19/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 mars 1995

Procesi “Arsidi” ende në udhëkryq

Tartari në spitalin e burgut: “Seanca s’mund të zhvillohet” TIRANE - Në udhëkryq procesi “Arsidi” i parashikuar të niste dje, “raundi” dytë sërish u bllokua, veçse këtë herë për shkak që s’ishin menduar më parë. Kanë qenë mjekët e spitalit të Burgut në kryeqytet - ku prej ditësh ndodhet Agim Tartari - ato që kanë bllokuar me “vendimin” e tyre edhe për shtatë ditë të tjera procesin e vitit në Shqipëri. Kështu gjendja shëndetësore e Tartarit - krejt papritur - i shtohet kahëve deri tashmë të mistershme të udhëkryqit ku prej ditësh ka qenë i detyruar të bllokohet procesi “Arsidi”. Por edhe nëse shpresa e mjekëve - për normalizimin e gjendjes shëndetësore të Tartarit - do të realizohet shumë shpejt, askush nga “stafi” i pjesëmarrësve të këtij procesi, nuk mund ta parashikojë tashmë ecurinë e tij, i pasharashikueshëm për të shtunën e ardhshme. Fitorja e organit të Prokurorisë në Apel - i cili theu vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës së Tiranës - ka shumë mundësi që t’i japë atributet reale prokurorëve të kryeqytetit, Qeleshit e Gjokutaj, të kërkojnë ndryshimin e Trupit Gjykues. Ndërkohë në kampin tjetër, atë të avokatëve - edhe pse ende gjithçka vazhdon të mbetet e rezervuar - kërkesa për ndryshimin e gjykatësve që kishin përuruar procesin në 30 dhjetor ’94, tashmë është diçka më shumë se hipotezë. “Nëse kërkohet diçka e tillë, largimi i Andi Çelikut dhe ndihmësve të tij nga drejtimi i këtij procesi - pohojnë juristët - atëherë gjithçka do të duhet të nisë nga fillimi”. Sikurse pas kësaj rruge do të duhet se cilën rrugë do të marrë. (e.l) Tartari nga drejtimi i këtij procesi - pohojnë juristët - pa rashikoh et edhe nga ligjet ekzistuese shqiptare, ndryshimi i Trupit Gjykues, në mënyrë të pashmangshme do të kërkonte që gjykatësit e rinj ta nisnin procesi nga fillimi, pa logaritur këtu edhe kohën që do t'i duhej atyre për t'u “familjarizuar” me dosjen jo pak voluminoze të kësaj çështjeje. Sidoqoftë procesi aktualisht ka mbetur në udhëkryq. Këtë herë gjendja shëndetësore e Tartarit, ndërsa pas një jave... Ende nuk dihet se cilën rrugë do të marrë. (e.l) javë... ... tërësisht në Shqipëri dhe në rajonin e Vlorës. Në ... ... sapo kalojnë derën e fundit të aeroportit të Rinasit kundër ... ... në një rrezik të ... dhe kurdëve ... ... banorë zakonisht e Vlorës ... frekuentojnë lokalet më luksoze. ... Udhëheqim memos takfadha ... zbarkimi në brigjet italiane është i vetmi rrezik që u mbetet kurdëve. Pas ... ... këtu nuk kemi hasur asnjë pengesë”, thotë një kurd vetëm pak momente përpara nisjes. Stavri Marko Besa-Shkumbini 1-0 Besëlidhja-Tirana 1-1 Elbasani-Shqiponja 3-1 Flamurtari-Dinamo 1-0 Laçi-Apolonia 2-1 Partizani-Tomori 1-2 Teuta-Iliria 2-0 Vllaznia-Albpetrol 3-3

“Vlora, trampolina jonë”

Klandestinët kurdë rrëfejnë itinerarin Nga Ankaraja në Rinas: “Në Shqipëri e kemi të lehtë” VLORE - Janë më qindra, kurdët që deri tani kanë përdorur brigjet e Vlorës për t’u hedhur në Itali. Të ardhur nga larg, qyteti bregdetar shqiptar është porta e fundit që aziatikët duhet të kalojnë për t’u gjendur përfundimisht në Europë. I gjithë itinerari i tyre, përveçse i gjatë është dhe i kushtueshëm. Sipas pohimeve të një kurdi për Gazetën Shqiptare udhëtimi, nga vendi i tyre në destinacionin final kushton afro 8 milion lireta: vetëm për të kaluar me skaf nga Vlora në brigjet e Pulias duhet të paguajnë mbi 1.500.000 lireta italiane. Është një rrugë e lodhshme ajo që kurdët duhet të ndjekin për të realizuar ëndrrën europiane. Ajo fillon me qëndrimin në portat e Ambasadës shqiptare në Ankara. Kjo për të ta është faza më e lehtë: vizat për në Shqipëri merren pa asnjë vështirësi. Në motivin “për turizëm” ata sigurojnë hyrjen e rregullt me një qëndrim disa ditor. Nga agjencitë turistike përgatitet dhe plani i “shëtitjes” në Shqipëri, që parashikon “vizita” në Durrës dhe Vlorë. Nisja bëhet kryesisht me avion - fillimisht hynin me anë të disa anijeve tregtare që zbarkonin në Durrës, por patrullimi i anijeve të embargos e bëri të pamundur këtë rrugë - dhe sapo kalojnë derën e fundit të aeroportit në Rinasit kurdët piten nga njerëz të caktuar të cilët i nisin me mikrobusë menjëherë për në Vlorë. Në qytetin bregdetar mbërrijnë zakonisht në orët e vona të natës dhe zbarkojnë me shpejtësi nëpër hotele: kush ka fat qëllon të hipi direkt në bordin ndonjë skafi që është gati për nisje. Në rast se duhet të presin radhën ose përmirësimin e motit, kurdët nuk hezitojnë të përfitojnë nga rastet për të shëtitur qytetin shqiptar. Me një veshje që nuk shqetëson për ndonjë elegancë të veçantë aziatikët - tashmë janë bërë banorë zakonshëm të Vlorës - frekuentojnë lokalet më luksoze. Dhe ndërsa kurdët qëndrojnë me valixhet gati për t’u imbarkuar, pronarët shqiptarë të skafeve xtëjonë kushedi të këtij pasagjerë: pagesa që ata duhet të japin është dy herë më e lartë se ajo që paguan një shqiptar klandestin. Por përveç kësaj, ata që merren me kryerjen e këtij trafiku, për përveç detyruesit e “taksive të detit” e përbën fakti se dhe në rast se kapen nga policia italiane, kurdët nuk luhet kthehen para: sipas një rregulli të autoriteteve italiane janë të destinuar të qëndrojnë të paktën 15 ditë. Udhëtimi me motoskaf dhe mbetet kurdëve shëtitës. Pasi kalojnë pengesë ata shpejtohen nëpër destinacionet e paracaktuara. Kush qëndron në Itali - duke kërkuar të stabilizohet në zonat e zhvilluara të Veriut - dikush tjetër vazhdon udhëtimin për të kaluar nëpërfundimisht në Zvicër, Gjermani apo Francë. Ndërsa Shqipëria mbetet vetëm si një kuitim i largët apo si një itinerar që tregohet bashkëkombasve të tyre që duan të mbërrijnë në Europë. “Shqipëria është një vend shumë i favorshëm. pak momente përpara nisjes. Stavi Marko Hartë me itinerarin drejt Rinasit, Turqisë dhe Vlorës.

Tirana zgjatet, mbetet enigma vendit të dytë

Futboll Dje 21 gola Tirana zgjatet, mbetet enigma vendit të dytë Kola, i “ri” i bardhebluve TIRANE - Një tjetër barazim i sigurt i Tiranës drejt formalitetit. Kësaj radhe në ndihmë i ka ardhur një hap fallco i Partizanit, i cili nuk ka arritur të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të krijuar siguri për vendin e dytë. Imundurnë Selman Stërmasinga beratasit e Kiqi Miles, të kuqit do të vazhdojnë të shikojnë me sa duket akoma nga Albetproli, i cili synon dhe vendin e dytë. Madje sikur kësaj javë ndeshjet të kishin zgjatur vetëm 45 minuta, ëndra e futbollistëve nga Potosi do të ishte bërë realitet. Kapërfunduar dje dhe pahtyshmeria e Shkum-binit. Të mësuar me rezultatet pozitive q prej 26 nën-torit të kaluar, peqinasi i mërziten vetëm humbjes, sepse ata akoma janë në surprizë duke qenë akoma vendi në katër në renditje. Hapa në tabelë kanë bërë edhe Vllaznia, Teuta Elbasani dhe Tomori. Ky i fundit deri tani në këtë sezon rezulton i pamundur në kryeqytet. Ashtu si rezultatoni i pamundur dhe Laci në fushën e tij. Sikur Thuqi të mos kishte gabuar në atë 11 metërsh, lajçanët do të ishin baraz me Tiranën në “golashënues. Megjithatë bardheblutë nuk shënojnë vetëm me Fortuzin: është edhe “riu” Kola. gje pj. Ja rezultatet Partizani-Tomori 1-2 Teuta-Iliria 2-0 Vllaznia-Albpetrol 3-2 Futbollist duke goditur topin në fushë.

Has, “zhduken” tregtarët privatë

DJENË SHQIPËRI Rënie drastike e numrit të tregtarëve privatë në rrethin e Hasit. Nga 245 persona të tillë në vitin ’93 dhe 137 në vitin ’94, numri i tyre tashmë ka rënë në 30. Por sipas autoriteteve lokale, ky numër nuk i përgjigjet realitetit dhe është i rremë, pasi mosregjistrimi i mjaft prej atyre që ende vazhdojnë aktivitetin tregtar lidhet me shmangien nga detyrimet fiskale. Ky fenomen ka bërë që “arkës” së shtetit t’i mungojnë afro 2.6 milionë lekë.

Shkodër, Arbnori takon intelektualët

“Kurrrsesi më shumë s’është spekullim gazetaresh”, ka thënë Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori në takimin e tij dje pasdite me intelektualët e qytetit të Shkodrës. Në një bashkëbisedim që ka zgjatur më tepër se sa një orë, Arbnori ka pohuar me indimet e tij për gjithçka që ka qenë interesuar auditori i lartë shkodran. Duke folur për gjendjen aktuale brenda partisë së tij, Arbnori nuk ka pranuar t’i quajë ndryshimet e fundit “as tragjike e as dramatike”, pasi në demokraci ndryshimet ajoç’këshin përjetuar shqiptarët në të shkuarën, dëshmon zëri i të gjithëve.

Bilanci Serreqit për 3 vjet

“Fondamentalizmi? Nuk ka bazë në Shqipëri” TIRANË - Në Shqipëri mungon baza sociale vetëme fondamentalizmit, por edhe fanatizmit”, Ministri i Jashtëm Alfred Serreqi është shprehur kështu në një prej pyetjeve më delikate mbi politikën e jashtme shqiptare: mbi raportet e Shqipërisë me Konferencën Islamike. Duke folur dje në një konferencë shtypi, e cila duket të lustronte punën 3-vjeçare të dikasterit të tij, Serreqi ka theksuar dhe njëherë se anëtarësimi në Konferencën Islamike gjykojnë se është mbijetës politikës shqiptare, pa asnjë lojë paragjykimi. Më parë - gjatë së njëjtës konferencë - Serreqi kishte theksuar se orientimi politikës së jashtme shqiptare mbetet Europa. “Përparësia për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në të gjitha strukturat europiane - nuk është një orientim konjuktural, por një orientim i përcaktuar, jo vetëm nga vendosja gjeografike Shqipërisë, por i përcaktuar në atë që unë e konsideroj kushtet e një konstitucion psikomentali populist shqiptar”. p.re.

Ekuipazhi italian përballë gjykatësve

“Accuario peshkonte pa leje” VLORË - Ka nisur në Vlorë procesi gjyqësor ndaj ekuipazhit të peshkarexhës italiane “Accuario”. Në sallën e Gjykatës së Vlorës, ku është zhvilluar seanca e parë e procesit, ka qenë prezent vetë pronari italian i peshkarexhës. Akuza që rëndojnë mbi ekuipazhin italian janë formul uar nga Policia Financiare e qytetit port. Seanca tjetër do të zhvillohet të martën dhe ekuipazhi është optimist se anija do të lirohet nga masa e sekuestrimit që është vendosur që në nëntor të vitit të kaluar. Peshkarexha italiane ishte kapur në flagrancë nga rojet shqiptare bregdetare ndërsa kishte lëshuar tratat në brendësi të ujërave territoriale shqiptare. Më pas me problemim ishte marrë edhe Policia Financiare e Vlorës. “Peshkim i paligjshëm në ujërat territoriale shqiptare, peshkim brenda zonës në të cilën ndalohet peshkimi me mjetet të rënda, peshkim nën thellësinë 50 metra”, këto ishin fjalët akuzate formuluara ndaj anijes italiane, e cila ishte detyruar të paguante një gjobë “të majme” afër 900 mijë lekë për Policinë Financiare dhe 5.500 dollarë për shkeljen e hapësirës territoriale të Shqipërisë. Peshkarexha më pas ishte sekuestruar dhe ndodhej, që prej nëntorit, e bllokuar në Portin e Vlorës. s.m.

Shkatërruar stacioni i motit

- Fieri i mbetur pa stacion meteorologjik. E vetmja gjendër që merrej me parashikimin e motit dhe matjet tjera të nevojshme tashmë thuajse nuk ekziston. Aty ndodhej vetëm një punonjës - drejtori - si dhe vetë pajisja aparatura që megjithëse kanë shpëtuar nga shkatërrimi nuk mund të bëjnë asgjë. Stacioni është “zhveshur” dhe materiale të shumta janë zhdukur: mbi 400 metra linear tel është vjedhur e bashkë me të janë rrëmbyer dhe 4 shtylla elektrike. Në bashki kërkesa e drejtorit për përmirësimin e gjendjes ka rënë në vesh të shurdhët. En. My.

Konflikt mes fshatarëve në zgjedhjen e pleqësisë

Berat, ndërhyn policia. Gjashtë të plagosur BERAT - Gjashtë persona të plagosur të shtunën në spital dhe më pas, pesë prej tyre të ndaluar për disa orë nga policia. Ky është bilanci i “fushatës elektorale” për zgjedhjen e pleqësisë dhe kryeplakut në fshatin Gjeroven që ndodhet 7 kilometra në jug të qytetit të Beratit. Në qendër të përleshjes fizet Shani dhe Shehu por nuk kanë nguruar të përfshihen dhe shumë bashkëfshatarë të tjerë. Ka qenë dita kur zgjedhjet e mbledhur në kuvend, do të zgjidhnin - pasi kishin zgjedhur pleqtë e lagjeve - kryeplakun e fshatit. Por banorët e një lagjeje - pikërisht të asaj ku jetojnë dhe fiset në fjalë - nuk kishin mundur të zgjidhnin ende pleqtë e tyre. Mosmarrëveshjet e tyre - që duket se kanë qenë rrjedhojë e simpative për forca të ndryshme politike - i janë përqëndruar dhe kuvendit të fshatit madje në formën më të ashpër, atë të një përleshjeje me gurë e dru. Fillimisht kanë qenë Shehajt ata që kanë dalë fitimtarë duke i shtyrë tutje pjesëtarët e fisit Shani. Por nuk ka vonuar dhe këta të fundit janë rikthyer me përforcime duke u përpjekur me të njëjtën monedhë Shehajt. Dhe ka qenë vetë ndërhyrja e forcave të policisë, që i ka dhënë fund këtij konflikti që gradualisht mund të merrte përmasa të rrezikshme. Dhe 6 nga të plagosurit, kanë përfunduar në spital. Ha.Ta.

Eksploziv kundër dy nëpunësve

Sarandë: Përhakmarrje? SARANDË - Dy shpërthime ndaj punonjësve të pushtetit lokal në harkun e pak ditëve. Kanë ndodhur para disa ditësh, por lajmi është njoftuar vetëm tani nga agjencia zyrtare e lajmeve. Shpërthimet kanë shkaktuar për fat të mirë vetëm frikë e dëme banesat e dy nëpunësve. Familjarët e tyre kanë shpëtuar për mrekulli. Tani Policia po heton mbi zbulimin e autorëve të atentateve, pista që është marrë më shumë në konsideratë, edhe ajo e hakmarrjes së të panjohurve për arsye që i lidhin me detyrën e të dy nëpunësve; që të dy janë drejtorë të rëndësishëm në rreth, i pari është Theodori Koci, përgjegjës i zyrës së Urbanistikës në Sarandë dhe i dyti, Thanas Dajko, Kryetar Komune në Lukovë. Në Sarandë fenomeni është mjaft i përhapur. Sipas të njëjtit burim këtu kanë ndodhur në dy vitet e fundit të paktën tetë raste të tilla.

DJE NË SHQIPËRI Një ligj Bilanci Serreqit për 3 vjet “Acquario peshkonte pa leje” Sot gazeta TV Fier

Një ligj për falimentimin në Shqipëri: gati projekti

Në faqen 7

Sot gazeta TV

GAZETA TV SHQIPTARE Me Renzo e Nilla në Amerikë GAZETA TV SHQIPTARE RAIUNO Grand Music: Më erdhi 23 Jan Raiuno në orën 20.40 Me Renzo e Nilla në Amerikë