25/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

25 janar 1995

Skandali Arsidi, Berisha tregon...

Dhe Meksi mbron Rulin nga akuzat Presidenti dhe Kryeministri janë prononcuar mbrëmë në Grupin Parlamentar të PD FATOS BAXHAKU TIRANË - Për herë të parë në skandalin Arsidi kanë zbërthyer në fushën e personave të pushtetshëm të vendit. Mbrëmë, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike janë prononcuar duke treguar çka dinin mbi skandalin dhe akuzat që rëndonin mbi të përfshirë edhe mbi Genc Rulin. Presidenti Sali Berisha dhe Kryeministri Aleksandër Meksi. Vetëm një ditë më parë Ruli kishte kërcënuar të dy të tregojnë para grupit gjithçka që dinin. Berisha e Meksi kanë konfirmuar mbrojtjen e Rulit: ai nuk ka patur dijeni mbi mandatin e fshehtë të emërimit të Nicolas Arsidi si negociator i borxhit të jashtëm shqiptar, as Ministri i Financave nuk është marrë direkt me negocimin e borxhit. Dy pohime të rëndësishme që ndoshta do të shënojnë një tjetër kthesë në historinë e ndërlikuar të këtij skandali financiar. Berisha këtë herë ka mbrojtur kategorikisht partinë: “Nga këto para asnjë nuk është përdorur për financimin e fushatës elektorale”. I pari ka folur Berisha. Presidenti ka shpjeguar atë që më direkt e lidh me emrin Arsidi: historinë e medaljes së Curtoisje Française. Sipas Presidentit ajo ishte një titull nderi që iu dorëzua vetë nga Arsidi, por vetëm në emër të bordit të Curtoisje-së. Dhe më pas kredencialet e financiarit francez ka paragjykuar i kanë bindur pushtetarët shqiptarë, duke përfshirë edhe vetë Berishën se kishin të bënin me një person krejt të besueshëm. Presidenti ka përmendur madje një fotografi të Arsidi me ish-Presidentin italian Pertini. “Unë nuk e pashë - ka shtuar më pas Berisha - qëllimin e fshehtë që mund të ketë patur për të përfituar”. Ka mbetur megjithatë një mister cili e caktoi Arsidi si negociator i borxhit. Sipas Berishës, zyrtarët përgjegjës negociatorë kanë qenë në fillim Amato dhe më pas Andreata, Arsidi si negociator qeveritarëve shqiptarë i ka rezultuar vetvetiu në tetor të 1992-ës herëku u bë edhe skontimi i kambialit të parë. Berisha ka pranuar se ka qenë vetë që e emëruar Rulin si arbitër në çështjen e rikonstruksionit të Hotel Tiranës. Menjëherë pas tij ka folur Meksi. Edhe ky është shprehur se nuk ka ditur gjë mbi emërimin e Arsidi deri në tetor të 1992. Meksi ka shprehur bindjen - dhe kjo jo ide është konfirmuar edhe nga Berisha - se sipas tij Ruli nuk dinte gjë mbi mandatin e Arsidi, ish-Ministri nuk është marrë direkt me negocimin e borxhit të jashtëm, personi që kishte këtë detyrë ishte Guvernatori i atëhershëm i Bankës. Kryeministri Meksi ka folur në Grupin Parlamentar edhe për akuzat ndaj Rulit. Pamjen nga një takim i tyre i mëparshëm (foto H. Pustina) Arrestohet në Tiranë shoferi i Genc Rulit TIRANË - Ndërsa shqetësimi i teatërakuzave shtrihej drejtuar ndaj shefit, në burg përfundon papritur shoferi i tij. Është pikërisht Hajri Lulaj, drejtuesi i automjetit me të cilin udhëton funksionari i PD-së në Parlamentin Shqiptar, Genc Ruli. I ndaluar që prej datës 21 janar, Lulja tashmë ndodhet i arrestuar në akuzën e “Kanosjes për shkak të detyrës”. Një akuzë që i referohet ngjarjes - tashmë të publikuar - sipas së cilës korrespondenti i Jugut për “Zërin e Amerikës”, Gëzim Basha, ish hipur në një makinë pasagjerësh “Përpara” nga tre persona”. Para kësaj ngjarjeje - që ka degraduar në burg edhe dy të dërguarëve të Kavajës apo edhe përfshirë në këtë trafik (el.)

“Hiqni licencat e karburanteve”

Financiarja kërkon Gjykata e Kasacionit tashmë duhet të shqyrtojë masën ekstreme për 20 firmat e pronarët e tyre shqiptarë TIRANË - Kërkohen masa drastike ndaj 20 firmave shqiptare të karburantit. Dhe pas bllokimit të aktivitetit të tyre, tashmë kërkohet edhe heqja e lejeve të ushtrimit të profesionit sikurse edhe licencat e këtyre firmave. Është Gjergj Lezha - Drejtori i Policisë së Përgjithshme Financiare - që sapo i ka dërguar shkresë Gjykatës së Kasacionit, duke i propozuar asaj masat e rrepta ndaj këtyre firmave, për edhe pronarëve të tyre. Kështu pas Vendimit të Qeverisë Shqiptare - për forcimin e embargos - dhe mbylljes së mijëra pikave të karburantit në zonat e kufirit verior, kërkesa e fundit e Policisë Financiare mund të jetë goditja më e madhe ndaj tregut të karburanteve në Shqipëri, ndoshta duke kërkuar minimizimin e mundësive për kontrabandë me vendet e ish-Jugosllavisë. Janë tepër të njohura disa prej firmave që tashmë kërkohen t’u hiqen deri edhe licencat. Midis tyre edhe “Ringjallja” - firmë e shoqatës ish-të përndjekurve politikë - e cila jo pak herë kish patur konflikte me Policinë Financiare, pikërisht për karburantet. Pas saj vijnë me radhë firmat “Vjerdha”, “Adelba”, “M.R.J.”, “Grizhaj”, “Eri”, “Bledi”, “Sedan”, “Jaku”, “Preka”, “Luma”, “Blash”, “Gramshi”, “Hëllua”, “Koleci”, “Ringjallja 2”, “Algjek”, “Kelmendi”, “Alb Popaj Petrol” dhe “Vëllezërit Koka”. Sipas gjykatësve të Kasacionit, për t’u shqyrtuar kjo kërkesë duhen patur edhe materialet respektive të secilës firmë, ku të argumentohen të gjitha ato veprime që tashmë kanë shtyrë Policinë Financiare të propozojë masat ekstreme. (e.l)

Emrat e shqiptarëve në Muzeun Holokaustit

Historia TIRANË - Shqiptarët i janë gjendur pranë në një nga momentet më të vështira të historisë së tyre të gjatë dhe tani një akt simbolik do të shërbejë si shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë. Nga Muzeu më madh i Tel Avivit - njohësisht edhe qendra më e madhe e studimeve mbi Holokaustin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore - janë dërguar kohët e fundit në Nacional Holocaust Museum në Washington, ndërtesës gjigande përkujtuimore të herënuar vitin e kaluar, emrat e tridhjetë shqiptarëve, të cilët kanë mbrojtur jetën e qindra hebrejve në ndjekje të të cilëve ishte vënë makina gjakatare naziste. Është hapi i dytë zyra që Izraeli kryen në këtë kohë, duke kujtuar të disa familjeve shqiptare me njërin prej udhëtarëve të tij më të lartë. E gjithë kjo e që ka emrash e listash, përshëndetje e letrash mallëngjyese ndoshta do të ishte një gjë krejt e zakonshme, sikur sot të mos përjetonim një periudhë të ringjalljes së urrejtjes së hershme mes popujve e racave. Ndokush madje tenton të minimizojë lartësinë e atyre viteve. Kampet e shfarosjes dhe dhomat me gaz? “Vetëm një shpikje e aleatëve për të ulur famën Reichut”. Ky refren po dëgjohet përherë e më shpesh në Europë. Jo shumë kohë më parë, diktatorët e janë dëgjuar edhe në një auditor të rinisë shqiptare, kur gjakrat shpërthen në një film mbi Holokaustin e Gjermanisë... rinj shqiptarë, kur gjatësia shfaqjes së një filmi mbi historinë e Gjermanisë, është shfaqur papritur portreti i njohur i Hitlerit. Për të frenuar këtë valë të ringjalljes së nazizmit, për të përkujtuar miliona viktimave pa faj, por edhe për të ushqyer ndjenjën e simpatisë e ndihmës mes popujve, kjo do të jetë qëllimi i një ceremonie që do të zhvillohet këto ditë në Poloni - sot në arekë do të niset për atë edhe Presidenti Berisha - pikërisht në Majdanek. Plot 50 vjet më parë ferri që mbante këtë emër u çlirua nga aleatët. (fa.bax.)

Berat, skandali tekstileve

DJE NË SHQIPËRI Kombinati i Tekstileve në Berat në vorbullën e një skandali financiar. Shërbimi Kontrollit të Shtetit ka zbuluar se në këtë institucion ka pasur 138 milionë lekë humbje, për shkak të veprimeve të parregullta në aktivitetin e tij. Masat e para, janë marrë ndaj drejtorit të kombinatit, ish-kryetarit, ish-kryetarit së degës së financës të cilët janë kaluar për ndjekje penale. Kish vjedhur: 3 vjet burg Është dhënë dënimi për heqjen e 3 vjetëve për Shaban Veizin, nga Saranda. I akuzuar për vjedhje të pasurisë private, trupi gjykues ka provuar se akuza kundër tij është e drejtë dhe si pasojë, Veizi ka marrë dënimin me heqje lirie. Kukës: vidhet Këshilli i Rrethit Nuk i ka shpëtuar syrit të keqbërësve edhe godina e Këshillit të Rrethit të Kukësit. Këtë radhë ata kanë depërtuar brenda kësaj ndërtese - konsiderohet si objekt i rëndësisë së veçantë - dhe kanë vjedhur klubin e saj. Personat e këtij veprimi akoma nuk janë identifikuar nga policia.

Nis procesi ndaj Likës

Dëshmitë favor të akuzës TIRANE-Duket se ka filluar në disfavor të të akuzuarve skandali e parregullsive ndaj ish-deputetit Arben Lika dhe tre personave të tjerë, që të gjithë të akuzuar për kontrabandë cigaresh. Dëshmitarët e parë të këtij procesi njerëz që kanë patur kontakte direkte të gjitha procedurat e ndjekura në doganën e Kakavijës ku ka kaluar maunia e cigareve - kanë treguar se Federata e Rinisë Shqiptare, të cilën e kryesonte Lika, nuk ka patur dijeni për mbërritjen e ndihmave humanitare në favor të saj. Deponimet e 8 dëshmitarëve të djehshëm kanë nxjerrë në pah si prokurori i çështjes ka lexuar aktakuzën. Një dokument prej tetë faqesh që përmbledh gjithë historinë e sjelljes në Shqipëri - në formën e ndihmave humanitare - të 6330 kollive me cigare “ARDA”. Historinë që në tetor të vitit të kaluar i ka vënë përballë ish-deputetit Lika e 6 personave të tjerë, tre prej të cilëve janë larguar dhe ende nuk janë gjendur. Lika në proces (foto H. Pustina)

“Paratë o fëmijën”!: kërcënuesi në gjyq

Prokurori kërkon një vit burg Fenomen i ri kundër tregtarëve TIRANË - “Ose paratë, ose njëri prej fëmijëve”. ...

“Paratë e fëmijën”: kërkënuesi në gjyq

Prokurori kërkon një vit burg TIRANE- “Ose paratë, ose njërin prej fëmijëve”. Është ndoshta e para herë që një kërkënim i tillë - ndaj prindërve të rinj shqiptarë - përfundojnë në sallën e gjyqit. Ndërsa protagonisti i saj në qeli e burgut. Ka qenë procesi ndaj 18-vjeçarit, Elton Sadiku - zhvilluar dje në Gjykatën e Tiranës - ai që bëri të njohur historinë e pazakontë, që sidogoftë i përket një fenomeni tashmë të mbërritur edhe në Shqipëri. Dhe sot i akuzuari Sadiku pret vetëm dënimin e gjykatës, sepse dje prokurori Hamzai kërkoi - përmes pretencës - shpalljen fajtor të tij për “shtrëngim për përfitim pasuror” si dhe dënimin me një vit burg. Sikurse u pohua edhe në proces, muajt që shkuara i riu Sadiku kish dërguar letrën në adresë të Kujtim Fetjan - pronar i një dyqani në kryeqytet - i cili kërkohej nëse nuk linkte rreth 200 dollarë në letrën e pallatit, do t’i mbërrente një prej dy fëmijëve të tij të vegjël. Gjithashtu - pas kësaj shumë - pronari i dyqanit duhej të paguante edhe një shumë tjetër, të barabartë me 15 mijë dollarë. Një histori që - pas denoncimit - kishte mbetur pikërisht në taracë, aty ku i riu Sadiku kish shkuar për të marrë paratë. Ato që sot mund ta dënojnë…

Vejusha gjykatësve: “Meritoj faljen”

TIRANE - Vejusha Hoxha shpreson ende te gjykatësit shqiptarë. Dhe u nis atyre një letër - rrëfimi dhe faqe - të shkruar me dorën nga avokati i saj i vjetër, Bashkim, por dikur nga një nga qelitë e Institutit të Riedukimit të Dënimeve. E kapur 325 i Gjyqit, Tirana, Hoxha “parapërfiton, ose pakëson ndryshimin e cilësisë ligjore të veprës penale”, asaj që në tre procese radhazi është shpallur fajtore e dënuar me 11 vjet burg. “Unë e para kërkesë për motivi ligjshmërisë nga u gjykova, të funksionuar e lartë në ne [pjesë e paqartë], të dënuar nga gjykata shqiptare”, pohon ajo. “Gazetën Shqiptare” në Kasandër, aty ku u shfaqen gjyqtarët e fundit me mbërthyer letra e gjyqesh Hoxha. Sipas funksionarëve të Seksionit të Lu-së, zyrtari në këtë gjykatë “nuk i ankesa”, “nuk i ankesa”, “nuk i ankesa”... [tekst pjesërisht i palexueshëm] Nexhmije Hoxha në qeli Pse gjithë këto kanë kaluar përmes një gjykate - mundësia për të pranuar një vendim të formës së prerë është shumë e vogël. “Megjithatë”, thotë Nexhmije Hoxha, “do të detyrohej edhe një herë gjykata të kthehej. Nëse gjykata dënon, ndërkohë që kërkesa duhet të kalojë për tjetër nëpërmjet Prokurorisë së Përgjithshme, e cila shqyrton të gjithë çështjen penale”. “Jam e pafuqishme”, shprehet vejushja Hoxha, “ndoshta duke u besuar se të këtër gjykatë dëshiron ta besojë. Dhe do të vijë dita të besohet”. Dhe dëshiroj ecejne avokati dhjetëra… (Ed. La.)

Atentat: bombë ndaj një të riu

ELBASAN - Ka qenë fare pranë pragut të shtëpisë kur është hedhur përsipër nga një shpërthim i fortë. - Ka qenë fare pranë pragut të shtëpisë kur është hedhur përsipër nga një shpërthim i fortë. Më pas disa të shtënat armësh… Ka ndodhur të dielën, në orët e para të pasdites, 21-vjeçari G. Dorizëza është shëmbur përtokë nga shpërthimi i një bombe të lëshuar drejt tij. Më pas është plagosur rëndë dhe plumba pistoletë. Tani ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e spitalit të Elbasanit, por është gjykata si është rrëzikut. Sipas mjekëve shpëtoi i t’u ka qenë një mrekulli e fatit. Të riu bomba i ka dëmtuar shumë organet brendshme. Hetimet kanë nisur menjëherë dhe dhe pas pak kohe policia ka bërë të ditur: “Autorët e atentatit janë identifikuar dhe për ta është shpallur kërkimi, bëhet fjalë për një grup të rinjsh nga qarkulluar kundër A. Dorizëzës”. Megjithatë, besohet se nuk është bërë një kontradiktë mas peninjve të rinj, të shtuar shumë kohët e fundit. (me.k.)

Greva e “Filanto”: punëtorët në Qeveri

Djenë ministri TIRANE- Çështja e grevës së punëtorëve të Filantos ka mbërritur tashmë dhe në instancat e larta qeveritare. Dje pasdites është kryer një takim mes përfaqësuesve të sindikatës së punonjësve të kësaj fabrike - shoqëruar dhe nga Valer Xheka - dhe ministrave: atij të Industrisë e Tregtisë, ministrit të Punës dhe Emigracionit, zëvendëskryeministrit Dyjder Vrioni dhe ministrit të Drejtësisë. Përfundimet e këtij takimi - paradite në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë kanë qenë dhe përfaqësuesit tanë të “Filanto” - nuk dihen ende, pasi ajo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Shkaku i protestës së gjatë të punëtorëve - greva ka 6 muaj që vazhdon - është moszbatimi i një aktmarrëveshjeje të nënshkruar mes tyre dhe përfaqësuesve italianë. “Sipas saj - tregon për Gazetën Shqiptare Fuat Karameta, kryetari sindikatës - aktorëshin e rreth punës dhe pagat. Përqenga 6 muajori i dyte i vitit të kaluar aktmarrëveshjen kështërë respektuar pasi italianët kanë thënë se ndërmarrja është në krizë”. Tashmë janë mbi 1 mijë punëtorë që prej muajsh nuk punojnë e që kërkojnë të dinë gjendjen e vërtetë financiare të fabrikës: “Që prej 1993, bilanci i ndërmarrjes sonë nuk është i hapur e nuk është bërë ditur asnjëherë”.

Komisariati në gjyq nga ish-punonjësit

Korçë, protestë e 50 policëve KORÇË - Komisariati i Korçës në gjyq nga ish-punonjësit e vet. Janë 50 policë të liruar që tani ankohen se nuk po trajtohen me pagesë sipas një vendimi të Qeverisë “Për trajtimin e ushtrisë në Reformë”. Në seancën e parë të zhvilluar të hënën, përfaqësuesit e Komisariatit është mbrojtur duke thënë se ekziston një urdhër i ministrit të Rendit që i përjashton ata nga ky përfitim e duke thënë se tej se policët ishin shkurtuar e jo liruar nga reforma. Justifikimi i përfaqësuesit të Komisariatit nuk është pranuar nga ish-policët duke këmbëngulur se atyre u ishte komunikuar largimi për shkak të Reformës dhe se të tillë një urdhër i ministrit nuk mund të zëvendësojë atë që Qeverisë. Sidogoftë ata duhet të presin seancën tjetër që do zhvillohet në fillim të shkurtit. EL.Ko.

Horoskopi: Sot parashikimi UJORIT për ’95

Faqja speciale Horoskopi: Sot parashikimi UJORIT për '95 TIRANE - Edhe një ditë tjetër me parashikimet për 1995 të përpunuara nga magjistarët e yjeve. Sot është radha e Ujorit, shenja e parafundit e horoskopit, të cilit i është dedikuar një faqe gazete. Në mes, në fund, është radha e Peshqve.