“Duam transferimin e tij në një objekt me siguri më të lartë”
Aprovimi i këtij propozimi do krijojë në Shqipëri të parin “superburg” modern. Për herë të parë edhe një shkollë që do përgatisë kuadro për institucionet e riedukimit
Propozim Qeverisë nga Administrata e Përgjithshme EDMOND LAÇI TIRANË - Arratisja e madhe mund t’i japë fund ciklit afro 60-vjeçar të Burgut të Tiranës, veprimit të njohur edhe nën emrin kod 313. Një propozim i bujshëm-bërës nga vetë funksionarët e Administratës së Përgjithshme të Burgjeve - ka kërkuar transferimin e burgut, qelive të të cilit në mbrëmjen e 15 janarit ’95, i kishin shpëtuar 20 të dënuar, mjaft prej të cilëve të cilësuar “të rrezikshëm”. Nëse propozimi-që tashmë ndodhet edhe mbi tavolinat e Presidentit Berisha, Kryeministrit Meksi, Kryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor, Arbnoritis dhe ministrit të Drejtësisë, Frashëri - do të aprovohet, shumë shpejt Shqipëria do të ketë “superburgun” e saj. “Nëse ky propozim do të realizohet - pohon për Gazetën Shqiptare funksionari i Administratës së Përgjithshme të Burgjeve, Bedri Çoku - mbi të gjitha siguria është tepër e lartë dhe përshtatshmëria e mundësia e arratisjeve që - ndonëse të rralla-kanë qenë prezente dhe në burgjet shqiptare”. Por sipas Çokut, transferimi i Burgut të Tiranës në periferinë e kryeqytetit - në ndërtësen e ish-Shkollës së Riedukimit - krijon një sërë avantazhesh të tjera. Kështu mendohet që “superburgu” i ri të eliminojë krejtësisht strukturën e vjetër të burgjeve të diktaturës - ndërtuar vetëm si kampe përqëndrimi - duke dhënë shansin e parë të krijimit edhe në Shqipëri të një burgu me rëndësi kombëtare. “Mendohet të jetë një burg qendror - vazhdon Çoku - dhe që të plotësojë të gjitha kërkesat e sanksionuara në Kartën e Helsinkit”. Kapaciteti - mendohet 1.000 deri 1.200 - jep mundësinë e transformimit të një pjesë të njëhershme të burgjeve të kryeqytetit, por edhe atij të Bardhorit të Kavajës brenda të njëjtin objekt. Në Administratën e Përgjithshme të Burgjeve pohojnë se mjedisi - ku mendohet të instalohet “superburgu” - krijon mundësinë e një mënyre të re më komode për të dënuarit, me hapësira shlodhëse, argëtuese e edukimi. Pa përmendur edhe mundësinë tjetër, ngritjen aty edhe të shkollës Penitenciare, nga ku do të përfitohen kuadro të parë shqiptarë të kualifikuar vetëm për burgjet. “Një kërkesë e tillë është bërë edhe nga Komuniteti Europian - thotë Çoku - madje është shpallur edhe gatishmëria e tyre për të sjellë në Shqipëri kuadrot e parë dhe të gjitha mjetet e pajisjet e kësaj shkolle”. Sipas Çokut, meqenëse KE ka akorduar për sistemin e burgjeve shqiptare afro 4.2 milion Ecu - mbi 5 milionë dollarë - “do të ishte më e leverdishme që këto shuma të mos përdoren për riparimin e disa strukturave thuajse të pariparueshme, por për të ngritur një burg dinjitoz modern që ende i mungon Shqipërisë”. Të gjitha këto, por edhe pozicioni tepër strategjik - për mbikëqyrjen e të dënuarve e shmangien e një tjetër arratisjeje - i kanë bërë tepër optimistë funksionarët e Administratës së Përgjithshme të Burgjeve në realizimin e propozimit të fundit. “Pra më i shkurtër se fare të vegjël - përfundon Çoku - ku Ministria e Brendshme s’ka kaluar këtë objekt Ministrisë së Drejtësisë, mund të mbyllet një plagë shumë e madhe për burgjet shqiptare”. shqiptarët që shqiptarët duhet t’i njohë dhe të shërbente stabiliteti në këtë rajonin. Në mbledhjen e së mart- tës buzë kufirit kanë marrë lejojnë familjen e të plagosurit të vizitojë djalin e saj.
Aty ku mund të shkojë Burgu i Tiranës (foto: H.Pustina)
Opozita: “Projekti ynë i kushtetutës është gati”
Sot diskutimet përmbyllëse
TIRANË - Opozita do të diskutojë sot sërish për projektkushtetutën.
Një variant i saj është përgatitur ditë më parë nga një grup prej pesë ekspertësh juridikë nga PS, PSD, PAD, PDNJ, ku nuk ka munguar edhe një jurist i pavarur. Të hënën kanë filluar diskutimet e këtij projekti nga vetë përfaqësuesit e partive. Dokle dhe Abdiu nga PS, Gjinushi dhe Milo të PSD, Imami dhe Teta të PAD dhe Melo nga PDNJ, kanë pranuar variantin e paraqitur nga specialistët dhe kanë rënë dakord së bashku për gat më shumë se gjysmën e variantit të paraqitur. Sot do të vazhdojnë konsultimet për pjesën e mbetur, për të ofruar rekomandimet dhe të veçantat për problemet që secila prej partive i gjykon si të drejta nga pozicioni i saj.
“Është një projekt i bazuar tek kompromisi dhe lëshimet reciproke - ka thënë për Gazetën Shqiptare Namik Dokle - kushtetuta duhet të jetë e të gjithëve”. Ka qenë pikërisht mungesa e konsensusit tek forcat politike në parlament, që e detyroi presidentin Berisha t’i sugjeronte deputetëve miratimin me referendum. Por që përseri projekti mbeti pa u miratuar.
gj.p.
Çështja Tërnovës në Parlament
TIRANË - Maqedonia dhe incidente rënda ndaj shqiptarëve tashmë janë diskutuar dje në Parlamentin shqiptar.
Ekspertët e Ministrisë së Jashtme kanë informuar anëtarët e Komisionit të Punëve të Jashtme mbi ngjarjet dramatike të fundjavës që sapo kaloi dhe mbi gjendjen e marrëdhënieve mes dy vendeve. Komisioni i Jashtëm i Parlamentit e ka bërë më pas publik qëndrimin e tij. Duke këmbëngulur në faktin se Qeveria shqiptare nuk duhet të pushojë përpjekjet për stabilitetin në këtë republikë, komisioni ka këmbëngulur megjithatë në kërkesën që qeveria maqedonase duhet t’i njohë shqiptarëve të gjitha të drejtat që burojnë nga dokumentet ndërkombëtare, duke përfshirë këtu edhe të drejtën për t’u arsimuar në gjuhën amtare. Sipas Komisionit stabiliteti i kësaj pjese të rëndësishme në Ballkanin e nxehët nuk mund të nënkuptohet pa faktor shqiptar dhe pa i plotësuar shqiptarëve të Maqedonisë të gjitha të drejtat e sanksionuara në dokumentet e organizmave ndërkombëtare ku Maqedonia ka synuar prej kohësh të hyjë. Deputetët anëtarë të Komisionit të Jashtëm kanë theksuar edhe një herë linjën zyrtare të Qeverisë se zgjidhja e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni do t’i shërbente stabilitetit në krejt rajonin.
Grekët: “Ishte faji ynë ngjarja në kufi”
Kapshticë takohen ekspertët
TIRANË - Është shënuar rregullizimi i një acarimi të rinjëmarrëdhëniet mes Greqisë e Shqipërisë.
Ka qenë vendimtare për këtë një mbledhje ekspertëve të dy vendeve të zhvilluara të martën në pikën kufitare të Kapshticës. Pikërisht këtë grekët kanë pranuar: “Incident ishte gabim i ushtarakut tonë”, një pohim që sigurisht do të ndikojë për të qetësuar frikën e një acarimi të ri të mundshëm mes Tiranës e Athinës, pikërisht në pragun e vizitës së kreut të diplomacisë greke në Shqipëri. Plagosja e një të riu shqiptar të shtunën në brezin e territorit shqiptar dhe deklaratat kërcënuese të kishin siguruar kishin nxitur mjaft tension dhe kishin pasur mbi të gjitha mundësinë për të rritur edhe më tepër pasionin e të riut të plagosur dhe vendndodhjen e tij. Si pas tyre ai tani ndodhet i shtruar në spitalin shqiptar, pranë lokalit të Selanikut. Më pas grekët - që këtë herë janë treguar shumë tolerante - janë shprehur që gatshëm të pjesë përfaqësues të policisë shqiptare dhe të ushtrisë greke. “Është përgjegjësia jonë” - kanë pranuar grekët - por ky akt ka qenë një shkelje e urdhërit të dhënë nga komandanti për të mos hapur zjarr ndaj civilëve të paarmatosur. Veprimi është dënuar dhe autorët e plagosjes së shqiptarit ndodhen nën hetim”. Sinjale pozitive edhe për të riun e plagosur dhe për familjen e tij. Në të njëjtën mbledhje të ekspertëve grekët i kanë dhënë palës shqiptare hollësi mbi gjendjen e të riut të plagosur dhe vendndodhjen e tij. Siç pas tyre ai tani ndodhet i shtruar në spitalin Papa-Nikolaoi në Selanik. Më pas grekët - që këtë herë janë treguar shumë tolerante - janë shprehur që gatshëm të
Serreqi: “Europa nuk duhet të harrojë Kosovën”
Ka folur në takim në Romë
TIRANË - Nëse problemi i Kosovës nuk futet plotësisht në kuadrin e planit të paqes, asnjë marrëveshje e qëndrueshme dhe definitive nuk mund të arrihet për ish-Jugosllavinë.
Ka qenë ky opinioni i ministrit të Jashtëm shqiptar, Alfred Serreqi, i shprehur në ditën e tetë të vizitës së tij në Itali.
“Për Kosovën është më pranë e KSBE-së se sa shqetësuar Serreqi - njerëzit aty ndihen të braktisur dhe ndërkaq janë të braktisur dhe ndërkaq janë të braktisur dhe të lënë pas dore. Për arsye, nëse Kosova nuk futet në planin e paqes, konflikti nuk do të ketë fund. S’zgjidhje përfundimtare.”
Pas këtij kreu të diplomacisë shqiptare - ka folur me rastin e një takimi për Shqipërinë të organizuar në Romë nga Instituti për lidhjet e Italisë me vendet e Afrikës, Amerikës Latine dhe Mesdheut - një formë e tillë e shovinizmit italo-maqedon është akoma me apronizmin e rajonit dhe kushtëzon gjithë situatën.
Në këtë takim ka folur edhe ambasadori italian në Shqipëri, Paolo Foresti, i cili ka kujtuar klimën e Shqipërisë në demokraci, ka kujtuar se politika e jashtme shqiptare përfaqëson sot një pikë stabiliteti në rajonin gjeo-politik të turbulluar. p.re.
Shisnin drogë: katër arrestime
Greqi, janë nga Saranda
TIRANË - Katër shqiptarë kanë rënë në rrjetën e një operacioni të forcave speciale të policisë greke.
Mbrëmë është njoftuar se një qytet grek janë kapur, ndërsa tentonin të shisnin marihuanë, katër qytetarë shqiptarë, që të katërt nga Saranda. Të dhëna të tjera mbi identitetin e katër tregtarëve të drogës ende nuk janë njoftuar.
Duket se shqiptarët kanë rënë viktima të një operacioni të forcave të posaçme të policisë greke, që përdoren në luftën kundër narkotrafikantëve. Shqiptarëve i janë afruar anëtarë të këtyre forcave të cilët janë shtirur sikur donin të blinin drogë, por më pas kanë dalë prangat.
Tregtia e kanabisit - kallami nga i cili nxirret marihuana - është tashmë shumë e kotë vitet e fundit, shumë fshatarë shqiptarë janë bllokuar nga policia shqiptare ndërsa kishin mbjellë sipërfaqe të arave të tyre me këtë bimë. Në shumë raste është pohuar se fara e kultivuar nga fshatarët në Shqipëri e kishte origjinën nga Greqia dhe pikërisht tregu grek është ai drejt të cilit orientohet ky lloj prodhimi. Kufiri lehtësisht i kalueshëm dhe kërkesat e mëdha në tregjet ilegale greke mendohen se janë faktorët e kësaj rritjeje.
Vdes duke ndjekur autobuzin
ELBASAN - Ka qenë vrapimi i tij i fundit. Qindra metra duke ndjekur një autobus dhe më pas... vdekja.
- Ka qenë vrapimi i tij i fundit. Qindra metra duke ndjekur një autobus dhe më pas... vdekja. Ka ndodhur në Belsh me 30-vjeçarin Nazmi Kalari. Donte të kthehej në shtëpi - me sa duket ka qenë autobuzi i fundit i linjës për atë ditë - dhe ka vrapuar të kapë autobuzin që po i largohej nga sytë. Pas qindra metrash vrapimi ka arritur ta prekë makinën që vazhdonte të ecte, por një atak në zemër i ka dhënë fund jetës së tij.
Vdekja e çuditshme kishte ngjallur edhe dyshime të tjera, madje edhe dyshimet e policisë, e cila ka ngarkuar një grup hetimor për të qartësuar shkakun e vdekjes së Kalarit. Por edhe pohimet e mjekëve e kanë përforcuar atë që ishte thënë në fillim: vdekja ka ardhur nga një krizë në zemër si rezultat i sforcimit gjatë vrapimit.
Me.Ki.
Gjirokastër: Lagjia një javë pa ujë
DJENËSHQIPËRI
Ka një javë që Lagjia Varosh e Gjirokastrës - ndër më të mëdhatë e këtij qyteti - ka mbetur pa ujë.
Shkaku i kësaj anomalie që ka shqetësuar mjaft banorët e saj, është defekti i një tubacioni në Ndërmarrjen e Ujësjellësit që ka ndodhur gjatë një pishëm. Ishte Qendra e Higjienës ajo që ka urdhëruar me pas ndërprerjen e ujit. Por ka kaluar një javë dhe defekti akoma nuk është ndrequr.
Shkodër: Parregullsi financiare në komunë
Është komuna Rrethina e Shkodrës që kësaj radhe “mbikqyrët” nga Kontrolli i Shtetit. Janë zbuluar parregullsi në dokumentet financiare lidheshin me marrjen e fondeve dhe blerjet në dorë për nevojat materiale të komunës. Gjithashtu fondet e marra për ndërtimin e shkollës së Golemit nuk janë përdorur brenda afatit të caktuar. Ndërkaq, për drejtuesit e Rrethinës, është kërkuar largimi nga puna për kryetarin e Komunës, Gëzim Mordalli si dhe përgjegjësen e Zyrës së Ndërmarrjes Ekonomike, Teuta Perkelaj.
Digjet një shofer bullgar
Në parking
TIRANË - Vdekje tragjike në kryeqytetin shqiptar për një shofer nga Bullgaria.
Në mesnatën e 18 shkurtit - ndoshta automjeti i tij pushtohente një parking pranë Laprakës-Rrangel Serpakov është djegur i gjallë brenda makinës së tij. Ndërsa deri dje trupi i tij i shkumbëzuar ende ndodhej në Morgun e Tiranës - në pritje të rikthimit të atdheut - hetuesit shqiptarë kanë shpallur edhe versionin e tyre mbi këtë ngjarje. Ndërsa një stuhi e vogël e përdorur për gatim nga Serpakov - fillimisht nga gazi ka shkaktuar asfiksinë e shoferit 32-vjeçar, ndërkohë që shpërthimi i tymit i ndërlikoi më vonë, nuk i kanë dhënë atij asnjë shans shpëtimi, duke shkaktuar edhe djegien. Serpakov kish mbërritur në Shqipëri së bashku me dy kolegë të tjerë, ngarkuar me mallra për një firmë tregtare shqiptare.
(Ed.La.)
Gjendet i mbytyri i basit
Pas 11 ditësh
RROGOZHINË - Është zbuluar më në fund kufoma e 16-vjeçarit që tentoi të sfidonte vdekjen vetëm për një bast.
Ndërsa ekipe polumbarësh kërkonin përllëmbë për përllëmbë në ujrat e turbullta të Shkumbinit, kufoma e Zeqir Xhafës është zbuluar fare rastësisht nga një i ri, buzë lumit, vetëm pak kilometra larg qytetit të tij. Kishin kaluar tashmë 11 ditë që kur ai humbi në ujërat e kullët të lumit. Varri i Zeqirit ka bërë përshypjen madje në qytetin e vogël.
Historia e trishtuet e Zeqirit kishte nisur si një lojë e thjeshtë adoleshentësh. 11 ditë më parë kish të dalë nga shtëpia me një grup djemsh të tjerë në të vegjël në orët e mëngjesit. Puna e tij e përditshme ishte kul-lotja e lopës, derisa një ditë duke parë rrjedhën e fortë ka nisur si pa kuptuar një diskutim. Zeqiri, më i madh nga grupi i djemve që janë ndodhur aty, ka këmbëngulur: “Unë jam në gjendje të dal në bregun tjetër të lumit”. Më pas ka arritur basti dhe djaloshi ka rrëshqitur në ujërat e akullta, por organizimi i tij nuk e ka përballuar dot rrymën e fortë. Shokët, të penduar, por tashmë krejt të pafuqishëm kanë dhënë alarmin për atë që qenë tepër vonë. Kërkimet kanë zgjatur plot 242 orë. Grupe polumbarësh dhe mjete të tjera të rënda në dispozicion nga pushteti lokal kanë kërkuar në këtë kilometra të tëra, derisa edhe stuhia i ka bërë të pamundura përpjekjet e shpëtimit të gjallë qytetit.
Qe.Ca.
“Maskat” grabisin arkën e INSIG-ut në kryeqytet
Plagosen dy punonjës që tentuan t’i ndalojnë
TIRANË - Grabitje tjetër në kryeqytet. Po thuajse një vit pas sulmit të parë - kanë rënë mbrëmë afro 1500 dollarë - dhe një muaj pas një tjetër tentativë për të shfrytëzuar arkën, në filialin e INSIG-ut në kryeqytet rikthehet alarmi.
TIRANË - Grabitje tjetër në kryeqytet. Pothuajse një vit pas sulmit të parë - kanë rënë mbrëmë afro 1500 dollarë - dhe një muaj pas një tjetër tentativë për të shfrytëzuar arkën, në filialin e INSIG-ut në kryeqytet rikthehet alarmi. Këtë herë grabitësit me maska dhe me armatosur rëndë - kanë gjendur mirëngjesin e së martës, pikërisht orën 11.30 kur si çdo ditë punonjësit e këtij zyrë përgatiten të transportojnë paratë në Bankën e Kursimeve. Grabitësit kanë plagosur me sende të forta punonjës, për edhe shoferin e institucionit / dy personat që kanë tentuar t’i pengojnë / ndërkohë që tre punonjësit e arkës janë bllokuar brenda bankës së armëve.
Shkak i grabitjes ka qenë sinjali telefonik - ndoshta nga grabitësit - nuk i ka dhënë asnjë mundësi punonjësve të INSIG-ut për të njoftuar menjëherë organet e Rendit. Frika për këtë, por dhe obligimi i shërbimit të Komisarit 3 të Policisë i ka detyruar grabitësit ta ndërpresin shpejt aksionin e tyre, duke marrë nga arka vetëm një shumë të barabartë me rreth 1.500 dollarë. Dy të plagosurit-tashmë në spitalin me propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm të INSIG, Qemal Dishaj, janë shpërblyer, ndërkohë që Drejtori i Degës së Tiranës Mustafa Kërkuç apelon: “Qeveria duhet ta shpallë patjetër Degën tonë si objekt të rendësisë së veçantë.”
(e.l)
“Objekti” i grabitësve
NE BRENDSI
Greqi, janë nga Saranda
Elbasan
DJENËSHQIPËRI
Në parking
Pas 11 ditësh
Gjirokastër: Lagjia një javë
NE BRENDËSI
Importet e skaduara: ambasadat denoncojnë
Policia financiare konsultohet me përfaqësitë e huaja për parandalimin e tregtisë së paligjshme
Andrea Stefani në faqen 3
Nata e tretë e Festivalit të Sanremos.
Të gjithë artistët dhe këngët e tyre sipas radhës. Mes të ftuarve sonte Elton John, Amii Stewart, Cindy Lauper ...
Të gjithë artistët dhe këngët e tyre sipas radhës.
Mes të ftuarve sonte Elton John, Amii Stewart, Cindy Lauper ...
Foto dhe kuriozitete në faqen 5