23/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 shkurt 1995

Vota sekrete shpëton Brozin

Mbremë në 23.21 Parlamenti s’lejoi heqjen e imunitetit për Kryetarin e Kasacionit Vota sekrete shpëton Brozin Komenti parë pas fitores: “Poshtë intrigat” TIRANE - Brozi bindi Parlamentin dhe fitoi. Votimi i fshehtë i deputetëve që ka zgjatur vetëm katër minuta, ka shpëtuar përfundimisht kryetarin e Kasacionit, i cili mezi priste të rrëzohej nga imunitetin e tij vetëm me katër vota në favor. Në tabelën elektronike, me orën 23.21 minuta të natës së djeshme, janë shënuar 53 vota kundër heqjes së imunitetit dhe 49 vota pro. Brozi vetë, që po priste rezultatin gjysmë i ngritur nga karrigia ku ishte ulur, ka lëshuar një psherëtimë çlirimi. Ndërsa në plate, e fejuara e tij është hedhur përpjetë duke përplasur duart. Dhe me të bashkë janë të gjithë madje dhe deputetë: duartroksan triumfin e Kryetarit të Kasacionit dhe janë të bindur në Drejtësinë. “Me votën e lirë Brozi ka fituar e do të fitojë gjithmonë. Poshtë diktatura dhe intrigat”, kanë qenë fjalët e pakta me të cilat Brozi ka komentuar pozicionin e Parlamentit, vetëm pak minuta pas vendimit. Për sot paradite ai ka caktuar një konferencë shtypi. Vendimi i mbrëmshëm ka rrëzuar qëndrimin e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike - ajo që kishte premtuar në 1992, Brozin në postin e numërit 1 të Drejtësisë shqiptare dhe që e ishte shfaqur haptazi në favor të kërkesës të Prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj Kryetarit të Kasacionit. “Asnjë imunitet nuk ballafaqohet dot me ligjin”, ka qenë mendimi i prerë i përfaqësuesit të PD pak para se të fillonin votimet, ndonëse disa deputetë brenda këtij grupi edhe kanë kundërshtuar. Propozimi i PD ka qenë në kontrast të plotë me ato të gjithë grupeve të tjera parlamentare, të cilat janë rreshtuar në favor të Kryetarit të Kasacionit. “Një masë e tillë do të thoshte vënien e pushtetit gjyqësor nën kontrollin e plotë të politikës”, ka qenë koment i socialist Fethi Abdiu. Por vetë votat e PS dhe partive të tjera opozitare nuk do të kishin shpëtuar Brozin. Vendimi i Parlamentit është marrë pas një dite të tërë diskutimesh të stërgjatura. Ato kishin nisur që në seancën e paradites, e cila pas debateve dhe këmbënguljes së deputetëve të opozitës kish vendosur të dëgjonte - para se të merrej vendimi përfundimtar - edhe fjalën e vetë Kryetarit të Kasacionit. Para parlamentareve Brozi ka nisur mbrojtjen e tij. Me një ton të qetë e të sigurtë ai ka argumentuar për rreth 30 minuta të gjatë pafajësinë, pa kritikuar dhe akuzuar askënd. Fillimisht ka bërë një autobiografi të punës së tij në postin e numërit 1 të Drejtësisë Shqiptare. Më pas, përreth 20 minuta të tjera, ai ka vazhduar me mbrojtjen juridike ndaj akuzaave që endejrejtur nga Prokuroria në lidhje me lirimin e qytetarit grek Kallafatos. E vetmja pyetje që Brozi ka shtruar para deputetëve ka qenë: “Mirë unë e lirova, po Prokuroria përse e la të ikte?” Armand Mero Edmond Laci

Pjetër Arbnori

Djenë parlament Brozi me deputetin PS Z.eqo (foto:G.Xhengo)

Genc Ruli (foto: H.Pustina)

Sot radha për Rulin e Ukën

TIRANE - Sot i takon Rulit e Ukës të mbrojnë pozicionin e tyre para Komisionit të Mandateve. Dy deputetët e PD, të akuzuar nga Prokuroria për “shpërdorim detyre” në çështjen e rrugës së tyre, do të përgjigjen sot komisionit të drejtuar nga Fehmi Abdiupër çka dini mbi këtë skandal që ka mbushur faqet e para të gazetave në këto kohë të fundit. Ka qenë vetë Abdiu që në emër të komisionit ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit Popullor paraqitjen e vetë Prokurorit të Përgjithshëm Alush Dragoshi për të dhënë shpjegime mbi çështjen. Dragoshi ka folur denjëmbi blerjen e komisionit, mbi përmbajtjen e të cilës nuk ka filtruar asnjë hollësi për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimeve, dosja e së cilës është ende e hapur. Të dy deputetët në akuzë janë deklaruar gjithnjë të pafajshëm, duke thënë se kanë vepruar kërkesës në përputhje me ligjin dhe kompetencat e tyre.

Mbërrin taksa mbi shëndetin

Në 1 mars do nisinin sigurimet Mbërrin taksa mbi shëndetin Do jetë më e lartë për të punësuarit në sektorin privat TIRANE - Edhe mbi shëndetin mbërrin taksa. Duke filluar nga 1 marsi, të gjithë të duhet të paguajnë nga rroga mujore e tyre dhe për sigurimin shëndetësor, i cili aplikohet për herë të parë në Shqipëri. Masa e përgjithshme që do të ndalet do të ndryshojë në varësi të sektorit ku është bërë punësimi. Më të favorizuar do të jenë ata që akoma ndodhen të regjistruar në buxhetin e shtetit: nuk do të harxhojnë më shumë se 1,7 përqind të pagës së tyre mujore. Ndryshe për ata që kanë karrierë në privat. Sigurimi shëndetësor do t’u kushtojë 7 përqind të nivelit minimal mestar - mendohet të jetë 3 mijë lekë - të rrogës që merret në këtë sektor. Aplikimi i këtij lloji sigurimi parashikohet të jetë një revolucion i vërtetë në shëndetësinë shqiptare dhe konsiderohet si një hap i madh për të ardhmen e saj. Nëpërmjet të ardhurave që do të sigurohen do të mbulohen shpenzimet e spitaleve të cilat do të vazhdojnë të kurojnë falas dhe pa asnjë pagesë të gjithë qytetarët. Po kështu, gratis, do të jenë në spitale edhe medikamentet për të cilat të sëmurët do të kenë nevojë. Manaxhimi i fondeve do të kryhet nga sigurimet shëndetësore do të bëhet nga një institucion i posaçëm. Ndërkohë shteti do të vazhdojë të jetë një nga kontribuesit kryesorë të këtij fondi dhe do të mbulojë me subvencionime një pjesë shumë të madhe të shpenzimeve për shëndetësinë.

Bilanci i mashtrimit: 138 milionë lekë gjoba

Mbi 138 milionë e 745 mijë lekë gjoba, sekuestreshkuara me dhe vlerë mallrash të asiguruara. Ja sa u janë kushtuar tregtarëve dhe prodhuesve, shkeljet e ndryshme të ligjshmërisë të verifikuara dhe ndëshkuara nga inspektorët e Policisë Financiare, gjatë vitit ’94. Lista e shkeljeve përfshin nga manipulimi me çmimet, tarifat mosrespektimi i standardeve dhe cilësisë e deri tek tregtimi i ilaçeve të skaduara apo zhvillimi i aktivitetit mjekësor pa leje. ANDREA STEFANI NE FAQEN 3

Në burg hetuesi: mori rryshfete?

Interpol kërkon dëshmitarët ELBASAN - “Kishte marrë rryshfete dhe u hetua dhe në hetim, apo është i pafajshëm”, kjo ka qenë përmbajtja e një procesi gjyqësor që ka përfunduar së martën në Gjykatën e Elbasanit. Gjyqi me gjithë vështirësitë në procedurat e dëshmimit e ka marrë vendimin e tij. Është konsideruar fajtor hetuesi i Komisariatit të Policisë së Elbasanit Ymer Graceni. Procesi kishte filluar që në gusht të vitit të kaluar. Hetimet mbi Graceninin kishin filluar me tetor të ’93 kur dy persona kishin dëshmuar kundër Gracenit për marrje ryshfeti me vlerë 100 mijë lekë për lirimin e një të arrestuari. Hetimet para ishin kryer nga Prokuroria e rrethit. Pas protestës së mbrojtjes së Gracenit për parregullsi hetimesh nga e kësaj prokurorie hetimet kishin rifilluar sërish nga e para për të kërkuar dëshmim nga Prokuroria Përgjithshme. Këtu ka filluar dhe hetuesi i rryshfetit komprometues ndaj hetuesit të policisë. Dëshmitarët, tëpërturnga hetuesia ishin prokurorie, kanë mohuar të vërtetën e dëshmisë së parë të bërë në Hetuesinë e Elbasanit duke e quajtur atë si të marrë me forcë. Pas kësaj ndodhej dëshmitarëve të afërm të personit, dosjen e të cilit hetonte Graceni - nga ana e Prokurorisë së Elbasanit ka filluar çështja penale për dëshmitë e rreme. Gjithashtu edhe pas procesit maratonë mbeti ende i pandrucë faktin se ka marrë apo jo rryshfete hetuesi. Personat që mund të sqaronin ndoshta gjithçka - të akuzuar tashmë - janë larguar nga Shqipëria për menjëherë pas vendimit të Prokurorisë së rrethit për fillimin e çështjes penale ndaj tyre e që tashmë kërkohen edhe nga Interpoli. Megjithatë gjykata e ka shpallur fajtor Graceninin duke e dënuar atë me tre vjet heqje lirie. Mentor Kikia

“Të prishen gjithë ndërtimet abuzive”

Bashkia Berat: “Nuk mundemi” BERAT - Ndërtimet e paligjshme në Berat shpërthyen nga burokracia. Mungesa e një organizmi që të ekzekutojë masat e marra nga Bashkia kanë lënë pezull të gjitha vendimet e saj. Kështu ndonëse është dhënë urdhëri nga Urbanistika dhe këshilli i Rregullimit të Territorit për prishjen e 55 banesave të paligjshme - deri në fund të 1994 në Berat ishin evidëntuar 210 ndërtime abuzive - aktualisht që të gjitha vazhdojnë të qëndrojnë në këmbë si më parë. “Nuk ekziston organizmi i posaçëm që të aplikojë vendimet tona”, ankohen në Bashkinë e qytetit. E njëjta situatë dhe me gjobat nga 69 të tilla asnjëra nuk është vjelur. Amullia në Bashki i ka ardhur përshtat banorëve të qytetit të cilët vazhdojnë të ndërtojnë përsëri pa marrë lejet dhe licencat përkatëse. Vetëm në rajonin numër 1, nga 100 ndërtime të tilla 50 raste janë pezulluar. Endërsa banesat abuzive lozëjnë, radhë e atyre që kërkojnë tropjerë të ngjitur shërbimi. Deri tani janë 180 kërkesa që janë për të ndërkohë që Bashkia është e pafuqishme të zgjedhë: “nuk ka zona të lira”. Ha.Ta.

15 milion ECU rezervave të Bankës

Ndihma nga KE TIRANE - Granti prej 15 milion ECU i akorduar pak kohë më parë nga KE për Shqipërinë, do të përdoret nga Banka e Shqipërisë për rregullimin e bilancit të pagesave e në çantë për rritjen e rezervave. Kjo u bë e ditur pas takimit të Pierre Ewenczyk, shef i misionit të Komisionit Europian - ardhur në Shqipëri për të negociuar kushtet e livrimit të ndihmës - me kryeministrin Meksi. Shuma prej 15 milionë ECU, është granti i parë i ndihmës prej 35 milion ECU të akorduar nga KE Shqipërisë për rregullimin e bilancit të pagesave. Por më tepër se për rëndësinë që ka për financat e dobitura shqiptare, kjo ndihmë u bë e famshme për bllokimin disa muaj të livrimit të saj, nga përfaqësuesit e Greqisë në ECOFIN dhe forumet të tjera të KE.

Nis gjyqetia për kioskat pa leje

TIRANE - Nis “gjyqetia” ndaj kioskave pa leje. Shërbimi i Kontrollit të Shtetit dhe Policia Financiare kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në Bashkinë e Tiranës, për të kryer një operacion të hollësishëm në çdo kioskë. Shkaku i këtij kontrolli masiv, që ka nisur së pari në zyrën e Urbanistikës dhe në Këshillin e Rregullimit të Territorit, është ndërtimi pa leje i mijëra kioska që kanë prishur urbanistikën e kryeqytetit. Operacioni do të vazhdojë rreth 15 ditë dhe të gjithë pronarëve të këtyre ndërtimeve, do t’u kërkohet licensat, kontratat dhe çdo dokument tjetër. Ndërkohë, shifrat flasin që nga rreth 3.000 kioska në kryeqytet, vetëm për 550 prej tyre është dhënë leja nga Bashkia. Ar. Ça.

Dy vrasës përfundojnë në burg

Tiranë TIRANE-Vrasësit përfundojnë në burg. Janë pikërisht ata që kanë kthyer në viktima 23-vjeçarin Valerik Koci[b?]elli, atë mbrëmje të 13 janarit të këtij viti pranë Rrugës së Elbasanit në kryeqytet. Quhen Altin Lame, 18 vjeç e Ermal Sekser, 17 vjeç, ata që tashmë - sipas njoftimeve të Ministrisë së Brendshme - akuzohen si autorë e krimit të rëndë. Po sipas këtij burimi, dy persona të ndaluar u është gjetur edhe një pistoletë “Zastava” pa leje, ndërkohë që plumbat që kishin marrë jetën e të riut Koci[b?]elli kishin dalë nga gryka e një automatik. Sidogjithë hetimet që sapo kanë filluar, jo vetëm ato të kësaj ngjarjeje përfundimisht s’mojothet në kishin shtrirë në këtë ngjarje, por ndoshta do të zbulonin edhe personin tjetër, që mendohet se ka qenë pjesëmarrës në këtë krim. (p.re)

DJE NË SHQIPËRI

Has: Telefon direkt me Tiranën Tashmë edhe banorët e rrethit të Hasit do të kenë mundësi të flasin në telefon në linjë direkte me Tiranën. Në vend të një centrali të përbashkët, do të vihet në funksionim një central telefonik me kanalësh, që do ta eliminojë Kukësin, si ndërmjetës për të folur me kryeqytetin. Loto “6 nga 45”: ja numrat fitues Ka qenë një shumë e konsiderueshme në dispozicion të fituesve, lotarinë “6 nga 45” të hedhur mbrëmë direkt në TV. 1.305.560 lekë. Numrat fitues janë këta: 3, 2, 26, 21, 38, 42 Përmbarëtaret nderojnë Kadarenë Personat fitues shpallen sot. Është festuar 59 vjetori i shkrimtarit Ismail Kadare në mjediset e shkollës së mesme “Sami Frashëri” në Përmet. Një pasdite kushtuar, ku nxënës, krijues, intelektualë kanë përkujtuar çastet më të bukura të veprimtarisë së shkrimtarit të shquar shqiptar, duke recituar veprat e tij.

Një italiane e papunë tenton vrasjen në Tiranë

Shpëtohet nga dy shqiptarë TIRANE - Puna në Shqipëri tashmë një ëndërr edhe për të huajt. Madje aq sa edhe zhgënjimi për ta realizuar atë, të dëshpërojë njerëzve të kohëve. Ka ngjarë Italia-neas italiane Giovanni nga Bari i Italisë, e cila në mëngjes e së martës kishte provuar të hidhej nga kati i tretë i Hotel “Dafji” të kryeqytetit shqiptar. Duke u kishkyshtellë nga ata dhe r[?] saj, duke i premtuar me të dhe punë në një nga restorantet e Tiranës, në fund të muajit janar. Giovanni për realizimin e karrierës, edhe pse në një kërkime e dërrasë tashmë ishte shpëtuar mjaft të hollë. Pikërisht në një çast të gjendje, italiania kish menduar t’i jepte fund jetës, ndersa Hotelit më të famshëm shqiptar - ndërtuar pikërisht në kohën e okupimit italian - historinë më tragjike të tij. Por për fatin e të gjithëve, “në këtë jetuar” vetëm dy tre minuta, kur njerëzit e mneruar nga pamja arritën e mëshirë ngjofuar punonjësit e Hotelit, të cilët me pas shpërthyen derën e banomes ku bënte italiania Giovanna. Njëlyfe falë këtë me jetës, e cila ka qenë e ndërprerë nga fati, e Shqipëta Britke Alban Bergenit - punonjëse të “Dajtit” që kanë “prë” uhur” planine italianes. (e.l)

Pati vjedhur: pesë muaj për 15 vjeçaren

TIRANE-Ka dashur të blejë diçka për të veshur, por duke i vjedhur paratë një tjetri. Gjë që e ka çuar përfundimisht në burg. Ka qenë 15 vjeçarja V.K. nga Tirana, që është dënuar me pesë muaj heqje lirie, e akuzuar për vjedhje të pasurisë së tjetrit. Adoleshentja V.K. pati tentuar t’i vidhej një qytetareje në tregun e Tiranës 1.500 lekë duke i futur dorën në çantë. E kapur në flagrancë nga punonjësit e rendit, është ndaluar dhe dënuar për vjedhje. Gjatë procesit gjyqësor në Gjykatën e Tiranës, e pandehura e ka pranuar fajësinë.

“S’kish kërkuar leje”

Brozi i mbetur jashtë Kuvendit TIRANE - Brozi pas dy vjetër Parla-mentit. Kryetari i Gjykatës së Kasacionit, që priste të merrte pjesë në diskutimin e çështjes së tij, nuk është lejuar të hyjë në sallë në orët e paradites. “Nuk më ka kërkuar leje - ika thënë Arbnori më pas deputetëve - ndërsa sipas rregullores hyrja pa leje të posaçme i lejohet vetëm deputetëve e ministrave”. Të dy krerët e Parlamentit kanë protestuar ndaj lejës jashtë të Brozit. Vetë Arbnori më pas ka lejuar ardhjen e tij.

Titujt e tjerë

Interpol kërkon dëshmitarët Bashkia Beratit: “Nuk mundemi” Ndihma nga KE 15 milion ECU Nis gjyetja për kiosk-at pa leje Tiranë Dy vrasës

Kursi ditor i këmbimit të valutave 1.2.1995

Banka Tregtare Albakred shpk Tregu i lirë Valuta Blerje Shitje Blerje Shitje Blerje Shitje Dollarë 93,00 95,00 94,20 94,80 94,40 94,60 Marka 60,45 61,20 61,00 61,40 61,20 61,40 Lirëta 57,60 58,50 57,00 58,00 57,80 58,00 Drahmi 38,00 39,10 39,10 39,30 39,15 39,25