Lind pensioni suplementar
TIRANE - Në shërbim të punonjësve të sektorit privat, do të vihen shumë shpejt institucione të specializuara që do t’u krijojnë atyre mundësi të grumbullojnë më tepër para për ditët e pleqërisë.
Komisioni parlamentar i Problemeve Sociale sapo ka miratuar projektligjin që sanksionon krijimin e Instituteve Private të Pensioneve. Kush dëshëron pensione më të larta, apo kërkon të dalë më përpara në pension, mund të kontribuojë në fondet e këtyre instituteve duke vjelur më pas përfitimet e dëshëruara.
Është kjo një skemë e re e sigurimeve shoqërore - përveç asaj të sigurimeve të detyrueshme - që do të zbatohet për të parën herë në Shqipëri. Projekt i paraqitur, përcakton me hollësi nevojat, mënyrën e krijimit të instituteve të pensioneve, të fondet e vetë organizimit, masën e kontributit apo të përfitimeve.
Institutet e pensioneve propozohen të krijohen nga persona juridikë privatë që kanë qendrën në Shqipëri dhe të regjistrohen si shoqëri aksionere. Themeluesit e tij, do të depozitojnë një garanci prej jo më pak se 5 milionë lekësh në një bankë të autorizuar që ka qendrën në Shqipëri. Një punëdhënës privat që ka më shumë se 100 punonjës, do t’i njihet e drejta të krijojë një institucion të tillë.
Çdo sigurim suplementar do të jetë vullnetar dhe i bazuar në një kontratë personale. Personat mbi 18 vjeç dhe banim të përhershëm në Shqipëri, do kenë të drejtën e lidhjes së një kontrate me një institut të tillë pensionesh. Kontributi minimal është propozuar 100 lekë në muaj. Këto kontribute dhe përfitimet që rrjedhin prej tij nuk do të taksohen. Në projekt, është propozuar që ato të zbriten nga të ardhurat e taksueshme. Kjo skemë siguron suplementar, mbështetet në sistemin e kontributeve dhe vetë masa e pensionit që do të përfitohet, llogaritet në bazë të kontributit të dhënë. “Nëpërmjet sigurimit suplementar - i tha Gazetës Naim Hasa drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore - punonjësi bëhet më i interesuar që të kontribuojë sot për një jetë më të qetë në pleqëri”. Policat janë përfitimet? Një nga ato është pensioni i pleqërisë, dëshnia e të cilit, do të ketë si kusht moshën jo më pak se 40 vjeç për gratë dhe jo më pak se 45 vjeç për burrat. Gjithashtu këto institute do të ofrojnë sipas mënyrës së përcaktuara në rregulloren e tyre - dhe pensionet vjetërsisë dhe pensione familjare.
An.Ste.
Mashtrimi në bukë
Në mijat furra prodhohet 150-200 gram nën peshë. Justifikimi: “Është rritur çmimi i karburantit”
TIRANE - “Buka që bëjmë për pesë-katërqind gram më pak se duhet të jetë. Kjo për shkak se vetë furrat private e prodhojnë atë nën peshë.”
TIRANE - “Buka që bëjmë pesë-katërqind gram më pak se duhet të jetë. Kjo për shkak se vetë furrat private e prodhojnë atë nën peshë. Një gjë e tillë nuk është e lehtë të kuptohet dot nga njerëzit sepse përgjithësisht buka u ofrohet klientëve e ngrohtë, sapo del nga furra. Më pas ajo rezulton e tregtuar nën peshën që i takon çmimit të saj”.
Është ky një denoncim që vjen nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit. Kryetari i saj, Dr. Islam Cani, i tregon me shqetësim Gazetës Shqiptare se një fenomen i tillë është mjaft i përhapur sot në kryeqytet.
“Jo vetëm në Tiranë, por edhe në shumë rrethe të vendit, kemi vënë re se buka prodhohet nën peshë raste nën peshë. Por këtu në Tiranë ky fenomen është shumë i përhapur. Një gjë e tillë është denoncuar shumë shpesh këto kohët e fundit nga anëtarët e Shoqatës tonë, me qëllimin e vetëm për të mbrojtur konsumatorin”.
Si e shpjegoni faktin që një gjë e tillë nuk vihet re nga njerëzit që e blejnë?
“Përgjithësisht tek ne ekziston mentaliteti për ta blerë bukën të ngrohtë; të sapo dalë nga furra, sepse kështu gjykoja është më mirë. Por natyrisht buka në këtë moment ka përbrenda më shumë lagështirë dhe, më pas kur ftohet kjo lagështirë është larguar. Kështu që konsumatori ka blerë më pak bukë se sa ai ka kujtuar. Dhe as që mendon se ka përfunduar i mashtruar”.
Përse ndodh një gjë e tillë?
“Kjo ndodh sepse nuk bëhet kontrolli i specializuar nga organet kompetente mbi standartet e prodhimeve të bukës. Ndërsa kur u kërkojmë shpjegime për këtë prodhuesve të ndryshëm, ata përcaktojnë se justifikohen duke thënë se meqënëse është rritur mazuti dhe karburantet e tjera, duhet të bëjmë edhe ata diçka për të mos ulur fitimet. Por që e bëjnë në kurriz të konsumatorit”.
Pesha e bukës (foto: H.Pustina)
Letrat me vlerë në kthetrat e “inflacionit” galopant
Deri 60% zhvlerësim
TIRANE - Vlera e lekëve të privatizimit në kthetrat e erozionit të tregut të lirë. Me qindra-ish-të-përndjekur politikë vazhdojnë të shesin llogaritë e tyre bankare në lekë privatizimi, me një çmim mjaft të reduktuar që shpesh, ka zbritur edhe deri në 30 për qind të vlerës.
Dhe përpjekjet e disa njerëzve nga kjo shtresë e drobitur - ata kanë krijuar në shoqatën e të përndjekurve një bord - për t’i mbrojtur letrat me vlerë nga ky “inflacion” galopant, kanë dështuar.
“Mali” i lekëve të privatizimit të shpërndara nga Qeveria për të kompensuar vuajtjet e të përndjekurve politikë - në total vlera e tyre llogaritet të jetë rreth 30 milion dollarë - po tretet me shpejtësi. Të nxitur nga nevojat e ngutshme për lekë, por dhe nga psikologjia e frikës mbi zhvlerësimin e mëtejshëm në të ardhmen të “letrave me vlerë”, mjaft ish-të-përndjekur rendin në dyert e Bankës së Kursimeve për t’i shitur llogaritë e tyre. Dhe përkufishat, i presin persona që posedojnë para - dhe agjentë të tyre - që u ofrojnë një çmim blerjeje të atyre që t’i vlerës së këtyre llogarive bankare. Kështu 10 milion lekë privatizimi - që është shifra mesatare e përfituar si kompensim nga çdo 1 përfitues - janë shitur shpesh për 3 deri 4 milion lekë. “Është e vështirë që individi nga ne - i thanë Gazetës në Bordin e Letrave me Vlerë të krijuar pranë Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë - të blejë i vetëm, për shkak të çmimit të lartë, objekte të ankandate privatizimit”. Ky ka qenë dhe shkaku i krijimit nga ata, të bordit të letrave me vlerë. Por ndonëse kanë “centralizuar” forcën e 1.000 vetëve nga radhët e tyre, ose 1 miliard e 400 mijë lekë privatizimi, nuk kanë mundur të realizojnë asnjë blerje në ankandet e privatizimit. Dhe të dëshpëruar kërkojnë mbrojtjen e shtetit...
Andrea Stefani
Lindën trinjake: prindërit s’i duan
Historia
KORÇE - Kanë luftuar dy muaj me vdekjen për tani, foshnjat trinjake të lindura në dhjetor në maternitetin e Korçës, rrezikojnë të mbeten pa shtëpi.
Prindërit tyre legjitimë nuk pranojnë t’i marrin dhe duan që t’i lënë në befrot. Një vendim i dhimshëm që ata e justifikojnë me mungesën e mjeteve financiare dhe kushtet e përshtatshme të jetesës: “Jemi në asistencë që dy - thonë Mirela dhe Asim Mesini, prindërit e tre foshnjave fatkeqe - kemi vetëm një apartament një dhomë e një guzhinë si dhe një tjetër fëmijë që po rrisim”. Lindja e tre fëmijëve menjëherë ka ardhur si një surprizë jo e këndshme për prindërit e rinj. Ardhi në jetë e foshnjave ka zgjuar, por njëkohësisht ka vënë në mëdyshjen familjet Mesin me çfarë do t’i rrisin. Megjithatë fillimisht ata akoma nuk kishin vendo- vendosur për të ardhmen e trinjakëve. Gjatë dy muajve që foshnjet, Kristi, Mefia dhe Jezus, kishin qëndruar në maternitet - ato kishin lindur në pesë dhe gjatë gjithë kohës janë mbajtur në trajtim të posaçëm nga mjekët e spitalit - prindërit kishin shkuar thuajse përditë për t’i parë. Por tani që trinjakët mund të vazhdojnë jetën e tyre normale, ka ardhur dhe vendimi fatal: “Nuk duam t’i marrim. Më mirë t’i çojmë në befotrof. S’mundemi t’i rrisim”. Arsyeja e prindërve ka hasur në kundërshtimin e hapur të mjekëve të spitalit: “Ata duan të bëjnë presion që të marrin një tjetër apartament”, është koment i specialistëve të maternitetit të cilët shtojnë: “këta prindër kërkojnë të përfitojnë nga ndihmat e një misioni humanitar francez që vepron prej kohësh në qytetin tonë”. Por përtej këtij përshkrimi të dyja palët duket se harrojnë se dikush tjetër është ai që vuan: tre foshnjet të cilat ende sot vazhdojnë të mbeten në pavionet e spitalit me një të ardhme e cila nuk dihet se si do të jetë. Elsa Koçiu
Ka shtypur me makinë nënën e bijë
Denohët 14 vjet
BERAT - Ka shtypur në gjendje të dehur me makinë dy persona dhe tani detyrohet të vuajë burgun.
Gjykata e Beratit ka dënuar me 17 vjet burg 25 vjeçarin Agron Goreci, banues në Berat. Në gusht të vitit të kaluar, Goreci në gjendje të dehur, ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe në rrugën kryesore të lagjes Uznove. Duke moskontrolluar dot makinën e tij Benz, ai arrin të shkaktojë tragjedi, duke kthyer në viktima Ruzhdie Cimbidhin dhe vajzën e saj 14 vjeçare. Në momentin e ngjarjes, Goreci nuk ka ndaluar, por është larguar me shpejtësi nga vendi i tragjedisë.
I arrestuar pak kohë më pas, 25 vjeçari është akuzuar për vrasje të personave dhe largim nga vendi i krimit.
Ha.Ta.
Tiranë: 33 mijë telefona më shumë gjatë ’95
TIRANE - Do të jetë një vit premtues për Telekomin dhe për shërbimet që ai do të ofrojë për klientët e tij.
Si pjesë e masterplanit që është përpunuar në drejtim të përmirësimit dhe modernizimit të rrjetit telefonik, viti 1995 do të sjellë veçanërisht në qytetin e Tiranës 33 mijë numra të rinj telefonikë. Një gjë e tillë do të bëhet edhe për qytete e tjera të mëdha si Durrësi, Elbasani, Vlora, Shkodra, Gjirokastra, Berati dhe Vlora. Rreth 70 për qind e këtij masterplani do të realizohet gjatë këtij viti dhe pjesa tjetër do të përfundojë deri në fund të vitit 1996.
Një përmirësim i ndjeshëm do të realizohet edhe në drejtim të sistemit kabllor nëpërmjet shtrirjes së 240 kilometrave kabel në pjesën më të madhe të qyteteve të mëdhenj.
Ndërkaq masterplani përmban brenda tij edhe disa nënprojekte, të cilat do të realizohen pjesë-pjesë. Vlen të përmenden ato më kryesoret, ndër të cilat edhe futja e shërbimit via faks, kartat magnetike, apo edhe shërbimi telefonik celular. Durrësi dhe Tirana do të bëhen dy qendra të fuqishme të Telekomit, të cilat me shërbimet e tyre do të lidhin vendin tonë edhe me vendet e tjera europiane.
p.re.
Lidhja e Djathtë: «Qeveri komuniste»
Deklarojnë leader të gjithshe forcave politike
TIRANE - Lidhja e Djathtë ka shkallëzuar kritikat e saj: “Qeveria aktuale ka ndërtuar një administratë komuniste, duke krijuar një situatë të rrezikshme shoqërore dhe korruptive”.
“Ka qenë ky thelbi i deklaratës që bënë dje në një konferencë shtypi, gjashtë leader të forcave të djathta - Sabri Godo i PR, Guro Durullari i Lëvizjes së Legalitetit, Hysen Selfo i Ballit Kombëtar, Remzi Ndreu i Bashkimit Demokrat Shqiptar, Kurt Kola i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë dhe Haki Hajadari i Shoqatës Kulakëve.
Duke folur secili në emër të formacioneve që drejtojnë, përfaqësuesit e Lidhjes së Djathtë janë shprehur se gjendja e ardhshme do të marrin pjesë me kandidatë të përbashkët, duke caktuar si të tillë njeriun me reputacion në të gjitha subjektet e Lidhjes. Përsa i takon mospërfshirjes në këtë lidhje të Partisë së Djathtë Demokratike dhe Shoqatës Pronësime me Drejtësi - iniciatorja e parë e kësaj lidhjeje - Kurt Kola e ka shpjeguar me faktin se vetë këta të fundit akoma nuk e kanë vendosur akoma këtë gjë.
Sipas deklaratës së përbashkët, në Lidhjen e Djathtë aderojnë tre të pestat e popullësisë shqiptare. Ndërkaq kjo Lidhje - gjithmonë sipas deklaratës - do të pranojë në gjirin e saj çdo forcë politike që pranon programin e saj.
Herzog pranon ftesën e Berishës
TIRANE - Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Roman Herzog së bashkë me gruan e tij Christiane, janë miqtë e ftuar nga presidenti Berisha për një vizitë në Shqipëri.
Herzog dhe “first lady” e Gjermanisë Perëndimore do të vijë në vendin tonë më 28 shkurt dhe 1 mars. Udhëtimi për në tokën shqiptare i paraprin një tjetri: takimi mes presidentin e Italisë Oscar Luigi Scalfaro dhe Papa Gjon Palin e II.
Sarandë: Zbulohen dollarë të falsifikuar
DJE NË SHQIPËRI
Është rasti i tretë në Sarandë ku personat e implikuar në qarkullimin e valutës së falsifikuar kapen nga organet e policisë.
Janë dy vëllezërit e një shokut që janë grindur për këtë motiv në Sarandë dhe tashmë gjenden në kopertinën e Policisë së Gjirokastrës.
Kavajë: Vret veten
Ka qenë një vdekje e dhimbshme ajo e 28-vjeçarit kavajas Shpëtim Njerjaku.
Në orën 3 të mëngjesit, ai është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri - afër shtëpisë së tij - nga i cili ishte hedhur nga kati i pestë. Viktima kishte tentuar para 7 orësh që të vriste dhe motrën e tij, por ishte ndaluar nga motrat e tij. Sipas mjekut ligjor, Njerjaku vuante si i sëmurë me depresion nervor.
Berati përsëri me turizëm
Do të fillojë nga puna një maj turizmi që mban titullin e Beratit.
Për muaj të tërë ndërtesa e tij ka qëndruar mbyllur disa apo e gjetur pronarin e saj. Tashmë i rikonstruktuar, turizmi është gati të presë miqtë.
Universiteti i Tiranës: bursa që mbeten “stok”
Rreth 1.000 studentë s’marrin paratë e shtetit
TIRANE-Pse nuk tërhiqen bursat nga studentët? Janë rreth 1000 studentë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit që nuk kanë tërhequr bursat e dhëna nga shteti.
Shuma që është vënë në dispozicion të tyre është 900.000 lekë. Bëhet fjalë për tremujorin e parë të fillimit të shkollës, muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Sipas personave që përgjigjen për bursat e shtetit, nuk bëhet fjalë për mungesë fondesh, por vetë të rinjtë kanë neglizhuar për tërheqjen e këtyre parave. Nga ana tjetër, koordinatori në Universitet - si një institucion buxhetor - ka dalë me të njëjtin zë në bursave. Sidoqoftë, mbetet fakti se shkolla është fakultative, pra studentët nuk janë të detyruar të vijnë çdo ditë. Kjo ndoshta bën të dalë tërheqja e bursave të jetë herëhequr bursës së tij. Përgjithësisht kush ka arsyet e bindëse, sepse për studentin paratë janë gjithnjë të nevojshme - ndonëse 900 lekë nuk janë shumë - por për një shkollare të jetë festa e njëpashme me shoqëri.
“Unë harroj të tërheq paratë e shtetit” tregon për gazetën Klara Rama - sepse jam futur në punë dhe paguhem më mirë nga timëri. Shuma që na ofrohet si bursë është shumë pak, nuk na del”.
Tani nga Ministria e Financave është dhënë fondi për tremujorin janar-shkurt-mars. Por ky fond është i pamjaftueshëm për të gjithë studentët. Prandaj shteti që ata të kenë mundësi të marrin rregullisht para.
Dënohet 14 vjet
Masterplan
Tiranë, 23 mijë
NË BRENDSI
“Stop” në Kampionat:
Deklarojnë liderët të gjashtë forcave politike
NE BREN D ESI
"Stop" në Kampionat: arbitrat shqiptarë do lënë stadiumet
Në faqen 3
Seria A: Sfidat, arbitrat, dëmtimet, bilanci dhe kuriozitete të tjera
Në faqen 3