Deputetët e PD: “Ideja e Selamit duhet të diskutohet në Kryesi”
Por kush vendos për Kushtetutën?
Parlamentarët e pozitës s'marrin qëndrim pas polemikave
Mbledhja në orët e vona e rikthen në Kryesi propozimin e Selamit. Por Kryetari insiston: “Aprovimi duhet të bëhet në Parlament”
TIRANE - Propozimi i Selamit ka mbërritur në grupin parlamentar të Partisë Demokratike, por do të jetë sërish Kryesia e PD ajo që do të marrë në shqyrtim propozimin e Kryetarit Eduart Selami për mënyrën e miratimit të Kushtetutës. Në mbledhjen e së martës që ka vazhduar deri vonë, problemevet sama është përhapur dhe debatet e pritura nuk janë realizuar. Parlamentarët e PD kanë pyetur: cila është instanca që duhet të marrë një vendim për këtë çështje? Disa orë më parë Selami kishte thënë se pas kundërshtimit të Kryesisë do t’i drejtohej Këshillit Kombëtar.
Ndërkohë, nga kampi i PD nuk filtroan asnjë hamendje mbi qëndrimin e ardhshëm të deputetëve dhe të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të partisë. Vetë Selami kishte shprehur shpresën se Këshilli Kombëtar do të vepronte ndryshe nga Kryesia e partisë, duke lënë të kuptohet se në Këshill kishte elementë të mëdhenj të do ta përkrahnin në propozimin e tij. Mbledhja e së martës do të ishte një rast i mirë për të parë edhe reagimet e deputetëve të Partisë Demokratike, por diskutimi mbeti për shkak se qenë fare i shkurtër dhe për këtë nuk u përcaktua asnjë plan organizativ.
Vë Selami dhe është mund-uar të zbushë përmasat e debatit të dy ditëve të mëparshme në Kryesinë e partisë. “Ishte një debat normal brenda normave organizative dhe diversitetit që ekziston brenda partisë dhe nuk ka vend për ekzagjerime që mund të qëndrojnë”, tha thënë. Sidoqoftë, në mospërputhje e tillë e mendimeve mes kryetarit dhe Kryesisë së PD për problemin me aktet u politikës së sotme shqiptare - atë të Kushtetutës - nuk kishte se si të mos krijonte imazhin e debatit jo aq të zakonshëm në gjirin e partisë në pushtet.
Selia e Partisë Demokratike
Parlamenti
Vaiguri e gazi pa tatime dhe akciza
TIRANE - Tani kushtojnë më pak gazi i lëngët dhe vajguri, për ata që i importojnë. Po kështu edhe drutë e zjarrit, mazuti dhe solari për ata që i prodhojnë dhe i tregtojnë në vend. Parlamenti ka aprovuar dje dekretin e presidentit Berisha, për ndryshimin në ligjin mbi tatimin mbi qarkullimin dhe ligjin mbi akcizat. Për vajgurin dhe gazin e lëngshëm që do të importohen, nuk do të aplikohet më tatimi mbi qarkullimin gjatë regjimit doganor. Gjithashtu nuk do të jenë më akcizë prej 25 përqind, për drutë e zjarrit, mazuti dhe solari që përdoren në furra të ndryshme apo në sektorë të veçantë prodhues. Janë masa që synojnë lehtësimin e importit për lëndët djegëse që aktualisht duhet të jenë më bizboteruese në konsum e përditshëm të lëndëve djegëse që përdoren kryesisht për ngrohje. Politika fiskale e deritanishme nuk ka rezultuar nxitëse për një gjë të tillë. Ka qenë situata e rëndë e energjitike që e bëri të paevitueshme ndryshimin e strategjisë së qeverisë për të nxitur futjen e gazit të lëngshëm dhe vajgurit si lëndë në ngrohjen e popullatës. Hapja e para në këtë drejtim, qeveria e ka marrë vitin e kaluar me heqjen e akcizave për importin e vajgurit dhe gazit të lëngshëm. Ndërsa tani edhe të tatimit mbi qarkullimin.
p.re.
Alarm i ri për Europën
Denoncim nga Kosova: përdhunim në polici
Vetëm gjatë ’94 mbi 2 mijë keqtrajtime
PRISHTINË - Shifrat tragjike të violencës e ushtruar nga autoritetet serbe mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës, mbetet i shtohet edhe një tjetër. Dje pothuajse të gjitha agjencitë kryesore të lajmeve kanë transmetuar episodin e bujshëm, duke iu referuar asaj çka kishin ngjarë në mesnatën e së martës në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Gjatë kontrollit të një banese, një polic serb ka sekuestruar një vajzë 19-vjeçare, mbi të cilën ka ushtruar edhe dhunën seksuale.
Ka qenë Komiteti Shqiptar i Kosovës për të Drejtat e Njeriut, i pari që ka denoncuar aktin e fundit të autoriteteve policore serbe. Sipas asaj që tashmë është publikuar, Polici serb - quajtur Nenad Petroviç - është denoncuar edhe nga vetë familja e vajzës së keqtrajtuar. Policërisht në këtë situatë, Komiteti Shqiptar i Kosovës për Drejtat e Njeriut, ka shpallur edhe shifrat tragjike të violencës dhe dhunës së ushtruar nga autoritetet policore serbe mbi popullsinë e pambrojtur të Kosovës. Sipas këtij raporti, vetëm gjatë vitit ’94 në Kosovë janë sinjalizuar 5.157 raste brutaliteti të rëndë policor, ndërkohë që 28 prej tyre i përkasin fëmijëve, ndërsa 22 të tjera femrave. Po sipas Komitetit, kohët e fundit në Kosovë ka nisur një fushatë e re keqtrajtimesh.
Policë serbë në Prishtinë
Historia
Nënë me qera 2 lysave të vegjël
GJIROKASTËR - Në vend që t’i japë lëmoshë, i ka blerë një “nënë”. Ka qenë një akt tepër i veçantë bamirësie i një afaristi nga qyteti i Gjirokastrës, që ka ndërtuar drejtimin e jetës për 2 fëmijë - Shkëndërin 14 vjeç dhe Blendin 7 vjeç - të mbetur jetimë në mes të katër rrugëve. Pas vdekjes së papritur të të jatit, të 2 djemtë janë braktisur dhe nga e ëma e tyre. Dhe instinkti i mbijetesës i ka detyruar nëpër rrugët e qytetit të gurtë për të gjetur ushqim duke lypur. Ka qenë një nga këto ditë kur Blendi 7 vjeçar është detyruar për tek automjeti i afaristit bamirës por ende të panjohur. Dukesemaja efoshinjes modestor të zgjatur e ka përkulur thellë atë. Ndaj nuk i ka dhënë lëmoshë por është vënë në kërkim të një zgjidhjeje tjetër, më afatgjatë të problemit. E ka kuptuar se atyre iu mungonte pikërisht një “nënë”. Dhe ka vendosur t’ua “blejë”. Pas ditë kërkimesh, ka mundur të gjejë një grua të gatshme të pranojë 2 jetimët në shtëpinë e saj. Për shpenzimet e nevojshme - ushqimin dhe veshjen e fëmijëve - afaristi i ka caktuar një rrogë 140 mijë lekë në muaj. Këtë e tutje Blendi dhe Skënderi nuk do të bredhin më rrugëve të kallëdrëta duke lypur lëmoshë. Ata kanë një shtëpi, një nënë madje, dhe dy motra. Dhe pa dyshim, imazhi i afërmi nënës afarist i panjohur. i janë mjaft mirë në hos afa-parit të panjohur. Janë me qindra jetimë në Shqipëri që do ta ëndërronin një “mrekulli” të tillë sepse lëmoshat e kalimtarëve nuk i ngopin dot. Por jo vetëm kaq. Ato ua deformojnë në mënyrë të paparueshme shpirtin e njomë e të pafaj. Shtëpitë e familjes, të ngërtuara e po restaura-rua dhe me ndihmën e madhtë fondacioneve të huaja kohët e fundit, nuk kanë kapacitet për të strehuar edhe shumë jetimë. Ata vazhdojnë të mbeten në kthetrat e rrugës. Të gjitha këto duhet t’i ketë menduar dhe afarisit zemërdhemshur. Por edhe të tillë njerëz sot janë mjaft pak... Ra.Ko.
“Masa disiplinore ndaj gjykatësve elbasanas”
Çështja shkon në Këshillin e Lartë
TIRANË-Fortunë mbi Gjykatën e Elbasanit. Këtë herë rrufetë e kritikave janë nisur nga Tirana dhe kanë përkrejt drejtuesit e këtij institucioni dhe shumë gjyqtarë të tij.
Pas një kontrolli të ushtruar dhe verifikimeve të aktivitetit të kësaj gjykate, Ministria e Drejtësisë ka vendosur t’i drejtohet Këshillit të Lartë për “masa disiplinore”.
Janë një sërë mangësish të vërejtura në Gjykatën e Elbasanit që kanë shtyrë Ministrinë e Drejtësisë që të vendosë për këto masa drastike. “Nga kontrolli i kryer - tregon për gazetën Shqiptare Agim Neza, zëdhënës i Ministrisë - janë verifikuar shkelje ligjore në rastet e gjykimit të çështjeve. Kështu është konstatuar se në vitet ’91, ’92, ’93 dhe të vitit që sapo kaloi, të cilat nënkuptojnë vitin 2000, çështjet janë konstatuar të ndryshme të gjykimit të cilat sipas inspektorëve të ministrisë “kanë ardhur si pasojë e mosrealizimit të organizimit të punës nga gjyqtarët dhe mosrespektimit të ligjit”. Ndërkohë janë gjetur dhe shumë proces-verbalet ku nuk ishin dhënë dispozitat e vendimit dhe nuk ishin firmosur nga gjyqtarët dhe sekretaret.
Të gjitha këto shkelje i kanë çuar tashmë emrat e drejtuesve dhe gjyqtarëve elbasanas pranë tryezës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për të shyrtuar shkeljet e tyre në mbledhjen e tij të ardhshme.
Ar.Me.
Ruan makinën por plagoset me 6 thika
ELBASAN - Ka tentuar të mbrojë makinën e tij nga një bandë grabitësish, por ka mbetur i plagosur me gjashtë goditje thike.
- Ka tentuar të mbrojë makinën e tij nga një bandë grabitësish, por ka mbetur i plagosur me gjashtë goditje thike. Quhet Sulejman Çekrezi, 33-vjeçari që është përleshur në mbrëmjen e së martës - brenda oborrit të shtëpisë së tij - me ata që tentonin t’i vidhnin makinën. Incidenti ndodhur në fshatin Gjergjan, shumë pranë Elbasanit-kashakutuar parnik, pasi në një tjetër bandë grabitësish vëzhilluar dhe më arë. Sipas tyre, dikush i kishte pritur grabitësit me një tjetër automjet, duke u pranuar një pjesë e tyre, dikurana e shtëpisë së Çekrezajve. Pronari i makinës, që e pagoi me një plagosje të rëndë sulmin e grabitësve, gjendet në një repartin e Reanimacionit të spitalit të Elbasanit. E vetmja shenjë e asaj nate - përveç shamatë së tyre të makinës së sulmuar - ka mbetur xhupi i një prej grabitësve. Që tashmë mund t’i shërbejë vetëm organëve të Rendit, të cilët në menjerën kanë nisur hetimet. (Me.Ki.)
“Nëpunës i lartë publik” si të jesh i tillë përjetë
Po përgatitet statusi që e garanton këtë
publik” si të jesh i tillë përjetë
TIRANË-Lindëdhenë Shqipëri nëpunësi i lartë publik, pikërisht ai që do të punojë si profesionist në administratën e lartë publike dhe i pavarur politikisht. Që do ta ketë të garantuar vendin e punës, në kushtet kur buxheti i kufizuar shtetëror, nuk e lejon administratën publike, të konkurojë punëdhënësin privat në drejtim të pagës.
Është projektligji për statusin e nëpunësit të lartë publik, që po përgatitet, dhe që synon të përcaktojë rregullate marrëdhënieve të personave që do të punojnë në administratën e lartë shtetërore, mënyrën e ngritjes së tyre në përgjegjësi, si dhe të drejtat dhe detyrat e tij. Ndërkaq specialistët që po punojnë për këtë projekt, po diskutojnë faktin se cilat poste të administratës do të mbulohen nga statusi në fjalë. I cili do të hidhet kështu bazat ligjore për ndërtimin e një administrate publike profesionale, vertetë të pavarur politikisht dhe që i shërben publikut me efektivitet.
Marrja në punë e një nëpunësi të tillë dhe ngritja e tij në përgjegjësi, do të bëhet duke u bazuar te meritat dhe tek konkurisi. Dhe kur ai ta ketë mentuar statusin e tij, do ta ketë të garantuar punën përjetë. Nëse ky nëpunës emërohet në një post politik, në përfundim të këtij të fundit, ai kthehet përsëri në postin teknik që e mbante më parë. gj.pj.
Ndalohet dy rojet e selisë
Vjedhja në PR
TIRANË - Mbetet akoma mister vjedhja e arkës së Partisë Republikane.
Policia ka ndaluar deri tani dy rojet që shërbenin çdo ditë me dy turne pranë selisë së partisë. Njëri prej tyre - ai që e ka marrë detyrën në turnin e pasdites - ka pohuar se e ka gjetur të shkyer derën që të futet në korridorin ku gjendet dhoma e financës së partisë. Por nuk ka njoftuar njeri tjetër për këtë.
Ndërkaq kanë vazhduar hetimet për të hedhur dritë mbi personin që katër ditë më parë ka rrëmbyer nga arka e republikanëve 5 mijë dollarë dhe 30 mijë lekë.
Operacion kundër pijeve mashtruese
Aksion i gjerë i Drejtorisë së Higjienës në kryeqytet
Operacion kundër pijeve mashtruese
Mbyllet në Tiranë një punishte prodhimi
TIRANË - Luftë kundër pijeve mashtruese. Që prej disa ditësh, Drejtoria e Higjienës në Tiranë ka nisur një operacion të gjerë në të gjithë kryeqytetin për kontrollin e prodhimit të pijeve alkoolike. Në qendër të këtij aksioni janë rezjone këto lloj mashtrimi. Më shumë të prodhimit - “Nëpërmjet një kontrolli të gjerë, Drejtoria e Higjienës të gjitha repartet dhe fabrikat e prodhimit të pijeve, kemi kuptuar se prodhimet e pijeve, janë të shumta në rrjetin e këtyre aksioneve kanë një mënyrë pranë të kafenë një punë kryeqytet “21 Dhjetori” në kryeqytet. Nga verifikimet e kryera nga inspektorët e Higjienës ka rezultuar se disa nga parametrat sanitar nuk respektoheshin. Dhe vendimi i tyre ka qenë i prerë: “Punishtja do të mbyllet”.
Në këtë bllokimin e grumbullimit në të gjithë kryeqytetin drejtorja e Higjienës kërkon dhe dhënien nga vetë regjistrave. “Do të ishte e nevojshme - shton Zajo - qeta të ... e blijë me shumë të kërkuar përpara afatit analizen e prodhimit. Vetëm kështu do të mund të krijojmë një bardhë për daljen e pijeve verëpërzierje jashtë standardeve në shitje.”
Pijet abuzive nuk janë një fenomen i ri në tregun shqiptar. Nuk janë të pakta raste që ato kanë shkaktuar edhe viktima. Aksioni që po bëhet këto ditë është një tjetër goditje për bllokimin e tyre. “Operacioni që po kryejmë” sqaron Zajo - nuk është nisur me regjistrata rastet e fundit që janë zbuluar. Ne e kishim planifikuar këtë planin tonë vjetor të punës”. Ar.Me.
“Të thyhet akulli Tiranë-Athinë”
Deklaratë e Omonia dhe PBDNJ
TIRANË - “Të thyhet akulli mes Shqipërisë e Greqisë e të nisë dialogu”.
Një deklaratë e përbashkët e veprimtarëve të “Omonia” dhe dy deputetëve të Partisë për të Drejtat e Njeriut bën thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve mes Tiranës e Athinës. Deklarata e lexuar dje në Parlament nga Kosta Makaridhi ka ftuar qeveritë e dy vendeve të ulen në tryezën e bisedimeve për të zgjidhur problemet e përbashkëta që shqetësojnë të dyja palët. “Esencialisht nuk ekziston asnjë shkak që të na ndajë, përkundrazi gjithçka na bashkon e duhet të na bashkojë për të na mbajtur larg pikave të largimit që vetëm interesat e të tretëve mund t’i duan”, theksohej në deklaratë.
Makaridhi ka kërkuar ndjekëshinë që Sërreqi të ftojë për një vizitë në Tiranë homologun e tij Papulias për të hapur kështu mundësinë e nënshkrimit të një traktati të miqësisë e bashkëpunimit mes dy shteteve. Ndërkohë një thirrje dhe për Parlamentin grek: “Do të ishte e gëzueshme që brenda shkurtit të aprovohet ligji që do të legalizojë qëndrimin e shqiptarëve në Greqi me leje qëndrimi e kartë pune”.
Çështja shkon në Këshillin e Lartë
Elbasan
Po përgatitet statusi që e garanton këtë
Vjedhja në PR
Çështja shkon në Këshillin e Lartë
Elbasan
Ruan makinën
Po përgatitet statusi që e garanton këtë
“Nëpunës i lartë publik”
Vjedhja në PR
Ndalohet
NE BREN DËSI
Kështu vajzat shqiptare “shiten” jashtë shtetit
“Endërrroja të bëhesha modele...”
Në faqen 3
Falimëntojnë në Tiranë 40 përqind e shoqërive
Në faqen 3