13/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

13 prill 1995

“Fshese” mbi Prokurori: emërohen shumë të rinj

Këshilli Drejtësisë zëvendëson Bendon Një numër i madh juristësh “zbresin” nga organi i Përgjithshëm në atë të Tiranës dhe rretheve Këshilli Drejtësisë zëvendëson Bendon “Fshese” mbi Prokurori: emërohen shumë të rinj Një numër i madh juristësh “zbresin” nga organi i Përgjithshëm në atë të Tiranës dhe rretheve TIRANE - Tronditje në shkallët e Drejtësisë shqiptare. Mbledhja e djeshme e Këshillit të Lartë ka vendosur një seri ndryshimesh të reja. Vala ka përfshirë këtë herë kryesisht Prokurorinë e Përgjithshme, ku janë bërë edhe lëvizjet më të mëdha. Nuk kanë shpëtuar edhe Gjykatat, por vëmendja është përqëndruar në emërimin e Kryetarit të ri Gjykatës së Tiranës, vetëm dy javë më parë, Bendo bashkë me dy zëvendësat e tij, kishte parashtruar dorëheqjen nga posti. Në këtë post është caktuar Qazim Gjoni, Kryetari i Apelit Ushtarak. Ndryshimet në Prokurorinë e Përgjithshme kanë zënë pjesën më të madhe të vendimeve të djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ende nuk njihen saktësisht se ku kanë konstatuar ato dhe arsyet që kanë sjellë këtë lëvizje, por dihet se kanë përfshirë një numër të madh prokurorësh. Megjithatë, sipas njërit prej anëtarëve të këtij Këshilli, bëhet fjalë më tepër për një “transferu-zion” të brendshëm. Një pjesë e anëtarëve të Prokurorisë së Përgjithshme janë transferuar në atë të Tiranës, ndërsa të tjerë - në një numër më të vogël - kanë kaluar në Prokurorinë e dy-tre rretheve të tjera. Ndërkohë janë bërë dhe emërimet e reja, ende të papublikuara. Stuhia e ndryshimeve ka prekur këtë herë më pak Gjykatat. Përveç disa lëvizjeve dhe emërimeve të reja, vëmendja është përqëndruar duke nisur më Gjykatës së Tiranës. Vetëm një ditë pas mbledhjes së para dy javëve, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte gjetur në tryezat e tij dorëheqjen e Kryetarit të Gjykatës së Tiranës Agim Bendo dhe dy zëvendësave të tij Çeliku dhe Zeneli. Në deklaratën e tyre - publikuar fillimisht në Gazetën Shqiptare - të tre kryegjyqtarët e kishin motivuar vendimin e tyre me “cenimin e pavarësisë së Gjykatës së Tiranës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”. Madje ata nuk kishin kursyer edhe akuza të drejtpërdrejta ndaj ministrit Frashëri, për “ndërhyrje të padrejta në emërimin e personelit administrativ”. Teksti i deklaratës së Dorëheqjes së Bendos, Çelikut dhe Zenelit nuk ka qenë argumentiveten për ta paraqitur atë. Gjatë mbledhjes së djeshme Bendo - në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë - ka diskutuar sërish rreth kësaj çështjeje. Nuk dihen ende hollësitë - të rejat dhe problemet e shtruara - e diskutimit të Bendos apo dhe reagimet e Frashërit e pjesëmarrësve të tjerë. Anëtarë të Këshillit, janë mjaftuar të tregojnë për Gazetën Shqiptare, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, se “çështja kaloi pa ndonjë problem”. Tashmë në Kryesinë e Gjykatës së Tiranës do të ulet Qazim Gjoni, i cili lë drejtimin e Apelit Ushtarak. Në krah të tij do të mbetet zëvendës- siç aktual Martin Deda: për dy të tjerët nuk është bërë asnjë emërim i ri. Gjykata e Tiranës

Krim në botën e tregtarëve

Dje pasdite në hyrje të një pallati në kryeqytet Vritet një i ri i firmës “Vefa” Organet e Rendit nisin menjëherë “gjuetinë” ndaj autorit Dje pasdite në hyrje të një pallati në kryeqytet Krim në botën e tregtarëve Vritet një i ri i firmës “Vefa” Organet e Rendit nisin menjëherë “gjuetinë” ndaj autorit Grabitja e çantës forcon hipotezën për motivet e vrasjes Një pohim tragjik: “Por me vet kishte një shumë qesharake” TIRANE-Një tjetër krim në botën e tregtarëve shqiptarë. Një i ri 18-vjeçar është grabitur e qëlluar për vdekje me armë, pikërisht dy pasdite, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Krismat e pistoletës sënë “killer”- ende të panjohur - këtë herë janë ngritur edhe mbi banorët e pallatit të viktimës, të cilët mbi dritare kanë parë skenën e tmerrshme. Pirro Kanini, djaloshi që njihjej të punonte për llogari të të afërmve të tij në firmën kryeqytetase “Vefa”, ka përfunduar para pa jetë në spital, ndokohë që familja e tij pak minuta më vonë ka nisur të qajë djalin e vetëm të saj shtëpie. Gjitkcka ka ndodhur krejt papritur, ndërsa i riu Kanini sapo linte shtëpinë e tij në katin e parë të Pallatit 8 në Rrugën “Myslym Shyri”, thuajse përbrhi Shkollës “Ali Kondi”. Sikurse tregojnë mjaft dëshmitarë okularë - ora ishte afër 16.00 - pikërisht para hyrjes së tij, viktimës i është afruar njëri i tjetër që pothuajse njëkohësisht i ka rrëmbyer nga dora çantën dhe e ka qëlluar mbi trup. Krismat vdekjepërdrejtëse - sipas organeve të Rendit, tre plumba kanë prekur vetëm trupin e viktimës - kanë alarmuar menjëherë të afërmit e Kaninit, por edhe fqinjëve të tjerë të pallatit. Disa krisma të tjera pistoletë më pas kanë pasur vetëm vlerën e trembjes së dëshmitarëve që mund të kenë parë ngjarjen e ekzekutimit. “Dorë” ngjarje e ka marrë “Vefa”, njëri “i” dhe është zhdukur me shpejtësi. Kanë vijuar vëtem pak sekonda dhe ndaj makinës dhe autorit të krimit të rëndë ka nisur menjëherë “gjuetia”. Një mjaft udhëkryqe të kryeqytetit është ushtruar një kontroll tepër i rreptë, edhe nëse derimë mbrëmë vonë organet e Rendit nuk kanë konfirmuar asnjë arrestim. Sipas rrëfimit të dëshmitarëve të parë, kemi dhe mjaft të tjerë në mënyrë të turpshme, hipozat më të besueshme për këtë krim janë grabitja e çantës dhe motivet ekonomike, ndoshta tashmë të identifikuar. Edhe pse ende zyrtarisht mungojnë motivet e vrasjes së të riut Kanini, hipotezat më të besueshme i përsëriten pikërisht atyre që mbërmë pohuan për Gazetën Shqiptare: “në atë çantë edhe pse shumë qesharake e hollash”. Megjithatë - edhe pse hetimet sapo kanë nisur - etja për para vret sërish. Këtë herë një 18-vjeçar, i vetëm i dalë i asaj familjeje që sot është e detyruar të përcjellë njeriun e saj më të shtrenjtë. Një viktimë tjetër në botën e tregtarëve shqiptarë. Komisariati numër 2 i Tiranës

Një vëlla vret motrën: “Më vodhi paratë”

Historia ELBASAN - Është një histori krimesh brenda fisit. Thuajse njësoj si në tragjedinë e lashta një vëlla akuzonte të ketë masakruar të motrën. Dukët se në mes është histori e një shumë të majme parash, për të cilat i vëllai ka akuzuar të motrën dhe më pas e ka vrarë dhe hedhur në një gjiol të fshatit. Deri disa ditë më parë të gjitha ishin vetëm vëtem dyshime, por tani hetuesit i kanë dorëzuar Gjykatës së Elbasanit në dosje voluminoze ku tregohet i gjithë versioni i ndërtuar prej tyre pas muaj të tërë hetimesh të lodhshme. Sh. Kuçuku, 33-vjeçar pret tani që trupi gjykues të vendosë mbi fajësinë apo pafajësinë e tij. Gjithçka ka nisur një familje fshatare në Gjergjan të Elbasanit. Tre muaj më parë një i fshatar që kalonte bri një gjoli për të shkuar në punë të tij ka zbuluar i llahtarisur kufomën e një vajze të re që notonte në ujën e turbullt të liqenit të vogël. I alarmuar fshatari ka vrapuar për të lajmëruar policinë. Që në këtë çast kanë nisur hetimet. Identifikimi kishte treguar se kufoma ishte Z.K., e akuzuar edhe një herë për vjedhje dhe si pjesëmarrëse e një bande vjedhjesh që vepronte në atë zonë. Dyshimet e para kishin çuar në ndalimin e tre vëllezërve të viktimës, por më pas ato ishin përqëndruar mbi njërin prej tyre: atë më të madhin. Sipas Prokurorisë në themel të hakmarrjes së vëllait duket se ka qenë vjedhja e fundit e së motrës. Një shumë e konsiderueshme dhrash [sic] ishin zhdukur një natë. më parë. Për vëllanë nuk ka patur asnjë dyshim, fajtorja ishte e motra. Kështu, ka nisur një zënkë e rëndë mes të dyve, përfundimi i së cilës ka qenë tragjik. Më pas kufoma e vajzës ka përfunduar në liqenin e vogël deri sa ka ardhur zbulimi i bashkëshortarit të trembur. Për të njëjtën ngjarje kishte përfunduar në pranga edhe një tjetër i ri nga një i njëjti fshat, por hetimet kanë treguar se ai kishte qenë jashtë “lojës” së përgjegjshmërisë familjare. Është liruar nga një akuzë, por nuk ka dalë krejt në rregull me Drejtësinë: një armë që i është gjetur ka bërë që tani të japë llogari për “armëmbajtje pa leje”. Mentor Kikia

Pezullohet shfaqja “Viktimat e detyrës” në Akademi

Sfilatë në vend të dramës: Ministri kundër Rektorit

Pezullohet shfaqja “Viktimat e detyrës” në Akademi TIRANE - Ka ardhur i ashpër reagimi i ministrit të Kulturës Teodor Laço ndaj ndërprerjes së papritur po aq dhe të paralajmëruar të shfaqjes së fundit të studentëve të dramaturgjisë, “Viktimat e Detyrës”. Pasi ajo është pezulluar nga një urdhër administrativ i disa ditëve më parë i rektorit të Akademisë Bujar Kapehiu - e ka zevëndësuar sipas një kontrate të mëparshme, me sfilatën e një shkolle të mesme - Laço është shprehur për Gazetën Shqiptare: “Kam qenë dhe mbetem i mendimit se drama e re me vlera të larta artistike, është gjithmonë më e rëndësishme e më lart se një paradalim fastshow”. Arsyeja e paraqitur nga Rektorati është prenotimi në avancë prej shkollës së mesme Egerem Cakë bë në Tiranë, një spektakël dhe sfilate. Por mesa duket kjo nuk do të jetë ndërprerja e vetme e shfaqjes dhe e provave. Të enjten një ceremoni dekorimesh e Kuvendit Popullor do të jetë pengesa e radhës për provat dhe shfaqjes, e cila eventualisht nuk do të jepet as të premten. Ky ndryshim ka ardhur papritur për studentët e realizues dhe regjisoren e pseudodramës së Ionesco-s, Kumbaro. Dhe ai ka protestuar në Ministrinë e Kulturës, por pa asnjë rezultat konkret. Akademia varet prej Ministrisë së Arsimit, për rrjedhim është jashtë juridiksionit dhe “furisë” së Laços. Ministri ka shpjeguar se me gjithë dëshirën e mirë të tij, ligjërisht ai është i pafuqishëm të veprojë. “Por po të ekzistojnë vullneti dhe dëshira e mirë, vendet hapësira dhe koha e nevojshme dhe për shfaqjen” - ka sqaruar Laço. Kështu protesta e regjisorit të shfaqjes Arben Kumbaro dhe realizuesve të tjerë duket se ishte bërë në derë të gabuar. Sokol Balla

Edhe më shumë telefonata për deputetët

Ndryshim në statusin TIRANE - Deputetët mund t’i përdorin më shumë telefonatat e tyre. Parlamentarëve do t’u dihet i rikthehen sërish ligjit-tashmë të hyrë në fuqi - i cili i përcakton të drejtat dhe lehtësirat të cilat i takojnë përfaqësuesve të popullit. Një ndryshim që do të kalojë së shpejti në Parlament ka të bëjë pikërisht me rritjen e sasisë së impulseve të paguara nga shteti që ata kanë të drejtë të përdorin. Ndryshimi është tashmë në kalendarin e punimeve të Kuvendit dhe shpejti do të kalojë në seancë plenare. Në qarqet e deputetëve qarkullon edhe lajmi - por ky nuk është konfirmuar zyrtarisht - se së shpejti do të rishikohen edhe të drejta të tjera të deputetëve që kanë të bëjnë me aspektet të tjera, po aq të rëndësishme të trajtimit të tyre. p.re.

Greva urie dhe në qeli

Në Burgun e Tiranës TIRANE - Grevë urie edhe brenda qelisë. Është Spartak Picari nga Vora e Tiranës, që tre muaj pas arrestimit të tij, pikërisht në datën 4 prill kish nisur grevën e urisë, duke refuzuar çdo ushqim brenda qelisë së tij të Burgut të Tiranës. Nuk dihet ende motivi që kish shtyrë të riun Picari në këtë nismë, edhe pse konfirmimet e fundit nga Burgu i Tiranës pohojnë se tashmë gjithçka është rehabilituar. Ndosh[t]a ndërprerja e grevës së urisë nga ana e Picarit ta bëjë me njoftimin e organit të Prokurorisë të dëzorit e dosjes së tij pranë Gjykatës së Tiranës. Picari akuzohet për “kultivimin e bimëve të drogës” sepse - sikurse shkruhet në aktakuzë - së bashku me një agronom kish mbjellur në një parcelë të serrave të Vorës bimën “Cannabis Sativa”. (e.l)

Sulmi brucelozës: 21 vetë në spital

Gjirokastër, rishfaqet sëmundja GJIROKASTER - Sulm i brucelozës mbi Gjirokastër. Është shfaqur që javën e kaluar, sëmundja e rrezikshme që transmetohet nga kafshët te njeriu, ka dërguar tashmë në spitalin e këtij qyteti 21 persona. 5 vetëm këtë javë. Përfaqësuesit e Shëndetësisë janë alarmuar dhe kërkojnë fonde nga shteti për skartimin e kafshëve të sëmura, për të evituar kështu përhapjen e mëtejshme edhe te njeriu. Gjendja në Gjirokastër paraqitet shqetësuese. Inspektorati i Shëndetësor pastruar në rritje të shpejtë të numrit të personave të infektuar. Vatrat e prekura nga bruceloza janë të përhapura në të gjithë rrethin. “Duhet bërë menjëherë gjurmimi i kafshëve të sëmura - thotë për Gazetën Shqiptare Rasim Alikaj, mjek veteriner - dhe të bëhet eliminimi i tyre. Për këtë duhet një fond emergjent nga qeveria për të paguar fshatarëve krerët që duhet të skartohen”. Bruceloza - transmetohet me anë të kontaktit apo dhe qumështit të pazier mirë - le pasoja të rrezikshme në njeriu te mes kujt qen deri në sterilitet. ma.ro.

Krismat në mesnatës shpejtojnë vilën e Prefektit nga vjedhja

Realitet kursiv SHKODRA - Krismat e natës nuk shkaktojnë vetëm panik e frikë. Në historinë që do të tregojmë ato kanë qenë shumë të vlefshme: vila e pritjes ku dikur më parë strehohej Prefekti i Shkodrës, Iljaz Vrioni, ka shpëtuar nga vjedhja - deri tani të mbetur pa punonjës - pikërisht ngaqë dikujt iu shkrep të qëllojë pikërisht ndërsa ata po depërtonin në vilë. Vila ku strehohet Prefekti - e njohur më shumë me emrin e trashëguar nga e kaluara “shtëpia e pritjes” - është në një vend disi të izoluar të Shkodrës. E vendosur mbi një kodrinë që zotëron të gjithë qytetin, ajo është një tjetërsoj njerëz të rëndësishëm që vizitojnë Shkodrën në misione po aq të rëndësishme. Këtu është strehuar ndonjëherë edhe vetë Prefekti i porsëemëruar i Shkodrës. Ka qenë prezenca e personave të tillë që ka ngjallur dyshimin e vjedhjes së të natës? Ndoshta kjo arsye, por edhe fakti që ndërtesa nuk disa pasj[e] të thjeshta dhe materiale ndërtimi. Ndërsa Prefekti është në natë vjedhësit kanë mundur të depërtojnë thuajse lehtësisht në territorin e vilës, pikërisht në ato momente janë dëgjuar të shtënat që i kanë alarmuar. ma.ro. Qyteti i Shkodrës

NGA RRETHET

Vlorë, së shpejti më shumë ujë në rubinetat Së shpejti më shumë ujë në rubinetat e shtëpive vlonjate. Rikonstruksioni i pjesshëm i ujësjellësit të qytetit, parashikohet të përmirësojë ndjeshëm furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm. Projekti hartuar për këto punime - shteti ka akorduar një shumë prej 52 milion lekësh - do të vënë në eficiencë të plotë depot e ujit pranë skelës të cilat prej kohësh nuk funksiononin. Ndërkohë parashikohet dhe shfrytëzimi i një vendburimi të ri me kapacitet 200 litra në sekond. Has, fëmijët i rikthehen shkollës Fëmijët ulen sërish në bangat e shkollave. Menjëherë pas daljes së dekretit të Presidentit Berisha “Për detyrimin shkollor”, numri i nxënësve që kishin braktisur mësimin është ulur në mënyrë të ndjeshme. Nga 250 që ka qenë shifra e fëmijëve që ishin larguar nga shkolla, tashmë 130 prej tyre janë rikthyer nëpër klasa. Durrës, “Si funksionon pushteti lokal” Pushteti lokal dhe mënyra e funksionimit të tij kanë qenë në qendër të tryezës së rrumbullakët të organizuar në Durrës nga Shoqata për Kulturë Demokratike. Mes një debati ku merrnin pjesë përfaqësues të organeve lokale të qytetit, janë shtruar shumë probleme që shoqërojnë aktivitetin e këtij pushteti dhe problemet që duhen të zgjidhë, në periudhën aktuale që po kalon gjithë vendi.

Ndryshim në statusin

Edhe më shumë

Në Burgun e Tiranës

Greve urie

Rinia larg politikës

Sondazh me gjimnazistët Triumfi i shtypit të pavarur Në faqen 3 Kinezë nga Vlora në Itali: kapet bosi mafioz Në faqen 3 Sondazh me gjimnazistët Rinia larg politikës Triumfi i shtypit të pavarur Në faqen 3 Kinezë nga Vlora në Itali: kapet bosi mafioz Në faqen 3