03/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

3 maj 1995

Tragjedi në 1 Maj: mbyten 8 fëmijë

Po bëjnë një shëtitje me varkë në Liqenin e Shkodrës Stuhi e shpërthyer papritur të hënën pasdite ka përmbysur lundrën. Bashkë me tetë vogëlushët ka humbur jetën dhe peshkatari. Mundën të shpëtojnë vetëm gjashtë Nga Shkodra ARLINDA ÇAUSHOLLI Shkodra e zhytur në zi të thellë. Tetë fëmijë, 10 deri në 14 vjeç, kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Duhej të ishte një ditë normale gëzimi për të tetë, të nisur dhe në ëndërr për të festuar 1 Majin, por është kthyer në një tragjedi, që zor se do të shuhet nga kujtesa kolektive qytetare. Tani e gjithë Shkodra është në ankth për trupat e viktimave të vogla. Kërkimet vazhdojnë e tërbuara, por deri mbrëmë asnjë sinjal nuk kishte mbërritur në familjet e kapluara nga hidhërimi mbinjerezor. Ishin nisur tërë gëzim në paraditën e së hënës. Një peshkatar, banor i lagjes së vjetër, Agim Medja, 45 vjeç, edhe ky viktimë e fatkeqësisë e së bashku me njërin prej djemve të tij, i kishte premtuar se do t’i shetiste nëpër Liqenin me barkën e tij. Fjala është hapur shpejt në “shoqërinë” e djemve, të cilët kanë tërhequr njëri-tjetrin. Grupi prej 15 fëmijësh me në krye peshkatarin është nisur për ekskursionin e 1 Majit. Më pas ka ardhur shëtitja, e cila ka vazhduar mes harresë së djemve, deri në Zogaj, fshatin buzë Liqenit. Ka qenë pikërisht rruga e kthimit ajo gjatë së cilës ka ndodhur incidenti i tmerrshëm. Jo më shumë se 300 metra larg vendit që shkodranët e quajnë “Bregui Rans”, vend oqurzi sepse aty ndodhin ato stuhi të papritura që peshkatarët e quajnë “era e zezë”, siç e ka quajtur edhe qetë e liqenit ka filluar të dallgëzohet rreptësisht, derisa varka është përmbysur dhe trupat e tetë fëmijëve kanë përfunduar pa jetë në fund të Liqenit. Mes viktimave të shumta edhe Agimi, djali i tij dymbëdhjetëvjeçar dhe një nip i gruas së tij. Pesë fëmijë kanë shpëtuar fare rastësisht, duke u mbërthyer fort pas derës së varkës së përmbysur. Ishtë ora 17.30. Në Shkodër familjarët prisnin fëmijët e tyre. Alarmi është dhënë menjëherë pasi një peshkatar që kalonte andej rastësisht ka parë me llahtari skenën e tmerrshme dhe familjet e djemve që mbaseheshin mbi derasa. Pas kësaj kanë nisur menjëherë kërkimet, por ka qenë tepër vonë. Të shpëtuarit janë ende të tronditur. Njëri prej tyre, Admir Leka, 14-vjeçar, tregoi për Gazetën Shqiptare, ende pa e marrë veten mirë nga tmerri që përsa ka kaluar. “Papritur dallgët që arrinin deri në një metër e gjysmë - tregon Admir - filluan të mbushin barkën. Xhaxhi Agimi na tha që të nisum të zbrazim barkën me shishe, por ishte e kotë. Atëherë filluam të hignim ujin me kapakun e motorrit, por pikërisht në këtë kohë barka u përmbybs dhe ne përfunduam të tërë në ujë. Në një moment kam parë Agimin që mbante mbishpinë pesëfëmijë. Të tjerët qenëqë dinin not u kapën dorë më dorë. Shumë prej tyre nuk i pashë më të notonin, ishin çastë të tmerrshme”. ç[a]ste të tmerrshme”. Dritan Halli 10. Agim Medja 45. Shkrimi në faqen 2. Sabri Godo Liqeni i Shkodrës

“S'jam unë Kali i Trojës për Lidhjen e Djathtë”

Numri 1 i republikanëve shqiptarë dhe një nga iniciatorët e polit të djathtë tregon gjithçka po ndodh aktualisht në LDSH. Flet për aleatët e ardhshëm dhe më pas sqaron pozicionin e tij: marrëdhëniet me Kalakulen dhe PDD INTERVISTE Flet Godo, lideri i PR “Shkrimi në faqen 2” Sabri Godo

Muço: Kapitalizmi? S'është dhe aq i mirë

Për 1 Majin TIRANË - “Kapitalizmi nuk është zgjidhja më e mirë”. Kjo ka qenë përmbajtja e një fjalimi të mbajtur me rastin e ditës së madhe të punëtorëve, 1 Majit, në një mbledhje të Konfederatës së Sindikatave Shqiptare. TIRANË - “Kapitalizmi nukështë zgjidhja më e mirë”. Kjo ka qenë përmbajtja e një fjalimi të mbajtur me rastin e ditës së madhe të punëtorëve, 1 Majit, në një mbledhje të Konfederatës së Sindikatave Shqiptare. Vetë Kryetari i Konfederatës Kastriot Muço ka mbajtur fjalimin kryesor, në një sallë ku binte në sy prezenca e “kokave të bardha” dhe e pankartave të mëdha ku ishte shkruar me germa të mëdha mbi sfondin e kuq. Disa ditë më parë kësaj sindikate i ishte refuzuar një marshim proteste ndaj qeverisë, në drejtim të kundërt të manifestimeve të kohës së diktaturës. Gjithsesi me fjalë të matur, Muço, duket se ka dashur të shprehë kundërshtimin e tij ndaj atyre që i thurin lavde sistemit të sotëm. Punëtoria i rikthehet sulmit kundër kapitalizmit? Vetë Muço nuk ka thënë se cili do të ishte sipas tij sistemi më i mirë, nëse kapitalizmi nuk është i tillë, por sidoqoftë, kjo është kritika e parë publike që i bëhet sistemit nga një përfaqësues i klasës punëtore shqiptare, qëkurse vendi u fut në rrugën e reformave që po çojnë përpjekërisht drejt sistemit” që nuk është zgjidhja më e mirë”. Vetë Muço ka preferuar të sjellë të dhëna mbi këtë ide, të publikuara në një takim të Organizatës Ndërkombëtare të Punës të mbajtur kohët e fundit në Kopenhagen. Pikërisht këtu nga kulmi i mirëqenies europiane kanë dalë - sipas Muços - sinjale shqetësuese mbi pabarazinë e papunësinë që ekzistojnë sot në botë. Muço është treguar shumë i rreptë ndaj Qeverisë, e cila nuk ka plotësuar kërkesat e bëra edhe nga sindikatat që ai drejton. Në sallë është krijuar kështu një situatë e veçantë, ku kompleksin kritik ndaj sistemit, me ato ndaj qeverisë, me rastin e veçantë - festimi i 1 Majit - dhe pse jo edhe me shumë çështje të përgjithshme, të cilat i lejoi konfederalistët të organizonin piknikun që kishin ndërmend dhe zhvillonin në kodrat e Liqenit Artificial. Të heshtur dhe me merakull - ky kishte qenë udhëzimi i vetë Muços dhe kreut të tjerë të Konfederatës - punëtorët kanë lënë sallën ku zhvilluan mbledhjen. Shumë prej tyre ndoshta vazhdojnë të kenë në vesh dilemën: “Kapitalizmi, i mirë, i keq, apo e keqja më e vogël e mundshme?”. Një dilemë që mundon miliona vetë në të gjithë botën. fa.bax.

Hoti e Xhyheri kundër Qeleshit: “Ka shtrëmbëruar prova”

Procesi Arsidi, protesta për intervistën e prokurorit në TV TIRANË - Ka nisur me protesta të ashpra ndaj prokurorit Qeleshit seanca e djeshme e procesit Arsidi. Nga banka e të akuzuarve, Hoti dhe Xhyheri - bashkë me avokatët e tyre - kanë sulmuar intervistën e dhënë në televizion nga Qelesh[i] në mbrëmjen e së premtes, në lidhje me skandalin e 1.6 milion dollarëve. “Të publikosh nga pala akuzuese atë çka ajo don dhe në mënyrën e shfryrë si e don, do të thotë që intervista e prokurorit kurrëcional[?] të drejtojë shqiptar[e]t goditje rëndësore”, ka deklaruar dje në sallë Hoti. Thuajse me të njëjtën gjuhë ka qenë dhe fjala e Xhyherit i cili ka theksuar se “spektakli televiziv i dhënë nga prokurori, është një veprim që ka për qëllim parashtikim publik e ligjor”. Pika që ka çuar në deklaratat e ashpra të Hotit dhe Xhyherit ka qenë kryesisht një pasazh i intervistës së Qeleshit kur ai ka lexuar të dhënat e Bankierit të Luksemburgut për marrëdhëniet me dy funksionarët e lartë bankave shqiptare. Sipas të dy super të pandersh[ëm]ve, Qelesh[i] kishte cunguar thëniet e vërteta dhe kjo - ka deklaruar Hoti duke u shprehur i gatshëm që gjithçka të bëhej publike ashtu siç është thënë të vërtetë - “nuk i shërben shtetit e drejtësisë por antishtetit dhe padrejtësisë”. Dyshime për thëniet e bankierit të Luksemburgut ka hedhur dhe Xhyheri, në lidhje me 16 mijë dollarët që e akuzojnë: “Si ka mundësi që ai të ruajë në kujtesën e bisedë të bërë që në vit më parë, ndërkohë që një bankë kryen qindra veprime me klientë në një ditë. Megjithatë - ka shtuar Xhyheri - dokumenti konfirmues i 16 mijë dollarëve tregon se kjo është një ngjarje siç shtetërore dhe unë vetëm kam dhënë urdhër të transferohem”. Akuzave në sallë Qelesh[i] i është përgjigjur se ai nuk ka qenë tjetër përveç atyre që ka lexuar në sallën e gjyqit. Pas protestave, procesi ka vazhduar me leximin e provave. Tekstit të telefonate të përgjigjur nga Franku ka Arsidi është lidhur me Hotin dhe familjen e Saliut ka qenë një nga elementët që zuri më shumë vend për që u kundërshtua disa herë nga mbrojtja si një element esencial sipas Legjislacionit shqiptar nuk mund të pranohet si provë.

Kapet i nënti nga arratisja e madhe

Nga një dyshim i rastit TIRANË - Ka përfunduar serish në qeli burgu i Tiranës, Arben Karasani, 22-vjeçari, i dënuar shtatë vjet për vrasje. Njëri nga protagonistët e arratisjes së madhe të janarit të këtij viti. Karasani u kap rastësisht nga një patrullë e policisë në afërsi të urës së Novoselës, në mbasdite në dielën. Sapo kishte zbritur nga një veturë - ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, i cili ka arritur të shpëtojë - dhe kishte marrë rrugën në këmbë. Posta e policisë, së ndodhet në afërsi të urës së vjetër të Novoselës, ka dyshuar menjëherë për të në veshur keq. Në momentin e parë është dyshuar për ndonjë trafikant prostitutash, por identifikimi ka çuar në zbulimin e Karasanit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Shqiptare Bedri Çoku, funksionari i lartë i Administratës së Përgjithshme të Burgjeve, i cili ka shtuar se për të arrestuarin e Shkodrës, Astrit Pisha, ende nuk ka përfunduar procedura e identifikimit të saktë. ma.

Gjendet kufomë në det

Një marinar LEZHË - Kishte afër një muaj që notonte në det, kufoma e një peshkatari vlonjat, që është gjetur të shtunën nga një anije gjermane që patrullon në Adriatik për ruajtjen e embargos. Tashmë kufoma e viktimës është identifikuar, ai quhej Adhurim Begaj dhe familjarët e tij të hidhëruar kanë marrë nga Lezha trupin e të dashurit të tyre. Trupi u gjet në bregdetin me Shëngjinit e Velipojës. Në orën 18.00 të së shtunës kapiteni gjerman lajmëroi me radio kapitenarinë e Shëngjinit mbi gjetjen kishte ndodhur. Më pas kanë nisur procedurat e dorëzimit dhe të identifikimit të kufomës. Në një fund n[?] orës 3.00 të së dielës, familjarët arritën të marrin gjithçka që u gjet në trupin e peshkatarit. Ndihë e v[k]imës që u gjet i shpërfytyruar nga një helikopter për në Portin e Vlorës, dhe, është dashur një ç[?]rmak.

“Falënderit Austrisë”

TIRANË - “Falënderimet Austrisë”, ky ka qenë motivi që ka përshkuar fjalën e mirëseardhjes së Presidenti Sali Berisha për kolegun e tij austriak Thomas Klestil, në të parën vizitë që një kryetar shteti i Austrisë bën në Shqipëri. Berisha dhe Klestil janë takuar më parë kokë më kokë dhe më pas kanë parë rrugët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve të tyre.

Berisha dhe Klestil dje në Tiranë (foto: ATSH)

Qyteti në zi. Vazhdonë paresh­tur kërkimet për gjetjen e kufomave të vogla

Ja viktimat

Urum Menacaku 14 vjeç Adriatik Sykaj 14 Bledar Stankaj 13 Rinor Cani 13 Durim Medja 10 Artan Kraja 12 Saimir Hamzi 14 Dritan Hallili 10 Agim Medja 45

Procesi Arsidi, protesta për intervistën e prokurorit në TV

Nga një dyshim i rastit NË BRENDSI

NË BRENDSI

“Tirana” mbretëreshë. Në faqen 3. Sot UEFA “italiane”. Në faqen 3. Sporti në botë. Në faqen 4. Predha serbe mbi Zagreb. Në faqen 3.

Nesër dhuratë tjetër panoramë