22/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 janar 1995

PROCESI/ Dje dëshmitari i fundit “Arsidi”, sot skandali treguar nga të akuzuarit

PROCESI/ Dje dëshmitari i fundit “Arsidi”, sot skandali treguar nga të akuzuarit Tension mes të pandehurve Komentet në sallë. Akuza: “Konfirmohen provat”. Mbrojtja: “Asgjë e re...” TIRANE - Tani radhën e kanë vetë të akuzuarit. Që sot ndoshta do të jenë të pesë të pandehurit që do të tregojnë variantin e tyre mbi skandalin “Arsidi” që prej më shumë se një viti po i mban të mbërthyer në qeli të burgut. Pas akuzës së prokurorëve dhe 28 dëshmitarëve, historia e 1.6 milion dollarëve do të dëgjohet për të tretën herë, dhe tani nga goja e vetë atyre që janë përfshirë mes kësaj shifre: Hoti, Salihu, Tartari e Xhyheri që të katër drejtuese të bankës thanë dhe ish-kryeministri Ahmeti. Tregimet e të pestëve pritet të jenë thelbi i gjithë këtij procesi i cili deri tani, përveç dokumentave e fakteve të sjella nga prokurorët nuk ka patur asgjë të re. Historia e dëshmitarëve, edhe sipas vetë avokatëve, nuk ka sjellë asnjë të papritur. Prandaj tani gjithçka mbetet të zbulohet nga vetë të akuzuarit. Abet do të rrëfejnë se si Arsidi mund të hynte në ingranazhet e larta të financës shqiptare dhe se si u zhdukën qindra mijërat e dollarëve. Po fajtori kush do të jetë? Do vazhdojë të mbetet mes të pestëve apo historitë e tyre do të godasin dhe të tjerë? Nga i gjithë procesi i deritanishëm akuza është vërtetuar kryesisht mbi kokat e të pandehurve madje dhe ata vetë jo vetëm që s'janë munduar ta largojnë por duket se kanë vazhduar ta hedhin njëri-tjetrin. Pozicionimet disi të kundërta mes ish-Guvernatorit nga njëra anë dhe Salihut Tartarit të arrestuar pas denoncimit të Hotit nga ana tjetër, pasi kanë dëgjuar akuzat që u drejton Prokuroria dhe rradhën e gjatë të dëshmitarëve e cila duket se nuk i ka nga avokatët. “Ata nuk kanë sjellë asgjë sajesë”, thotë Përparim Sanxhaku, avokati i Salihut. Në të njëjtën pozicion edhe mbrojtja e Tartarit. Tjetër gëzim përkundrazi avokati i Xhyherit: “Klienti im është i pafajshëm dhe këtë e treguan dhe vetë dëshmitarët”, thotë ai. Megjithatë më e kënaqur duket të jetë akuza sipas së cilës dëshmitarët kanë konfirmuar faktet dhe dokumentat e sjella prej saj. “Ata konfirmuan procedurat që lidhen me këtë pagesë dhe dënimin e tyre për të dhe rrethin e personave që janë implikuar - thotë për Gazetën Shqiptare Genc Gjakutaj - tani mbetet ekspertët të sqarojnë ligjshmërinë e këtyre procedurave” Thirrja e dëshmitarëve është mbyllur gjatë seancës së shkurtër të ditës së djeshme. Dëshmia e fundit - pas 27 të pëmbarshme - ka qenë ajo e Liliana Nanaj, punonjëse e Bankës, e cila tregoi për pagesën e kambialit. Pas saj, mungesa e dy avokatëve, u cuar në mbylljen e seancës së djeshme. Sot procesi parashikohet të jetë më i pandërlikuar se ç'duket. godasin dhe të tjerë? Nga i gjithë procesi i denarishëm akuza është vërtet kur kanë vazhduar ta hedhin njëri-tjetrin. Pozicionimet disë të kundërta mes ish-Guvernatorit nga njëra anë dhe Salifute Tartarit të arrestuar pas denoncimit të Hotit - nga ana tjetër, janë shfaqur shpesh gjatë procesit. A do të vazhdojë kjo edhe në nxjerrjen e fakteve? Të akuzuarit do e nisnin rrëfimin e tyre ligjshmërisë së këtyre procedurave. Thirrja e dëshmitarëve është zhvilluar fundit - pas 27 të përmbarshmet - dy avokatëve, që çuan nisë me të pandehurit, ndonëse mbrojtja e Saliut dhe Tartarit kishte pohuar se do të kërkonte edhe dëshmitarë të tjerë mes të cilëve Meksi e Blerim Çela. (a.m.) Të akuzuarit gjatë procesit

Ortekë dhe ciklone në zonat e Veriut

Edhe pa drita DUKAGJIN - Dëbora rrezikon 7 mijë banorë e komunës së Shalës në Dukagjin të rrethit të Shkodrës. Reshjet e shumta të shoqëruara me erëra ciklonike, kanë krijuar një trashësi dëbore mbi 1 metër si dhe ortekë të shumtë. Alarmi është ngritur nga organet lokale të pushtetit, që kanë njoftuar për dëmtime 270 shtëpive banimit. Të paktën 100 banesa janë bërë dhe 100 stalla bagëtish. Ka qenë përsëri pesha e dëborës që ka sjellë prishjen e 10 urave prej druri mbikali-mepërtej. Në disa fshatra ka ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të dëmtimit apo rrëzimit të rreth 2.000 copë shtyllave të linjës. Në pikëpamje është vënë dhe dimërimi i bagëtive për shkak të dëmtimit të 3 mijë kullotave bazë ushqimore.

Atentat dje në mbrëmje: një i vrarë

SHKODER - Një vrasje ka mbyllur edhe këtë herë fundjavën në Shkodër. Mbrëmë në darkë një përleshje plumbash ka shtrirë përdhe pa jetë Gëzim Serhatin. Ai është qëlluar me automatik nga persona që ende nuk njihen. Ngjarja ka ndodhur në orën 20.10 në lagjen Xhabiaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Rendit dhe ekspertët e hetuesisë. Deri tani nuk është hedhur asnjë gjurmë që të mund të identifikojë vrasësit e Serhatit. Gjithashtu asnjë shpjegim nuk është dhënë edhe mbi shkaqet që mund të kenë çuar në masakrën e mbrëmshme.

Imami: “Financimi i Referendumit ishte i paligjshëm”

Në diskutim 400 mijë dollarë TIRANE - “Referendumi i ka kushtuar vendit deri në 400.000 dollarë. Ky financim për mendimin tim ka qenë krejt i paligjshëm”. Është Arben Imami, njëri prej udhëheqësve kryesorë të “Aleancës Demokratike” që e rikthen edhe njëherë në tryezën e diskutimeve Referendumin e 6 Dhjetorit, këtë herë jo për rezultatin e tij, por për anën e tij financiare. Për të njëjtin problem Imami ka kërkuar një interpelancë të Ministrit të Financave në Parlament. “Unë do të kërkoj që Ministri të përgjigjet cila është baza ligjore e këtij veprimi. Financimi i partive në rastin e referendumit nuk parashikohet në asnjë ligj. Në Ligjin për Referendumin nuk thuhet asnjë gjysëm fjalë mbi mundësinë e financimit të partive nga shteti, aq më pak në Ligjin për Financimin e Partive, i cili parashikon që këto të marrin para nga shteti në bazë të numrit të deputetëve në Parlament, vetëm në rastin e fushatave elektorale”. A ekzistojnë dokumenta mbi këtë financim? “Duhet të jenë të depozituara në Drejtorinë e Buxhetit në Ministri”, përgjigjet Imami. Si pas tij tani dikush duhet të përgjigjet për shumën e harxhuar. “Në fund të fundit gjithë kjo rëndon mbi shpinën e qytetarëve të thjeshtë, të atyre që paguajnë taksat, ja përse e kam kërkuar interpelancën”. (f.b.)

“Albanian” ndërron zot: blehet nga kuvajtianët

Shoqëria ajrore rinis fluturimet TIRANE - Një kompani kuvajtiane blen Albanian Airlines. Një muaj pas fillimit të procedurave të tenderit për shitjen e shoqërisë ajrore, të premten është shpallur dhe fituesi: Aviation World Mac b.v. me qendër në Amsterdam të Hollandës. Kompania kamun-dur të fitojë duke arritur të shmangë një fazën finale vetëm një konkurrent: shoqërinë ajrore Adria Lines. Pesë pretendentët e tjerë që kishin tërhequr dokumentat për pjesëmarrje kanë hequr dorë duke mos i paraqitur më ato. Kompania është angazhuar që të punësojë të gjithë personelin shqiptar të mëparshëm. Ajo do të nënshkruajë së shpejti kontratat me dy ish-pronarët e Albanian Airlines për të bërë transferimin e aktivitetit të shoqërisë. Ndërkohë kompania kuvajtiane do të paguajë kapitalin e mbetur të “Albanian” dhe do të shlyejë - sipas kushteve të tenderit - të gjitha detyrimet që kjo e fundit ka patur me klientët e tjerë. Fluturimet Albanian Airlines të kësaj rruge pritet të rifillojnë brenda mesit të vitit të kaluar. Shkak për ruajë atributet e plota të saj, do të kryejë të njejtat fluturime. Sipas kushteve të tenderit, kuptohet do të kenë shansëmë të mëdha për takim me klientë e tjerë. Fluturimet Albanian Airlines ishin ndërprerë në mesin e vitit të kaluar. Shkak për këtë ishte bërë bilanci negativ i aktivitetit së saj dhe të pronarët - Albtransport dhe Tyrolines austriak - kishin vendosur në fundin e vitit të kaluar nxjerrjen e saj në ankand.

Fitojnë vendasit përveç Elbasanit

Kupa, turi i tretë Rekord në lotosport: 3.2 milionë lekë në dispozicion të fituesve Goleadori bardheblu Fortuzi (foto H. Pustina) TIRANE - Kanë përfunduar dje 90 minutat e para në dispozicion të atyre që synojnë gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Partizani ka bërë hapin e parë drejt kualifikimit. Pas tij është edhe Tirana, ndërsa Dinamo dhe Apolonia duhet të ruajnë fitoret minimale arritura në fushat e tyre. Medygolat e shënuar të premten në “Selman Stërmasi” kundër Vllaznisë, të kuqte do të kenë shanse më të mëdha për takimin e Shkodrës. Birtuku dhe Tafaj i kanë dhënë qetësi trajnerit Lika, duke u bërë njëkohësisht më të vështirë kthimin shkodranëve. Në Elbasan ka qenë Fortuzi që ka shfrytëzuar aftësitë e tij teknike për t'u afruar në avantazh, duke i dhënë një farë interesi takimit të ardhshëm. Edhe në Tiranë ka qenë mbrojtësi dinamovit Matrakut që ka realizuar saktësisht një gol të qëlluar dhe i ka detyruar vlonjatët të shpresojnë në takimin e ardhshëm për të përmbysur rezultatin. Ndërkaq për fierakët golat janë shënuar nga dy pikat më të forta të saj Marini dhe Zeqo. Goli i vetëm i durrsakëve i jep mundësinë atyre që të shpresojnë edhe tek një fitore 1-0 në ndeshjen tjetër. E shtuna ka shënuar edhe një rekord të rekord në totobull. Në dispozicion të fituesve janë 3.206.078 lekë. (gje.pi.) i ri në futboll. Në dispozicion të fituesve janë 3.206.078 lekë. gje.pi.

“Protestuesit s’përfaqësojnë Komunitetin”

Bektashinitë TIRANË - “Kush ka protestuar për pronën në Kodër-Shtufë nuk ka asnjë lidhje me ne”. Komuniteti Bektashian ka reaguar ndaj lajmit sipas të cilit një numër i madh besimtarësh bektashianë kanë protestuar ndaj rrezikut të kalimit të një vendi të shenjtë në pronësi të një të huaji. Në një deklaratë të Komunitetit thuhet se të njëjtët janë të fshat dhe në fshatrat përreth Tiranës nuk ka vende të shenjta bektashiane, pra edhe besimtarë bektashianë. Bektashizmi e ka të ndaluar me ligj të brendshëm ushtrimin e predikimit pa qenë i interesuar nga organet tona të brendshme”.

Një 45-vjeçar vritet në mes të qytetit

Fier, ndiqen vrasësit FIER - Atentati ka ndodhur në Fier. Një 45-vjeçar, Sh. Fishekut është masakruar nga një breshëri automatiku në mes të së djeshmes. Një goditje e cila ka sjellë vdekjen e menjëhershme të tij. Deri tani, nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në këtë masakër dhe autorët e saj. Ngjarja e kobshme ka ndodhur në pasditen e djeshme. Rreth orës 15.00 Fishekut është ndodhur në një nga rrugët kryesore të qytetit. Pikërisht ndërsa po ecte, të shtënat e pandërprera kanë rënë mbi trupin e tij. Fishekut i mbuluar në gjak ka përfunduar i shtrirë në trotuar. Ndërhyrja e shpejtë e njerëzve u ndodhën aty pranë dhe e mjekëve të urgjencës që erdhën më pas, nuk ka mundur të evitojnë tragjedinë: 45-vjeçari ka humbur jetën. Askush nuk i di arsyet që shkaktuan këtë ngjarje e cila tashmë duket e mbështjellë me një vello misterioze. Edhe vetë ekspertët e policisë nuk kanë mundur të japin një shpjegim paraprak, por vetëm kanë hapur urë gjentisht hetimet rreth ngjarjes. En. My.

Gjirokastër, avioni trofe në Kala duhet të hiqet apo të qëndrojë?

Pas vendimit të Ministrisë shpërthejnë polemika GJIROKASTËR - Ka ngjallur menjëherë reagimet e kundërta vendimi i Ministrisë së Kulturës për heqjen e aeroplanit trofe nga Kalaja e Gjirokastrës. Autoritetet e qytetit dhe drejtues së institucioneve të kulturës tani janë vënë në kontradiktë. Ndërsa disa janë dakord me largimin e tij - sepse ai nuk u është trofe kapur amerikanëve por thjesht një “dhuratë” nga kinezët - të tjerë kanë filluar të mendojnë e arrijë pa vë në të dështuar të kundërtën. Tregimet e punonjësve të moshuar në Muzeun e ngritur në Kala dhe një letë palosje që gjendet aty, rezultojnë në favor të “tezës” amerikane: në vitet 50-të një pilot amerikan ka hyrë me të vërtetë në territorin shqiptar dhe është nda-luar më pas. Por ka dhe të tjerë që te hipotezave e dyshimeve kërkojnë qëndrimin e avionit. “Ai tashmë është kthyer në një farë simboli”, thotë drejtuesja e Muzeut. Dhe në të vërtetë vendi ku ndodhet është quajtur nga vetë njerëzit “Sheshi i avionit”. Ra.Ko

DJE NË SHQIPËRI

Berisha në Lushnje Ceremonia të mëdha Lushnjarë përkujtuan Kongresin e Lushnjës, një ngjarje me të mëdha në historinë e Shqipërisë. Në festime ka marrë pjesë edhe Presidenti i Republikës Sali Berisha, i cili më pas ka vizituar Divjakën, qytetin më të ri të Shqipërisë. Bashkia e Divjakës i ka dhënë Berishës titullin Qytetar Nderi. “Duam eshtrat e Shenjtit” Kryepeshkopi dhe përfaqësuesit e kishës ortodokse të zonës së Libofshës i kanë dërguar një peticion autoriteteve lokale në Fier me anë të të cilit kërkojnë marrjen e eshtrave për gjethin e shenjtorit të Shen Kozmait, të zhdukura prej kohësh.

SOT GAZETA TV

GAZETA TV SHQIPËRI RADIO BOTA NË KËRKIM TË VËRTETËS RADIO BOTA NË KËRKIM TË VËRTETËS