12/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 prill 1995

Nis revolta në kampin e avokatëve shqiptarë

Mbrojtësit e akuzës kërcënojnë të bojkotojnë të gjithë proceset gjyqësore. Motivi: “Jo testimit!” Padi drejt Gjykatës Kushtetuese TIRANË - Revoltë në shtëpinë e avokatëve shqiptarë. Një vendim i Ministrisë së Drejtësisë për të testuar profesionalisht të gjithë avokatët shqiptarë - përmes 350 pyetjesh - ka ngjallur një reagim tepër të ashpër. Kur kanë përfunduar mbledhjet e Dhomave të Avokatëve pothuajse në të gjithë prefekturat shqiptare, iniciativa kundërshtuese kanë rezultuar në të njëjtën përgjigje. Ministrisë së Drejtësisë, pikërisht në adresë të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse të ndryshme në emra -promemorie apo rezolutë- reagimet konvergjojnë në kërcënimin tashmë prezent të avokatëve shqiptarë: “Bojkotimin e të gjitha proceseve gjyqësore në Shqipëri”. Iniciativa më e ashpër është ndërmarrë nga 35 avokatë korçarë, të cilët të shtunën e kaluar vendosën t’i drejtojnë padi Gjykatës Kushtetuese. Sipas tyre, diplomimi i më përhershëm në fuqi të Kodit të ri Penal, çka e bën jo të vlefshëm - sipas tyre - testimin me Kodin aktual. Edhe 22 avokatët e Prefekturës së Elbasanit - në një mbledhje të ditës së hënë - vendosën ta kundërshtojnë testimin, që për ta është parashikuar në muajin maj. Sipas Kryetarit të Dhomës së Avokatëve, Elbasan, përveç kushteve të tjera të paraprune [?]shme të testimit, kjo gjë është e pamundur dhe dhepse në Shqipëri ende mungon një literaturë e posaçme për këtë profesion. Ndërsa avokatët e Fierit tashmë kanë përgatitur rezolutën e tyre kundërshtuese, në Vlorë parashikohet një grevë e përgjithshme e të gjithë avokatëve. Të vetmit që kanë pranuar - por me kushte - testimin e urdhëruar ligjërisht nga Ministria e Drejtësisë, janë ato të Dhomës së Avokatëve të Tiranës. Sidogoftë edhe për ta, më parë duhet rishikuar programi i detyrueshëm i testimit. Në rast të kundërt, edhe avokatët e kryeqytetit kërcejnë kërcënimin Ndër argumentet kundërshtuese të avokatëve të Korçës, përmendet edhe fakti i hyrjes së ... shqiptar kërcënojnë me masën ekstreme: bojkotimin. Veçse këtë herë - përveç problemit “testim” - edhe një herë ka ngritur kokë kundërshtimi ndaj vetë “Ligjër për Avokatinë” që, sipas avokatëve, endën nuk i jep ata si palë e barabartë në proces. (p.r.e.) ... një provim të ap...; testimin e vështirësisë, të cilët nga 35 avokatë korçarë, të cilët ...; ... avokatëve, sipas ...; ... gjyqësore në Shqipëri. ... (p.r.e.) Kolegji i avokatëve të Tiranës

“Spiun serb kontrollonte Berishën”

Prokuroria: “Agjenti u ndihmua nga një ushtarak i Gardës” Mbyllen hetimet për malazezin dhe shqiptarin të akuzuar për spiunazh ushtarak SHKODËR. “Një spiun i Jugosllavisë së spiunonte Presidentin Berisha. Gjatë lëvizjeve të tij brenda vendit, për sidomos gjatë takimeve të vetë tij me Kryetarin shqiptarëve të Kosovës Ibrahim Rugova dhe mbi përmbajtjen e bisedimeve të tyre të rezervuara”. Lajmi spektakolar mbrrin nga Shkodra, në Gjykatën e së cilës Prokuroria posa ka dorëzuar një material voluminoz e cila përmban të gjitha faktet e mbledhura nga organi hetimor, pasi Gjykata urdhëroi plotësimin e hetimeve. Në aktivitetin e tij Beqir Leshovic - ky është emri i qytetarit jugosllav të akuzuar për aktin e rëndë - qënka ndihmuar edhe nga një ushtarak shqiptar, nënoficer në Gardën e Republikës, i cili pas fakteve të reja të mbledhura nga Prokuroria ka përfunduar me pranga të kryqëzuar. Pra, një tjetër rast spiunazhi në vend. Pas çështjes së të pestëve të porsaliruar, një tjetër gjyq për spiunazh do të zhvillohet së shpejti. Qytetari jugosllav - Beqir Leshovic nga një komunë e afërt e Malit të Zi dhe nënoficeri i Gardës së Republikës janë të akuzuar tani se “i kanë kaluar Jugosllavisë të dhëna ushtarake me karakter sekret”. Akuza është e shoqëruar edhe me atë të “kontrabandës dhe të kalimit të paligjshëm të kufirit”. Historia e dy personave mbi të cilët tani rëndon hija e agjentit zë fill që në korrikun e dy vjetëve më parë. Në 1993 të dy ishin arrestuar nga policia shqiptare. Më pas kishin nisur hetimet derisa në tetor të 1994 dosja e malazezit dhe shqiptarit i është hetim të mëtejshëm. Një fat më shumë për dy të akuzuarit? Përkundrazi, sipas Gjykatës së Shkodrës - e cila kërkoi plotësimin e hetimeve - për njërin nga të akuzuarit, atë shqiptar, egzistonin të gjitha gjasat që të akuzohej më një akuzë akoma më të rëndë: “tradhti ndaj Atdheut duke u vënë në shërbim të agjenturave të huaja”. Tani dosja e re është gati dhe të serish Prokuroria ka rreshtuar faktet që i akuzojnë që të dy për spiunazh dhe për akuzat e tjera që kanë mbetur ende në fuqi. Përkisht pas rihetimeve Prokuroria ka vendosur të arrestojë nënoficerin e Gardës, i cili ka qenë në lidhje me malazezin e dyshimtë. Qyteti i Shkodrës

Deputetë shqiptarë mbrrijnë në Athinë pas përmirësimit

TIRANË- Është i para delegacioni rëndësishëm shqiptar që mbrrin në kryeqytetin grek pas një periudhe të gjatë të ngrirë e të frikshme marrëdhënieve. Shtatë deputetë shqiptarë, anëtarë të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit janë nisur sot për në Greqi me ftesë të organeve parlamentare homologe greke. Delegacioni shqiptar në Athinë do të kryesohet nga Eduard Selami, kryetari i këtij komisioni. Bashkë me të do të udhëtojnë për në kryeqendër greke edhe Zevëndëskryetari i komisionit, socialisti Bashkim Zeneli, dhe të tjerë deputetë. Si të vazhdojë me tej bashkëpunimi i porsanisur mes dy vendeve fqinje, cili do të jetë fati i refugjatëve shqiptarë e Greqi dhe cila do të jetë pika e bashkëpunimit rajonal mes dy vendeve që gjenden krejt afër zonës të nxehët të Europës - Bosnjes së përfshirë nga flakët e luftës dhe Kosovës që rrezikohet të përfshihet në çdo çast nga konflikti i përgjakshëm - ja çfarë mendohen se do të jenë pikat më të rëndësishme të bisedimeve mes deputetëve shqiptarë dhe atyre grekë. Vizita e rëndësishme shënohet gjatë misionit diplomatik të Papulias në Tiranë vetëm disa ditë më parë. ... në gjykimin e fund. Një tjetër episod i ngjashëm është është fakti që një tjetër adoleshent të tjera që kanë ndodhur në zonë. Vita e rëndësishme shen ...

Sindikatat kërcënojnë sërish: “Më 22 prill grevë njëditore”

Dje 70 mijë vetë ndaluan punën TIRANE - Sindikatat rikofirmojnë këmbënguljen për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas grevës njëorëshe të djeshme e konsideruar prej tyre si “e suksesshme për nga pjesëmarrja dhe solidarizimi” - Arsimi, Shëndetësia e Telekomi kërcënojnë sërish me një tjetër protestë akordje, nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë në mjedis, që “nëse qeveria do të vazhdojë të mbetet vetëm në këto masa të oferte - një rritje rrogje prej vetëm 10 përqind nga 35 përqind të kërkuar - nga të gjitha sindikatat pjesëmarrëse në grevën e sotme, shprehet vendosmërisë për shkallëzimin e saj në një grevë njëditore, në da-rikonfirmuar dje gjatë një mbledhje të zhvilluar në më- stidë më anëtarët e Komisionit të grevës. Rezultatet e provës së parë - sipas njoftimit kanë marrë pjesë mbi 70 mijë punonjës - kanë qenë të kënaqshme dhe nga rrethana e mbështetur njoftim se të gjithë janë të vendosur për shkallëzimin e mëtejshëm të luftës sindikale. Ndërkaq shtohet se vetëm më e para nuk kanë mundur të arrijnë në një zgjidhje - se “akoma ekzistojnë dhe janë të hapura mundësitë dhe dialogut”. Deri në kushtet e caktuara arsye datë për një takim të tretë me përfaqësuesit e Qeverisë. “Ne jemi në pritje dhe jemi të gatshëm të ulemi për të biseduar - ka deklaruar dje për Gazetën Shqiptare një nga drejtuesit e lartë të Sindikatës së Pavarur - ... 1993. Shënj ...; Telekomi kërcënojnë një sër ...; me një tjetër protestë akoma më masive; të bllokojnë aktivitetin për 24 orë. Të shtunën për të u ulur në tretyen e bisedimeve me Qeverinë, përfaqësuesit sindikalistë janë shprehur ... ... rikthiminformë këmbënguljen për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas grevës njëvjeçore të djeshme - e konsideruar prej tyre si “suksesshme për nga pjesëmarrja dhe solidarizimi” - Arsimi, Shëndetësia e Telekomi kërcënojnë përsëri me një tjetër protestë akoma më masive; të bllokojnë të veprimtarinë për 24 orë. Të shtunën për të ulur në tryezën e bisedimeve me Qeverinë, përfaqësuesit sindikalistë janë shprehur ... Vendimi për të vazhduar protestën me anë të grevës 24 orëshe në Arsim, Shëndetësi e Telekom - i marrë që në aktivin e zgjeruar të 6 Prillit - është ... ... “nëse qeveria do të vazhdojë të mbetet vetëm në këtë masë oferte - një rritje rroge prej vetëm 10 përqind nga 35 përqind të kërkuar - vendosmëri për shkallëzimin e saj në një grevë njëditore, në datën 22 prill”. orëshe në Arsim, Shëndetësi e Telekom - - është ... ... sidte me - sipas njoftimit kanë marrë pjesë mbi 70 mijë punonjës - kanë qenë të kënaqshme dhe nga rreth 10 mijë ...; rritur njoftimi të luftës sindikaliste, deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura”. Tratatava me qeverinë dukën megjithatë ende të mundshme. Vetë sindikalistët shpresojnë - ndonëse në dy takimet ...

Arrestohet grabitësi autobankës

TIRANE - Akuzohej dhe kërkohej nga agjentët e rendit për grabitjen e autobankës së Rrëshenit. Por vetëm të hënën në mbrëmje në Nikolin Ndue Gji... - me banim në Mirditë - është arrestuar. Me paradhë ...; pikërisht për këtë histori-ndodhur muajin e kaluar në Fushë-Krujë, pranë fshatit Skurraj - ish arrestuar edhe Drejtori i Bankës së Rrëshenit si dhe dy punonjës policie, të cilët tashmë janë nën mbikëqyrjen e hetuesve ushtarakë. Gjin - i arrestuari i fundit - akuzohet të ketë qenë pjesëmarrës në grabitjen që shembullakësh të barabartë me afro 10 mijë dollarë. (e.l)

Vrau nipat: dënohet me 25 vjet burg

TIRANE-Kaqenëvetëm ekspertiza mjekësore që ka shpëtuar nga burgu i përjetshëm Tanush Palokën, 55-vjeçarin Bërdicea Madhe e Shkodrës i akuzuar për vrasjen e dy nipërve të tij. I rezultuar me çrregullime psikologjike, Kasacioni ka zbardhur dënimin e dhënë nga Gjykata e Shkodrës dhe ajo e Apelit, duke i lënë atë vetëm 25 vjet përfundimisht Palokës i mbetet të dalë i lirë nga burgu më herët se 80 vjeçare. Ngjarja kishte nisur në nëntor të 1993. Një ditë pas festën e ngritur me vëllanë e tij, ai ka gëluar vajzën dhe djalin e babit dy nipër të marë me zjarri të cilën e mbante pa leje. (e.l)

Tjetër mister në Kuçovë: zhduket një gjimnaziste

Një dialogsh e shoqëron drejt Vlorës. Hetime KUCOVE - Zhdukja e misterioze e një adoleshenteje nga familja e gjimnazit të Kuçovës. Të premten e kaluar një prind i shqetësuar është paraqitur pranë organeve të Rendit, duke njoftuar i shqetësuar mosgjendur e vajzës së tij 15-vjeçare nga shkolla. Një dëshmi që ka nxitur hetimet - thuajse të përhershme në këtë zonë - dhe që i ka detyruar punonjësit e policisë të mendojnë se edhe këtë herë bëhet fjalë për një tjetër grabitje të organizuar. Hipotezat e para sidoqoftë janë mbështetur edhe nga një letër “lamtumirë”, të cilën vajza e larguar ia ka lënë një gjimnaziste të vitit të katërt. “Mos më prisni më”, shkruante vajza e larguar, e cila - sipas hetimeve të para - është shoqëruar nga një person deri në Urën Vajgurore e, më pas ka udhëtuar me një linjë ndërurbane drejt Vlorës. Por edhe pse deri tani janë identifikuar autorët dhe personi që e ka nxjerrë adoleshenten nga gjimnazi i qytetit të Kuçovës, ende “gjurmët” e grabitjes kanë mbetur pa fund. Një tjetër episod i ngjashëm ka ndodhur po në gjimnazin e Kuçovës para afro një muaji. Ndërkohë që motivi ka mbetur vazhdimisht i panjohur, i sigurtë është fakti që një tjetër adoleshente është identifikuar për autor në mesimet, duke ngjallur kështu dyshimet për një lidhje të mundshme mes kësaj ngjarje dhe atyre të tjera që kanë ndodhur në zonë. (Ha.Ta.)

Zbulohet banda e Veriut

KURBIN - Një bandë grabitësish profesionistë zbulohet në Veri. Janë pikërisht Zef Fran Lleshi, 30 vjeç nga Mirdita, Kujtim Remzi Braho, 26 vjeç, Leonard Zef Bardhoku, 16 vjeç, Zef Bardhok Bardhoku, 61 vjeç dhe Fatmir Fejzi Braho, personat që tashmë akuzohen të kenë grabitur në dhunën e armëve drejtuese automjetesh por edhe shtëpi fshatare në zonën e Mamurrasit. Përveç këtyre akuzave në shtëpinë e një prej pjesëtarëve të bandës është zbuluar një arsenal i tërë armësh. Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme, është zbuluar edhe autori i krimit pranë Fabrikës së Çimentos në Fushë-Krujë. (p.r.e.)

Treqind “pelegrinë” për Hoxhën dhe përvjetori bëhet një biznes

Pionerëve të Enverit një foto-kujtim TIRANE - “Pelegrinazhi” rreth varrit të Enver Hoxhës. Dj e ditën e 10-vjetorit të vdekjes së tij, rreth 300 njerëz nga rrethe të ndryshme të vendit kanë mbërritur në varrezat jugore të Tiranës për të bërë homazhet “komandantit” të tyre. Fletë të shumta letre të shkruara me këto: “komitë e bëni se “do ta mbetemi për dëkje pionerit e tu” - shiheshin në varrin e rrethuar me gjtë lulesh, kurorash mbi varrin e Hoxhës. Në qytet pranë fotografi, një marinar i kuq me yll enden fotografi me flamurin e kuq si vendi...; Dyndja e “besnikëve” ka filluar që në orët e para të mengjesit të djeshëm. Rreth orës 6.30, pranë varrit të Hoxhës ka mbërritur edhe një djalë, diku me një mikun, të shënuar “pionierët” e ...; ardhur nga qytete të ndryshme: Korça, Mirdita e Vlora. Shumica kanë qenë të moshuar por nuk kanë munguar edhe 30 e 40-vjeçarë. Lule mbi varr lutet, pastaj bëjnë një hap pas, ngrejnë grushtin lart dhe thonë: “Ladi ...”. “Qeni ...”. Drojën ashtu të beshuar ndaj të dikur ...” Ndërsa rreth eshtrave të Hoxhës - një varr i zakonshëm me gjithë të rrethuar - vazhdojnë të vijnë njerëz, dy fotografi kanë zëhluar ditën më të mirën për të ftuar. Kujdo që vjen i bëjnë foto dy copë kushtojnë 100 lek ndërsa ato që bëhen në moment kushtojnë më shumë. Dhe ky biznes ka vazhduar deri kur mbi varret e të tjerëve ka rënë errësira e mbrëmjes. Hoxha nuk njeh politikë. (a.m.) Dje para varrit të Hoxhës. (foto: H. Pustina)

Kush e njeh këtë njeri?

Një apel nga Greqia në Fier TIRANE - “Kush e ka parë këtë person le të tregojë”. Apeli vjen këtë herë nga Greqia. Personi që shihni në foto quhet Ilia Matka nga Fieri dhe është bërë i njohur nga shoqata humanitare në Greqi për arsye të keqtrajtimit që ka pësuar nga persona të caktuar të Policisë Greke. Ky rast ka ngjallur vëmendjen e organizatave greke për mbrojtjen e të drejtave njerëzore, për keqtrajtimin nga persona të aparatit shtetëror grek. Matka i ka deklaruar aktivistëve të të drejtave njerëzore të jetë keqtrajtuar në një situatë të ngjashme me atë të shumë shqiptarëve të tjerë. Tani janë pikërisht këto organizata që e kërkojnë qytetarin shqiptar e vërtetë menjëherë në kontakt me to. Matka - i paraqitur në foton përbri ndërsa tregon shenjat e keqtrajtimit - duhet të kontaktojë menjëherë Panajote Elias Dimitras, Greek Helsinki Monitor, P.O. Box 31393, GR - 14510 Kifisia, Greece, tel. 30/1 6200120 dhe fax: 30/1 8073767. Ilia Matka i keqtrajtuar nga policët grekë

SHKURT NGA RRETHET

Gjirokastër: Ndriçim i ri për qytetin Një sistem i ri llampash do të ndriçojë rrugët e Gjirokastrës. Sistemi mjaft modern - me natrium dhe me zhivë - do të përfshijë një gjatësi prej 2 kilometrash rrugë nacionale, rrugët kryesore dhe sheshetën 18 shtatorit”. Montimi po bëhet në bashkëpunim me Ndërmarrjen Elektrike të Tiranës dhe me fondin e siguruar nga Bashkia e Gjirokastrës. Shkodër: Ndihma për malësorët Është komuna e Shllakut “epriviligjuara” e organizatës humanitare “OXFAM” që ka marrë përsipër rregullimin e gjendjes së malësisë. Kështu për 1500 familjet e kësaj komune do të ndërtohet infrastruktura me ujësjellësat, riparimin e shkollave, rezervuarët dhe rrjetet elektrike. Kukës: Stabilizim elektrik pas shirave Stabilizohet situata elektrike në Kukës. Në më fund pas shirave të vazhdueshëm të fillimit të prillit që kishin dëmtuar gjithë rrjetin elektrik, kuqësianët po marrin frymë lirshëm nëpër shtëpitë e tyre. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, gjithçka po normalizohet në qytet, ndërsa në fshatra riparimi vazhdon akoma. Sarandë: Vidhën linja telefonike Në fokus të vjedhjes vijnë linjat telefonike. Janë vjedhur për muaj e parë të vitit me dhjetëra kilometra telë linjave telefonike që lidhin Sarandjotët me njëri-tjetrin dhe Sarandën me zonat e tjera. Dëmtimet më të mëdha të rrjetit telefonik janë në pjesën e bregdetit dhe në Varigon e rrethit të Delvinës. Telatvidhen nga persona që duan të rrethojnë vreshtat e tyre dhe gjithashtu ata që përdorin telefonat celulare. Gjithsesi organet e policisë janë në kërkim të identifikimit të këtyre vjedhësve.