Zhulali e Teta në luftë akuzash
Demokracia Politika Drejtësia
SKANDALI I ARMËVE/ Edhe Ministri i Mbrojtjes do dërgojë dosje në Prokurori
Zhulali e Teta në luftë akuzash
Të dy për njëri-tjetrin: “Ai punoi për serbët”
Demokracia
Politika
Drejtësia
Zhulali: “Jam gati të përgjigjem para Drejtësisë”. Teta: “Do t’i jap kohë të përgatitet, por për-se paska pritur kaq gjatë”.
CARLO BOLLINO
TIRANE - Salla e Parlamentit, kohë e fundit, ngjan të jetë transformuar në një sallë gjiganteske dhe elegante gjyqi. Prej javësh, politikanët janë impejnuar në diskutime që nuk kanë të bëjnë - ose fare pak - me ideologjinë: në vend të projekteve kanë rrëmbyer kodin penal që për një koincidencë të çuditshme, është rinovuar në të njëjtën sallë këto ditë. Skandalet kanë të gjithë një emër: skandali i drurit, skandali Arsidi, skandali i grekut, skandali i armëve, skandali i kontrabandës. Një rënie e saj zgjat një pak me kuriozitet - pak më shqetësim - radhën e goditjeve, akuza, dosjeve që në një karusel në rrotullim kalojnë nga Prokuroria në Parlament, nga Parlamenti në Prokurori. Ekziston madje një farë nostalgjie për ditët e ngjitura të fushatës elektorale, kur merastin e referendumit të 26 nëntorit - ndonëse të kritikuara nga dikush dhe së tepërmi - ishin kthyer mbi podiume duke folur për njerëzit e politikës. Sot Kushtetuta ngjan një argument i harruar, e megjithatë Këshilli i Europës nuk pret vetëm atë për të vendosur nëse do pranojë Shqipërinë në tavolinën e vendeve me demokraci të zhvilluar.
Por nuk janë skandalet që habisin. Ndërsa në vendet e Lindjes ndodhte shkëputimi i sistemit socialist, në vendet e Perëndimit dhe kapitalizmit i duhej të përballonte një krizë rinovimi dhe të zgjidhte problemin e korrupsionit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Francë, në Gjermani, në Spanjë dhe - me dimensione gjiganteske - në Itali, skandalet kanë përfshirë e dënuar herë zbërthyer politikanët në klasë të tërë politike. Pra, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Europë e pjesën tjetër të Perëndimit në këtë fund Mijëvjeçari fjala skandal ka nisur të bëjë rímë me fjalën politikë.
TIRANE - Zhulali dhe Teta, Ministri dhe Ish-Ministri i Mbrojtjes janë hedhur në ofensivë kundër njëri-tjetrit. Tani të dy akuzojnë reciprokisht tjetrin të ketë qenë në shërbim direkt apo indirekt të Serbisë. Pas publikimit të dokumentave mbi anijen fantazëm Vela Luka dhe ngarkesën e saj të rrezikshme dhe njëherazi po aq të çmuar, është Zhulali që ka konkretizuar dje akuzat ndaj Tetës. Sipas tij, parardhësi Teta “ka patur lidhje me shërbimet sekrete serbe”.
Ministri i Mbrojtjes ka preferuar gazetën e partisë së tij për të dhënë hollësi e akuzës. Në numrin e djeshëm të gazetës RD ai është shprehur fare hapur: “Teta të mos merret me kotësira, por bën mirë të mendojë e të reflektojë për lidhjet e tij të vjetra me shërbimet sekrete serbe, në dëm të vendit të tij, për të cilat do të japë llogari. Se shpejti doja t’jçohet Prokurorisë”. Nuk ka shpëtuar nga “tehu” i akuzave të Ministrit të Mbrojtjes as kolegu i Tetës, Arben Imami. “Kurse zotit Imami - ka vazhduar Zhulali - i them se ai ka qenë në Beograd dhe atje, mund të ketë qatur me miqtë e tij serbë shumë gjëra në dëm të Shqipërisë”. Vetëm një ditë më parë Zhulali kish treguar në Parlament se ai është në dijeni të shumë veprimeve të Tetës në postin e tij si Ministër. “Mund të kisha hedhur në erë krejt shtetin shqiptar”, ka thënë ai para deputetëve, të cilët ishin befasuar nga pesha e rëndë e akuzave të tilla.
Dje në mbrojtje vetë Teta i është përgjigjur Rufuve që vinin nga Ministri i Mbrojtjes. “Unë nuk kam ndërmend të merrem tani me këtë akuza, të cilat sigurisht i konsideroj krejt pa bazë - tha Teta për Gazetën Shqiptare - Zhulali do të më denoncojë në Prokurori? Le të bëjë sa më shpejt, unë do t’i lë kohë, për të formuluar akuzat e mia. Por një gjë nuk mund të rri pa e thënë: Tani kur Zhulali e dinte se unë prej kohësh, na paskam qenë një agjent i vjetër i Serbisë, përse nuk ka vepruar më kohë, por priti pikërisht këto ditë? Përse i paska mbajtur faktet në sirtar”. Teta e Imami ndërkaq, një ditë më parë kishin deklaruar se do t’a dërgonin dokumentacionin që ta dispononin në Prokurori. Më sa duket, shumë shpejt emri i Ministrit aktual të Mbrojtjes do të figurojë në dy dosje të Prokurorisë: si akuzues dhe në të njëjtën kohë si i akuzuar.
Të dy politikanët e konsiderojnë veten krejt të pafajshëm ndaj akuzave që reciprokisht kanë ngritur ndaj njëri-tjetrit dhe njëkohësisht shpjegojnë përsejnë e sulmeve të njëri-tjetrit. Sipas shpjegimeve të Tetës, Zhulali akuzon tani, pikërisht sepse është i zënë ngushtë me Historinë e Sotërisot dhe Vela Lukës. “Qëllimi i tyre ishte të lidhte të tyret të dyshime janë bërë të njohura - kundërpërgjigjet Zhulali në faqet e gazetës së partisë së tij - ata të tronditur nga realizimet e Ministrisë së Mbrojtjes... bëjnë zhurmë që të mund të mohojnë që ka qenë arritur në fushën e mbrojtjes”. Zhulali madje ka shtuar se nuk ka ndërmend të mbrohet pas imunitetit të tij parlamentar. “Jam gati të dëshmoj para drejtësisë, apo kujtdoqoftë për peripetit e mia”, ka thënë ai. Me sa duket historia do të vazhdojë gjatë dhe të dy palët janë të vendosura të mos tërhiqen nga akuzat e ndërsjella. Ndoshta vetëm hetimet e Prokurorisë mbi të dy rastet do të mund të nxjerrin në pah kush është gënjyer realisht në të vërtetën. p. re.
sistemit socialist, në vendet e Perëndimit edhe në Francë, në Gjermani, në Spanjë dhe në dimensione gati gjiganteske - në Itali, skandalet kanë përfshirë ende herë dhe Perëndimit këtë fushë demokracia fjalëskal... [?] ka nisur të bëjë rimë me fjalën politike.
Nuk është kjo që është habit. Të bën të mendosh - përkundrazi - përmasa e veçantë që merr Drejtësia kur hyn në selinë Parlament. Vendimi mbi “çështjen Brozi” për të mos i hequr imunitetin Kryetarit të Kasacionit, është i ngarkuar me kuptime që skandalet e para refleksione. E para: kur kësaj Drejtësie bllokohet nga një vendim politik, kjo të tremb disi. Imunitetet janë një barrierë mes pushtetit Ekzekutiv dhe pushtetit Gjyqësor, por në të njëjtën kohë përbëjnë një moment kyç mes dy pushteteve që përkundrazi duhet të jenë tërësisht të ndarë. Kur bëhet fjalë për faje - edhe vetëm të hipotizuara - politikanët duhet të mënjanohen dhe fjala t’i kalojë gjykatësve. E rëndë do të ishte të pranoje si të rregullt sheqetësimin e shfaqur nga deputeti Gen[?] Ruli i cili i kishte deklaruar përkisht Gazetës Shqiptare - duke folur për kërkesën e hetimeve ndaj tij - se “kishte besim vetëm te Parlamenti pasi Drejtësia nuk shpresonte”. Nëse Drejtësia nuk funksionon ajo duhet korrigjuar dhe jo të harrohet.
E megjithatë, përtej këtij aspekti, në ç’ka ndodhi atë mbrëmje në Parlament ka diçka thellësisht të shëndoshë dhe pozitive. Sepse edhe një herë tjetër - siç ndodhi me rastin e referendumit - sistemi demokratik në Shqipëri ka fituar. Një mazhorancë politike që humb në vota, është shenja më e qartë e një demokracie që edhe mund të funksionojë. Është prova që mbi ndryshimin e partive mund të dalë ndërdërgjegjja individuale, dhe kjo do të thotë liri. Është një rezultat që, ndërsa shëndetësinë e mbrojtjes me një të tërë, tregon në një rresht të mënjanë, sepse nëse ka demokraci është e garantuar dhe drejtësia.
Përplasja e fundit i përket tre ditëve më parë. Edhe në një tjetër në Parlament, është rindëzur debati mbi një trafik të mundshëm të armësh. Edhe një herë tjetër është thirrur për hetime Prokuroria. Ministrat kundër ish-ministrave, shembuj akuza dhe dyshimesh tepër të rënda. Edhe në këtë ka diçka pozitive, pasi Parlamenti është vendi i parë për qeverisjen dhe vërtetës. E vërtetë që duhen provuar - natyrisht - duke qenë se për njërën e politikës është edhe mjeti të gënjejë. Parlamenti është vendi i natyrshëm ku duhet të gjejë hapësirë zgjidhja e problemeve vendimtare. Nëse cilësimi i fajeve të vetme - duhet të manifestohen shenjat e fajit të vërtetë të përkryer, dhe nëse është etike, politikanët duhet të mbajnë përgjegjësinë: populli i vështron dhe është i autorizuar t’i imitojë.
Zhulali dhe Teta, ministri dhe ish - ministri që akuzojnë njëri - tjetrin (foto: H.Pustina)