26/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 janar 1995

Dokumenti rrëfimit të Arsidi[t?]

Ja gjithçka që negociatori francez u ka treguar gjykatësve Dokumenti rrëfimit të Arsidit “Ajo që ndodhi me 1,6 milion dollarët...” “Për herë të parë në Shqipëri kam ardhur rreth 20 vjet më parë. Edhe ish - Presidenti Alia më ka ftuar të vij në këtë vend.” “E gjithë ajo që unë bëra, kam fituar vetëm 6.400 dollarë. Paratë e tjera janë kthyer sërish në Shqipëri” EDMOND LAÇI TIRANE - Dëshmitari i kërkuar vjen në Shqipëri. Edhe pse tashmë - pas ndërprerjes së procesit që ka marrë emrin e tij - ai nuk mund të dëshmojë dot publikisht. Quhet Nicola Arsidi, njeriu që - para gjykatësve francezë që e akuzojnë atë për “mashtrim” - ka kërkuar të mbrohet. Madje duke akuzuar ashpër të tjerët, me anë të dëshmive të tij, që sidoqoftë nuk janë të panjohura edhe për gjykatësit apo avokatët shqiptarë të kësaj çështjeje. Por megjithatë zëri i Arsidit s’ish dëgjuar asnjëherë në Shqipëri. As historitë e tij në këtë vend - thënë në vetën e parë - por edhe me njerëzit që e bashkuan atë me misterin e 1,6 milionë dollarëve që ende i mungojnë Shqipërisë. Arsidi tregon histori, që - sipas tij - duhen besuar. Edhe pse në rastet e akuzave më të rënda - kur thotë se i ka dorëzuar Hotit 1,3 milion dollarë - pranon se përveç bashkëpunëtorit të tij, nuk ka asnjë dëshmitar apo dokument për ta vërtetuar. Dëshmitari tashmë - kur kemi dëgjuar se si janë mbrojtur pjesë të akuzuarit shqiptarë nga akuzat e Arsidit - sot “dëgjojmë” si ka akuzuar ai. SHKRIMI NË FAQEN 3

Rinisnin hetimet? Të pandehurit s’kërkojnë apel

Pas vendimit të Gjykatës TIRANE - I pranueshëm Vendimi i Gjykatës së Tiranës - për ndërprerjen e procesit Arsidi - edhe nga vetë të akuzuarit. Sikurse pohojnë avokatët, askush nga të pandehurit nuk do të ndërmarrë nisjen e një ankimi në Gjykatën e Apelit. Duke mbyllur kështu njërin nga të dy shtigjet, nga ku do të vendosë nëse kjo çështje, do të rishikohet nga gjykatësit e Apelit, të cilët ndoshta mund të riep[in?] një tjetër zhvillim asaj. Dhe tashmë kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga afati ankimit, ka mbetur vetëm iniciativa e organit të Prokurorisë, ajo që mund ta dërgojë këtë çështje para gjykatësve. Protesta e Prokurorisë - sikurse edhe ankesa e të pandehurve - detyrimisht do ta dërgonte çështjen Arsidi në një tjetër proces, madje shumë të shpejtë. Sidoqoftë duhet pritur edhe disa ditë për të konfirmuar përfundimisht nëse çështja Arsidi do të rikthehet edhe një herë për hetime, duke shënuar kështu një rast të rrallë në drejtësinë shqiptare. Nëse do të mungojë edhe protesta e organit të Prokurorisë, atëherë çështja detyrimisht mbetet në këtë organ, i cili - edhe sipas detyrave që kishin lënë Gjykata asaj - duhet të zgjerojë rrethin e personave të implikuar në skandalin e madh financiar. Megjithatë aktualisht çështja ka mbetur nëse do të shkojë apo jo Vendimi për ndërprerjen e procesit, në Apel. Kur kjo datë do të kalojë, rinis një tjetër histori.

INTERVISTA

Flet Emin Mysliu: Dikush s’do të vërtetën Flet Emin Mysliu: Dikush s’do të vërtetën FATOS BAXHAKU në faqen 3

Brozi: “Unë kam besim se deputetët do më mbrojnë”

Tani i takon Parlamentit Grupi i PD: “Të vendosë Drejtësia” Çështja do të kalojë në rend të ditës pas kthimit të Arbnorit nga Rusia TIRANE - “Unë kam besim se deputetët do votojnë të vërtetën”. Menjëherë pas vendimit të paramb[?]shëm të grupit Parlamentar të PD - në mbledhjen me m[?] të pjesë dhe Presidenti - për heqjen e imunitetit të kryetarit të Kasacionit dhe shqyrtimin e çështjes së tij nga Drejtësia, Zef Brozi flet për Gazetën Shqiptare përserit shpresë. Dhe besimi i tij i vetëm tani ka mbetur Parlamenti cili do të duhet të vendosë përfundimisht për të: “Unë jam i bindur se deputetët do të mbajnë po atë qëndrim dinjitoz që mbajtën edhe në fillim ndaj meje më 29 dhjetor”. Lajmin për vendimin e grupit parlamentar, Brozi e ka marrë vesh vetëm dy paradite dhe duket se ai nuk e ka habitur: “Jo të gjithë deputetët dhe Partia Demokratike është kundër meje - është shprehur Brozi për Gazetën Shqiptare - kundër është vetëm ajo pjesë e ciles nuk i pëlqen që unë nuk pranoj të bëj politikën e kuriz të Drejtësisë”. Ndërkohë, po dje, Brozi ka realizuar një seri takimesh me deputetë. Ndërsa rreth orës 13.30 në zyrën e tij ka qenë dhe Ali Spahia, biseda me të cilin duket se nuk ka sjellë asgjë më tepër se ajo që është bërë në mbledhjen e grupit të PD. Por përtej shpresës Kryetari i Kasacionit nuk heziton të akuzojë e të rikujtojë se dhe praktikën edhe kur në mbledhjen e paramb[?]shëm me bëjnë pjesë në atë lojë që po organizohet kundër tij që prej disa kohësh. “Mendoj se Berisha ka shkelur pozitën e vet kushtetuese të komunikimit me Parlamentin - thotë Brozi - ai s’mund të shkojë e të kryesojë grupin parlamentar. Prandaj bëj thirrje të rishikojë vërtetë tija të herëpashershme me mendime të paracaktuara në grupin e PD”. Dhe akuza e Brozit vazhdon më tej: “Dua të denoncoj mënyrën e fshehtë dhe përpjekjet për të mos më dhënë rast që të flas para grupit të PD dhe vetë Parlamentit”. Madje sipas Kryetarit të Kasacionit, këto përpjekje të fshehta po shtrihen dhe në vetë gjykatë ku “po manipulojnë gjyqtarë që të shkruajnë kundër meje”, përfundon Brozi. Vendimi i grupit Parlamentar të PD ka ardhur pas një mbledhje të gjatë të zhvilluar par[?]mbremë. “Ne kemi vënë në nje parregullsi formale në veprimet e Brozit - ka komentuar për Gazetën Shqiptare Tritan Shehu - dhe për këtë vendosëm që gjëçka të verifikohet nga organet përkatëse”. Megjithatë fjala e fundit nuk është thënë ende. Sipas procedurës përkatëse Parlamentit të vendosë apo jo heqjen e imunitetit për Kryetarin e Kasacionit. Por tashmë për të vendosur përfundimisht për këtë çështje, deputetët duhet të presin kthimin nga Rusia të Kryetarit të Kuvendit Pjetër Arbnori: nën-kryetari Malaj nuk ka pranuar ta fusë në rendin e ditës këtë çështje pa ardhjen e tij.

Semaforët shkaktojnë skandal

ELBASAN - Dritat e semaforëve të qytetit i kanë hapur rrugën edhe një skandali në Këshillin e Rrethit të Elbasanit. - Dritat e semaforëve të qytetit i kanë hapur rrugën edhe një skandali në Këshillin e Rrethit të Elbasanit. Janë inspektorët e Kontrollit të Shtetit që pasi kanë konstatuar parregullsi në realizimin e investimit të vendosjes së 13 semaforëve, kanë kërkuar shkarkimin nga detyra të dy anëtarëve të Këshillit të Rrethit. Sipas tyre, tenderi është pranuar vetëm një ofertë - ajo nga firma “Andrei SRL” - gjë që ka çuar në blerjen e semaforëve me çmime shumë të larta. Përveç kësaj, Kontrolli i Shtetit pretendon se për montimin e semaforëve, është prishur linja e furnizimit me avull nga Kombinati Metalurgjik që ka kushtuar 80 mijë dollarë. Në krahasim, janë anëtarët të këshillit që kundërshtojnë akuzat dhe përgjigjen procedurave të tenderit. Dhedudet se çështja e semaforëve do përfundojë në prokurori. Me.Kl.

Tjetër akord me NATO-n

Nënshkruhet në Bruksel TIRANË - Një hap tjetër i Shqipërisë drejt lidhjeve më të ngushta me NATO-n. Dje është firmosur në Bruksel një marrëveshje reciproke për bashkëpunimin ushtarak dhe politik në kuadrin e marrëveshjes së përgjithshme partneritet për paqe. Integrimi në strukturat politike dhe ushtarake të NATO-s - është shprehur Zëvendësministri i Jashtëm shqiptar Arjan Starova - është një prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë. Sa më e pranishme të jetë NATO në Ballkan, aq më i sigurt do të jetë ky rajon. Ndërkaq për nga marrëdhëniet me fqinjët, Serbisë dhe Malit të Zi (në veri), Maqedonisë (në lindje) dhe Greqisë (në jug), Shqipëria është përjashtuar nga komandanti Forcave të Aleancës Atlantike në Europë, gjeneralit John Joulwan si “një pozicion strategjik kyç për NATO-n”. Lidhur me problemet akoma të pazgjidhura ndërmjet Tiranës dhe Beogradit për shkak të popullsisë shqiptare në Kosovë, Starova tha se “Shqipëria kërkon të qëndrojë jashtë çdo konflikti, por në qoftë se shqiptarët në Kosovë, do të masakrohen dhe dëbohen nga territoret ku ata janë zotër, për grej shikush, nuk mbetet gjë tjetër veçse të reagojmë kombëtare”. Kanë arritur në 24 vendet që kanë hyrë në marrëveshjen partneritet për paqen, 10 prej të cilave kanë firmosur edhe marrëveshje reciproke politiko-ushtarake me NATO-n. (p.re.)

Pensione tavan më të larta

Vendimi qeverisë do të veprojë që prej një janarit Pensionistët: “Të rriten dhjetë herë” Vendimi qeverisë do të veprojë që prej një janarit Pensione tavan më të larta Pensionistët: “Të rriten dhjetë herë” TIRANË - Më shumë para për ata që përfitojnë pensione maksimale. Të hënën e nga vendosur që pensionet më të larta në Shqipëri të arrijnë 4.100 lekën muaj, pa llogaritur kompensimet për efekt të ndryshimeve. Ky vendim hyn në fuqi që prej një janarit të kaluar. Kufiri më i lartë i mëparshëm ishte 3.840 lekë dhe kështu filluar të veprojnë më një tjetër të vitit të kaluar, kur edhe për herë të parë u vendos që pensionet më të vogla në Shqipëri të mos jenë më poshtë se 2.200 lekësh. Kufi i cili do të mbetet përsëri në fuqi dhe që përsërin arin të kënaqë vetë pensionistët. Në një konferencë për shtyp që dha Shoqata e Përgjithshme e Pensionistëve, sekretari i përgjithshëm i saj Petër Shehu, ka kërkuar që të përcaktohet një vetëpension 10 herë më i madh se ai që ata kanë paraqitur paralelizimit të ekonomisë, në mënyrë që të t’i përgjigjen po këtij niveli të rritjes së çmimeve. Në njëkohësisht është kërkuar statusi i pensionistit, farmaci të veçanta për ta, shtëpi pushimi dhe qendra kurative. Në drejtim të shpërndarjes së letrave më vlerë, drejtuesit e kësaj shoqate me 17 mijë anëtarë, kanë kërkuar të jenë më të privilegjuarit pas perekutvare politikë. Gjithashtu egjistojnë paralelet edhe dhe sindikata pensionistësh ajo e Pavarur dhe Konfederata. Aktualisht në Shqipëri ka afro 500 mijë pensionistë, nga të cilët rreth 150 mijë marrin pensione kooperativistësh prej 700 lekësh, duke patur njëkohësisht edhe të drejtën e tokës në pronësi. gje.pi.

NE BREN DËSI

Grabitur në Durrës vajza 17 - vjeçare lirohet në Itali Arrestohen tre fërakë NE FAQEN 2 Dashuria , Puna, Shëndeti dhe gjithçka për PESHQIT Ja ç’thotë horoskopi për 1995 NE FAQEN 5

Goglat ia numrat fitues

TIRANË - Nga lotaria “6 nga 45” e hedhur mbrëmë -sipas inspektorëve në televizion - kanë dalë të fives këta numra: 21, 42, 25, 15, 28, 13. Në dispozicion të fituesve, kësaj radhe është regjistruar shuma e konsiderueshme prej 1.231.308 lekësh.

“Ja përse do hiqet avioni mbi kala”

TIRANË - “Muzeu në Kalanë e Gjirokastrës është një muze për armët e prodhuara në Shqipëri dhe për armët trofe të zëna pushtuesve... megjithëse deri më sot nuk njihet ndonjë betejë ajrore me ushtarakë amerikanë, është krejt e kuptueshme që aeroplani i vendosur nuk është farë e pajtueshme me karakterin e Muzeut të Armëve të Gjirokastrës”, Ministria e Kulturës e shpjegon kështu vendimin e saj të para disa ditëve për të zbritur nga muret e kalasë një skulpturë avionin ushtarak amerikan, të kthyer kohët e fundit - sidomos në Gjirokastër - në një objekt diskutimesh e debatesh shpeshherë të ashpra. Fraza e rreshtuar më sipër janë marrë nga një deklaratë zyrtare e zëdhënësit të përhershëm të Ministrisë. Duke u hedhur hipotezat mbi origjinën e avionit nuk do të jetë objekt i shkrimit të Ministrisë. Në të njëjtën deklaratë theksohet se ajo “nuk merr përsipër t’i japë zgjidhje” diskutimit të hapur prej kohësh mbi këtë pikë. (p.re.)

Edhe burrat të mbrojtur prej grave

Kodi i ri Penal TIRANË - Edhe burrat kanë nevojë të mbrohen nga kërcënimi i grave. Një nen simpatizantuar i Kodit të ri Penal - që vazhdon të diskutohet në Parlament - do të garantojë dhe të drejtën e burrave për divorc. Ka ndodhur pikërisht dje, gjatë seancës parlamentare, kur debati mbi një nen lidhur me prisjen e marrëdhënieve martesore, ka ndërprerë ritmin thuajse monoton të miratimit të neneve paraardhëse. Projektkodi, propozon vetën mbrojtjen e të drejtës së grave për divorc, duke përfshirë akuzat dhe masa ndëshkimi për ata burra apo njerëzit e tyre, që do të tentonin ruajtjen e marrëdhënieve martesore, duke ushtruar presion apo masa shtrëngimi mbi gratë. Sipas specialistëve, këto penalizime nuk ishte e nevojshme të vendoseshin në këtë mënyrë, pasi në praktikë - po sipas tyre - nuk janë shfaqur nga ato të tilla tendenca. Por ky argument duket nuk mjaftoi për të bindur deputetët. Dhe ishte deputeti Halit Shamata që kërkoi parashikimin në nenin e Kodit Penal, e të njëjtave masa ndëshkuese edhe për ata që do të tentonin ruajtjen e marrëdhënieve martesore. “Ekizojnë mjaft raste - thotë ai - kur mbi burrat janë ushtruar presione ekstreme për të mos realizuar divorcin.” Ka qenë ky argumenti i dytë që a triumfuar mbi të parin. Me tota unanime, Parlamenti ka vendosur modifikimin nenit në fjalë në përputhje me ndryshimet e propozuara. Kështu edhe burrat, do të kenë mbrojtjen e ligjit për realizimin e ndarjes së tyre në rast se marrëdhëniet martesore u bëhen të papërballueshme. Natyrisht, në raste të tilla nuk është kajë kohore përfshin divorcin. An.Ste.

DJE NË SHQIPËRI

Kukës: banorët pushtojnë apartamentet Janë rreth 30 apartamente të sapondërtuara në Kukës që familjet i kanë zënë pa leje dhe pa asnjë dokument. Këto apartamente bashkë me 60 të tjera janë nën firmat private të ndërtimit, të cilat të plotësuar kërkesat për strehim të kuksianëve. Por të zotërit e banesave të pushtuara me forcë nuk pranojnë të bëjnë as kontratë për blerjen dhembajtjen e tyre. Bllokimi i familjarëve i ka shqetësuar përgjegjësit e Entit të Banesave të Kukësit, e tyre. Bllokimi i familjarëve e ka shqetësuar Enti Kombëtar të mos japë fondë për ndërtimin të tjera. Sepse kështu mund të bëhet shkak që Enti Kombëtar të mos japë fondë për ndërtime të tjera. Berisha niset në Poloni Është nisur për në Poloni presidenti i Republikës, Sali Berisha. I ftuar nga presidenti i Republikës Aleksander Kwasniewski, Berisha do të marrë pjesë në përvjetorin e 50-të të çlirimit të Polakë, Lech Walesa, çlirimit të Polonisë. Lech Walesa, Berisha do të përgëzojë në Auschwitz - Birkenau, së bashku me kryetar shtetesh dhe nobelistë të paqes.

Policia ka mbyllur Radio Vlorën: “Bënte aktivitet të paligjshëm”

Pronari: “Desha vetëm të kënaq dëgjuesit e mi” VLORE - Që dje nuk është dëgjuar më në Vlorë zëri i njohur “Ju flet Radio Vlora”. Një grup policësh ka shoqëruar për në Komisariatin e Vlorës pronarin e radio stacionit, Ferdinand Llamba. Gjithashtu është konfiskuar krejt pajisja dhe pas një incidenti Llamba është prangosur nga vetë shefi i Komisariatit i cili komunikua zyrtarisht vendimin e tij: “Radio duhet të ndërprerë transmetimet”. Veprimtaria e paligjshme e Llambros është cilësuar si “propagandë audiovizuale e paligjshme”. Ka qenë vetë Llambro që, i trishtuar, ka treguar Gazetës Shqiptare historinë e minutave të fundit të stacionit të tij. “Një grup policësh më shoqëroi në pas nga Komisariati për në shtëpinë dhe në prezencë të tyre e mbylli stacionin”, tregon ai. Valët e Radio Vlorës ishin bërë nga të dëgjuarat në Vlorë rreth e rrotull. “U përpoqa që të krijoj një emision sa më të këndshëm për dëgjuesit e mi”, thotë Llambro - doja të komunikonim me sa më shumë njerëz dhe në funksion të kësaj vara edhe një numër telefoni. 23723 ishte kthyer në një kanal komunikimi edhe për familjarët e refugjatëve, të lehtë për të komunikuar dhe për të mësuar mbi sportin e kulturën kjo ka qenë fusha e aktivitetit tim në radio”. Sta.Ma.

“Ju flet Patosi” dëgjohet në Fier

FIER - Mëmetfaket se koleguli Vlorës, në një nga Patosi. Ndërsa Radio Vlora është dytreprase transmetuar transmetimin e saj. Xhemil Behari 27-vjeçar nga Patosi sa vjen dhe e shton popullaritetin e radios së tij edhe kjo sigurisht private. Valët e këtij stacioni dëgjohen shumë më tepër 30 kilometra me larg, në qytetin e Fierit. (e.m.)

SHKRIMI NË FAQEN 3

akuzuar al[?] SHKRIMI NË FAQEN 3 FATOS BAXHAKU në faqen 3

Dikush s’do të vërtetën

FATOS BAXHAKU në faqen 3 procesit, në Apel. Kur kjo datë do skadojë, nisin një tjetër histori. ... të Majës sipas kryetarit të Kastriotit, veç të përpjetejë të fshehta po shtrihen dhe në vetë republikë ku “po manipulohet qytetari Parlamentar të PD ka ar... Kryetari të Kuvendit Pjetër Arbnori nënshkryetari Malashi çështje pa ardhjen e tij. Armand Mero

Kursi ditor i këmbimit të valutave 25.1.1995

Valuta Banka Tregtare Blere Shitje Albakrediti shpk Blere Shitje Tregu i lirë Blere Shitje Dollari 93,40 95,00 94,00 94,80 94,40 94,70 Marka 60,70 61,70 61,20 61,60 61,30 61,45 Lira 58,00 59,50 57,80 58,40 58,00 58,20 Drahmi 38,00 38,25 39,20 39,40 39,25 39,35