11/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 janar 1995

Brozi i drejtohet Parlamentit

“Një komision për çështjen e grekut” Kryetari kundërakuzon: “Kush e ndihmoi Kalafatos të ikë?” “Pasa-porta e të pandehurit ishte bllokuar nga Policia.” “Do i kërkoj Plenumit pajisën e plotë të tij” TIRANE - “Unë do të kërkoj ngritjen e një komisioni parlamentar për çështjen e grekut”. Është kjo iniciativa e fundit e Zef Brozit - pohuar për Gazetën Shqiptare - menjëherë pas akuzave publike të bëra ndaj tij nga dy juristë të Kasacionit. Por jo vetëm kaq, sepse Brozi ka ndërmend të shkojë edhe më tej: “Do të kërkoj që kjo çështje të rigjyk ohet në Plenumin e Kasacionit, për t’i dhënë përfundimisht pafajësinë ky të pandehurit grek”. Kështu vetëm brenda pak ditësh, rrezikohet që dosja e një qytetari të thjeshtë grek, të ngrihet për të dytën herë në nivelet e Parlamentit Shqiptar. Më parë kish qenë Prokurori i Republikës ai që kish kërkuar heqjen e imunitetit të Brozit - pikërisht për këtë histori-ndërsa tashmë është vetë Brozi që kërkon ngritjen e një komisioni parlamentar. “Ky komision duhet të verifikojë të gjitha ato që ka deklaruar publikisht Kryetari i trupit Gjyqësor, Bardha Selenca - pohon Brozi- por edhe të shohë dosjen hetimore e gjyqësore në Prokurorinë e Lushnark[a?]. Gjithashtu duhen verifikuar të gjitha shkëlqet flagrante që janë bërë deri tani dhe duhet insistuar që çështja të hetohet sërish nga Prokuroria që e kish hetuar këtë çështje e jo nga ajo Lush[n?]tarke”. Ndërkohë çështja e grekut Kalafatos - tashmë e lidhur aq shumë edhe me atë të Zef Brozit - ka provuar një tjetër instancë të lartë të Drejtësisë Shqiptare. Është Gjykata Kushtetuese ajo që - pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PD - do të vendosë së shpejti nëse heqja e imunitetit të Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit është në kompetencë të Parlamentit. Nëse po, atëherë çështja do të ngrihet edhe një herë në nivele parlamentare, pa u llogaritur edhe kërkesat e tjera në lidhje me ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar. Por edhe pse sapo është akuzuar ashpër për lirimin e grekut - madje nga kolegët e tij të Kasacionit - Brozi gjen një tjetër mënyrë për të kundërshtuar ato dhe vendimin e marrë prej tyre: “Vetëm pa-fajësia është drejtësia që i takon këtij qytetari grek - insiston Brozi i bindur në ligjshmërinë e veprimeve të tij - e jo kthimi i dosjes për hetime të metejshme organit të Prokurorisë”. Duke pohuar kështu, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit pranon se është ai vetë që sapo ka bërë një kërkesë për ta kaluar këtë çështje për rishqyrtim në Plenumin e Kasacionit. Ndërsa përsa i përket largimit të Kalafatos nga Shqipëria, Brozi hedh një tjetër akuzë: “Qytetari grek ishte bllokuar pasaporta nga organet e Rendit. Atëherë kanë qenë këto të organe që ia kanë kthyer pasaportën atij, sepse ai është larguar për në Greqi nga aeroporti i Rinasit”. (Ed. La./Ar. Me.) Godina e Gjykatës së Kasacionit (foto: H.Pustina)

Nënkryetari i PR: “Bitincka pa faj”

Sipas Mediut “ka një tendencë për të implikuar partinë në këtë rast” Në “çështjen e Telekomit” TIRANE - Republikanët janë të vendosur të mbrojnë Fatos Bitinckën, njeriun e tyre të akuzuar nga Prokuroria për atë që ka nisur të quhet “skandali i Telekomit”. Pas prononcimit zyrtar të zëdhënësit të partisë, dje ka qenë vetë nënkryetari i tyre Fatmir Mediu që reagoi edhe njëherë fort për akuzat që rëndojnë mbi Bitinckën. “Ne e mbrojtëm Bitinckën duke u nisur nga shqyrtimi i dokumentacionit të çështjes si edhe nga konsultimet që kemi bërë me specialistë penalistë - tha Mediu për Gazetën Shqiptare - nga këto dy veprime na rezulton krejt pa bazë akuza e parë ajo për shpërdorim detyre, sa i takon të dytës - falsifikimit të dokumentave - ajo është kundërshtuar edhe nga vetë Kryeministri Meksi në letrën e tij për Prokurorinë. Sipas meje në rastin e anulimit të tenderit, Bitincka ka vepruar mbi bazën e mendimit unanim të grupit të specialistëve të ministrisë së tij”. Në deklaratën e partisë së djeshme përmendet termi “kurban i luftës politike”. Çfarë keni parasysh konkretisht me këtë? “Është fare e qartë - përgjigjet Mediu - përderisa akuzat ngrihen mbi një bazë të tillë të paqëndrueshme, atëherë ne i kemi të gjitha mundësitë të mendojmë se ka një përpjekje për të implikuar në këtë çështje edhe partinë tonë. Ne jemi për luftë të ashpër kundër korrupsionit, dhe kongresi ynë i fundit e ritheksoi këtë, por kjo duhet bërë mbi bazën e akuzave të provuara dhe jo në këtë mënyrë, duke çuaranë personalitetin e individit”. (fa.bax.)

“Qeveria hije e PS? është punë e tyre”

Selami për komisionet socialiste TIRANE - “Një qeveri hije socialiste? Mua më duket normale që të veprojnë kështu, janë të probleme të brendshme të tyre, kush e di ndoshta edhe ne po të ishim në atë pozicion mund të kishim vepruar kështu”, ishte ky reagimi i parë zyrtar i liderit të demokratëve, Eduart Selami, për organizimin e komisioneve të reja në kampin e rivalëve të tyre kryesorë. Parmbrëmë deri vonë kryesia e PD e ka vazhduar mbledhjen e saj të filluar të shtunën në mbrëmje. Privatizimi dhe çështje organizative të partisë, këto kanë qenë dy temat kryesore. “Ne synojmë që organizimi të prekë dhe sektorët më të vogla të partisë”, tha Selami - por për këtë do të vendosëm konkretisht kështu kombëtar më 27 janar”. (f.b.)

Si do jetë viti 1995?

Gjithë parashikimet për Dashin... SI DO TË JETË 1995? TIRANE - Duke filluar që sot Gazeta Shqiptare do të publikojë çdo ditë një faqe speciale dedikuar parashikimeve për 1995. Ekspertë parashikojnë për çdo shenjë të horoskopit çka ofron viti i ri në fushën e dashurisë, të parave, të shëndetit, të punës. Horoskopikon-siderohet nga ndokush vetëm një lojë, por shumë të tjerë e besojnë dhe kështu i'a vlen t’i hedhësh një sy edhe vetëm për kuriozitet. Simbolet e çdo shenje të zodiakut janë vizatuar pastër nga Gaze[t?]ën Shqiptare nga një piktor i ri e i talentuar italian, Cosimo Giuliano, kështu janë unikalë.

“Jemi të shqetësuar për pavarësinë e Drejtësisë”

Shoqata e Gjyqtarëve: "Procedurat për kryetarin Brozi të padrejta"

"Jemi të shqetësuar për pavarësinë e Drejtësisë" TIRANË - Në favor të Brozit edhe shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë. publikisht Kryetarja e Trupit Gjyqësor, Bardha Selenica - pohon Brozi - por edhe është shembull i qëndrueshëm dhe i guximshëm. Përsa i përket kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme drejtuar Parlamentit për t’i hequr atij imunitetin. “Mënyrën se si u procedua për këtë, ne e konsiderojmë të padrejtë”, është shprehur në deklaratë, Petrit Plloqi, President i shoqatës së Gjyqtarëve. Çështja Brozi, është shqyrtuar nga shoqata në kontekstin e forcimit të rolit dhe të pavarësisë reale të pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ndërmbledhje janë denoncuar disa raste kur ndaj gjyqtarëve janë marrë masa disiplinore duke ndjekur praktika procedurale të gabuara. “Këto veprime - thuhet në deklaratë - cenojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë pavarësinë e pushtetit gjyqësor e krijojnë pasiguri në dhënien e drejtësisë nga Gjykata. Ne i bëjmë thirrje opinionit shoqëror që të mbahet sepse arritjen e një pavarësie reale të pushtetit gjyqësor”, përfundon deklarata. Akuzuar ashpër për lirimin e grupit - madje kolegët e tij që janë nën hetim, vendimin e tij. “Vetëm pa- [?]". (Ed.La./Ar.Me.) Të dyja këto vendime janë bërë të njohura dje dhe ai përfundimtar është shoqëruar me një koment të bërë me shkrim nga vetë Brozi, ku ai rikonsfirmon qëndrimin e shprehur një ditë më parë në Gazetën Shqiptare: “Derisa në vendimin gjyqësor të Gjykatës së Kasacionit thuhet se prishet vendimi i gjykatës së Tiranës dhe i gjykatës së Apelit, atëherë dhe arresti i vendosur nga gjykata e gjykata Prokuroria në sallen e gjyqit, me vendim përfundimtar bie. Nëse i gjykuari nuk do të lirohej, ku do të gjendej baza ligjore e mbajtjes së tij të mëtejshme në burg?”, përfundon deklaratën e tij Brozi. Gazetën Shqiptare Kryetari i Kasacionit, një ditë pasi ishte sulmuar në televizion nga vetë Saraçi - është bërë disa ditë pasigj, tërësisht e paqartë. Ndryshimet mes vendimeve të formuluara konsistojnë në ato paragrafë ku Kryetarja e Trupit Gjyqësues kishte rrjeshtuar një seri faktesh, që sipas saj përbënin shkelje të rënda në procedurat ligjore gjatë ndalimit e hetimit të tërmetit grek. “Kjo natyrisht nuk mund të jetë një rastësi - vëzhdon Brozi - por është bërë padyshim me qëllim të paraqitur. Ndryshimet mund të shpjegohen dhe fakt që prokurori e ka tërhequr më pas dosjen pa pritur që ajo të firmoset nga të tre anëtarët e Trupit gjyqës, duke bërë kështu një shkelje ligjore”.

DJE NË SHQIPËRI

Dyshohej në Tiranë Vëtevritet në Greqi “Spoti Apostolis” është vetëvrarë në stanet e tij në Greqi”. Është ky konfirmimi i fundit - ardhur pranë Ministrisë së Brendshme Shqiptare nga Interpol-i dhe autoritetet policore greke. Bëhet fjalë pikërisht për atë person, i cili ish akuzuar nga hetuesit shqiptarë për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij, Qazim Dushdhi, ngjarja e kjo e ndodhur në gershor ’94 në kryeqytetin shqiptar. Nga Mali i Zi viktima të tjera nga liqeni Shkodrës Janë këthyer në autoritetet malazeze kufomat e katër shtetasve shqiptarë, të mbytur në liqenin e Shkodrës nëntorin ’94. Të gjithë nga fshati Guri i Zi komunes së Gruemirës në Malësi të Madhe. Arben Demaj dhe Xheladin Kur[i?], 24-vjeçar, Leshi Cur[i?], 43 vjeç dhe Dedaj Qazim, 44 vjeç. Kjo tragjedi - ndodhur para asaj të djetorit të ’94, kur humbën jetën 10 persona të tjerë - tashmë po kërkohet në dy anët e kufirit.

“Ti më thua balliste?” dhe e godet për vdekje

Vritet një 28-vjeçare nga kolegia e saj VLORË - “Më ofendoi, më shau balliste, dhe unë e qëllova”, kështu është rrëfyer në polici vetëm disa orë pasi kishte kryer një vrasje. Viktima 38-vjeçarja M. D. ka qëlluar duke e lënë të vrarë në vend një kolegen e saj të punës, M. S., 28-vjeçare ka vdekur nga goditja e fortë në kokë e levës së leshituar nga M.D. Shkaku ka qenë një zënkë e ashpër policitike mes dy vajzave. Duket se ende nuk është larguar koha kur politika dhe diskutimet e ashpra rreth saj shkaktojnë viktima. Ngjarja tragjike është verifikuar në ambientet e ndërmarrjes së Frigoriferit në Vlorë, ku punonin të dyja gratë. Një diskutim i thjeshtë mbi politikën, duket se ka devijuar në një zënkë të ashpër mes dy grave, derisa M.D. ka qëlluar me levë në kokë kolegen e saj M.S. për kamion. Pas kësaj, brenda 24 orëve në darkën e policisë, Pikërisht në pyetjet e para të ekspertëve të policisë ka pohuar: “Ervava sepse më tha balliste”. (St. Ma.)

Lezhë, mësues të një shkolle në grevë

Proble[m?]pagesat LEZHË - Nuk kanë filluar rregullisht mësimet në shkollën e Ishullit të Lezhës. Që prej dy ditësh kolektivi i mësuesve - afër 50 vetë - të kësaj shkolle është në grevë. Sipas tyre ajo është paralajmëruar që më 22 dhjetor. Shkaku i protestës së mësuesve ka qenë shpërblimi i rregullt i disave prej tyre. Paraqëvojën të një rroga komuna, kompensimi i një sërë energjisë, apo ai i kualifikimit, arsimtarët ankohen se të gjitha këto nuk i kanë marrë me rregull. Sipas të dhënave nga Lezha mësuesit në grevë kanë marrë tashmë kontakte me përfaqësues të sindikatave dhe të Ministrisë. (rr.a.)

Plumbi "qorr" vret fëmijën

Vajza vdes e goditur në kokë BERAT - Një fëmijë bie viktimë e plumbit qorr. Një e shtënë pistolete ka qëlluar të hënën në Berat, vajzën J. H., ferri, duke sjellë vdekjen e saj të menjëhershme. Goditja e mistershme - nuk dihet ende rruga që ka ndjekur fisheku vrases - e ka prekur vogëlushen direkt në kokë duke prerë kështu çdo shpresë për të. Një tjetër tragjedi e ndodhur ndërsa vajza e vogël ishte fashur në dritaren e apartamentit të saj në katin e parë, në lagjen “Dorika Kastrioti”. Vogëlushja, e cila me sa duket ishte duke ndjekur programet televizorit, kishte hapur dritaren pranë së cilës ndodhej antena. Pikërisht, ndërsa ajo po e lëvizte për ta rregulluar, ka ardhur dhe goditja vrastëse: vajza është rrëzuar në dysheme menjëherë. Të afërmit që ndodheshin në atë moment në dhomë, janë afruar menjëherë pranë trupit pa jetë të vogëlushes. Vetëm atëherë ata kanë parë, të terrorizuar, se fëmija ishte goditur nga një plumb. Deri tani, ekspertizat speciale të organeve të Rendit - të lajmëruar menjëherë për ngjarjen - nuk kanë mundur ende të përcaktojnë prejardhjen e fishekut vrasës. Ha. Ta.

Kinezi me vizën falso dënohet me 6 muaj burg

E kish blerë nga bashkëatdhetari TIRANË - (Cjashtë muaj) burg për shtetasin kinez Wei Wen. Kinez Wen, shtetasin 22-vjeçar i ardhur në Shqipëri nga provinca Zhejiang. Është ky vendimi i gjykatës së kryeqytetit, të cilët e kanë shpallur fajtor kinezin Wei për “kalim të paligjshëm të kufirit” dhe përdorim të vulave të falsifikuara të arrestuar në 26 korrik ’94. Për kinezin Wei mbeten kështu edhe vetëm disa ditë të tjera të Burgut të Tiranës. Sipas vetë të akuzuarit, kjo histori kish nisur shumë larg Shqipërisë, kur një tjetër kinez, i quajtur Ma, duke i siguruar “vizën shqiptare” e cila kish përfunduar në dorë të tij. (e.l)

Vritet shoferi i linjës

PESHKOPI - Atentat i mistershëm në Peshkopi. Një goditje pistolete ka vrarë para pak ditësh shoferin e linjës së autobusit Tiranë - Peshkopi. Viktor Hoj, 30 vjeç nga Miloti - babai dy fëmijëve në moshë të mitur - është qëlluar në mënyrë të rrufeshme nga një person, identiteti i të cilit ka mbetur ende i panjohur. Ngjarja ka ndodhur në mes të qytetit në stacionin e autobusëve që vijnë nga kryeqyteti. Sapo ka ndaluar për të zbritur pasagjerët, njëri nga makina është dëgjuar dhe krisma fatale: goditja e fishekut ka qenë e kalibruar duke sjellë vdekjen e shpejtë të Hoj. Personi që e ka goditur është larguar me të shpejtë dhe askush nga të pranishmit nuk ka mundur ta njohë atë. Deri tani enigmatike kanë mbetur edhe motivet që kanë shtyrë vrasësin për të kryer këtë krim. Ir. Ra.

Protestë me... kundragaz

TIRANË - Protestë me kundragaz. Ka qenë kjo forma e zgjedhur prej 30 tregtarëve ambulantë nga Klubi i Mjedisit “Perla”, në një iniciativë “pro nenatyre”. Protesta - zhvilluar para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit - synonte ndërgjegjësimin e opinionit për problemet e shumta të pazgjidhura të mjedisit shqiptar. Nën moton “Ndal ndotjen” dhe “Çdo të tillë është me ...”, ambientalistët e rinj apeluan edhe në rërë para autoriteteve, por edhe njerëzve të thjeshtë, për rrezikun që kanos çdo ditë mjedisin dhe trajtimin që duhet bërë. (p.ne.) (foto: F. Bilani)

Zef Brozi

NE BREN DËSI

NE BRENDSI

Athina refuzon thirrjen e Clinton për dialog Ja teksti i plotë i intervistës NE FAQEN 2 Embargo me Malin e Zi? Përjashtim për sportin Në Shqipëri një delegacion i lartë NE FAQEN 3

Kursi ditor i këmbimit të valutave 10.1 1995

Valuta Banka Tregtare Albakrediti Tregu i lirë Blerje Shitje Blerje Shitje Blerje Shitje Dollarë Marka Lireta Drahmi