31/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

31 mars 1995

Që nesër shoferët të kërçënuar

Fluks i papërballueshëm për inspektoriatet. A do ketë gjoba? Që nesër shoferët të kërçënuar Sot është afati i fundit për riregjistrimet Tiranë, nga 25 mijë automjete janë pajisur me leje të reja qarkullimi vetëm 2 mijë EDMOND LAÇI TIRANE - Që nesër mijëra shoferë shqiptarë do zgjohem nën kërcënimin e gjobave. Sipas një udhëzimi të Ministrisë së Brendshme sot duhet të përfundojnë riregjistrimi i të gjitha automjeteve që udhëtojnë në vend si dhe pajisja e tyre me leje e reja të qarkullimit. Por puna intensive e inspektoriateve të rretheve - sikurse edhe dëshira e poseduesve të automjeteve - nuk kanë mundur të ecin paralelisht me datën e skadencës, pikërisht 31 marsi 1995. Mbetet kështu vetëm të zgjasë edhe një herë afati i riregjistrimit - por në kufijtë e mundësive të inspektoriateve - që dita e nesërme të mos jetë një kërcënim real për mijëra shoferë shqiptarë, të cilët ende nuk kanë mundur ta realizojnë udhëzimin e fundit të Ministrisë së Brendshme. “Eshtë e pamundur të kapërcehet radha e stërgjatur”, pohon për Gazetën Shqiptare një grup shoferësh që presin prej orësh, duke bllokuar rrugën para selisë së “Albafilm” - dhe qëndrurën 1 prillit, afatit të fundit të riregjistrimit. Në fakt i njëjti shqetësim ndjehet edhe brenda mureve të Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor të Kryeqytetit. Sipas Alfred Sollakut - tashmë në krye të zyrës së qendrës së kontroll-verifikimit të aftësive drejtuese të automjeteve e drejtuestve të tyre - nga afro 25 mijë automjete të kryeqytetit, vetëm gati 2 mijë prej tyre kanë mundur të riregjistrohen. “Çdo ditë përmes kësaj procedure - pohon Sollaku për Gazetën Shqiptare - mund të kalojmë maksimalisht 250 automjete”. Në zyrën e Kartotekës gjithashtu pranojnë se pajisja me lejet e reja të qarkullimit për tërë këta automjete, edhe pse - siç organ kontrolues - aty nuk mund të japin një përgjigje të saktë nëse do të gjobiten nesër shoferët që s’kanë mundur ende të bëjnë riregjistrimin. Emergjenca madje që sot ka detyruar punonjësit e Inspektoriatit të Qarkullimit Rrugor që të punojnë me dy turne, sikurse edhe paralelisht me të tria tipet e targave, A, B dhe C. Vazhdon prej ditësh revolucioni në sistemin e kartelizimeve të automjeteve në gjithë vendin. Kompjuterizimi do të jetë i vlefshëm edhe për drejtuesit e makinave, tashmë me leje qarkullimi jo njëvjeçare por pa afat. Sidoqoftë aty ngrihet edhe një shqetësim: “Midis atyre që ende s’kanë arritur të riregjistrohen ka edhe nga ata që e bëjnë këtë gjë enkas, për shkak të dokumenteve të tyre të parregullta”. Madje hipoteza tashmë edhe është vërtetuar në 4-5 raste, pasi dokumentacioni i tyre ka rezultuar i rremë. Por ankthi i mijëra shoferëve - që mund të përfundojë po sot me shtyrjen e afatit - në fakt është i lidhur me një revolucion tepër të domosdoshëm në sistemin e qarkullimit rrugor. Madje avantazhi i përket edhe vetë drejtuesve të automjeteve, të cilët deri tani mbanin nëpër xhepat e tyre leje qarkullimi me afat njëvjeçar, që i detyronte çdo 365 ditë t’u ktheheshin sërish zyrave të inspektoriateve. Riregjistrimi i përsëritur e kërkon edhe lejet e qarkullimit pa afat, sidoqoftë do të ketë vlera të jashtëzakonshme për sistemin e kartelizimeve, që për herë të parë në Shqipëri do të jetë i kompjuterizuar. Sikur-se pohojnë në Inspektoriatin e Qarkullimit Rrugor të Tiranës, përfundimi i kartelizimit do të thotë më pak targa e dokumenta të rreme, por edhe më pak makina të grabitura, ndoshta edhe zhdunjen e këtyre fenomeneve jo pak të shfaqura, së bashku me fluksin gjigant të hyrjes së automjeteve në Shqipëri. Një sistem “non stop” në terminal mund të verifikojë për vetën disa sekonda nëse automjetet e ajo dokumente e tyre janë reale apo jo. Ky sistem - që prej vitesh ekziston në të gjitha vendet europiane - zbulon të gjitha gjeneralitetet akarakteristikat e automjetit, por edhe poseduesit e tyre të vërtetë. Një revolucion i pritshëm, por që ka një afat kërcënues. Nëse autoritetet e larta të qarkullimit rrugor nuk e shtynë atë. kryeqytetit, vetëm gati 2 mijë tria tipet e targave, A,B dhe C. mbajnë nëpër xhepat e tyre shfaqura, së bashku me fluk- shtynë atë. Radhë e gjatë para Inspektoriatit (foto: H.Pustina)

Dorëheqje e bujshme e tre kryegjyqtarëve

Skandali më i madh në Drejtësi i kohëve të fundit Dorëheqje e bujshme e tre kryegjyqtarëve Bendo, Zeneli e Çeliku akuzojnë ministrin Frashëri Dorëheqje e bujshme e tre kryegjyqtarëve të kryeqytetit. Mbrëmë vonë, një deklaratë e tyre për shtyp njoftonte heqjen dorë nga posti i lartë të Agim Bendos, Kryetar i Gjykatës së Tiranës si dhe Zyvendësve të tij, Artan Zeneli e Andi Çeliku. Sipas tyre, ky vendim ishte marrë pikërisht pas një mbledhjeje të Këshillit të Lartë të Drejtësisë - që përfundoi dje rreth orës 18oo - i cili kish shkarkuar dy gjyqtarë të Gjykatës së Tiranës dhe emëruar disa të tjerë. Por kryegjyqtarët kryeqytetas këtë herë kanë akuzuar rëndë edhe ministrin e Drejtësisë, Frashëri që - sipas tyre - qënka dënuar më parë për një vepër penale. Sidoqoftë vendimi i tyre lidhet vetëm me dorëheqjen nga postet e larta, por jo nga profesioni i gjyqtarit, midis të cilëve edhe Andi Çeliku që nesër do të kryesojë procesin e famshëm Arsidi. “Dorëheqja jonë bëhet në shenjë proteste ndaj vendimeve të ministrit të Drejtësisë”, pohol mbrëmë vonë për “Gazetën Shqiptare” kryetari i Gjykatës së Tiranës, Bendo. Lideri i kësaj gjykatë që prej 16 majit ’92, komentoi edhe akuzën e tij të rëndë ndaj ministrit Frashëri, madje duke vënë në dispozicion edhe materiale origjinale të vendimit të Gjykatës së Tiranës në procesin kundër tij. Bashkë me Kryetarin e Gjykatës së Tiranës këtë herë janë solidarizuar edhe dy Zvëndësat e tij 27-vjeçarë, Zeneli e Çeliku. Dorëheqja dhe akuza e fundit ndaj Frashërit konsiderohet si skandali më i madh në Drejtësinë Shqiptare në këto vitet e fundit. Edmond Laçi

Mësues e mjekë “Përgatësim

Mësues e mjekë “Përgatësim

Kukës, pllakos errësira

Veriu i pushtuar

Ish nisur me urgjencë nga Tirana

Janullatos në spital

“Përgat is m një grevë kombëtare”

Mësuesemjekë TIRANË - Gati gjysma e Shqipërisë kërcënon të hidhet në një grevë të përgjithshme. TIRANË- Gati gjysma e Shqipërisë kërcënon të hidhet në një grevë të përgjithshme. Sindikatat e arsimit, shëndetësisë, dhe Telekomit - tre ndër sektorët më të rëndësishëm të vendit - po përgatiten të bojkotojnë vendet e punës për të kërkuar rritjen e pagës për 35 për qind dhe indeksimin e saj sipas inflacionit. Vendimi është marrë nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, të cilat me gjashtëkanë e aktuar datën 6 prill si afatin e fundit, ku ato do të përcaktojnë strategjinë e lëvizjes për të realizuar kërkesat e tyre. Edhe takimet me përfaqësuesit e qeverisë duket se nuk kanë sjellë atë që sindikalistët prisnin. “Mbledhja e 28 marsit me ministrin e Punës Engjell Dokle, të Arsimit, Xhevat Teliti dhe të Shëndetësisë Maksim, vetëm thotë për Gazetën Shqiptare Ylli Kallan, zëvendëssekretar i përgjithshëm i BSPSH - nuk ka gjetur një zgjidhje të kënaqshme për dy kërkesat kryesore: rritjen e pagës 35 për qind dhe indeksimin e inflacionit”. Të parët që kanë filluar të lëviznin janë grevë për përgjithshme janë arsimtarët. Aktivitet që janë organizuar në Pogradec, Berat, Elbasan, Krujë, Durrës dhe që po vazhdojnë një dhe në rrethet e tjera të vendit, do të përfundojnë në 6 prill, ditën e mbledhjes së Aktivitet Kombëtar të Arsimit. Janë rreth 50.000 arsimtarë që ndërpresin punën e tyre të përditshme, për të realizuar kërkesën kryesore: shtimin e pagës së çdo vatrori nga 9500 deri në 7000 lekë. Është ndërrojë qesharake, që më tepër që unë jam në grevë mësuesi - thotë Ismail Jollashi, sekretar i përgjithshëm i BPA-së - 1.7 për qind për sigurimin shëndetësor dhe 1.3 për qind për atë shoqëror. Paga reale është e ulur në një nivel prej 12.5 për qind.”

Veriu i pushtuar nga ngricat: bllokohen rrugët

Kukës, pllakos errësira TIRANË - Veriu i Shqipërisë është mbërthyer nga morsa e të ftohtit. Rrugët e bllokuara nga shtresa e dëborës që ka nisur të trashët, por sidomos linja e tensionit të lartë të ndërprera nga difekte e shkaktuara nga stuhitë, pa bilanci i parë i lajmeve që vijnë nga Veriu. Një njoftim i shqetësuar i KESH-it ka sinjalizuar dje gjendje të rëndë në furnizimin me energji të zonave malore. Kukësi, Rubiku, Spaçi e Kalivaçi kanë mbetur edhe dje në mbrëmje të bllokuara jo vetëm nga pesha e dëborës, por edhe nga ajo e errësirës. Puka e Fushë-Arrëzi janë çliruar vetëm dje pasdite, pas një ndërhyrjeje të specialistëve, të cilët kanë vazhduar të punojnë edhe për riparimin e linjave të tjera. Në Kukës trashësia e dëborës, sidomos në zonat malore është rritur ndjeshëm, 1 metër në Shishtavec e Bushtricë. I ftohti i pazakontë për këtë periudhë ka krijuar probleme të rënda për qarkullimin: të gjitha rrugët automobilistike që dalin nga Kukësi janë tashmë të bllokuara. Blegtoria, ekonomia bazë e këtyre zonave është krejt e paralizuar. Shtresa e dëborës është shtrirë dhe në mengjez edhe në Shkodër, e cila po vu(an) ende nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë, për shkak të rritjes së papritur të konsumit nga banorët.

Janullatos në spital

Ish nisur me urgjencë nga Tirana; Mjekët: “Jeta e sigurtë” TIRANË - I nisur me urgjencë nga Tirana, Kryepeshkopi Ortodoks i Shqipërisë, Janullatos, ka përfunduar mbrëmë në spitalin “Evangelismos” të Athinës. Sipas burimeve nga kryeqyteti grek, gjendja e rëndë shëndetësore e 70-vjeçarit Janullatos, ka shtyrë edhe takimin e tij me Presidentin e Kon-stantin Stefanopulos. Sidogqoftë - gjithmonë në kuadrin intensiv të mjekëve - tashmë pohohet se “jeta e tij nuk është në rrezik”. Gjendjeset shëndetësore që e kishin nisur me urgjencë kreun e ortodoksëve shqiptarë dhe hun e tij, lidhen pikërisht me një komplikacion në organet e frymëmarrjes.

SHKURT NGARRETHI

Fier, një 15-vjeçar djeg vetën I ka vënë flakën dhomës së tij duke u përfshirë në mes të flakëve me qëllimin për t’u djegur edhe vetë. Ngjarja e dhimbshme na ndodhur në qytetin e Fierit. Trupi 15-vjeçar A.B. është gjetur i përzhitur në shtëpinë e tij. Shkaku i vetëvrasjes së tij ishte një moment depresioni që djaloshi fatkeq i dha fund me vdekjen e llahartë. Devoll, në gjyq kryetari i Këshillit të Rrethit Është ish-kryetari i këshillit të Devollit Vladimir Kello që ka dalë para Trupit Gjykues me akuzën për “shpërdorim detyre”. Ndajimi i Kellos është bërë prej një viti, por vetëm tani pas tre seanash gjyqësore u mor vendimi për fatin e tij. Sipas dëshmisë të personave të ndryshëm akuzuar nga “shpërdorim detyre” u përcaktua në “pafajësi detyre” për të cilën Vladimir Kellos i është hequr e drejta e funksionit shtetëror. Berat, aksident: dy të plagosur rëndë Dy të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik në Berat. Ka ndodhur ndërsa një makinë me 4 durshakë po hynte në Urën e Moravës. Makina është përmbysur për pakujdesinë shoferit dhe ka shkaktuar dëmtime të rënda në trup të Dhimitër GJavarës - akoma në rrezik - dhe djalalit të tij Arian GJavarës.

“Duam të na regjistroni me emrat grekë të cilët i mbajmë tani”

Gjirokastër, kërkohet ndërrimi i emrave shqiptarë GJIROKASTËR - “Duam të marrim emra grekë, atë jemi pagëzuar në Kishën Ortodokse”. Lajmi mund të duket si i çuditshëm, por është i vërtetë. Ka ndodhur në Gjirokastër, Këshillit Bashkiak të së cilës i është dashur të merret me çështjen delikate. Para takimeve së këshilltarëve bashkiakë kanë qenë, në një volej të organizuar tani së fundi, një relacion i gjendjes civile të qytetit, ku paraqiteshin, kërkesat e bëra nga 20 familje gjirokastrite për ndryshimin e emrave dhe në gjendjen civile. Kërkesat kanë qenë të firmosura të gjithë nga prindërit e fëmijëve, që zyrtarisht ende mbajnë emra shqiptarë. Ky problem i fundit e ka zënë ngushtë shumicën e këshilltarëve të Bashkisë, të cilët janë luhatur mes dilemës të aprovojmë apo jo emrat e greqizuar? Lista është shumë e gjatë dhe një pjesë është e njëjta, e përbërë nga pak rreshta është thuasje e pamundur, por po citohen vetëm disa shembuj nga ndryshimet kërkuar: Idaja kijohet fare kollaj. Në shumë raste të pakten është ruajtur një ngjashmëri e largët me emrin e vjetër shqiptar, të paktën është ruajtur gërma e parë e emrit, por ka edhe raste ndryshimet janë shumë të dukshme. Kështu është kërkuar që Albani të bëhet tutje të quhet Kristjo, Meruhja të marrë emrin e Marisë, Edmondi Evan-gjelos, Arbri Spirodhon, Elioni Kosta, Erjoni Panajot, Arvina Katerina. Vajza që mbajnë emrin e veçantë Boronica të ruajë sërish origjinën nga ka ardhur, ku por të quhet tani e tutje me emrin më modern Margaritë.

Kapet një grabitës fëmijësh

TEPELENË - Ndal ohet nga forcat e policisë së Tepelenës një rrëmbyes fëmijësh. - Ndal ohet nga forcat e policisë së Tepelenës një rrëmbyes fëmijësh. Një operacion i shpejtë i tyre ka bërë të mundur kapjen e personit që kishte rrëmbyer një vajzë 9-vjeçare. Për shkak hetimesh të mëtejshme Komisariati i Tepelenës nuk ka dashur të japë emrin e tij. Dihet vetëm se është një burrë 40-vjeçar që kishte qenë dënuar edhe herë të tjera për grabitje të të miturve. Gjithashtu dyshohet nga policia ekzistenca e një grupi të tërë njerëzish që organizojnë rrëmbime të tilla.

DEKLARATË

Ne drejtuesit e Gjykatës Rrethit të Tiranës Agim Bendo, Kryetar, Artan Zeneli, Zvëndëskryetar, Andi Çeliku, Zvëndëskryetar, deklarojmë se qysh nga data 31.3.1995 japim dorëheqjen nga detyrat e drejtimit në këtë Gjykatë për arsyet vijojnë: Së pari nuk jemi dakord me tutelën që mundohet të ushtrojë ministri i Drejtësisë, Hektor Frashëri dhe Zvëndësi i tij, Vladimir Kristo, tutelë të cilën këta zotërinj mundohen ta imponojnë me veprime që vijnë haptazi në kundërshtim me ligjin për “Organizimin e Drejtësisë” dhe ligjin “Për kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë” dhe me parimin e njohur të pavarësisë së pushtetit gjyqësor. Me konkretisht në bazë të ligjit “Për Kompetencat e Ministrisë së Drejtësisë”, Ministria e Drejtësisë ka të drejtën e kontrollit vetëm administrativ të Gjykatës. Por në kundërshtim me këtë Hektor Frashëri dhe Zvëndësi i tij, Kristo e kanë orientuar këtë kontroll sa nga paaftësia aq edhe nga keqdashja mbi gjykatën në çështjet konkrete gjyqësore dhe veprime të tilla proceduriale të gjyqtarit, si vendimi i pushimit të gjykimit, i pezullimit, i kryerjes së ekspertimit etj., kur dihet që veprime të tilla të gjyqtarit dhe Gjykatës janë objekt shqyrtimi vetëm në Gjykatën e Apelit, Gjykatën e Kasacionit dhe Plenumit të kësaj të fundit. Për këtë janë bërë objeksionet përkatëse ministrit të Drejtësisë nga ana jonë në prezencë të kolektivit të Gjykatës me rastin e shtrimit të konkluzioneve të kontrollit në shkurt të këtij viti, duke theksuar nga ana jonë se këto veprime bien në kundërshtim të hapur me parimin shumë të njohur të pavarësisë së gjykatave dhe gjyqtarëve, cenojnë objektivitetin e gjykimit dhe krijojnë imazhin sikur vendimet e gjykatës janë të diktuara nga pushteti ekzekutiv (Ministria dhe Qeveria). Por nga ana e tij ministri Frashëri është shprehur se “në këtë mënyrë do të vepronte edhe në të ardhmen as ai ishte ministër dhe i dinte vetë punët e tij”. Për këtë mund të verifikohet protokolli i mbledhjes me gjyqtarët përkatëse të bëra me këtë rast. Së dyti ministri Frashëri dhe Zvëndësi i tij, Kristo janë munduar të vënë tutelën e tyre mbi Gjykatën e Tiranës dhe drejtuesve të tyre nëpërmjet monopolizimit të emërimit dhe shkarkimit të kuadrit gjyqësor dhe administrativ. Ndërkohë shqetësimet e përshkruara janë objektivë dhe e kompetencë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ministri i Drejtësisë ka vetëm të drejtën e propozimit. Propozimet tij në të gjitha rastet kanë qenë subjektive dhe të pambështetura në asnjë cënojnë Për këtë mund të verifikohet protokolli i mbledhjes megjithëse regjistrimet dhe Zëvendësi saqë me një çështje kuadrati gjyqësor ajo është kompetencë e kanë qenë subjektive dhe të pambështetura në asnjë kriter. Ndërsa propozozen masa për gjyqtarë të ndryshëm të kësaj gjykate apo emërime, në asnjë rast nuk denjohet të thërrishet mendimi i kryesisë për njerëzit që punojnë në këtë Gjykatë, duke e quajtur nga ministri Frashëri si e panevojshme. Veç kësaj është bërë t’u habitur se një ministër apo zëvendësministër ka marrë në mënyrë apriori dhe haptazi në kundërshtim me ligjin edhe emërimin e shkarkimin e personelit administrativ, si sekretarë, përmbajtes, shoferë, ftues etj., duke spostuar kryesinë e Gjykatës së Rrethit, Tiranë. Madje ai vepron në kundërshtim me urdhërin e ministrit të Drejtësisë, numër 1048, datë 17.5.1994. Pra në këtë mënyrë duke monopolizuar të gjitha problemet e kuadrit për përjashtimin, ministri Frashëri dhe Zëvendësi i tij, Kristo mundohen t’i vënë gjykatat, gjyqtarët dhe personelin administrativ nën kërcënimin e qendrimit në punë, çka cenon seriozisht organizimin dhe drejtimin e punës për shkak të rolit formal që i mbetet kryesisë së Gjykatës në këtë rrethanë. Sa fundi nëse drejtues të Gjykatës më të madhe të Republikës nuk kemi besim te personi i zotit Frashëri, i cili ka qenë edhe i dënuar me një vendim penal të Gjykatës së Rrethit, Tiranë, për veprën e “bixhozit” në grup vetëpërmbëdhjetë. Dhe për mendimin tonë, të paktën nga ana morale nuk mund të jetë as ministri ynë. Po kështu nuk kemi besim as edhe te Zëvendësi i tij, i cili gjatë tre vjetëve punë në Gjykatën e Tiranës që qenë vetëm dy herë i pranishëm dhe asnjëherë nuk i ka kryer detyrat e veta, madje ndaj kësaj gjykate ka qenë tendencioz. Mjafton të përmendim që ndihma e kësaj ministrie ka munguar totalisht, që përveç kontrollit një herë në vit nuk ka kryer funksionin e saj më të rëndësishëm, kualifikimin e gjyqtarëve, ngritjen profesionale të tyre. Në këto kushte drejtimi nga ana jonë është bërë i pambundur, prandaj deklarojmë publikisht dorëheqjen nga këto detyra drejtuese duke u angazhuar thjesht në detyrën sublime të gjyqtarit. Tiranë, 31.3.1995