Shkollat, spitalet, telefonat të ndalur për një orë
Sot nga ora 11.00 deri në 12.00 mbi 70 mijë punonjës lënë punën
Të garantuar shërbimet e urgjencës dhe reanimacionit për të sëmurët. Nuk do të funksionojnë lidhjet telefonike me anë të centralit nga një qytet në tjetrin
TIRANE - Shqipëria e bllokuar për një orë. Sot në të gjithë vendin, nga ora 11.00 deri në 12.00, dhjetëra mijë punonjës të Arsimit, Telekomit dhe Shëndetësisë - të gjithë anëtarë të Sindikatave të Pavarura - do të ndalojnë punën duke u hedhur në grevë të përgjithshme. Shkollat do të boshatisen, lidhjet telefonike me rrethet nuk do të funksionojnë, ndërsa në spitale puna do të vazhdojë vetëm në repartet e urgjencës. Kërkesa është e njëjtë për të gjithë: ngritje e rrogës deri 35 përqind dhe indeksimi i pagës. Greva e sotme është më e gjata që sindikalizuesit kanë bërë deri më tani - e parashikuar për më 22 prill - ku të gjithë këtë sektor do të lenë punën për 24 orë më radhë. “Dhenëse deri atëherë nuk do të arrihet asnjë zgjidhje” - thonë për Gazetën Shqiptare drejtuesit e Sindikatave - protesta jonë do të vazhdojë derisa të na plotësohen kërkesat”.
Janë mbi 70 mijë punonjës - sipas shifrave të dhëna nga Sindikata e Pavarur - të cilët sot në orën 11.00 do të lenë vendet e punës për të protestuar. Arsimit - janë afro 44 mijë vetë - do të braktisin klasat duke pezulluar mësimin. Më e komplikuar situata për telekomunikacionin. Centralistët do të heqin fishat dhe për 60 minuta tërësisht asnjë lidhje ndërqytetase nuk do të funksionojë. Shpëtojnë nga kjo gjendje, vetëm ato rrethe të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën me ndërlidhje automatike. Do të vazhdojë të funksionojë, ndonëse i cunguar, sistemi shëndetësor. Nga ora 11.00 deri në përfundim të grevës, do të jenë në gatishmëri vetëm repartet e Urgjencës dhe ato të reanimacionit. Ndërkohë dhe një pjesë tjetër e reduktuar e mjekëve dhe infermiereve - jashtë këtyre reparteve - do të qëndrojnë në postet e tyre për t’i ardhur në ndihmë të sëmurëve në çfarëdo rasti.
Greva e sotme ishte paralajmëruar që të enjten e kaluar pas një mbledhjeje të gjatë të Këshillit Kombëtar të Sindikatave të Pavarura.
Armand Mero
Selia e BSPSH në Tiranë
Teuta triumfon mbi kampionët e rinj
Partizani sërish në zonën UEFA
Futboll, ndeshjet e Javës XXIV
Gjithçka mbi Kampionatin Italian të Futbollit
Në faqen 4
Një faqe me lajme nga sportet e tjera nëpër botë
Në faqen 4
“Teuta” kujton fitoren
Athina e kënaqur me Berishën
Deklaratë
Athina e kënaqur me Berishën
TIRANË - Ka reaguar menjëherë me një deklaratë optimiste diplomacia greke ndaj festës së Presidentit
PS kundër dekretit mbi bonot Dokle: “Të bëhet me një ligj”
Socialistët dje në grupin parlamentar
TIRANE - Socialistët kundër privatizimit me bono. Dje në një mbledhje të grupit të tyre parlamentar, Ndonesë falën e fundit për qëndrimin e grupit të tyre parlamentar do të thonë specialistët e grupit, Dokle nuk nguron të bëjë mobilizimin e tij për rezultatet që do të sjellë kjo
“Dua të marr kufomën e vëllait tim”
Apel nga Mati
MAT- “Ndihmoni të tërheq kufomën e vëllait tim të vdekur”. Është ky apeli që lëshon nëpërmjet Gazetës Shqiptare, Haxhi Lulka, nga
e kënaqur me Berishën
TIRANË - Ka reaguar menjëherë me një deklaratë optimiste diplomacia greke ndaj festës së Presidentit shqiptar Sali Berisha përfundimin e mbështetjes së saj mes serbëve dhe Kosovës së rezi(r)uar nga një konflikt i egër.
TIRANË - festës së Presidentit shqiptar Sali Berisha përfundimin e mbështetjes së saj mes serbëve dhe Kosovës së rezi(r)uar nga një konflikt i egër.
Dje ka folur vetë Zëdhënësi i Qeverisë së Athinës, Elefteros Venizellos, i cili i detyruar nga interesimi i jashtëzakonshëm i shtypit grek - është shprehur dhe se “klima deklarative të Zotit Berisha është me të vërtetë e veçantë pozitive... Qeveria greke do të dëshëronte të deklaronte nga ana e saj kënaqësinë për mënyrën se si i trajton tashmë problem Presidenti i Shqipërisë. Greqia e di kush është roli i saj në Ballkan, njëjoh avantazhet e saj krahasuese. Objektivi i saj bazë është të bëjë çështë e mundur në kuadrin e kontakteve dypalëshe dhe të organizmave ndërkombëtare, rajonale, për të ndihmuar stabilitetin në rajon”.
PS kundër dekretit mbi bonot
Dokle: “Të bëhet me një ligj”
TIRANË - Socialistët kundër privatizimit me bono. Dje në një mbledhje të grupit të tyre parlamentar, në të cilën kanë diskutuar specialistët e tyre të ekonomisë dhe financave, ata janë shprehur se kanë rezerva për këtë mënyrë privatizimi.
TIRANË - grupit të tyre parlamentar, në të cilën kanë diskutuar specialistët e tyre të ekonomisë dhe financave, ata janë shprehur se kanë rezerva për këtë mënyrë privatizimi. “Në jemi të shqetësuar për mënyrën se si po bëhet përgjithësisht privatizimi tek ne - shpjegon për Gazetën Shqiptare Namik Dokle, kryetar i grupit parlamentar socialist - ne pranojmë në parim privatizimin me bono, një metodë që është zbatuar edhe në mjaft vende të Europës Lindore. Por ne nuk jemi dakort me mënyrën se si po zbatohet kjo dhe përgjithësisht gjithë procesi i privatizimit deri tani në Shqipëri: pa një ligj parlamentar, pa një strategji të përcaktuar, por me dekrete presidenciale”.
Ndërsa fjalën të thonë specialistët e grupit, Dokle nuk nguron të shfaqë mendimin e tij për rezultatet që do të sjellë kjo mënyrë privatizimi në masën e atyre që do të përfitojnë bono privatizimi. “Vërtet ne do të marrim dikanga pasuria kombëtare - shprehet Dokle - por do tejemi të detyruar që bonot t’ua shesim me vlerë treherë më të shtrenjtë se i kanë përfituar, dhe aty tani më shumë nga privatizimi i ekonomisë, atyre që tani kanë në duar një sasi të madhe parash. Dhe kjo gjë e bën të pasigurtë këtë mënyrë privatizimi.”
“Ne qëndrim të tillë - i shprehur edhe herë të tjera nga socialistët - duket se do të krijojë diskutime të shumta në parlament gjatë aprovimit të ardhshëm të dekretit të presidentit Berisha. Edhe forca të tjera politike kanë shprehur deri tani rezerva dhe dyshime për strategjinë e privatizimit në Shqipëri. A do të votojnë socialistët në parlament kundër privatizimin me bono?
“Këtë unë nuk mund t’a them tani për tani - sqaron kryetari i grupit parlamentar socialist - por një gjë është e sigurtë: ne do të shprehim rezervat dhe sugjerimet tona”.
ku formën e vëllait tim”
MAT- “Ndihmoni të tërhiqet kufomën e vëllait tim të vdekur”!
Është ky apel që lëshon nëpërmjet Gazetës Shqiptare, Haxhi LLuka, nga Gur i Bardhë i Matit. Vëllai i tij, Hamit LLuka, ka humbur jetën në Itali. Por prej katër muajsh ai qëndron në morgun e Barit pasi familja nuk ka para për të mundësuar transportin deri në Shqipëri. “Kam shkuar gjithandej - thotë Haxhiu - por asnjë zgjidhje. Edhe në ndërmarrjen shtetërore që bën tërheqjen e kufomave të refugjatëve, më kanë thënë se janë kundërpërgjegjësitë. Dua vetëm trupin e vëllait, ndoshta duke punuar atje sa të siguruar para”, bën thirrje Haxhiu.
një të huaj: 3 vjet burg
TIRANË - Kish vjedhur një tunizian dhe tani Trupi Gjykues e dënon me 3 vjet burg.
TIRANË - me 3 vjet burg. Është 20-vjeçari Brilliant Iljazi që gjatë procesit e pranon të ketë vjedhur shumë prej 3 milion lekësh drejtorit të Shoqatës Bamirëse të Botës së Tretë. Duke përfituar nga fakti që mamaja e tij punonte në shtëpinë e tunizianit, Iljazi ka kopjuar çelësin e shtëpisë së huaj dhe ka hyrë brenda me mendimin për të vjedhur shumë e para. Sidoqoftë, dyshimi i mbjellë brenda shtëpisë ka qenë i menjëhershëm dhe tashmë ai do t’i nënshtrohet vendimit të Gjykatës për heqjen e 3 vjetëve të lirisë së tij.
Gazetarët diskutojnë për taksat
Nesër vendimi
TIRANË - Me sa duket do të shkallëzohet më tej “beteja” e gazetarëve shqiptarë kundër taksave të larta.
Pas protestave të para të bëra publike dhe hapa para për formën më të ashpra proteste, drejtuesit e disa prej gazetave më të njohura të vendit dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë - ndër të parat që protestoi energjikisht ndaj ekzistencës së taksave të larta menjëherë pas rritjes së kostos së shtypjes së gazetave - kanë vendosur të mblidhen nesër në një mbledhje të posaçme për të diskutuar gjendjen tejet delikate dhe për të miratuar një bashkërim masash që duhën marrë për të përmirësuar gjendjen e shtypit. “Çfarë proteste vendoset dhe çfarë mund të jetë rruga për të zgjidhur këtë gjendje, kjo do të vendoset nesër”, thonë për gazetën. Mbështetja e shoqatës është që të vendosë një protestë të përbashkët dhe nëse nesër në orën ... të cilën janë të ftuar të gjithë kryeredaktorët dhe botuesit e gazetave.
Teatri kërcënuar nga flakët
Vendi nga ku nisi zjarri
TIRANË - Ka rrezikuar të marrë flakë të shtunën në mbrëmje Teatri Kombëtar në Tiranë. Shkak për këtë janë bërë pastrueset e qytetit të cilat për t’u ngrohur kanë ndezur një zjarr pranë këndit të një zyrë? në pjesën e jashtme anësore të godinës (siç shihet në foto). Muri, që je në një nga ambientet e veshur me dru të teatrit nuk ka rezistuar për shumë kohë flakëve. Ato me shpjetësi kanë filluar të depërtojnë në brendësi. Në këtë moment ka shpërthyer alarma dhe një zjarrfikës? A? Nderhynë shpëtim? që kanë vendosur? për të evituar pakujdesinë e? mund të ishte kthyer në katastrofë.
Kish vjedhur një të huaj: 3 vjet burg
Gjykata
TIRANE - Kish vjedhur një tunizian dhe tani Trupi Gjykues e dënon me 3 vjet burg. Është 20-vjeçari Bri-
Ç’kërkojnë sindikalistët?
Ngritja e pagës në masën 35 përqind dhe indeksimi i saj me shkallën e inflacionit, janë dy problemet që kanë çuar në grevën e sotme mbi 70 mijë punonjës. Sipas drejtuesve të lartë të Sindikatës së Pavarur, këto kërkesa janë më se të realizueshme. Ndonëse besimet e deritanishme me Qeverinë nuk kanë çuar në asnjë zgjidhje konkrete - sidomos për çështjen e rritjes së pagës - përfaqësuesit sindikalistë shpresojnë se ekzistojnë hapësirat e duhura për të arritur në një marrëveshje.
Si përgjigjet Qeveria?
Deri tani pozicioni i Qeverisë ka qenë i pandryshueshëm: “për këtë vit është parashikuar një rritje prej vetëm 10 përqind. Nuk kemi mundësi të tjera. Kjo masë në ngritjen e rrogave të punonjësve është bashkëshort ardehe në buxhetin e këtij viti”. Megjithatë Qeveria ka shprehur gadishmërinë për dialog.
Intervistë me sopranon e njohur
Sukses i Inva Mulës në Los Angeles
Në faqen 2
DJE NË SHQIPËRI
Lideri i Mbrojtjes Turke në Tiranë “Shqipëria është për ne vendi më i besuar në Ballkan”. Kështu është shprehur Ministri turk i Mbrojtjes Mehmet Golhan, i cili mbërriti dje në Tiranë, në krye të një delegacioni ushtarak. Me rastin e kësaj vizite pritet të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Aktualisht Turqia është vendi që ka dhënë ndihmën më të madhe ndaj Shqipërisë ushtarake. Vetëm në këtë ushtrisë shqiptare. Vetëm në katër muajt e fundit dy vendet kanë shkëmbyer vizita të delegacioneve ushtarake të të gjitha niveleve. “Kamping” i mjekëve më të mirë Do të jetë Fushë-Kruja, vendi i pritjes për specialistët më të mirë të vendit në fushën e mjekësisë për një periudhë dhjetëditore, deri më 17 prill. Është një nismë e sponsorizuar nga Komuniteti Islamik dhe Teqeja e Bektashinjve të kësaj zone, e cila synon të ndihmojë të sëmurët e varfër. Në fakt, përveç vizitës falas, të sëmurëve do t’u jepet me vete dhe kura e plotë edhe kjo na-tyrisht falas. Fajtorë tre Policët e Elbasanit Dy vjet burg për një polic dhe nga gjashtë muaj burgim me kusht për dy kolegë të tjerë të tij. Ky ka qenë vendimi i gjykatës ushtarake të Elbasanit e cila ka vendosur mbi akuzën ndaj tre policëve: Y. Sina, G. Duka dhe A. Hermia. Të tre ishin vënë nën akuzë pas vrasjes së një qytetari nga Peqini.