21/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 prill 1995

PS ndërron stemën

Që tani simboli i ri mbimateriale të partisë PS ndërron stemën Trëndafil në vend të lulëkuqes Socialistët: “Kështu afrohemi me të majtën europiane” TIRANE - “Lamtumirë lulëkuqe mbi stemën e partisë”. Lulja që ka stolisur që nga qershori 1991 simbolin e socialisteve është larguar nga rrethi i stemës së tyre. Në vend të saj tani qëndron një trëndafil, thuajse i njësoj si në shumë vende europiane si dhe socialdemokrate të Europës. Ka ndryshuar edhe gërshutë që mbante lulet, tani më i butë se i pari dhe më larg grushtit të stilizuar të komunisteve. Materialet e para propagandistike me stemën e re të shtypura jashtë vendit tashmë kanë filluar t’i përdhehen anëtarëve dhe strukturave organizative të partisë. Mes të rejave, përveç stemës, edhe terasat e reja që do t’i shpërndahen disa prej anëtarëve të PS me rastin e fushatës së zgjedhjeve që mbahen në gjashtë muajt maj-qershor, edhe këto të shtypura jashtë vendit. Socialistët mundohen kështu që edhe në simbolikë t’i afrohen partive europiane, me programin e të cilave e ndjenjë veten më të afërt, ndërsa fushatës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare i shtohet një aromë tjetër, ajo e trëndafilit. Vendimi për ndryshimin e stemës së partisë është marrë nga organet drejtuese që në shkurtin e këtij viti. Pas përgatitjeve dhe studimeve të tilla, u arrit më në fund në versionin përfundimtar të stemës: dora që shtrëngonte tulen e re mbi një ngjyrë të sfondit mori rrugën për në tipografi, për t’u vënë në materialet e partisë, të mbritura vetëm para disa kohësh. Stema me formën e re do të ketë rastin shumë shpejt të shihen jo vetëm në materialet propagandistike të partisë, por edhe në dokumentat normale të saj. Vetëm në ditët e fundit janë shpërndarë në krye të ku funksionojnë afër 300 organizata të PS - statutet që mbi kopertinën e tyre kanë pikërisht stemën e re. Në PS vendimin për ndryshimin e stemës nuk e lidhin me ndonjë ndryshim eventual të politikës së tyre. “Është vetëm një ndryshim simbolesh që synon ta afrojë partinë me homologët europianë”, është thënë për Gazetën Shqiptare në aparatin e saj qendror. Është larguar larguar kështu nga skena politike stemë e vjetër, protagoniste a herë shuar e betejës politike të partive shqiptare në këto vite të fundit. Le të shpresojmë se lulja e re mbi stemën e PS do të jetë një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët. Fatos Baxhaku Sot aktivi PD jep direktivat e reja për fushatën elektorale Në faqen 3 Selia e PS me stemën e vjetër

Vejusha Hoxha mbetet në burg

Dje vendimi i Kasacionit Vejusha Hoxha mbetet në burg Nuk aprovohet kërkesa e saj për një tjetër proces gjyqësor TIRANE - Shfuhet seanca e fundit i vejushës Hoxha për t’i lënë shtepi para përfundimit të denimit. Pikërisht dje në Gjykatën e Kasacionit kanë konfirmuar për Gazetën Shqiptare se kërkesa e vejushës për një tjetër proces gjyqësor - për mbrojtje ligjshmërie - nuk është aprovuar. Kështu edhe për afro 40 muaj të tjerë - koha e mbetur e dënimit - vejushja Hoxha është e detyruar të jetojë në Institutin e Rehabilitimit të të Dënuarve, Repartin 325 të Grave në Tiranë. Pasi ishte dënuar tri gjykata me 11 vjet burg dhe kur 1/3 e dënimit i ish falur nga Dekreti i madh i Presidentit Berisha - nëntor ’94 - vejushja Hoxha kishte shkruar një letër për Sekatorin e Ligjshmërisë në Gjykatën e Kasacionit. Për ato tre faqe - shkruar me dorë nga avokati i saj Beshiri - në Gjykatën e Kasacionit ishte thënë se “ishte e para kërkesë për mbrojtje ligjshmërie nga të gjithë ish-funksionarët e regjimit, të dënuar më parë nga gjykatat shqiptare”. Sidoqoftë për afro katër muaj - në 20 janar letra e vejushës kish mbërritur në Sekretarinë e Gjykatës së Kasacionit - dosja e saj ka qenë e detyruar të dalë sërish nga sirtarët, për t’u studiuar nga kryegjyqtarët shqiptarë. Megjithatë këtё herë i tona kanë kaluar nga vendimi i formës së prerë, i cili më parë kish kaluar përmes tre gjykatash, të Tiranës, Apelit, por edhe Kasacionit. Duke shuar kështu përfundimisht shpresat e vejushës për t’u shpallur e pafajshme, apo të paktën edhe për “rishqyrtimin e cilësimit ligjor të veprës penale”, sikurse ajo kish kërkuar përmes letrës së saj. Sidoqoftë atë që s’e ka bërë gjykatësit - gjatë kohës që vejusha Hoxha priste një tjetër proces gjyqësor - e ka bërë 20 marsi ’95, kur një Dekret i Presidentit Berisha ndërmjet 39 personave, përfshirë edhe vejushën Hoxha dy vjet nga dënimi i mbetur. Edmond Laçi

“Prodhim heroine në Shqipëri”

Hetuesit italianë dyshojnë për praninë e një rafinerie “Prodhim heroine në Shqipëri” Nisur nga Vlora një kile drogë Arrestohet në Puglia një shqiptar i sapozbarkuar me ngarkesën e “pluhurit të bardhë” TIRANA - “Dyshimi ynë është se në Shqipëri është ngritur një rajet e fundit një rafineri që përpunon heroinën bruto të ardhur nga Turqia”. Alarmizëm hedh prokurori i antimafias në Leçe, Cataldo Motta, pas një bilanci antidrogë të kryer dje në mëngjes: një kile heroinë është nisur nga Vlora dhe është shkarkuar në brigjet e puliezve. Policia, që kishte marrë njoftim për trafikun e drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, ka lokalizuar motoskafin që është ankoruar në plazhin e Torre Chianca (Leçe). Nga barka ka zbritur një shqiptar, ndërsa bashkëpunëtori i tij është rinisur. Shqiptari është ndjekur në fshehtësi dhe policia e ka parë të takojë një italian, Salvatore Primavera, 43 vjeç, me origjinë siciliane. Që të dy, të hipur në një Lancia Thema, kanë shkuar në Leçe, dhe brenda një stacioni shërbimi i kanë dorëzuar një pako një gjeometri italian, Lucio Dell’Anna. Në këtë pikë është ndezur bluci: shqiptari, që ka thënë se quhej Gëzim Hoxha, 34 vjeç nga Vlora dhe Primavera, kanë pranuar të një kilogram heroinë për t’ia shitur Dell’Anna-s. Që të tre kanë përfunduar në burg me akuzën e importimit dhe tregtisë së substancave narkotike. Hetuesit italianë kanë verifikuar se droga i ishte paguar Hoxhës dhe Primavera-s rreth 60 mijë marka gjermane, por në shitjen me pakicë çmimi mund të arrinte 800 mijë marka. “Dyshimi ynë - ka deklaruar prokurori Cataldo Motta për Gazetën Shqiptare - është se prej kohësh ekziston në Shqipëri një rafineri heroine, ku përpunohet droga bruto, që arrin nga Turqia. Ne e dimë që turqit shesin drogë të përpunuar”. Motoskaf trafikantësh në plazhin e Vlorës Është hera e dytë që autoritetet e policisë së huaj sinjalizojnë ekzistencën e një rafinerie heroine në territorin shqiptar. E para i takon rreth një viti më parë, kur në brigjet e një hetimi anti-drogë të bërë në shkallë europiane, është denoncuar një rafineri e lëvizshme në kufi nga shqiptar me Maqedoninë. Me operacionet djehëm, është hera e parë që zbulohet eksportimi i një sasie të madhe heroine midis Shqipërisë dhe Italisë. Një fenomen i hipotezuar shpesh herë, por deri më dje i pavërtetuar. Kohë më parë, ikja sinjalizuar për një trafik droge nga Shqipëria e Gazetës Shqiptare, një ish-bashkëpunëtori i policisë “Heroinë për në Itali nisët nga Vlora - kishte treguar ai në një intervistë përgjatë tonë - motoskafet e ngarkojnë në Karaburun dhe e transportojnë me lehtësi në brigjet pulieze”. Ish-bashkëpunëtori i policisë (që pak ditë pas intervistës shpëtoi rastësisht nga një atentat) kishte shtuar që heroina vë në tunga Turqia dhe se arrinte në Tiranë me autobus et linjës. Rreth dy muaj më parë pikërisht në Tiranë një qytetar turk ishte arrestuar me tri kilogram heroinë. Edhe atëherë u tha se droga udhëhej gjithësej shqiptetit, ndërsa u zbuluar që ishte zuluar koma se ku ishte rafinuar. Dhe pikërisht dhe policia italiane ka arrestuar një bos turk, Ismail Budka, që konsiderohej roti i përbashkët në trafikun e kladnestine kundër nga Shqipëria në Itali (lexo në faqen 2). Budka dyshohet se një element i rëndësishëm i mafias turke. Pra duket se lidhjet ekzistojnë edhe mes prodhimit dhe eksportimit të heroinës dhe trafikut të klandestinë.

Arrestisja madhe nga burgu: 34 vjet për 13 policët roje

Dje prokurori ka lexuar pretencën. Sot vendimi TIRANË - Kishin ndihmuar me shku-djen e tyre në arratisjen e të burgosurve dhe tani rrezikojnë të dënohen me 34 vjet burgim të gjithë së bashku. Ky ka qenë ndëshkimi që ka kërkuar dje, në Gjykatën e Tiranës, gjatë pretencës së tij, prokurori ushtarak për 13 policët që natën e 15 janarit kanë kryer shërbimin e rojes në repartin 313 në Tiranë. Dënimet kërkuara ndaj policëve janë lu-tur nga 1 deri 5 vjet. Më të renda - nga 4 deri 5 vjet - ato kanë qenë për 5 prej tyre: ata të natës ata kanë qenë rojë në katin e parë e të dytë si dhe në terracen e mencës prej nga kanë kaluar. Vetëm 3 vjet është kërkuar - për shkak të gjendjes shëndetësore dhe qëndrimit pendues - për Halit Agën i cili atë ditë ka qenë oficeri i rojes për 24 orë. Për katër policë prokurori ka propozuar një dënim me 2 vjet heqje lirie, ndërsa vetëm njëri është dënuar me gjegjitha për 13 rojet e burgut ka ende shpresë. Vendimi përfundimtar do të jepet sot. Pamje nga procesi i policëve të burgut

Arben Lika sot shpresa e fundit

Dita vendimit TIRANË - Sot shpresa e fundit për Arben Likën. Pas mbrojtjes së bërë në javë më parë, ish-deputeti i PD dhe tre personat e tjerë që e shoqëronin në bankën e akuzuarve për kontrabandë, do të presin vendimin përfundimtar të Gjykatës. Për Likën dhe Shenajn prokurori i çështjes kishte kërkuar gjatë pretencës së tij 10 vjet heqje lirie. Ndërsa avokatët mbrojtës kërkuan që trupi gjykues të merrte parasysh dhe faktin se veprat për të cilën akuzohen klientët e tij, në Kodin e Procedurës Penale do të jenë në fuqi pas pak vitesh - parashikohet me një ulje të ndjeshme.

Nis polemika ndërmjet PS-PD për Tropojën

Mbrëmë në Parlament TIRANË - Ka mbritur edhe në parlament debati mes dy partive më të mëdha të vendit lidhur me ngjarjet e Tropojës. Mbrëmë socialistët kanë lexuar një deklaratë të ashpër, në të cilën kanë përsëritur idenë e tyre se incidenti i shkaktuar grupit të deputetëve socialistë që udhëtonte për në Tropojë ka qenë i inspiruar zbatatur nga forca të PD. Duke këmbëngulur në dënime akteve të tilla, Musa Ulqini, Kryetari i PS për Tiranën, i cili ka lexuar deklaratën në emër të grupit PS ka bërë thirrje për ruajtjen e paqes sociale të domosdoshme për zhvillimin e jetës politike normale. E shkuar e përgjigjur mbrëmë të PD, në emër të grupit parlamentar të së cilës ka folur mbremë Azem Hajdari. Për Hajdarin ngjarje e Tropojës nuk lidhen aspak me PD dhe njerëzit e saj, dhe deklaratat e fundit të PS nuk janë gjë tjetër veç një lojë politike.

“Amnesti”: interes për Ilir Hoxhën

Pas arrestimit TIRANË - “Amnesti International” po interesohet për arrestimin e djalit të Enver Hoxhës. Dje kanë mbrritur në selinë e organizatës në Londër kopjet e artikullit të gazetës “Modeste” në të cilat është botuar intervista e Ilir Hoxhës, që u bë shkak për arrestimin e tij. Vetë përfaqësuesit e “Amnesty” nuk kanë dashur të japin asnjë lloj gjykimi mbi çështjen. “Të studiojmë një herë ç’thuhet dhe pastaj mund të shprehim opinionin tonë”, tha dje për Gazetën një prej aktivistëve.

“S’vijnë në Bashki, i pres pagën”

Realitet kursiv GJIROKASTËR - “E kanë mbushur kupën me mungesat e tyre, do t’i pres rrogën”. Kjo fjali është thënë dje në Gjirokastër në një mbledhje të rëndësishme. Nuk ka qenë ndonjë takim i zakonshëm ndërmarrje. Ka qenë vetë Kryetari i Bashkisë, Bashkim Fino, që revoltuar nga mungesat e përsëritura të disa prej anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ka vendosur t’i heqë apel partive, që të dërgojnë në mbledhje këshilltarë të caktuar prej tyre, por edhe të ndërmarrë hapin e parë të veprimit të parë, për cadhe të ndërmarrë hapin e parë të përsëritjes: ndërprerjen e pagës që i takon këshilltarëve për punët në Këshill. Dje, 8 nga 17 këshilltarët kanë munguar në mbledhje, ajo është shtyrë dhe u bëxheti i mbrritur nga Qeveria nuk ka mundur të diskutohet. Rregulli e do që për miratimin e tij duhet të votojnë dy të tretat e këshilltarëve. Sipas burimeve nga Bashkia, të tetë kanë qenë “mungesaxhinj të përditshëm”, kjo është edhe detyruar Fino që të vendosë të marrë masat e duhshme. Ndoshta pas kësaj votojnë këshilltarët që mungojnë në mbledhje, por edhe vetë partitë që i kanë kandiduar për në atë post do detyrohen të “bëjnë kthesë”. Raimond Kola Gjirokastra

Tregj

GAZETA SHQIPTARE Tregj Në faqen 5

Takim i grave

Ligji abortit Të moshuarit janë kundër TIRANË - Moshat mbi 55 vjeç janë kundër legalizimit të abortit, ndërsa të gjithë të tjerët në favor të tij. Kjo shifër - sipas një sondazhi të kryer nga shoqata “Refleksion” në 450 vetë të moshave e besimeve të ndryshme - është paraqitur dje gjatë një diskutimi të mbajtur me përfaqësuesve të 15 organizatave të grave shqiptare. E organizuar nga Qendra e Gruas, në qendrën e biznesda-vel ka qenë ligji “Për abortin”, i hartuar pak javë më parë nga Ministria e Shëndetësisë. Çështja e abortit zbret kështu edhe në tryezën e zyrtarëve. “Ligji është i nevojshëm për duhet të mbahet parasysh dhe zbatimi në praktikë në kontekstin e mentalitetit aktual në Shqipëri”, është theksuar në takimin e djeshëm. Ato kanë vlerësuar hartimin e këtij ligji si shtysë i shoqërisë shqiptare në një rreth të emancipimit të saj. Por nuk ka munguar edhe mbështetja dhe vërejtjet e ndryshme. Duke iu referuar kontekstit aktual shqiptar ku ky ligj do të veprojë, gratë kanë theksuar se harrtimi i tij duhet të bëhet brenda mundësive që janë me afër mentalitetit shqiptar. Në mbrojtje të këtyre vërejtjeve janë sjellë shumë shifra të cilat flasin për përdorimin e kontraceptivëve si një nga mjetet kryesore për parandalimin e abortit. Kështu vërejtëm që të 6 muajve të parë të ’94 vetëm 2,42 përqind e grave njohin kontraceptivët. Ndërkohë ky tregues ndryshon nga njëri qytet në tjetrin: ndërsa në Lezhë përdorimi i mjeteve parandaluese rreth 13,7 përqind, në Pukë 80 për qind e grave nuk kanë fare dijeni për profilaktikët.

NE BRENDSI

Nesër grevë e KSSH Në faqen 3 Një ligj për aksionet Në faqen 3 Plagosi 3, arrestohet Në faqen 3 Digjen tre foshnje Në faqen 3 Pushuohet drejtor banke Në faqen 3