti Shteti lë farmacitë...

NE BRENDSI

Çeçeni: Boris Jelcin «mundet» nga ushtarakët Këshilli injoron urdhrat e presidentit NE FAQEN 2 Strategjia e privatizimit Në fokus industria e madhe ’94: 2400 ndërmarrje nga shteti tek privatët NE FAQEN 3

DJE NE SHQIPERI

Grua e mbytur, nis hetimi Një vel misteri ka mbuluar vdekjen e tmerrshme të një gruaje. Trupi i saj pa jetë është gjetur të enjten nga një fshatar që kalonte andej rastësisht në një luginë të thellë në fshatin Tregan në afërsi të Elbasanit. Lajmi është bërë i ditur të premten nga burime të policisë së Elbasanit, të cilat nuk pranuan — për shkak të sekretit të hetimeve — të japin identitetin dhe hollësitë të tjera mbi ngjarjen. Durrës, viktima të mishit të pulës Vetëm në dy ditë, kanë shpëtuar për në Spital të Durrësit 6 persona të së njëjtës familje. Simptomat kanë qenë të gjitha të helmatisjes. Sipas mjekut Sali Lloshi, që i ka dhënë ndihmën e parë në repartin infektiv, të gjithë kanë dhënë shenja ngërçesh mish pule me shumë, së janë ankuar se kishin ngrënë mish pule më shumë. Vetëm disa ditë më parë nga i njëjti shkak një grua ishte shtruar me urgjencë në gjendje tepër të rëndë. Helsinki: ”Skandal në drejtësi” Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka protestuar të enjten me anë të një deklarate lidhur me një çështje e cilëson si skandal të vogël në drejtësi. Është fjala për rastin e Tonin Furtit nga Burreli — i akuzuar për grabitje — i cili është ankuar se ndaj tij nuk është bërë asnjë seancë hetimi gjyqësore ndonëse procesi ka shumë kohë që ka filluar, se në këto nuk janë paraqitur të dëmtuarit. “Ky rast — thuhet mes të tjerash në deklaratën e KSHH — pasqyron shkeljet më të rënda të veprimeve të organeve përkatëse dhe zvarritjet në gjykimin e organizave gjyqësore”. Lezhë, mbante granata arrestohet Vetë gabohët në këtë rast, por vetë kishte një arsenal të rekrutëm. Të enjten komisariati i Lezhës ka ndaluar një person i cili kishte me vete dy granata, një thikë dhe një pistoletë. I ndaluari ka treguar se gjatë rrugës në fshatin ... [pjesa e paqartë] ... të gjata në një kontrabandë. Të dyja kanë qenë ... [e palexueshme] ... mund të nxisë ...

Blej dhe shes

KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? KE NDONJE GJE PER TE BLERE? KE NDONJE GJE PER TE SHITUR? KE NDONJE GJE PER TE BLERE? Kjo hapësirë është falas për ju për lajmërimet ekonomike. Dërgoje mesazhin tënd jo më të gjatë se 15 fjalë në njërën nga adresat tona: Në Tiranë: rruga Bajram Curri, 370, ose në Bari: Viale Scipione l’Africano, 264. Trego në mesazhin tënd çfarë kërkon dhe ofron, Blej dhe shes