08/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 shkurt 1995

Në Tiranë me çantën e heroinës

DROGA Dje në mesditë përfunduan në burg katër shtetas turq. Dy profesorë të Kolegjit “Mehmet Akif” në kryeqytet dhe dy të tjerë tregtarë të ardhur në Shqipëri që prej dy vjetësh Në Tiranë me çantën e heroinës Blitz nga policia: sekuestrohen 3 kilogram EDMOND LAÇI TIRANË - Sekuestrohet në kryeqytetin shqiptar sasia më e madhe e drogës zbuluar ndonjëherë në Shqipëri. Që prej pasdites së djeshme, tre kilogram heroinë dhe katër shtetas turq kanë qenë objekt i një operacioni të njëjtë të forcave speciale të Ministrisë së Brendshme dhe Komisariatit të 2-të Policisë së Tiranës. Suksesi - si më lajmëruan - i operacionet antidrogë të autoriteteve shqiptare - është shënuar me ndalimin e shtetasve turq, Mustafa Hatasevee Sinan Çakmak si dhe dy të tjerëve, për të cilët thuhet se janë profesorë në Kolegjin “Mehmet Akif” të kryeqytetit. Ndërsa sasia e drogës pas analizave të para, edhe pse jo shumë e pastër, ka rezultuar heroinë. Një sasi që çmimet e merkatos europiane mund të kushtojë deri në 500 mijë dollarë. Operacioni-blitz kish nisur të hënën pasdite. Atëherë kur ish kryer edhe kontrolli i befasishëm i makinës me të cilën udhëtonte 27-vjeçari Mustafa Hatasevee. Dhe ka qenë pikërisht çanta që ai mbante në dorë, ajo që ka sjellë edhe zbulimin e madh: brenda saj ndodhen plot tre kilogram heroinë. Në momentësh e ndalimi alarmi. Operacioni ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë deri në orët e vona të natës. ...tdhetarët të t’i doshta akuzuar si bashkëpunëtorë në këtë histori. Hatasevee e Çakmak, të ardhur në Shqipëri që para dy vjetësh, njihen si dy tregtarë të thjeshtë, ndërsa për dy shtetasit e tjerë turq, thuhet se janë profesorë në Kolegjin “Mehmet Akif”, që ndodhet shumë pranë zonës së “21 Dhjetorit”, ku banojnë edhe dy “tregtarët”. Pas hetimeve të para dhe analizave nga ekspertët e drogës, ndaj katër shtetasve turq u muarr masa e ndalimit dhe - dje në mesditë - ata u shoqëruan për në Burgun e Tiranës. Edhe pse për këtë çështje hetimet janë tepër të rezervuara dhe ende nuk janë shpallur të gjitha hollësitë, mbetet fakt që operacioni i fundit antidrogë, ka sjellë sekuestrimin më të madh të drogës në territorin shqiptar. Suksesi i parë i autoriteteve shqiptare kundër trafikantëve, siç verifikuar në fillim të 93 kur një qytetar nga Durrësi ish zbuluar në territorin e operacionit italian “Pellicano” me rreth 50 shishe penicilinë të mbushura me kokainë heroinë. Vitin e kaluar - po në Durrës - një tjetër arrestim, këtë herë për një sasi rreth 1 kilogram. Ndërkohë në vitin ’93 një i ri shqiptar që zbriste në Portin e Barit ish ndaluar me 50 gram heroinë të fshehura në trup. Vetëm disa muaj më parë nga bordi një skaf klandestin - nisur nga Shqipëria - ishte hedhur në det nëpako me 500 gram heroinë, të cilën mundi ta sekuestrojë policia italiane. Tashmë mbetet të sqarohet vetëm destinacioni i tre kilogramëve të heroinës, të cilat ... ishin zbuluar njëjetë kilogramë heroinë. Në mohas gram heroinë, të cilën mund ta sekuestrojë policia italiane. Tashmëmbetëtë u sekuestruan të hënën. Hipotezat e para hedhin në dritën për një kalim transit në Shqipëri.

Po, pluhuri i bardhë përdoret në Shqipëri

Kështu funksionon tregu narkotikëve TIRANË - E para që tregoi për ekzistencën e tregut të heroinës në Shqipëri ishte një vajzë 17-vjeçare nga kryeqyteti, e shtruar një vit më parë në Qendrën Kombëtare të Toksikologjisë për overdose. Në rrëfimin e saj për Gazetën Shqiptare vajza e kishte fjalën për gjithë mekanizmin e lëvizjes së drogës. “Edhe heroina ka hyrë tek ne, por janë shumë pak që e përdorin pasi kushton shumë. Më e përhapur është petidina, ajo e vendit dhe jo prodhimi kinez, si dhe morfina... Ata që marrin drogë janë të shumtë dhe të moshave të ndryshme, që nga fëmijë deri njerëz të moshave 40 vjeç”. Rrëfimi i asaj vajze tashmë është pasuar me shumë ngjarje të tjera nga tregu i drogës. Me dhjetëra janë rastet e personave të kapur me hashash të kultivuar në oborre e shtëpitë e tyre. Ndërsa spitalet e farmacitëtojnë gjithnjë në rrezikun e grabitjeve. Sasia e mëdha zhduken për të furnizuar tregun e drogërave. Në shitjen e ampulë petidine - 1 mil-i-tër - është vetëm 5 lekë, ndërsa mes përdoruesve të rregullt çmimi njëjësfishohet duke arritur në 500 lekë e më shumë. Në këtë shifra dhe morfina. Ndërsa për heroinën vlerat janë akoma më të larta. Një siompozium i organizuar për drogën në Shqipëri fliste për afro 7 mijë persona përdorëdinatë. Numër që specialistë të tjerë e kanë rrezuar poshtë duke e kufizuar vetëm në 4 persona që njihen zyrtarisht sipërdores të rregullt të narkotikëve. Megjithatë përtej luftës së shifrave, për një gjë të gjithë bien dakort: droga nuk është vetëm ... mbërritur vetëm në rrugë, por një fenomen i pranishëm në Shqipëri. ar.me

Habi në kolegji: “Nuk dimë”

TIRANË - Asnjë konferencë dhe përgjigje evazive. Drejtuesit e Kolegjit Turk janë gjendur mjaft ngushtë nga hipoteza e ndalimit të dy mësuesve të tij. Impilikimi i dy profesorëve turq të Kolegjit, në kontrabandën e një sasie prej tre kilogramësh drogë, nuk pranohet në zyrën e drejtorit të kolegjit. “E mohoj” - është shprehur ai dhe padasite - të gjithë mësuesit e shkollës kanë qenë në ... një katedrat e tyre dhe asnjëri nuk ka munguar. Unë kam dëgjuar se janë kapur dy të rinj shqiptarë e në fondin e shpjegimeve të tyre është pranuar e pazakontë - në një tjetër kolegj - e punonjësve të policisë. Në fondin e funksionarëve e policisë ishin prindër që kanë sjellë fëmijët e tyre sinxënës të kolegjit. Asnjë version tjetër. Janë rreth 350 shqiptarë që mësojnë në bankat e “Ozel Mehmet Akif” dhe njëri prej tyre në regjim gjyqim maf të rreptë. Kohë pas kohe, në men-satet i kanë bërthudht dhe tregëtarë të ardhur nga Turqia. Ndosh ta përfshira e kolegjit në këtë ngjarje është pasojë e mikpritjes së tij. Ar. Ça. Komisariati 2 në Tiranë Flet drejtori i “Ozel Mehmet Akif” ...shpjegimeve të tyre është prania e pazakontë - në një judes të kolegjit - e punonjësve të policisë. Dhe përgjigj ishte si funksionarët e policisë ishin ...

Ozel MEHMET AKIF KOLEJI

“Omonia”: sot në Kasacion shansi fundit

Në sallë avokatë amerikanë TIRANË - Shansi i fundit për pesë eksponentë të “Omonia”. Kur kanë provuar deniminë në Gjykatën e Tiranës dhe atë të Apelit - por edhe amnistinë e faljen e Presidentit Berisha - tashmë mbetur vetëm Gjykata e Kasacionit për të përcaktuar fatin përfundimtar të tyre. Do të jetë vetë Kryetari i kësaj Gjykate, Zef Brozi, ai që do të kryesojë procesin që do të nisë sot në orën 9.00. Ndërkohë që të pandehurit do ta mësojnë në qelitë e Burgut të Tiranës vendimin e gjykatësve për ta, pasi në Kasacion parashikohet vetëm pararqitja e avokatëve të tyre. Pikerisht sot - për herë të parë në historinë e drejtësisë shqiptare - për herë të parë do të lejohen si asistent mbrojtës të shtetasit shqiptaro-amerikan Bezhan(i), edhe tre avokatë amerikanë. Sot në sallë gjithashtu do të jetë një avokat italian. “Ne do të përpiqemi të bëjmë një gjykim sa më profesional, të standardeve ...” ... edhe me një interesim thuajse të jashtëzakonshëm nga diplomatët e huaj, por sidomos ato grekë. Nga 60 ftesa të ndara deri dje në Gjykatën e Kasacionit - për përfaqësues të vendeve e familjarëve të të pandehurve - afro 20 prej tyre ishin kërkuar nga përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në kryeqytetin shqiptar. Sidoqoftë në këtë procesin e sotëm - të deklaruar publik - nuk do të përdoret si zakonisht salla e katit të parë të Gjykatës, por ajo e katit të tretë, më e madha e godinës së Kasacionit. Edhe pse Irakli Sirmo tashmë gjendet në shtëpi - pas faljes së bërë nga Presidenti Berisha në Krishtlindjet ’94 - ky vendim të Apelit është ankuar deri, sikurse Bezha-ni, Papakristo, Marto e Qirjako, të cilët megjithëse për një nga amnistia e falja, janë të detyruar që ende ... të qëndrojnë edhe disa muaj të tjerë prapa qelive. Atëherë në të toret të vitit të kaluar - Apeli i kish dënuar sëbashku me 31 vjet burg, duke ulur vetëm 4 vjet nga dënimi që kish dhënë më parë Gjykata e Tiranës. Ndërsa sot është shansi i fundit. (Ed.La.)

Besimtarëve mbulesa e shenjtit

FIER-Në vend të eshtrave të Shën Kozmait besimtarët ortodoksë të Fierit kanë marrë tashmë një tjetër kujtim të shenjtit të tyre. Vetëm pak ditë më parë atyre u është dorëzuar nga Muzeu i qytetit mbulesa e cila është vënë mbi arkivolin e Shën Kozmait para se ai të vdiste afro dy shekuj më parë në fshatin Kolkondas, tashmë përmbytur nga ujërat e Semanit. “Në arratisjen tamam ftorë kami frikë se mos na e vjedhin”, janë shprehur besimtarët sapo kanë mësuar në duar mbulesën e shenjtit. Epifani-kështu e quajnë besimtarët përftimin e cilën është mbështjellë arkivoli i shenjtit - përbën në të vërtetë një vepër të rrallë. Ajo është një copë afro 2 metra e gjysmë e gjatë dhe 1 metër e gjysmë e gjerë. A ne saj janë të qëndisura me fije ari të cilat rrethojnë një në sfond me ngjyrë gri dhe të zezë. Në buzët e saj dallohen disa mbishkrime të gërreshtës së vjetër. Epifati paraqet në të vërtetë figurën e Shën Kozmait të gdhendur me krahët e kryqëzuar mbi gjoks. Kisha e epifatit-për besimtarët që këta kishin dëmtuar i shkaktuar - nuk ka mposhtur megjithatë insistimin për eshtrat e tij. Historia e tyre vazhdon të jetë e mbuluar me mjegull. En. My.

Vlora “pushtuar” nga turq e kurdë

Dyndje e aziatikëve për Itali VLORE - Vlora “pushtuar” nga aziatikët. Ditët e fundit në qytet ka patur një dyndje të vetme të turqve, kurdëve apo egjiptianëve në pritje për t’u nisur drejt brigjeve të Pulias. Dhe në mbrëmje, në zonën e Skelës shiheshin tek lëviznin qetësisht grupe të mëdha prej tyre. Sipas të dhënave që të gjithë kanë hyrë në Shqipëri me viza dhe pjesa më e madhe kanë ardhur në Vlorë pasi kanë zbarkuar fillimisht në Tiranë. Ritëm i lartë pune në brigjet. Këto ditë interesiteti i lëvizjes së motoskafëve drejt Italisë ka qenë mjaft i madh. Për shkak të kohës së mirë brenda një dite kanë mundur të nisen deri në 50 skafe. Ndërkohë klandestinë aziatikë - në pritje për të marrë udhën sa më shpejt - kanë gjetur strehë në Pyllin e Sotës, zonë afër Portit të ri për të qenë sa më larg syve të Policisë. Ndërsa për shumë të tjerë kjo nuk përbën ndonjë problem. Ata kanë gjykuar shtrirjen e gjatë dhe në kampin e Pushtimit të Punëtorëve qëndrojnë në regjimin e Konfederatës Sindikaliste. Shtrirja aziatike nuk është kufizuar vetëm në Vlorë. Edhe Dhërmiu është kthyer tashmë në një bazë të sigurtë për të pritur largimin drejt Italisë. Madje ky fenomen ka shqetësuar seriozisht dhe vetë banorët e këtij qyteti. St. Ma.

Shtyhet çështja Ruli e Uka

Druri Arrës Dy deputetët: “Vepruam sipas ligjeve” Shtyhet çështja Ruli e Uka Komisioni kërkon prova të reja TIRANE - Është shtyrë sërish shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj deputetëve të Partisë Demokratike Ruli Uka, që të dy të akuzuar për shpërdorim të detyrës lidhur me eksportimin e një sasie të drurit të arrës. Në mbledhjen e djeshme Komisioni i Mandateve ka kërkuar plotësimin e dosjes së sjellë nga Prokuroria me tre shkresa të tjera: përgjigjen që Kombinati i Drurit në Elbasan i ka dërguar ish-ministrit Hoxha, administrimi i letrës që Hoxha i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe kërkesën e bërë nga Kontrolli i Shtetit për Prokurorinë e përgjithshme të kësaj të fundit për pushimin e çështjes penale. Ndërkohë Ruli e Uka kanë qenë që të pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Mandateve. Ata ishin thirrur me kërkesë të anëtarëve të këtij Komisioni që të jepnin shpjegime rreth heqjes së imunitetit për çështjen e tyre. “Veprimet tona janë kryer të bazuara plotësisht në legjislacionin e asaj periudhe”, ka qenë në sintezë mbrojtja që kanë bërë të dy deputetët, të cilët kanë folur gjatë e jopërgjigjve të shumta të drejtuara nga anëtarët e Komisionit. Kapitulli i “drurit të arrës” për Rulin e Ukën mbetet ende i hapur. Komisioni do të vendosë përfundimisht - të dy deputetët nuk do të merren në pyetje - vetëm pas shqyrtimit dhe provave të reja që janë kërkuar. a.m.

Lidhja e Djathë: nënshkruhet rezoluta përbashkët

Arr of marreveshja TIRANE - Lidhja e Djathë Shqiptare merr formën e saj të plotë. Dy kryetarët e të gjithë forcave politike - Partia Republikane, Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar, Bashkimi Demokratik, shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë dhe ajo e ish-Kulakëve - që janë angazhuar në këtë formacion të ri kanë rënë dakord përfundimisht me të 14 pikat që përmban rezoluta e përbashkët. Vendimi është marrë dje në mesditë dhe vetëm të premten të gjashtë kryetarët e forcave pjesëmarrëse do të dalin publikisht në një konferencë shtypi. Organizimi i ri politik ka ardhur pas një vazhde bisedimesh që zhvillohen prej kohësh. Në themel Lidhja e Djathë ka një program të përcaktuar në 14 pika ku vendin primar e zë çështja e Pronës dhe ajo e një Shqipërie Etnike. Udhëheqja e Lidhjes do të bëhet me rotacion duke filluar sipas renditjes alfabetike. a.m.

Zjarri shkrin legenin: vdes fëmija

Fieri FIER - Tragjedi e një familje fierake. Dy fëmijët e vegjël janë mbuluar nga avujt toksik të një legeni plastik që është djegur nga nxehtësia: djali i vogël 5-vjeçar A. Petani ka vdekur, ndërsa vajza 6 vjeçare I. Petani ka shpëtuar vetëm për pak. Ofertë dyndodheshin vetëm në shtëpi kur kandondhurjanë dhimbshme. Pranë sobës së ndezur ndodhej një legen i mbushur me dru i cili është shkrirë nga nxehtësia. Avujt e lëngshëm dhe thërrmbyllur kanë sulmuar të dy vogëlushtët të cilët kanë kaluar në gjendje të menjëhershme. EM.

Përleshje policash: 1 ndalohet

PEQIN-Ka përfunduar keq një keqkuptim mes policëve në vigjilje të ndeshjes “Shkumbini”-“Tirana”, të shtunën e kaluar. Kanë qenë forcat Rendit të Elbasanit - që kishin ardhur dhe rrinin në të kolegëve të tyre ato që kanë lejuar hyrjen në stadium të oficerit të policisë në Komisariatin e Peqinit, Drini Çeka. Qënia civile e Çekës dhe urdhëri për moslënien e askujt pa autorizim nën drejtuesve të Klubit “Shkumbini”, ka qenë pikënisja e shkëmbimit të replikave, që shumë shpejt ka përfunduar në përleshje mes policëve të rretheve të ndryshme. Në mbledhjen urgjente të Komisarit të Peqinit ka avancuar më tej me ndalimin e oficerit të tjerë. (Me.Ki.)

Prodhime druri në ekspozitë

DJE NË SHQIPËRI Është e para herë që në prefekturën e Gjirokastrës hapet një ekspozitë me prodhime druri nga më të ndryshmet. Firma private “Givil” e Tepelenës është pronarja e këtij aktiviteti që ka zgjuar interesin e njerëzve të shumtë. (Gji.)

Ndërtimet pa leje në Parlament

Ndërtimet e shumta pa leje në rreth të ndryshme të vendit janë depytuar e policisë së ndërtimore, për kufizimin e kësaj dukurie. Ishin objekti i diskutimeve në komisionin e përhershëm parlamentar për industrinë, ndërtimit e postë-telekomunikacionit. DJE NË SHQIPËRI Ishte Dashamir Shehi, zëvendës-kryeministër dhe ministri i Ndërtimeve dhe Turizmit, që duke parashtruar masat e Qeverisë për këtë problem kërkoi dhe mbështetjen e Kuvendit Popullor.

Pseudopesti sulmon shpezët

DJE NË SHQIPËRI Pseudopestoseplaja shpendëve, ka shkaktuar dëme të rënda në komunat e Vrinës, Konispolit, Livadhjasë. Specialistët veterinarë të këshojnë nevojën e vaksinimit të tyre me kumaro. Gjithashtu, janë po ata që pohojnë se mishi i shpezëve është ende i konsumueshëm dhe pa rrezik për shëndetin e njerëzve, përveç rasteve kur shpezët janë shumë të dobëta.

DJE NË SHQIPËRI Ishte Dashamir Shehi, zëvendës-kryeministër dhe ministri i Ndërtimeve dhe Turizmit, që duke parashtruar masat e Qeverisë për këtë problem kërkoi dhe mbështetjen e Kuvendit Popullor.

Çmimet në Shqipëri gjatë janarit rriten 1.8%

NE BRENDESI Çmimet në Shqipëri gjatë janarit rriten 1.8% NE FAQEN 3 Rubrika: oferta për punë dhe për biznes NE FAQEN 3

Kursi ditor i këmbimit të valutave 6.2.1995

Banka Tregtare Albaleasing shpk Tregu i lirë Valuta Blerje Shitje Blerje Shitje Blerje Shitje Blerje Shitje Dollarë 93,40 95,40 94,00 94,60 94,00 94,20 Marka 60,50 61,35 60,80 61,40 61,00 61,10 Lireta 57,40 58,80 57,80 58,20 58,00 58,10 Drahmi 38,05 39,25 39,10 39,30 39,10 39,15