09/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 shkurt 1995

Ora 23.25: lirohen 4 minoritarët

Zef Brozi: "Pas procesit më kanë kërcënuar..." Pas tre orë e gjysëm në sallë gjykatësit i dhanë fund historisë së spiunazhit. Vonohet lirimi i të akuzuarve Ndërkohë Kryetari i Kasacionit denoncon një mister të ri. Një funksionar i lartë i ka telefonuar duke e akuzuar për antishqiptarizëm TIRANE-Kazgjatur vetëm dhjetë muaj aventura e pesë eksponentëve të “Omonia” me drejtësinë shqiptare. Kur kanë dëgjuar 35 vjet burg nga Gjykata e Tiranës, 31 nga Apeli dhe kur i kishin ngelur - pas amnistisë e faljes nga Presidenti Berisha - dhe pothuajse 8 vjet të tjera, një shkresë e Gjykatës së Kasacionit për Burgun e Tiranës urdhëroi lirimin e menjëhershëm të tyre. Dje në orën 14.15 Zef Brozi - në cilësinë e Kryetarit të Tripit Gjykues - ka shpallur edhe një herë fajësinë e pesë minoritarëve, por duke zbatuar dënimet deri në atë masë sa vetëm një krim tjetër më i rëndë do të mund t’i kthente ata sërish prapa hekurave. “E hem haptazi, vendimi është i pabazuar. Ne do të përdorim të gjitha mjetet tona ligjore për të mbrojtur akuzën”, ka qenë reagimi i prokurorit Gani Dizdari menjëherë pas asaj që lexoi Brozi. Sikurse kuptohet nga pohimi i prokurorit të çështjes, shumë shpejt ndaj vendimit të djeshëm të Gjykatës së Kasacionit, mund të protestohet nga Prokuroria e Republikës me anë të një kërkese për mbrojtje ligjshmërie. Për nëse kjo iniciativë ende nuk është konfirmuar përfundimisht, mbetet mister bllokimi i lirimit të Bezha[n?]it, Papakristos, Mantos e Qirjakos. Aq më tepër që Burgu i Tiranës është përballur njëkohësisht me dy urdhëra: njëri nga Gjykata e Kasacionit - që liroi katër minoritarët e mbetur në burg - dhe tjetra nga Prokuroria e Republikës, që e bllokonte atë. Ndryshta këtë herë është përdorur Neni 181 i Kodit të Procedurës Penale, në të cilin shkruhet se “Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të pezullojë ekzekutimin e vendimeve gjyqësore deri në një muaj”. Por paqartësia zgjati deri në 23.25 kur Prokuroria e Republikës, liroi katër minoritarët. (Ed.La.) ARMAND MERO EDMOND LACI TIRANE - E mërkurë në mesditë. Zef Brozi sapo ka dhënë vendimin për përlirimin me kusht të 4 minoritarëve. Nga kati i tretë i sallës ku është zhvilluar procesi ai zbret dhe futet në dhomën e Kasacionit”. Biseda zgjat vetëm pak çaste dhe numri 1 i Drejtësisë shqiptare ul receptorin. “E shikon? Përseri të më kërcënuan shpjegime. Më kërcënuan”. Pikërisht atëherë kur çështja e minoritarëve dukej përfundimisht e zgjidhur shpërthen një mister tjetër. Kryetari i Kasacionit, “Një funksionar tepër i lartë” Dhe çfarë ju tha? “Sapo ju përgjigja në telefon më tha me ironi: I liruat minoritarët? Ju jeni antishqiptar. Jubetëçështje [?] kot gjitha mundi djesa jonë.” Po pastaj? “Unë i thashë se: Nëse ju jeni akuzatorët përse nuk erdhët dhe në gjykim. Për vendimet e Kasacionit ne nuk i japim llogari akujt përveç ligjit” Me kaq mbaroi biseda? “Jo. Përkundrazi, funksionari i lartë përdori edhe mjaf[t] shprehje të tjera brutal[e] ndaj meje si Kryetari i Kasacionit, madje dhe më kërcënoi. Ishin replika të ndryshme që unë nuk po i përmend”. Si do e vlerësoni këtë fakt? “Është një rast pa precedentë praktikate gjykatave të huaja. Ndërsa në gjykatat shqiptare mesa shoh, ka e do të ketë ndryshime brutale në pavarësinë e Drejtësisë. Men-[vazhdon jashtë kornizës] Kasacioni dënon eksponentët e Omonias por urdhëron daljen e tyre nga burgu ARMAND MERO EDMOND LAÇI TIRANË - për regjistrimin dhomën e tij. Këtu sekretarja e pret me telefonin në dorë: “Është për ju”. Brozi dëgjon, flet pak dhe ... “Nuk japim llogari për vendimet e Gjykatës së Kasacionit” Biseda zgjat vetëm pak sekonda dhe numri i Drejtorisë shqiptare ul receptorin. “E shikon? Përsëri më kërkuan shpjegime. Me kërcënuan”. Pikërisht atëherë kuptova se minoritarët do të dënuar përfundimisht e zgjidhur shpërthen në një tjetër mister: Kryetari i Kasacionit pohon se është kërcënuar për vendimin që sapo ka dhënë. Kërkojmë shpjegime. Po kush ishte? “Sa po u përgjigja në telefon më tha me ironi: I liru at monitoritarët? Ju jeni anti-shqiptar. Jubetë që shkojë ...” [tekst i prerë/paqartë] ... Të kërcënuan? “Po, nga një ...” [tekst i prerë] ... Me kaq mbaroi biseda? “Jo. Përkundrazi, Fank...” [tekst i prerë] ... Gjykata e ... [tekst i prerë] dhe shumë të tjerë si ai” - Brozi kërcënohet në t... [tekst i prerë] ... Dhejtorit”. Në shtet atëherë ... [tekst i prerë] ... Shpër... sekuestruar përket ... [tekst i prerë] Edmond Laçi

Engjëll apo djall?

Po pastaj?

Hidhet dritë mbi misterin e heroinës

Dje hetimet në Burg TIRANE - Pothuajse është konstruktuar historia e sekuestrimit më të madh të drogës në Shqipëri. Dhe kur për hetuesit mbetet orët e fundit për të përcaktuar nxjerrjen nga burgu ose arrestimin e katër shtetasve turq, duke sikur edhe përgjegjësitë e tyre tashmë janë më të precizuara. Sidoqoftë edhe pse çështja penale ka filluar, vetëm sot - në orën 16.30 - do të mësohet përfundimisht për fatin e Mustafa Ataseven, Sinan Çakmak, Xhe... Ergyder e Mehmet Gungor, sikurse dhe akuza që mund t’i shpjerë ata deri në Gjykatë. Një hollësi e përcaktue-se - përveç hetimeve të kryera në Burg - do të jetë edhe rezultati i analizave përfundimtare, ndonëse tashmë-thuajse nuk ka asnjë dyshim që sasia e sekuestruar është heroinë. Ka qenë ora 16.30 kur pranë restorant “Union” - në kryqëzimin e fundit në perëndim të kryeqytetit shqiptar - është ndaluar shtetasi turk Mustafa Ataseven. Në autoveturën ku ndodhej 27-vjeçari Ataseven është gjendur dhe çanta, në të cilën ishin mbështjellë tre qese me afro 1 kilogram heroinë secila. Menjëherë pas ndalimit të turkut, forcat speciale të Ministrisë së Brendshme ato të Komisariatit të 2-të Tiranës kanë kontrolluar edhe banesën ku ai jetonte, një apartament i marrë me qera e që ndodhet shumë pranë “21 Dhjetorit”. Në shtëpi atëherë janë ndodhur edhe tre shtetasit e tjerë turq: Sinan Çakmak që vazhdimisht banonte me Ataseven dhe dy profesorë të Kolegjit “Mehmet Akif” në kryeqytet. Të tre janë ndaluar menjëherë, edhe pse në atë kohë sipas fjalësim nuk u duhet të kryenin ift[a]rin, një rit zakonshëm gjatë muajit të ...[pritet] Prokuroria ndodhur në shtëpinë e Ataseven simyfarë-mund t’indihmojë ata për të mos u quajtur bashkëpunëtorë në këtë histori të bujshme. Por ndoshta edhe 30-vjeçarin Çakmak që prej kohësh banonte me Ataseven e merrte tregtinë e biskota-[vazhdon jashtë kornizës] Por nëse misteri i lirimit ose arrestimit të katër shtetasve turq do të sqarohet vetëm sot, një tjetër mister - ai i kualitetit të heroinës - mund të kërkojë disa orë më shumë për t’u konfirmuar përfundimisht. Sipas dyshimeve thuajse nuk ka asnjë dyshim që sasia prej tre kilogramësh e sekuestruar përket familjes së heroinës. Ngjyra e saj kafe e hapur mbështet një pantezën e heroinës, ndërsa që përbëhej shumë më shumë ndryshime të tregun europian, duke u njohur ndryshe me emrin “brown sugar”. Për herë të parë në ...[pritet]

Ishte private

Mbyllet dhe Radio e Patosit PATOS - Edhe një tjetër radio private në Shqipëri është e detyruar të mbyllet. Këtë herë në Patos, ku dje pronari i saj ka qenë i detyruar t’i bindet urdhërit përfundimtar të autoriteteve lokale për mbylljen e stacionit të tij. Por jo vetëm kaq, sepse tashti edhe pajisjet “Radio Patosi” nuk gjenden në vendin e mëparshëm. Deri në një jetë të gjatë, aparaturat që për afro dy muaj kishin transmetuar muzikë, tashmë gjenden të bllokuara në Komisariatin e qytetit. Të njëjtin fat me parë e kishin provuar edhe radio private në Vlorë. (En. My.)

“Grafia” antikorrupsion

Gjobë deri 1 milion kush gënjen TIRANË - Drejtuesit shtetërorë të niveleve të larta dhe deputetët do detyrohen të deklarojnë pasuritë e grumbulluara ndërsa një komision special prej 7 anëtarësh do të kontrollojë vërtetësinë e rrëfimeve të tyre. Një projektligj që do të diskutohet së shpejti në Parlament, tenton të sigurojë kështu një element tjetër ligjor për luftën kundër korrupsionit ekonomik aq të përfolur kohët e fundit. Dhe është fjalë e gjerë lista e zyrtarëve të lartë të përfshirë në ministrat, deputetë, gjyqtarë, prokurorë apo kryetarë bashkish e komunash - që do të detyrohen të bëjnë para syve të publikut, inventarin e “xhepave” të tyre duke iu ekspozuar vullnetarisht radios së antikorrupsionit. Bëhet fjalë për deklarimin e pasurive të paluajtshme dhe burimin e tyre, aksionet dhe letrat me vlerë në zotërim, shumat në valuta ose sendet me vlerë mbi 10 mijë dollarë e deri tek funksionet që mbajnë në shoqëritë tregtare dhe pjesën e kapitalit të tyre në to. Pa hedhur aspak dyshim mbi sinqeritetin e zyrtarëve, projekti gjithsesi, propozon ngritjen e një “filtri” për verifikimin e deklaratave të tyre. Njëherazi ai përcakton një komision prej 7 vetësh - 2 nga Kuvendi Popullor, 2 nga Këshilli i Ministrave, 2 nga sistemi gjyqësor dhe 1 nga Kontrolli i Shtetit - që do të verifikojë vërtetësinë e deklaratave të të lëshuara nga deputetët, anëtarët e Qeverisë, të Gjykatës Kushtetuese, të Kasacionit si dhe të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit. Enërast kostatimi të deklarimeve të rreme parashikohen gjoba nga 500.000-1.000.000 lekë. Dhe në rast se shkelja financiare e verifikuar sërish përben vepër penale, do të bëhet kallëzim në prokurori. An.Ste.

Në bilardo

Nuk paguan bastin dhe vdes nga thika KORÇË - Kahumburnë bilardo, por mosdhënien e parave të bastit ka paguar me vdekje. Kanë ndodhur të martën në mesditë, në një sallë bilardoje në fshatin Floq të Korçës, ku Fatos Ramolli, 29 vjeç nga Kamenica, ka gjetur vdekjen nga një goditje me thikë. Viktima është quar menjëherë në spitalin e Korçës, por më kot. Dëshmitarë okularë kanë identifikuar si autor të krimit Genc Mediun, 21 vjeç, i dënuar më parë me dy vjet burg për vjedhje. Pas krimit ai është fshehur menjëherë bashkë me thikën e shokun e tij, por pas dy orësh është arrestuar nga policia. El.Ko.

Tropojë

Zhduket vula e Bashkisë TROPOJË - Vidhet një vulë dhe falsifikohen një tjetër. - Vidhet një vulë dhe falsifikohen një tjetër. Vula e Bashkisë së rrethit të Tropojës nuk gjendet më në kasafortën e saj. Persona që akoma nuk janë identifikuar, e kanë marrë vulën e rëndësishme, duke pezulluar kështu për njëfarë kohe të gjithë daljen e vendimeve jashtë këtij institucioni. Ndërkohë edhe vula e një zyre të gjendjes civile është falsifikuar. Për të dyja këto incidente tani për tani detajet mbahen ende të panjohura. Njëra nga arsyet kryesore e vjedhjes së vulës së Bashkisë - sipas burimeve të brendshme - është falsifikimi i dokumentave që bën të mundur sigurimin e fondeve të përkrahjes sociale. Ar. Ça.

Fondacioni “Soros”

Pushim i papritur nga puna i drejtorit të “Media - Center” TIRANË - Është pushuar papritur nga puna - të hënën në mëngjes - drejtori i “Media Center”, një strukturë e Fondacionit Soros që prej dy vjetësh merret me problemet e shtypit shqiptar. Virgili Muçi, 36 vjeç, që përveç drejtor ka qenë dhe nismëtar dhe krijues i qendrës. Pushimi akoma i papritur, i ngarkuar - është komunikuar Muçit nga Avni Mustafa, drejtori ekzekutiv i Fondacionit. Virgili Muçi - përveç shkrimtar - është i njohur dhe i vlerësuar nga bota shqiptare për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë deri dy ditë më parë në nxitjen - edhe në Shqipëri - të një kulture gazetareske tipit europian dhe për momentet e ... [pjesa e fundit e paqartë]

Denoncim nga Kontrolli

Skandali “Semafor”: shkojnë në prokurori dosjet e zyrtarëve ELBASAN - Ka mbërritur në prokurori e ashtuquajtura skandali i semaforëve. Të mërkurën, dega e Kontrollit të Shtetit ka dorëzuar prokurorinë e Rrethit të Elbasanit dosjen denoncuese për 2 zyrtarë: N. Deliu, përgjegjës i “yrës së komunikacioneve” në Këshillin e Rrethit dhe A. Terentiev, drejtor i ndërmarrjes së mirëmbajtjes. Gjithçka kish nisur në dhjetor 1993 kur Këshilli i Rrethit investoi për minimun një qytet të 13 grupe semaforike. Dhe kish qenë dega e Kontrollit të Shtetit në Elbasan që pati verifikuar shkelje në procedurat e blerjes së semaforëve nga firma “Andrei S...” [pjesa e prerë] Me pas u konstatuan dhe shes për montimin e semaforëve, qeshkatër ... [tekst i paqartë] për shpenzimet i saj ka kushtuar miliona ... [tekst i prerë] Me.Ki.

NE BRENDSI

Krujë, historia e foshnjës së braktisur M. URUÇI në faqen 3 Durrës, 2 mijë ndërtime pa leje Në faqen 3 Parlament, tjetër ligj për pronat GJ. PILIKA në faqen 3

Kursi ditor i këmbimit të valutave 8.2.1995

Valuta Banka Tregtare Blerje Shitje Albkredit shpk Blerje Shitje Tregu i lirë Blerje Shitje Dollari 93,20 95,00 94,00 94,60 94,30 94,45 Marka 60,30 61,35 60,60 61,20 60,80 61,00 Lireta 57,40 58,90 57,80 58,20 57,90 58,00 Drakma 38,00 39,20 39,90 39,20 39,05 39,10