03/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 mars 1995

Selami: “Baza e partisë do më mbështesë”

Kryetari PD pas mbledhjeve TIRANË - “Përshtypja është e qartë: shumica e bazës së Partisë Demokratike është dakord me mua dhe nuk don që unë të shkarkohem nga roli që kam. Për këtë Presidenti Sali Berisha ka pakënaqësi...” Eduard Selami sapo ka përfunduar turin e pjesëmarrjes në konferencat e pesë prej qendrave kryesore përiferike të Partisë Demokratike: ishte në Korçë, Fier, Shkodër, Elbasan e Tiranë dhe tregon për Gazetën Shqiptare përshtypjet e tij të para: “Gati të gjithë janë dakord me propozimin tim për të votuar Kushtetutën në Parlament - thotë Selami - sigurisht, ka pozicione të kundërta, por asnjëri nuk do të jetë me Presidenti i PD, do të ndryshonte pozicioni juaj brenda partisë? “Unë nuk do të dal kurrë nga PD - përgjigjet - pastaj jam deputet dhe kam njerëzit që më japin besimin. Do të thotë që do të krijojnë rrëmujë politike të brendshme. Në fakt, edhe pse statuti ynë nuk e lejon, ryma ekzistojnë: një parti e madhe dhe e brenda nesh është e majta, qendra dhe e djathta”. Në ç’zonë identifikohët Selami? “Unë e kam konsideruar veten ekspo-nentin si djathtës së partisë - përgjigjet - sot jam eksponent i qendrës, por që shikoj nga e djathta. Nga ana e kundërt janë kun- … votuar Kushtetutën në Parlament - thotë Selami - sigurisht, ka dhe pozicione të kundërta, por asnjëri nuk ka kërkuar shkarkimin tim nga Kryesia e Partisë”. Vendimin do të merret më 5 mars, gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të PD. Selami nuk bën parashikime, por ka një ide të tijën: “Do të quditesha po të fitonte linja e atyre që kanë kërkuar shkarkimin tim. Dhe nëse ia dalin mbanë, do të shkonin kundër vullnetit të bazës së partisë”. Sot Selami duket sendjehët më i fortë pas kësaj xhiroje nëpër rrethe. Po nëse nga 5 marsi një parti e madhe dhe e brendëra ndesh Selami? “Unë e kam konsideruar veten ekspo-nentin e së djathtës së partisë - përgjigjet - sot jam ekspo-nenti qendër, janë kundërshtarët e mi të rinj: Presidenti Berisha? Ai ka qenë gjithmonë pranë krahut të majtë të partisë”. Partia Demokratike është e ndarë? “Unë do të bëj të pamundurën të evitoj copëtimin - përfundon Selami - edhe për këtë nuk doja Konferencën e Jashtëzakonshme: sepse sensi për rastin e këtij tipi rrezikon një ndarje që mund të na bëjë vetëm keq”. Sot Selami do të mbajë në Tiranë një konferencë shtypi. c.bo Ndërtesa e Partisë Demokratike Shqiptare dhe portreti i Selamit.

Në Greqi gati ligji i emigrantëve shqiptarë

Do pritet vizita e Papulias në Tiranë Grekët: “varet nga rezultati i bisedimeve” Do pritet vizita e Papulias në Tiranë Në Greqi gati ligji i emigrantëve shqiptarë Grekët: “varet nga rezultati i bisedimeve” TIRANË - Greqia e ka tashmë gati projektligjin për emigrantët e huaj, por kalimi i tij në Parlament do të kondicionohet nga ecuria e vizitës së Papulias në Tiranë. Ligji që do të përcaktojë marrëdhëniet e punëtorëve të huaj - nga burime greke konsiderohet se tashmë shqiptarët përbëjnë më shumë se gjysmën e emigrantëve në Greqi - duhet t’i kalonte parlamentit të Athinës, këtë ditë, por mesa duket diplomacia greke ka vendosur më mirë të presë konsultimet mes dy ministrave të jashtëm dhe pastaj të vendosë. “Rikthehet me dialogun çështja e vjetër mes dy vendeve” Jami është konfirmuar nga një prej hartuesve të këtij projektit, Ministrit grek të Punës Janis Skuluraqis, gjatë një takimi të këtij të fundit me gazetarë vendas e të huaj në Athinë. Skuluraqis e ka përshëndetur takimin e rëndësishëm diplomatik që do të zhvillohet së shpejti në Tiranë. “Vizitën e Papulias në Tiranë e shoh krejt me vend - ka thënë ai - por mëqë shqiptarët zënë një pjesë të konsiderueshme të punëtorëve të huaj që ndodhen aktualisht në Greqi, ne e kemi parë me vend të presim një herë rezultatin e bisedimeve të Tiranës”. “Ligji, i shumëpritur nga emigrantë shqiptarë, ka qenë një pikë e hershme e bisedimeve mes diplomacive të dy vendeve, por kriza mes tyre që nisi thuajse një vit më parë e zhyti atë në harresë. Ai ndoshta në këto kohë e fundit, kur mesazhet qetësuese mes Tiranës e Athinës u shuan në mënyrë të konsiderueshme dhe me këmbënguljen e Konfederatës Sindikale të Greqisë. Gjithsesi, për miratimin e tij do të duhet ende disa kohë, aq sa duhet për të kaluar procedurën formale të diskutimit e aprovimit. Ishin në një TIR Policia greke kap dhe kthen 94 shqiptarë TIRANË - Janë arrestuar dje në mëngjes nga policia greke, 94 emigrantë klandestinë nga Shqipëria. Këta të fundit ndodheshin pranë lokalitetit Vulgariadhi të rajonit të Artës, me qëllimin për të shkuar drejt Athinës. Klandestinët janë kthyer menjëherë drejt kufirit shqiptar - ishin gjtur brenda një kamioni TIR që vinte nga qyteti Janina. Secili prej tyre i kishte paguar nga 40 mijë dhrahmi shoforit të TIR-it. Edhe ky i fundit është arrestuar menjëherë nga policia. Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Epirit, sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet greke, numri i shqiptarëve të kthyer kapet rreth 235. Të gjithë të futur në Greqi si klandestinë. p.re.

Berisha: “Shpejt ligji që përkrah besimet”

Për Bajram TIRANË - “Shpejt Parlamenti do të miratojë një ligj që sanksionon përkrahjen e institucioneve fetare”. Duke përshëndetur klerikët islamikë shqiptarë - me rastin e festës së Bajramit-Presidenti Berisha ka siguruar njëkohësisht të gjitha komunitetet e tjera fetare në Shqipëri për “ripërtëritjen e infrastrukturës shpirtërore” që - sipas tij - është jashtëzakonisht e rëndësishme. Për vizita e djeshme e Presidentit të Shqipërisë në Selinë e Komunitetit Musliman, është shoqëruar edhe me superlativa, të shprehura pikërisht për “tolerancën fetare në Shqipëri dhe antikonfesionalizmin”. Ka qenë tepër e veçantë dita e djeshme në Shqipëri. Bajrami i ’95 - si asnjëherë tjetër - është përjetuar edhe me mbylljen masive të të gjitha njësive tregtare e lokaleve të kryeqytetit shqiptar, sikurse dhe në mjaft qytete të tjera të vendit. Si rrallëherë gjithashtu edhe dy tregjet karakteristike të Tiranës - me shumicë - për herë të parë dje, nuk kanë funksionuar dhe besimtarët kanë preferuar ta shijojnë në qetësi dhe pranë familjes festën e veçantë. Thuajse pas mesnate Xhamia e Et’hem Beut në kryeqytet, por edhe të tjera të tjera në Shqipëri u popullua nga besimtarët e devotshëm, “kënga” të cilëve shoqëroi daljen e diellit të 2 marsit ’95. Sidoqoftë kremtimi më i madh u krye në Tiranë. Sheshi i Namazgjasë së të cilit u mbush nga mijëra besimtarë muslimanë, madje të ardhur edhe nga fshatra të largëta. Festa nisi me disa pjesë kanunore, pas të cilave foli edhe Kryetari i Komunitetit Musliman. “Falë demokracisë - tha Haxhi Hafiz Sabri Koçi - edhe për ne u bë e mundur që të lirë të drejtohemi Zotit, t’i shfaqim atij dashurinë, të cilën edhe pse regjimi i kaluar u mundua të na e ndalojë, zemrat tona ishin me Zotin dhe jetonim me të”. Duke vënë në dukje shpirtin human që besimtarët muslimanë fituan gjatë muajit të Ramazanit, Hirësia e Tij e përcaktoi vitin ’95 si “vit i vërtetë të të gjithëve, të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga besimi, pasi jemi të gjithë krjesa e një Zoti”. Sikurse Presidenti Berisha, edhe Haxhi Hafiz Sabri Koçi, uroi besimtarët e të gjitha feve në Shqipëri, duke i ftuar dhe në njëherë për unitetin e ekzistencës midis tyre. Festa e Bajramit që u përjetua në të gjithë Shqipërinë, u mbyll me vizitën e Presidentit Berisha në Shkodër, qytet më sinjifikativ i bashkëjetesës së feve të ndryshme në Shqipëri. (e.l)

E shtyp i ati me makinën pa dashur

Vdes fëmija CËRRIK - Po dilte me makinën nga porta e shtëpisë së tij dhe befas ka shkaktuar atë që s’do ta bënte kurrë me qëllim...

Rikthimi i “Kapedanit” ...

Sot në mbrëmje TV servir filmin e famshëm Rikthimi i “Kapedanit” ... Regjisori flet për mungesën TIRANË - Rikthehet sërish në ekran ‘Kapedani’ i famshëm. Pas afro pesë vitesh, sot Televizioni Shqiptar do t’i servirë teleshikuesve - ora 20.50 - sekuencat e harruara të filmit, ndoshta më të shfaqur në Shqipëri.

Ndryshojnë të drejtat për higjenën

Parlament TIRANË - Arijnë gjobat pa të drejtë ankimi për shitesat dhe tregtarët e ndryshëm që shkelin normat higjeno-sanitare. Deri tani inspektorët

me makinë pa dashur

CËRRIK - Po dilte me makinë dëme, atë që do ta bënte kurre me dëshirë: ka aksidentuar për vdekje të birin trevjeçar. Tragjedia ka ndodhur në mëngjesin e së mërkurës, në fshatin Thanë në afërsi të Cërrikut, në shtëpinë e S. Bardhit. Ky i fundit kishte ndezur makinën e tij dhe po manovronte për të dalë nga oborri i ngushtë i shtëpisë. Fëmija kurreshtar kishte qëndruar pas makinës dhe shikonte veprimet e të atit. Ka mjaftuar një lëvizje fatale mbrapa e makinës dhe fëmija trevjeçar ka përfunduar i vdekur në rrotat e saja. m.k.

Rikthimi i “Kapadanit”

Regjisori flet për mungesën TIRANË - Rikthehet sërisht në ekran “Kapadani” t’i servirë teleshikuesve - ora 20.50 - Shqipëri. I bllokuar për disa kohë si shumë të tjerë të “realizmit socialist”, filmi i regjisorit Muharrem Fejzo do të kërkojë t’u imponohët edhe herë teleshikuesve, majft prej të cilëve ende nuk kanë mundur t’i heqin zhargonit të tyre të përditshëm, shprehjet e “vjedhura” pikërisht nga ky film. Sikurse konfirmojnë të Departamentin e Programacionit të TVSH-së, rikthimi në ekran i “Kapidanit” do të shoqërohet edhe me “rikhitmin” e regjisorit të saj, i cili paraqet dhe si një film - përmes një bisede në studio - do t’u tregojë teleshikuesve edhe motivet që kishin përcaktuar “zhdukjen” e këtij filminga ekrani, sikurse edhe rishfaqjen e tij sot. Megjithatë sot - pas shumë kohësh - bashkë me Fejzon, do të “flasë” edhe “Kapedani”. Në orën 20.50... (e.l) Regjisori Muharrem Fejzo

Nuk janë konfirmuar ende shkaqet zyrtare

Elbasan, tre shefa policie pushohen ELBASAN - Pezullime të bujshme në Komisariatin e policisë në Elbasan. Tre drejtuesve u është komunikuar largimi nga puna pak ditë më parë. Ndërkohë drejtuesit e këtij komisariati ende nuk kanë konfirmuar shkaqet e këtij vendimi. Kristaq Ferra, shef i policisë së rendit, Aleksander Sinani, komandanti i trafikut rrugor dhe Nazmi Dervishi, shefi i policisë kriminale të pezulluar para pak ditësh nga detyra presin tashmë vetëm vendimin e ministrit të Brendshëm. Vendimi i pezullimit u është komunikuar në një mbledhje të zgjedhur tre drejtuesve të këtij komisariati, në prani edhe të një tjetër prej vendosësve të ministrit Musaraj. Asnjë konfirmim deri tani nga ana e tyre për arsyet që i çuan ata drejt masave ekstreme për tre zyrtarët e policisë së këtij rrethi. Ndërkohë, që të nesërmen e këtij vendimi, ka reaguar menjëherë njëri prej drejtuesve të pezulluar. Nazmi Dervishi, ish shefi i policisë kriminale, ka deklaruar se shkaku i pezullimit të tij është fakti se ai ka zbuluar autorin e vërtetë të një plagoësje. Në fakt kjo deklaratë lidhej me dekonspirimin e një rrëmarësie për një punonjës të komisariatit, e cila ishte bllokuar para afro një muaji për tu hetuar lidhur me incidentin në fjalë, në qytetin e Elbasanit. Gjithsesi të tre drejtuesit e pezulluar presin ende vendimin e ministrit Musaraj. Me.Ki.

të drejtat për higjenën

TIRANË - Arrijnë gjobat pa të drejtë ankimi për shitësat dhe tregtarët e ndryshëm që shkelin normat higjeno-sanitare. TIRANË - Arrijnë gjobat pa të drejtë ankimi për shitësat inspektorët sanitarë kanë patur si mundësi në punën e tyre vënien e gjobave, të cilat nuk paguheshin kurrë për shkak të ankimit nga ana vetë të gjobiturve. Një projektligj që synon ndryshime në vetë ligjin për inspektoriatin sanitar është gati për t’u shqyrtuar në parlament. Do të jetë edhe fuqia sipersona të specializuar të këtij inspektoriati e mjegëve dhe ndihmësjëmëve në fshatra, të cilët aktualisht nuk u lejohet të bëjnë një gjë të tillë, duke e lënë pothuaj gjithë sektorin rural pa kërkesa sanitare ndaj shërbimeve të ndryshme. Ndërkaq në kompetencat e reja të parashikuara, inspektorët sanitarë do të kenë të drejtë të ndalojnë falsifikimet apo mashtrimet teknologjike të prodhimit apo kur këto ndikojnë direkt në shëndetin e njeriut. Këto kompetenca deri tani i kanë patur vetëm specialistët e kontrollit dhe të standardizimeve. Dhe për të gjitha këto projektiligji në fjalë kërkon edhe nxjerrjen e rregulloreve të veçanta për sektorët të tillë si hotelet, çerdhe, lavanteri, të cilat deri tani kanë munguar. p.re.

Tartarët shohin nga Shkodra

Interesohen për tullat SHKODËR - Një delegacion krejt i veçantë ka qenë ditën e fundit në Shkodër. Në qytetin e lashtë janë shfaqur tartarët. Për fat të mirë ata që kemi dëgjuar nga këta të historisë, por një delegacion i rregullt i interesuar të lidhë marrëdhënie ekonomike, me qytetin që është me mjaft kilome… të largëta. Lajmi është dhënë nga një agjensi zyrtare e interesuar… SHKODËR - Një delegacion krejt i veçantë ka qenë ditën e fundit në Shkodër. Në qytetin e lashtë janë shfaqur tartarët. Për fat të mirë ata që kemi dëgjuar nga këta të historisë, por një delegacion i rregullt i interesuar të lidhë marrëdhënie ekonomike, me qytetin që është me mjaft kilometra të largëta. Lajmi është dhënë nga një agjensi zyrtare e interesuar për bashkëpunimin me fushën e industrisë së materialeve të ndërtimit, veçanërisht për prodhimin e tullave. Shkodranët të interesuar për ringjalljen e ekonomisë së qytetit të tyre dhe si thonë mikrofonistët në treguar të kashkin që të presin mirë… e vlerësoj. Tani nuk i mbetet veçse të shpresojnë se ata që janë folur të mund të bëhen realitet me të vërtetë. Ndërkohë lidhja do të dukëshë si një dëshmi, për dukshëm vendje të tilla… [teksti i fundit i paqartë] y.p.

Fëmija dhjetëvjeçar që kafshon moshatarët viktima e parë ka kryer operacion plastik

Realitet kursiv CËRRIK - Është i emëruar por ka dhe një vjeç tjetër. Kafshon me dhëmbë moshatarët e tij. Është fjalëpër fjalë dhjetëvjeçari nga qyteti i Cërrikut është bërë për bashkëmoshatarët e tij një person i rrezikshëm. Pak javë më parë ai ishte kafshuar, duke i lënë turën e buzës poshtë, një moshatarin e tij, V.Xh. - kyshi qenë fëmija që në fillim e kishte kafshuar. Në këtë mënyrë u detyrua të ndërhynte gja me spital për të shëruar prej kafshimit. Por edhe pse ishte bërë kafshimi nuk mund të fshihte buzën e tij origjinale. Pas një operacioni plastik, mjekët e kanë zëvendësuar pjesën e këputur me një pjesë artificiale. Edhe pse fëmija që kafshon njihtej si i njohur, fëmijët e kishin ofruar atë në shoqërinë e tyre, duke mos e lënë të braktisur në fatkeqësinë e tij. Por gjëkur ra viktima e parë, mes tyre u bëri tmerri. Për ta ai nuk ishte më një shok por një “vampir” i rrezikshëm. Që prej asaj dite fatale askush prej fëmijëve nuk guxon t’i afrohet më këtij “vampiri” të vogël. Veprimi i çuditshëm i dhjetëvjeçarit i cili siç thotë vetë ishte përpiqur i një herë anormal, ka ngjallur mjaft shqetësime në qytetin e Cërrikut. Në të cilin tani ka një mesazh për fëmijët. mo.ki.

DJENË SHQIPËRI

Kujtohet Sejfulla Malëshova, disidenti i parë Është përkujtuar në Tiranë jeta dhe vepra e intelektualit dhe demokratit të shquar Sejfulla Malëshova, në kuadrin e 95 vjetorit të lindjes së tij. Dhe pasditë në Qendrën Kulturore të Ushtrisë, është folur pikërisht për atë që kundërshtoi i pari Enver Hoxhën, që kërkoi i pari lidhjen me perëndimin dhe që kërkoi mbrojtjen e figurave si Noli dhe Fishta. Dr. Ymer Dishnica dhe pjesëmarrës të tjerë kanë kujtuar kohën kur Malëshova ishte edhe në një post të mirë. Presidenti Berisha e ka dekoruar me Urdhërin “Flamuri Kombëtar i klasit të I”. Fondacioni Agnelli i pranishëm në Gjirokastër Një fondacion me një emër të njohur - Agnelli - ka qenë i pranishëm këto ditë në qytetin e Gjirokastrës. Qëllimi është krijimi pranë Dhomës së Tregtisë në këtë qytet të Zyrës Agnelli, e cila do të subvencionojë specializimin e shqiptarëve fushë ndërtimit dhe teknikes, nëpërmjet sigurimit të bursave të studimit në Itali. Në marrëveshjen e dyanshme të nënshkruar ndërmjet pushtetit lokal dhe fondacionit, është parashikuar edhe hapja në Gjirokastër e një filial të Banka di Roma, një bankë tepër e suksesshme në Itali. Të gjitha këto do të realizohen brenda 15 ditësh të parë të prillit. Fondacioni Agnelli mban pikërisht emrin e pronarit të Fiat, Giovanni Agnelli