Një stadium i tejmbushur thërret “Albania, Albania”
Me rezultatin 3-0 fitorja e parë e vendit të shqiponjave pas tre vjetësh. Bajko: “Tani do të mund edhe Uellsin”. Kaçaj: “Golin tim ia dedikoj gjithë shqiptarëve”. Në spital kapiteni i moldavëve, Spiridon
TIRANË - Thirrjet e një stadiumi plot me njerëz dhe gëzim për një çast kanë bashkuar të gjithë vendin rreth krenarisë së ngjyrës së tyre. Ato 11 djem të famshëm kuqezi dje në tapetin e “Qemal Stafa” kanë bërë një mrekulli që, për tre vjet reformash e zhvillimi nuk kishin mundur ta materializonin dot: kënaqësinë e brohoritjes njerëzore: “Albania, Albania”.
“Albania, Albania...”: afro 15 mijë tifozët të shtrënguar në tribunat e stadiumit e qindra mijëra të mbledhur përpara televizorit, e kanë përsëritur thirrjen magjepëse për 90 minuta të pambaruara emocionesh, frikë, gëzimi e në fund, deri në momentin e triumfit të fshëhur brenda të fërshëllimave të atij njeriu veshur me të zeza. Me një 3-0 kundër Moldavisë dje nuk ka fituar vetëm skuadra e Bajkos, por një komb i tërë. Një TRLumf që rikthen prestigjin dhe nderin e imazhit të Shqipërisë në të gjithë botën. Papritur ajo shami e gjelbërt e “Qemal Stafës” u zgjerua e u rrit pa masë, duke mbështjellë të gjithë vendin si një mantel të gjelbërt, që do të thotë edhe një shpresë më tepër. Ne spektatorëve të mrekulluar na ngelet në zemër kujtimi i paharrueshëm i të asistuarit në këtë fitore. Dhe aty, 11 protagonistëve heronj të kësaj ndeshjeje mund t’u themi vetëm “Faleminderit çuna”.
(c.bo / Ed.La)
Goli i parë i Kombëtares shqiptare
(foto: H. Pustina)
Goli i parë i Kombëtares shqiptare (foto: H. Pustina)
Përqafim i goleadorëve Kushta dhe Kaçaj (foto: H. Pustina)
Në Madrid dhe avokati i Nanos
Ftesë nga UPN
TIRANË - Ka ftuar për në Madrid edhe avokatin i Nanos.
Një kërkesë urgjente e Unionit Parlamentar Ndërkombëtar e ka thirrur Përparim Sanxhakun për të dhënë shpjegime lidhur me gjendjen juridike të klientit të tij. Dje kanë folur para Komitetit për Mbrojtjen e Deputetëve edhe përfaqësuesit shqiptarë të të dy krahëve parlamentarë Ali Spahia dhe Luan Hajdaraga. Burime të Partisë Socialiste që janë vëzhgues në kontakt me Nënkryetarin e tyre në Madrid kanë referuar dje se të dy deputetët shqiptarë janë dëgjuar nga Komiteti veçmas njëri-tjetrit. Asnjë hollësi nuk ka mbërritur nga referimet e tyre, por me sa duket, që të dy kanë mbrojtur versionet e parë të tyre në lidhje me burgimin e udhëheqësit socialist. Sanxhaku është nisur dje afër orës 14.00 me avionin e linjës, që e ka transportuar më parë në Paris dhe më pas për në kryeqytetin spanjoll. Nuk dihet ende përmbajtja konkrete e pikave për të cilat avokati do t’i duhet të përgjigjet para anëtarëve të Komitetit, por në PS mendojnë se referimi i tij do të lidhet me shpjegimin e pengesave që avokati, dhe disa deputetë e kolegë të Nanos, kanë hasur për të takuar me liderin e tyre të burgosur.
Në PS vazhdon shpresa se takimi i Madridit do të tregohet i favorshëm për Nanon. Një rezolutë e Këshillit të Unionit në shtator të vitit të kaluar dhe më pas një raport i hartuar nga një delegacion i drejtuar nga Zhosi Mejer, Kryetar i Komitetit të posaçëm, për mbrojtjen e të drejtave të deputetëve - bënin të ditur nuk kishte bërë asnjë thirrje publike. I kishin shtruar shpresat e tyre se qëndrimi i organizatës ndërkombëtare do të ishte një ndihmë për ta në përpjekjet për lirimin e liderit të PS. Në këtë rast për Këshillin e Unionit do të marrë dhe një herë vendimin shqyrtim në rezolutë të posaçme.
Fatos Baxhaku
Koçi heq prangat 6 muaj më shpejt
Gjykata e liron me kusht
“Sjellje e mirë”
TIRANË - Fatmir Koçi le qëlluar e Burgut të Tiranës. Kur i kishin mbetur edhe gjashtë muaj të tjerë prapa hekurave, një propozim i Drejtorisë së Repartit 313 për “lirimin para kohe me kusht” të Koçit është pranuar nga gjykatësit. Veçse këtë herë - Gjykata që e kishte dënuar me tre vjet heqje lirie në vitin ’93 - është bindur vetëm nga sjellja korrekte e Koçit në burg, mosdënimi i tij më parë si dhe problemet e detyrimit civil prej 400 mijë dollarësh që - sipas kryegjykatësit Bendo - mund të zgjidhej në mënyrë mediale e tij jashtë Burgut. Triumfi i Koçit u kundërshtua në procesin e djeshëm vetëm nga prokurori Gjokutaj, i cili kërkoi rrezimin e kërkesës së tij, duke kujtuar dhe njëherë se ende ai nuk i ka shlyer detyrimet ndaj të dëmtuarve, edhe pse për Koçin është pranuar më parë kërkesa e organit të Prokurorisë për sekuestrimin e pasurisë së Koçit.
(e.i)
Stuhi e dëme në gjithë vendin
Në Berat, Fier e Lushnje rikthehen radhët e bukës
Shkatërrohen linja elektrike e anije
Në Berat, Fier e Lushnje rikthehen radhët e bukës
Stuhi e dëme në gjithë vendin
Shkatërrohen linja elektrike e anije
TIRANË-Ka krijuar dëme thuajse në të gjithë vendin vala e stuhive që përfshiu Shqipërinë në dy ditët e fundit. Ndërsa temperaturat më të ulta janë verifikuar në Veri të vendit, kanë qenë pesë qytete të Jugut që kanë vuajtur më shumë nga rikthimi i papritur i dimrit. Dhe në Fier, Lushnje, Berat, Kuçovë e Skrapar, ushqimi me energji elektrike ka munguar për afër 15 orë. Njolla gjigande e errësirës ka mbretëruar që nga mbërja e së martës deri në drekën e së mërkurës, duke krijuar në të pesë qytetet radhë të gjata bukë dhe vështirësi në ndërtesat publike, si domosdoshmëria spitalore. “Fajtori”: era e fortë që ka rrezuruar dy shtylla të linjës së tensionit të lartë që vijnë nga drejtimi i Elbasanit - 110 mijë kilovolt - që furnizojnë me energji të pesë qytetet. Gjendja ka alarmuar edhe KESH-in, i cili ka dërguar në vend një grup të specializuar, falë ndërhyrjes energjike të të cilit, furnizimi është normalizuar pas 15 orësh.
Një erë e fortë - shpejtësia ka arritur në përmasat marramendëse të 150 kilometrave në orë - ka goditur edhe bregdetin shqiptar duke shkaktuar panik e frikë mes ekuipazheve të anijeve. Djeg trageti i linjës “Adriatika” e ka përshkuar distancën mes brigjeve italiane shqiptare në 36 orë, pasi është detyruar të ndryshojë kursin për t’i shpëtuar furisë së stuhisë. Në Vlorë e Durrës peshkarexhat e struktuara në port e kanë patur të vështirë të përballojnë dëmet e dallgëve të stërmëdha. Vetëm në Vlorë, dëmet e pësuara nga peshkarexhat arrijnë në qindra mijë dollarë. Këtu disa peshkarexha shqiptare dhe një çisternë e madhe greke kanë pësuar dëme të ndjeshme nga përplasjet në mol. Ndërprerje të energjisë elektrike janë verifikuar edhe në Kukës, ku era e fortë rrëzoi shtyllat e tensionit duke ndërprerë furnizimin me energji në të gjithë rrethin. Shtresa e dëborës, që arrin në 20 centimetra, ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të rrugëve.
Halit Tafa
Stavri Marko
Përqafim i goleadorëve Kushta dhe Kacaj (foto: H. Pustina)
Liderët e PS dhe Aleancës: “Mes nesh nuk ka luftë”
Bashkëpunim mes “të mëdhenjve” të opozitës
TIRANË - “Aleanca Demokratike dhe Partia Socialiste nuk janë në luftë”.
Kjo ka qenë përmbajtja e deklaratave të djeshme të dy prej liderëve të të dy partive kryesore të opozitës shqiptare. Sipas Dokles megjithatë “duket se ka një përpjekje të Aleancës për të rilevuar identitetin e saj, por asnjë lloj lufte nuk ekziston mes nesh dhe Aleancës, përkundrazi kemi patur një bashkëpunim për shumë çështje të rëndësishme të politikës së vendit sikurse kanë qenë përpjekjet për krijimin e shtetit ligjor, luftë kundër korrupsionit, intolerant, mbrojtjes së të drejtave elementare njerëzore dhe sidomos përpjekjet për të bashkuar opozitën për mbi një vendim të qeverisë, por një ligj të Parlamentit”. Dje është prononcuar për marrëdhëniet mes dy partive edhe Perikli Teta, njëri nga udhëheqësit e Aleancës. “Nuk më duket se ka patur ndonjë deklaratë tonën, apo të ndonjërit prej nesh për të shpallur luftë socialiste - thënë Teta për Gazetën Shqiptare - nuk asnjë ndryshim në politikën tonë ndaj PS, në marrëdhëniet me të qëndrimi ynë është po ai që është shpallur prej kohësh”. Por cili është niveli i marrëdhënieve mes të dyve? “Janë marrëdhënie bashkëpunimi pa bërë aleanca paralelare - është përgjigjur lideri i Dokle - kjo është më shumë deklaratë prej kohësh nga të dy palët, mendimi im është se bashkëpunimi mes nesh ka qenë i frytshëm”.
Namık Dokle
Perikli Teta
(f.bak.)
Namık Dokle; Perikli Teta
Grabitën ndihmat humanitare
Pesë në burg
TIRANË-Përsëri sulm mbi ndihmat humanitare.
Edhe një herë tjetër “viktimë” kanë rënë magazinat e Londrës, prej kohësh të njohura si më të mëdhatë e më kryesoret e këtij kontingjenti në Shqipëri. Veçse këtë herë kanë mjaftuar disa ditë që organet e Ministrisë së Brendshme të mund të mbërrijnë deri në gjurmët e grabitësve. Janë ndaluar dhe kanë përfunduar në Burgun e Tiranës pesë persona - të gjithë punonjës të magazinave të Londrës - që sipas organit të Prokurorisë do të hetohen për përgjegjësinë në këtë vjedhje. Edhe pse ende gjigantja është vetëm në fillimet e saj, hetuesit kanë shpejguar se kjo grabitje realizuar pas shqyrtues së një dere - aktualisht mendohet të jetë organizuar nga brenda, pra nga vetë punonjësit. Më ditën materialeve të grabitura - por ende jo të përcaktuara në shumë - shquhen veshjet, batanijet si dhe kasetat e ndihmës së shpejtë.
(e.i)
Përqafim i goleadorëve Kushta dhe Kacaj (foto: H. Pustina)
Fitore e famshme e Kombëtares kuqezi në Eliminatoret e “Euro ’96”: Gol nga Kushta e Kacaj
Kronikë dhe foto në faqen 3
TëmundëshMoldavinë: një ëndërr që vlen 40 mijë dollarë
Në faqen 3
Presidenti Berisha në dhomat e zhveshjes pas fitores
Në faqen 3
Ftesë nga UPN
Sot me Gazetën një libër
TIRANË- Edhe sot, sido të jetë, shpërndajmë bashkë me “Gazetën” një libër polisi-cek. Këtë radhë vepra prej gjeni e bukës e autorit scocez John Buchan dhe titullohet “I trentanove scalini”.
Një klasik që i ka pëlqyer dhe Hitchcock, i cili ka bërë një film të famshëm. Ky tregim i Buchan është një histori e vërtetës spy-story plot mister... Lexuesve anë u kujtojmë dhe një herë se sot Gazeta plus librin kushtojnë vetëm 20 lek dhe se është absolutisht e ndaluar përsëritës të shesin gazetën veç volumit.
Gjykata e liron me kusht
Në Berat, Fier e Lushnje rikthehen radhët e bukës
quna • (C.007 Ed.La)
40 mijë dollarë
Në faqen 3
pas fitores
Në faqen 3
Kronikë dhe foto në faqen 3