24/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 janar 1995

Skandali "Arsidi" mbërrin në PD

Gjykata akuzon Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë Genc Ruli Skandali "Arsidi" mbërrin në PD Mbrëmë u mblodh me urgjencë Grupi Parlamentar "Të implikuar edhe ish - ministrat Çabiri e Mysliu si dhe dy nëpunëse të Bankës" - Prokuroria reagon: "Hetimi nuk ishte i cekët" - Kryetari Çeliku: "Hetimet duhen riberë" EDMOND LAÇI TIRANE. - "Edhe pse faza dëshmitarëve nuk ishte mbyllur, hetimi që gëson nuk mund të vazhdonte më. Dhe çështja patjetër duhet rikthyer për hetimet e mëtejshme". Ka pohuar kështu për Gazetën Shqiptare vetëm disa orë pas vendimit të bujshëm - protagonist Andi Çeliku, që për afro një muaj kryesoi Grupin Gjykues të procesit të famshëm Arsidi. Por jo vetëm kaq, sepse - sipas saj edhe vetë Çeliku në këtë fazë të Vendimit të Ndërmjetëm - "të implikuar në histori dhe që duhet të merren në përgjegjësi penale janë edhe Genc Ruli, Çabiri, Emin Mysliu, Liljana Nanaj dhe Arta Pisha". Një vendim tepër i papritur që, e bën më misterioz skandalin e madh financiar, por që trondit edhe vetë organet Drejtësisë, të akuzuarit e rinj si edhe auditorët e partive kryesore shqiptare. "Nuk mund të pranoj që hetimi mbi këtë çështje të quhet i cekët", ka qenë reagimi i parë i organit të Prokurorisë pas vendimit të Gjykatës - pohuar për Gazetën Shqiptare - nga Prokurori i Tiranës, Arben Qeleshi. "Për mua edhe momenti i ndërprerjes së procesit nuk ishte i përshtatshëm - thotë Qeleshi - sepse mund të pritej edhe shqyrtimi i të pandehurve ve, nga i cili mund të dilnin edhe gjëra të tjera të reja. Sidoqoftë Gjykata e pa kështu të arsyeshme". Edhe pse ende nuk është dhënë asnjë vendim konkret nga ana e Prokurorisë, Qelesha pohon gjithashtu se i vetmi mjet ligjor aktualisht në duart e organit të tij, është protesta ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës për Gjykatës së Apelit. Një veprim që ndoshta mund të bëhet edhe nga vetë të pandehurit Saliu, Tartari, Ahmeti, Hoti e Xhyheri. "Gjykata nuk mund të marrë përsipër të pohojë se me ato që ajo thotë se janë implikuar në këtë histori, zgjidhjet edhe ministri Arsidi - thotë për Gazetën Shqiptare Çeliku - megjithatë këtu arrihet edhe gjate hetimit gjyqësor të dalin fakte e persona të tjerë, është e kuptueshme se organi i Prokurorisë - me mundësitë më të mëdha që ka - mund të zbulojë shumë më tepër". Po sipas Çelikut rikthimi i hetimeve ishte i domosdoshëm jo vetëm se dolën prova për persona të tjerë të implikuar, por edhe sepse sipas ligjit të ri "Mbi organizimin e Drejtësisë", gjykatat nuk kanë të drejtën e ndjekjes penale dhe ky atribut i është lënë vetëm Prokurorisë. Aq më tepër që njëri prej tyre, Genc Ruli, gëzon edhe imunitetin e deputetit në Parlamentin aktual. Shpërthen kështu një tjetër polemikë mbi skandalin Arsidi. Pas mbledhjes së mbrëmshme të Grupit Parlamentar të PD - ku u dëgjua vëmendje mbrojtja e gjatë e Rulit - u la që deputetët e tij të reflektojnë në bazë të provave, ndërsa Komisioni i Mandateve t'i shqyrtojë ato. Por edhe një protestë e mundshme e organit të Prokurorisë apo vetë të pandehurve, mund t'i japë në çdo orë tjetër drejtim procesit të ndërprerë. Tani për tani ekzistojnë vetëm pesë të akuzuar të rinj. Dhe si gjithmonë, edhe misteri për fatin e 1.6 milionë dollarëve, dikur të nisura jashtë Shqipërisë. Intervistë me Rulin "Fajtorët e vërtetë janë të tjerë..." Fajtorët e vërtetë të skandalit Arsidi janë të tjerë, por për momentin e vërteta nuk do të dalë në shesh. Përse gjykatësit nuk do të dalë në shesh. Përse gjykatësit nuk hetojnë mbi atë që është me të vërtetë pikëa e dobët skandalit Arsidi? Përse nuk kërkojnë ku kanë shkuar paratë? Ky është vetëm fillimi, pas meje do të bien edhe koka të tjera brenda partisë sime... CARLO BOLLINO në faqen 3 Një për një akuzat e reja Gjykata: "Ruli di mbi Arsidi" NE FAQEN 3 Gjykatësit: ç'duhet bërë për të ndriçuar misterin Gjashtë detyra për Prokurorinë NE FAQEN 3 Kalendari i skandalit NE FAQEN 3 ndërprej procesit nuk është i përshtatshëm - thotë Qelesh-i - sepse mund të pritej edhe shpëngjimi i të pandehurit. Përqëndrimi i aktual. Shpërthen kështu një tjetër dollarëve, dikur të nisura jashtë Shqipërisë. Kalendari i Skandali. NË FAQEN 3 Ruli në procesin Arsidi. (foto H. Pustina)

Andi Çeliku

Vdes e asfiksuar në skafin që çonte klandestinët

Historia VLORË - Kishte marrë përsipër të duronte një udhëtim të gjatë e të rrezikshëm, i thënë thënë se në anën tjetër të detit do të gjente parajsën. Atëherë kishte lënë më dhim-bje familjen e saj në Pograd e dhe ishte nisur për në Vlorë. Por udhëtimi i saj në det ka përfunduar, fare pak, deri në afërsi të Ishullit të Sazanit. Dhe në spitalin e Vlorës, 27-vjeçarja Valbona S. ka mbyllur sytë përgjithmonë, organizmi i saj nuk ka mundur t’i bëjë ballë tundimit në kushte të papërshtatshme. Janë më mirat vajzat shqiptare që ende vazhdojnë të aventurohen në rrugët e traf-kantëve për të mbritur në brigjet italiane. Shumë prej tyre arrijnë në breg duke nisur një aventurë edhe më të dhimbshme se e para. Valbona nuk ka pasur të kët fat. Transportuesit e saj janë detyruar të kthehen në brigjet shqiptare. 14 pasagjerët që ishin në skafin e vogël prej ishin në gjendje të rëndë. E shtruar me urgjencë në spital, gjendja e Valbonës ka ardhur duke u keqësuar, më pas në gjendje kome, derisa ka ndërruar jetë. Policia ka arrestuar tre persona, për të verifikuar fatin e vërtetë të kësaj tragjedie, barra prej grave është sekuestruar. Po kërkohet edhe njëri nga Berat-i. Ishte ky që ka organizuar udhëtimin e Valbonës.

Një malësor qëllohet për vdekje

SHKODËR - Rrugët e Shkodrës janë përgjakur sërish. Një 35vjeçar, Mirash Drekaj ka mbetur viktimë e një atentati. - Rrugët e Shkodrës janë përgjakur sërish. Një 35vjeçar, Mirash Drekaj ka mbetur viktimë e një atentati të pasqitshëm, i luan nga një person që ka mbetur i paidentifikuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje pak minuta pas orës 14.00 në qendër të Lagjes “Rus”, njëra prej më të populluarave të qytetit. Drekaj kishte zbritur po dje në Shkodër nga Hoti i Malësisë së Madhe, ku banonte, dhe po qëndronte me të afërmit e tij. Në sa i është afruar një person, i cili e ka qëlluar nga një distancë shumë e afërt. Viktimës së plagosur rëndë i ka ardhur në ndihmë një kalimtar i rastit, i cili është munduar ta transportojë Drekajn me makinën e tij, por për fat të keq ka qenë vetëm një përpjekje e dëshpëruar: organizmi i Drekajt nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e rënda, ka dhënë shpirt rrugës për në spital. Policia ka nisur menjëherë kërkimet për të zbuluar autorin dhe shkaqet e këtij atentati. Deri dje në mbrëmje nuk kishte njoftuar asnjë hollësi e mëtejshme. (p.re)

Ushtrisë më shumë gjeneralë

Janë dekoruar dje nga vetë presidenti Berisha Miratohet statusi i amerikanëve TIRANË - Më shumë yje gjeneralësh dhe kolonelësh në spaleta e ushtarakëve shqiptarë. Janë dekoruar dje në prani të presidentit Berisha, kryeministrit Meksi dhe shumë emëta-reve të qeverisë, 25 ushtarakë shqiptarë. Ka qenë dekret i presidentit Berisha - njohë-sisht edhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura - që ka bërë realitet aspiratat dhe meritat e disa ushtarakëve shqiptarë që punojnë dhe drejtojnë aktualisht në pikë kyçe të ushtrisë sonë. Ndër oficerët e dekoruar janë edhe emrat e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, general major Sheme Kosova, i cili ka marrë gradën gjeneral, si dhe e dy zëvendësshefave të Shtabit të Përgjithshëm, Agim Baruti dhe Baki Shehu, me gradën gjeneral major. Të sapodekoruarit i ka përshëndetur edhe vetë presidenti Berisha i cili ka theksuar se kjo ka një rëndësi historike për ushtrinë tonë. Bëhet kështu më e prekshme hierarkia ushtarake në Shqipëri, ku për gati 20 vjet nuk patën ekzistuar gradat, të hequra nga regjimi i Enver Hoxhës. Po dje qeveria shqiptare miratoi në parim projektmarrëveshjen ndërmjet saj dhe qeverisë amerikane për statusin e personave dhe ushtrave amerikane që do të marrin pjesë në stërvitjen që do të zhvillohet në datat 26 janar deri 2 shkurt.

Elbasan, vidhet radio e trenave

ELBASAN - Një objekt prej shtatëvjeçantë është bërë pre e vjedhësve të shtunën në mëngjes në stacionin e trenit në Elbasan përpara ditës së stërvitjes. Pajisja e vlefshme - ka kushtuar afër 1.000 dollarë - nuk dihet përse do të fiyjë në punë vjedhësve. Sipas punonjësve të stacionit, aparati është i pajisur me një kod të posaçëm, të cilin e dinë vetëm personat, të cilët punojnë me të. Sidomos në stacion është montuar menjëherë një pajisje tjetër. (me. kl.)

Totofutboll, fitues 18 kolona me 12 pikë

TIRANË - Është dukur sikur rekordet të kësaj jave të shumë së totofutbollit prej 3,2 milionë lekësh, do t’i shtohej edhe shuma që do të grumbullohej për javën e ardhshme. Kjo për shkak të rezultateve të papritura të arritura në kampionatin italian. Ndërkaq kanë munguar vetëm tetë fitues me 13 pikë, por ka patur 18 kolona fituese me 12 pikë, të cilët pa ndonjë reklamim të mundshëm, fitojnë secili nga 178.115 lekë.

Juventus ndalon: afrohet Parma

Javë tmerri për parashikuesit sportivë Hollësitë në faqen 5 e 6. Kupa: 90 minutat e para. NË FAQEN 4. Kolegu i Lalas te “Vllaznia”. NË FAQEN 4 Dy futbollistë në ndeshje; topi në fushë.

Burgu Tiranës: në qeli dhe dy policë të tjerë

“Flinin gjatë kohës së shërbimit” TIRANË - Edhe dy policë të tjerë të Burgut të Tiranës përfundojnë në qelitë e këtij burgu. Megjithatë, këtë herë ndalimi i tyre nuk lidhet me arratisjen e madhe të 15 janarit ’95, por me bashkëpunimin e marrë pas kësaj ngjarjeje të pazakontë. Ka qenë një kontroll i Drejtorit të Partit 313, Shkëlqim Mustafari, ai që ka shkaktuar edhe ndalimin e menaxherëve dhe dy policëve. Sipas autoriteteve të burgut, dy policët e arrestuar, ishin gjendur në gjumë në mesnatën e 23 janarit ’95 - gjatë kohës që duhet të kryenin shërbimin. Edhe pse ende nuk është vendosur masa përfundimtare ndaj tyre, akuzat fillestare përket “shkeljes së rregullave të shërbimit të rojës”, në nenin 1 Kodi Penal pa e shkaikon dënimi 15 vjet burg. Mbërrijnë kështu në 15 policët e Burgut të Tiranës - 13 prej tyre të arrestuar - që përfunduan në qelitë e këtij burgu, pikërisht pas arratisjes së ndodhur në mbrëmjen e 15 janarit të këtij viti. (e.d.) Burgu i Tiranës

DJË NË SHQIPËRI

Tiranë, vritet një i ri në lokal Është vrarë për motive të dobëta në lokalin e Tiranës i riu Arjan Hoxha. Arësyeja e krimit mendohet të ketë qenë për motive të dobëta. Policia ka arrestuar autorin e vrasjes, por nuk ka njoftuar për hollësira mbi ngjarjen. Berat, humbje në tekstil Ka rezultuar me 136 milion lekë humbje Kombinati i Tekstileve në Berat. Njoftohet kjo në një raport të inspektorëve të Kontrollit të Shtetit. Kjo gjendje e vështirë financiare është regjistruar për periudhën dhjetor ’92 - prill ’93. Kontrolli ka kërkuar shkarkimin e drejtueseve të ndërmarrjes dhe ndjekjen e tyre penale. Elbasan, zgjidhet kryetari i ri Do të jetë Ibrahim Pajenga Kryetar i ri i Këshillit të Rrethit të Elbasanit. Zgjedhja është bërë dje me votimin nga të pesë partitë: PD, PS, PR, PSD dhe PA. Pajenga, që ka marrë 17 vota pro përballë 12 votave të kandidatit socialist Bashkim Kondo, do të zëvendësojë në këtë detyrë Ndriçim Allaj, i cili u shkarkua dy muaj më parë me dekret të presidentit Berisha.

Historía

Shkodër — Janë dekoruar dje nga vetë presidenti Berisha — Javë tmerri për parashikuesit sportivë Shkodër Janë dekoruar dje nga vetë presidenti Berisha Javë tmerri për parashikuesit sportivë

Kursi ditor i këmbimit të valutave 20.1.1995

Valuta Banka Tregtare Blerje Shitje Alb... [e palexueshme] Blerje Shitje Tregu i lirë Blerje Shitje Dollarë 93.85 95.85 94.20 95.00 94.50 94.80 Marka 60.55 61.60 61.60 62.00 61.50 61.70 Lireta 58.00 59.60 57.80 58.30 58.00 59.20 Dhrahmi 37.05 38.00 39.20 39.40 39.20 39.30

NJOFTIM

Fillon për të dytën herë PROGRAMI I VIZAVE TË EMIGRIMIT në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë aktivitet do ta zhvillojë Avokati Amerikan nga New York GIULINI & GIU-LINI në Hotel Dajti në Tiranë nga ora 10-18 kundrejt pagesës 15 $ për person. Regjistrimet fillojnë me dt.23.1.95. Vitin e kaluar nga Mr. Charles Giulini në çdo 4 persona fituan 1. Nga Shqipëria kanë fituar 829 viza emigrimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë program vizash emigrimi. Charles Giulini