10/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 janar 1995

Kasacioni në luftë

Brozi sulmohet nga të vetët Kryetari i Gjykatës: “Kjo është mafia e pushtetit” Denoncim i rëndë mbrëmë në emisionin kryesor të lajmeve TV Dy gjyqtarë akuzojnë: “Lirimi i grekut ka qenë i paligjshëm” ARMAND MERO TIRANE - Tjetër sulm i ashpër ndaj Brozit. Këtë herë me akuzuesit Kryetarit të Kasacionit më rreshtohen dhe njerëzit e tij: gjyqtarët Metush Saraj dhe Zef Nika, anëtarë të trupit që ka shqyrtuar çështjen e grekut Kalafatos. Sulmi ka shpërthyer mbrëmë, rreth orës 20.25 nëpërmjet televizionit, gjatë edicionit kryesor të lajmeve. Në rubrikën “Speciale” të dy kolegët e Brozit, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarit televiziv, e kanë përcaktuar vendimin e Kryetarit të tyre - me një shkresë të tij gjyqtarë grek është lëshuar në gjendje të lirë - si “një shkelje flagrante ligjshmërie dhe një akt arbitrar dhe i njëanshëm”. Sipas Sarajit e Nikës, vendimi i marrë prej tyre në lidhje me qytetarin grek, vetëm sa rrëzonte atë të përcaktuar nga Gjykata e Faktit dhe ajo e Apelit dhe nuk fliste për lirimin e tij. Madje Brozi - kanë vazhduar gjyqtarët - e ka marrë vendimin e tij pa realizuar asnjë kontakt me ta, “duke manipu- puluar jashtë trupit gjykues”. Pak minuta pas intervistave në televizion, Zef Brozi përgjigjet: “E gjitha kjo është një mashtrim i madh - thotë për Gazetën Shqiptare - çështja nuk ka të bëjë me lirimin e grekut por a do mund të eliminojmë sa më shpejt Zef Brozin”. Më pas kryetari i Kasacionit bën poshtë një nga një e kategorikisht, të gjitha akuzat që iu drejtuan nga kolegët e tij. “Në vendimin e gjykatës nuk thuhet që qytetari grek të rihetohet në gjendje arresti - shpjegon Brozi - dhe juridikisht, përderisa prishet vendimi i gjykatave të tjera, gjithçka është e rregullt. Ndërsa sa për atë që nuk kam marrë kontakte me gjyqtarët nuk është e vërtetë. Unë e kam marrë vendimin tim pasi më është komunikuar ai nga kryetarja e trupit gjykues”. Por me gjithë sulmet e ndryshme e akuzat që kanë përfshirë kohët e fundit Kryetarin e Kasacionit, ai duket i qetë. “Unë nuk do të jap dorëheqjen - deklaron i vendosur Brozi - asnjëherë jo. Do të kërkoja do të ishte qetësim për mua si person, por do kontribuonte në luftën e pandershme që po bëhet në kurriz të demokracisë. Unë mendoj se duhet luftuar dhe të bashkoj përpjekjet e mia me të gjithë ata që luftojnë në mbrojtje të së drejtës”. Akuzat e dy kolegëve të gjykatës, kryetari Brozi i konsideron pjesë të asaj që filmisht ai e kishte quajtur “puç antikushtetues” “Më vjen keq që disa prej gjyqtarëve të Kasacionit janë vegla të bindura të pushtetit politik. Unë dua të denoncoj dorën e zezë të mafies në pushtet që po përpiqet të dëmtojë atë që mendon se ka kundërshtarë. Psikologjia e dhunës, e burgut dhe e prangave që po mbizotëron - përfundon Brozi - kërkon të më eliminojë tani në prag të proceseve ndaj minoritarëve të “Omonia”, apo Arsidi, dosja e të cilit duket se do të flasë shumë”. Edhe një herë fjalë të zjarrta, e që nuk kontribuojnë për të shuar luftën që ka shpërthyer edhe në brendësi të Kasacionit. Zef Brozi: dje mbrëma sulmi i fundit kundër tij

Vërshimi i Vjosës shkatërron të mbjellat

Stuhi shiu TEPELENE - Sërish dëme të rënda nga reshjet e shumta. Këtë herë ka qenë Vjosa, e cila e fryrë nga shiu i dendur që ka vazhduar për disa ditë me radhë, ka dalë nga shtrati duke përmbytur fushat me grurë në afërsi të Tepelenës. Furia e ujit nuk ka kursyer edhe disa parcela të vendosur mbi dy grykat e përrenjve që derdhen në Vjosë. Shkatërrimi i tyre e ka vështirësuar shumë lidhjen e shumë fshatrave përgjatë luginës me qendrën e rrethit. Fshatarve - sidomos nga Kodra e Hormovës - i është dashur të bëjnë një rrugë të gjatë kaluar nëpër shtigjet e këmbësorëve ose në mugë dytesore, edhe këto të prishur. Sipas të dhënave nga Tepelena afër dy kilometra rrugë dytesore kanë dalë jashtë përdorimit për disa kohë. Deri dje ende nuk ka qenë e mundur të bëhej një bilanc i plotë i dëmeve, por specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë janë tashmë në zonën e përmbytur. Një tjetër zonë e vendit ishte goditur ashpërsisht nga reshjet në ditët që kaluan. Në Librazhd vërshimi i Shkumbinit kishte shkaktuar dëme të rënda në zonën e Hotolishtit. Dhjetë shtëpi të shembura - nga të cilat 5 krejtësisht të pabanuashme - shkolla fillore të dëmtuara dhe dhjetra hektarë të mbjellë me drithëra që uji i furishëm i kishte marrë me vete, ky ishte qën[?] bilanci i stuhisë në Librazhd. Këtu Këshilli i Rrethit alarmuar kishte krijuar një komision të posaçëm për të ndimuar fshatarët e aksidentuar. (ra.ko.)

Futboll: “Juventusi” tani mbretëreshë e re e kampionatit italian

Një fitore e bujshme kundër “Parmës” Lajme, shifra e kuriozitete në faqen 4 dhe 5

DJE NË SHQIPËRI

Për Bezhanin avokat amerikan Avokat amerikan për Theodori Bezhanin në Kasanion. Është fjala për gjyqin e 5 shtetasve shqiptarë që u dënuan nga dy gjykatës shqiptare për tradhëti ndaj atdheut në shërbim të agjenturave të huaja dhe për armatëmbajtje pa leje. Sarandë, njihen të mbytur të tjerë Janë identifikuar tre trupa të tjerë nga 7 të mbytur që natën së 25 dhjetorit të kaluar. Besnik Doci nga Burreli dhe Llambo Shurdha e Florenc Bane, të dy nga Lushnja. Mbëten akoma të identifikohen edhe dy trupa të tjerë. Në Tiranë një ekip ushtarak nga SHBA Ka mbërritur në Tiranë një ekip ushtarak amerikan me ekspertë të forcave tokësore, ajrore dhe detare, për të marrë pjesë në një konferencë të përbashkët me trupat shqiptare. Një aktivitet i tillë zhvillohet për herë të parë në Europë.

Buxheti në qeveri miratohet për 3 muajt e parë

FMN: “Më pak shpenzime” TIRANË - Është miratuar në Qeveri buxheti i shtetit për 3 muajin e parë të vitit 1995. TIRANË - Është miratuar në Qeveri buxheti e shtetit për 3 muajin e parë të vitit 1995. Dhe ndërsa shpenzimet janë 14.6 miliardë lekë, të ardhurat do të kapin shifrën 11 miliardë lekë. Është një tjetër vit ky kur ekonomia shqiptare detyrohet të punojë muajt e parë, në kornizat e parametrave buxhetorë provizorë. Shkak është me sa duket mos përfundimi i projektbuxhetit për vitin në fjalë. Dhe siç gjithmonë në qendër të tij, konsultimet e Qeverisë me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar për reduktimin e deficitit buxhetor. Janë përkisht specialistët e FMN që - në konsultime paraprake kanë rekomanduar për autoritetet shqiptare zvogëlimin e mëtejshëm të treguesve të këtij deficiti të hartuar nga pala shqiptare. Bisedimet e ardhshme mes palëve për këtë çështje - i thanë gazetës në Ministrinë e Financave - do të zhvillohen në muajin shkurt. Reduktimi i deficitit të brendshëm, është ndoshta - krahas shifrave të inflacionit - ndër treguesit më optimistë të reformës ekonomike. Por në kushtet e rritjes së kufizuar të të ardhurave, përmirësimi i mëtejshëm i tij mund të arrihet vetëm nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve. Nga 8 për qind në ’94 parashikohet që në ’95 deficiti të reduktohet në rreth 6 për qind. An. Ste.

Veri, bllokohet karburanti

Kontrabanda e rrethuar nga kordonet e postblloqeve Veri, bllokohet karburanti Mbyllen 30 pika shitjeje pranë kufirit SHKODËR - “Asnjë fuçi karburant jashtë kufirit”. Kundërveprimi i autoriteteve shqiptarë mbi kontrabandën sapo ka mbyllur në zonat kufitare të Veriut mbi 30 pika shitjeje e shpërndarjeje të karburanteve. Por jo vetëm kaq, sepse përmes postblloqeve - të vëna në një largësi prej 5 kilometrash larg kufirit - nuk nuk mund të kalojnë as makinat e vogla, që dikur furnizoheshin në zonat e Veriut, për t’u zbrazur më pas tek kufiri. Më të kontrolluarat janë zonat e Bregut të Bunës e të Bajzës. Aksioni për mbylljen e pikave të shitjes e shpërndarjes së karburanteve - private e shtetërore - thuajse ka përfunduar që javën e kaluar, duke përmbushur kështu edhe një Vendim të Qeverisë Shqiptare mbi respektimin rigoroz të embargos. Në rrezik kufitar është përfshirë edhe rruga nacionale drejt Malësisë së Madhe, ndërkohë që pika shitjeje e shpërndarjeje karburanti mund të gjësh vetëm nëpër qytete. Kështu aksioni i fundit - zhvilluar në monoton “asnjë fuçi karburanti jashtë kufirit” i jep të drejtën e pikave të karburantit vetëm atyre personave që e ushtrojnë aktivitetin e tyre brenda vijës, së ashtuquajtur të verdhë. Rritja e aplikuar nga tregtarët duket e pashpjegueshme nëse mbahet parasysh që çmimet e shitjes së karburanteve nuk janë të liberalizuara dhe, për këtë arsye është gjithmonë shteti që e vendos nivelin e tyre. Nga ana e tyre, pronarët e pikave të furnizimit kryeqytetut nuk kanë furnizuar në kohë me sasi të mjaftueshme dhe, për këtë arsye, shitjet janë pakësuar duke bërë që të rritet çmimi në treg. (Ar.Ça.)

Benzing, privatët tani rrisin çmimin

Tiranë, tjetër shtrenjtësim TIRANË - Superçmime për karburantët. Menjëherë pas vendimit të qeverisë për ndryshimin e vlerës së naftës e nënprodukteve të saj - ka filluar të veprojë që më 1 janar - tani janë privatët që kanë aplikuar një rritje të dytë. Këto ditë në shumë pika të furnizimit me pakicë me karburant, benzina e tipit RON 85.1-95 - më parë shitej me 65 lekë për litër - është tregtuar me një çmim prej 15 lekë më tepër se sa ai i caktuar nga vendimi i qeverisë: 75 lekë për litër. duke bërë që të rritet çmimi në treg. Sipas asaj që na është thënë, shitja e naftës e nënprodukteve të saj. Ndoshta në këtë pikë mund të ketë influencuar dhe ndryshimi i vlerave të diferencës së çmimeve që ata duhet të derdhin në buxhetin e shtetit për benzinën dhe gazolin e importuar: me vendimin e fundit të qeverisë edhe këto vlera nuk i kanë shpëtuar rritjes.

DJE NË BOTË

Itali, shqiptar në gjyq: futi fëmijë klandestinë Proces gjyqësor në Bari, për Bajram Tananin, 37-vjeç, i akuzuar për futjen e fëmijësh në mënyrë klandestine në territorin italian. Ngjarja për të cilën Tanani, komandant i peshkarexhës “Apollonia”, u akuzua, ka ndodhur në korrik të 1992, kur me anijen e tij la tentuar të zbarkojë në portin e Barit, dy fëmijë anijen e tij, së bashku me prindërit e tyre. Për këtë shërbim Tanani do të merrte 500 mijë lireta ose një makinë me të njëjtën vlerë. Bergamo, i ri shqiptar viktimë e një atentati Është goditur me 5 të shtëna revolveri nga pas shpine në dyqanin e tij sportiv në Bergamo të Italisë, Agron Hasibura, 21 vjeç. Sipas pohimeve të para të dëshmitarëve, ai është qëlluar me një pistoletë ndërsa në një pozicion të tillë i ka bërë shenjë i herë duke i shfaqur 5 gishtat që pasuan së ndryshme, e kot! Autori që e ndoqi nga pas duke i zbrazur armën në trup, nuk është bërë i njohur. Fakti që dëshmitarë as që kanë dëgjuar krisma dhe se kishin shikuar në Bergamo për të takuar disa shqiptarë. Moskë, në shesh nënat e ushtarëve në Çeçeni Kanë dalë në shesh për të protestuar kundër luftës në Çeçeni, dhjetra gra nëna dhe gra dërguar nga “Ushtarët e nënave”, kanë veshur në sheshin e qytetit një tragjedi ku kanë vdekur djemtë e tyre, në Çeçeni, ndërsa kanë paralajmëruar se do të kthehen sërish në protestë për ministrinë e Mbrojtjes rus.

Berisha Athinës: “Jemi për dialog”

Pas apelit të Klinton Greqisë TIRANË - Vlerësimi i Berishës ndaj thirrjes që presidenti amerikan Bill Klinton, i ka drejtuar Athinës - gjatë një interviste dhënë për një gazetë greke - për stabilizimin marrëdhënieve dhe rivendosjen e dialogut me Shqipërinë. Presidenti shqiptar ka shprehur menjëherë - përcëpjet një deklarate të lëshuar për shtypin - mirënjohjen e tij për mesazhin pajtuesor të Klintonit, duke e quajtur atë një thirrje që i drejtohet të dy vendeve për kontributi të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon. “Unë e vlerësoj shumë të rëndësishme dhe mirëpres thirrjen që Presidenti Klinton i drejton Greqisë - ka theksuar Berisha - për fillimin pa kushte të dialogut me Shqipërinë si dhe për mos bllokimin në ardhmen nga ana e saj të ndihmës BE për Shqipërinë. E konsideroj si një thirrje që Presidenti Klinton dhe qeveria amerikane bëjnë për normalizimin e marrëdhënieve dhe vendosjen e mirëkuptimit mes dy vendeve tona”. Më pas Berisha ka treguar dhe njëherë gatishmërinë e Shqipërisë për të qenë e hapur për dialog konstruktiv me Greqinë e për konkretizimin e mirëkuptimit me një traktat bashkëpunimi dhe marrëdhënie ndërmjet dy vendeve.

Librazhdi thyen “Tiranën” Në faqen 3 Nallbani, “shitja” e vitit Në faqen 3 Shpallen 11 lojtarët e Shekullit Në faqen 3

DJE NË SHQIPËRI Për Bezhani[n?] FMN: “Më pak shpenzime” Buxheti në qeveri Kontrabanda e rrethuar nga kordonet e postblloqeve NË BRENDSI

NE BRENDSI

Rinis maratona e këngës Radio: Hit-Parade ’95 NE FAQEN 2 Topia, historia principatës Kush e bëri Durrësin kryeqytet NE FAQEN 2 Kardinali kompozitor Si shpëtuan operat e Koliqit NE FAQEN 2

Totofutboll, 4 fitues me nga 372.545 lekë

Janë dhe 46 të tjerë me 12 pikë Shuma në dispozicion të fituesve është 2.483.638 lekë. Fitues me 13 pikë janë 4 kolona sipas rretheve: Tirana 0456466, Kavaja 0031135, Durrësi 0431060 dhe Elbasani 0433927, të cilat pa ndonjë reklamim të mundshëm përfitojnë nga 372.545 lekë. Fitues me 12 pikë janë 46 kolona të cilat pa ndonjë reklamim të mundshëm përfitojnë nga 21.596 lekë secila.

TENDER

Sali Berisha Bill Klinton TENDER Shitje tenderi më datë 19.1.1995 Spitali i Gjirokastrës me datë 19.1.1995 ora 10 organizon tenderin për furnizimin nga viti 1995 për artikuj mjekësor. I gjithë gjegjësor solar, dru zjarri, vajguri, naftë, benzinë, 2. Ushqime bujq., miell, qumësht, etj. Ofertat pranohen deri në datën 19.1.1995 Për sqarime drejtoheni në sekretarinë e spitalit dhe në numrin e telefonit 2222, 3768. Drejtoria e spitalit Sali Berisha; Bill Klinton