21/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 janar 1995

Homoseksual? Ligji të dënon

Parlamenti konfirmon Homoseksual? Ligji të dënon Kodi i Penal, parashikohen dënime deri në tre vjet burg TIRANË - Homoseksualizmi në Shqipëri do të vazhdojë të trajtohet si krim. Pas diskutimeve të shumta Parlamentit më në fund ka vendosur, në një e paraqis të parashikon dënimin ndaj këtij akti ka mbetur deri në tre vjet burg, njësoj sikur ishte parashikuar në Projekt, më i zbutesur dënimet më të parashikuarshme, por më i egër se ajo ç’ka kishin kërkuar homoseksualët shqiptarë dhe ata të huaj, të posaorganizuar në një shoqatë që përpiqet gjithsesi në ilegalitet të mbrojë të drejtat e tyre. Kështu edhe kodi më liberal që ka pasur ndonjëherë Shqipëria, për avantazhet e të cilit janë shprehur dakord të gjitha partitë, nuk i ka mëshiruar homoseksualët. Tani, me miratimin përfundimtar të këtij neni, opinioni i mbetet të presë se si do të reagojnë instancat ndërkombëtare, të cilat në verën që shkoi kishin reaguar ndaj prezencës së dënimeve - sipas tyre të ashpra - ndaj homoseksualëve. Organizata ndërkombëtare të gay-ve, të të drejtave të njeriut, por edhe organizma të Këshillit të Europës i kishin dërguar disa herë me radhë letra proteste personaliteteve më të larta shqiptare, duke nisur që nga Presidenti Berisha e Kryetari Arbnor dhe Ministri i atëhershëm i Drejtësisë Kudret Çela. Këshilli i Europës, madje, i kishte kujtuar zyrtarëve shqiptarë shembullin e Rumanisë. Sipas tyre janë pengesat për pranimin e Rumanisë në Këshillin e Europës, kishte qenë pikërisht trajtimi i ashpër i homoseksualëve, krahas disa neneve të tjera të Kodit të atëhershëm Penal, të cilat konsideroheshin të ekzagjeruara. Në seancën e së premtes të Kuvendit Popullor, e cila ka vazhduar deri natën vonë, diskutime të shumta ka pasur edhe për nenin e veçantë që kishte të bënte me dënimet e atyre që do realizonin rregjimin e të miturve. Do ketë apo jo edhe dënim me vdekje për këta persona? Pas diskutimeve të shumta është vendosur: veç heqjes së lirisë deri në 15 vjet dhe dënimit të përjetshëm edhe nënë këtë nen do mbetet në fuqi dënimi kapital. Më sa duket do të jetë pikërisht bashkëjetesa me dënimit me mes dënimit me vdekje dhe mbylljes së përjetshme burgu karakteristika kryesore e këtij Kodi. Ndoshta veëm kështu gjykatat do të jenë më të lira në shmangien e vendosjes së drejtësisë duke marrë jetë njerëzish, qofshin këta edhe kriminelë. (p.re.)

Mashtrimi shpërblimit

DIREKT TV Misteri i dokumentit që premtonte 50. 000 lekë për denoncimin e të arratisurve: vula e Gjykatës ishte falsë Mashtrimi shpërblimit Alarm i ri në burgjet shqiptare: “S’do ketë asnjë të liruar”. Frikë për shkresa të tjera të falsifikuara TIRANE - Televizioni i mashtruar. Këtë herë nga persona që kanë mundur të falsifikojnë atributin më të vlefshëm të Gjykatës së Tiranës, vulën. Një deklaratë falso, tepër misterioze - për nga qëllimi - arriti të transmetohet direkt në edicionin e lajmeve të orës 20 të ditës së enjte. Por që ka mundur të jetë vetë pak orë, sepse Gjykata e Tiranës mesditën e së premtes - e ka përgënjeshtruar menjëherë atë: “Njoftimi i dhënë nga TVSH se Gjykata e Tiranës do të shpërblejë me nga 50.000 lekë të gjithë ata që denoncojnë të arratisurit nga Burgui Tiranës, nuk është bërë nga ana jonë”. Vetëm kaq ka mjaftuar edhe për hetuesit, të cilët shumë shpejt kanë konfirmuar se vërtetë vula e deklaratës së dorëzuar në TVSH ka qenë e falsifikuar. E ndersa në TVSH ka rënë “viktimë” e një informacioni vërtetë të rrallë, për burgjet shqiptare - tashmë në gatishmëri speciale - shtohet një alarm i ri. Hipoteza - e vërtetuar edhe nga deklarata falso e dorëzuar në TVSH - për ekzistencën e një pseudovule të Gjykatës së Tiranës, e ka detyruar menjëherë Administratën e Përgjithshme të Burgjeve që të bllokojë lirimet të burgosurve, të vendosura nga gjykatësit kryeqytetas. “A ka qenë kjo një vulë nuk ka mundur të ‘mashtronte’, pra të lirojë ndonjë të burgosur - pohojnë për Gazetën Shqiptare në Administratën e Përgjithshme të Burgjeve - megjithatë ne kemi bërë njoftimin përkatës, që momentalisht të mos bëhet asnjë veprim, derisa problemi të sqarohet përfundimisht”. (Ed.La.) Gjykata e Tiranës (foto H.Pustina)

“Edhe Meksi në procesin Arsidi”

Kërkesë e avokatëve TIRANE - Edhe Meksi në procesin Arsidi? Kryeministri shqiptar do të kërkohet të dëshmojë në sallën e gjyqit rreth gjithçka ai di mbi skandalin e 1.6 milion dollarëve dhe personave që janë përfshirë në të. Janë avokatët e Agron Saljut dhe Agim Tartarit të cilët kanë treguar për Gazetën Shqiptare se në përfundim të dëshmitarëve të lajmëruar do të paraqesin kërkesë për t’u gjykuar edhe për dëshminë e Meksit. “Kjo sepse gjatë tregimeve të dëshmitarëve - kanë shpjeguar avokatët - është përmendur edhe emri i kryeministrit. Kështu për shembull, Ruli, pasi ka marrë vesh për Arsidi në Washington ka lajmëruar Meksin. Cili ka qenë reagimi i tij?” Por kryeministri aktual shqiptar duket se nuk do të jetë i vetëm. Bashkë me të avokatët e Saljut e Tartarit kërkojnë të sjellin në sallën e gjyqit dhe Blerim Çelën e Agim Bendon, kryetarin e Gjykatës së Tiranës. “Megjithatë në këtë do të konsultohemi edhe me klientët tanë - janë shprehur avokatët - dhe vetëm me pëlqimin e tyre do të bëjmë kërkesat tona”. a.m.

Burrat e familjes presin vdekjen

SHKODER - Është kthyer zakoni shekullor i ngujimit. Vetëm në ditët e fundit 11 meshkuj të familjes Hilaj të fshatit Kukël - zonë rreth 22 km larg Shkodrës - janë ngujuar në një kullë për t’u mbrojtur nga gjakësit. Hilajt, të gjithë meshkuj të familjes - mes tyre ka madje dhe foshnje - kanë zgjedhur Malinë [?] e fshatit izoluar - si të vetmin vend të përshtatshëm për t’i qëndruar besnike zakonit këmbëngulës të Kanunit. Ata që i rrethojnë janë Gegajt. Nuk largohen qetë nga trualli në mashkull nga shtëpia e tyre, vetëm kështu do ta ndiejnë veten të lehtë-suar. Historia zë fill në dhjetorin e vitit të kaluar, kur Rrok Hila dhe Tonin Gega, të dy banorë të Kuklit, grinden një natë [?]. Gega akuzonte Hilën si vjedhësin e bagëtive të tij, burimi i vetëm me të cilin ushqente familjen. Rroku mohonte çdo gjë. Më pas duket sikur është harruar zënka mes të dyve. Por, për 49-vjeçarin Rrok Hila festimi i këtij Viti të Ri me familjen ishte i fundit. Më 11 janar trupi i tij u shemb pa jetë në qendër të fshatit, i shpërndarë mizorisht nga plumbat e pushkës së Tonin Gegës. Këtu ka hyrë në veprim mekanizmi i vjetër i hakmarrjes. Të gjithë janë të ndërgjegjshëm për këtë veprim, ndjekin të qetë çdo hap të dyja familjeve. Pas dy ditësh, dikush trokët në derën e Gegajve. Në atë natë mes të rrëmbyerve dëgjohen vetëm dy të shtënë dhe brenda pak çastesh, dyshime a dy pasojës së Toninit është e larë nga gjaku i tij dhe i të birit 24-vjeçar. Vrasësit dihen tashmë. Kanë lënë gjurmët e njohura të gjakmarrjes. Këmbët e tyre shkelin vetëm një udhë: atë të malit të lartë. Për të shpëtuar meshkujt e shtëpisë së Hilaçes ngujimi në një kullë, larg banesës, është e vetmja shpërresë që t’u vëllut me ankth dhe tmerri të afërmit të të ndjerit së njërit prej tyre. Në 11 personat e ngujuar ka edhe foshnja, të cilëve natyra u ka dhuruar fatin e “keq” të qenurit djem. Ngujimi do të vazhdojë kështu sa vjet. Të gjithë ata janë të shtrënguar ta shohin ditën e diel-litar vetëm nëpërmjet frëngjive pa mundur të dalin jashtë. Dhe fëmijët do të kalojnë një pjesë të fëmijërisë së tyre duke luajtur jo me lodra por me pushkët e ballorëve. Në Shkodër është hapur lajmi i trishtuar i ngujimit të 11 meshkujve, ndodhosh madje ka thënë që janë vrarë të venë të vdehtë. Fatmirësisht, fjalët që kanë zbritur në qytet kanë qenë të frura. Mbetet megjithatë shija e hidhur që të le akti i trishtuar i këtyre burrave. Arlinda Causholli

Në gjyq 4 oficerë të SHIK-ut

- Kanë dalë para trupit gjykues në Pogradec katër oficerë të Shërbimit Informativ Kombëtar. Akuza që rëndon mbi shpallturit e tyre është “shpërdorim detyre”. Për arsye të sekretit të hetimeve na është lejuar vetëm kaq pa penetratuar në murin e heshtjes. Seanca e parë është zhvilluar të martën, por procesi është shtyrë për në fund të muajit. Kryetari për... Kryetarit trupit gjykues është detyruar të marrë këtë vendim pasi në sallë nuk ishin paraqitur dëshmitarë dhe njeri prej avokatëve. Procesi ka bërë përshtypje në Pogradëc për veçanësitë e tij. Hetimet mbi katër oficerët e SHIK-ut kishin nisur para dy vjetësh. (m.k.)

Me thesin e parave ikin nga banka

Kërcënim i gjashtë njerëzve me maska VLORË / Dje një grabitje spektakolare në qendër të qytetit VLORE - Grabitje spektakolare në qendër të Vlorës. Viktima e djeshme ka qenë Banka Qendrore e Kursimeve, nga dera qendrore e së cilës ka dalë një thes i mbushur me para. Gjashtë persona me maska - pasi kanë kërcënuar tërë femrat e personelit të bankës - janë larguar menjëherë drejt pyllit të sodës dhe, pasi kanë dëgjuar edhe furgonin me të cilin kishin grabitur, janë zhdukur në drejtim të ... ambientuar me mjediset e brendshme të Bankës, përderisa menjëherë kanë vënë nën kontroll dhe sistemin e alarmit. Fakt që i tërë personeli kanë qenë femra, i ka dhënë më shumë mundësi grabitësve të vepronin lirshëm, edhe pse ata nuk kanë kursyer tyta e automatikëve mbi kokat e tre punonjësve të bankës. Sidoqoftë, këtë herë nuk është dëgjuar asnjë krismë dhe paniku ka mbetur vetëm te drithërima e grabitëseve, vazhdimisht kanë përdorur urdhrin e mo- qendër të Vlorës. Viktima e djeshme ka qenë banka Qëndrore një thes nën tyet automatike - ku ndodhen një shumë lekësh e barabartë me afro 30 mijë dollarë. Gjashtë persona maskuar pasi kanë çarë kordonin e parë e personalit të bankës - në drejtim të ndonjëshme për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë. Gjithçka ka ndodhur në orën 11.30 të ditës së djeshme. Dhe ka zgjatur pothuajse vetëm pesë minuta. Si kursa këndë konfirmuar dëshmitarët e kësaj skene, gjashtë njerëzit e maskuar - veshur të gjithë me të njëjtin kostum - dukeshin tepër të…

POLICIA

Do grabisnin tregtarin: arrestohen

KORÇË - Ka përfunduar keq këtë herë tentativa e “gjahtarëve” të parave. - Ka përfunduar keq këtë herë tentativa e “gjahtarëve” të parave. Të tre personat që kishin dashur të grabisnin G. Sardin, tregtarin korçar që sapo kishte tërhequr 3 milion lekë nga Banka e Kursimeve tashmë janë arrestuar. Që të tre e kanë ndjekur Sardi deri pranë shtëpisë së tij në fshatin Këmbëtherr ku edhe kanë kërcënuar: ishin të armatosur me çifte e sepata. Sardi i cili ka mundur t’u ikë e shpëtojë dëshpëruar, ka bërë më pas denoncimin në Komisariatin e Rrethit. Denoncimi që u ka vënë prangat grabitësve. E.K

“Sarex ’05” e para manovër përbashkët

Shpejt në tokën shqiptare TIRANË - “Sarex ’95” do të jetë para manovër e përbashkët shqiptaro-amerikane në Shqipëri, ku marrin pjesë për trupat nga SHBA e vende të tjera anëtare të NATO-s. Konfirmimi përfundimtar është dhënë nga vetë ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali - gjatë konferencës së djeshme për shtyp - duke dhënë gjithashtu edhe hollësitë e tjera siç që do të nisë në 26 janar ’95. Mbi 1 mijë trupa do të jenë vetëm nga SHBA-ja dhe Zhulali - ndërkohë që nga Shqipëria do të aktivizohen edhe 600 forca këmbësorie. Ministri Zhulali gjithashtu tha se vetëm pas dy ditësh përfundon në Shqipëri zëvendësimi i gradave, ndërkohë që është zgjidhur edhe problemi i ushqimit falas për ushtarakët shqiptarë. Ministri Zhulali (fotoH.Pustina)

Prerja korrenti vret një foshnje

Gjirokastër, ish në inkubator GJIROKASTER - Ndërprerje e energjisë elektrike tashmë marrin jetë njerëz. Viktima e pafajshme ka qenë këtë herë një foshnje disa ditëshe në maternitetin e Gjirokastrës: një black-out papritur ka prerë jetën e saj duke e kthyer inkubatorin ku ishte në heshtje të vdekjes. Fëmija i vogël kishte lindur vetëm para pak ditësh. Për shkak të peshës së saj nën normale, mjekët kishin vendosur që ta trajtonin - derisa të rikthehej vetën - në inkubacion. E vënë në dhomëzen e vogël prejelqë, foshnja ushqehej dhe jetonte normalisht. Por ndërprerja e energjisë… …prera e energjisë që qenë fatale për të brenda një kohe të shkurtër ajo ka humbur jetën. Djegia e një transformatori ka vënë në rrezik edhe pacienten të të rritur në spitalin e Gjirokastrës. Dhe në orën 9.30 në të gjitha pavionet e tij janë shuar dritat. Pa energji kanë mbetur dhe sallat e operacionit. Mjekët madje janë detyruar ta ndërpresin në mes operimin e një gruaje, që i qepin plagën e rikthejnë - për fat të mirë pa ndonjë pasojë dhe dhomën e saj. Ndërkohë, sipas teknikeve, efekti i verifikuar është shumë i rëndë dhe do kërkojë kohë për t’u riparuar. Ra. Ko.

Një familje e plagosur nga bomba

Në Fier FIER - Gjashtë anëtarë të një familjeje fshatare janë djegur keqas nga një shpërthim që ka ndodhur në shtëpinë e tyre. Ishin mbledhur rreth zjarrit të mbroheshin nga i ftohti kur papritmas një shpërthim nga flakët e zjarrit. Historia ngjetëshme ka ndodhur ditët e fundit në Cakran në Mallakastër. 6 anëtarë të familjes Llanaj - mes të cilëve tre fëmijë - janë të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Sipas Drita Llanajt shkaku i shpërthimit ka qenë një bombë e vjetër e hedhur pa kujdes në zjarr. (e.m.)

... do të jetë në vijim të faqes

DJENË SHQIPËRIN

PR: Aleancë me të djathtën Republikanët kërkojnë të forcojnë frontin e djathtë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, bashkëpunimi me të gjitha forcat e tjera politike të drejtimit djathtist ka qenë në qendër të diskutimeve. Gjithashtu është shqyrtuar anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Republikane ishin ata ekonomike aktivitetin e saj. Piktin: fëmijët pika e dobët E ka filluar ditën me ata që do më shumë. Qindra fëmijë institucionëve të ndryshme të Tiranës kanë takuar Pikëtin dhe janë dëgjuar me të. Spitali Pediatrik Nr.1, Qendra e Shpresës dhe Qendra Pikëtin - së pajtura - kanë organizuar pritjet për Norman Wisdom me shfaqjet e thjeshta të të kryeqytetit. Fier, parku në rrezik I vetmi park që gjendet në qendrën e qytetit të Fierit është duke u zhdukur pak nga pak. Sëpatat presin pishat për të boshatisur tokën ku do ndërtohen kioskat dhe Fier po zgjerohet nga fusha e dikurshme.

NE BRENDSI

Ish-lojtari Kombëtares tani i kushtohet fesë Bugej vë çallmë NE FAQEN 3 Çdo shëllë horoskopi i këtij viti për SHIGJETARIN Ja të gjitha parashikimet NE FAQEN 4

Kursi ditor i këmbimit të valutave 20.1.1995

Valuta Banka Tregtare Albakredi shpk Tregu i lirë Blerje Shitje Blerje Shitje Blerje Shitje Dollarë 93.60 95.00 94.00 95.00 94.40 95.00 Marka 60.30 61.60 61.20 61.80 61.20 61.50 Lireta 57.70 59.80 57.40 58.00 57.60 58.00 Drahmi 37.86 38.80 39.00 39.30 39.00 39.15