Zëvendësime në diplomacinë shqiptare. Ndryshime të mundshme në Paris e Vjenë
Beograd, Sofie, Romë: mbërrin urdhëri i kthimit
Zëvendësime në diplomacinë shqiptare. Ndryshime të mundshme në Paris e Vjenë Ministria “ngel” pesë ambasadorë Beograd, Sofie, Romë: mbërrin urdhëri i kthimit Nesër fillon kthimi. Një nga diplomatët: “Nuk i dimë arsyet. Na kanë thënë se do të mbetemi pranë Ministrisë së Jashtme” TIRANE - Diplomacia shqiptare e përfshirë nga një valë e gjerë lëvizjesh. Faza e studimit tashmë është kapërcyer dhe letrat me kërkesën për ambasadorët në disa nga kryeqytetet më të rëndësishëm të Europës, të cilëve tani do t’u duhet të kthehen kanë mbërritur në përfaqësitë shqiptare. “Brenda dhjetë ditëve duhet të keni dorëzuar detyrën që mbani aktualisht dhe të ktheheni në Atdhe”, kjo ka qenë përmbajtja e shkresës që disa nga emisarët e diplomacisë shqiptare të emëruar para tre vjetësh si Ambasadorë kanë marrë nga drejtorësit e tyre. Përfaqësuesit në njëzetë e Shqipërisë në Beograd, Romë, e Sofje - është fjala edhe për ambasadorët shqiptarë në Vjenë e Paris, por lajmi nuk është konfirmuar zyrtarisht - janë lajmëruar për përgatitjet e fundit për kthim. Dorëzimi i detyrës duhet të përmbajë lajmërimet me autoritetet e vendeve përkatëse të cilët kanë bashkëpunuar në këto tre vjet. Ende nuk janë bërë të njohura emrat e Ambasadorëve të rinj që do të udhëtojnë në kryeqytetet europiane, por duket se emërimet janë krejt në hapat e fundit. Duket se dita e enesërme është afati i fundit i kthimit të ish-Ambasadorëve, të paktën ky është afati i marrë nga Edmond Dule, deri më tani Ambasador shqiptar në Romë, kërkesa për të cilin ka mbërritur në Itali para nëntë ditëve. Vendimi i është bërë i ditur edhe Famelines, Ministrisë së Jashtme Italiane. Asnjë nga të larguarit nuk ka dashur të japë përshpjetje të tij mbi largimin, duke u rezervuar të shprehet pas kthimit në Atdhe. “Shkresa që urdhëronte kthimin tim në Atdhe - nuk e kishte të motivuar përveçse e kësaj lëvizjeje - ka thënë dje në telefon njëri prej tyre - por nga kontaktet që kemi patur me dikasterin është thënë që kjo bëhet në kuadër të një reforme të gjerë. Tani të shohim, edhe pas kthimit jemi në varësi të Ministrisë”. Të gjithë Ambasadorët e kthyer bëjnë pjesë në grupin e diplomatëvet të emëruar në kohën e spastrimeve të mëdha në diplomacinë shqiptare. Thua se të gjithë kishin dalë nga brezi i intelektualëve që ishin aktivizuar në lëvizjet demokratike. Mbi studimin e lëvizjeve në diplomacinë shqiptare po flitet që prej disa kohësh. Vetë krerët e saj e kishin justifikuar nevojën e lëvizjeve me domosdoshmërinë e ndryshimeve për të përmirësuar eficiencën e kuadrit diplomatik shqiptar. Ministri Sereqi dhe Zëvendësministri Starova kishin përmendur nevojën e rishikimit të punës së kuadrit në varësinë e tyre, tani që me kalimin e tre vjetëve mund të bëhet një bilanc i saktë për shumë prej tyre. Tani, do mësohen përfaqësuesit e rinj shqiptarë në kryeqytetet rëndësishme europiane dhe kjo do të jetë faza e dytë e reformës në dikasterin që realizon politikën e jashtme të vendit. Pas normalizimit të marrëdhënieve shqiptaro-greke është paraqehur e kreu i shtetit shqiptar kërkon ndërhyrjen direkte të diplomacisë greke-tradicionalisht në marrëdhënie miqësore me Beogradin - për të menjanuar konfliktin e përgjakshëm në Kosovë. “Tensioni në këtë krahinë përbën një kërcënim për të gjithë Ballkanin - citohet të ketë thënë në intervistë Berisha - qeveria shqiptare nuk dëshëron asnjë ndryshim kufijsh, por një zgjidhje demokratike të problemit të shqiptarëve”. Presidenti shqiptar ka shtuar më pas, se është krejtësisht i bindur se bashkëpunimi mes serbëve e shqiptarëve do të provohet në të ardhmen”. Berisha nuk ka harruar të kujtojë edhe një herë përparimet e mëdha në marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjën e saj jugor, duke e cilësuar përmirësimin e realizuar së fundi “spektakolar”. Fatos Bahaku p.re. Në faqen 3
Ministria e Jashtme
Berisha: “Athina të ndihmojë dialogun mes Kosovës e Serbëve”
TIRANE - Berisha i kërkon ndihmë diplomacisë greke për problemin e Kosovës. “Athina, që mban marrëdhënie të privilegjuara me Beogradin - ka thënë Presidenti shqiptar në një intervistë për agjencinë zyrtare greke të lajmeve, që është transmetuar nga agjencia e tjera të mëdha të huaja - mund të inkurajojë Presidentin serb Slobodan Milosheviç, që të fillojë një dialog me Ibrahim Rugovën, udhëheqës i komunitetit të shqiptarëve të Kosovës”.
Rikthimi kampionëve
Futboll, Java XXIV
“Teuta” shpartallon “Tiranën”
Futboll, Java XXIV
Rikthimi kampionëve
“Teuta” shpartallon “Tiranën”
TIRANE-Rikthimi i kampionëve. Edhe pse vetëm për dy pikë, “Teuta” mundi të shpartallojë “Tiranën”, pikërisht në vigjilje të kurorëzimit të saj. Siçoqoftë triumfi moral i kampionëve të sezonit të të vjetër i ka lënë bardheblutë ende nëntë pikë para vendit të dytë, sërish i ndryshëm nga ai i një jave më parë. “Partizani” me fitoren e vështirë ndaj “Tirise” përfundimisht në Kategorinë II - tashmë është ringritur në fronin e zonës UEFA, dukshmërisht poshtë vetes debutantët nga Patozi e Pegini. E shtuna e djeshme - me shtatë fitore në shtëpi dhe një barazim pa gola - ka tronditur edhe njëherë plot 10 formacione. I vetmi gol udhëtues në këtë stadiume i përket Deliut të “Tirise”, i shndërruar kështu në gol flamuri për të gjitha formacionet që dje luajtën jashtë shtëpisë. Por rikthimi i kampionëve, këtë herë është shoqëruar edhe me rikthimin e kartonave të kuq, dy të tillë përveç mafjat të tjerëve të verdhë. Dhe gjithsej 15 gola, asnjë i shënuar nga goleadorët e elitës Fortuzi, Shehu e Vuthi.
(e.l)
Rezultatet
Besa-Vllaznia 1-0
Besëlidhja-Apolonia 2-0
Elbasani-Dinamo 0-0
Flamurtari-Shkumbini 1-0
Laçi-Albpetrol 3-0
Partizani-Iliria 2-1
Teuta-Tirana 3-0
Tomori-Shqiponja 2-0
Maji afati i fundit
Nisin listat për bonot e privatizimit
Në faqen 3
Teatër nudo në skenë, por në emër të artit
Drama Jonescos
TIRANE - Nudo në emër të artit. Për herë të parë në skenën e teatrit shqiptar, një aktor del i veshur para publikut, ndërsa dy të tjerë - djalë e vajzë - realizojnë artistikisht aktin e përdhunimit.
Është një vendim i guximshëm - mjaft normal megjithatë në artin e sotëm modern - që publiku shqiptar e takon për herë të parë me duartrokitje të shumta. “Ishte një publik i jashtëzakonshëm”, thotë për Gazetën Shqiptare Arben Kumbaro, regjisori i “Viktimat e detyrës”, menjëherë pas shfaqjes së parë të dhënë të premten pasditen e sallën e Akademisë së Arteve të Bukura. Dhe për të, gjithë suksesi i përket aktorëve-studentë të vitit të katërt, për regjizurë. Por nëse tashmë thuajse të gjithë e kanë përqëndruar vëmendjen në dy skenat e “pazakonta” për teatrin shqiptar të kësaj shfaqjeje, Kumbaro me të drejtë insiston: “Nuk dua që të flitet vetëm për to. Shfaqja e aktorit nudo nuk është vetëm se një element i vogël në tërësinë e kësaj pjese. Është një monolog tepër i veçantë. Zhvshja e tij është jeta e pastër, lakuriqe dhe monologu i aktorit shpaloset si diçka e përkryer, hyjnore. Unë dhe studentët e mi shpesh i quaj - duam të jemi diçka të re. Dhe Jonesco, me veprat e tij, është shumë afër realizmit shqiptar”. “Viktimat e detyrës” është një pseudodramë e fuqishme e shkrimtarit rumun. Këtu, Jonesco, flet për teatrin - si duhet të jetë ai - dhe për historinë e tij. Një histori e ngjashme me jetën e shqiptarëve: dhuna, diktatura, nënshttrimi dhe poshtërimi që i ka bërë atij sistemi. Në qendër është një personazh i cili kërkohet nga policia. Dhe kjo figurë, me një skenografi moderne bardh e zi e Akademisë së Arteve, luhët nga dy aktorë të cilët shfaqen njëri pas tjetrit për të treguar dy anët e jetës, dyzimin e saj. Premierra e “Viktimat e detyrës” është dhënë në prëmten dhe më pas të shtunën në mbrëmje. Sot, po në sallën e Akademisë së Arteve, studentët aktorë do ta rishfaqin atë për herë të tretë. Ar. Me.
Vdes për Kuranin
Histori tragjike në kryeqytet
Një 15-vjeçare hidhet nga kati i pestë me librin e Zotit në dorë
TIRANË - E vetëdhenë një 15-vjeçare nga Tirana, e cila kishte probleme me fluaturanga kati i pestë i një pallati së bashku me librin e Kuranit në dorë. Veçse këtë herë Zoti jo vetëm që s’ka mundur ta ndalë adoleshenten nga iniciativa e saj vdekjeprurëse, por s’ka ndihmuar as mjekët për ta rikthyer atë në jetë. Sidoqoftë menjëherë kanë nisur hetimet rreth këtij episodi tepër të rrallë e misterioz, edhe pse një shami e lidhur në kokë dhe libri i Kuranit-disa orë pas vdekjes tragjike të besimtares së re kanë mbetur të vetmit dëshmitarë. (e.l.)
Dy foshnje “vrasin” vdekjen
SHKODËR - Brenda dy orëve jeta dhe vdekja e gjashtë njerëzve- midis të cilëve dy të porsalindur - janë përplasur me dhjetëra herë.
Një aventurë tjetër thuajse e pabesueshme, edhe pse me personazhe të vërtetë, për që mrekullisht ka përfunduar me triumfin e jetës. Odissea lidhte me fije- fijën Coka nga Kopliku i sipërm në rrethin e Malësisë së Madhe dhe fillon pikërisht atëherë kur i zoti i shtëpisë - Muhameti - është nisur me makinën e tij për të dërguar në maternitet bashkëshorten e tij që priste të lindte nga çasti në çast. Aventurë zfill që në makinë, ku Mira Coka bëhet nënë, endepa mbërritur në maternitetin e Koplikut. Sidoqoftë një vizitë e shpejtë të porsalindurit dhe nënës së tij, i detyron mjekët të besojnë se shpejti mund të lindë edhe një tjetër foshnjë. Në makinë e babait të ri hipin me radhë e shoqja me foshnjën, një e afërme e familjes Coka si dhe mamia, e cila dotë shoqëronte ato drejt Spitalit të Shkodrës. Vetëm dy kilometra rrugë kanë kaluar mes ankthit të lindjes dhe vdekjes, sepse me pas aventura del nga kufijtë e shpejtësia makina përthyset, rrëshket mbi asfaltin e rrugës dhe bie mbi një bjeshë uji - liqen artificial - duke i mbuluar të gjithë. Ndodhta një furgon i mirëmbajtjes e ka ndihmuar Muhamet Cokën të nxjerrë shpejtë dhe mirë nga uji të gjithë “bërth”, të mamë dhe të birin e lindur pak minuta më parë. Dhe jeta e të gjithëve këtu “s’ka më ndërmend t’i dorëzohet vdekjes. Një foshnjë tjetër - këtë herë vajzë - është bashkuar do re më vonë me të vëllanë e saj, duke i kthyer kështu familjes Coka dy jetë, por edhe mrekullia urime të guximshme sipër, zakoni Malësisë. (Na.Me.)
Ushqim në qeli: shkarkohen rojet
Vlorë, ndëshkohen 2 policë
VLORË - Kanë futur në qelitë e paraburgimit ushqime për të dënuarit dhe tashmë janë shkarkuar nga detyra.
Kjo ka qenë masa që ka vendosur Shefi i Komisariatit të Vlorës për dy nga punonjësit e tij. Një vendim që ka shkaktuar madje dhe konflikt mes tij dhe komandantit të dy policëve i cili ka kundërshtuar me forcë vendimin e eprorit të tij.
Ka qenë një kontroll i befasishëm i cili ka zbuluar dy policët që ndihmonin personat e mbyllur në qelitë e komisariatit tregullora ndalon rreptësisht futjen e ushqimeve. Të dy punonjësit e Rendit, tashmë të shkarkuar, kishin futur mallra të ndryshme deri në një pjesë alkoolike si dhe raki. Por përveç ushqimeve që dërgonin familjet e të dënuarve, policët u çonin atyre edhe revista e gazeta, ku më e preferuara ka qenë botimi me informacion erotik “Eros”.
Montimi i tij është bërë i mundur nga një investitor privat shqiptar i indinjuar nga Banka e Kursimeve. Kjo bankë i ka dhënë atij një kredi prej 600 mijë dollarësh, për të blerë pajisjen moderne mjekësore, për diagnozën mjekësore, prodhimi i shkurtit 1995.
St. Ma.
Mont ohet skaneri i ri diagnostikues
Montohet skaneri i ri diagnostikues
TIRANË - Një aparat i ri për diagnostikimin e sëmundjeve është montuar dje në Tiranë, në qendrën mjekësore “M.D.C”. Skaneri - kështu quhet pajisja moderne - është i treti që vihet në kryeqytet dhe tashmë praktikisht mund të themi se shqiptarët nuk do të kenë më nevojë për të shkuar jashtë shtetit për të zbuluar nga se vuajnë. për të blerë pajisjen moderne mjekësore, prodhim i shkurtit 1995.
Kantina pijesh merr çmim ndërkombëtar
DURRËS - Çmim ndërkombëtar për një kantinë pijesh alkoolike shqiptare.
- Çmim ndërkombëtar për një kantinë pijesh alkoolike shqiptare. Këtë herë fati i ka buzëqeshur kantinës të Durrësit, “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e cila ka marrë vlerësimin “Medalja e artë”. Ky çmim jepet nga Akademia Ndërkombëtare për Shkencat Ekonomike dhe Shoqërore në Romë. Është i 30-tivlerësim që kjo Akademi lëshon dhe për herë të parë ajo arrin në Shqipëri, dhe i jep kantinës së Durrësit sipas përfaqësuesit të saj edhe ndodhi në ceremoninë - për rezultatet e larta që ajo ka arritur në dy vitet e fundit.
Prefektura e shqetësuar për bunkerët
GJIROKASTËR - Është kthyer sërish në skenë “meraku” për bunkerët dhe shërbimet e tjera kundërajrore.
- Është kthyer sërish në skenë “meraku” për bunkerët dhe shërbimet e tjera kundërajrore. Sekssioni i Ushtrisë në Prefekturën e Gjirokastrës ka pasur objekt të këtij kontrolli të organizuar kohët e fundit, pikërisht objektet prej betoni, tashmë thuajse të harruara. Një njoftim i agjencisë zyrtare nga Gjirokastra bëjnë fjalë se seksioni është i shqetësuar nga gjendja e verifikuar. Planet e ndërtimit të reja nuk kanë marrë pasqyregjistren e shërbimeve, për më tepër shumë prej tyre janë kthyer në depo mbeturinash edhe në rastet kur janë shndërruar në dhënegëra qytetarëve të ndryshëm.
SHKURT NGA RRETHET
Takim i të rinjve katolikë shqiptarë
Do të organizohet sot pasdite në kryeqytet, në sheshin Skënderbej pranë Pallatit të Kulturës, takimi i të rinjve katolikë shqiptarë me titullin “Do të jeni dëshmitarët e mi”. Në të do të marrin pjesë imzot Renato Boccardo, përgjegjësi i Seksionit të Rinjve të Pontificium Consilium pro Laicis dhe ipeshkvia imzot Rrok Mirdita.
Korçë, koncert i kitaristit gjerman
Pas Marinelës në Korçë zbarkon një tjetër artist i huaj. Është kitaristi gjerman, Stefan Bershei, i cili bashkë me orkestrën e Harqeve të shkollës së muzikës kanë dhënë një koncert me pjesë të zgjedhura nga autorë vendas dhe të huaj. Bershei, ka interpretuar koncertin e Vivaldit në Re maxhor dhe 5 suita Villa Lobos.