21/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 mars 1995

Zbulohet plan terrorist

Arrestohen 4 minoritarë dhe 3 grekë Policia: "Shkatërruam një grup të Frontit për Çlirimin e Vorioepirit" Atentatorët ktheheshin nga Shqipëria pas një aksioni të dështuar TIRANE - Shtatë terroristë, anëtarë të Frontit për Çlirimin e Epirit të Veriut (MAVI), janë arrestuar të dielën në mëngjes nga policia greke në një qytet afër kufirit me Shqipërinë. Grupi terrorist përbëhej nga shtetas grekë - ndër të cilët dy ish oficerë të ushtrisë dhe policisë greke - si dhe nga katër minoritarë grekë nga Shqipëria, u arrestua në qytetin Delvinë ndërsa kthehej nga kufiri shqiptar, pas një orvatje të dështuar për të kryer një atentat. Në dy autoveturat e tij, policia zbuloi një sasi armësh automatike si dhe pajisjesh paraushtarake. Të dyshuarit Shqipëri-Greqi - të përmësuar dukshëm javët e fundit - kanë shpëtuar kështu nga një atentat që mund t’i kish rrezikuar përsëri. Në prillin e vitit të kaluar, ishte MAVI që kish marrë përsipër përgjegjësinë e një masakre të kryer nga një grup terroristësh, në një repart ushtarak në fshatin Peshkëpi - në jug të Shqipërisë - ku mbetën të vrarë dy rekrutë shqiptarë. Incidenti kish shkatuar një acarim të menjëhershëm të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve të fqinjë Ballkanit. Greqia vazhdoi të mbajë të bllokuar një ndihmë prej 15 milion ECU të akorduar nga Bashkësia Europiane për bilancin e pagesave të shtetit shqiptar. Mijra refugjatë ekonomikë shqiptarë, u përzunë me forcë nga vendet e tyre të punës në Greqi dhe një avion grek, dhunoi hapësirën ajrore në jug të Shqipërisë duke hedhur fletë volante ku bëhej thirrje për rrëzimin e qeverisë shqiptare. Në anën tjetër të kufirit, 5 minoritarë grekë, u nxorën përpara drejtësisë shqiptare të akuzuar si agjentë në shërbim të shërbimit sekret grek. Dhe pikërisht në momentin kur këto vështirësi u kapërcyen, dora e organizatës MAVI të ekstremistëve grekë - që ka shpallur si platformë të saj bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë - shfaqet përsëri. Por këtë herë janë vetë organet e policisë greke që i kanë dhënë goditje asgjësuese. Menjëherë pas arrestimit të grupit terrorist, janë bërë edhe parapëlje në 10 bashnë Athinë, ku janë zbuluar boshrua të ekstremistëve grekë së bashku me një sasi armësh. Ministri i Jashtëm grek Karolos Papulias - që javën e kaluar zhvilloi një vizitë të suksesshme në Shqipëri - pohon përpara gazetarëve se arrestimet e kryera “ka mundësi të kenë shmangur një incident”. Por autoritetet policore greke shkojnë më tej. Ato kanë pohuar se arrestimi i terroristëve, ka shmangur një sulm ndër-kufitar, ndërsa kontrollet e kryera në Athinë, kanë shkatërruar një grup terrorist të Frontit për Çlirimin e Epirit të Veriut.

Një vizë hyrjeje edhe Kryepeshkopit Janullatos

TIRANE - Anastas Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse Shqiptare, tani mund të largohet nga Shqipëria duke qenë i sigurt se nuk do ta pengojnë, të rikthehet përsëri për të kryer misionin e tij fetar. Autoritetet shqiptare i kanë dhuruar atij - para largimit për një kumim mjekësor në Greqi - edhe një vizë që i jep të drejtën e rikthimit në selinë e tij në Tiranë. Aktiviteti vetë shqiptar, është interpretuar në qarqet ndryshme, si rrjedhojë e përmirësimit në nivel politik, të marrëdhënieve dypalëshe me Shqipërinë e Greqisë. Kryepeshkopi Janullatos, do të shkojë në ditët e ardhshme në Athinë, për të kuruar një sëmundje të rëndë të syve. Deri më sot, autoritetet shqiptare kishin refuzuar atij, çdo mundësi rikthimi në rast largimi nga Shqipëria. Si pas dispozitave të një projekt të Kushtetutës projekt që nuk u aprovua nga një referendum i organizuar vitin e kaluar - asnjë udhëheqës fetar, nuk mund të vepronte në Shqipëri, pa qenë shtetas shqiptar ose rezident për të paktën 20 vjet.

Juveshtyn Parmën

Edhe dy pikë më larg FUTBOLL — Kronikë e ndeshjeve të kampionateve shqiptare e italian A u bind Sacchi? Shkrimet dhe rezultatet në faqen 4 - 5 - 6 Mbi 10 formacione shqiptare në zonën UEFA Në faqen 3 Përfundon “karantina” e “Qemal Stafës” Në faqen 3 Shpallen protagonistët e 29 marsit Në faqen 3

Me 40 të dënuar

Berisha ka falur edhe bllokmenë TIRANE - Më pak burg për dyzet vetë që vuajnë dënimin për krime të ndryshme. Presidenti Shqiptar Sali Berisha ka dekretuar dje faljen të cilën e ka lidhur me afrimin e 22 marsit, përvjetorit të tretë të Partisë Demokratike në pushtet. Në të njëjtën datë të vitit 1992, Partia Demokratike - në atë kohë Berisha ishte në krye të saj - fitoi dukshëm në garën elektorale me partitë e tjera. Mes të falurve mësohet se do të jenë disa nga ish-funksionarët e lartë të regjimit të vjetër, si edhe disa qytetarë të huaj të dënuar për krime të ndryshme në Shqipëri. Lajmi i faljes së dekretuar nga Presidenti është dhënë mbrëmë nga burimet zyrtare të informimit. Vetëm me pak fjalë ato kanë informuar se fajlë Berishës është marrë duke u mbështetur në kompetencat e tij që burojnë nga paketa e ligjeve kushtetuese dhe me propozim të organeve të pushtetit lokal, shoqatave dhe institucioneve të ndryshme. Të njëjtat burime kanë dhënë të vëmen hollësi që është më suar dje: falja për të dyzet të burgosurit parashikon zbritje dënimi nga një deri në një shtatë vjet. Ende nuk janë konfirmuar plotësisht kriteret mbi të cilat presidenti e ka bazuar faljen e tij. Mësohet se njëra prej tyre ka qenë pikërisht skihimiat e rasteve në të cilat ish-të dënuar politikë apo të përsekutuar të regjimit janë burgosur përsëri për krime ordinere. Falja e fundit e Presidentit ishte bërë pikërisht në pragun e Vitit të Ri 1995. Atëherë kishin përfituar nga dënimi edhe njëri prej pesë të pestëve të “Omonias” të akuzuar për spiunazh. Ndër- Ndërsa në Shqipëri, posa është dekretuar falja presidenciale, Partia Radikale në Itali është duke planifikuar një marshim masiv kundër dënimit me vdekje. Në të duhet të marrin pjesë edhe titullarë të pushtetit lokal në Shqipëri. Burime të kësaj partie kanë bërë të ditur se kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre Kryetarët e Bashkive të Durrësit e Gjirokastrës, të cilët me sa duket janë shprehur kundër dënimit kapital. Në marshim, që do të nisë pas zhvillimeve të punimeve të Kongresit të Partisë Radikale, Kryetarët shqiptarë të bashkive do të jenë përkrah një numri të madh kolegësh të tyre nga e gjithë Europa. Një koleg i tyre shqiptar, Kryetari i Bashkisë së Korçës - po sipas këtyre burimeve - ka refuzuar pjesëmarrjen e tij sepse ai vetë është në favor të ekzistencës së masës ekstreme. f.b.

Heroina nga Shqipëria? Ndalohet një klandestin

Itali, një vlonjat i gjenden 600 gram drogë VLORE - I kishte këputur ende me erën e lagur të plazhit italian kur Rojët e Financës i kanë mbërthyer prangat mbi kyçet e tij. Një vlonjat, Isa Hasanaj, 36-vjeçar nga Vlora është ndaluar të premten së bashku me një tjetër boshnjak dhe një italian. Dyshimet për të janë shumë të forta. Sipas Rojëve Financiare të Lecces ka qenë ai transportuesi nga Shqipëria për në Itali i 600 kilogram heroinë të tipit bruin sugar. Hasanaj sapo kishte mbërritur në Itali si një klandestin i thjeshtë me skafët që zakonisht kryejnë udhëtimin e përditshëm. Të tre janë ndaluar në vëzhgimin e tyre. Lancia Dedra të italianit Alberto Coppolany është në Lecces. Rojet Financiare kanë dyshuar për makinë me të cilën udhëtonte veç italiani edhe shqiptari e boshnjaku. Gjatë kontrollit të makinës policët italianë kanë zbuluar të fshehur në karoceri një çesë plastike ku ishte mbështjellë heroinë. Ishin 600 gram heroinë 70 përqind e pastër. Sipas hetuesve italianë, kjo sasi e sekuestruar më e madhja e ndaluar ndonjëherë në ndonjë shqiptar në Itali - përbën provën e asaj që ata kanë deklaruar prej kohësh, se trafiku i klandestinëve nga Shqipëria përdoret kohësh po shfrytëzohet nga organizata kriminale edhe për trafikimin e drogës, th.

Bie në gropën e ashensorit dhe vdes

Një vogëlushe TIRANË - Kërkoi të fshihej teksa luante me shokët kukafshehti, por ka rënë në gropën e ashensorit. Ka qenë ky fati i dhimbshëm i vajzës 11 vjeçare nga Tirana - banonte në pallatet 9-katëshengjendetërkryegytetit - që ka shkaktuar vdekjen e pashmangshme. Ngjarja rëndë ka ndodhur ditën e enjte. 11-vjeçarja poloandunëtembashkëmoshatarët e saj. Ndërsa kërkonte të fshihej ka rënë në hapësirën e ashensorit, i cili nuk funksionon që prej një viti, dhe mes errësirës së shkallëvet ënisur për t’u strukturuar brenda tij. Vogëlushja ka rënë poshtë nga kati i 6-të duke marrë në gojëtie të rëndë. Ka qëndruar për katër ditë në gjendje kome por s’ka mundur të rezistojë më tej.

Zhulali: “Hyrja në NATO qëllimi ynë”

Ministri bën bilancin e punës TIRANË - Futja e Shqipërisë në Nato ka qenë qëllimi kryesor i të gjithë veprimtarisë politike, të ndjekur nga qeveria demokratike në fushën e Mbrojtjes. E gjithë kjo jo përputhje me kushtet ekonomike të vendit dhe duke patur parasysh situatën në Ballkan, miqtë dhe armiqtë tanë tradicionalë. Ka qenë kjo ajo çka theksoi Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, në konferencën për shtypin që dha dje në një nga sallat e ministrisë. Shqipëria ka aktualisht aleatë kryesorë në Mbrojtje SHBA, Britaninë e Madhe dhe Turqinë. Kontaktet politike me kolegët e tij të huaj, Zhulali i ka vlerësuar si tepër të rëndësishme për të rritur më një nivel më të lartë marrëdhëniet e ushtrisë shqiptare me ato të vendeve të tjera. Deri në fund të vitit të kaluar, Shqipërinë e kanë vizituar 45 ministra mbrojtjeje, shefa shtabi dhe zyrtarë të lartë nga shtete të ndryshme. Me këta deritanjali janë nënshkruar 12 memorandume dhe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. “E gjithë kjo që ne bëjmë me ushtritë e ngjashme është një ngjarje ushtrive moderne të botës”, ka theksuar ministri Zhulali.

Prodhon një pushkë dhe plagos rivalin

BERAT - Konkurrenca mes dy shitësve të vegjël të Sheqëz të Beratit, ka degjeneruar në konflikt të armatosur. - Konkurrenca mes dy shitësve të vegjël të Sheqëz të Beratit, ka degjeneruar në konflikt të armatosur. Kanë qenë dy të shtënat e armës së Shkelqim Toskës, që kanë dërrguar në spital konkurrentët e tij në tregti, Gazmend e Gëzim Dako, që të dy në moshën 22 vjeçare, me plagë të rënda në fytyrë të enjten. Por nuk ka qenë vetëm kjo ngjarja e këtij konflikti. Grupi i ekspertëve kriminalistë, ka zbuluar çifla metalike të një predhe të veçantë. Më pas, një kontroll i ushtruar nga policia, i ka zbuluar Toskës një armë gjahu një gryke, të punuar në mënyrë artizanale. Pikërisht me këtë pushkë “made in Albania” ai kish dashur të mbronte monopolin e tij të tregtisë së frutave. Krahus bllokimit të armës, policia ka vendosur dhe masën e arrestit për Tosken dhe dënimi i plagosurit vazhdojnë të kurohen në spital. Ha.Ta.

Papulias: "Kemi shmangur një incident me Shqipërinë"

Dje në Komitetin Drejtues

Socialistët: “Duhen zgjedhje të parakohëshme” TIRANË - Socialistët janë të vendosur të kenë subjektiv të tyre zgjedhjet e parakohëshme. Dje është mbledhur në Tiranë Komiteti i Përgjithshëm Drejtues - mbi 100 vetë nga e gjithë Shqipëria - së bashku me anëtarët e grupit parlamentar të PS. “Si të përgjigjemi strategjisë së përçarjes së PS filluar prej kohësh nga kundërshtarët tanë politikë, si të përgatitemi për marrjen e pushtetit duke ikonsideruar gjithmonë zgjedhjet e reja parlamentare shumë afër, si të bëjmë më efikase propagandën tonë duke mbrojtur drejtësinë e alternativave tona”, këto do të një analizë e gjerë e situatës së sotme politike, kanë qenë sipas Zëdhënësit të PS, deputetit Bashkim Zeneli disa çështje të trajtuara në mbledhjen e rëndësishme të djeshme. Komiteti Drejtues ka përgatitur edhe një deklaratë e cila do të botohet në shtypin e tyre partiak.

NE BRENDSI

Festivali Folklorik nga 20-25 shtator në kalanë e Beratit Në faqen 2 Mësonjtorja e Korçës: vërtet më 7 mars? Në faqen 2 Busti i Konicës pranë vëllezërve Frashëri Në faqen 2

SHKURTINGARRETHET

Kavajë, përkujtohen arbëreshët At Antonio Belushi, një ndër përfaqësuesit më të shquar të Italisë, ka prezantuar këto ditë në Kavajë, librin e tij me kërkime mbi arbëreshët e Greqisë. At Belushi bëri një vizitë në një shkollë të mesme për t’u njohur me formimin intelektual të të rinjve. Arbëreshi i njohur ka kontribuar edhe me para në Caritas për të ngritur në Kavajë një klinikë moderne. Burrel, në trinë i thonë “jo” SIDA-s Në pamundësi për ta kuruar, letë bëjnë të shetë mundë për të parandaluar. Ky ishte mesazhi i lëshuar nga Komiteti Anti Sida, i cili i mbështetur nga Organizata Islame e Ndihmave, organizoi në Burrel një seminar për mbrojtjen nga SIDA. Durrës, 62 vjet shkollë profesionale Është festuar në Durrës 62 vjet i shkollës qytetëse, një shkollë profesionale e cila ka nxjerrë mjaft figura të shquara. Festa, në të cilën ishin ftuar ish-mësues dhe nxënës të kësaj shkolle, është organizuar në Teatrin Aleksandër Moisiu nga shoqata Durrësi.